User Name  Password
Forumi Amantin
Hop to: 
 
 user010_'s Recent Posts
user010_
http://forum4.aimoo.com/Amantin
Rank: none
Status:
Score: 11
Posts: 11
From: Greece
Joined: 07/10/2012
Moderator of: Forumi Amantin


Posted on 27/10/2012 06:46

 Wow! Talent i vërtetë, shumë temë e bukur!


Posted on 27/10/2012 06:36

Kur duam të luajm lojra nga internet në PC ose duam të lemë një nipçe/mbesë p.sh të argëtohet e të luaj në kompjuterin tonë, atëherë është logjike të shqetësohemi se nuk do e gjejmë kompjuterin siç e kishim, diçka zakonisht ndryshon, ose nipi/mbesa fiku diçka, ose nga interneti zbritën plot gjëra që nuk i donim.

Në raste të tilla linux game live CD/DVD është një zgjidhje shumë praktike dhe e mirë.

linux live gamers

Knoppix-based live CD
Fedora Linux Games Live DVD

A ka sikur edhe një mundësi të shkaktojë dëm tek arkivat e mia?
Kur linux live niset (bën boot) hard disku tonë shikohet (disk mounting) si një disk i thjeshtë, pra keni mundësi (jo gjithmon me sukses) të arkivoni/fikni/modifikoni arkive në diskun tuaj. Ka raste që kjo nuk është gjithmon e suksesshme sepse linux përdor sistem tjetër për arkivat në hard disk dhe jo ntfs-in e windows.

Atëherë ça përfitojë?
Puna është se e keni ju në dorë ça do ndodhi me diskun tuaj kur përdorni linux live. Kjo ndodh sepse disku tuaj është një disk i thjeshtë, jo një 'sistem disk', pra që përmban sistemin operativ. Ndryshimet që shkaktohen në sistem kur luani lojëra në internet kanë si drejtim/shënjestër arkivat e sistemit. Linux live përdor memorjen ram si një disk të tillë, siç e dimë pasi fiket kompjuteri në ram nuk ekziston as një gjë.
Pra gjithmonë ju do i gjeni gjërat ashtu siç i latë.

Linux live CD/DVD nuk është vetëm për lojra, vazhdohet
...




Posted on 27/10/2012 05:58

Hapi i parë me linux
Siç e dimë për të përdorur sistemin windows rregullisht ai duhet të instalohet. E njëjta gjë është e vërtet edhe për linux, veçse ai jep opsione pak më ndryshe si live CD/DVD, wubi (instalim ubuntu nëpërmejet windows pa bërë partition), usb install.
Live CD/DVD është një opsion i mirë për një njohje të parë me linux, për sistem e vjetra, për të cilat bëhet fjalë këtu ekzistojnë versione krejt minimale si për shembull DSL http://www.damnsmalllinux.org/ i cili zë vetëm 50mb në CD. wubi ka një instalim të lehtë (për sisteme të vjetra rekomandohet të zgjidhet diçka e lehtë si xubuntu sepse ubuntu ka më shumë kërkesa).

E rëndësishmja është se linux, nëpërmejet versioneve të shumta mundet ti japi jetë laptopit/kompjuterit tuaj të vjetër, shikoni  sidomos xubuntu është një zgjedhje shumë e mirë.





Posted on 15/10/2012 17:22

Shumë shkurt, ça është sistemi operativ (nuk është nevojë të lexohet nga ata që njohin)
System operativ = Një program special (shumë i madh) i cili jep mundësinë dhe një ambient bazë për programet kompjuterike të ekzekutohen dhe të përdorin kompjuterin (printer, cd drive, scanner, internet etj). P.sh notepad, paint etj janë programe dhe nuk përbëjnë pjesë të sistemit operativ windows. Systemi operativ është urra midis kompjuterit (hardware) dhe programeve (ose përdoruesit). 
 
Shumë shkurt, Linux (nuk është nevojë të lexohet nga ata që njohin)
Linux është një tjetër sistem operativ siç është ms windows, mac (apple), solaris (sun), android (google-mobiles) etj. Jepet falas, ka kryesisht bazë akademike (ndërtim/zhvillim/përdorje) dhe fakti që është i hapur (përbërja e tij nuk është sekrete siç ndodh me windows që është produkt privat) bën që të ekzistojnë shumë versione të ndryshme me mundësi të ndryshme. Është një sistem profesional, një produkt "serioz" me vlera shumë më të larta nga ms-windows në aspekte të ndryshme (siguria, stabiliteti, respekti i protokolleve etj). Arsye të ndryshme dhe sidomos ligjet e forta/dinake të tregut të lirë bëjnë që sot përdoruesit e thjeshtë të njohin shumë pak gjëra për linux.

Pasojë e kësaj situate me ligjet e forta të tregut është që disa herë prodhuesit e programeve ose e hardware (prinetrs, ethernet adapors, cameras etj) mos të mbështesin plotësisht (ose dhe fare) sistemin linux. Gjëra të tilla e bëjnë linux një botë të stër-vështirë për përdoruesin fillestar.

Po jap një rast shumë të vogël ça dë të thotë mos-mbështetje e linux për tregun. Në qoftë se shkoni në një zyrë, institucion etj me një numër kompjuterësh, llogarisni që ç'do kompjuter është i detyruar të ketë licencës e vetë për ms-windows, pra llogarisni sa lekë fiton microsoft vetëm nga një godinë me disa kompjuterë! Me linux, i gjithë shteti Shqiptarë do paguante 0.0 lekë!

Vazhdohet..


Posted on 12/10/2012 04:28

Faqe të tjera lidhur me win8

100000 application
wikipedia
2)
1)

Nga eksperienca ime e shkurtër me win8 dhe nga biseda me persona të tjerë është vënë re se Window8 punojnë mjaft shpejt.

Posted on 12/10/2012 04:18

këtë faqe mund të zbrisni window8.

Kërkesat minimume

  • Processor: 1 gigahertz (GHz) or faster

  • RAM: 1 gigabyte (GB) (32-bit) or 2 GB (64-bit)

  • Hard disk space: 16 GB (32-bit) or 20 GB (64-bit)

  • Graphics card: Microsoft DirectX 9 graphics device with WDDM drive


Personalisht besoj se 1 GHZ nuk është e mjaftueshme praktikisht, një processor i vjetër (10 vjeçar) prej 2GHz nuk ja del dot me youtube-in sot dhe me windows xp bile!

Praktikisht besoj se kompjutera të blerë para vitit 2006-2007 do e kenë shumë vështirë të punojnë siç duhet me win8.

Në qoftë se dikush ka windows xp/vista/7 ai mundet të blejë win8 vetëm për 40 dollarë, për më shumë vizitoni këtë faqe.


Posted on 10/10/2012 06:27

corruption (corrupted data) = të dhënat në hard disk paraqiten/kodohen në një film/shtresë magnetike. Ka dy drejtime (direction of magnetization), njëra mund të konsiderohet si 0 dhe tjetra si 1. Kur flasim për të dhëna të sakta nënkuptohet se nuk ekzistojnë drejtime të gabuara (më një fjalë njëshi të bëhen zero dhe e kundërta).  Gabime të tilla, kur ekzistojnë, rezultojnë në atë që themi currupted data/file.

Windows Registry


Registry është një bazë të dhënash (database) e cila falë hierarkisë që ndjek lejon kërkimin e shpejt të të dhënave. Megjithatë sasia e madhe e informacionit luan rol, p.sh kjo shkakton që më shumë të shtohet probabiliteti të krijohen në hard disk të dhëna jo të sakta (corrupted) të cilat për këtë arsye mund të rezultojnë si të pa lexueshme (inaccessible), kjo me rradhën e sajë shkakton vonesë në funksionimin e registry .

Windows registry është një vegël të cilën të gjithë (prodhuesit e software) e përdorin dhe pothuajse gjithmonë asnjëri nuk interesohet për mirëmbajtjen e tij. Vet sistemi operativ mban aty plot gjëra që shpesh nuk përdoren aty, prodhuesit e programeve-drivers (hp, assuss, sony etj) e mbushin registrin me plot gjëra të pa rëndësishme. Nuk është e rall që që laptopi kur i bën format punon më shpejtë se sa ditën që e bleve!

Më tej, shortcuts (p.sh në desktop) që nuk ekzistojnë më, rekorde të gabuara etj janë gjëra që me radhën e tyre ndikojnë. Më tej, ç'do instalim i një programi të ri pak a shumë ndikon tek shpejtësia e funksionimit te registry.

Fragmented disk

Një rolë të vogël në ngadalësimin e windows e luanë dhe mënyra se sa të organizuara janë të dhënat në hard disk (defragmented), një numër i madh arkivash (fakti se mund të jen të vogla nuk luan rolë) të arkivuara "ktej andej" siç e kanë zakon windows (ntfs), shkakton që harddisku të përgjigjet me shumë vonesë. Të paktën në sistemet e vjetra xp/vista përdorimi i shpeshtë i veglave për defragmentation ndihmon disa.

Posted on 08/10/2012 16:12

Përshëndetje!

Këtu paraqiten faktorët që shkaktojnë microsoft windows të ngadalësohen me kalimin e kohës. Është një temë e madhe do duhen disa postime në radhë. Kam mungesa në gjuhën shqipe, sidomos në fjalët teknike -mungesë të plotë-, prandaj mund të përdorë dhe fjalë të huaj në paralel.

Shkurtime/Përkthime/Shpjegime termash -nuk është nevojë të lexohet nga atë që njohin-
s.operativ = systemi operativ windows,
boot = faza iniciale e nisjes të sistemit operativ (bëhet inspektim i prezencës të hardware dhe të gjendjes ë mirë të tij),
load=një nga fazat e nisjes të sistemit operativ është që ai të sjelli pjesët e tij nga hardisku në memorje
registry = (nuk duhet ngacmuar kurrë përveç atyre një kanë njohuri) një nga pjesët e sistemit operativ është registry, ai mban informacion për shumë shumë gjëra, madje fjala 'shumë' nuk mjafton, registry është në dijeni pothuajse për-gjithçka ekziston dhe ndodh në kompjuter, që nga fotografia që kemi në desktop deri tek lista e plotë e programeve që kemi instaluar etj etj

Ngadalsimi dhe mos funksionimi
Si ngadalsim quajm kohën e madhe që kërkon s.operativ të kryej një detyrë, si p.sh nisja, hapja e një arkivi etj. Si bazë krahasimi merret koha që kërkonte s.operativ pas instalimit, zakonisht sa më shumë kohë kalon nga dita e instalimit aq më shumë ritet ngadalësimi. Mos funksionim kemi kur windows nuk munden të bëjnë boot, nuk munden të bëjnë load etj, ose në qoftë se windows nisen atëherë disa funksione nuk kryhen/reagojnë ose shkaktojnë fikje.

Faktori më kryesorë për ngadalsimin/mos funksionimin
Faktori këtu është windows registry, imagjinoni ditën e parë që shkoni në punë keni 10 dosje mbi tavolinë.. pak a shumë kështu është registry ditën e parë që instalohet s.operativ. Pas një viti po u mblodhën 100 dosje të pa organizuara.. sa shpejtë do mundeni të gjeni diçka.. pak a shumë kështu është sistemi operativ pasi keni instaluar gjithë ato programe nga internet të cilat instalojnë dhe gjithë ato gjëra të fshehta më tejë! Por nuk është vetëm sasia e informacionit në registry që shkakton ngadalësim.. një sasi e madhe informacioni pa anormali të tjera në kontekstin e registry-t nuk do shkaktonte kaq problem të madh.

vazhdohet..

Windos Registry



Wikipedia Windows Registry




Posted on 08/10/2012 15:22


Amantin dhe Elena faleminderit shumë!

Amantin më gëzon propozimi tënd, ajo që besoj mund të bëj tani është është të jap me aq sa mundem pak gjallëri tek temat e informatikës apo të çështjeve sociale, zoti një herë.. më vonë kur të kem një program për-ditor standard me kënaqësi do e merrja këtë angazhim. 


Posted on 08/10/2012 15:08

 Po e pash dhe unë.. atëherë urime dhe nga mua për ditëlindjen, uroj të kesh lumturi në jetën tënde!


Posted on 07/10/2012 17:57

Përshëndetje dhe nga mua..

Kam mbajt të njëjtën nofkë user010, shumë pak fjalë për mua do ishin këto.. jam nga Gjirokastra, ri në Athinë këtu e 20 vjet si emigrant. Merrem mjaftë me kompjuterët, kam respekt dhe dashuri të veçantë për natyrën dhe kafshët. Që ta mbyll me këto gjërat serioze po shtojë se më pëlqen të gjej gjej fuqinë të mbrojë persona apo grupe që gjenden në pozicion të vështirë, diskriminohen etj.

Në përgjithësi jam tip i qet, më pëlqejnë motorat, muzika (popullore tona, ose të huaja 80s, jazz të vjetra etj).

Dua të japë urimet më të ngrohta për forumin, kjo është një punë e vështirë, krijuesit e forumit kanë bërë detyrën e tyre për të mbledhur zërat e Shqiptarëve që kanë një tjetër mentalitet,  pra tani topi është ne fushën tonë (të vizitorëve), është radha tonë të shfrytëzojmë këtë rast dhe të shprehemi.


Sign Up | Create | About Us | SiteMap | Features | Forums | Show Off | Faq | Help
Copyright © 2000-2019 Aimoo Free Forum All rights reserved.

Get cheapest China Wholesale,  China Wholesale Supplier,  SilkChain 丝链to be a retailer is easy now.
LUFFY LUFFY
LUFFY