User Name  Password
Forumi Amantin
Make a donation click here. Your support will help us remove ads and upload local images, etc.
Title: Shuntaro Tanikau
Forumi Amantin   Letërsia e huaj
Hop to: 
Views:142     
New Topic New Poll
<<Previous ThreadNext Thread>>
Page 1 / 1    
AuthorComment
Amantin
 Author    



Rank:Diamond Member!

Score: 625
Posts: 625
Registered: 07/10/2012
Time spent: 23 hours

(Date Posted:19/10/2012 15:15)
Share to: Facebook Twitter MSN linkedin google yahoo

SHUNTARO TANIKAU


Shuntaro Tanikau, sot poeti më i shquar dhe më i çmuar, lindi në Tokio, më 1931. Ai është djali i filozofit të famshëm, Tanikau Tetsuo. Që shumë i ri e nisi shkëlqyeshëm krijimtarinë, me Vetmia e dy miliardëve vite dritë. Tanikaua u mat në shumë fusha të artit: në muzikë, vizatim, imazh. Shkroi radiodrama dhe drama televizive. U impenjua, gjithashtu, në fushën e përkthimit. Kujtojmë përkthimin e tij, Mëma patë dhe një përkthim të tij nga Charles Shulz. Natyrisht, i orientuar drejt poezisë së tipit perëndimor, ai e konsideron poezinë tradicionale tepër formale dhe të mbyllur. Qëllimi i Tankuasë: të jetë artistikisht një pikë takimi midis lindjes e perëndimit.


Përktheu: Faslli Haliti


KY ËSHTË SHQETËSIMI IM

Mund të mendohet për gjethet e reja jashtë dritares
apo për qiellin blu ose më tutje?
Është mirë të mendosh për përjetësinë apo zbrazësinë
kur je në prag të vdekjes?
Kur je pranë vdekjes
është e mundur të mos mendosh për veten në një farë mënyre?
Kur të jemi gati për t’u ndarë nga një distancë kaq e madhe
ç’është, vallë, të mendosh për dashnoren e gjallë?
Kjo është ajo që lidhet me kujdesin tim për ty
Është mirë, nëse, është ajo që unë mendoj tani?
Është mirë që të bëhet e vlefshme kjo rrugë
me miratimin tënd?

KUR ZOGJTË U ZHDUKËN NGA QIELLI

Ditën që Kafshët u zhdukën nga Pylli,
Pylli mbajti frymën.
Ditën kur Kafshët u zhdukën nga Pylli,
Njerëzit vazhduan të ndërtonin rrugë.
Ditën kur Peshqit u zhdukën nga Deti,
Deti rënkoi zymtësisht.
Ditën kur Peshqit u zhdukën nga Deti,
Njerëzit vazhduan të ndërtojnë porte.
Ditën kur Fëmijët u zhdukën nga Qyteti,
Qyteti u muar më shumë me punë.
Ditën kur fëmijët u zhdukën nga Qyteti,
njerëzit vazhduan të ndërtonin parqe.
Ditën kur Njerëzimi humbi veten
Gjithë njerëzit u bënë të ngjashëm me njeri-tjetrin.
Ditën kur Njerëzimi humbi Personalitetin
njerëzit vazhduan të besojnë në të ardhmen.
Ditën kur Zogjtë u zhdukën nga Qielli,
Qielli qau në heshtje
Ditën kur Zogjtë u zhdukën nga Qielli,
Njerëzit pa e ditur vazhduan të këndonin.

DY MILIARDË VITE DRITË VETMI

Mbi globin e vogël qenie njerëzore
flenë, ngrihen, punojnë
nganjëherë dëshirojnë të kenë shokë në Mars
Marsianët mbi globin e tyre të vogël
nuk e di se ç’bëjnë
(Mbase flenë, çohen, punojnë?)
Ndonjëherë duan të kenë shokë mbi Tokë.
Kjo është absolutisht e sigurt.
Gravitacion universal do të thotë
Forcë tërheqëse e vetmisë reciproke
Kozmosi është deformuar
Prandaj të gjithë dëshirojnë të kërkojnë njeri-tjetrin.
Kozmosi zgjerohet përherë e më shumë
Prandaj të gjithë janë të pasigurt.
Vetmisë së dy miliardëve vite dritë
Pa dashur i bëra një teshtimë
usertype:1
<<Previous ThreadNext Thread>>
Page 1 / 1    
New Topic New Poll
Sign Up | Create | About Us | SiteMap | Features | Forums | Show Off | Faq | Help
Copyright © 2000-2019 Aimoo Free Forum All rights reserved.

Get cheapest China Wholesale,  China Wholesale Supplier,  SilkChain 丝链to be a retailer is easy now.
LUFFY