User Name  Password
Forumi Amantin
Make a donation click here. Your support will help us remove ads and upload local images, etc.
Title: Luis Garcia Montero
Forumi Amantin   Letërsia e huaj
Hop to: 
Views:154     
New Topic New Poll
<<Previous ThreadNext Thread>>
Page 1 / 1    
AuthorComment
Amantin
 Author    



Rank:Diamond Member!

Score: 625
Posts: 625
Registered: 07/10/2012
Time spent: 23 hours

(Date Posted:19/10/2012 15:22)
Share to: Facebook Twitter MSN linkedin google yahoo

LUIS GARSIA MONTERO
(I është dhënë “Çmimi Servantes”, vlerësimi më i lartë në letrat spanjolle, 1999.)


Luis Garcia Montero u lind në Granada të Spanjës më 1958. Kreu studimet për filozofi dhe letërsi në Universitetin e Granadës, ku u doktorua mbi një tezë për poetin e madh spanjoll Rafael Albertin me të cilin filloi të ketë një miqësi të madhe. Montero është një nga poetët më të rëndësishëm të poezisë së sotme spanjolle, aktualisht është profesor i filologjisë spanjolle në Universitetin e Granadës. Konsiderohet si një poet prestigjioz, të cilit i janë dhënë shumë çmime të rëndësishëm, si çmimi: “Federiko Garsia Lorka”, “Çmimi i Sevilies”, “Çmimi Loewe”, “Çmimi Kombëtar i Poezisë”, më 1995. Në vitin 1999 iu dha “Çmimi Servantes”, vlerësimi më i lartë në letrat spanjolle. Ka botuar ndër të tjera vëllimet: “Trishtim” 1980, “Kopshti i huaj” 1983, “Ditar i komplikuar” 1987, “Shtëpi të ndara” 1994 dhe më 1998, “Poezitë e plota”.


Përktheu nga Spanjishtja
BEN MEÇE, Bolonjë, Itali



UDHËTIMET

Pranë rrobave të pista letra për të mbështjellë dhuratat.

Largësia kishte ngjyrë bari, pylli,
autostrada të lara nga shiu,
adresa të shkruajtura nëpër copa gazetash.

Kujtoj gjithashtu
mëngjese në makinën
e një të panjohuri të zakonshëm,
ndoshta mik i një miku tjetër,
një i panjohur që me zor i nxjerr fjalët,
dëgjon radio me lajme nga Jugu
e më pyet për diellin e marsit.

Largësia kishte ngjyrë vitrinash,
telefona tërë taksa sipër,

pas fanarëve të makinave,
ato fytyrat që më pas,
kur arrin në shtëpi
humbasin emrat nëpër fotografi.

Lokalet mbusheshin tërë njerëz
lindnin premtime, nën nxehtësinë e një takimi,
netë për t’u rrëfyer,
qytete të transformuara në anekdotë.

Pranë rrobave të pista letra për të mbështjellë dhuratat.

Por qysh kur udhëtoj pa mungesa
e marr çdo gjë me vete,
pyjet nuk mendojnë më për Jugun
largësia ka
ngjyrë fjalësh që përmbajnë,
ngjyrën e heshtjes sime,
udhëtimin tim.

DASHURI E VËSHTIRË

Kush e di në më ka parë ajo ndonjëherë kështu,
kush e di në më ka parë ndonjëherë njeri, kaq përtokë,
kaq të ftohtë në këtë kënd. Por era
kujtoi se unë isha gur
dhe trupin tim donte të shpërbënte.

Po të mundja të të takoja,
kushedi në do mund të takohemi ndonjëherë, unë do të di
të sqarohem me ty.

Por klubet e hapur dhe të mbyllur,
rrugët netëve dhe ditëve,
stacionet pa njerëz,
lagjet e tëra me banorët e tyre, dritat,
telefonat, hapat dhe ky kënd,
nuk dinë gjë, se ku je ti.

Dhe kur era kërkon të shkatërrojë
më kërkon te porta e shtëpisë tënde.

Unë ia përsëris edhe erës,
po qe se do mundem të të takoj,
po qe se ti më shfaqesh, unë do të di
të sqarohem me ty.

PASQYRAT

Ke fjetur mirë apo keq, ka pak rëndësi,
pasqyrat e hoteleve nuk falin
janë si kafshët e maleve
prezenca e njerëzve i bezdis.

Drita e pasqyrave të shtëpisë
ka mëshirë për ne, bile,
na ndihmon të shtiremi, për dashuri
apo zakon, gjithnjë na fal.

Pasqyrat janë ujë
i shkëputur nga një lumë në rrëmbim.
I kam parë kur reflektojnë diellin
si verbojnë siluetat e reve.

Në thellësi të syve
u dallohen plasaritjet e kohës, merimangat
e së kaluarës që shfaqen papritur
në mëngjese hotelesh e na ofendojnë.

Përse nxehesh. Mbylli sytë,
nuk ka gjë tjetër që mplak
më keq se shikimi yt.

DËSHIRA

E ardhmja dhe rregulli janë vende jomikpritës,
sepse dyshemeja është e ftohtë e nuk mund
të ecësh këmbëzbathur e të harrosh të vishesh.

Një vend në tavolinë, pirunët e pistë,
gota bosh, një arsye të qeni
sentimental, një trup
i veshur vetëm me numra çift.
Ky është rregull.

Është edhe hija
që ecën dy hapa para teje
për të ftohur dyshemenë që ndodhet pas derës.
Një shtëpi e shkatërruar,
rregull i mbrapsht e xhama të thyer.
Kjo është e ardhmja. Nuk mund
të ecësh këmbëzbathur e të harrosh të vishesh.

Por ekzistojnë edhe vende kalimtarë,
të kaluar e të tashëm me dritë ardhshmërie,
qytete të kufijtë,
anije të ankoruara nëpër sirtarë
vezullime portesh nëpër natë
e emra nëpër harta.

Të jetosh me shikimin e menduar
apo në moralet e fabulave që konservohen
poshtë mollëzave të gishtave,
kur koha bëhet vullnet
e shpie drejt Jugut
bindësinë e një skllavi

pa u menduar, sepse çdo gjë është mendim,
pa dashuruar, sepse vetë ai
është dashuria e ngatërrohet
si drita nën dritë,
si rrjedhja e ujit
në të paqeverisshmit korrente të oqeaneve.

Vende kalimtarë,
agime qershori shpesh të jetuara
në vetën e parë shumës.

PROBLEME TË GJEOGRAFISË PERSONALE

Asnjëherë nuk di të ndahem prej teje, gjithnjë ngelem
me të ftohtin e ndonjë fjale që nuk kam thënë dot,
me një moskuptim që më sjell ethe,
ajo zgavër e një ekzistence të kotë
që shpeshherë shndërrohet pika-pika
në dëshpërim.
Asnjëherë nuk di të ndahem prej teje, sepse nuk jam
ai udhëtari që kryqëzohet me njerëz,
ai që shkon nga aeroporti në aeroport
apo ai që vëzhgon makinat në drejtim të kundërt,
duke nxituar drejt qytetit
atje ku ke mbetur ti.
Asnjëherë nuk di të ndahem prej teje, sepse jam
një i verbër që humbet në tunelin
e duarve dhe buzëve të tua kur thonë lamtumirë,
një i verbër që pengohet me keqkuptimet
dhe me ato fjalë
që nuk dinë të shprehen.
I shuar nga dashuria,
asnjëherë nuk mund të largohem nga ç’ka je.
Në një hendek të turpshëm joekzistence,
iki nga vetja
eci në hiç.

POETIKE

Ka momente në të cilat lemë mënjanë
fjalët e dashurisë dhe heshtjet
për të folur për poezinë.
Ti shplodh zërin në të kaluarën,
e rikujton titullin e një libri,
historinë e disa vargjeve,
netët rinore të disa këngëtarëve,
rëndësinë që kanë
poetët dhe flamurët në jetën tënde.
Unë të flas për presje e gërma të mëdha,
pamje të bollëkshme apo që mungojnë,
rëndësinë e të kapurit të një ritmi
që të mbajë historinë,
ashtu siç mbajmë me duar
muret e lagështa të një kështjelle prej rëre.
Kujtoj edhe disa vargje,
në netët ku presjet dhe gërmat e mëdha,
metaforat dhe ritmet,
ngrohën shtëpinë time,
më bënë shoqëri,
ditën të më bindnin
me të njëjtën fuqi joshëse si tënden.

Eh, e di që poetët e tjerë,
vishen si poetë,
hynë nëpër zyrat e qetësisë,
administrojnë bankat e suksesit,
kalkulojnë në esencë
llogaritë e fondeve të tyre të brendshme,
janë pishtarë mbretërish e perëndish
apo janë gjuhëzat e ferit.
Ndoshta sepse ata kanë botë.
Unë eci përpara duke të pasur ty
e duke pasur koshiencën.

PARASHIKIME NË NJË MËNGJES TË DJELEJE

Ndonjëherë mund t’i besosh ndonjë dëshmimtari
apo kujtesës së saktë të sendeve.
Kjo llampë e lagësht e llampadarit,
këtij kortezhatori metalik që ofron
si një mazhordom, elegancën e tij,
kjo pasqyrë e thjeshtë që tenton të fshihet
në një botë hijesh të nëndetshme,
lakuriqja e pikturës,
romani që fle me historinë e palosur
në faqen njëqindetridhjetepesë,
dollapi i elegancës së dikurshme
që të kthen shpatullat për mos të të shqetësuar,
poltrona që u hap krahët teshave,
vazoja e vjetër prej porcelani,
gjithë koleksioni i sendeve e kujtimeve
që shënojnë kufijtë e territorit tonë,
ndonjëherë, padyshim,
janë një trashgimni e fatit,
pas një shpërnguljeje
apo mikpritjeje të poshtçatisë,
do të flasin me zili për ne,
do autopohoen dëshmitarë të një dashurie
e do kërkojnë fjalë që të mund të evokojnë
flakën ku bashkohen dy të vërteta,
dy hije që i ofrohen kthjellimit,
trupat e vendosur nën dritën e viktimës së tyre.

Duhet të jetë më mirë atëherë ti besojmë sekretit
që ruan hirin e numëruar
të një zileoreje të vjetër.
usertype:1
<<Previous ThreadNext Thread>>
Page 1 / 1    
New Topic New Poll
Sign Up | Create | About Us | SiteMap | Features | Forums | Show Off | Faq | Help
Copyright © 2000-2019 Aimoo Free Forum All rights reserved.

Get cheapest China Wholesale,  China Wholesale Supplier,  SilkChain 丝链to be a retailer is easy now.
LUFFY LUFFY
LUFFY