User Name  Password
Forumi Amantin
Make a donation click here. Your support will help us remove ads and upload local images, etc.
Title: Czeslaw Milosz
Forumi Amantin   Letërsia e huaj
Hop to: 
Views:199     
New Topic New Poll
<<Previous ThreadNext Thread>>
Page 1 / 1    
AuthorComment
Amantin
 Author    



Rank:Diamond Member!

Score: 625
Posts: 625
Registered: 07/10/2012
Time spent: 23 hours

(Date Posted:19/10/2012 15:23)
Share to: Facebook Twitter MSN linkedin google yahoo

CZESLAW MILOSZ (NOBEL, 1980)
(1911-2004)




Përktheu: Pandeli Çina


PËR LIBRIN

Në të çuditshmen armiqësoren kohë jetonim
Atëherë kur mbi krye predhat na këndonin
dhe vitet kobzinj si shrapnela që shkallmojnë
atyre që luftë s’panë tmerrin u mësojnë.
Me zjarr javë të tëra, me flakë zhuritur
punonim rëndshëm për bukë të uritur.
Këto çudi mbi tokë si të një bote tjetër
pa vënë gjumë në sy, trishtuar ne krejt,
shihnim nga dritaret atë natë të errët
kope zezelinash mos turreshin drejt nesh,
mos u shpërthente kontinenteve një i ri sinjal
ndaj, këqyrnim në pasqyrë, mos na shfaqej në ballë
një vuratë, si shenjë, që tashmë ishim dënuar.
S’mjaftonte të mashtroje me fjalë të kulluar,
për të përjetshmin patos të gjithë kësaj bote,
se ish ditë apokalipsi, e stuhive epoke,
rrënuan ish-shtete, kryeqytetet e dehur
vërtiteshin rreth boshtit nën qiellin e vrenjtur.
Në këtë shekull trazirash vendin ku e ke,
o i urti libër, ku shkrihen elementet
puthitur në shekuj nga i artistit vështrim?
Mbrëmje mjegulltë nga ato letra nuk do na ndrijë
në ujërat e qeta si në prozën e Konradit,
qielli s’do të flasë as me korin e Faustit,
ballin këngë e Hafizit që s’dëgjohet përkund
s’do ta prekte me acar, asnjë krye s’do përkundte,
të rreptat ligje historie as Norwidi s’i zbulon
se ato një tis i kuq tejendanë i mbulon.
Shqetësuar, të verbër besnik të epokës prore,
diku larg po shtegtojmë, por mbi ne tetori
siç valëvitet flamuri ai gjethet fëshfërin.
S’i afrohemi livadhit, se dënimin e dimë,
që koha u jep gjithëve ç’janë dashuruar
me realitetin, nga zhurmë metali shurdhuar.
Pra, lavdinë na është dhënë ta stisim – pa emër
si klithmë lamtumire e ikanakëve – në të errët.

Wilno, 1934

HIMNI

Askush nuk ndodhet mes teje dhe meje.
As bima që thith lëng nga thellësi e tokës,
as ndonjë kafshë a rob i gjallë,
as era që rend përmes reve.

Kurmi më i bukur është si qelq i tejdukshëm,.
Flaka më e fuqishme si ujtë, që lan këmbë
të lodhura shtegtarësh.
Në mesnatë më të vlertat peme çelin ngjyrë plumbi.
Dashuria është si rëra që gëlltit një gojë të thatë.
Urrejtja si ibrik me ujë të njelmët që i jepet një të eturi.
Rridhni lumenj; ngrijini duartë lartë
o kryeqytete! Unë bir besnik i kësaj toke të zezë,
[përsëri te kjo tokë e zezë do të kthehem
sikur atje jetë të mos kish pasur,
sikur këngët e fjalët të mos i kish krijuar
as zemra ime, as gjaku im,
as qenia ime,
por një zë i panjohur, pavetor,
shushurima e valëve, një kor erërash,
përkundja vjeshtake e pemëve të larta.

Askush nuk ndodhet mes teje dhe meje,
por mua fuqia më është dhënë.
Malet e bardhë kullotin në lëndinat e kësaj toke,
drejt detit shkojnë, te gurra e vet,
diej përherë e më të rinj ulin kryet
mbi pllajën e një lumi të vogël e të errët, atje ku u linda vetë.
Unë s’jam i mençur, i ditur nuk jam, as besë nuk kam,
por kam marrë atë fuqi që botën shpërthen.
Me dallgë të furishme përplasem në brigjet e sajë
dhe zmbrapsem, për t’u rikthyer në zona ujërash
të përjetshme,
ndërkaq, një valë e re mbulon me shkumë gjurmët
e mija. O errësirë!
Ngjyrosur nga shkëlqimi i agut që sapo feks
si mushkëri zhvatur nga një kafshë e shqyer
ti përkunde, zhytesh në ujë.
Sa herë me ty kam notuar
dhe jam ndalur në mesnatë,
tek dëgjoja një si zë mbi të ngurosurën kishën tënde,
si klithma e një gjeli të egër, shushurima e shqopës
u përhap tek ty,
dhe dy mollë ndrinin mbi tryezë
apo të hapura shkëlqenin gërshërët-
- kurse ne i ngjanim njëri-tjetrit:
mollët, gërshërët, errësira dhe unë –
nën apo atë hënë, të palëvizshmen
asire, egjiptiane dhe romake.

Pranverat ndërrohen, meshkujt me femrat bashkohen,
gjysmë të përgjumur u prijnë me duar fëmijëve drejt
mureve,
të errëta troje vizatojnë me gishta lagur në
pështymë,
trajtat po shndërrohen, tani po shkërmoqet edhe ajo
që dukej e pamposhtur.

Por, mes shtetesh që dalin nga fundi i detit,
midis rrugësh dritëshuar, në vendin e të cilave
çohen male nga një planet i gremisur,
ndaj gjithçkaje që shkoi e vate, ndaj gjithçkaje që po ikën,
mbrohet rinia, e pastër si tis diellor,
pa u dashuruar as me të mirën as me të ligën,
nën këmbët e tua gjigande degdisur,
që ti ta shtypësh, të ecësh mbi të,
dhe me frymën tënde të lëvizësh rrotën
që ngrehina imcake nga kjo lëvizje të tronditet,
që asaj uri, por të tjerëve kripë, verë e bukë t’u japësh.

Asgjë s’më ndan prej teje.

Në qofsha ushtar, ti zhabë mbi helmetë do të jesh,
e shtënë, plumb zjarresh, dhe sapo të qëllosh
çdo qenieje të gjallë atë që meriton do t’i japësh.

Në qofsha bujk, ti me duart e mia do punosh mbi atë
katrahurë
bari degdisur hullive dhe baltërat do të thashë,
gjer të mbijnë fruta dhe rakia popujve të etur,
si ermiku, gurmazet e përvuajtur t’u njomë.

Të eturin për pushtet, ti si perde e zezë
Do ta mbulosh gjer poshtë, për t’ia fshehur të robëve strehët.
Në mjegull pushtetari me këmbë bronxi shkelmon
dhe shkëndi si xixa hekuri prej sajë fluturojnë
dhe ulurin kori që ligjvënësin lëvdon
para se të na përlajë dallgë e përmbytjes.

Nuk po ndihet ende zëri i burijes
të thërrasë robt’ e shpërndarë, shtrirë mbi pllaja.
Mbi këtë truall ende s’po zhurmon rrotë e qerres së fundit.
Askush nuk ndodhet mes teje dhe meje.

Paris, 1935
usertype:1
<<Previous ThreadNext Thread>>
Page 1 / 1    
New Topic New Poll
Sign Up | Create | About Us | SiteMap | Features | Forums | Show Off | Faq | Help
Copyright © 2000-2019 Aimoo Free Forum All rights reserved.

Get cheapest China Wholesale,  China Wholesale Supplier,  SilkChain 丝链to be a retailer is easy now.
LUFFY LUFFY
LUFFY