User Name  Password
Forumi Amantin
Make a donation click here. Your support will help us remove ads and upload local images, etc.
Title: Vedat Kokona
Forumi Amantin   Letërsia shqipe
Hop to: 
Views:53     
New Topic New Poll
<<Previous ThreadNext Thread>>
Page 1 / 1    
AuthorComment
Amantin
 Author    



Rank:Diamond Member!

Score: 625
Posts: 625
Registered: 07/10/2012
Time spent: 23 hours

(Date Posted:14/10/2012 04:14)
Share to: Facebook Twitter MSN linkedin google yahoo

VEDAT KOKONA


Vedat Kokona lindi më 8 gusht 1913, në Izmir, të Turqisë, nga një familje intelektuale shqiptare. I ati, Elmazi, ishte avokat. Më 1920 kthehet në Tiranë, ku kreu shkollën fillore. Më 1935 përfundoi Liceun e Korçës, pastaj ndoqi studimet e larta në Paris për drejtesi. Që kur ishte nxënës, ra në sy prirja e tij për mësimin e gjuhëve të huaja. Gjuhën frënge e përvetësoi mjaft mirë. Pas përfundimit të shkollës, u emërua në gjykatën e Krujës, ku nuk shkoi të merrte detyrën. Më vonë, emërohet mësues i Gjuhës Shqipe në Liceun e Korçës. Aty, Kokona, u dallua si një mësues i zoti dhe intelektual neutral. Në fillim të viteve ´40 e emëruan në gjimnazin e Tiranës. Me pushtimin fashist, kur Kokona punonte si mësues, do t´i kërkohej që të spiunonte nxënësit dhe të merrej me punë, që nuk mund t´i pranonte karakteri i tij. Kështu, kjo ishte dhe arsyeja që dha dorëheqjen nga profesioni i mësuesit. Pas luftës shërbeu si mësues në gjimnazin “Qemal Stafa”. Më 1949 emërohet redaktor dhe përkthyes në Shtëpinë Botuese “Naim Frasheri”. Për një kohë të gjatë punoi si pedagog në Universitetin e Tiranës. Ai shërbeu si mësimdhënës në katedrën e gjuhës frënge, gjersa doli në pension. Vedat Kokona mban tituj, urdhra dhe dekorata të shumta. Ai është doktor “Honoris Causa” i Universitetit të Tiranës, “Kalorës i Urdhrit të Arteve dhe të Letërsisë”, “Oficeri i Palmave Akademike Franceze”. Vedat Kokona ja kushtoi pjesën më të madhe të jetës dhe të punës rrezatimit të gjuhës frënge. Ai ishte një nga leksikologët më të mirë të kësaj gjuhe. Nga mendja dhe dora e tij dolën mjaft fjalorë shqip-frëngjisht dhe anasjelltas. Fjalorin e parë e botoi në vitin 1932. Fjalori i fundit është me 40-mijë fjalë. Ai është autori më i rëndësishëm në fushën e leksikologjisë dhe leksikografisë. Kokona është një nga përkthyesit më të njohur të vendit tonë. Qysh në moshë të re dha kontribut të ndjeshëm në lëmin e përkthimeve në poezi dhe në prozë. Nga ai janë përkthyer në shqip vepra të tilla si “Ana Karenina” e Leon Tolstoit, “Fundërinat” e Maksim Gorkit, “Saga e Forsajtëve” e Xhon Goll-Suarthit, “David Koperfild” të Dikensit, “Udha e Volokolamskut” e Aleksandër Bekut, “Stuhi në Gang” e Rabindranat Tagores etj. Kokona ka sjell në shqip rreth 15 mijë vargje nga poezia botërore. Ai ishte një nga përkthyesit kryesorë nga frëngjishtja, italishtja, anglishtja dhe rusishtja.



DUETTO
(botuar më 1937)


E njoh prej kohësh. Kur erdhi për të parën herë në shtëpinë t’ime ishte ende e vogël, e bardhë, si pambuku. Rinte si e huaj. Më shëkonte, e habitur, me një vështrim ku shprehej një ndjesi e butë, një dëshirë e pakuptuar. E mirnja pranë edhe e gëzonja lehtazi dyke ia shkuar dorën t’ime mbi flokët e pambukta. Nuk lëvizte dhe unë vazhdonja t’a përkëdhelnja.
U-rrit shpejt. Hodhi shtat në pak kohë e sipër. Syt i ndritnin edhe më shumë, edhe më shumë i qeshte fytyra e saj e vogël, por ajo mbeti gjithmonë ashtu e bardhë, ashtu e bardhë si pambuku. Sot u-mbushnë tre vjet që nga dita q’e kam njohur për të parën herë. Më duket tashti sikur e njoh prej shumë vjetësh. Sikur ka qënë kurdoherë pranë meje dhe sikur më ka shoqëruar gjithmonë në gëzimet dhe në mjerimet e mia. Sikur s’më ësht ndarë kurrë!

***
Mbrëmanet kur kthehem në shtëpi e dij sigurisht që do t’a gjej te pragu i portës. Më shëkon që prej së largu dhe shpejton në drejtimin t’im. Më vjen pranë dhe unë e përkëdhel, i gëzuar. Një natë, koha ishte e bukur. Qielli i llambaritur. Yjzit xixëllonin pafundësit kristalore. E pashë në rrugë kur zbardhëllente në rrezet e hënës. M’u duk m’e bukur, më ledhatare, më dashnore se çdo herë tjetër. Dola fushave me të dhe shëtitëm bashkë mbi barin e njomur nga lotët e natës. Ishte e gëzuar, i gëzuar isha dhe unë. I thashë se mos ishte e lodhur dhe në se donte të pushonim pak mbi një gur, n’anën e rrugës. Nuk më foli. Më shëkoi me syt e saj të vegjël, me një vështrim t’ëmbël, kokën pak t’anuar. Ndënja pak mbi gurin e math q’ishte n’anën e rrugës edhe ajo erdhi e pushoi pranë meje. E mora edhe më pranë, e gëzova lehtazi dyke ia shkuar dorën t’ime mbi flokët e pambukta nërsa ajo e shëkonte rolen e hënës pa folur.

***
Kur vjen dimri dhe thëllimi, ajo nuk del te pragu i portës që të më presë si ç’bën në prendverë. Por e dij se do t’a gjej prapa derës dhe do të hidhet sapo të më shëkojë. Rimë së bashku natën vonë, pranë vatrës, unë me një libër në dorë edhe ajo pranë meje. Kur lodhem së kënduari e syt më vriten nga gërmat e vogla shëkoj gjarpërimin e zhdërvjelltë të flakave. Rimë së bashku dyke e shëkuar zjarrin, për një kohë të gjatë, unë dyke i-a përkëdhelur lehtazi flokët e pambukta dhe ajo dyke i mbyllur përgjysmë syt e vogjël. E kam shoqen më të mirë në jetë. Më rri pranë dhe më kupton shumë herë. E dua shumë qenin t’im Titi, të bardhë, si pambuku.
usertype:1
<<Previous ThreadNext Thread>>
Page 1 / 1    
New Topic New Poll
Sign Up | Create | About Us | SiteMap | Features | Forums | Show Off | Faq | Help
Copyright © 2000-2019 Aimoo Free Forum All rights reserved.

Get cheapest China Wholesale,  China Wholesale Supplier,  SilkChain 丝链to be a retailer is easy now.
LUFFY
LUFFY