User Name  Password
Forumi Amantin
Make a donation click here. Your support will help us remove ads and upload local images, etc.
Title: Rudina Xhunga
Forumi Amantin   Letërsia shqipe
Hop to: 
Views:124     
New Topic New Poll
<<Previous ThreadNext Thread>>
Page 1 / 1    
AuthorComment
Amantin
 Author    



Rank:Diamond Member!

Score: 625
Posts: 625
Registered: 07/10/2012
Time spent: 23 hours

(Date Posted:12/10/2012 23:48)
Share to: Facebook Twitter MSN linkedin google yahoo

Rudina Xhunga


Unë jam Rudina. Autore e tre librave; “Të dua për sfond”, “Preja e një martese të lodhur”, “Sikur Ana”. Nuk e di në do të kem një libër të katërt. Nëse po, do e shkruaj sërish në verë dhe do e botoj, përsëri në dimër. Kështu ka ndodhur me tre të parët.
Nuk kam shumë për të thënë, mbi mënyrën si shkruaj. Do të doja që ju t'i lexonit librat e mi, në mënyrën tuaj. Andaj nuk preferoj parathëniet shpjeguese. Mund të them diçka, për arsyet që më shtyjnë të shkruaj. E bëj, se ndihem mirë . Eshtë bukur kur shkruan dhe është e thjeshtë, ia rekomandoj secilit prej jush që ka kureshtje të hyjë në këtë faqe dhe të njihet me mua. Mund ta provoni dhe pastaj të vendosni të botoni ose jo. Unë kam qenë shumë e guximshme në botimin e parë. Guximin e humba, kur libri doli dhe preferova të mos e nxjerr në treg të gjithin, përveç pak kopjeve. Pjesën më të madhe të tirazhit, pas një pelegrinazhi të gjatë, e kam ende në shtëpi. Të dytin e shkrova me bindje të plotë për ta botuar. U frikësova shumë, kur e pata në dorë kopjen e parë. Tek i treti, ndenja gjatë me çdo faqe. I shtoja presje, mandej i hiqja sërish. Frikë? Ndoshta po. Por është frikë e bukur, që të mban dhe të ngacmon, që të ndihmon dhe të shtyn. Është nga ato frikërat e mira, që do t'i doja me vete ngaherë.
Por të shkruaj nuk është profesion për mua. Mbase, jo ende. Ose mbase nuk do jetë kurrë. I kam uruar vetes të shkruaj ngaherë si amatore, sepse vetëm kështu nuk do kem komplekset e profesionistes, që më duket, sikur ta përmirësojnë frazën, por edhe ta shterin lëngun, lëngun e krijimit. Ndoshta gaboj.
Profesioni im është gazetaria. Jam me të prej '94, ose dhe diç më parë, duke shkruar nëpër të përditshme të kohës. Deri në vitin '98. Mandej në televizion. Deri në vitin 2002 duke drejtuar emisionin politik “Dritare” në TVSH. Qysh nga 2002 dhe ende, jam në Top Channel, ku drejtoj debatin politiko-social “Shqip”.

Rudina Xhunga është gazetare. Drejton emisionin politik “Shqip” në Top Channel, prej majit të vitit 2002. Në këtë emision të përjavshëm të orës 21.00 të çdo të hëne, Xhunga sjell debate me figurat politike më të njohura në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni. Emisioni ka një dimension mbarëkombëtar dhe tenton temat e forta të aktualitetit dhe historisë. Nga nëntori i vitit 1998-prill 2002, ka drejtuar emisionin politik “Dritare” në TVSH, ku për 4 vite, çdo të premte, ka pasur në studio politikanë të njohur, të vendit dhe të huaj. Më parë ka punuar për shumë vite si gazetare e kulturës në gazetat kryesore të kohës. Në gazetën “Koha Jonë”, ku dhe ka punuar më gjatë, ka mbuluar përveç kulturës dhe reportazhin e faqet speciale të gazetës së parë të pavarur në vend. Gjithashtu Xhunga është dhe autore e tre librave; “Të dua për sfond”, “Preja e një martese të lodhur” dhe i fundit "Sikur Ana...".

Botime:

▪ Në janar të vitit 1997, shtëpia botuese “Onufri” hodhi në treg librin “Të dua për sfond” nga Rudina Xhunga.
Libri përmban 13 poezi, 13 tregime, 13 intervista. Ky është botimi I parë I autores.
Redaktor I librit është Pandi La ço. Kopertina nga Joni Kraja dhe realizimi në kompjuter nga Gerti Bejo...

▪ Në shkurt të vitit 2004, shtëpia botuese “Ombra GVG, solli romanin “Preja e një martese të lodhur” nga Rudina Xhunga.
Redaktor I librit është Edmond Tupja. Struktura grafike e librit dhe kopertina janë realizuar nga Gëzim Tafa. Shtypur në shtypshkronjën e kësaj shtëpie botuese. Libri u shpërnda në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi

▪ Në shkurt të vitit 2005, shtëpia botuese “Dudaj”, solli për lexuesin, romanin e dytë dhe librin e tretë nga Rudina Xhunga. "Sikur Ana…"
Redaktor I librit është Nasi Lera. Dizenjimi grafik është realizuar nga Ngadhnjim Mehmeti, Eurographics BSN Vizual Solutions, Maqedoni. WWW.eggra.com
Ndërsa fotografitë e autores janë realizuar në Prishtinë, nga Bashkim Hasani.

SIKUR ANA




Per dike qe me mesoi gjuhen e bebeve
Rudina



Zarfi ishte i bardhe. Siper tij asnje shenim. Brenda nje diskete. Nje eko femije dhe nje cope leter, ku shkruhej me dore:
"Po te dergoj kete ditar, mbajtur ne shkurt, mars, prill 1997. Dua ta botosh. Ne kopertine vendos kete eko. Siper, ne vend te emrit, te shkruhet: "Anonime". Titullin mund ta gjesh vete, por dedikimi te jete: "Per Anen". Faleminderit!"
E mora me te qeshur. Madje nuk me erdhi as inat me shkrimin detyrues, qe pervecse me drejtohej ne njejes, gati me urdheronte ta botoja, pa me vene parate per botim, sepaku, mire emrin apo adresen e vet jo se jo.
Une jam botuese. Kjo fjale nuk eshte me si dikur, kur te thoshe botuese, ishte si te thuash tani trajnere delfinesh. Tani kam shume te ngjashem, por nuk ankohem, puna s'mungon.
Kam nje shtepi te vogel, qe boton me teper libra te perkthyer. Librat i zgjedh vete. Nuk munda te behesha shkrimtare, sic enderroja, kur u binda, se asnjehere s'do ta merrja dot Nobelin ne letersi. Bej shaka, por sidoqofte kuptova ne kohe se kisha per te qene vec nje kopertine me pluhur mbi rafte libraresh. Por jam lexuese e mire, dhe kjo s'eshte pak. Me pelqen te them lexuese, jo kritike. Kritiket me ngjajne me grate shterpa. Nese nuk krijon, nuk lind, nese nuk provon kurre aktin e ngjizjes, je i mjere, je kritik, je kallogre. Kuptohet, nuk eshte tamam keshtu, po une kam mllef te madh me kete race, qe ne njefare menyre dhe i perkas. Dhe ca si shume, do thosha, perderisa mbledh vetullat duke krijuar nje xhunge te madhe mes tyre, sa here me bie ne dore nje liber i shkruar nga ndonje autor vendas.
- Se c'ka qe nuk shkon,- them dhe nuk pranoj te botoj pervecse letersi te huaj. Paranoje kombetare!
Keshtu, derisa nje dite u kujtova ta hapja disketen brenda zarfit.
Kishte nje virus te panjohur. Me lodhi derisa e gjeta, ishte nje virus i vitit '97. Me ne fund u hap. Ishte e shkruar e gjitha ne WP5. E ktheva ne word dhe e printova: 80 faqe A-4. Nisa ta lexoja ne pune, pastaj ne taksi, mandej ne shtepi. Ime bije kishte temperature, por une e qetesoja pa mendje:
- Do ta kaloje shpirt, do ta kaloje, pi dicka!- dhe nuk i hidhja as syte, se mos me shpetonte ndonje germe...


28 shkurt 1997

Sot jam mami. Kete mengjes u zgjova me ty, beb. Kemi qene bashke gjate gjithe ketij muaji, po s'e dija. Me fal, shpirt! Ti duhet te kesh ardhur tek une me 28 janar, te pakten keshtu mendon mjeku. Mbase ka te drejte, sepse ajo ka qene nje dite shume e cuditshme, nje nga ato dite qe sjell vec gjera te bukura. E tmerrshme, nuk kam as fjalor per memesine! Te quaj "gje". Ti je shpirt, ti je zemer, ti je frymemarrje brenda barkut tim, ti je nje bukuroshe e vockel, qe me behej se po qeshje me fytyren time te pataksur, ndersa kisha ngrire kur te pashe brenda nje aparati. Mjeku nuk tha se je patjeter vajze, po une keshtu dua te jesh, madje te kam gjetur edhe emrin. Ty, beb, te quajne Ana. Ne te dyja do te rrime bashke 9 muaj, vetem bashke, pa te tjere neper kembe. Oh, sa njerez do te na ndajne kur ti te dalesh, kur ti te rritesh! Ne fillim do te jete mjeku, pastaj babi yt, pastaj te dashurit e tu qe, do te te marrin prej meje, cik e nga njecik. Andaj, tani qe te kam, te vogel e te bukur brenda meje, do te te rrefej perdite nga nje perralle. Ku i dihet, bebushe, ne do te kesh me kohe e qejf te me degjosh kaq gjate, ndaj, po nuk t'i thashe tani gjithe c'doja te me thoshte nena ime dikur, s'di ne kam per te t'i thene ndonjehere.

28 shkurt, pasdite

Ana ime, mami te ka diell fundshkurti. S'me durohet pa te te treguar c'do te bejme tani ne te dyja. Do te shkojme per nje vizite te shoqja ime e ngushte, qe ka ditelindjen. Bebushe, do te njohesh dhe Rein atje, qe do ta kesh shok kur te rritesh. Ah, moj beb, sa rremujshem po t'i tregoj gjerat! Ti ende nuk di kush eshte mami yt e une nis e te rrefej per shoqet dhe bebet e shoqeve. Mire pra, mami yt tani eshte 22 vjece. Vdes te dukem me e gjate nga c'jam, por, duke filluar nga sot, nuk do te mbaj me taka te larta, se kam frike mos rrezohem e te vras. Mami jeton ne nje shtepi me babin tend, por ai nuk di gje per c'te shkruaj ty. Ai eshte babi i mire dhe te do shume, ty, bebushe, por ku i dihet ne e kupton gjuhen tone.


1 mars, mengjes


U zhgjove, Ana? I hape syckat, lepulushe? Edhe une, qe nuk fjeta mbreme, sa u zhgjova. Shpirti i mamit, te flas si e vogel, pse ti e vogel je, por nuk e di ne bej mire keshtu. Mbase nuk do te kem me mundesi te t'i them te gjitha c'dua dhe sic dua. Si mami i vajzes se madhe e te vetme. Mbase duhet te t'i them te gjitha tani, qe, kur te dalesh prej meje dhe kur te rritesh, te te kujtohen te gjitha, ose te pakten c'eshte me e rendesishme per ty.
Kur isha e vogel, lexoja shume, pa kuptuat asgje. Madje, atehere bashkoja germat me gishta per te krijuar fjaline. Aq shume lexoja, sa me mbyllnin biblioteken e shtepise me celes. Por me beso, tani qe nuk jam me e vogel, sa here me duhet, me vjen ne ndihme nje personazh i atyre librave, me nje fraze gjithmone gati, me nje fytyre, me nje zgjidhje, me nje ngacmim. Ata kane qene te gjithe brenda meje ndersa rritesha, dhe me duket se nuk gaboj shume, nese te bej te thithesh bashke me dashurine time edhe tregimet e mia. Ti as mos qaj, as mos qesh, vec degjome. Do te kete gjithmone kohe per t'i nxene gjerat, por kam frike se nuk do te kete kohe per te t'i thene ato. Ndaj do te te tregoj gjithcka, pa te fshehur asgje. Do te t'i them ne menyren time. Mbase jam nje mami e cuditshme. Mbase...
E di cfare? Kur isha e vogel, nuk me zinte gjumi vetem dhe kacavirresha nga shtrati im i vogel vrik e te shtrati i madh i prinderve te mi. Pastaj, qe te ma varnin pakez, e shkundja mamin per t'i thene:
- Ma, ma, une po shoh filma ne sopraluce.
E kisha fjalen per pjesen e siperme te deres se dhomes se gjumit, e gjitha me xham kristal. Mami e pergjumur peshperiste:
- He, he, mire. Ma trego dhe mua.
E kisha veshtire me vazhdimin e genjeshtres, por pak nga pak ia mora doren, pernate e me shume. Fiksoja figurat e filmave te mbremjes dhe te gjitha c'shihja ne ekran i percillja ne xham. Ajo me degjonte neper gjume, pa me nderprere kurre apo te me thoshte: je e cmendur. Perkundrazi, ndonje nate, kur nuk kishte gjume, i shihnim bashke filmat ne kristal. Mbase, nese ajo do te me kishte ndaluar dikur te luaja me figurat e mia, sot s'do dija te flisja me ty. Ndaj, bije e vockel, une jam kjo qe jam edhe prej mamit tim, dhe ti do te jesh ajo qe ke per te qene edhe prej meje.


1 mars, mbremje


Beb, mire je ti? U trembe, u merzite, shpirt? Jo, nuk ndodhi gje. Mami vec sa beri pak fjale me babin tend. Ah shpirti im, ai ende nuk e kupton sa ankth mbart une per ty, mos te lendoj, mos te prek!
Ai te do, nuk e kish me te keq kur tha se ti ishe ca therrime mishi qe s'te gjente gje, po te benim dashuri. Me beso, nuk e kish me te keq dhe mbase kishte te drejte. Une doja vetem qe ti ta dije me pare se c'eshte te besh dashuri e te mos trembeshe si une, kur me treguan si lindnin bebet. Atehere me kapi nje ngasherime dhe me erdhen neper sy te gjithe anetaret e Byrose Politike te asaj kohe, pse nuk me besohej se edhe ata bejne gjera kaq te turpshme. Pastaj nisa te pergjoja cdo nate nga vrima e celesit se mos kapja dhe babin e mamin duke bere kesi turpesh. Po me lodheshin syte pa pare kurre asgje, derisa lindi motra ime dhe une nuk mora vesh si erdhi, kur te mite nuk e bene ate gjene qe me kishin treguar shoqet ne shkolle. Zemra ime, une nuk dua qe ty t'i tregojne gjerat e ndaluara ne ndonje cep kalse pese vajza koke me koke, e as te me shohesh e tmerruar ne shtepi, as te me pergjosh mua dhe babin tend, nuk dua qe per ty te kete gjera te ndaluara. Ti duhet t'i dish te gjitha. Te besh dashuri, eshte bukur, beb, eshte te jesh shtrire te shtrati i madh i dhomes ku jam tani, prane ketij burri te nevrikosur heperhe, por qe zakonisht i ngjitem e gjitha dhe e puth e me puth, me prek dhe e nuhas, me perkedhel dhe e gudulis, derisa nuk jemi me dy, por nje. Nje njeri qe psheretin, renkon, bertet nga kenaqesia dhe pastaj prape behemi dy, pak nga pak dhe gjithmone. Eshte nje bli ketu perballe shtepise sone, nje bli qe ka sjelle degeza deri ne dritaren e dhomes se gjumit. Me merr malli per te kur jam ne shtepi dhe nuk e shoh, sepse ai me kujton hapjen e pare te syve te trallisur, kur bej dashuri. Tani jam me e qete, qe ti e di se c'do te ndodhe kur une te kem reshtur se shkruari. Do te te them naten e mire dhe do t'i afrohem babit tend, tinez, do te bej sikur me ngaterrohen kembet, do t'i terheq pak carcafin dhe do t'ia mbush kurrizin me kafshime te vockla dhe te mekta derisa te zgjohet, te kthehet dhe te me shtrengoje, fort, fooort.


2 mars, mengjes


Miremengjes, bebo! Shi u zhgjove ti? Une miiiiire. Babi u nis per ne pune, ndersa une po fle dhe pak. Babi yt merret me biznes. Nuk eshte i pasur, por do te behet. Nuk e di tamam sa para ka, por besoj aq sa na mjaftojne qe ti te rritesh, te kesh lodrat qe do, pastaj veshjet qe te pelqejne e me ne fund librat dhe pushimet. Zemra ime, une dhe babi nuk jemi te martuar. Ende jo, te pakten. Po besoj se do te martohemi se shpejti, para se te vish ti. Oh, cfare mrekullie, edhe ti do te jesh ne dasmen tone! Fustani im do te jete i bardhe, me nje dekolte te shkelqyer dhe i bollshem te barku, qe ty te te mos merret fryma. Do te jete shume qejf, mbase jo aq per babin tend, qe nuk i ka qejf dasmat, por une vdes per vellon me te gjate se fustani, por orizin dhe luledelet. Dhe njerez, aq shume njerez, sa do te hutohesh fare, por do te mesohesh, sepse do te jemi bashke. Ka per te qene shume bukur, nuk genjej. Ende nuk kemi folur me babin tend se ku do ta bejme dasmen, por ja, po ta them ty, do te doja qe ajo te behej ne nje park te madh, me bar te gjelber dhe karrige te bardha, me shishe shampanje qe kercasin dhe me vajza qe zihen se kujt i bie tapa. Eshte nje zakon, sipas te cilit vajzes qe i bie tapa e shampanjes, martohet brenda vitit. Mua s'me ka rene ndonjehere, e megjithate do te martohem kete vit, qe, kur ti te vish, ne te dyja te kemi mbiemrin e babit tend dhe... Bebush, po bie zilja e telefonit. Te shkoj pak une?



***


Telefononin nga puna ime. Mami yt është perkthyese e faqeve te jashtme ne një gazete. Me e shitura në vend. Unë s'para e lexoj, po kështu thonë te gjithë. Kam marrë një ditë leje, por nesër duhet te shkoj, ndryshe lamtumire pune. E pa pune nuk rrihet, beb. Jo aq për parate, se nuk jemi keq me to, por, po të rrija gjithë ditën ne shtepi, do të cmendesha. Megjithatë, nuk jam krenare për punën time. Nisa me te tjera endrra, thashë se pak nga pak, pas perkthimeve te lajmeve nga bota do të behesha gazetare kulturë, mandej ne faqet sociale, për te përfunduar ne ato politike. Por ende asgjë. Nejse, presim e te shohim, te lindesh ti njëherë, pastaj do t'u kthehem sërish endrrave te hershme. Beb, mami yt është shumë enderrimtare. E di çfarë është ajo qe dua te bëj vërtetë? Dua te jem aktore. Qekur isha e vogël, futesha ne banje, dilja para pasqyres se vjetër te tualetit dhe nisja e flisja me vete, duke shpikur dialoge ose imituar vajzat e filmave. Rrija aq gjatë, sa te mite kujtonin se vuaja nga kapslleku. Tani mbyllem më pak ne banje, se nuk kam me si t'i shpjegoj babit tënd qe me pëlqen te ngulem para pasqyres dhe te luaj dialoge njerezish te famshem. Madje, pjesa qe me pëlqen me shumë, është kur unë hyj diku dhe te gjithë kthejnë koken e me shohin. Ndërsa unë hedh floket pas dhe shperndaj buzeqeshje, pastaj ndaloj para ndonjë ish-miku, qe me sheh me sy te mallengjyer, e perqafoj dhe mandej nis e i tregoj sa mirë jam, sa mirë me ecën puna dhe sa mirë i ka ecur burrit tim me biznesin. Atij pak nga pak i rrudhet buzeqeshja e fillimit, por unë i flas e i flas, sikur kendoj.
Eh, është ca e vështirë, t'ia tregoj këto babit tënd! Me ty është ndryshe. Bashke do të kenaqemi shumë.


2 mars, mbrëmje


Ana, mirë je ti, shpirt? Unë jo dhe aq. Babi yt ka ardhur gjithë nerva. Kisha përgatitur pule te mbushur, por as e ngau me dorë. Nuk se jam kuzhiniere e mbaruar, madje, kur nisa te bashkejetoja, nuk dija ku hidhej kafeja e ku uji ne ekspres. S'mbaj mend pothuaj asgjë nga koha kur ne shtepine tonë gatuante gjyshja. Se mos e kisha mendjen unë! Ajo me mesonte si te bëja specat e mbushur e unë, fshehtas, në vend te orizit, fusja një lecke ne spec, qe t'i binte dikujt nga njerëzitë e shtepise dhe te qeshnim te gjithë. Jo se nuk qeshnim, po unë e haja ndonjë te gerthitur, sidomos po t'i binte babit. Tani, para se te gatuaj, marr mamin dhjetë here ne telefon për ta pyetur për masat, por ajo se ç'ka një zakon te keq qe me perserit se masa ndihet me sy. S'kam sy kuzhine unë, u duk kjo pune qysh ne nisje, por nuk dua te bëj përditë makarona, ndaj përpiqem te mesoj. Një gjë tjetër qe urrej shumë, është hekurosja. Me është fiksuar mami duke hekurosur pelenat e lagura te motres sime te vogël për t'i thare e ndërruar te voglen. Kur ma linte mua hekurin, për t'u clodhur pak, me dukej se me zinte avulli. E ngjeshja aq fort hekurin ne te njëjtin vend, sa rroba merrte ngjyrë.
- Leviz hekurin, moj vajzë, jo doren!- thoshte ime me, por kujt ia thoshte? Unë dhe tani doren rrotulloj, aq sa babi yt ka frikë te më lerë t'i hekuros kemishet e reja, se ia djeg. Vecse sot, s'mbaj mend te kem bërë ndonjë te pabere, nuk kuptoj pse s'më flet fare, po i është ngjitur pultit dhe i bëri gishtat cope duke ndërruar kanalet e televizorit.
Hajt mo, nuk po ndihem derisa te qetesohet e te me flasë vete! Po rri dhe pak me shpirtin tim, qe do ta marrë gjumi tani.



***

Babi yt po dremit ne divan dhe ende nuk po vjen ne shtrat. Nuk po e ngacmoj. Unë nuk di si do të jesh ti, zemër, me te dashurin tënd të parë, te dytë, a te fundit. Nuk di si do të sillesh me burrin e ardhshëm dhe s'di cila është mënyra me e mirë për ta mbajtur dike gjatë dhe fort pas vetes, ndaj s'kam ç'të te mesoj. Por them se e vetmja mesuese është dashuria. Unë e dua babin tënd. Dikur i ngjitesha si camcakez, aq dyshimtare, xheloze isha. Tani diç më pak. Nuk di pse jam e tillë, gjithnjë gati ta ruaj, ta pergjoj e ta ndjek, ta shtrengoj e t'ia marr frymën. Me ty nuk do të bëj kështu. Nuk dua te te mbys me dashuri e vëmendje, betohem. Po marr ca mesime tani me babin tënd, por me shumë e detyroj veten sesa e bëj nga qejfi. Mundohem të mos i flas kur nuk do, të mos e pyes pa dashur te tregoje. Të qe për mua, do t'i shkoja tani pranë divanit, do t'i shtriqesha nëpër këmbë dhe to t'i cucurisja te veshi:
- Zemra ime, çfarë te mundon? Cfaredo qoftë, do ta ndajme bashke, veç ma thuaj dhe unë jam këtu për te te dëgjuar.
Qe ai, pastaj te nis e të flas dhe unë t'i perkedhel floket derisa ta marrë gjumi ne kraharorin tim. Mandej, ne mëngjes hallet duken gjithnjë më pak te vogla se ne mbrëmje, sidomos kur ke dalë nga dushi. Por babit tënd nuk i pëlqen te beje te dobetin para meje, ai pëlqen me mirë ta ndaje merzine me një gote para televizorit. Kështu qe nuk po e ngacmoj. Ja, me duket se po vjen. Ika, beb. Natën, shpirti im!


3 mars, mëngjes


Miremengjes, Anushke e mamit te vet! Të zgjoi mami herët sot, se do të ikim ne pune. Po ti fli dhe pak, po deshe, e mos m'u tremb kur te me shohësh tek takoj aq njerëz. Do te mesohesh dhe ti me punën time. Por s'do të jetë gjithëherë kështu, ke për ta pare. Nuk do të mbetem perkthyese ne gazete. Të premtoj se ke për te qenë krenare për mua, ndoshta jo aq sa do të jem unë për ty. Sa plane thur për ty, beb! Por s'po nis te t'i rreshtoj, se do me frikohesh e pastaj nuk do të duash te dalësh.
Të puth, mami yt.


3 mars, mbrëmje

Me je lodhur sot, bebke. Ah, edhe unë ta dish sa! Po bëra mirë qe shkova ne pune, sepaku mesova pse babi yt është i mërzitur. Kështu është kur nuk lexon as gazeten ku punon vete, dhe do të bëhesh gazetare e politikes pastaj! Të faqet e botës dhe e kam shumë.
Ndaj babi nuk na flet shumë ne darke, po i qepet televizorit. Ai shikon lajmet e diç pret, dhe unë budallaqja kujtoj se shikon filma! Dhe dua te me tregoje e kërkoje mendje pastaj! Sa budallaqe jam, sa inat më vjen! Pse u bëra kështu ka papritur, pse? Nuk kam qenë me pare. Tani vetëm librin e kuzhines lexoj. C'ti them babit tënd, po të me pyese si do t'i veje filli kësaj pune?
- I dashur, ja, le të shfletojme faqen 63, aty ku shkruhet si gatuhet strudeli me molle?!
Me vjen turp, shumë turp, beb, por do ta rregullojme. Duke nisur nga nesër, do të lexoj gazeten përditë dhe do të pyes gjithë gazetaret e ekonomise qe njoh se ç'do ndodhë me kompanite.
Shpirti im, ende nuk te kam thënë si është puna. Po ja, beb, babi yt ka futur gjithë kursimet e veta, te kohës kur punonte ne Itali si dhe parate qe ka marrë nga shitja e shtepise se gjyshit te tij, ne një firmë qe quhet "Vefa", ne një tjetër qe quhet "Sudja", te cilën e kemi dhe afër shtepise, e c'mbeti te "Xhaferri". Këto firmat janë tip bankash, por me te mira se bankat. Pse-ne s'di si te ta shpjegoj, se as vete nuk e kuptoj mirë, por, nëse ne një banke fute 10 Lekë, merr 11 pas një viti, ndërsa këtu merr 20 Lekë, deri ne 30. Dhe jeton normalisht, jeton shumë mirë madje, pa pasur nevojë as të punosh, nëse nuk ta ka enda. Nuk i ka çuar vetëm babi yt parate nëpër firma, janë te gjithë qe e bëjnë këtë. Edhe unë, beb, futa 30 mijë Lekë të reja dhe para disa ditesh mora 90 mijë Lekë, me te cilat bleva këtë kompjuter, ku te shkruaj ty. Po të mos i kisha marrë ne dorë aq shumë para, nuk do ta besoja se kjo është e vërtetë. Edhe pse te gjithë e kanë mendjen te shesin ç'të shesin për ta kthyer ne pare dhe futur ne firma, unë isha ca dyshuese. Madje, bëtë fjale me babin tënd ne fillim. Mua s'di pse për dreq m'u kujtua përralla me Pinokun, qe shtrëngonte fort ne dorë një monedhe ari. Dhelpra dhe macoku e binden se, po ta mbillte monedhen ne një are, te nesërmen do të gjente ne te njëjtin vend tri monedha ari. Pinoku i vogël bëri siç in thanë. Pasi mbolli monedhen, shkoi në shtepi, u rehatua ne shtrat dhe ia keputi një gjumi te mirë, duke enderruar gjithë ç'do të blinte me tri monedhat e arit. Të nesërmen qe pa gdhire, u nis te vendi ku kishte mbjelle monedhen dhe gjeti... asgjë. Macoku dhe dhelpra ia kishin perlare te vetmen pasuri qe kishte.
Kjo është përralla qe m'u kujtua atë ditë kur babi fluturonte nga gazi pse kishte ndare parate nëpër firma me emra bubullues dhe tirrte plane se ç'do të bënte me to kur t'i merrte te dyfishuara.
- Ti je kalama!- më tha kur i kujtova perrallen, qe s'donte as ta degjonte deri në fund.- Ke mbetur e vogël dhe ende perrallis si të jesh pesevjeve!
Me duket se ndolla te keqen. Kane nisur të thuhen shumë fjale për firmat. Ka radhe para tyre për te terhequr parate, siç kishte dikur për t'i futur. Ndaj është i mërzitur babi, por nuk do të ma tregoje. Mbase ka frikë se mos i them siç e kam zakon:
- Të thashë unë, po s'më degjove!
A thua se unë dua te dalë imja? Nuk di si do t'i vje filli kësaj pune. Uroj vetëm qe te jenë fjale. Sepse, po të jetë e vërtetë, ne gazete do të shkruanin diçka për nesër. Por jo, madje ajo vajza qe shkoi në vilen e bosit te "Vefes" por intervistë, i siguroi te gjithë se nuk kishte asnjë problem. Megjithëse s'është për t'i besuar aq. Kolegia e saj nxinte e gjitha sot dhe tha se ajo tjetra kishte marrë pare për intervisten. Kishte sjelle dhe diçka për kryeredaktorin, te cilit i shkelqente fytyra kur faqoste. Nuk e kuptoj. Por, sidoqoftë, nuk do t'ia hap as sot këtë bisede babit tënd, shpirt. Nesër do të mesoj diçka me shumë.
Ja, po bie zilja e deres. Erdhi babi. Sa ka ndryshuar ai, shpirti im, ne kaq pak kohe! E ndiej qe nga mënyra si i bie ziles.


4 mars, mengjes


Miremengjes, Ana! Te merzita mbreme, bebushke. Sa keq kam fjetur! Nje enderr e lige ma nxori gjumin ne te gdhire. Isha une me babin tend ne nje rruge gjithe njerez duke nxituar, derisa dallova se te dy ishim zbathur. Kishim dale pa kepuce dhe me erdhi turp, kaq turp, sa me doli gjumi. Doja te zgjoja dhe babin e t'ia tregoja, sepse me ngjau si ogur i keq, por nuk donte te zgjohej. Me puthi e me tha te flija prape. Si eshte bere ai, bebushke! Nuk kane qene keshtu mengjeset tona. Mua here pas here me del gjumi nga enderrat. Oh, sa shume shoh! Ai, ndryshe nga une, nuk shihte fare dhe shkrihej kur e zgjoja dhe ia tregoja. Kukurisnim te dy nen carcafe teksa une numeroja gjithe enderrat e nates. Kur ai niste te me perkedhelte, kujtohesha per nje tjeter enderr dhe e nderprisja per t'ia treguar. Ai vetem qeshte dhe me perkedhelte perseri, derisa, une fol e ai degjo, na merrte gjumi serish, ne rastin me te keq, e ne ate me te mirin perfundonim duke bere dashuri. Oh, ishte kaq embel, ishte enderr me vete! Me duket sikur ajo kohe nuk do te kthehet me. Tani nuk ka deshire te ndaje me mua asgje vec jorganit. I harruam lojerat me jasteke, kercenimet se do te pija cigare ne shtrat, nese nuk e hiqte filmin nga videoja. I urrej filmat porno. Nuk e kam kuptuar asnjehere pse eksitohen burrat prej tyre. Mua me duket sikur aktoret shpifarake dhe te paturpshme do te kercejne mbi carcafe drejt e nga ekrani per te ndare me mua te dashurin tim.
Sa e marre jam, flas me ty, bebushe, per filma porno ne mengjes! Ka te drejte babi yt, jam kalama fare! Le qe po te me degjoje kush, me fut ne burg per dhune mendore mbi te miturit. Me te vertete, te ishim ne Amerike, ne burg do te perfundoja. Nuk po me kujtohet as c'doja te te thosha ne fillim dhe si erdha deri te kjo bisede, keshtu qe po e le fare. Duhet te vishem tani, te behem gati, edhe ti bashke me mua, se do te shkojme te puna e mamit.
usertype:1
<<Previous ThreadNext Thread>>
Page 1 / 1    
New Topic New Poll
Sign Up | Create | About Us | SiteMap | Features | Forums | Show Off | Faq | Help
Copyright © 2000-2019 Aimoo Free Forum All rights reserved.

Get cheapest China Wholesale,  China Wholesale Supplier,  SilkChain 丝链to be a retailer is easy now.
LUFFY