User Name  Password
Forumi Amantin
Make a donation click here. Your support will help us remove ads and upload local images, etc.
Title: Pashko Vasa
Forumi Amantin   Letërsia shqipe
Hop to: 
Views:109     
New Topic New Poll
<<Previous ThreadNext Thread>>
Page 1 / 1    
AuthorComment
Amantin
 Author    



Rank:Diamond Member!

Score: 625
Posts: 625
Registered: 07/10/2012
Time spent: 23 hours

(Date Posted:14/10/2012 04:24)
Share to: Facebook Twitter MSN linkedin google yahoo

Pashko Vasa - Poezia O moj Shqypni, e mjera Shqypni

Poezia e Pashko Vasës Mori Shqypni, e mjera Shqypni, e ka fokusuar gjendjen faktike dhe dëshpërimin autorial për shkak të asaj gjendjeje, dhe ka dhënë një alternativë të shpejtë, revolucionare. Por, ajo që i ka munguar sensit të Pashko Vasës, ka qenë mungesa e vetëdijes për rolin e madh, të jashtëzakonshëm që do të mund të luante feja ose fetë në projektin e çlirimit kombëtar. Natyrisht, me kusht që ato të viheshin edhe në një funksion të gjithanshëm mobilizues, emancipues dhe ndërgjegjësues kombëtar.
Poezia që mbart të ndërthurur në vete për më shumë se një shekull një figurë poetike nbresëlënëse dhe një kocept ideologjik për identitetin kombëtar, të emërtuar si Shqyptaria, nuk ka si të mos jetë vazhdimisht objekt analize dhe rivlerësimi. E tillë është poezia Mori Shqypni, e mjera Shqypni (1880) e Pashko Vasës, e cila edhe pas njëqind e njezet vjetëve, me vlerën e saj qendrore ka ruajtur një fuqi komunikimi dhe identifikimi me lexuesit e vet. Më ka rënë të shoh jo pak njerëz, që nuk dinë shumë ose madje nuk dinë asgjë për autorin e poezisë Mori Shqypni, e mjera Shqypni, por sapo të përmenden vargjet e saj, janë në gjendje që së paku të shprehin një emocion, që shkaktohet nga përjetimi i idesë së saj. Përveç se është në një farë dore si një vazhdim i traditës së receptimit oral të vlerave poetike, kjo mënyrë reagimi më duket se ka të bëjë më shumë me vlerën qendrore të poezisë së Vasës, për shqyptarinë si legjitimim i identitetit kombëtar.

Një sakrificë autoriale...

Figura poetike dhe koncepti ideologjik shqyptaria, krijohen në poezinë Mori Shqypni, e mjera Shqypni, në finalizimin e një angazhimi poetik, për ringritje kombëtare, për rimarrje të vetes, për zgjim nga gjendja e mjerë:

çonju, o shqyptarë, prej gjumit çoniu,,
të gjithë si vllazen në nji besë shtrëngoniu
edhe mos shikoni kisha e xhamia,
fe e shqyptarit asht Shqyptaria.


Urdhëri autorial në dy vargjet e para është se zgjimi nga gjumi dhe lidhja në një besë vëllazërore, janë kërkesat paraprake, pa të cilat nuk është i mundshëm asnjë veprim i mëtejshëm. Ndërsa, si finalizim të rikthimit të identitet, të rimarrjes së vetes, Pashko Vasa e sheh lënien mënjanë të feve dhe krijimin e një feje të re, të emërtuar po prej tij si shqyptaria. Ky është një apel poetik dhe atdhetar, i cili buron nga një vetëdije për gjendjen katastrofike të kombit, dhe si një alternativë për të dalë nga humnera. Ndjenjat e fuqishme atdhetare në këto vargje kanë fituar përparësi të plotë ndaj ndjenjave të thella morale, edhe të vetë Pashko Vasës, të mishëruara me besimin në Zot. Është një sakrificë autoriale dhe morale e njeriut që është i angazhuar me tërë qenien për ringjalljen e kombit të vet.

Nga shënimet e shumta të Pashko Vasës dhe nga vepra e plotë e tij, nuk mund të nxirret ndonjë hipotezë për të qenit e tij si ateist. Pashko Vasa është një njeri me bindje të thella humaniste po edhe fetare. Mirëpo, angazhimi në frymën e zgjimit kombëtar, e bën që së paku në një çast të krijojë një rend të ri të vlerave shpirtërore, duke e nxjerrë kauzën e kombit, me shqyptarinë si emërtim të saj, si një ndjenjë me përparësi mbi të gjitha të tjerat. Figura e krijuar prej tij në vargjet e sipërcituara, e ka gjithë fuqinë emocionale dhe gjuhësore, për të qenë vepruese në ndërgjegjen e recepientit. Por, në nivelin e tyre si krijuese të një koncepti, vargjet bartin në vete një kundërthënie me moralin dhe me një arsenal potencial të ndjenave të njeriut shqiptar. Duke u nisur nga një gjendje aktuale politike shqiptare, Pashko Vasa nxjerrë përfundimin se kombit i duhet një ideologji revolucionare e rrënimit të lidhjeve të njeriut shqiptar me fe. Kemi të bëjmë me një bartje të fajit për gjendjen dëshpëruese, nga fusha objektive në atë subjektive. Ngushtimi i kuadrit të shkaqeve për gjendjen e mjerë të shqiptarëve në nivelin e besimeve fetare, është një ideologemë agresive poetike dhe politike.

E drejta, poeti në tërë poezinë e vet bën eksplikimin e gjendjes së të kaluarës së madhërishme në nivelin e moralit dhe të frymës luftarake, që është në kuadrin e një frymëzimi romantik:

Kur kriste pushka, si shkrepet moti,
Zogu i Shqyptarit gjithmon i zoti


Nga ana tjetër, shpalosja e gjendjes aktuale të kombit e të atdheut

bëhet me një përshkrim emotiv, por shumë racional, sa mund të shikohet si një lloj ligjërimi me shkallë të lartë të frymëzimit. Përkundër këtyre alternimeve harmonike, vjen konkluzioni pothuajse revolucionar, sipas të cilit zgjidhja është te heqja dorë nga "kisha e xhamia" dhe te përqafimi i një feje të re, që në këtë rast është e pagëzuar shqyptaria. E thamë më herët se në rastin e Pashko Vasës, nuk mund të bëhet fjalë për një shfryrje ateiste, sepse ai nuk ishte i atillë. Por, ky koncept nuk është as romantik, sepse dihet se poetët romantikë ishin mjaft të frymëzuar edhe nga vlerat fetare.

Zgjidhja do të ishte te integrimi dhe jo te përjashtimi

"Gjetja" e Pashko Vasës ka të bëjë me dilemat shqiptare të identifikimit, që nga koha e formimit të kombit e deri në ditët tona. Në rastin e shqiptarëve, për faktin se në një proces tepër të vështirë të mbijetesës dhe të formimit kombëtar, janë përqafuar tri fe të ndryshme, nuk ka qenë e mundshme që feja të luajë rolin integrues në nivel kombëtar, sikundër ka ndodhur te kombe të tjera, të cilat në procesin e formimit kombëtar, kanë arritur një unifikim edhe në planin fetar. Pra, më shumë se te roli përçarës i klerit dhe te dobësimi i kombit për shkak të konvertimeve në kombe të tjerë, në rastin shqiptar duhet të shikohet pasoja e mungesës së rolit integrues të fesë në formimin kombëtar dhe në luftën e tij të vështirë për pavarësi dhe jetë të lirë. Duke mos e inkuadruar këtë forcë shpirtërore mobilizuese në projektin e çlirimit kombëtar dhe të krijimit të shtetit kombëtar, shqiptarët kanë luftuar pa mundur ta shfrytëzojnë njërën nga armët më të fuqishme. Rastet më markante në historinë shqiptare flasin edhe për shembuju jo të pakët të mobilizimit të personaliteteve fetare në projektin nacional shqiptar, nga të tri fetë ekszistuese. Por, është fjala për angazhimin e njerëzve konkretë, të bartëse të funksioneve fetare, e jo të fesë ose të feve eksizuese si tërësi.

Poezia e Pashko Vasës Mori Shqypni, e mjera Shqypni, e ka fokusuar gjendjen faktike dhe dëshpërimin autorial për shkak të asaj gjendjeje, dhe ka dhënë një alternativë të shpejtë, revolucionare. Por, ajo që i ka munguar sensit të Pashko Vasës, ka qenë mungesa e vetëdijes për rolin e madh, të jashtëzakonshëm që do të mund të luante feja dhe fetë në projektin e çlirimit kombëtar. Natyrisht, me kusht që ato të viheshin edhe në një funksion të gjithanshëm mobilizues, emancipues dhe ndërgjegjësues kombëtar. Konkretizimi i kësaj teze do të thoshte se do të duhej të promovohej ideja dhe koncepti se kishat dhe xhamiat e shqiptarëve ishin dhe duhej të ishin objekte të frymës së shqyptarisë. Pra, integrimi i tyre në projektin kombëtar dhe jo përjashtimi ose zëvendësimi i tyre.

Poezia e vetme e Pashko Vasës, vërtet edhe pas njëqind e njëzet vjetëve na shkakton përjetime emocionale dhe estetike, sepse ka një tërësi vlerash. Një poezi e shkruar me qëllimin e qartë që të ndikojë fort në ndërgjegjen e bashkëkombasve, ( poezia është përhapur në formë letrash dhe është transmetuar edhe gojë më gojë dhe është tejshkruar nga miqtë dhe adhuruesit e Vasës), ka mjaft elemente poetike që e bëjnë më të depërtueshëm mesazhin e saj. Poezia është e shkruar në dhjetërrokësh, një varg i njohur shqiptar që në fushën e poezisë gojore ka prodhuar kryevepra të vërteta. Poashtu rima e puthur, karakteristike për poezinë gojore historike shqiptare, është një element i vargut që e bën më të komunikueshëm vargun poetik. Leksiku i aktivizuar është i arealit social dhe kulturor shqiptar, që e bën poashtu më të lehtë ngulitjen e figurave poetike të kësj poezie.

Por, poezia Mori Shqypini, e mjera Shqypni, më duket se mbetet e paharrueshme dhe aktuale e aktualizuese, para së gjithash për shkak se dilemat shpirtërore të shqiptarëve nuk janë zgjidhur as sot e kësaj dite.

O moj Shqypni e mjera Shqypni


O moj Shqypni, e mjera Shqypni
O moj Shqypni, e mjera Shqypni,
Kush te ka qite me krye n'hi?
Ti ke pas qene nje zoje e rande,
Burrat e dheut te thirrshin nane.
Ke pase shume t'mira e begati,
Me varza t'bukura e me djelm t'ri,
Gja e vend shume, ara e bashtina,
Me arme te bardha, me pushke ltina,
Me burra trima, me gra te dlira;
Ti nder gjith shoqet ke qene ma e mira.
Kur kriste pushka si me shkrep moti,
Zogu i shqyptarit gjithmone i zoti
Ke qene per lufte e n'lufte ka dekun
E dhune mbrapa kurr s'i mbetun.
Kur ka lidhe besen burri i Shqypnise,
I ka Kur ka lidhe besen burri i Shqypnise,
I ka shti dridhen gjithe Rumelise;
Nder lufta t'rrebta gjithekund ka ra,
Me faqe t'bardhe gjithmone asht da.

Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?
Po sikur lisi i rrxuem perdhe,
Shkon bota sipri, me kambe, te shklet
E nji fjale t'ambel askush s'ta flet.
Si mal me bore, si fushe me lule
Ke pas qene veshun, sot je me crule,
E s'te ka mbetun as em'n as bese;
Vet e ke prishun per faqe t'zeze.
Shqyptar', me vllazen jeni tuj u vra,
Nder nji qind ceta jeni shpernda;
Sa thone kam fe sa thone kam din;
Njeni:" jam turk", tjetri:"latin"
Do thone: " Jam grek", "shkje"-disa tjere,
Por jemi vllazen t'gjith more t'mjere!
Priftnit e hoxhet ju kane hutue,
Per me ju damun me ju vorfnue!
Vjen njeri i huej e ju rri n'voter,
Me ju turpnue me grue e moter,
E per sa pare qi do t'fitoni,
Besen e t'pareve t'gjith e harroni,
Baheni robt e njerit t'huej,
Qi nuk ka gjuhen dhe gjakun tuej.
Qani ju shpata e ju dyfeqe,
Shqiptari u zu si zog nder leqe!
Qani ju trima bashke me ne,
Se ra Shqypnia me faqe n'dhe!
E s'i ka mbetun as buke as mish,
As zjarm ne voter, as drite, as pishe;
As gjak ne faqe, as nder nder shoke,
Por asht rrexue e bamun troke!
Mblidhniu ju varza, mblidhniu ju gra,
M'ata sy t'bukur q'dini me qa,
Eni t'vajtojme Shqypnine e mjere,
Qi mbet' e shkrete pa em'n, pa nder;
Ka mbet e veje si grue pa burre,
Ka mbet si nane, qi s'pat djale kurre!
Kujt i ban zemra m'e e lan' me deke
Ket fare trimneshe, qi sot asht meke?
Kete nane te dashtun a do ta lame,
Qi njeri i huej ta shklase me kambe?
Nuk, nuk! Kete marre askush s'e do
Kete faqe t'zeze gjithkush e dro!
Para se t'hupet keshtu Shqypnia,
Me pushke n'dore le t'dese trimnia!
Coniu, shqyptare,prej gjumit coniu,
Te gjithe si vllazen n'nji bese shterngoniu,
E mos shikoni kisha e xhamia:
Feja e shqyptarit asht shqyptaria!
Qysh prej Tivarit deri n'Preveze,
Gjithkund lshon dielli vap'edhe rreze,
Asht tok' e jona, prind na e kane lane
Kush mos na e preki, se desim t'tane
Te desim si burrat qe vdiqne motit
Edhe mos marrohna perpara zotit.
usertype:1
<<Previous ThreadNext Thread>>
Page 1 / 1    
New Topic New Poll
Sign Up | Create | About Us | SiteMap | Features | Forums | Show Off | Faq | Help
Copyright © 2000-2019 Aimoo Free Forum All rights reserved.

Get cheapest China Wholesale,  China Wholesale Supplier,  SilkChain 丝链to be a retailer is easy now.
LUFFY