User Name  Password
Forumi Amantin
Make a donation click here. Your support will help us remove ads and upload local images, etc.
Title: Nasos Vajenas
Forumi Amantin   Letërsia e huaj
Hop to: 
Views:108     
New Topic New Poll
<<Previous ThreadNext Thread>>
Page 1 / 1    
AuthorComment
Amantin
 Author    



Rank:Diamond Member!

Score: 625
Posts: 625
Registered: 07/10/2012
Time spent: 23 hours

(Date Posted:19/10/2012 15:14)
Share to: Facebook Twitter MSN linkedin google yahoo

Nasos Vajenas


Nasos Vajenas u lind më 1945, në Drama të Greqisë. Ka botuar për herë të parë më 1974 me përmbledhjen poetike “Fusha e Marsit”, të cilën e pasuan “Biografia”, 1978; “Gjunjët e Roksanës”, 1981; “Udhëtimet e një joudhëtari”, 1986; “Rënia e një njeriu që fluturon”, 1989; “Ode barbare”, 1992; “Rënia e një njeriu që fluturon 2” 1997; “Ballada të errëta dhe poezi të tjera, 2001; “Stefani”, 2004; (Çmimi kombëtar për poezinë) Ka botuar edhe shumë libra në prozë. Është autor esesh të rëndësishme të teorisë letrare dhe përkthimeve “Teshat e Deas”, 1988; “Poezi dhe përkthim”, 1989 dhe i studimeve mbi autorët më të rëndësishëm të letërsisë greke bashkëkohore (mes të cilave kujtojmë “Poeti dhe valltari, 1979, mbi poezinë e Seferit). Është përkthyer në shumë gjuhë të huaja.


Përktheu Faslli Haliti


GJENEZAT

Në fillim ishte fillimi:
me pak hezitim doli prej hiçit
nga një mbulesë errësire pa kohë,
njollosur me të kuqe,
si për shembull peizazhet e Edipit.

Dhe pastaj Sfinksi, me krahët e mbuluar
me diamante – ende më parë se ujërat
të rridhnin jashtë me furi –
gjithçka qё mbetej
e përgatiste me zell, ai.

SHKËLQENTE MOLLA

Shkëlqente molla. Fytyra e Evës
prej çdo lloji skepticizmi dukej e mohuar.
Mollën që e joshi me pamjen e saj,
pa pikë turpi e kafshoi
dhe farat pёshtyu pastaj.

Me ankth i mblodhi Adami duke u përkulur,
me gishtat të dridhshëm, të shkathët:
aroma e gjetheve përhapet nё erё
ndalen lirat, kopshti zhvishet,
mbyllen portat me poterё.

Gjarpri buzëqesh
Duke i regjistruar lëvizjet kudo qetёsisht,
i palëvizshëm, kulaç në trung i mbledhur,
ndërsa dallgë të shkumëzuara të asgjësë
në kaos ishin duke u derdhur

PËR SUBLIMEN

Që prej njëqind vitesh vёshtrimi është një përrallë.
Gjithçka shihet e mbështjellë në re të tjera, të kuqe,
rozë, violetë ( është e mjaftueshme, s’do mend
të mos i marrësh për zambakë apo dredhëza,
si ai që është fare pak inteligjent ).

Pak më lart nisin errësirat
që Kimera i derdh pa kursim,
ndërsa shqiponja bren brinjёn e butë fill,
dhe dikush kujtohet për pështjellimin
midis asaj që është e përjetshme e më pak e tillë.

Më josh sublimja, më nxit lartësia,
ku asgjë s’është absurde nga natyra,
gati si të ish zhdukur në puhi
shkrepi i hirtё, ku trishtimi
kundërmon si mollë e papjekur tani.

BALADA E TË DASHURIT TË PASIGURT

Të shkruash emrin tënd mbi xhamat e veshur,
të presësh në stacionet ku ke pritur me orë të tëra,
s’japin as dhimbje as gёzim kёto gjёra.

Tingull i kaltër, atavik, ermim shumë i fortë,
zëri yt xixëllon si lot engjёlli.
Por dashuria ime është dashuri Otellosh sot.

Dhe kur më nxit dhe kur më vë në gjumë,
rrëqethem dhe madje shoh njё Jago.
I them vetes: lidhi jambet me spango.

Poezitë janë lule tepër të brishta,
të ushqyera nga trishtimi që përkon.
Dhe nёse zemёrimi grumbullohet, i copëton.

MONOLOG I BRENDSHËM
I STEFAN MARXOKOSIT


Gjithë natën unë pi birrë të artё.
Më mbështjell një errësirë violetë, e tёrbuar
Mbi mur është shkruar: “Fat”.
Dashuria ime s’ishte e paktë ose e shuar.
po të isha plot romantizëm-
qё tё tё doja, do tё ish paralogjizëm.

Nga ana tjetër hëna më frenon
(atë “frymëzim të argjendtë të heshtjes”).
Më shkurajon disku i saj aq i plotë.
Më matet dhe zbulohet papërsosmёria.
Në mesnatë, në agim, pa pushim,
mbyt një tjetër prej ndjenjave të mia.

Zbardh dita dhe më gjen të mbytur
në një det gabimesh midis më tё marrёve.
Dhe mëllagat, akaciet dhe krizantemat
kanë hyrë në mbretërinë e së shkuarës.
Nuk ka më aromë kopshti im,
Por vetëm barishte të zeza ose gri - tym.

Dhe mbrëmja bie lehtë pёrsёri
me një ritëm të padëgjuar, pa kohë.
Ja breshër, mjegull, borë dhe shi
për të korruptuar qiellin me argjend.
U krodha në kaltërsinë e syve të tu:
stuhitë e mia do të shpërthejnë nё vend.

BALADË E ERRËT

Edhe nëse të pafundmë e kam durimin
edhe toleranca ime është e pafundme sigurisht,
më ka mërzitur morali i lirë;
brunet me gjinj artificialë, biondet,
autot e të pasurve pa çati,
stimujt, mallrat, okazionet.

Më trishtojnë mendimet e larta dhe bajate
të atij që peshkon folje të vijetruara,
dhe fisnikëria e turbullt
që pështjellon gjithçka ndryshe mirёfilli
dhe shkon përtej faktesh elementare që (logjikisht)
dallojnë prushin nga thëngjilli.

Kam neveri pёr atё që kthehet shёndoshё e mirё
dhe e shndritshme, jo vetëm tё hapit tё parë
të bukurisë së ngjyrosur që s’e merr.
I kam zili heronjtë e legjendёs.
E dinë që do të vdesin dhe këmbëngulin,
viktima të jashtëzakonshme të ekzistencës.

Shpirti im, shkunde gjumin nga sytё,
hidhi tutje rrobat e Narcisit.
Çohu nga fundi i kolltukut tënd,
drejtohu në syrin e njё cikloni tё pritur:
brenda në zemër të errësirës, pafundësia
të pret si çmim, i shndritshëm, i venitur.

BALADA E NJË NËNTORI

Ndonëse, padyshim është i trishtuar
fundi i një dashurie,
megjithatë është përherë edhe një çlirim:
së bashku me trishtimin që të jep, besoj
shoqërohet me bindjen e patundur
që në fund të fundit s’do të të mungojë.

Diçka e veçantë ekziston pёrherё
që pilulën e praron:
ndonjë varg nën dritën hënore,
shija e kripës, njё varkё.
Dhe me pak fat,
gjen diçka edhe më tё veçantё:

dy gjunjë të hollë dhe të rreshkur,
një zë që djeg
dhe një gji që lejon të kafshohet.
Ç’është dashuria në esencë?
Një ëmbëlsirë që normalisht
përgatitet me të njëjtёt ingredientë.

DHIMBJET E TË RIUT GETE

Ndërsa vrapoja pas një komete
u pengova dhe hunda filloi të më rridhte gjak.
Por duke ngjitur Olimpin, qëllimi im,
harrova të notoj ndёrkaq.

Pra, s’paguaj ca gjëra njerëzore,
u ktheva me kambana gjëmuese.
Dhe i zhytur i tëri në mendime romantike
humba dalëngadalë gjërat e rëndësishme.

Tani jam këtu që të prek me gishta
boshin, mes të boshit të shkretirës sime, kumit.
Duke parë veten në pasqyrë, shoh Vertherin
(jetim, u zbardh prej plagës së fundit)

BALADË E NJË STINE TË PAKRYER

Flakët mund të djegin violinën,
por nuk prekin ngjyrën dhe gjysmëngjyrën.
Duke të menduar ty, ndihem i çuditur,
si herën e parë ( një mëngjes të turbullt )
kur në fakultet të pashë nga afër.

Ti vishje një fustan ngjyrë vaji
dhe vëthë violetë ametisti.
M’u duk sikur të kisha parë kaherё
nën një degë plot burbuqe,
mbase mes algave në një humnerё ?

Ishe një portret, pikturuar nga një Flaming,
me një Rrugë të Shenjtë në sfond,
dhe jo në plan të parë dhe në borde shatërvanët varg,
(këtu fjalët shtrëngohen një nga një;
hyjnor – dhe një zë shqiponjash larg...).

Ike, siç ikin dallëndyshet
që të çiftohen në kontinente të tjera.
Tani në mes të oqeanit të thellë tё mundin,
jo me trup porse me mend
përpiqem më kot të prek fundin.

EPILOG

Dhe pa tjetër ka gjithmonë një akt të fundit,
një fakt ekstrem, një gjest përfundimtar
dhe mëson dialektikën menjëherë.
Në shpirt ka prush të lagësht,
që si duket, s’do të flakërojë asnjёherё.

Dhe pastaj ka fjalë ekstreme
-por jo thënie të tё pavdekshmëve, tё Mëdhenj:
fraza të zakonshme, pohime, skena,
si ”më jep një cigare” kёtu,
” do të tё josh ” , ”po kaloja dhe u ngjita,”
”hajt, shtrëngoi dhëmbët”, ”s’më pëlqen kështu”.

Përgatiti për botim Hiqmet Meçaj
(Botuar në “Gazeta e Athinës”, dhjetor 2009)
usertype:1
<<Previous ThreadNext Thread>>
Page 1 / 1    
New Topic New Poll
Sign Up | Create | About Us | SiteMap | Features | Forums | Show Off | Faq | Help
Copyright © 2000-2019 Aimoo Free Forum All rights reserved.

Get cheapest China Wholesale,  China Wholesale Supplier,  SilkChain 丝链to be a retailer is easy now.
LUFFY
LUFFY