User Name  Password
Forumi Amantin
Make a donation click here. Your support will help us remove ads and upload local images, etc.
Title: Li Bo
Forumi Amantin   Letërsia e huaj
Hop to: 
Views:82     
New Topic New Poll
<<Previous ThreadNext Thread>>
Page 1 / 1    
AuthorComment
Amantin
 Author    



Rank:Diamond Member!

Score: 625
Posts: 625
Registered: 07/10/2012
Time spent: 23 hours

(Date Posted:19/10/2012 15:11)
Share to: Facebook Twitter MSN linkedin google yahoo

Li Bo
(701-762)


Li Bo, ka qenë poeti kinez, i konsideruar më i Madhi i dinastisë Tang dhe i gjithë letërsisë kineze (së bashku me Du Fu).


Përktheu Faslli Haliti


MENDIME NATE

Përballë shtratit tim,
ndriçon hëna
si reflekse bryme.
Çoj shikimin te hëna e shndritshme,
Pastaj ul kokën: toka ime është larg.

DY DALLËNDYSHE


Dy dallëndyshe të ndara,
dy dallëndyshe
fluturojnë të bashkuara si për zili
të njerëzve
Një çift e kishte folenë e tij
mbi kullën e Pavijonit me Xhevahir
Gjatë i shkoje së bashkë mbi dritaren prej ari
me perde mëndafshi.
Zjarri dogji trarët
prej kedri.
Në pallatin e mbretit Wu u strehuan
Edhe pallatin e Wus e përpiu zjarri
Prishi folenë dhe asgjë
s’u kursyer
E rraskapitur nga dhimbja vetëm njëra
gjeti shpëtim
Qan tani femra shokun e saj
të vdekur
Kurrë s’do të kthehet më çift
në fluturim
Në zemrën time u hap
një plagë.

KORBAT QË TROKASIN NË MBRËMJE

Retë e arta lagin muret e larta,
Korbat e zeza krakëllijnë fluturimthi mbi foletë,
Foletë ku do t’u duhej të pushonin:
E trishtuar dhe e vetmuar gruaja e re ofshan.
Duart e braktisin gjergjefin,
Sytë shikojnë tendën e kaltër të qiellit.
Tendë që duket se e ndan nga bota
Si mjegulla që mbulon lumin.
Është vetëm: dhëndri udhëton në toka të largëta;
E vetmuar ajo çdo mbrëmje ajo në dhomën e saj.
I shtrëngon zemrën ajo vetmi,
Dhe lotët e saj si shi i imët-bien
mbi tokë.

DËSHIRA IME

Lumi i Verdhë vrapon në Oqeanin e Lindjes,
Dielli zbret drejt detit të Perëndimit.
Si koha uji vrapon përgjithmonë,
S’e ndalin kurrë vrapin e tij.
Me rininë zhduket pranvera,
Vjeshta arrin me flokët e mi të bardhë.
Jeta njerëzore është më e shkurtër se një pishe.
Ç’mrekulli atëherë -
Nëse ikën, bukuria, ikën dhe forca?
Pse s’mund të vë një Dragua Qiellor
Që thith esencë hëne dhe dielli
E të bëhem i pavdekshëm?

MANJOLIA

Në gjumë pema e manjolias
hap duart e bardha.
Pushon në rrezen hënore
shkëlqimi i luleve.
Lapurakët vërsulen të heshtur
midis degëve blu.


Poezi nga Li Bo
(701-762)



Përktheu: Ismail Kadare



PI I VETËM NË HËNË


Mes lulesh sonte veç e mbusha
Një kupë në qetësi
Po pi un' verë në këtë natë
E pranë s’kam njeri.

Athere hënën seç e ftova
Që bridhte lart në re
Dhe hijen time seç e ftova
Dhe ja, u bëmë tre.

Po vallë hëna a di të pijë
Mendova në atë breg
Dhe hija ime a di të pijë
Megjithse pas më ndjek?

Dhe hije e hënë ngatërrova
pa nisa që të pi
Ta zgjas gostinë isha gati
Deri në përjetësi

Un' ia marr këngës dhe në qiell
Lëviz hëna përtej
Un nis kërcej dhe hija ime
Ja nis që të kërcejë.

Dhe çakërrqejf u bëmë të tre,
U dehëm për qamet
Dhe si dëfryem ikëm ne
Sikush në rrugë të vet

Dhe prapë siç duket në vetmi,
Do pi në këtë jetë
Gjersa të pjek atë që n'yjet
Iku, më la përjetë.
usertype:1
<<Previous ThreadNext Thread>>
Page 1 / 1    
New Topic New Poll
Sign Up | Create | About Us | SiteMap | Features | Forums | Show Off | Faq | Help
Copyright © 2000-2019 Aimoo Free Forum All rights reserved.

Get cheapest China Wholesale,  China Wholesale Supplier,  SilkChain 丝链to be a retailer is easy now.
LUFFY
LUFFY