User Name  Password
Forumi Amantin
Make a donation click here. Your support will help us remove ads and upload local images, etc.
Title: Hiqmet Meçaj
Forumi Amantin   Letërsia shqipe
Hop to: 
Views:836     
New Topic New Poll
<<Previous ThreadNext Thread>>
Page 1 / 1    
AuthorComment
Amantin
 Author    



Rank:Diamond Member!

Score: 625
Posts: 625
Registered: 07/10/2012
Time spent: 23 hours

(Date Posted:13/10/2012 00:31)
Share to: Facebook Twitter MSN linkedin google yahoo

 
Hiqmet Meçaj


1944 Lind në qytetin e Ballshit, më 2 Maj, (varianti zyrtar 15 Maj) nga prindër me origjinë nga fshati Kallarat i Vlorës. Babai i tij, Hasani, qe larguar nga fshati që më 1917. Më 1919 bën shkollë xhandërmarie. Më 1920 e gjithë shkolla, me instruktor patriotin Shaqo Derri, marrin pjesë në Luftën e Njëzetës. Është pjesëmarrës i Revolucionit të Qershorit, Kryengritjes së Fierit dhe rezistencës antiitaliane të 7 prillit 1939. Kishte mbaruar Akademi Ushtarake në Itali, Firence dhe Romë. Ka shërbyer si postëkomandant xhandarmërie në shumë skaje të vendit dhe së fundi në Ballsh. Në fillim të vitit 1944 duhej të çonte te gjermanët më se gjashtëdhjetë fshatarë, të dyshuar për pjesëmarrje në forcat territoriale partizane, të cilët do t’i pushkatonin. Hasani, bashkë me kolegë të tij shoqërues, vendosën të largohen në mal me të arrestuarit.

1947 Xhaxhai, Skënderi, partizan i orëve të para, luftëtar deri në Jugosllavi, arrestohet papritur dhe dënohet me vdekje. I zbutet dënimi me 101 vjet. Babai, që ndodhej në Fier bashkë me familjen, largohet për në Vlorë dhe strehohet te një nga shtëpitë e Osman Haxhiut, Komandant i Luftës së Vlorës.

1948 Blen shtëpi të rrënuar të pashallarëve të Vlorës në rrëzë të kodrës së Budakut. Aty është rritur edhe poeti vlonjat Nexhat Hakiu.

1951 Pas hedhjes së bombave në Ambasadën Sovjetike, babai pushohet nga puna. Shkon për pak kohë në fshat bashkë me babanë, i cili filloi të bëjë qymyr për ta shitur. Fshati i hapi një botë tjetër.

1952 Me urdhër të drejtorit të shkollës, ngarkon në karro me një bashkënxës libra të vjetër të sekuestruar. Karrocieri u vë zjarrin te fusha e aeroplanit. Pas qortimit të babait, që nga ajo kohë, fillon të lexojë me etje libra dhe t’i dojë si gjë e çmuar.

1952 Shikon për herë të parë njerëz të vdekur. Ishin tre djem të rinj që i tërhoqën zvarrë pas një karroje dhe i përplasën te Sheshi i Flamurit. Qe një pamje që do ta shqetësojë për tërë jetën.

1956 I plas një granatë e vjetër lufte dhe i copëton duar dhe këmbët. Mjeku kirurg e çon në sallë që t’ia presë. Ngul këmbë nëna, Memja: “Më mirë të vdesë se sa të mbetet cung”. Gjymtyrët i ngjiten përsëri me mjekime popullore të një plaku çam. Që atëherë i shikon këmbët si diçka e shenjtë dhe do t’i përdorë gjithnjë edhe për udhëtime të gjata.

1960 Arrestohet papritur babai, në moshën 57-vjeçare, për “gojë të lëshuar dhe pakujdesi në detyrë”.

1961 Për të ndihmuar në gjendjen e mjeruar ekonomike, hyn në verë në punë sezonale në Kombinatin e Konservave. Sëmuret rëndë dhe shpëton mrekullisht nga vdekja. Kalon një vit në Sanatoriumin e Vlorës, ku u përkujdes mjeku zemërflori me origjinë greke, Vlash Çili. Ai vit është vendimtar për lidhjen e tij me letërsinë. Ndikoi sidomos njohja me Lasgush Poradecin dhe piktorin Fatos Nivica, xhaxhanë e këngëtares Ema Qazimi.

1963 Dashurohet marrëzisht me Anën, Noçen e mrekullueshme, dhe përjeton dashurinë e tij të madhe të jetës.

1963 Mbaron shkëlqyeshëm gjimnazin dhe i del e drejta e studimit për në Fakultetin Histori-Filologji, dega gjuhë-letërsi shqipe. Njihet me Xhevahir Spahiun te lista e lajmërimeve e shpallur te ish arka e kursimeve. Fillon që aty një miqësi e madhe vëllazërore që do të zgjasë gjithë jetën. E mban ekonomikisht vëllai, Gafuri, për të cilin është krenar dhe uron që të gjithë të kenë një vëlla të tillë.

1963 Në auditor gjeti ata që do të bëheshin ndër emrat e njohur të letrave shqipe. Janë mbi tridhjetë shkrimtarë, studiues dhe gazetarë, (disa ndër më të shquarit e letrave shqipe), që nga poetët e shkrimtarët: Koçi Petriti, Xhevahir Spahiu, Ndoc Papleka, Faik Ballanca, Koço Kosta, Nasi Lera, Gaqo Bushaka, Halil Laze, Pandeli Koçi, kosovarët Adem Istrefi, Sulejman Krasniqi, Ymer Lugalliu, minoritari grek Foto Qiriazati; gjer te gazetarë e studiues si Spiro Dede, Seit Mansaku, Ilia Lëngu, Shaban Murati, Niko Dako, Fisnik Sina, Thoma Qëndro, Agim Korbi, përkthyesi nga gjermanishtja Aristidh Ristani, apo Kozeta Mamaqi, Tatjana Buda (Haxhimihali), Sami Çabej, Vera Lohja (Ibrahimi), Hilmi Picoka, etj.... Pedagogët e kohës ishin ndër më të shquarit. Mori leksione nga Eqerem Çabej, Selman Riza, Mahir Domi, Shaban Demiri, Jakov Xoxa, Myzafer Xhaxhiu, Mark Gurakuqi, Alfred Uçi, Fatos Arapi, Nexhip Gami, Androkli Kostallari, Koço Bihiku, Zihni Sako, Jani Thomai, Anastas Dodi, Ziaudin Kodra, Stefan Prifti, Henrik Lacaj, Nonda Bulka, Petro Lalaj, etj.

1963 Në Tetor boton për herë të parë poezi në revistën “Nëntori” së bashku me Dalan Luzajn, djalin e profesorit të arratisur, Isuf Luzaj dhe Xhevahir Spahiun. Boton edhe te “Zëri i Rinisë”.

1964 Pas botimeve të atij viti bëhet emër i njohur dhe pranohet në Lidhjen e Shkrimtarëve të Shqipërisë. E thërret vetë kryetari i atëhershëm, eruditi i respektuar Dhimitër Shuteriqi.

1965 Ndërmerr një udhëtim në këmbë, duke u nisur nga malësia e Tiranës, ajo e Krujës, e Matit e deri në malin Munellës të Pukës, prej nga shikon pothuaj gjithë Shqipërinë.

1966 Fiton çmimin e parë në një konkurs mbarëuniversitar me temë për Mjedën.

1967 Mbaron studimet me sukses, boton edhe librin e parë me poezi, kritika e rendit në poetët më të mirë të vendit. Për emërimin e tij shprehet Fatos Arapi në librin me kujtime, se si u interesuan sëbashku me studiuesin Dalan Shapllo, që të emërohej në gazetën e Lidhjes së Shkrimtarëve, “Drita”, gjë që u pengua nga biografia, babai i tij kishte dalë nga burgu një vit para se ai të nisej student. Kurse xhaxhai kishte qenë i dënuar me vdekje. Në këtë pengim mori pjesë edhe shkrimtari Shevqet Musarai. U emërua në fshatin Rexhepaj të Vlorës. Shefi i Seksionit të Arsimit nuk ia jep shkresën e emërimit në dorë, as e uron, por ia hedh përdhe. Drejtuesit e fshatit e stigmatizojnë përditë: “Ç’ke bërë more ditëzi, që të kanë internuar këtu mes baltrave, ndërsa vjershat t’i këndojnë gjithnjë në radio”... Udhëton përditë në këmbë duke përshkuar dy herë nga 35 kilometra, pasi në fshat nuk kishte strehim.

1968 Përfshihet në “Antologji për Skënderbeun”.

1969 Fillon punë në Shtëpinë e Kulturës, Vlorë, gjithnjë me emërim në fshat.

1970 Përfshihet në Antologjinë “Vargje të zgjedhura”, me poetët më të mirë të kohës. Antologjia botohet në disa gjuhë.

1970 Përfshihet në “Antologji e letërsisë për shkollat e mesme”, tekst mësimor.

1971 Martohet me Noçen, duke kurorëzuar dashurinë e tij shumëvjeçare.

1971 Lindet fëmija e parë, Dasantila, që ua zbukuron jetën. Fiton Çmimin e Dytë në Konkursin Kombëtar me librin “Tregime për fëmijë”.

1973 Shoku i kursit universitar, mik i tij dhe redaktor në SH B Naim Frashëri, Pandeli Koçi, e paralajmëron për stuhinë e egër që do të shfryjë mbi letërsinë dhe artet. Tërheq tre libra të gatshëm për botim: romanin “Shpërthimi”, vëllimin poetik “Vazhdimësi” dhe tregimet për fëmijë. Të tre librat i asgjëson.

1974 Në mbledhje të posaçme, organizuar nga partia në rreth dhe disa kolegë shkrimtarë mediokër, kritikohet ashpër duke e cilësuar poet hermetik, shkrimtar borgjezo-revizionist. Dritëro Agolli, atëherë kryetar, ndërhyn duke e mbrojtur. Shpëton me vërejtje të ashpër paralajmëruese.

1975 Lind djali, Andi, me të cilin në të ardhmen do të bëhet shok dhe koleg në letërsi.

1976 Kritikohet përsëri ashpër për dramën “Vite të vështira”, duke u lakuar deri për arrestim.

1977 Hyn në mënyrë të paligjshme në një kabinë plazhi, pasi me familjen e tij prej katër vetësh jeton në një kthinë të vogël pa ujë e pa banjë. Policia vjen shpesh herë ta nxjerrë jashtë. E ndihmon Sekretari i Partisë, Viron Kona, njeri i shkëlqyer, i cili i qëndron afër si një vëlla i vogël.

1978 Shkruan dhe vë në skenën e Vlorës dramën “Shqipet e Stërrallëzës”. E shikon shfaqjen ish drejtori i Televizionit, Marash Hajati, i cili e quan të gabuar dhe shumë të rrezikshme. Dramën e kërkon anëtari i Byrosë Politike të PPSH, Manush Myftiu. Pas tre muajsh në ankthin e persekutimit, vjen një përgjigje e papërcaktuar: “Drama të hiqet nga repertori”. Përsëri merr paralajmërim të rëndë.

1983 Sëbashku me muzikantin Haxhi Dalipi dhe regjisorin Besnik Aliaj u bien kryq e tërthor fshatrave të Vlorës dhe krijojnë grupin përfaqësues për Festivalin Folklorik të Gjirokastrës, duke sjellë në dritë kryeveprat folklorike të njohura sot nga të gjithë. Këtë gjë bënë edhe në vitin 1988. Boton vëllimin poetik “Tokë e pagjumë” i cili vlerësohet me çmimin kombëtar “Libri më i mirë poetik i Vitit” Dekorohet me Urdhërin Naim Frashëri”.

1984 Në diskutimin e bërë në Vlorë për librin e vlerësuar, në vend të fjalëve të mira, kritikohet nga kolegët dhe kuadro të partisë: përse ky libër doli gjashtëmbëdhjetë vjet pas të parit?

1990 Jeton nga afër demonstratat e studentëve. Është dhjetë ditë pranë Dasantilës studente dhe nipave, Benit e Enielit. Përjeton nga afër përpjekjet dhe sakrificat e studentëve për kalimin e Shqipërisë në shtet kapitalist demokratik.

1991 I vëllai, Gafuri, zgjidhet deputet dhe i siguron një vizë për në Greqi. Udhëton për pak ditë sëbashku me Andin. Pikëllohet shumë kur shikon se sa të varfër e ka lënë komunizmi vendin e tij.

1992 Sëbashku me poetin çam Xhemil Lato del në treg në rrugë, sepse me pagën e vogël nuk mund të përballojë mbajtjen e vajzës studente dhe të djalit në liceun artistik të pikturës. Këtë punë e kryen deri më 1994, kur fëmijët mbarojnë shkollën.

1994 Në korrik të këtij vit, sëbashku me dy fëmijët kalon ilegalisht kufirin e Greqisë. Ana ka shkuar gjashtë muaj më parë dhe ka zënë punë në Kallamatë. Më pas shkojnë në Piré e më vonë vendosen në P. Faliro, ku banojnë edhe sot.

1996 Noçja operohet papritur duke hequr njërin gjoks. Fillon një periudhë e gjatë ankthi, kur merr vesh se gruaja e mrekullueshme një ditë do të largohet prej tij dhe fëmijëve.

1997 Në këtë vit të trazirave të mëdha i dëmtohet shtëpia në Vlorë, i asgjësohet biblioteka shumë e pasur, si edhe pothuaj të gjitha dorëshkrimet e deriatëhershme, si dhe arkivi dokumentar për botimet që kishte bërë dhe vlerësimet për letërsinë e tij.

1999 Bëhet nismëtar i “Klubit Drita”. Me kërkesë të Nase Janit, i panjohur atëherë, takohen. Gjatë takimit i propozon Nases të krijojnë shoqatën e shkrimtarëve “Klubi Drita”, gjë që realizohet dhe Nasja edhe sot vazhdon të jetë kryetar. Ky takim është i filmuar nga Andi, i cili atë ditë e kishte kamerën rastësisht me vete, pasi do të xhironte në kopshtin botanik të Athinës. Me ndihmën e çmuar të TOENA-s botojnë dy antologji, prozë dhe poezi më 2001.

2004 Fillon të mbajë një faqe letrare te “Gazeta e Athinës”, ku boton letërsi nga Shqipëri, Kosova, diaspora, si dhe nga e gjithë bota.

2004 Njihet me Akademikun erudit Kopi Kyçyku dhe të birin, shkrimtarin e shkëlqyer Dr. Ardian-Christian Kyçyku. Boton rregullisht në revistën e tyre europiane HAEMUS. Boton rregullisht edhe në shtypin e Shqipërisë, si dhe në Kosovë e diasporë.

2005 Pas nëntë vjet përpjekjesh e mjekimesh, më në fund Noçja dorëzohet më 29 Maj. Ikën përgjithnjë ajo që edhe disa muaj para se të mbyllte sytë e lodhur, nuk e la punën, shakatë dhe optimizmin për jetën. As ai, as edhe vajza nuk kishin leje për të udhëtuar. E çojnë në Vlorë sëbashku me Andin, ku i bënë nderet e fundit. E ndihmon për t’u kthyer në Greqi Bashkim Zeneli, ambasador dhe Andi Mahilaj, konsull. U është mirënjohës për tërë jetën.

2008 Bën gati librin me përzgjedhje poetike të 45 viteve krijimtari, romanin “Kukullat e pyllit”, si dhe një përzgjedhje me poezi nga poeti grek Sakturi, përkthyer nga Andi dhe ai. Ndërkohë, që pas vitit 2000 ka botuar disa libra e antologji letrare.

2010 Bashkë me të birin Andin vendosen përfundimisht në atdhe, Vlorë, pas një periudhe të gjatë (16 vjeçare) në Greqi.


KRIJIMTARIA E HIQMET MEÇAJT



Poezi:


NISJA- 1967

DITË PRANVERE- (Poezi për fëmijë)- 1969

TOKË E PAGJUMË- 1983

TE JU TROKAS- 1988

VETVRASJA E QIRINJVE- 2000

KUJTESË E SHPIKUR- 2003 (Botim personal në pak kopje)

KUJTESË E SHPIKUR, poezi të zgjedhura - Toena, 2009


Është i përfshirë në antologjitë poetike:


ANTOLOGJI PËR SKËNDERBEUN- 1968

VARGJE TË ZGJEDHURA ( në disa gjuhë të huaja)- 1970

ANTOLOGJI E SHKOLLAVE TË MESME- 1970

PORTAT E HARRESËS- antologji e poetëve nga Shqipëria që ndodhen në Greqi)- 2001

QIEJT E SHPIRTIT (antologji e poetëve nga Shqipëria që ndodhen në Greqi)- 2006

ANTOLOGJI E POETËVE TË VLORËS (shqip dhe italisht)- 2004

SHTËPIA E DIELLIT DHE E DETIT...(antologji poetike për Vlorën)- 2007

SINUCIDEREA LUMÂNÃRILOR (VETVRASJA E QIRINJVE), antologji autori, zgjodhi, përktheu dhe botoi në rumanisht Kopi Kyçyku- 2008


Prozë:


KUKULLAT E PYLLIT- roman (botim personal)- 2003

PËR ASKUND- tregime (botim personal)- 2003

ÇIKPAKU- roman për fëmijë (botim personal)- 2003

KUKULLAT E PYLLIT - roman *botimet Toena, 2009)

ÇIKPAKU - roman për fëmijë (botimet Extra, 2007)

ÇIKPAKU - roman për fëmijë (botimet Mësonjëtorja, 2009)

"ZINXHIRI I ANKTHEVE" libër intervistë, bashkautor me Akademikun KOPI KYÇYKU si intervistues- 2006, 2008


Është i përfshirë në antologjitë e prozës:


FRUMUCETEA CARE UCIDE (BUKURIA QE VRET)-Bukuresht, 2006, me bashkautorë: Faik Konica, Ernest Koliqi, Mitrush Kuteli, Lasgush Poradeci, Migjeni, Martin Camaj, Anton Pashku, përkthyer dhe botuar në rumanisht nga Kopi Kyçyku.

SHTËPIA MBI RROTA, 2001 (antologji në prozë e shkrimtarëve nga Shqipëria që ndodhen në Greqi) MASKA E DITËS", (antologji në prozë e shkrimtarëve nga Shqipëria që ndodhen në Greqi), 2006

TREGIME TË ZGJEDHURA TË AUTORËVE VLONJATË- 2006 Është bashkëformulues i antologjive

SHTËPIA MBI RROTA dhe PORTAT E HARRËS, si dhe redaktor i antologjive QIEJT E SHPIRTIT dhe MASKA E DITËS.

Ka botuar dhe boton rregullisht në shtypin shqip në Shqipëri, Kosovë dhe diasporë. Boton rregullisht në revistën HAEMUS të Kopi e Ardian-Christian Kyçykut në Rumani. Prej dhjetorit të 2004-ës - deri më shkurt të 2009-tës mbajtën bashkë me të birin, Andin, një faqe te “Gazeta e Athinës”, ku u botua letërsi nga Shqipëria, Kosova, diaspora dhe Bota.


KUKULLAT E PYLLIT
(e-book, i plotë - roman)






KAPITULLI I PARË



1

Kur hyri Admeti në zyrën e shefit, ishte mesditë. Shefin nuk e njihte më parë, ndaj u çudit nga trupi i tij i paktë dhe buzët tepër të holla.
-Nuk kam shumë kohë, - shpejtoi të thoshte ai, pa i thënë “ulu” e pa i dhënë dorën.
-Ju kemi emëruar në Kajat, është zonë e mirë, pak si larg...
Admeti për herë të parë e dëgjonte këtë emër fshati. Emërimi iu duk i çuditshëm, ngaqë mendonte se do ta caktonin në qytet, në njerën nga shkollat e mesme, jo vetëm se në diplomë nuk mungonte mesatarja e lartë, por edhe nga libri i tij i botuar e i pritur mirë dhe se në xhep mbante librezën e Lidhjes së Shkrimtarëve, gjë e rrallë për një të ri të moshës së tij.
-Me kaq mbaruam, - tha shefi me indiferentizëm, që atij iu duk tepër i shtirur e aspak miqësor, - nisu sa më shpejt, të mos humbasin fëmijët mësimet.
Pasi e vështroi të porsaemëruarin shkarazi, shtoi si rastësisht “kalo pak nga zyra e kuadrit, më duket ke lënë diçka pa shënuar”.
-Çfarë ? - pyeti Admeti .
-Hollësitë i dinë ata ...
Doli nga zyra ftohtë. Diçka e beftë e kishte goditur, e kishte lodhur. Entusiazmi, gjallëria, gëzimi i emërimit i ëndërruar prej kohësh, u tulatën diku thellë me një peshë të rëndë, që ia kërrusën trupin. Zbriti shkallët e ndërtesës hijerëndë duke zvarritur këmbët.
-E, ku ? – e pyeti një zë i njohur.
Ishte Afrimi me të cilin kishin studiuar bashkë për njëmbëdhjetë vjet.
-Në Kajat, - po nuk e di nga bie.
-Aq larg ? – u habit ai, - po ti je shkrimtar, do të vesh?
-Nuk dua ta filloj punën duke trokitur dyerve, - tha Admeti, që nuk donte të shtonte se nëpër ato dyer ishin po ata që e kishin emëruar. Ata nuk do të bënin asgjë më tepër veç moralit, “se shteti harxhoi aq e kaq që të nxorri ty me shkollë dhe ti e ke për detyrë të shërbesh e t’ia shpërblesh”.
-Do hash dynjanë, - tha Afrimi, - për mua u gjend një vrimë në qytet.
-Urime, - pëshpëriti dhe vazhdoi rrugën nëpër diellin e nxehtë të fundgushtit. Nuk shihte asgjë, veç hapave të tij të lodhur e të rënduar nga fyerja. Ishte një fyerje e rëndë, që ai si shkrimtar po e quante me një term tepër pompoz “fyerje shtetërore”, prandaj qe tepër e rëndë, sidomos për një si ai, të sapoemëruar, diku në humbëtirë. Nuk mendonte gjë tjetër, veç të arrinte sa më shpejt në shtëpi e të bëhej gati për udhë. Prindët e kishin mbajtur katër vjet në shkollë, duke u ngushtuar së tepërmi dhe ai e ndjente për detyrë ta gëlltiste “fyerjen shtetërore”, sado e rëndë të ishte, për hir të pagës që do të merrte. Duhej të takonte edhe Ladinën, të përballonte rënkimet e saj për atë emërim të papritur. Ajo që tani kishte filluar të mburrej se djali i saj, domethënë ai me të cilin do të martohej, do të jepte mësim në gjimnaz, mu në zemër të qytetit, do të zinte miq me peshë e jeta diçka do të sillte.
Ndjeu për herë të parë se jeta ishte çuditshme. Ajo kishte ngritur krejt papritur para tij disa enigma që as i kishte ëndërruar ndonjëherë. “E papritura”, mendoi ai, “mos vallë kjo është jeta dhe jemi të pambrojtur prej saj”?


2

Ladina e priste me ankth. Nuk ishin të fejuar, por qenë më tepër se të dashuruar. I lidhte një rrugë e ngushtë, fëmijëria, shkolla, më pas kishte ardhur ai, prilli, që ringjall stinët e vdekura. Ishte një prill i pazakontë që hodhi borë edhe në qytetin e tyre bregdetar. Bora, gjëja më e rrallë për ato rrugë e ato çati, e bëri gjithë qytetin të shndërrohej në fëmijë. Ai kishte shkruar edhe një poezi për atë foshnjëqytet, që deshi të çmendej për pak çaste, duke ulur moshën artificialisht, siç bëjnë vajzat e plakura në mënyrë tepër të natyrshme. Ishte një poezi që nuk ia botonte kush, sepse si mund të pranoje që edhe komitetet, seksionet, drejtoritë, gjeneralët, deri te shefat e zymtë të kuadrove të bëheshin fëmijë? Domethënë pushteti fyhej, nomenklatura minimizohej dhe përse? Sepse iu tek një prilli të shastisur të rrëmbente pak borë hua nga janari e ta shtronte nëpër rrugët e qytetit? Ai i pa kur të gjithë u bënë fëmijë të vërtetë, pleqtë e plakat qëlloheshin me topthat e bardhë, të rinjtë rrokeshin, të gjithë kryenin veprime si njerëz të shndërruar në diçka tjetër. Kurse ata të dy, ndryshe nga qyteti, atë ditë pushuan së qëni fëmijë, kryen disa veprime si të rritur, u puthën, jo si më parë në faqe, por në buzë, u shtërnguan fort, pastaj diku u fshehën e nuk donin më të ndaheshin. Por ja që bora shkriu shpejt e bashkë me të iku edhe marrëzia. Ata shikonin se si binte flokë-flokë, si flakët e një zjarri të bardhë, ndërsa Admetin e tundonte një varg “na dogje o prill gënjeshtar”!
Kurse tani po e digjte vapa e gushtit, që na qenka më gënjeshtar se prilli. Ladina e priste, s’ishte më fëmijë, as nga trupi, as nga mendimet. Bukuria e saj tundonte shumë djem universitarë me punë të mirë dhe ekonomi të ngritur. Disa e ndalonin në rrugë, të tjerë i fusnin njerëz në shtëpi e ajo duhej të vendoste.
Kur hyri në rrugicën e tij, Ladina i doli përpara e skuqur disi nga pritja e lajmit.
-E, ku ? – e pyeti me një frymë.
-Kajat ia thonë emrin, - tha ai dhe ndjeu se brënda tij kërciti diçka e thatë, si gërvima një dere që po mbyllej.
Ladina e vëzhgoi me dyshim.
-S’ka shkollë të mesme me emrin Kajat,-qeshi pak ajo, sikur donte të thoshte “mos u tall me mua”.
-Është fshat i largët,-tha ai dhe ndjeu të bëhej më e thatë kërcitja e derës që po mbyllej brenda tij.
Ladinës i shpëtoi një lot i vogël, si shkrirja e një pikëze dëbore, fshehur aty në cep të syrit që nga ai prill i largët gënjeshtar. E fshiu atë me rrëmbim, si të donte të dëbonte një kujtim të besdisshëm.
-Po ti je shkrimtar,- tha ajo.- Në qytetin tonë ti je i vetmi shkrimtar me emër. Ty të recitohen vjershat në radio.
Tani i erdhi radha Admetit të vinte buzën në gaz.
-As mua nuk më vjen mirë,- tha ai.
-Do shkosh?
-Pa tjetër.
-Para se të nisesh duhet të më takosh. Do të të them diçka që duhet ta bësh patjetër.
-Ma thuaj tani.
Ladina u largua. Ndjeu rrënqethje nga ajo lloj ikje nervoze, e papërmbajtur, pa kthim koke. “Jeta”, tha ai për herë të dytë atë ditë fundgushti, “sa shumë çudira brenda pak orëve. Mos vallë jemi të pafuqishëm para saj”?
Ishte e para herë që i dukej sikur nuk shkelte mbi asfalt, por mbi një shtresë të zezë e të dendur pikëpyetjesh .


3

Prindët nuk e pritën me shqetësim të madh emërimin. Babai e njihte mirë Kajatin. Nëna, në kohë të Luftës, ishte strehuar atje disa javë te një mik i babait dhe ndjente dashuri për njerëzit e atij fshati të largët malor. Megjithatë, Admeti ndjeu se pas qetësisë me të cilën e pritën lajmin, kishte diçka të fshehtë, një farë fisnikërie prej prindi. “Emërimi është çasti solemn ku kurorëzohen ëndërrat e thurrura me kujdes e ankth një jetë të tërë”, thoshte shpesh babai. “Jeta është ëndërr dhe ëndërra jetë”, shtonte ai. “Jemi para një figure komplekse, ngado që ta kthesh, jep të njëjtin shëmbëllim”.
E pra, kjo ëndërr ishte bërë prag jete. Jeta vazhdonte, vazhdonte edhe ëndërra. Intuita prindërore e ndiente fare mirë këtë.
Admeti i ra rrotull kopshtit, mori një trung dhe u ul në të përballë çesmës. Ishte fëmija i tretë i emëruar larg prindëve, pas vëllait, diku në një rreth në Veri dhe motrës nëpër baltrat e trasha të Fushës. Diçka nuk shkonte.
Porta e madhe e oborrit kërciti. Midis kërcitjes dhe hapësirës u shfaq një vajzë e vogël me dorën të mbledhur grusht, në tiparet zeshkane të së cilës Admeti njohu Garinën, fqinjën e vogël të Ladinës.
-Ina më dha këtë letër për ty,- foli ajo me një frymë dhe u zhduk me vrap midis hapësirës e krisjes së derës.
Admeti lexoi një shkrim të nxituar, ku m-të dhe n-të ishin zëvendësuar me viza, shenjë kjo që të linte të kuptoje se letra ishte shkruar tmerrësisht shpejt dhe me nervozizëm. Lina i kërkonte të shkonte me urgjencë në shtëpi të saj, diçka duhej thënë atje, “unë nuk e di se çfarë”, thoshte ajo, “këtë mendoje ti më mirë”. Në fund fare, lexoi një fjalëzë të vogël, pas shprehjes “duhet të vish pa tjetër, ndryshe ...”, që ai e lexoi jo “ ndryshe ”, po “ prishje ”. Nuk e kishte menduar kurrë se pas kaq e kaq vitesh, në një ditë të bukur fundgushti, kur ai qe diplomuar, ishte bërë shkrimtar i njohur, në të njëjtën kohë do ta shtynin diku, në xhunglën më malore të zonës, do t’i këpusnin dhe një “ ndryshe ” në një letër tepër të nxituar e tmerrësisht të nervozuar. Truri iu irritua, nervozizmi i atyre shkronjave iu ngjit nëpër sy si një mori milingonash. “Po qe se s’vete, ç’do të ndodhë po qe se s’vete”?
Këtë pyetje i bëri edhe babait, kur i tregoi për herë të parë për atë vajzën dhe letrën e saj dhe se ajo vajzë me letrën e nxituar e tepër të shqetësuar e detyronte t’i shkonte pa tjetër në shtëpi dhe e kërcënonte me një “ndryshe”.
“Ajo kërkon ndihmën tënde” do të shtonte babai pas një heshtje të gjatë, duke i lënë të nënkuptonte se duhej të shkonte, “se asgjë e mirë në jetë nuk bëhet me kokfortësi dhe se midis dy njerëzve që duhen, kur njëri e humbet toruan, tjetri duhet të jetë më gjakftohtë” e gjëra të tjera të tilla, që babai i thoshte me ngadalë, i menduar, duke u munduar të ruajë ekuilibrin e të birit, pikërisht sot, kur po mundohej të dilte në jetë dhe ajo, jeta, po i jepte goditjet e para.


4

Admeti u nis. Derën ia hapi Ladina që ishte veshur me rroba të zakonshme dhe nuk mundohej aspak ta fshihte shqetësimin. E prisnin nëna dhe motra e madhe e saj, si edhe gruaja e dajos. Procesin, kështu e quajti bisedën më vonë, e drejtoi dajesha, një fuçi, që sipas tij, pak i ngjante gruas.
-Ky është ai ?- pyeti dajesha Ladinën, si të bëhej fjalë për ballafaqim me një keqbërës, që me forcë e kanë sjellë nga ana e anës vetëm për të thënë ajo grua e stërtrashë atë “ky është ai ?”, që Admeti me mendje do t’i shtonte një “ tipi ”, ose “ rrugaçi ”.
- Po babanë pse nuk e solle ?– pyeti ajo papritur.
“Se nuk më deshi kjo”, u bë gati të thoshte Admeti e të kapte me dorë organin mashkullor, por përfytyroi se si do të reagonte Ladina, si do ta përdorte atë shprehje dajesha e, në fund të fundit, gjithçka do të shkatërrohej në mënyrën më të shëmtuar.
-Kështu e mendova, - tha ai me indiferentizëm, - dhe kështu është më e mira.- Unë erdha të njihemi, me Ladinën...
Por dajesha ia ndërpreu fjalën duke iu drejtuar mamasë dhe motrës së Ladinës se “ky”, domethënë duhet nënkuptuar “ rrugaçi ”, siç paska thënë edhe herë të tjera ajo, “nuk qenka njeri serioz, do të tallet me çupën e botës, se edhe emërimin në filifistun e paska kërkuar vetë, e të tjera e të tjera ”. Pastaj i tha atij se “ne, fisi ynë, nuk e kemi zakon të bëjmë dhëndër fshatar”.
Admeti, që nuk kishte ardhur për t’u bërë dhëndër dhe po i mohonin diçka që s’kishte kërkuar, e ndjeu veten vërtet të fyer, bile më të fyer edhe në se do të kishte ardhur me qëllimin për t’u bërë dhëndër. Ndjeu një si thikë të mprehtë ta godiste drejt e në kockë dhe nuk e përmbajti dot veten.
-Kush je ti,- bërtiti ai,- injorante bajgë, fuçi ndyrësirash!
Kuptohet që pas kësaj dajeshës do t’i binte të fikët, do të kërcisnin tasat me ujë “uf”- et e “puf”– et, “ç’na bëre kështu o Admet”, që do ta thoshte Ladina, “pse e solle kokën”, që do ta thoshte mamaja. Do të luhej teatër, kurse ata, dy heronjtë kryesorë do të mbeteshin jashtë, për fatin e tyre do të vendosnin të tjerët, kurse uji e psherëtimat, të fiktit e të shkumbëzuarit do të ishin mjetet artistike të regjisorit të padukshëm të asaj skene.
Ladina nuk po fliste fare. Kjo e habiti Admetin, i cili e ndjeu veten jo të tepërt, por tepricë në atë proces, siç filloi ta quajë atë skenë pa skenar, me një regjisor të padukshëm, ku u luajt për dreq një vepër me një akt, me pak dialog e më tepër heshtje.
Ladina nuk tentoi ta ndalte, as e ndoqi nga pas, të paktën ta qortonte për fjalët që tha, të kthente pak kokën, ose në fund të fundit të ndjente një rënkim a një psherëtimë të lehtë. Ai ndjeu se në shtëpi të saj ishte marrë një vendim dhe ajo e kishte thirrur vetëm sa për të qetësuar veten.
Në qytet s’kishte pse të rrinte më. Zemra i thërriste të nisej drejt së panjohurës. Dhe të nesërmen, vërtet, u zhyt drejt së panjohurës.
usertype:1
Amantin
Share to: Facebook Twitter MSN linkedin google yahoo 1# 



Rank:Diamond Member!

Score:625
Posts:625
Registered:07/10/2012
Time spent: 23 hours

RE:Hiqmet Meçaj
(Date Posted:13/10/2012 00:32)

KAPITULLI I DYTË





 

1



Gjithë rrugës nuk iu nda shiu. Ishte një shi nervoz, që se nga nxirrte disa vetëtima e bubullima të befasishme. Pushonte e fillonte me intervale ritmike, si me telekomandë. Qe ulur në sedilen e fundit dhe tundej nga posta, ashtu i thoshin fshatarët autobuzit, një makinë e vjetër që kërciste shumë, prodhim i luftës së fundit në një shtet të largët, që e digjte benzinën keq e t’i sillte zorrët te gryka, kur ngatërrohej edhe me ajrin e rëndë të çorapeve, se disa i kishin hequr fare shollët, domethënë këpucët e dremisnin duke marrë një sy gjumë. Orëvajtjeve për të hyrë në bisedë me një burrë thatim, që duhej të kishte moshën e të jatit, iu shmang me përgjigje të shkurtëra e të thata, pa u shqetësuar fare se mos tjetri ofendohej, bile kur ai i zgjati një cigare, Admeti i tha se nuk e pinte, por, për djall, pas pak e ndezi një “partizani” pa filtër, aq sa tjetri nuk duroi por pëshpëriti “mirë ia bëre këtij timit”, duke nënkuptuar duhanin e tij të fortë e plot erë që të kutërbonte. Ndenji i heshtur duke vështruar pamjet rrëshqitëse në xhamin e veshur. Në këtë zonë nuk kishte shkelur kurrë. I tërhoqën vëmendjen malet, të cilët bëheshin më të lartë, sa më tej udhëtonin. Ishin pamje të deformuara nga veshja e xhamave. Shumë male të gërryera nga përrenj e mbi to ca ura me tela, me ca shkopinj të kaftë vënë në radhë të çrregullta, që tundeshin nga era e vetëm mendimi, se një ditë edhe ai mund të kalonte mbi to, e rrënqethi.
“Gusht e gunë”, tha një fshatar. Pas kësaj nuk dëgjoi më gjë, se e zuri një dremitje e rëndë, më tepër për t’i shpëtuar besdisë së atij mjedisi ajërqelbur dhe mendimeve të zymta që mund ta pllakosnin pas atij emërimi aspak të këndshëm, prishjes me Ladinën, nisjes drejt së panjohurës, që atij iu duk tepër asfiksuese, si ky autobus ajërqelbur, si ky shi, si këto pamje të deformuara malesh të gërryera, mbushur me ura që të tmerronin, po të mendoje se një ditë mund të hipje në to e të tundeshe nga era mbi shkëmbinjtë kërcënues.
E zgjuan kur mbërriti në Kajat, kur shiu qe rralluar pak dhe gjëja e parë që bëri, sapo zbriti, pyeti për klubin, i cili nuk ia mbushi mendjen fare për klub, me atë çatinë mbuluar me pllaka të hirta guri, me atë derën pothuaj të kalbur e të palyer kurrë me bojë, por sidomos edhe sepse, kur hyri brenda e u ul në një karrike, ajo kërciste majtas e djathtas, gati për t’u thyer. Sapo u fut, u mundua të dukej njeri fare pa teklif, i mësuar me mjedise të tilla të rëndomta, porositi një fërnet, por ajo “të lutem”, e tradhtoi pak, gjë që nuk u shpëtoi veshëve të vendësve, që nuk e dinte se ishin tepër kuriozë të merrnin vesh kush ishte, do të rrinte në fshatin e tyre apo qe kalimtar i rastit, pse porositi fërnet e jo raki. Iu afrua një vendas, edhe ai i lagur pak, një njeri kockë e lëkurë, që, kur foli, e habiti me zërin e fortë e shungullues.
-Nga të kemi?- pyeti ai.
-Nga qyteti, - tha Admeti.
-Simo,- i thirri ai atij që shërbente në klub, - silli djalit një dopjo të zezë nga unë.
Me që ai që u quajt Simo nuk dëgjoi, “kockëlëkura” u ngrit vetë e u kthye me dy gota të mbushura plot, njerën të bardhë e tjetrën të zezë.
-Jam Billi,- tha ai, sikur të kishte thënë “mua nuk ma prish njeri”, ose “me mua duhet ta kesh për nder të ulesh në një tavolinë”.
Admeti nënqeshi, rrotulloi kokën nëpër sallën e ulët të atij klubi fshati, ku pa se sytë kurreshtarë të vendasve po e vëzhgonin. Diku, në një cep, ishte ulur një i moshuar me mustaqe të mëdha e të zeza, të cilat nuk i bënë aq përshtypje, se sa vetullat e trasha të bashkuara dhe atë njeri mund ta quaje pa frikë “njëvetullori”. Me të në tavolinë jepnin e merrnin me duar, në një bisedë tepër energjike dy burra të tjerë, njeri i pashëm e i veshur qytetarçe, tjetri i parruar, mjekërdalë e me hundë të madhe. Në një tjetër cep dikush me zë të hollë bërtiste i vetmuar se rakia qe ujë dhe përtypte një diçka të bardhë, që Admetit iu duk si qepë. Jashtë shiu vazhdonte, bile qe shtuar edhe, dëgjoheshin trokitjet e tij nëpër strehët dhe te pragu i derës së kalbur të klubit.
Ngriti gotën e fërnetit që i solli i panjohuri me emrin Bill dhe deshi të prezantohej, por fërnetqirasësi ia rrëmbeu fjalën nga goja duke i thënë, se ai “është Admeti, i porsaemëruari në shkollën e fshatit të tyre, poet tashmë i njohur, të cilit do t'i bënte mirë ardhja aty mes tyre” e të tjera e të tjera.
-Edhe ne rrojmë,- shtoi ai, sikur të thoshte, “nuk kemi vdekur ende” dhe ky mendim e bëri Admetin të vinte pak buzën në gaz tek lidhte atë “nuk kemi vdekur ende”, që u shqiptua nga kockëlëkura si “edhe ne rrojmë”. Po t’i thoshte një tjetër, ndoshta nuk do të merrnin asnjë kuptim, por fizionomia prej kockëlëkure e atij njeriu që thoshte se e quanin Bill, emër tepër i rëndë për të e që qeraste pa pyetur, sikur të thoshte “me mua ta kesh për nder që ulesh në një tavolinë”, u dhanë atyre fjalëve kuptimin e tmerrshëm, ku të rrojturit ngatërrohej fare bukur me të vdekurit. Ky mendim tepër komik e solli në formë, aq sa çudia e emërimit në një vend aq misterioz sikur iu fashit, ndoshta ndikoi pak edhe nxehtësia që i përhapi fërneta nëpër trup e tëmtha, monotonia e shiut bënte punën e saj, ndërsa kuadri komik shtohej e plotësohej nga zëri i hollë që bërtiste se “rakia ishte ujë” dhe përtypte qepë, kurse ai, “njëvetullori”, nuk ua vinte veshin fort bashkëbiseduesve, por sytë i kishte nga ai, i porsaardhuri në fshatin e tyre, poeti i njohur, që, siç tha Billi, “do t'i bënte mirë ardhja aty”.
Njëvetullori, i cili siç dukej po ndiqte bisedën e tyre, u ngrit rëndë rëndë nga qoshja ku qe ulur, mori me vete karriken dhe zuri vend në tavolinën e tyre pa marrë leje.
-Xha Baxhua, - prezantoi Billi, buzëqeshi në drejtim të të porsaardhurit dhe u ngrit t'i porosiste të zakonshmen, domethënë dopjon e rakisë dhe mezenë me pak turshi e një konservë të pahapur sardelesh. Mënyra e ngritjes së menjëhershme, nxitimi dhe se si e dha porosinë te klubshitësi, “lëvizi shpejt duart, se janë për atë”, që u dëgjuan fare shkoqur, i krijuan idenë se ky, “njëvetullori ” i quajtur xha Baxho, duhej të ishte ose babai i Billit, ose ndonjë njeri tepër i respektuar për të.
-Mirëseerdhe në Kajat!- tha i moshuari dhe, si për ta çliruar, shtoi se “fshati tyre, tepër i vogël, i merr vesh shpejt ngjarjet e mëdha”, se për Kajatin “ardhja e tij nuk qe do si do”, se “njerëz si ai nuk emëroheshin gjithnjë në Kajat” dhe se “nuk duhej të mërzitej për sa kohë do të rrinte aty”.
Admeti heshtëte, aprovonte me një buzëqeshje që iu duk prej idioti, dëgjonte pak i përhumbur dhe ndjeu se çuditë e jetës së tij, menjëherë pas mbarimit të shkollës, nuk kishin të sosur dhe se i duhej të përballonte këtë udhëtim të tmerrshëm nëpër shi, këtë bisedë disi enigmatike në një klub karrikekërcitës me derë të kalbur, të buzëqeshë si idiot e të mos flasë fare, ta qerasin pa e pyetur dhe në fund të fundit, t'i ulet në tavolinë ky i moshuar njëvetullor e t'i urojë mirëseardhjen, duke thënë se ardhja e tij “nuk qenka dosido” dhe se “për fshatin e tyre të vogël, kjo na qenkërka një ngjarje e madhe”.
-Sonte je nga unë,- tha xha Baxhua,- më tutje do flësh te dykatëshi që kemi ngritur këtu karshi për ju të qytetit,- shtoi ai.
-Kryetari?- pyeti Admeti dhe mori në dorë gotën e fërnetës, por tjetri i tha se nuk është tjetër, veçse një pensionist tepër i zakonshëm, që e do Kajatin dhe interesohet për të si për familjen e tij. Tregoi nga tavolina ku ishte ulur më parë, duke thënë se ai tipi që ngjante si qytetar qe kryetari, por pa shpjeguar, siç do ta merrte vesh më vonë, që ishte i biri. Admeti i tha se babai i tij kishte një mik të vjetër këtu në fshat, xha Shaho e quajnë, sonte do të shkonte patjetër te ai, se edhe xha Shahua, po të zbriste në qytet, gjë që nuk ndodhte prej vitesh, pa tjetër do të kthehej tek ata, kështu që e falënderoi xha Baxhon për mikpritjen dhe fjalët e mira që i tha, prandaj kërkoi dikë ta shoqëronin deri atje.
-Është pak si larg për sonte nëpër shi,- tha xha Baxhua,- megjithatë gjë që bëhet.
Pasi ktheu gotën e fërnetit me fund, u afrua dikush, të cilit i bëri shënjë Billi. Admeti u përshëndosh me të gjthë, tha ato të zakonshmet “gëzohem që u njohëm”, “falemnderit për mikpritjen”, shtërnguan duart me përzëmërsi dhe në fund, fare si rastësisht, ai që quhej Billi i tha se të nesërmen në mëngjes do të takoheshin në drejtori, se ai, sa të gjëndej dikush që ta pranonte atë dreq barrë që quhej “drejtor shkolle fshati”, na e kryente atë punë, gjë që nuk mund të mos i bënte përshtypje Admetit, të cilit iu duk se ata burra të shquar të Kajatit kishin dalë për ta pritur e për ta njohur, kurse ai kishte ndenjur si idiot. Doli nga dera e kalbur e klubit i shoqëruar nga i panjohuri që i dha Bill-drejtori dhe, pasi pllaquritën pak këmbët nëpër pellgje të mëdhenj, iu ngjitën një të përpjete.


2



Është atje lart, në bërryl të fshatit,- tha i panjohuri. Ndezi një elektrik dore nga ata të ushtrisë dhe Admeti dalloi se po shkelnin në një rrugë të ngushtë me trëndafila të egër e shqopa. Toka ku po ngjiteshin nuk mbante baltë, kishte ngjyrë të kaltër në gri dhe shkërmoqej në pllaka të vogla. “E quajnë troqicë”, tha vëndasi që e shoqëronte pa e pyetur kush. Ecën pothuaj një orë nëpër atë që quhej troqicë e që shkërmoqej nën këmbët e tyre, pantallonat u qenë lagur nga shiu i imtë, drita e dorës rrëshqiste si një kafshë e vogël e shkathët para tyre, shqopet e pengonin, dëgjohej në të rrallë ndonjë bubullimë e shuar dhe fekste drita e dobët e vetëtimave mbi gungën e malit që nuk duhej të ishte larg.
-Eeeeee,- thirri papritur shoqëruesi,- lidhini qentë se ju kam sjellur mik!
Larg, në majë të kodrës, zbardhi pak nën dritën e një llampe që u shfaq shumë shpejt, fasada e një shtëpie të zakonshme fshati, mbuluar me rrasa guri. Ngjitën me mundim të përpjetën e kodrës, këmbët s'i bindeshin mirë, ca nga pjerrësia, ca nga lodhja, deri sa më në fund, kur mbërritën, dalloi parapritësen me dy kolona guri, shkallët e gjysëmkatit, një burrë thatim që u bënte dritë dhe një grumbull fëmijësh kokëbardhë të shoqëruar nga dy gra. Fshatari që e solli u largua, pasi nuk e pranoi ftesën për të hyrë brenda, kurse ai që bënte dritë prezantoi gratë.
- Zonja dhe e reja.
Plaka zonjë e puthi sikur puthte të birin e kthyer pas një mungese të largët, duke i fërkuar flokët e duke pëshpëritur “të keqen nëna”, “shpejt se do na ftohet djali”. E reja i dha pak dorën, e vështroi si për t'i thënë “edhe këtu ka femra të bukura”. Dhe vërtetë, ai dalloi dy sy të mëdhenj që iu dukën bojë ulliri, një tufë cullufe të verdhë ndën shami dhe cipën e lëkurës të bardhë, sikur të mos e kishte zënë kurrë dielli. U ul të puthë fëmijët, nxorri nga xhepi sheqerka dhe, si ua mbushi duart, hyri brenda i ndjekur nga britmat gazmore të tyre.
E çuan në dhomën e miqve, në oxhakun e së cilës bubullinte një zjarr i madh. Pranë vatrës, ulur në shilte, një burrë me flokë të bardhë e të gjatë varur supeve lëvizi pak nga vendi dhe Admeti kuptoi që ai duhej të ishte Shahua. Shahua u thirri të tjerëve të sillnin në vatër dru lisi se “ka ardhur një mik i nderuar në shtëpi” dhe e ftoi mysafirin të zinte vënd përballë tij.
Kur shtërngoi dorën e mirëseardhjes, ndjeu se si pëllëmba e tij humbi në dorën stërmadhe të plakut flokëgjatë, gishtat i dhembën nga shtërngimi, ngriti vështrimin lart dhe ndeshi në dy sy të enjtur e të lodhur, që ishin vendosur jo rastësisht në portretin aspak fshatar të këtij plaku.
-Gëzohem shumë që erdhe, - tha ai.
-Edhe unë, - tha Admeti.
-Ti nuk duhet të jesh gëzuar,- tha ai,- tjetër emërim të takonte.
Admeti heshti.
-Unë të njoh, megjithëse s'të kam parë,- tha plaku.
-Ti je Admeti. Raca përsëritet, mutacionet ndodhin rrallë. Kur isha fëmijë, ti, i plakur si unë sot, luaje me mua. Në fakt nuk ishe ti, po gjyshi yt.
Pastaj, si trazoi pak zjarrin, e vështroi gjatë në sy.
-Librin tënd e kam lexuar. Ka gjëra që më pëlqejnë, por kujdes..., poetët këndojnë të lirë si zogjtë. Do rrish këtu në shtëpinë time dhe këtu do të shkruash më mirë,- tha ai.
Sollën dy drurë të mëdhenj lisi, raki e meze. Në sofër u ul edhe djali i xha Shahos, zonja dhe e reja, fëmijët shikonin nga larg. Plaku mbante në gjunjë një fletore të trashë e një stilograf të vjetër. Si vuri re që Admetit i ngelën sytë aty, tha nëpër dhëmbë, “merre e lexoje kur të kesh nge”, sikur të thoshte, “janë ca budallallëqe të mijat”, por shtoi edhe se “ këtu kam ca mendime për jetën që qarkullon si uji në natyrë, domethënë as shtohet e as humbet, por përsëritet me ndryshime të vogla”.
-Mutacioni ndodh fare rrallë,- tha për herë të dytë.- Gjaku është po ai.
Pasi hëngrën e pinë, i ngrohur nga zjarri e nga rakia, mori fletoren nën sqetull dhe, si i treguan dhomën që do të ishte e tij, u shtri të flinte në një shtrat të butë.
Jashtë shiu vazhdonte të binte, trokitjet e tij monotone ia mbyllën shpejt qepallat.


3


“Vjen një çast kur njeriu, do s'do, mediton për jetën” mendoi Admeti “ajo, domethënë jeta dhe njeriu domethënë ti, viheni përballë, si dy të panjohur. Ç'kishte të bukura humbasin trajtën e tyre dhe ato që as nuk ke dëshirë t'i ndjesh, të vijnë pranë, mu përballë, si instikte të egra që nuk i binden as rrjedhës së kohës”. Truri filloi t'i punojë i çakorduar, diçka ngecte, diçka prishej, pamje të tëra vegimesh dërmoheshin e pamje të tjera, që as i kishte menduar kurrë, herë të deformuara e herë si të mpira, ngriheshin, zvarriteshin, çapiteshin me formën e të dehurit. Copëra bisedash, emërimi, Ladina, dy ullinj sy në një shtëpi të huaj, trungje lisi e pranë, mu përballë flakës së tyre, fytyra e rreshkur, mbushur me rrudha, mbuluar me flokë të gjatë të bardhë, shi që troket si mbi llamarinë, posta dhe papritur një diell djegës gushti, si një emërim nopran, i pëshpëritur nga dy buzë tepër të holla: “Kajat ia thonë emrin”, pastaj koha që shkurdiset papritur dhe zemreku i saj që kërkëllin sikur i thyhen kockat, “ndoshta jetës” mendoi Admeti. Çudia filloi, minutat, orët, ditët, bile edhe vitet morën një marshim tepër serioz sëprapthi. Sëprapthi iu dukën atij, por ajo pamje ishte kaq solemne, si një paradë festive, ku edhe të gjymtuarit, mbështetur nëpër patericat e tyre, ngrinin gjoksin përpjetë që t'u dukeshin dekoratat. Mes atij rreshtimi të pafund ai pa veten. Në fillim ishte në Kajat, zbriti nga Kajati e shkoi në qytet, aty u njoh me një vajzë që e quanin Ladinë, pasi u nda, u dashurua me të, pasi u dashurua me të shkoi në universitet dhe botoi një libër. Vitet rrodhën nga trupi i tij dhe u bë një fëmijë kokëbardhë, që fuste në cepin e gojës gishtin e vogël të dorës së majtë, fshinte hundën me kurrisin e dorës së djathtë, bridhte bukur duke kërcyer me një këmbë dhe ua kalonte të gjithë shokëve në garën e bukur të shurrës, kur e hidhte përpjetë si një shatërvan të hollë mu mbi tjegullat tërë myshk të xhi Fifisë. Edhe xhi Fifija, me që e kujtuam, nuk kishte vdekur, qe një nuse e re me dy djemtë pesëdhjetëvjeçarë dhe nusen e madhe të djalit të madh, gjyshe, me shami të zezë mbi kokë, se i kishte vdekur i jati në moshën pesëmbëdhjetë vjeç. Kurse ai, fëmija i mençur, i ndarë e i dashuruar, me një libër të botuar, që s’kishte turp, po vidhte kumbullat e Tatasë, u lidhte maceve teneqe te bishti dhe çonte breshka të vogla te zyra e policit të lagjes, që ishte tepër i hollë dhe i kishte shumë qejf gratë e burrave me baballarë të arratisur. Rrokullisej në rrjedhën e kohës së çakorduar, pluhurosej, damkosej, me flokët e bardhë shkallë-shkallë, të qethura nga motra e madhe, që ishte nëntë vjeçe më e vogël se ai.
Pastaj koha u çmontua, fragmente të saj lëviznin sipas qejfit të tyre: Admeti ecte nëpër një qytet të madh, me çatitë në tokë e themelet në qiell, atje ku takoi Shahon, akademikun e nderuar, që studjonte ndarjen si një fenomen të bashkimit, “sepse, një gjë po s’u nda, nuk mund të bashkohet”, siç thoshte filozofia e tij, e cila e kishte marrë në qafë, se i kishin varur një çmim të madh ndërkombëtar, kaq të madh, saqë ai nuk e ngrinte dot, po e tërhiqte zvarrë nëpër rrugët tepër të ngushta të atij qyteti të madh. “Do ta flak këtë djall çmim”, i tha Shahua, “harxhova gjithë paratë për ta prurë deri këtu me taksi, nuk e dija që edhe vlerësimi nganjëherë qenka më i keq nga mallkimi ”. Admeti e la plakun në hallin e tij, sepse takoi Ladinën, nuk di pse iu dhimbs, ishte tepër e vyshkur, me fytyrë të zhubravitur nga rrudhat. “Më dhëmb këtu”, mërmëriste dhe tregonte një kallo të vogël në mes të gjoksit, një si xhungë të ngritur me majë të mprehtë, habitërisht të verdhë. “Sa herë ndahemi, më rritet kallua”, tha ajo, “të lutem, duhet të më shpëtosh”. “Si?”, e pyeti ai. “Nuk e di”, tha ajo dhe u zhduk. Një re e hirtë u ngrit, e mbështolli, e futi brenda vetes, e ngjiti lart dhe ai e dëgjoi për herë të fundit kur thirri “Admet, më shpëto”!
Kurse babai dhe nëna, dy të fejuar, të pavendosur ende të bënin fëmijë, ishin larg, në një qytet të vogël, i merrte malli për të, e kishin fëmijë, e ndjenin, e kuptonin, megjithëse nuk e kishin lindur akoma dhe, që të mos i harronte, i dërgonin petulla me sekretarin e parisë, që ishte një rrugaç i prapë me një fshikull ulliri në dorë, rrihte qentë e lagjeve, thyente dritat e rrugëve, këndonte ca këngë të turpshme “brekët e tua i mbaj në gji, atje ke futur moj vajzë floririn”. Admetit nuk i dukej dhe aq rrugaç. Megjithëse qe një fëmijë kokëbardhë, që bënte garë me curilin e hollë të shurrës, vargje të tilla i pëlqenin tmerrësisht, ndonjëherë shtonte edhe vetë diçka si, “kur të kalosh, moj, nga lagjja ime, brekët, moj, mbaji te sirtari, se t’i merr rrugaçi, sekretari”. Këto nuk ia thoshte njeriu, se e dinte që të fuste në burg, megjithëse i pëlqente të hynte një herë në burg. I kishin thënë se atje policët rritin minj të mëdhenj, që i ushqejnë me mish macesh, janë kaq të bukur, sa që ia vlen të shkosh duke kënduar “më prisni miushë, mustaqekacorrë, po vi si maçoku me këmborë ”, por babai i Tanit, që kishte qënë atje disa vjet të mira, ia ktheu mëndjen, kur i tregoi Tani, se atje të varin me kokë poshtë, flë me këmbët në mur, t’i shtrëngojnë duart fort me hekura, aq sa, kur t’i heqin, të duket sikur dy duart janë ngjitur njera me tjetrën. Sekretari ia hodhi petullat që larg duke kënduar gjysmën e këngës “brekët e tua i mbaj në gji...”, u largua me të shpejtë dhe, pas tij, dallohej një burrë i hollë me shtat të vogël që fliste shpejt, që atij iu duk si shefi, ngaqë mbante në dorë një dosje të madhe të zezë. Kur u afrua, qe tamam shefi. Ai i kërkoi t’i jepte një autograf të ri, ose të paktën të restauronte pak të vjetrin, se diçka kishte lënë pa shënuar, ndoshta një gërmë, se “autografi yt, vërtet që ti je një njeri i rëndomtë, por nesër do ketë vlerë të madhe, do tregojë si ne të çmuam, të emëruam në Kajat, kur të tjerët na luten, kurse ty ta plotësuam dëshirën pa bërë kërkesë”. Ai fliste kaq shpejt, me një logjikë të shkoqur e të pëlqyer, që e bëri Admetin të përlotej dhe, në vënd të një autografi, e mbushi të gjithë dosjen me firma, me “i shtrenjti im, shefi im, shpëtimtari im” dhe ca shprehje të tjera “që je palaço, këtë e di, por nuk e dinë ata që të kanë bërë shef”. Ai e pa shtesën e dytë, kuptohet që nuk i pëlqeu dhe iu lut ta ndryshojë, po Admeti i tha se “të dyja shkojnë bashkë, po u hoq e para, do hiqen të gjitha” dhe se “nuk ta plotësoj dëshirën, zvarritu pas meje bashkë me dosjen tënde të madhe nga të zezë nga mëngjesi në mbrëmje, autografi është imi dhe unë e bëj si më do qejfi”. Burri i vogël nuk u lut më, buzëqeshi hidhur dhe u largua i drobitur, i thyer në mes nga pesha e letrave. “Përse të ketë kaq shumë shkresa dosja ime?”, pyeti veten. Burri i vogël, që kishte ndezur një motor kozmik, u rrotullua disa herë mbi kokën e tij, e dëgjoi pyetjen dhe nuk u përgjigj, por i ra me dorë dosjes së madhe, që do të thoshte se ishte një kërcënim i hapët.
“Vafsh në djall !”, tha Admeti, “prap do të vish, do më lutesh, po unë korregjimin nuk ta bëj”.
Papandehur iu duk vetja njeri prej letre, i lehtë, i zhgarravitur mbarë e prapë, herë me stililograf e herë me stilolaps, i palosur, i kërrusur, i thyer më dysh e më katërsh. Nuk kishte shtëpi, flinte brënda një kartoni të trashë që binte erë myk e i mbushur me kakërdhi miu, që ai nuk mundëte t’i shkundte dot dhe herë pas here, se nga, hynte një laps i trashë, i kuq, që e torturonte duke i bërë tatuazh. E digjte maja e lapsit, ishte tepër e nxehtë, ngjethej kur i gërvishtëte mishin, bërtiste “ej, s’kini ngjyrë tjetër, vetëm këtë?”. Lapsi i kuq i kërkonte kokën, ngrinte si me marifet flokët, rrotullohej si tyrjelë, hapte në fillim një si vrimë të vogël, pastaj futej drejt e në tru, i rrethonte herë një mendim e herë një ndjenjë. “Je tepër i çrregullt”, mërmëriste lapsi, që na paskësh edhe gojë, “duhet të rrish urtë e të mendosh pak”.
Admeti u mbyt në djersë, u kacafyt me atë djallo përbindësh, mezi e nxorri nga koka, u mundua t’i thyejë majën, po maja rritej prap, pastaj u rrokullis, u përdrodh, deshi të dilte nga dosja, por më kot. Ishte prej letre dhe nuk kishte peshë.
Një vetëtimë e frikshme, që tundi shtëpinë, e zgjoi nga dremitja dhe makthi.



(Message edited by Amantin On 13/10/2012 00:35)
usertype:1 tt= 0
Support us

Create free forum and click the links below and your donations will make a difference here.

www.dinodirect.com

A Huge Online Store for Various Cool Gadgets, Accessories: Laser Pointer, Bluetooth Headset, Cell Phone Jammer, MP3 Players, Spy Cameras, Soccer Jersey, Window Curtains, MP4 Player, E Cigarette, Wedding Dresses, Hearing Aids, eBook Reader, Tattoo Machines, LED Light Bulbs, Bluetooth Stereo Headset, Holiday Gifts, Security Camera and Games Accessories and Hobby Gadgets.  
Amantin
Share to: Facebook Twitter MSN linkedin google yahoo 2# 



Rank:Diamond Member!

Score:625
Posts:625
Registered:07/10/2012
Time spent: 23 hours

RE:Hiqmet Meçaj
(Date Posted:13/10/2012 00:36)

KAPITULLI I TRETË





1

U ngrit. Ndezi një cigare dhe filloi të ecë nëpër dhomë. Shtypi butonin e një abazhuri primitiv, që i kishin vënë te koka e shtratit, mori fletoren e rëndë të xha Shahos, e hapi diku nga mesi dhe e mbylli prap. E ndiente veten tepër të lodhur, por nuk kishte dëshirë për asgjë, as të flinte, as të rrinte zgjuar, as të lexonte, as të shëtiste nëpër dhomë. U afrua te dritarja që vështronte nga oborri. Shiu binte rrëmbyeshëm si ngashërimë. Shkrepi një vetëtimë e fortë. Drita në dhomë u lëkund, u mek, erdhi për disa sekonda dhe u shua fare. Shkrepi një vetëtimë e dytë. Në dritën e saj dalloi një si siluetë të bardhë që ecte me duart e shtrira përpara, një si njeri të verbër. I ngjajti me fantazëm. U puthit edhe më te xhami, deri sa hunda i preku ftohtësinë e tij. Fantazma qe e vërtetë. Largohej me hapa të barabartë e të ngadaltë, për të hyrë në errësirën e lagësht të natës. “Ja, tani po zbret shkallët, preku truallin e oborrit, u afrua te gardhi, humbi”, pëshpëriti ai. U rrënqeth, donte të dilte nga ajo gjëndje, që iu duk vazhdim i trurit të tij të lodhur nga ai njëzetekatërorësh i mundimshëm që s’po merrte fund. Iu duk vetja një gjëndje delirante me tru të sëmurë që prodhonte e prodhonte fantazma: në fillim një laps të përbindshëm, tani një të verbër që largohej me duart e shtrira përpara. U largua me nxitim nga dritarja, diku u përplas, ndjeu t’i dhëmbë këmba nga goditja, pastaj zemrën t’i rrahë si e çakorduar. “Duhet të iki nga kjo shtëpi, nga ky fshat, nga ky ankth”, mendoi. “Po të mos iki, çmendja filloi”.
- E, ç’është?- dëgjoi zërin e trashë të xha Shahos.
-U fikën dritat dhe iku prapë, - tha i biri.
Dëgjoi ca si mërmërima të tjera, dyer që hapeshin e mbylleshin në errësirë, u ndez një fener, pastaj “dal unë ta gjej”. Drita në tavan u përpëlit disa herë si sy i verbër, pastaj qëndroi. Admeti doli në korridor, ku pa shqetësimin e dy burrave që rrinin si të ngrirë.
-E pashë unë, - prishi heshtjen ai.
-Po ajo, të pa ajo? – pyeti plaku.
-Pse, të sheh fantazma? – u përgjigj me pyetje Admeti.
Plaku vuri buzën në një gjysmëgaz të hidhur.
-Po të të ketë parë është keq,- mërmëriti ai. – Është keq për atë.
I biri u kthye nga kishte ardhur, hapi derën e dhomës dhe hyri brenda. Admeti nuk lëvizi nga vendi.


2


U nisën të dy nëpër shi, plaku para, Admeti pas. Plaku mbante në dorë një fener me gjysmëflakë, që e mbronte me dorë nga era. Mbi kokë kishin hedhur nga një gunë të dhirtë me kapuç. Shiu shpeshtonte, bubullimat gjithashtu.
Në fillim plaku nuk deshi ta merrte me vete, i tha të flinte. Admeti nguli këmbë se nuk mund të flinte, se qe i shqetësuar dhe do të çmendej po të rrinte vetëm. Ai në fillim nuk e dinte për se bëhej fjalë, as tani nuk e dinte. Fantazma për të qe më tepër se mister, një e fshehtë plot ankth e lodhje. Plaku nuk nguli këmbë për një kohë të gjatë, vetëm e këshilloi të mos pyeste. “Asnjë fjalë, se ajo dëgjon”, tha ai. Morën fenerin, u bënë kapuçonë dhe u nisën.


3


Sa kapërcyen oborrin e shtëpisë, u gjendën mes shkurreve të larta të shqopeve. Zërat e natës kishin heshtur, dëgjoheshin vetëm zërat e shiut si pëshpërima të shpeshta, të lagura dhe zërat e degëve të asaj bime shkoqëse, që hapeshin e mbylleshin me një besdi mospërfillëse, duke i spërkatur me pika uji. Përpara kishte frymëmarrjen e plakut dhe ankthin për enigmën, kurse pas kishte lënë t’i ngjitej një ditë e lodhshme dhe një natë edhe më e lodhshme, që nuk dihej kur do të mbaronte. U zhytën në një përrua ku trungjet e rrepeve të qëmotshëm ndriçoheshin fare pak nga feneri dhe krijonin figura nga më të pabesueshmet. Admeti nuk shihte mirë se plaku e mbante fenerin para vetes dhe përplasej nëpër zajet e mëdhenj e shkiste duke përthyer këmbët.
Ecja u bë e stërmundimshme. “Tepër e gjatë kjo rrugë”, mendoi, megjithatë vazhdonte pas plakut dhe cërkave të dritës së fenerit, që tepronin nëpër anët e trupit të atij që e mbante, duke kuptuar më së fundi se kishin hyrë në një pyll të dendur, ku pikat e mëdha të shiut kërcisnin me çrregullsi ritmike. Plaku ndaloi pak sa për t’u qetësuar, hodhi sytë përreth dhe zgjodhi një shteg të ngushtë, duke dredhuar diku nga e majta e diku nga e djathta. Arritën në një pikë, ku erdhën rrotull, ose të paktën ashtu iu duk atij, sikur kryen ndonjë rit të domosdoshëm për atë udhëtim në kërkim të fantazmës. Ndaluan. Admeti dëgjoi një “atje”, patjetër një dorë që s’e shihte duhej të qe drejtuar diku, po ai s’po e kuptonte, pëshpëriti “ku”? dhe priti përgjigjen e zërit të plakut. “Duhet të ul dritën e fenerit”, dëgjoi plakun, u rrotullua rreth vetes me vështrim tepër të shpërndarë mos dallonte gjë, por përpara ngrihej gjithnjë honi i zi me pëshpërimat e gjetheve dhe zërat e pyllit.
Dalngadalë iu mësuan sytë dhe dalloi konturet e një peme tepër të lartë, me trung të fryrë. Plaku pëshpëriti “shiko andej kur të plasë vetëtima”, ndërkohë që feneri qe pothuaj i shuar e shiu vazhdonte. Përpara, atje ku tha plaku “shiko andej”, ishte një trung i fryrë i një peme tepër të madhe, që duhej të kishte shumë guva, ku mund të strehohej, jo vetëm një, por edhe më shumë njerëz. Ndenjën gjatë në pritje me vështrimin në boshllëkun e zi, derisa qielli u mbush befas me dritë dhe ai pa me sytë e tij atë që kërkuan me aq ankth. Nuk qe në guvën e trungut të lisit, po atje lart, në një degë të hollë, thua në një gjeth, rrinte varur me një dorë, nuk lëvizte, ndoshta flinte. Shamia i kishte shkarë dhe flokët e verdhë ia merrte era. Në trup e sulmuan mornicat. Ndodhej para një ngjarje, të cilën po t’ia tregonin, nuk do ta besonte kurrsesi, do t’i dukej se donin ta bënin lolo, kurse tani, a mund të thoshte se nuk e besonte atë që pa?
Dëgjoi zërin e plakut që tha “ikim”, pastaj “e dija që do ta gjenim këtu”, sikur të thoshte diçka krejt normale e jo atë “ikim” aq të qetë, që nuk ishte krejt normale. Po ajo që e shqetësoi më tepër plakun, nuk qe gjumi i “asaj” në majë të pemës, por pyetja idiote e Admetit “ajo, kush qe”?


4


U nisën përsëri, por tani për kthim, pas kishin lënë atë, fantazmën, që në të vërtetë nuk ishte fantazmë, por njeriu që plaku deshte më shumë në atë shtëpi. E kishin lënë ashtu siç e panë, në shi e në erë, mesnatës pus të errët, mes një pylli të frikshëm, atje në majë të gjethes, pa bërë gjë për ta zbritur. Kur Admeti bëri pyetjen e dytë idiote “po tani si do zbresë”?, plakut iu fik llampa dhe filloi të kërkojë nëpër xhepa për shkrepse. Edhe Admeti thua u fut krejt nëpër xhepat e tij dhe, kur llampa u ndez përsëri, pyetja qe harruar krejtësisht. Iu duk vetja pa peshë, i rëndonte vetëm koka, që tani gjëmonte nga qindra enigma të frikshme. I vinte keq për atë që lanë pas dhe i bëhej të pyeste e të pyeste, por kishte frikë mos fikej prap llampa. Filloi të ndjente një si ankth diku në zonën e nënkraharorit. Kur u kthyen në shtëpi, ishin qullur krejt. Për herë të dytë, që kur hyri në atë strehë, ndërroi rrobat dhe tani dukej një tjetër njeri. Ndenjën një copë herë pa folur pranë zjarrit që të thaheshin. Ishin vetëm ata të dy, të tjerët flinin a ndoshta bënin sikur flinin, më tepër Pelua, djali i plakut, burri i fantazmës që qëndronte në një gjethe, tej në pyllin e frikshëm.
Vështroi plakun që zuri të dremiste. Flokët iu bënë të florinjtë nga flaka. Ca hije jeshile, rozë, të kafta e të zeza lëviznin në fytyrën fisnike si prej dijetari, e cila transformohej çdo sekondë nga ngjyrat që merrte, duke u bërë gjithnjë më e çuditshme.
Edhe Admeti nisi të dremiste. Përsëri koha filloi t’i ecë sëprapthi. Ai pa gjethen, degën, trupin që u ul e zbriti në tokë, i lehtë pëndë, i bardhë e me peshë, siç qe në fillim Flokët u futën vetë brenda shamisë, dy duar u zgjatën përpara dhe trupi i bardhë u vu sëprapthi në ndjekje të atyre duarve, që dukej se shtynin natën dhe pyllin për t’u kthyer andej nga erdhën. Ai dhe plaku haponin me nxitim në një ecje dhe ata si të trupit të bardhë, me duar përpara e çapitje pas. “Do t’ju arrij, do t’ju arrij”, i ndiqte një zë që përbëhej nga shumë zëra të pleksur fort njeri me tjetrin. “Përse më vini pas?”, thoshte njëri. “Shtrati im i vërtetë është këtu në qiell”, thoshte tjetri. “Unë jam prej ajri, ju të zakonshëm”, qeshën zërat. Ata nxitonin, ajo pas tyre. E bardhë, me duart shtrirë para e me ecjen pas.
Feneri u shua. Admeti dhe plaku humbën udhën, pastaj njeri tjetrin. U ndodh buzë një humnere. “Hidhu”, i thoshte Ladina. Ai u hodh. Ndjeu një fëshfërimë të fortë ajri, ra mbi dy duar të shtrira, të buta, që më pas i përkëdhelën trupin, fytyrën, flokët. Ishte ajo, fantazma , kukulla e pyllit. “Eja me mua”, i tha ajo, “do të të tregoj të fshehtën time”. Ai u bind dhe shkoi pas saj.
-Unë jam grua, - tha ajo.
-E di, - i tha ai, - po je dhe fantazëm. Ku e ke peshën?
-Ç’e dua peshën, - tha ajo. - Unë e zhvesh atë natën. Pesha janë hallet e ditës. Natën dua të jem e lehtë, prandaj e zhvesh. Eja me mua në mbretërinë time, - tha ajo.
-Nuk dua, - ia kundërshtoi ai.
-Mirë, - tha ajo. - Mos më ndiqni më bashkë me plakun. Më lini të vetme në mbretërinë time.
Dhe u zhduk.
usertype:1 tt= 0
Amantin
Share to: Facebook Twitter MSN linkedin google yahoo 3# 



Rank:Diamond Member!

Score:625
Posts:625
Registered:07/10/2012
Time spent: 23 hours

RE:Hiqmet Meçaj
(Date Posted:13/10/2012 00:36)

KAPITULLI I KATËRT




1

Admetin nuk e habiti aspak pamja e mjeruar dhe komike e shkollës, që i ngjante më tepër një hangari të vjetër e të shqepur, andruar si pantallonat e shumë nxënësve me mballoma nga më të çuditshmet. Në vënd të xhamave, që duhej të ishin në dritare, qenë vënë diku copa kompensatoje, diku teneqera prerë nga fuçitë. Dalloheshin qartë shkronjat, por nuk mund të kuptohej se ç’thuhej në to. Pasi u përqëndrua pak, u mundua të plotësojë një frazë pas gërmave që mungonin stampuar me të kuqe: ...DES ..LM ..HUNI .GA ...KJA, që duhej të ishte në origjinal KUJDES HELM RUHUNI NGA VDEKJA. Dyert nga brenda mbylleshin me gurë të mëdhenj që u viheshin përfundi dhe në vend të dërrasës së zezë qenë ca sipërfaqe çimentoje të katranosura, ku shkumsi nuk linte asnjë gjurmë, veç zhurmën e disa gërvimave.
Kur filloi të shkruajë, fëmijët ia shkrepën të qeshurit duke futur kokën poshtë bankave, të cilat nuk ngjanin fare me banka. S’kishte ç’të bënte, nga halli filloi edhe ai të qeshë. U kthye nga ata dhe tha se për të s’kishin rëndësi as dërrasat e zeza, as dyert e dritaret, do të mësonin edhe pa to. Kur tha ato fjalë, iu duk vetja më tepër kloun cirku, që do të bënte ca numra shpejtësie për të plotësuar ato që mungonin. Kontrolloi për libra dhe, kur nëpër trastat e tyre që duhej të quheshin çanta, gjeti ca grumbuj fletësh, që dikur paskëshin qënë libra, ndenjur vite e vite nëpër depo, u alarmua, por prap nuk e dha veten. E qeshura u shtua në klasë kur u tregoi se si duheshin mbështjellur fletoret me copëra gazetash e u duhej bërë një vijë e kuqe anash. Ishte vërtetë për t’u gajasur. Si mund të visheshin e të bëheshin me të kuq ato që nuk ekzistonin?
Nga banka e fundit u ngrit një vajzë leshraverdhë, që, kur nisi të ecë drejt tij, filluan t’i tundeshin gjokset kërcënuese. Admeti u befasua me këtë vajzë, që ngjante më tepër me një gjimnaziste të viteve të fundit, se sa me një nxënëse fshati të klasës së tetë. Ajo hapi një çantë të bukur meshini, si ato që mbanin studentet e kryeqytetit, nxorri që andej gjithë arsenalin e saj, libra e fletore mbështjellur me veshëse plastike. Hapi njërën, tregoi vijat e kuqe në anë dhe pëshpëriti “kështu?”, sikur donte t’i thoshte Admetit “mos na trego ato që i dimë më mirë se ti”, pastaj duke u tundur lehtë, ktheu shpinën e u ul përsëri në vendin e vet.
Admeti nuk dinte ç’të bënte më. Filloi t’u thotë ca dokrra për rëndësinë e të mësuarit, bëri ca krahasime bajate me të verbërin dhe atë që ka sy, diçka tha për traditat që duhen mbajtur dhe për të renë që duhet të ecë, ishin fjali pa lidhje e pa kuptim, por që ai e ndjente nevojë t’i thoshte. Për djall zilja vononte të binte dhe ai fliste e fliste vazhdimisht, tregonte diçka nga mitologjia, seç ngatërroi Ezopin me ilirët, foli për varret e lashta dhe ca idjotizma të reja, se si pa mësuar gjuhën mirë nuk mund të mësojmë asgjë tjetër mirë. Pastaj i shkrepi të thoshte se ai që do tregojë bukur një përrallë, apo do thotë një këngë të vjetër popullore, nuk do ketë probleme të mëdha për të kaluar klasën. Për çudi ata ia dëgjonin ligjëratën në heshtje, sikur i kuptonin të gjitha ç’thoshte, bankat nuk kërcisnin, asnjë s’lëvizte.
“Meqë kemi dhe këtë sobën këtu”, e mbylli fjalimin e tij pa pikë e pa presje, “ju lutem të sillni çdo mëngjes nga dy tre copa druri që të ngrohemi e të thahemi kur të na lagë shiu”.
Zilja ra sapo mbaroi fjalën e fundit.
Pyetjes së Billit, domethënë Bill drejtorit “si ia kalove?”, u mendua t’i përgjigjej me gjithë ato ankesa, por Billi nuk e la se shtoi “nxënësit të pëlqyen dhe kjo mjafton për drejtorinë”, sikur të thoshte “për qeverinë”, prandaj qeshi dhe këtë Bill drejtori e mori për komplimet. Ktheu kokën si rastësisht dhe pa se pak më larg qëndronte ajo vajza bjonde me gjokset kërcënuese, që nuk ngjante fare me një nxënëse fshati. Sapo filloi të afrohej me ecjen e saj nazike, Billi tha se kishte ca punë dhe i la vetëm. Admeti e kuptoi që fjalët e mira ia kishte thënë drejtorit ajo. Kur qëndroi para tij, vajza u skuq pakëz, i tha se quhej Lina, emër që e shqetësoi, se iu duk si Ladina. Tha se kishte tepër dëshirë të mësonte, sidomos nga ai, sepse të tjerët, e kishte fjalën për mësuesit e tjerë, “qenë ca fshatarë injorantë që dinin më pak nga ajo”, sidomos Billi, domethënë drejtori. Mirëpo, “siç e patë edhe vetë, gjendja këtu është e vështirë”, theksoi nxënësja leshraverdhë, “mësimi nuk mund të bëhet dot normal”, prandaj iu lut ta ndihmonte me program shtesë, ose t’i shkonte në shtëpi. Admeti mërmëriti “edhe mundet”, pa e përcaktuar dhe u përpoq gjatë gjithë bisedës t’i mbante sytë diku gjetkë që të mos e ngacmonte pamja tepër kërcënuese e gjoksit të saj, sepse e kishte nxënëse dhe ishte, sipas llogaritjeve të tij, një katërmbëdhjetëvjeçare. Lina i tha se babai i saj ishte kryetari, fjalë të cilat nuk shprehën ndonjë krenari të veçantë, përkundrazi besdi që ishte vajzë kryetari dhe shtoi se këtë ndihmë do t’ia kërkonte “edhe sikur babai i saj të qe bari në mal”. Duke ikur pëshpëriti se shkruante edhe ajo ca budallallëqe të vogla, të cilat do t’ia tregonte një herë tjetër, kur të kishin mundësi dhe se dinte shumë poezi të tij përmendësh.
Kur mbeti vetëm i erdhi menjëherë shqetësimi i mungesës së librave dhe fletoreve, kërkoi me sy mos shikonte gjëkundi aty pranë Billin, trokiti në drejtori, po ajo qe e mbyllur, kurse kolegët ishin bërë erë prej kohe. Billi e priste jashtë, i futi krahun dhe, pa i thënë gjë, e drejtoi për nga klubi që nuk ishte as pesë minuta larg. “Pas shkolle, këtu e kemi shtëpinë e parë”, tha Billi dhe “para shkolle, prap këtu e kemi shtëpinë e parë”, shtoi duke qeshur papritur e gati sa s’u mbyt në mënçurinë e vet. Qeshi edhe Admeti. “Shkenca e madhe pedagogjike bëhet qyteteve, ku përgatiten shkencëtarët e ardhshëm”, tha ai pas pak, “kurse bujqit dhe barinjtë tanë boll të dinë numërim e këndim”.
Admeti u bë gati t’i thoshte se si do t’i mësonin këto gjëra pa libra e pa fletore, por ndërkohë hynë në klub dhe që nga larg, nga tavolina e zakonshme ku rrinte gjithnjë, panë të ngrihej dora e xha Baxhos, që i ftonte të uleshin atje.


2


E kishin dehur dhe e kishin flakur në depon e klubit, mbi ca arka të vjetra e të kalbura. Nuk kujtonte gjë, por siç i thanë më vonë, kishte mbajtur ca ligjërata, të cilat vendasit nuk i kishin dëgjuar nga goja e askujt më parë. Shkolla qe cilësuar hangar i denjë vetëm për kafshët, Billi, domethënë drejtori, një gdhë i vërtetë, domethënë roje i këtij hangari. Turp i madh për fundin e këtij shekulli, kur fëmijët e botës mësonin me kompjutera, shkenca bënte kërdinë me çuditë e saj, kurse aty në Kajat, ku e kishin plasur atë, asgjë s’kishte ndryshuar që nga koha e pellasgëve, vetëm se trupat e njerëzve qenë zvogëluar, truri qe bërë sa i pulës, kurse këndezët këndonin njëlloj dhe thoshin se vezët i bënin ata. Të gjithë sa ishin rrotull qeshnin, por edhe i mbanin mënd ato fjalë, për t’i thënë pastaj diku gjetkë, ku ua gjenin më mirë kuptimin. Admeti nuk e dinte se më vonë do hante ca mbledhje të mira, do ta paralajmëronin që nxinte gjërat dhe nuk dinte të vlerësonte drejt përparimet e mëdha të vëndit, që edhe në skajet e fundit, siç qe Kajati, mësohej e nuk kishte fare analfabetë. Por, në gjendjen që ishte ai, nuk kujtonte asgjë nga ato që i thoshnin, megjithëse, nga mënyra se si ia thoshnin, çuditej edhe vetë si kishin arritur t’ia shkulnin mendimet nga koka, sepse, sado të rrezikshme që ishin, qenë vërtetë mendimet e tij. Por ai nuk i pohoi, sepse, siç i tha xha Shahua, duhej të ngulte këmbë që s’ishin gjë tjetër, veç ca shpikje e gënjeshtra të ndyra të të tjerëve që e kishin dehur dhe flakur pa njerëzillëk, si të ishte rrangull pa vlerë, në një depo klubi mbi ca arka të kalbura. Këtu ai do të vinte në pikëpyetje zakonet e fshatit, kanibalizmin e më të diturve, ku hynte edhe Billi, edhe xha Baxhua, i cili nga ana e tij do të thoshte që kishte ikur më parë se Admeti të dehej dhe të thoshte ato broçkulla, që pa një, pa dy, të çonin në vrimën e qenit, domethënë në burg shtatë vjet të mira. Këto plaku njëvetullor do t’i thoshte pa pikën e turbullimit, sikur vrima e qenit të qe piknik, apo diçka tjetër më argëtuese dhe njerëzit që shpreheshin ashtu, nuk qenë tjetër, veç ca bajga që binin erë të qelbur e që duheshin pastruar, mirëpo, siç do të theksonte në fund plaku, dhe ata të parisë do të ishin të një mëndjeje, Admeti nuk qe bajgë, veç një djalë i ri njëzetedy vjeçar, me shkollë dhe pa përvojë, që do të mësonte shumë në Kajat, nga njerëzit e mënçur të tij. Këtu Billi do të krekosej pak, se i qe vënë dinjiteti në vënd, Admeti do të heshtëte, kurse të gjithë do të prisnin që ai të falënderonte se shpëtoi nga ajo, vrima e qenit, ku hyje për shtatë vjet e nuk dilje më as për tridhjeteshtatë.
Të gjitha këto do të ndodhnin më vonë, ndërsa tani ndjente një dhimbje të madhe koke, kur Pelua i shpjegonte se si e kishin lajmëruar, si mezi e ngarkoi në një mushkë me ndihmën e dy djemve nga fshati, si e kishin hedhur përmbys mbi samar, nga që nuk mund të rrinte dot drejt dhe pyetjen e Admetit, “më pa ashtu fshati?”, Pelua bëri sikur nuk e dëgjoi.


3

Pastaj do të vazhdonte një bisedë serioze me xha Shahon, i cili qe shqetësuar së tepërmi për djalin e ri që strehohej në shtëpinë e tij dhe që, siç u shpreh ai, “ishte axhami dhe nuk kuptonte se gjërat kishin hyrë në një rrjedhë tepër të rrezikshme për të”. E kishin turpëruar duke e zvarritur rrugëve të fshatit si thes mbi kurrizin e një mushke dhe tani s’kishte shtëpi të mos bisedonte për të si për një rrugaç qyteti të përkëdhelur, i cili paska ardhur vetëm e vetëm t’u shajë fshatin. Këtë Admeti e vuri re shumë shpejt, që ditën e nesërmen, kur i përshëndeste në rrugë dhe ata nuk i përgjigjeshin, përkundër, kthenin kokën mënjanë, kurse të tjerë, ndoshta më zëmërbutë, e shikonin në sy, por përshëndetjes nuk i përgjigjeshin. “Kjo nuk më pëlqen fare”, do të thoshte Shahua, duke u munduar të fshehë ato që mendonte, domethënë se ata, paria, kishin vendosur ta izolonin këtë djalë të mënçur që në hapat e para, duke e shkatërruar përfundimisht. Fëmijët nuk do ta donin për mësues dhe pastaj, me një vendim të ngutur e të pjekur taze, ata të parisë do të thoshnin se kishte nevojë të punonte ca kohë në bujqësi “deri sa të piqej”. Kjo nuk ishte ndonjë gjë e re, kishte ndodhur sa herë donin të hiqnin qafe ndonjë që u dukej se ishte ndryshe ose më i mirë nga ata. Xha Shahua ca i thoshte, ca të tjera i mendonte, përpiqej t’i mbushte mëndjen djaloshit se gjërat do të ndryshonin, duhet pak kohë e durim, kurse fshatarëve të mos u mbante mëri, “se janë të vuajtur, por zemrën nuk ia kanë falur akoma dreqit”.
Po ndodhte pikë për pikë si dikur me Shahon kur erdhi i ri, por vetëm kohët qenë ndryshe, tani s’kishte më luftë dhe ai vendi i madh, ku kishte marrë diplomën e artë dhe titullin “Doktor i shkencave”, nuk e mbante më të pushtuar vendin e tij. Këto Admeti i lexoi më vonë në fletoren e trashë të plakut, ku me një shkrim tepër të kujdesshëm përshkruheshin me stil të bukur copëza nga jeta e atij të riu të dikurshëm, ndryshuar fare rastësisht, kur dikujt iu tek të sulmojë dikë dhe pastaj kufijtë qenë mbyllur. Ai nuk dinte ç’të bënte, sepse nuk kishte haber nga ato që ndodhnin, nga që kishte studjuar për pemët e lulet, për krimbat e ca qënie të tjera të zhdukura, kurse ato që bënin njerëzit i kuptonte fare pak.
Meqë të nesërmen e asaj dite, kur për të po flitej e përflitej, por që ende ai nuk e dinte, i dhimbte koka nga të pirët, nuk u ngrit që herët edhe ngaqë qe e dielë, domethënë pushim, e para gjë që i zunë sytë ishte fletorja e trashë e plakut. E hapi diku nga mesi. Qenë shënime e jo ditar. Ndezi abazhurin e vjetër dhe filloi të lexojë:
usertype:1 tt= 0
Amantin
Share to: Facebook Twitter MSN linkedin google yahoo 4# 



Rank:Diamond Member!

Score:625
Posts:625
Registered:07/10/2012
Time spent: 23 hours

RE:Hiqmet Meçaj
(Date Posted:13/10/2012 00:37)

KAPITULLI I PESTË




SHËNIME TË SHAHOS


ku tregohen ca gjëra të cilat është mirë t’i dinë të gjithë, se si një femije i thonë të bëhet i mënçur duke u larguar nga jeta e të parëve në kasollet me tym dhe ca gjëra të tjera...

Format e jetës së njeriut janë rastësi. Po bëj një krahasim me farërat, për shëmbull me grurin. E njëjta farë në ambjente të ndryshme merr forma të ndryshme. Diku ku ka ajër, diell, ujë e ushqim të bollshëm, pas shumë seleksionimesh, marrim farëra me prodhim të shkëlqyeshëm. Ku nuk ka asgjë nga këto, farërat vit pas viti zvogëlohen, deri sa një ditë i afrohemi formës së parë të egërsisë.
Unë me Baxhon, tani po marr shembull nga jeta e njerëzve, jemi e njëjta farë, kushërinj të parë, por siç thashë më lart, u rritëm në ambjente të ndryshme dhe rezultatet janë ato që dihen nga të gjithë.
Mirëpo ndodh edhe një tjetër gjë, fara që u kultivua mirë, po të kthehet e të ndrydhet në ambjentin e parë, domethënë të egër, e ka të vështirë të rrojë, të zhvillohet, kurse ajo që u rrit në ambjentin e parë, domethënë në gjendje të egër, megjithëse i afrohet gjithnjë e më shumë egërsisë, jeton përbukuri. Këtu kemi të bëjmë me dy degjenerime, domethënë shtrembërime hibridësh, të dy janë në rënie, po humbjen më të madhe e ndjen hibridi i parë, ai i kultivuari, i cili edhe e vuan më shumë rënien.
Po të marr prap shembull nga jeta e njerëzve, Baxhua dhe unë, që jemi nga e njëjta farë, nuk e ndjejmë njëlloj dhimbjen e devijimit, domethënë të degjenerimit. Për këto do të shkruaj më vonë, kurse tani do të përqëndrohem te unë, domethënë te fara që u kultivua në ajër, bollëk e dritë dhe rrethanat që po e çojnë përsëri në gjendjen e egër.
Në fshatin tonë, pas një lufte të gjatë që qe bërë, ku qe trazuar e gjithë bota, nga ushtria e mundur kishte mbetur një burrë goxha burrë, çalash nga këmba e djathtë, me bastun të vjetër e mjekër me majuckë. Mbante me vete një si kuti të madhe me dorezë, ku kishte nga të gjitha llojet e veglave. Ndërtonte shtëpira, hidhte çatira, bënte voza, lugë druri, fyej e cyla. Fshati e donte sa s’ka më, por diçka nuk i pëlqente dhe pikërisht mania e këtij njeriu të hapte varre të vjetra. Në shtëpinë që kishte ngritur vetë nuk lëvizje dot nga pllakat e gurëve me ca shkronja që vetëm ai dinte t’i lexonte, nga figurinat prej guri e prej balte të pjekur, bile edhe nga ca skelete, që i maste e i stërmaste dhe flinte bashkë me to, nën të njëjtën strehë. Megjithatë, burrat e fshatit e mbyllnin kundërshtimin me një “punë për të” dhe nuk e zgjatnin. Ai herë pas here bënte ca pako të mëdha, shkonte në skelën e qyteti V. e i niste me anije diku, përtej detit, atje në vendin e tij.
Kur u qetësuan gjërat, pasi shtetet e botës e pushuan luftën, ku qe përfshirë edhe fshati im, të gjithë prisnin që burri me mjekër me majuckë e me arkën e madhe me vegla, që çalonte nga njera këmbë, të kthehej në vendin e tij, po ai qëndroi. E fliste gjuhën tonë përbukuri dhe vazhdonte të ndërtonte shtëpi e të hapte varre të vjetra me ndihmën e djemve të fshatit që i paguante. Kështu kaluan vite. Kur unë u bëra shtatë vjeç, ai burri i huaj bisedoi me të fshatit, meqë kishte kohë të lirë, t’i mblidhte fëmijët e t’i mësonte, sepse siç thoshte ai, “dituria nuk humbet, një ditë do t’u duhet edhe këtyre vogëlushëve”.
Për shkollë as që bëhej fjalë. U rrasëm në një nga dhomat e mbushura me gurë të shkruar, skelete e figurina të çuditshme. Ishim katër djem të të njëjtës vërsë. Mësuesi ynë, ai i huaji që çalonte, na solli nga vendi i tij ca pllaka të zeza që fshiheshin e shkruheshin sa herë të donim, nga dy katërshore, kështu i quanim atëherë fletoret, lapsa e gomë. Më vonë na erdhën ca libra me figura të bukura, po që mësuesi na tha se me këta libra do të mësonim gjuhën e vendit të tij, që e flitnin shumë njerëz nëpër botë dhe që do të na duhej në të ardhmen. Nga të katër djemtë që filluam shkollën, tre ishim kushurinj të parë, unë me Baxhon djem xhaxhallarësh, kurse Besua djalë i dajos. Pëllumbin, që më vonë na fluturoi vërtet si pëllumbi, matanë një deti të madh, që atëherë nuk e dinim se quhej oqean, e kishim të mëhallës.
Shkolla na pëlqeu që në fillim se mësuesi ynë dinte shumë gjëra. Na i thoshte aq bukur, sa na linte me gojë hapur, aq sa, kur vinte koha të niseshim për në shtëpirat tona, donim një copë herë të tundeshim nga vendi. Ai na tregoi shumë çudira, sidomos për varret e vjetra. Na tha se me ato kafka e kocka që ishin aty qemë të afërt dhe duhej t’i respektonim, sepse ata e kishin ndërtuar fshatin, po të mos qenë ata, as ne nuk do të ishim, se flisnin dhe ata gjuhën tonë dhe kishin qenë njerëz punëtorë e që e donin artin. Ne atëherë nuk e dinim rëndësinë e atyre që na thoshte ai, nga arti nuk kishim fare haber, dinim vetëm të habiteshim e të mos trembeshim më nga kockat e kafkat, por t’i preknim pa frikë e me çudi. Na foli për gjuhën tonë, që qënkej nga më të vjetrat e më të bukurat në botë, një gjuhë e fortë që nuk ka pyetur nga asgjë. “Po ta dinit sa popuj e sa ushtri kanë kaluar këtej, nëpër këta male, sa gjuhë të huaja janë dëgjuar të fliten, atëherë do të ndjeheshit vërtet të mburrur, që këta këtu” dhe tregoi kafkat, “ fituan mbi të gjitha ato gjuhë”.
Filluam t’i shikonim skeletet edhe në gjumë, jo vetëm unë, po edhe të tjerët. Baxhua më tha se “njeri nga ata i kishte trokitur natën në shtëpi. Qe ngritur e bashkë me të, me thika të mëdha u kishte prerë gjuhët ca të huajve që fshiheshin nëpër malet rrotull”. Kur ia tregoi ëndërrën mësuesit, ai u thartua në fytyrë dhe nuk iu drejtua vetëm atij, por të gjithëve se ëndërra të tilla me thika e tortura nuk janë të bukura dhe nga ato nuk duhet të mësojmë. “Po ty”, më tha mua “të kanë ardhur ndonjëherë?” dhe kur iu përgjigja “po”, më kërkoi të dinte ç’bëmë së bashku. Unë i thashë “gdhëndëm ca shkrime nëpër pllaka guri dhe bëmë ca figurina që i pëlqenin shumë fëmijët e fshatit”, pastaj, vazhdova “ata më treguan se qenë një popull i madh pa komandantë, që i kishin qejf perënditë dhe për to flijonin gjithnjë kafshë në majë të malit”. Mësuesi pyeti edhe të tjerët dhe pas kësaj bisede filloi të më mbajë më afër se vërsnikët e mi, megjithëse, të them të drejtën, Baxhua mësonte më shpejt nga të gjithë, pas tij vinte Besua, kurse unë i treti.
Mësuesin tonë e quanin Xhuzepe. Në vendin e tij kishte tre çupa më të mëdha se ne dhe habiteshim se si nuk kishte gjë që të mos ta dinte. Na vuri të mblidhnim këngë të vjetra, përralla, historira me shtriga e xhinde, me gjarpërinj e nuselala, të cilat i dëgjonte me vëmendje dhe pastaj i shkruante ngadalë-ngadalë, siç i rrëmbente nga goja jonë. Deri sa bëmë pesë vjet shkollë kishte mbushur shumë katërshore të trasha me tregimet tona dhe na thoshte se “ato janë thesari që vlen më tepër nga floriri”, “duhen mbledhur se humbin nga brezi në brez” e kështu vazhdoi të na tregojë se si bëhen hi e shuhen qytetërime të tëra, sidomos popuj si yni, që nuk e ka të shkruar që shpejt gjuhën e tij.
Pasi, siç thashë, bëmë nga pesë vjet shkollë, mësues Xhuzepja qe tepër i kënaqur nga ne, prandaj u kërkoi leje familjeve tona të na lejonin të kërkonte nga shteti i tij të na pranonin atje si nxënës.
Këtu fillon edhe tragjedia e madhe e jetës sime. Babai im dhe nëna e Baxhos pranuan. U nisëm për atje, pamë një botë krejt tjetër që shkëlqente nga dritat e bukuritë dhe donim muaj të tërë të mësoheshim me të. Bashkë me ne erdhi edhe mësues Xhuzepja, i cili i dha fund qëndrimit aqshumëvjeçar në fshatin tonë.
Mezi ngarkuam në anije arkat me skelete, gurë të gdhendur e gjithfarë gjërash të tjera, për të cilat pagoi ryshfete të majme. Mua më mori në shtëpinë e tij, kurse Baxhua shkoi në një tjetër qytet, por siç mora vesh më vonë, u ngatërrua në shoqëri të ligë, dikë qëlloi me thikë dhe e kthyen përsëri andej nga kishte ardhur.
Mësues Xhuzepes, që s’ishte as mësues, as murator e marangos, por një shkencëtar i vërtetë, që e nderonte e gjithë bota, i erdhi vërtetë shumë keq për Baxhon, por vetëm pëshpëriti se “edhe ëndërrat ashtu i shikonte ai, me thika e gjuhë të prera”.
Kaluan pesë vite si në ëndërra. Ndërkohë Xhuzepja kishte marrë titullin Akademik me skeletet dhe gjërat e tjera që solli nga fshati im në qyteti e vet F., që kishte universitetin më të vjetër të botës. Më mbante si gjithnjë në shtëpinë e vet, mburrej me mua për notat e shkëlqyeshme që merrja në të gjitha mësimet dhe duhet ta them se çupat e tij, meqë s’kishin vëlla, më mbanin gjithnjë pranë vetes edhe kur shkonin nëpër opera, fusha golfi e tenisi, kurse profesor Xhuzepja më çoi në të gjitha qytetet e atij shteti, sidomos nëpër muzetë, ku qenë vendosur edhe skeletet, gurët e shkruar dhe figurinat që i kisha parë në shkollështëpinë tonë atje në fshat.
Në pushimet verore nuk kisha dëshirë të shkoja në vendin tim, sepse më çonin plazheve, por prindëve u dërgoja dhurata, të cilat i gëzonin pa masë, sidomos një gramafon me pllaka këngësh edhe nga vëndi im, që e vinin në mes të fshatit dhe njerëzit habiteshin, siç më thanë më vonë, se si qenë shtypur ata që këndonin për të hyrë atje brënda asaj kutie që rrotullohej dhe bënin qejf sikur të ishin në dasëm Pasi mbarova gjashtë vjet shkollë dhe konkurova, fitova bursë në degën që donte profesor Xhuzepja, gjenetikë, sepse siç shprehej ai, “ky qindvjeçar do të ketë zbulime të mëdha në këtë fushë dhe disa prej tyre duhet t’i bësh ti”, pastaj më rrihte shpatullat dhe zhytej në studimet e veta antropologjike atje në bibliotekën e madhe të shtëpisë-pallat, të stërmbushur me libra.
Tashmë isha një tetëmbëdhjetëvjeçar, krejt ndryshe nga ç’isha nisur për në atë vënd, nxënës i shkëlqyer, me një shoqe, për të cilën nuk dua të flas, sepse sa do që vitet ikin, më gërryen gjithnjë kujtimi i saj dhe mënyra si e humba. Ishte dashuria ime më e madhe, pas humbjes së saj jeta ime nuk do të kishte më dhe aq kuptim. Xhuzepja vendosi të më dërgonte për herë të parë te njerëzit e mi, më ngjeshi me dhurata të shumta e më dha të fala për të gjithë, por sidomos për një vejushë, me të cilën, siç duket, paska patur lidhje të fshehta, që fshati nuk i dinte. Më dha dhe një baule të tërë me dhurata për të, duke më porositur “të mos ta marrë vesh fshati, se nuk është mirë, do ta përgojojnë së koti”.
Vejusha ishte nëna e Baxhos. Babai i tij kishte vdekur në mal nga vetëtima dhe Baxhon e rriste dajua, babai i Besos. Tani e kuptova mirë përse nuk e mori edhe atë në shtëpinë e vet, si mua, sepse, siç duket, donte ta harronte atë lidhje të fshehtë biologjike, që në rrethanat e jetës së fshatit i ishte e nevojshme.
Vetëm kur shkela në tokën e vendit tim kuptova se ato vite larg tij më kishin shkatërruar përfundimisht, nuk mund ta doja më si më parë, ishte një skëterrë e vërtetë. Kudo shikoja njerëz të lodhur, veshur krejt ndryshe, me shajaqe e opinga, shtëpitë qenë të ulta e rrugët plot baltë nga shiu që kishte rënë. Shpirti m’u mblodh që isha nga ai vënd aq i varfër, ku edhe kodrat e malet qenë të gërryera e me pak gjelbërim. U bëra pishman që u ktheva, nuk rrija dot mbi samarin e mushkës që solli babai të më merrte nga skela e qytetit V., ku mbërrita me anije si një udhëtar i habitur. Tetë orë udhë mbi samarin që t’i bënte ****ët gjak ishin shumë sa për të menduar ku mund të ndodhesha tani, nëse nuk do të merrja atë aventurë në një vënd që më dukej i huaj, po që në fakt ishte vëndi im. Aty kisha babanë dhe nënën, dy vëllezërit më të vegjël dhe motrën që kishte lindur kur unë isha larguar andej e nuk e njhja. Pas nesh vinin tre mushka të tjera, ngarkuar me dhuratat e Xhuzepes, që nuk kishte harruar asnjë nga të fshatit.
Nuk do të merrem të përshkruaj pyetjet e përgjigjet, habinë e kushërinjve, po edhe të nënës e të vëllezërve kur më panë. U dukesha tjetër njeri. Edhe mua ata më dukeshin të tjerë njerëz. Nëna, që s’duhej të qe as tridhjetë e pesë vjeçe, ngjante me një plakë të rrudhur, veshur pa kujdes. Sa tmerr, kur kujtova se atje ku kisha qenë për gjashtë vjet, në moshën e nënës sime gratë lulëzonin, si për shembull vajza e madhe profesor Xhuzepes, që i kishte kaluar të tridhjetat dhe ngjante me një piciruke plot tualet e vishej si çupë e vogël. Qava me pamjen e pikëlluar të nënës sime, qau dhe ajo, që i mori lotët e mi për mall, më puthte e më puthte, kurse unë rrija si i habitur në prehërin e saj, i pikëlluar e i hutuar.
Te xhaxhesha, nëna e Baxhos, shkova pas ca ditësh, pa marrë njeri me vete, i çova baulen, për të cilën të tjerëve u thashë se i kisha blerë të gjitha gjërat vetë, kurse asaj i tregova të vërtetën “t’i dërgon Xhuzepja”. Xhaxhesha shqeu sytë, nuk donte ta besonte, iu drodhën duart dhe pohoi me zë të mekur “njerëz si ai janë të rrallë dhe nuk do ta harroj deri sa të vdes”.
Kurse ai e kishte harruar.
Xhaxhesha më tregoi për Baxhon. Fjalët e saj qenë tmerr. Ia urrente të birit veprimet që shkaktonin gjithë ato “helme”, siç tha, duke vrarë e grabitur. “Nuk e di bir”, më tha “që Baxhua ka ngritur çetë hajdutësh dhe çdo ditë bën mënxyra”? Më tregoi shumë nga marrëzitë e tij, që zinte prita e pusi, vriste për para, rrëmbente bagëti, kërcënonte, me një fjalë qe bërë i hurit e i litarit bashkë me bandën që komandonte, aq sa as qeveria nuk i bënte dot gjë.
Për Beson më thanë se, pasi mësoi katër vjet në një nga shkollat e kryeqytetit dhe u shqua, e kishin dërguar për të studjuar teologji në një vënd të largët të quajtur E., ku edhe buka piqet në rërë. Unë e kuptova për cilin shtet bëhej fjalë dhe më erdhi mirë që edhe Besua do të bëhej dikush.
Fshati më dukej më i vogël nga ç’e kisha lënë, shtëpitë të ngushta e të nxira nga tymi, se zjarri vazhdonte të ndizej si më parë në cep të dhomës së madhe të zjarrit, ku më kot lodhej oxhaku i stërnxirë nga bloza të thithte tymrat. Kusitë vazhdonin të rrinin varur mbi çengelë, kurse në trarët e shtëpisë pa tavan, kishte vergje misri, qepësh, hudhrash e lloj lloj gjërash të tjera, që të pështjella nga pluhuri i zi dhe cergat e trasha të merimangave, të shtinin frikën.
Nuk rrija gjatë në shtëpi, shëtitja në ato që quheshin arat tona, vëzhgoja një përrua të hollë, që dikur më dukej lumë e lahesha te bërryli ku formonte një hurdhë natyrale, por më tepër ma tërhoqën vëmendjen pemët e egra, mollët, gorricat e thanat, të cilat filluan të piqeshin në kohën që do të largohesha përsëri.
S’mund të rri pa përmendur këtu takimin e fshehtë që pata me Baxhon. Ai e kishte marrë vesh kthimin tim, i kishin bërë përshtypje dhuratat e shumta që i kisha shpurë të jëmës, disa edhe për të, por edhe se të thuash të drejtën, siç tha vetë, e kishte marri malli, ndaj më dërgoi lajm të takoheshim një ndajnatë, diku në mal, te një shpellë që e dinim të dy.
U ngjita me mundim deri atje. Pothuajse i kisha harruar shtigjet e dhiaret, disa herë u ngatërrova e hyra thellë në pyll, por më në fund ia dola mbanë. Te Bazhua më çoi një nga cubat e tij që priste të shfaqesha në afërsi të shpellës. E kishte marrë malli vërtet. M’u hodh në qafë, më ngriti në ajër, më puthi e më puthi sa u mallëngjeva si rrallëherë në jetë. Kishte lënë mjekër, qe bërë tepër shpatullgjërë dhe vetullat e trasha e të zeza i qenë bashkuar në një. Ishte vërtetë një djalë i fuqishëm e i bukur. Nuk i kërkova të dija ç’bënte e pse e bënte, kjo qe jeta e tij dhe mund ta përdorte si të donte. Kishte dhe ai shkaqet e veta, por Baxhua, duke qenë vërtetë njeri i zgjuar më tha se “në kushtet e tij, vetëm kështu mund të bënte një farë prokopie”. “Marrim te ata që kanë më tepër dhe vrasim ata që duhen vrarë”, e mbylli ai me një zë të ngjirrur, që nuk mund të them kishte dëshpërim apo qe i ftohur. Si ndenji pak i menduar, shtoi “po të ra ndonjëri në qafë, qoftë dhe atje matanë detit ku je, më dërgo lajm, vëllai për vëllanë prandaj është”. E falënderova dhe pasi ndenjëm edhe pak, më shumë pa folur e duke soditur njëri tjetrin, u ndamë duke u përqafuar e duke u puthur disa herë.
usertype:1 tt= 0
Amantin
Share to: Facebook Twitter MSN linkedin google yahoo 5# 



Rank:Diamond Member!

Score:625
Posts:625
Registered:07/10/2012
Time spent: 23 hours

RE:Hiqmet Meçaj
(Date Posted:13/10/2012 00:37)

KAPITULLI I GJASHTË




1

Admeti nuk e dinte se kishte një aleat të fshehtë, që do t’i ndryshonte gjërat në të mirë të tij. Ai po vuante periudhën më të rëndë që kur e kishin emëruar në atë fshat, ku i kishin ndodhur gjëra aq të papritura, sa që po t’ia tregonin se i kishin ndodhur një tjetri, nuk do t’i besonte, kur i thanë se Baxhua e priste te qëndra e fshatit.
Atë mëngjes qenë derdhur qiejt, nxënësit erdhën të lagur qull nga shtëpitë e largëta, (fshati qe tepër i shpërndarë, aq sa nuk binte në sy, fshehur në këmbë kodrash, mes lisave e prralleve, rrëzë përrenjsh, prapa shkëmbinjsh). U tha nxënësve të lëviznin gjithë bankat pranë sobës dhe ndezi me nxitim një zjarr të madh me drutë që qenë grumbulluar stivë në njerin cep të klasës.
Nën avullin e dëndur të rrobave që po thaheshin u thirri emrat dhe u habit edhe vetë që asnjë nuk mungonte në atë ditë që i ngjante më tepër një përmbytjeje. Pastaj nuk bëri më gjë, vuri re që nga ngrohtësia fëmijët kishin dëshirë të dremitnin. Epo, s’ka gjë, mendoi, edhe mund të flenë pak, paçka se kjo nuk ishte parashikuar në asnjë libër pedagogjie.
Iu mbyllën edhe atij sytë, ra në një gjysëmëndërr, e cila e nxorri nga klasa nëpër një derë të fshehtë, e veshi me të bardha dhe e ndjeu veten fantazmë, si ajo që kishte parë kur nuk qe në ëndërr, veçse me një ndryshim, koha ecte së prapthi, të pabërat bëheshin, të zhbërat përbëheshin, fundi i afrohej fillimit dhe fillimi fundit.
Një herë qe Shaho, një tjetër herë Baxho. Kur bëhej Baxho kishte një çetë të madhe, nxënësit e tij, tashmë të rritur e me mjekra që ishin banditët e tij, kurse ai, një fëmijë zëçjerrë që i komandonte të dehnin fshatin, pikërisht në ditën kur nëna e Baxhos kishte lindur Baxhon, domethënë atë vetë në një kohë tjetër. U bë një mishmash i vërtetë, nëna e Baxhos i tha Xhuzepes se nuk do ta linte më të bënin dashuri, nëse nuk i dhuronte Baxhos zëçjerrë e bandit një nga ata skeletet, të paktën njërën nga kafkat, që të pushonte së dehuri fshatin, pikërisht në ditën më të rëndësishme, kur ajo po lindëte Baxhon e vogël në një kohë tjetër.
Atëherë ai u bë Shaho, e shpërndau çetën, i çoi nënës së Baxhos një baule me skelete e me kafka, të cilën ia kishte dhuruar Xhuzepja, vetëm e vetëm që ajo mos ta lindëte Baxhon, sepse kështu ai nuk do ta kishte bandën e nuk do t’u këpuste gjuhën fshatarëve, domethënë joskeleteve të vjetra, por atyre të gjallëve, që atij i dukeshin si kafka e skelete. Se Xhuzepja, kot thoshte që hapte varre të vjetra, kafkat ia dhuronin vetë fshatarët, pa vdekur ende, se nuk i donin, se u rëndonin, meqë mbakan mbi vete dy gjëra tmerrësisht të rrezikshme: trurin dhe gjuhën, të cilat Baxhua i urrente për vdekje.
Në këtë kohë, kur të gjithë po flinin, asnjë nuk e dinte se një copëze druri të bërë prush iu shkrep të rrëshqiste ngadalë ngadalë nga soba, t’u afrohej të tjerëve që ishin rrotull në çimenton e plasaritur, t’u pëshpëriste me gjuhë flake e tymi “ndizuni edhe ju që ta bëjmë atë mrekullinë e kuqe”. Dhe vërtetë e bënë mrekullinë e kuqe, u ndezën të gjitha njëherësh. Flakët u rritën me shpejtësi, kuptohet u shtua edhe tymi dhe atëherë ec e t’i mbaje drurët që kërcisnin kur këndonin e flakët që dridheshin kur vallzonin.
Ata flinin dhe nuk e dinin se flakët do të mbeteshin brenda, kurse tymi do të vraponte të dilte jashtë nëpër të çarat e nënderës dhe të tabelave me shkronja të ngrëna ...DES...LM...HUNI...GA..KJA, do të dilte nga çatia e nga ndonjë vrimë tjetër, i lehtë, i hirtë e më pas edhe pak i zi.
Erën do t’ia nuhaste më parë një fshatar që qe futur në strehët e shkollës për t’u mbrojtur nga shiu, pastaj fëmijët e klasës ngjitur, deri sa ajo aromë e pazakontë të cikte hundët e Billit, që më kot hapte e mbyllte ca shkresa në drejtori, punë që e bënte zakonisht në atë orë, deri sa të thërriste atë mësuesen e imtë me shkrimin e bukur dhe me emrin e shkurtuar Viri, që ia bënte gati të gjitha shkresat në drejtori dhe i zëvendësonte gruan e sëmurë ndonjë natë, kur gjenin vend ku të fshiheshin nëpër xhepat e shkollës. Billin e zuri tështima, por nuk luajti vendit. E dinte që dikush e vëzhgonte në atë orë, megjithëse binte shi, sepse drejtori çdo ditë duhet të bëjë gati shkresat për vartësit, t’i kontrollojë e t’i vërë në punë, paçka që vartësit ishin vetëm katër.
Asnjë nuk e dinte se edhe flakët paskëshin qënë ca rrufjanka të mëdha, me shije zgjedhëse të mahnitshme, se në fillim i vëzhguan të gjithë të fjeturit me radhë, deri sa vendosën kujt t’i afroheshin më tepër.
“Kësaj”, thanë njëzëri dhe shkuan duke kënduar e vallzuar drejt Linës, vajzës me gjokse të bukura kërcënuese, që ishte bija e kryetarit dhe mbesa e plakut njëvetullor Baxho.
Më parë e rrethuan, më pas filluan t’i kundronin fytyrën e bukur ngjyrë rozë, që të thuash të vërtetën, nuk guxuan t’ia prekin, por vendosën ta nisnin me këmbët, t’i lëpinin pak nga pak këpucët me qafa, që kushedi nga cili shtet kishin udhëtuar deri këtu në Kajat, për t’u veshur nga këmbët e Linës, u ngjitën ngadalë te pantallonat bluxhin, ku bënë në fillim disa brimëza të vockëla të kuqe që pak nga pak po shtoheshin e po zmadhoheshin.
Era që lëshonin në këtë udhëtim nëpër bluxhin nga poshtë lart i tradhëtoi flakëzat, që ishin në fillim të vockëla e pastaj më të mëdha, se hyri nëpër flegëzat e hundës së Admetit, i dhanë pak kohë, e zgjuan të lemerisur dhe po ashtu të lemerisur e bënë të vraponte drejt çupës që ende po flinte, të hiqte xhaketën e vet, t’ia mbështillte këmbët duke fikur flakëzat e pastaj ta merrte në krahë e të rendëte drejt derës.
Vajza do të zgjohej, do ta ndjente veten në krahë të mësuesit, do t’i pëlqente ajo gjëndje, do t’i mbështillte krahët rrotull qafës e do t’i pëshpëriste “më mbaj gjithnjë kështu”, pikërisht kur në klasë do të hynte Billi i shoqëruar nga mësuesja me shkrimin e bukur e me emrin e shkurtuar Viri. Do të bërtiste “je një rrugaç i pandreqshëm”, kurse Viri do të hapte dritaret kanat e tymi do të shpërndahej nëpër fshat së bashku me lajmin e tmerrshëm “mësuesi dogji shkollën bashkë me nxënësit për hakmarrje”, veprim ky që duhej ta çonte patjetër te ajo vrima e qenit ku hyje për shtatë vjet e nuk dilje më as për tridhjeteshtatë.
Admeti, që kishte ende Linën në krahë, se nuk dinte ku ta çonte, do t’i ulërinte kot së koti, vetëm për ta tërbuar “thuaj ç’të duash, zjarrin e vure ti kur ne po flinim”, gjë që e tërboi vërtetë Billin, por ajo që e habiti më shumë Admetin ishte zëri i Linës që tha pikërisht të njëjtën gjë, “të pashë unë që zjarrin e vure ti”, që do ta trulloste drejtorin sa të mos dinte ç’të bënte, ç’të thoshte e ku të futej, se vërtetë ajo vajzë ishte edhe mbesa e tij, por në radhë të parë qe e bija e kryetarit dhe e mbesa e dashur e Baxhos.


2

Të gjitha këto qenë bëma tepër të mëdha për një fshat tepër tepër të vogël si Kajati. Nuk kishte nevojë as për radio e TV që t’i përhapte, se ato mbërrinin dhe atje ku nuk ta pret mëndja me një shpejtësi të tillë që edhe drita do ta kishte zili. Por, me që ra fjala, për TV as që bëhej fjalë, veç shtëpisë së Baxhos, që se nga e kishte prurë një të tillë, ca thonë ia kishte dërguar ai i madhi fare, që e donte shumë që nga koha e Luftës së fundit, kur Baxhua qe bërë Hero, nga të rrallët heronj të gjallë që kishte vendi. Kurse radio kishin disa pak shtëpi, si ajo e drejtor Billit, që ishte dhëndërr i Baxhos, një tjetër nga ata të parisë dhe më tutje nuk shtyhej kjo punë. Radioja quhej një luks i madh për një fshat të vogël si Kajati, me drita të dobëta e me ca shtylla rakitike të shtrëmbëra që mezi i mbanin telat, të cilët këputeshin sa herë frynte erë e fortë.
Dhe këto bëma filluan të ndodhin tani që erdhi ai mësuesi i ri, rrugaçi nga qyteti, i cili pa shkelur mirë ia futi me të pira e me të dehura, po prite kur tia ndreqin qefin. Tani iu tek të djegë shkollën e bashkë me të dhe fëmijët, dika të hakmerret surrati i tij! Turpi më i madh është se e panë dhe me kë, me Linën, që i kishte hedhur duart rrotull qafës dhe ai, rrugaçi nga qyteti, e shtrëngonte fort në gjoks, pa turp, foshnjën, nxënësen e tij. Po ndodhnin lemerira dhe sytë e veshët kishin për të dëgjuar e parë gjëra të llahtarshme.
Admeti nuk kishte kohë të merrej me të tilla parashikime, ishte zënë ngushtë se s’dinte ku ta çonte Linën. Doli pa vetëdijë jashtë dhe hyri në drejtori duke e ulur mbi skrivaninë e drejtorit, pikërisht mbi shkresat që Billi bënte sikur i lexonte e sikur i shkruante, po që në të vërtetë i përgatiste ajo mësuesja e imtë me emër të shkurtuar Viri. Nuk vuri re fare që kur doli jashtë, shiu kishte pushuar dhe te strehët e MAPO-s qenë grumbulluar shumë sehirxhinj, domethën dëshmitarë të ardhshëm për ndonjë proces kundër tij.
As vetë s’e kuptoi pse kapi këmbët e Linës te kofshët, i hapi e i ngriti lart për të vërejtur deri ku kishin arritur të lëpinin nga trupi i bukur ato flakëzat që paskëshin qënë zuzare të mëdha e me shije të hollë, pa ditur se në të çarat e atyre që duhej të ishin xhama në dritare, qenë ngjeshur shumë sy, që në të vërtetë panë veprimin më të turpshëm që mund të kishte ndodhur ndonjë herë në një zyrë shteti, panë duart e atij rrugaçi nga qyteti të fërkonin kofshët e vajzës, të futnin gishtat në ca vrima e në ca vënde, që çdo mëndje e merr dot me mënd se ç’mund të bënin.
Billi, domethënë drejtori, ishte aty, aty qe edhe mësuesja e imtë me emrin e shkurtuar Viri, kishin filluar të ishin aty edhe dy mësuesit e tjerë, pra asnjë nuk mungonte nga këshilli pedagogjik, që shiheshin sy ndër sy, ngrinin supat, bënin shënja nga më të pakuptueshmet, sikur u kishin ngrirë gjuhët, kur Admeti ngrinte dhe ulte këmbët e Linës mbi skrivaninë e drejtorit dhe fuste gishtat nëpër vendet më delikate të trupit të vajzës, ndoshta për të gjetur dëmet që kishte pësuar, veprime këto që patjetër të bënin të flisje me shënja e gjuhët të ngrinin deri në rrëzë.
Admeti nuk do të vinte re as Baxhon kur të hynte, se s’kishte si ta vinte re, meqë i kishte kthyer shpinën derës dhe gjithë të pranishmëve, që shtireshin se nuk ishin të pranishëm, derisa nuk bëzanin po shqyenin vetëm sytë, ngrinin supat e bënin ca veprime të tjera, që donin të thonin “ ky njeri nuk ia vlen të jetë njeri”, por që u tronditën kur panë Baxhon të hynte, i hapën udhë dhe pritën të fillonte llahtara. Admeti u kënaq që Lina buzëqeshi, por nuk vuri re që ajo këtë e bëri për gjyshin e vet, kur tregoi me gisht Admetin dhe tha ca gjëra shpejt e shpejt, pastaj tregoi po me gisht Billin dhe tha ca të tjera po shpejt e shpejt, fjalë që e bënë plakun njëvetullor t’i jepte dorën Ametit, ta ftonte nga shtëpia e tij dhe atyre të tjerëve, përfshi edhe Billin, t’u thoshte ca fjalë të ashpra, saqë pronarët e syve që ishin futur rrëzave të tabelave, që duhej të ishin xhama në dritare, do t’u shpërthente pa dashur një “uuuuuu!” habie, e cila do të përhapej në fshat më shpej se vrapi i dritës.


3


Të gjitha këto kishin ndodhur apo do të ndodhnin?


4


Në mëngjes u habit edhe vetë që po flinte pranë vatrës. I kishin hedhur përsipër një velenxë të trashë, më mirë të themi flokatë, nga ato me lesh të gjatë, që nganjëherë natën të hyn nëpër gojë e të duket se dikush, domethënë gruaja që të do, të ka mbështjellur me flokët e saj të gjatë e ti, ngaqë je në gjumë, bën ç’bën e ia përtyp nga një çikë herë pas here. Ai u fryu atyre leshrave që tani me sy hapur nuk iu dukën dhe aq të shijshëm, përkundrazi u mundua të pastrojë gjuhën nga një shije e trazuar me qime që iu dukën të kuqe, domethënë në ngjyrën e velenxës dhe hodhi sytë përreth në shtëpinë krejt bosh.
Plaku kishte dalë. Duhej të qe patjetër më shumë se mëngjes. Ndjeu hapa dhe pa nusen që po vinte drejt tij qetë qetë me dy ullinjtë e syve që qeshnin me kursim. Ajo i tha “mirëmëngjes”, megjithëse nuk duhej të ishte mëngjes dhe ai nuk foli as kur ajo i tha “fjete mirë?”, por mundohej të pastronte gjuhën nga ato që duhej të ishin flokë, por në të vërtetë ishin disa qime të kuqe të besdisshme me një shije të keqe. Me shumë vështirësi mërmëriti diçka të pakuptueshme nëpër dhëmbë dhe ndjeu t’i dhimbte koka, kurse tëmthat i rrihnin me ritëm të nxituar.
-Mbani aspirina?- e pyeti.
-Cuq, - bëri ajo dhe rrudhi supat duke u ulur përballë tij e duke mbledhur gjunjët nën vete, ndërkohë që psherëtinte aq bukur, aq sa atij iu duk sikur ia dha aspirinën e koka filloi t’i lehtësohej. Por koka iu lehtësua edhe më, kur ajo i vuri dorën në ballë, kur pëshpëriti e lehtësuar “nuk paske zjarr”, kur ia fërkoi tëmthat e rastësisht pëllëmba e saj e butë i preku pak nga faqja te hapsira e nënveshit, aq sa Admeti ndjeu rrënqethje e dridhje të fortë në të gjithë trupin, gjë që as asaj nuk i shpëtoi pa e vënë re.
Hera e parë që po e shihte nga kaq afër dhe nuk mundi ta fshihte habinë se si kjo grua fshati, që kishte bërë katër fëmijë, të kishte një bukuri e butësi të tillë, megjithëse të thuash të drejtën duhej të ishte pak më e madhe se Admeti, domethënë në moshën kur vajzat e qytetit nuk janë fejuar ende. Vuri re faqet e rrumbullakta e të bardha që formonin rrotull syve dy rrathë të mëdhenj ngjyrë hiri në blu, cipën tepër të butë të lëkurës, flokët e verdha që tani nuk i kishte lidhur bisht, por qenë lëshuar e derdhur pa kujdes nëpër supa dhe gjokset e saj, jo tepër të mëdhenj, që megjithëse qenë thithur nga katër fëmijë, dukej të ishin ende të fortë.
Edhe ajo e vuri re që ai po e vështronte dhe i erdhi mirë të pozonte para atij djali që fshatarët tani po e quanin “rrugaçi nga qyteti”. Pikërisht në këtë çast iu kujtua që pranë tij ishte ulur gruaja, që natën papritur e pakujtuar bëhej fantazmë, vetëm duhej të qe kohë e keqe, të binin ca vetëtima e të gjëmonin fort ca bubullima, drita të llokoçitej në tavan deri sa të fikej fare dhe, kur ajo të largohej me duart e shtrira para, mbështjellë si me një çarçaf të bardhë, dritat do të vinin prap e ai me xha Shahon do ta shikonin atë, domethënë “pikërisht këtë bukuroshe që tani po pozon kaq qetë këtu para meje”, varur në degën e një rrapi të madh, ose më mirë të themi në një gjethe.
Që kur koha kishte filluar t’i rridhte sëprapthi, ai dyshonte për të gjitha, kishin ndodhur apo duhej të ndodhnin, prandaj porosia e xha Shahos, se “ajo s’duhet ta dijë që ne e pamë”, iu duk e tepërt, sepse në se kthimi i saj në fantazëm nuk kishte ndodhur, atëherë as porosia e plakut nuk qe thënë.
Admetit iu duk se ajo grua me sy ulliri po tallej me të, po tallej me pozicionin si ishte ulur duke mbledhur gjunjët nën vete, me dorën që i vuri në ballë kur i ciku pak faqen duke e rrënqethur, me atë “cuq” që tha kur i kërkoi një aspirinë se i dhimbte koka. Ajo grua po tallej me të gjitha, ndoshta edhe me bukurinë, se një që di të bëhet fantazëm, patjetër duhet të dijë të të bëjë ta shohësh të bukur, ndërkohë që mund të jetë një zhgarravinë fishka fishka që të vjen të pështirë ta shohësh.
Ajo vuri re që fytyra e tij po vrenjtej pak nga pak, nuk i pëlqeu kjo gjë, iu duk krejt pa shkak, sidomos kur ai i ktheu shpinën, kur mori një copë dru me prush e filloi të trazojë prushrat e tjerë, kur i fryjti hirit, që iu hodh nëpër hundë e sy e filloi të kollitej.
-Dua të të them se ti po tallesh me mua. Ju të gjithë po talleni me mua, - tha ai me inat të përmbajtur. - Përveç plakut, - do të shtonte pas pak, si për ta veçuar atë njeri të cilin kishte filluar ta kuptonte, ose të paktën ashtu i dukej atij.
Gruaja që po i dukej gjithnjë e më e bukur dhe po tallej me të, do të mblidhte edhe më tepër gjunjët, do t’i frynte një cullufeje që po i binte nga balli mbi sy, aq sa ajo do të kërcente pak përpjetë si një flutur me bisht të gjatë e do të binte sërish aty ku ishte, do ta detyronte t’i frynte përsëri e ajo përsëri do të fluturonte e do të binte po aty ku kishte qenë. Admeti e kuptoi që ky nuk ishte veçse nervozizëm i asaj që po i dukej se po tallej me të, duke u hequr sikur ishte nervozuar pafundësisht dhe e shprehte dufin duke i fryrë pa kuptim asaj cullufeje, që shndërrohej në një flutur me bisht të gjatë.
-Cuq,- bëri ajo për herë të dytë, por kjo “cuq” do të ishte pak e fortë dhe nuk do të tingëllonte aspak miqësore, gjë që do ta detyronte Admetin t’ia thoshte atë që ndoshta plaku i kishte thënë të mos t’ia thoshte, meqë tani i dukej se gjërat ndodhnin dhe nuk ndodhnin në një lojë të pafund, ku të tjerët talleshin me të, që nga koha që rridhte së prapthi, fërneta që e dehte, gruaja që ikte si fantazëm e deri te plaku që e këshillonte të mbante ca sekrete, “se nuk ishte mirë që ajo ta merrte vesh se vishej me të bardha e ikte të flinte e varur mbi një gjeth”.
-Ti vidhesh natën nga shtëpia si fantazëm, - ia plasi ai. - Ikën e veshur me të bardha kur bie shi e kërcasin bubullima, kur drita llokoçitet e vjen prap. Unë të pashë.
-Gënjen, - tha ajo, - ju të gjithë gënjeni.
-Fle e varur në një pemë, - vazhdoi ai.
-Gënjen, - tha ajo, - unë fle me fëmijët e mi.
-Punë për ty, - ngulmoi ai.
-Ma pe fytyrën? - pyeti befas ajo, duke i fryrë përsëri cullufes e duke u futur më brenda gjunjëve të vet që po i mblidhte e po i mblidhte duke u zvogëluar pambarim.
-Ishte natë, - tha ai.
-Nuk kam qenë unë,- u duk që u lehtësua ajo.
Trupi i mbledhur u çmblodh papritur, duart u vendosën mbi gjunjë, mesi u ngrit përpjetë, cullufja u fry prap, u hodhën ca çapa të lehtë dhe gruaja doli duke përsëritur “ju të gjthë gënjeni, nuk kam qenë unë”, që do t’i kthenin Admetit dhimbjen e kokës dhe atë ndjenjën se të gjithë këta njerëz të këtij fshati të humbur me emrin e papërfillshëm Kajat, që s’figuronte gjëkundi as në hartë, paskan një qejf të madh, të tallin e të leqendisin pikërisht atë, sepse mezi e prisnin që t’u vinte, ndryshe me se do të argëtoheshin, përderisa jeta në këto gryka malesh rridhte aq e njëllojtë.
“Po, ndoshta nuk do të ketë qenë ajo”, mendoi Admeti. “Nëse kjo do të jetë e vërtetë, atëherë kush do të ketë qenë: Baxhua, Billi, kryetari, apo dikush tjetër që do ta kishin vënë ata për të alarmuar plakun, Pelon dhe mua”? Shumë gjëra mund të pranoheshin, siç mund të përjashtoheshin shumë gjera të tjera, veç ënderr nuk mund të qe, se tre vetë, domethënë ai, plaku dhe Pelua nuk mund të shihnin njëherësh që të tre të njëjtën, të alarmoheshin e dy prej tyre, domethënë ai dhe plaku të niseshin natën nëpër shi e ta shihnin atë, që ndoshta nuk ishte nusja, po dikush tjetër, se nusja flinte me fëmijët e vet, atje në shtrat, siç tha ajo.
Pas dhimbjes së kokës që rifilloi, se këto ishin vërtet gjëra që të shtypnin tëmthat, u ngrit dhe i hipi dëshira të lexonte diçka nga shënimet e plakut, në vend të aspirinës që kërkoi për t’u lehtësuar dhe mori atë “cuq” e atë cikje dore te rrëza e nënveshit, që e rrënqethën dhe që ajo patjetër e vuri re.
usertype:1 tt= 0
Amantin
Share to: Facebook Twitter MSN linkedin google yahoo 6# 



Rank:Diamond Member!

Score:625
Posts:625
Registered:07/10/2012
Time spent: 23 hours

RE:Hiqmet Meçaj
(Date Posted:13/10/2012 00:38)

KAPITULLI I SHTATË


SHËNIME TË SHAHOS


ku tregohet se si kulunbria, që është një kumbull e egër, iu lut kumbullës t’i këmbenin gjethet, mirëpo më vonë si i këmbyen gjethet, pema e egër, domethënë kulumbria, ia punoi kumbullës, sepse meqë nuk u shkonin kokrrat me gjethet e reja, ajo domethënë pema e egër, nuk pranoi t’i këmbenin edhe kokrrat, si dhe ca gjëra të tjera, që është mirë t’i dinë të gjithë...

Isha bërë një goxha djalë, siç më thoshin të gjithë, njëzetekatërvjeçar, veshur me kostum gri dhe gravatë alla garçon kur mbrojta titullin Doktor i Shkencave në fushën e Gjenetikës, duke fituar njëkohësisht të drejtën e punës në laboratorin e famshëm të qytetit F. Por më e rëndësishmja për mua qe se u zgjodha midis shumë pretendentëve të isha asistent i profesorit K. K., dy herë kandidat për çmimin Nobël në kërkimet mbi gjenetikën dhe çuditë e saj transmetuese, një shkencë e re, që hapte perspektiva të pamata shkencore edhe për mua.
Tashmë nuk banoja më te profesor Xhuzepja, të cilin e vizitoja jo aq shpesh për shkak të kohës që më mungonte. Kisha marrë me qera një apartament të këndshëm në periferi të qytetit, në katin përdhes të të cilit ishte vendosur laboratori im i vogël, dhuratë e një instituti ndërkombëtar, ku kaloja pjesë të rëndësishme të kohës së lirë. Mbrëmjeve zhytesha në shoqërinë e kolegëve të mi, në kafenenë Espresso, ku mblidhej ajka e inteligjencies së qytetit dhe ku u miqësova me shkrimtarë, artistë të skenës e të muzikës, piktorë e lloj lloj figura të shquara. Kudo mirëpritesha me entusiazëm, shpesh bëhesha qëndra e bisedës, sepse fusha ku kisha filluar të studioja, ndën drejtimin e profesorit të famshëm K. K. ishte tepër joshëse për ta.
Ndërkohë kishte filluar të më interesonte letërsia, sidomos poezia moderne, pyesja për modernizmin dhe si shfaqej ai, ndikimin në të të kohës dhe hapsirës, si i përballon gjuha me shënjat dhe simbolet e veta ndryshimet e reja konceptuale që shfaqen nga njera rrymë te tjetra dhe a është frymëzimi i poetit një komunikim i fshehtë me perëndinë e zgjedhur prej tij, apo një punë e zakonshme intelektuale si gjithë të tjerat? Jo më kot shqetësohesha të kuptoja sa më tepër nga poezia, mund të them se veç ndonjë ambicjeje për t’u plotësuar si një i ri i kohës me të gjitha idetë që lëvrinin në botën e artit, shtysa më e madhe ishte Nilda, gazetarja dhe poetja që kishte filluar të bënte emër të bujshëm dhe me të cilën kishim tetë vjet që duheshim e tani bashkëjetonim në shtëpinë time të re.
Nilda ishte dy vite më e madhe se unë, me temperament të çuditshëm, e gëzuar në furinë e saj, shkatërruese në zemërimin e saj, e admiroja dhe më adhuronte, grindjet na zgjasnin vetëm disa minuta dhe ankesa kryesore e saj për mua ishte se nuk dija ta përballoja jetën jashtë fushës së shkencës, prandaj duhej të përgatitesha edhe për rrethana të papërfytyrueshme, duke më sjellë si shembull profesor Xhuzepen dhe peripecitë e tij të suksesshme në Kajat, ku të gjithë e dinin ngritës muresh e gdhendës druri, kurse ai ishte një antropolog i niveleve botërore. Unë mërzitesha nga të gjitha këto dhe i thosha se ndoshta nuk përsëriten gjithnjë të njëjtat gjëra, ndoshta s’do të ketë më luftra, kurse ajo vinte buzën në gas pak si hidhur e më përsëriste për të sajtën herë se “fashizmi nuk lindi që t’u bëjë paradë këmishave të zeza për qejf”.
Kishte të drejtë. Unë dija tepër për indet e qelizat, tani po mundohesha të depërtoja nëpër të panjohurat e enzimave, të merrja vesh lidhjet dhe varësitë, komandat që marrin e japin. Këto ndodhnin në mikrobotë, diçka kuptoja prej tyre, kurse ç’ndodhte në makrobotë, ç’urdhëra e komanda jepeshin, ç’përgatitej të ndodhnin e përse përgatiteshin, qenë tepër larg interesit tim, thjesht isha dikush që kisha humbur lidhjet me njerëzit dhe merresha vetëm me bimët e me kafshët. Kisha harruar nga vija e kush kisha qënë, nuk më merrte malli për asnjë nga të mijtë, ajo botë që lashë pas, kur isha fëmijë, para dymbëdhjetë vjetësh, më dukej e huaj dhe e mjegullt.
Nilda sillej ftohtë me familjen e saj, pothuaj nuk i vizitonte, por edhe kur ndodhej ndonjëherë rastësisht në prani të tyre, nuk e fshihte përbuzjen “që rridhte prej gjakut të tyre”, që “paskësh qenë tepër i hidhur për fatkeqësinë e saj e të vendit të saj”. Vëllai i madh qe bërë kryetar i fashios së qytetit F. dhe komandonte bandat që shkatërronin e likujdonin pasurinë dhe vetë kundërshtarët duke i pushkatuar rrugëve e duke mbushur me të tjerë burgjet. Babai e mbështeste dhe qe plotësisht në një mëndje me të birin se kjo i kishte dhënë mundësinë të shtonte fitimet, duke e kthyer të gjithë veprimtarinë e tij tregtare në industri lufte. Nilda, si gazetare me ide liberale që ishte, qe e detyruar të shkruante kundër tyre dhe u kishte shpëtuar ndjekjeve, pikërisht si motër e kryetarit të fashios, i cili ia nënvlerësonte pikpamjet që shprehte nëpër gazetat ku bashkëpunonte, sepse, siç thoshte i jati, “një ditë, kur bota të bëhet e gjitha jona edhe ajo do të kthehet me ne”.
Por Nilda nuk e dinte që pikërisht ai, kapua i fashove që ishte vëllai i saj, do t’u shkatërronte një ditë atë lidhje aq lumturore që ishte ndërtuar për tetë vjet rresht, por kjo do të ndodhte më vonë, kur vendi i saj do të pushtonte vendin tim për herë të dytë brenda më pak se njëzet vjetësh, ngjarje që Nildën e tronditi pa masë dhe erdhi me një frymë tek unë duke qarë e duke sharë “udhëheqësin kokërruar të banditëve me këmisha të zeza”, babanë dhe vëllanë e vet, pastaj kërkoi të bënim seks dhe pikërisht në atë kohë kur mbaruam, thashë si budallai më i madh që mund të ketë patur ndonjëherë mbi dhe: “ndoshta nuk është pushtim”. “Edhe ajo që sapo bëmë ne, ndoshta nuk është q...”, tha me inat Nilda dhe më qëlloi me pëllëmbë, pastaj më kërkoi të falur, shau përsëri vëllanë, udhëheqësin kokërruar, mua, qau me ngashërimë, më puthi me afsh e tha “si do që të ndodhë ne nuk do të ndahemi kurrë ...” , sikur të parandiente diçka tragjike dhe doli.
Nilda filloi të merrej me rezistencën kundër babait dhe vëllait të vet që ishin marrosur pas ideve të atij udhëheqësi kokërruar dhe një tjetri të një shteti tjetër, “njeri epileptik që s’dinte të priste as mustaqet e veta”, të cilët i kishin shpallur luftë qytetërimit dhe ideve të saj liberale.
Një ditë më solli në shtëpi një djalë të të njëjtës vërsë me mua, i cili, siç mora vesh më pas, ishte nga vendi im, nga një fshat fushor dhe studjonte në shkencat juridike, por që shkruante edhe ai nëpër gazetat shkrime që u shkonin për shtat ideve të Nildës.
Ky njeri më vonë do të takohej me mua në vendin tim pas shumë vitesh, në rrethana të tjera, kur do të ishte bërë njeri i rëndësishëm dhe vajzën e tij do ta merrja nuse për tim bir, pasi ta pushkatonin e familjen t’ia mënjanonin. Por këto do të ndodhnin më vonë, në një të ardhme të largët, që po përgatitej këtu nga vëllai i Nildës, i cili kishte filluar ta rruante kokën për t’i ngjarë udhëheqësit të tij, kur ne nuk dinim ç’do të ndodhte, do të rrinim apo do të largoheshim.
Nikua, juristi dhe gazetari nga vendi im më pëlqeu, folëm pak në gjuhën tonë, kujtuam nga kishim ardhur dhe më tha se “kishte vendosur të shkonte atje, por kur, nuk e dinte, ndoshta kur ata do të kishin nevojë për të”. Ai qeshi disa herë me naivitetin politik që shprehja sa herë duhej të thoshja ndonjë mendim, por më në fund më kërkoi leje të vinin edhe emrin tim në një peticion që do t’i dërgonin qeverisë këmishëzezë si protestë për pushtimin, duke më paralajmëruar se “kjo punë mund të jetë edhe me rrezik”.
Unë pashë nga Nilda dhe, meqë ajo më buzëqeshi, i thashë “nuk kam ndonjë kundërshtim dhe nuk shoh ndonjë rrezik, sepse çdo njeri ka të drejtë të protestojë në se dikush i bën keq vendit të tij ku ka lindur”, fjalë këto që u pritën me duartrokitje nga të dy dhe me një puthje të gjatë nga Nilda.


***

Falë atij peticioni jeta ime u këmbye kryekëput, sepse më sollën të shoqëruar me avion ushtarak në kryeqytetin e pushtuar T., më emëruan këshilltar të kryeministrit për probleme ushqimore dhe shëndetsore, për Nildën nuk mora vesh gjë, por disa miq më thanë se kishte ikur fshehurazi në shtetin fqinj Z. dhe që andej shkruante nëpër gazeta të ndryshme të botës për mortajën e zezë të vendit të vet, kurse Nikun e kishin mënjanuar në një ishull ku çonin njerëz tepër të rrezikshëm. Pyesja veten përse zgjodhën pikërisht mua të më emëronin në një post aq të lartë të një qeverie ndën pushtim? Përse nuk më lanë atje me studimet e mia, të bëja atë që mund të bëja pranë profesorit të famshëm K. K., por me forcën e armëve më detyruan të ulem në një karrike e të mos di ç’këshilla t’i jap kryeministrit, që nga ana e vet edhe ai nuk dinte të qe kryeministër?
Ishte viti i tretë i pushtimit dhe grupe të ndryshme të armatosura vepronin nëpër krahinat periferike. Qenë krijuar dhe dy organizata kundërshtare, siç dëgjoja të flitej nëpër raportet e qeverisë, njëra e bardhë e tjetra e kuqe, kurse unë u shërbeja të zinjve. “Na mbytën ngjyrat”, thosha ndonjëherë me vete dhe qeshja hidhur kur rrija shtrirë në apartamentin që më kishin dhënë në qendër të kryeqytetit, që nuk i ngjante as fshatit më të humbur të vendit prej nga vija.
Një ditë më afrohet në rrugë një djalë i vogël dhe më fut nxitimthi në xhep një pusullë, të cilën e lexova pa vëmendjen e duhur, por në fund u trondita kur pashë se ma dërgonte Baxhua.
Më ftonte të takoheshim. Të them të drejtën më kishte marrë malli dhe, edhe unë doja ta takoja, por atje në pusullë nuk thuhej kur dhe ku. Ai djalë vogël m’u afrua përsëri një ditë tjetër , por kësaj radhe nuk më futi në xhep ndonjë gjë, veç më ftoi ta ndiqja. Rreth dy orë hyra e dola nëpër rrugica, pa marrë vesh ku gjendesha, derisa më në fund u futëm në një si dyqan, kaluam në një portë të dytë dhe përpara më doli një fshatar me mjekër e me trup të bukur, që na qenkej Baxhua, dora vetë. U përqafuam e u puthëm, pastaj më nxorri nëpër një derë të tretë, hymë në një tjetër avlli, ku na prisnin disa shokë të tij në një odë të errët, ndriçuar pak nga drita e diellit që hynte nëpër të çarat e dritares së ngushtë me kanata të mbyllura.
Mora vesh se kisha ardhur te të kuqtë, me të cilët qe bashkuar Baxhua, banditi i dikurshëm dhe ishte bërë një nga kryesorët e atyre që dëgjoja nëpër raportimet e qeverisë se goditnin forcat ushtarake, bënin atentate, rrëmbenin e digjnin. Dikush tjetër që dukej se qe më kryesor nga Baxhua, që fliste me një ton të rëndë dhe fjalët i kishte urdhëra, më tha se duhej të tregoja datën e dërgimit dhe vendmbërritjen e ushqimeve. Në se nuk pranoja, unë isha vetëm një tradhtar dhe dikush do të më trajtonte pikërisht si tradhtar, gjë që nuk e kuptova dot me një herë, por që e plotësoi një tjetër “mjafton një **** plumbi në ballë”, kurse Baxhua ndërhyri duke thënë “ky është vëllai im dhe nuk e prura këtu t’i tregoni koqen e plumbit”. Baxhua qe nxehur dhe preku revolverin. Gjakrat i shoi ai që qe më kryesori.
Unë nuk kisha folur ende. Thashë se tërë kohën jam marrë me libra dhe shkencë, për këto gjëra nuk ia shkrep fare, “ndaj ç’keni për ta bërë, bëjeni që tani”. Baxhua më nxorri që andej pa asnjë koment tjetër, por kur dolëm përsëri në avllinë ku më priti, më tha të mendohesha mirë, “se tani veprojnë ligje të nxehta dhe unë nuk të mbroj dot”.
-Do iki që andej, - i thashë.
-Ku do të shkosh? – më pyeti.
-Në Kajat, - i thashë.
U përqafuam e u puthëm. Nuk tha as “po”, as “jo”.
Pas ca ditësh u vodha nga kryeqyteti e kryeministria dhe mbërrita në vendin tim të lindjes e të fëmijërisë. Të kuqve u dhashë vetëm një dërgatë ushqimesh dhe ata e rrëmbyen.


***

Kështu fara e butë, domethënë unë, u kthye përsëri në vendin origjinë të egër dhe patjetër që do të egërsohej edhe ajo pak nga pak duke iu afruar gurit dhe pyllit, prej nga ishte nisur para se të largohej për t’u bërë e butë.
Ne rendnim nga fshati në mal dhe nga mali në fshat se vinte ushtria pushtuese, vinin ata që kishin një shënjë të kuqe në ballë, por edhe ata me zog të zi mbi qylafin e bardhë. Të gjithë shkretonin, digjnin, rrëmbenin, vrisnin. Ata me shënjë të kuqe linin pas pushtetin e tyre, por edhe ata me zogun e zi linin pushtetin e tyre, të dyja palët kërcënonin dhe i quanin armiq ata që nuk bashkoheshin me ta, thonin se luftonin për lirinë, por mua më dukej se liria ikte gjithnjë e më larg, nuk afrohej asnjëherë. Të dyja palët më linin mua në krye të pushtetit të tyre dhe më kërcënonin se “do më jepnin koqen e plumbit ballit, në se bashkëpunoja me armikun”. Mirëpo për çudi nuk e meritova asnjë herë “koqen e plumbit”.
Kur udhëheqësin kokërruar me këmishë të zezë e varën kokëposhtë atje në vendin e tij, ku unë kisha filluar të bëhesha shkencëtar, u shfaqën të egrit, ushtarë e atij “udhëheqësi epileptik, që s’dinte të priste as mustaqet tij”, siç thoshte dikur për të Nilda, që shfarosnin ushtarët e kokërruarit, tashmë të lëshuar pa komandë dhe bënin terror mbi popullsinë që filloi të fshihej pyjeve e maleve. Në këtë kohë dëgjova prap të flitej për Baxhon, i cili bandën e kishte shtuar shumë sa qe bërë batalion, digjte, vriste e shkretonte dhe kishte ardhur të bënte luftë ndër anët tona. Por emri i Baxhos u rrit shumë kur i mbërtheu ato ushtritë e egra për tre ditë e tre net, vrau shumë syresh dhe i detyroi të futeshin me panik në qytetin bregdetar V.
Batalioni i Baxhos nuk bënte luftë vetëm kundër të huajve, çfaroste dhe ata me shpend të zi në qylafët e bardhë, u digjte shtëpitë me gjithë njerëz e ç’kishin brenda, kurse mallin e bagëtinë e rrëmbente se “i takonin popullit”.
Isha në mal kur erdhi me gjithë batalionin e tij në Kajat duke sjellë me vete dymbëdhjetë nga ata me qylaf të bardhë e shpend të zi, të dymbëdhjetë të lidhur e të rrahur. Ngriti fët e fët një gjyq që ai e quajti ushtarak dhe i dënoi të dymbëdhjetë me vdekje, mu në qendër të fshatit, pasi kishte grumbulluar banorët që u ndodhën aty. I gjithë Kajati i njihte ata që u dënuan, kishin miqësira e krushqira me ta, se qenë të krahinës së tyre, mirëpo me Baxhon dhe gjyqet e tij nuk bëhej shaka.
U habita kur mora vesh për Beson që na qënkej ndodhur në Kajat, m’u në atë çast, se e dija që ishte për studime teologjike në atë shtetin e Largët E., kurse ai qenkej kthyer për fatin e tij të zi, qenka ngritur , e paska quajtur Baxhon kriminel dhe batalionin “banda e tij”, duke e ftuar “të bëhej një herë në jetën e tij njeri” dhe “ta lante e pastronte zemrën me dritën e mirësisë, që për fat të keq në kohëra të tilla është e paktë”.
“Luftërat venë e vinë”, kishte thënë Besua, që studionte për teologji, “ne duhet të mbetemi siç ishim, ta shpëtojmë veten nga urrejtja duke urryer vetëm egërsinë”. Baxhua nuk e kishte lënë të mbaronte, kishte dhënë urdhër ta lidhnin dhe gjyqi, që ende nuk qe shpërndarë, e dënoi edhe Beson me pushkatim, “si tradhtar dhe armik të popullit”.
I hodhën mes pluhurit kufomat e tyre, mu në mes të fshatit dhe u larguan duke kërcitur batare plumbash në ajër, si pas një dasme.
Nuk mund ta përshkruaj dot sa qava kur e pashë të nesërmen Beson e gjorë përmbys, të mbytur në gjak. E ktheva, i përkëdhela flokët, fola me të për mallin e madh që më kishte marrë, i thashë se e doja shumë. Ai, me sytë e hapur si të habitur dukej se më pyeste, “po Baxhua ç’pati me mua, ne jemi rritur bashkë në shtëpinë time, as në gjumë nuk jemi ndarë”. Këto i dinte i gjithë Kajati, ndaj pëshpëriste se “erdhi koha kur vëllai duhet të ruhet nga vëllai”, që ta bëka gropën pas kurrizit, kur ngjyeka ballin me bojë të kuqe e i quan të tjerët të gjithë armiq.
Që nga ajo ditë emri i Baxhos filloi të ngjallë frikë e tmerr.


***

Lufta që zunë shtetet e botës kishte mbaruar prej kohësh kur më thirrën në kryeqytet e më shoqëruan me dy ushtarë për një mbledhje me tepër rëndësi. Më futën në një sallë të madhe, ku kishte edhe të tjerë si unë dhe na foli një djalosh ushtarak me zë plot mirësi, të ngrohtë e të butë, thua kot e kishte veshur atë uniformë që dukej se nuk i rrinte mirë në trup. Ai foli e foli për një shtet të ri që do të ndërtonin, të barabartë e të lirë, ku arsimi e sidomos shkenca do të zinin një vend tepër të rëndësishëm. Midis të shquarve që ndodheshin në sallë përmendi edhe emrin tim me nderim të veçantë, duke na ftuar ta ngrinim atë shkencën e re, sepse kështu forcoheshin liria e demokracia, përparimi e mirëqënia.
Mora zemër nga mirësia dhe zëri i butë i atij njeriu, prandaj u ngrita plot siguri në vetvete dhe kërkova të shkoja në shtetin ku kisha mësuar, të vazhdoja studimet nën drejtimin e profesorit K. K. të propozuar dy herë për çmim Nobel..., por ai ushtaraku i ri dinte ta kishte zërin edhe të ashpër dhe sytë t’i egërsonte, duke më thënë se do të më sqaronin më vonë në një zyrë tjetër.
Pasi të tjerët që ndodheshin në sallë u treguan entusiastë dhe pranuan postet drejtuese “për të ngritur shkencën e re”, mua më çuan në një zyrë ku pa një pa dy më cilësuan “këlysh i borgjezisë”, nuk më futën burgjeve se “dikur kisha ndihmuar”, duke më përmendur rastin e dërgatës së furnizimeve dhe paskam marrë pjesë në një peticion kundër pushtuesit, por sidomos se isha i afërt i Baxhos. Më thanë të kthehesha në Kajat, prej nga nuk duhej të lëvizja dhe të paraqitesha përditë te një ushtar-polic që do të vendosej në fshat vetëm për mua.
Përjashta më priste Baxhua, veshur me një uniformë ushtarake me grada të florinjta, me një palë mustaqe të holla, i bukur e shtatlidhur, me vetullat e trasha të bashkuara. Tani nuk drejtonte më një grup banditësh, as një batalion, por disa brigata, me të cilat ndiqte qylafbardhët që kishin patur zhgabë në kokë, të gjallët i dënonte gjyqi me pushkatim, të vdekurit e vrarë i tërhiqte zvarrë nëpër qytete, ku bëheshin tmerri i botës, kurse të afërmit i burgoste ose i mënjanonte. Baxhua më dha dorën ftohtë, nuk tregoi aspak mall, më tha “unë të tregova rrugën e qytetërimit, ti zgjodhe atë të pyllit”, pastaj më ftoi të bëhesha i kuq, “që dikur edhe unë të them: kisha të drejtë që të mbroja dhe të krenohem me ty”.
Mora rrugën e malit dhe të pyllit. Kështu fara e butë, domethënë unë, u kthye përsëri në vendin origjinë të egër dhe patjetër që do të egërsohej edhe ajo pak nga pak duke iu afruar gurit dhe pyllit, prej nga ishte nisur para se të largohej për t’u bërë e butë, por kësaj radhe përfundimisht dhe me një ushtar-polic te koka.
Më quajtën “këlysh”, gjë që nuk më zemëroi, por m’u ngulit në mendje se më shumë i ngjaja fazës së parë të fluturës, me të vetmin ndryshim, sepse ai insekt i bukur që pëlqen dritën, para se të fitojë krahët e mrekullueshëm e të fluturojë, është një krimb i vogël, i shëmtuar, i kufizuar në lëvizje, i varur kokëposhtë brenda një fshikëze. Kurse unë në fillim fitova krahët e fluturës e nisa të fluturoja rreth dritës, deri sa arritën këto ditë të më tkurrin brenda një fshikëze e të më detyrojnë të shndërrohem pak nga pak në krimb, që e sheh botën kokëposhtë.
U detyrova të martohem me një njeri të mirë, që nuk i ngjante fare Nildës, për të cilën nuk dija gjë, por siç do të merrja vesh më vonë, më kërkonte me ngulm dhe merrte të njëjtën përgjigje nga qeveria jonë se “nuk ekziston një person i tillë brenda kufijve shtetërorë ku ne ushtrojmë pushtetin”.
Më kishin fshirë nga lista e të gjallëve.
usertype:1 tt= 0
Amantin
Share to: Facebook Twitter MSN linkedin google yahoo 7# 



Rank:Diamond Member!

Score:625
Posts:625
Registered:07/10/2012
Time spent: 23 hours

RE:Hiqmet Meçaj
(Date Posted:13/10/2012 00:38)

KAPITULLI I TETË



1

Shiu, feneri, rruga, pylli, vetëm fytyra mungonte, e kishte përpirë nata me gjithë sytë, ballin, buzët, flokët. Ishte një fytyrë e padukshme prej ajri dhe nate, mbushur me vetëtima e gjëmime, si mund ta shihnin ata?
Patjetër që do të ngrihej, patjetër që do t’i dhimbte koka, do të zbriste shkallët e gjysmëkatit vjedhurazi, pa e kthyer vështrimin pas, ngaqë i dukej se të gjithë e fyenin, ngaqë ngjanin gjëra të cilat ndoshta nuk kishin ngjarë, por gjurmët duhej të mbeteshin, ato diku duhej të ishin, sepse ai diçka kishte parë, diku kishte shkelur. Mos ishin të gjithë të tjerët realë, me gjithë ato që po ndodhnin, kurse ai joreal, me një tru të papërshtatshëm që bënte ç’bënte e pillte fantazma?
Një forcë e çuditshme po e tërhiqte drejt pyllit, atje ku e kishte çuar plaku atë natë, kur dritat u fikën e erdhën prap, ndërsa shiu i bëri kapuçonë nëpër troqicë e shqopë, për të parë diçka që do ta linte kaq net pa gjumë e që pastaj ajo, nusja, do t’ia mohonte duke i thënë “nuk isha unë, ma patë fytyrën”? Me ç’po i kujtohej ishte po ajo rrugë, po ai përrua i mbushur me gurë të mëdhenj e zhavorr, po që tani dukej, sendet kishin ngjyrë, se nuk ishte natë e nuk kishte shi e vetëtima. Edhe rrepet e mëdhenj, meqë dukeshin, nuk qenë aq të frikshëm si atë natë, kur ai i shihte në kundërdritën e fenerit të plakut, kishin filluar të bëheshin tepër të zakonshëm, pa magjinë trembëse të errësirës. Më pas përrallet nuk ia çorrën fytyrën, kur kaloi mes tyre i kërrusur e hyri në pyllin e dendur me lisa të lartë, ku iu desh të dredhonte nga e majta, të bënte një gjysmërreth nga e djathta, diku do të vinte rrotull, deri sa të gjente shtegun për të dalë nga pylli, siç kishin bërë atë natë me plakun. Gjeti edhe gjurmë këmbësh, të tijat dhe të plakut, që diku rrëshqisnin e diku shkelnin drejt, gjurmë të cilat të çonin te një rrap tepër i lartë e me trung të fryrë, tërë gunga e guva, të cilit i erdhi rrotull, sepse iu kujtua që plaku i kishte thënë “këtu”, pastaj i kishte thënë “shiko andej kur të shkrepë vetëtima” dhe ai kishte pritur të shkrepte vetëtima. Vështroi tokën me kujdesin e dikujt që kërkon të gjejë diçka që i ka humbur dhe vjen përditë te e njëjta pikë, ose i duket atij se ka qënë e njëjta pikë ku i ka humbur ajo diçka, kërkon me shpresë se do ta gjejë, por në të vërtetë nuk i ka humbur gjë, po i duket atij sikur i ka humbur. “Pikërisht këtu ngatërrohet truri, i cili krijon të tjera të vërteta për të na bindur se vetëm ato janë të vërteta, të tjetërllojtat s’kanë ngjarë, dikush i ka shpikur për të na tallur e fyer”, iu duk se mendoi ai. Edhe gjurmët që gjeti rrotull trungut të fryrë e tërë gunga iu dukën trillim i trurit të tij, sepse në të vërtetë ato nuk duhej të ishin, nga që nusja i tha “nuk kam qenë unë, ma patë fytyrën”? Mirëpo ja që gjurmët ishin aty, aty ishin edhe disa gurë të grumbulluar që dikush të hipte në pemë e pastaj të varej e të flinte majë saj, thuajse në një gjethe, kur qe një natë me gjëmime të frikshme, me vetëtima e shi, kur ai me plakun do të bëheshin kapuçonë e do të ndiqnin fantazmën pas dritës së fenerit që shuhej nga era e ata mezi e rindiznin. “Gruaja e re duhet të jetë ngjitur këtu”, mendoi, por më saktë duhej të kishte thënë “fantazma”, sepse “gruaja e re”, qe njëra nga mundësitë, kurse “fantazma” kishte brenda edhe mundësira të tjera njerëzish të ndryshëm, të cilët kishin marrë përsipër të tallnin atë, plakun dhe djalin e plakut, që në të vërtetë duhej të qe më i talluri, sepse ishte burri i saj.


2

U ul mbi njerin nga gurët dhe, ngaqë iu duk vetja tepër i besdisshëm që kërkonte të zbulonte me ngulm të fshehtat e dikujt tjetri, ndezi një cigare dhe mendoi, që pasi të çlodhej pak, të riniste rrugën e kthimit, me një ndjenjë të rëndë fajësie për atë që kishte menduar të bënte. “Në se dikujt i shkrepet të flerë majë peme”, mendoi “ unë nuk kam të drejtë ta verifikoj, aq më tepër ta gjurmoj”. Në ka xhinde, le të ketë, kështu format e jetës pasurohen.
Por thellë thellë nuk qe i bindur për të gjitha ato që kishte menduar, sepse në fund të fundit ai kishte të drejtën të dinte në se ato gjëra kishin ndodhur vërtetë apo do të duhej të ndodhnin dikur.


3


Ndjeu mbi sup goditjen e rëndë të një pëllëmbe të stërmadhe, që nuk iu duk aspak miqësore dhe, kur ktheu kokën, pa se pas tij rrinte me këmbë të hapura e disi kërcënues kryetari, djali i Baxhos, babai i nxënëses së tij me gjokse të bukura, veshur me një xhaketë të zezë meshini,të gjatë deri mbi gju.
“Ky njeri më paska ndjekur”, mendoi Admeti që iu duk vetja si i zënë në grackë, por nuk u përpëlit, sepse tjetri as e përshëndeti, por i tha “e dija që do të të gjeja këtu”, sikur Admeti ta kishte itinerar të përhershëm ardhjen këtu dhe ai tjetri e dinte përzgjedhjen e tij. As u ngrit, as e ftoi të ulej edhe atë, që ishte kryetari, njeriu më i rëndësishëm i fshatit edhe nga ajo që ishte djali i Baxhos, heshti, pak nga pak po i ikte ndjenja e grackës, vetëm se filloi të mendonte nga e dinte ai tjetri që do ta gjente këtu, mos kishte vënë njerëz për ta ndjekur apo ishte në një ndjekje të përhershme nga njerëz që paguhen për atë punë? Po të ishte kështu, vërtetë ndryshonin gjërat, qe për t’u shqetësuar më tepër se ç’duhet, nga që dikur, me sa i kujtohej, i kishin treguar “një vrimë qeni, ku hyn e nuk del më as për tridhjeteshtatë vjet”. Burri me xhaketë lëkure futi dorën në xhep dhe nxorri që andej një revolver të zi, i drejtoi tytën, diçka lëvizi, ndoshta sigurecën që kërciti dhe e vuri ndën shenjë. Admeti nuk lëvizi. Ajo që po bënte ai qe një lojë tepër e rrezikshme, por edhe po të lëvizte nuk do të mund të bënte dot gjë, se midis tyre nuk kishte fare largësi dhe mundësia e të shpëtuarit ishte fare e vogël, pothuajse hiç. Por burri me xhaketë lëkure të zezë, që ishte kryetari, e uli tytën e revolverit, tërhoqi me forcë mekanizmin mbushës të armës dhe ia tregoi atij që rrinte ulur, domethënë Admetit, se fisheku ishte në fole dhe mjafonte vetëm tërheqja e këmbëzës që plumbi t’i hapte vrimën në kokë dhe pastaj lamtumirë jetës. “E dija që nuk do të trembeshe”, foli me siguri për herë të dytë njeriu me armë të mbushur në dorë, “më mirë me një plumb në kokë e nën Kajat, se sa këtu mbi Kajat”.
Burri me xhaketë të zezë lëkure, që ishte kryetari dhe djali Baxhos, e f laku diku mes
gurëve revolverin dhe i tha atij, domethënë Admetit, “kush e merr i pari shtie mbi tjetrin”, gjë që Admetit ju duk pa kuptim dhe pa shkak, se edhe sikur ta merrte i pari revolverin, nuk mund të shtinte i pari mbi burrin me xhaketë të zezë lëkure që ishte kryetari dhe djali i Baxhos, se s’kishte ndonjë shkak ta bënte, por të thuash të drejtën nuk donte ta bënte, prandaj nuk lëvizi nga vendi. Mirëpo ai tjetri mendonte ndryshe, e qëlloi papritur me një shqelm të fortë pas shpine sa Admeti u rrokullis dhe do të kishte ngrënë të dytin, në se nuk do shmangej e pas kësaj kryetarit do t’i shkiste këmba e do të rrëzohej, gjë që do t’i jepte kurajë Admetit të ngrihej e ta qëllonte edhe ai, që tjetri të kuptonte se shkelmi i dhënë në kurriz të dhemb dhe të mos ta përdorte më në dëm të të tjerëve. Burri me xhaketë të gjatë lëkure e provoi dhimbjen dhe rënkoi, pastaj bëri një lëvizje të papritur, e zuri Admetin me një hedhje të shkathët për mesi dhe të dy u rrokullisën gurëve një herë poshtë e një herë lart tjetrit, sepse ishte vend i pjerrët, tamam i përshtatshëm për atë lojë të rrezikshme me poshtë e me lart, që duhej të përfundonte me shkrepje revolveri te koka e të mundurit. I fundit mbeti sipër kryetari, i cili e kishte marrë tepër me të vërtetë atë sherr pa shkak, siç i dukej Admetit, që e mbërtheu për gryke Admetin dhe i futi ca grushte të mirë në hundë e në sy, që e bënë hundën të nxjerrë ca curila të hollë nga ai që quhet gjak, kurse sytë të ënjten e të nxihen, gjëra që s’ishin fare të këndshme, përkundrazi të shkaktonin dhimbje. Prandaj i dha trupit me forcë, u rrokullisën përsëri dhe tani e pa ai veten sipër kryetarit, bëri ca veprime që i kishte bërë kryetari më parë kundër tij, duke e imituar pikë për pikë dhe pa se si hunda e djalit të Baxhos nxorri ato curilat e holla, syri i djathtë i tij bëri xhungë, kurse ai qëllonte e qëllonte kot së koti, vetëm e vetëm që edhe ai tjetri të ndjente se kur godet dikë nuk është lojë, por i shkakton dhimbje të padurueshme dhe sytë i mbyllen e i nxihen. Vuri re se revolveri ndodhej pranë, zgjati dorën dhe, kur pa se arma ishte bërë e tij, u ngrit, i hoqi plumbin dhe e ftoi tjetrin të ngrihej, duke i kërkuar të falur që e kishte qëlluar krejt pa shkak, por qe munduar të bënte pikë për pikë veprimet e atij që tani po i kërkonte falje.
-E mbyllim me kaq,- tha burri me xhaketë lëkure.
-E mbyllim,- u përgjigj Admeti.- Po pse ndodhi?
-Nuk mund të kërkosh shkak dhe arsye për të gjitha, - tha kryetari. - Sot edhe mund të të kisha vrarë. Ti më sulmove dhe unë u vetmbrojta. Sot mund të ishe i vdekur, - përfundoi ai.
-Krejt pa shkak? - do të pyeste Admeti.
-Ndoshta nesër ti mund të bëhesh pengesë për mua, - tha ai, - prandaj unë të vras kot sot.- I pres udhë asaj që mund të ndodhë dhe ky është një shkak shumë me rëndësi.
Admeti kuptoi që ato fjalë u thanë jo kot së koti dhe dalloi te burri me xhaketë të gjatë lëkure, që ishte kryetari, një njeri që nuk e pëlqente, por që i duhej t’i shkonte herë pas here në shtëpi t’i ndihmonte të bijën, sepse ishte e mbesa e Baxhos dhe e vetmja nxënëse që ia vlente ta ndihmoje në këtë fshat me emrin e papërfillshëm Kajat.
-Megjithatë qënke vërtetë “rrugaçi nga qyteti” dhe për këtë të simpatizoj, - tha kryetari pasi futi armën në brez e pak para se të humbiste nëpër një shteg të ngushtë pylli, pikërisht në atëherë do të shtonte “në këtë pikë ngjajmë”.


4


Ec e tregoju njerëzve pastaj atë që të ndodhi. Të gjithë do të thonë “kjo është trillim, as ka ndodhur e as ka për të ndodhur”, se s’ka qysh të të vijë kryetari i veshur me një xhaketë të zezë lëkure deri mbi gju, të të vërë pa pikë shkaku revolen te koka, të të qëllojë me shqelm duke të detyruar të përleshesh me të, kur s’ke dëshirë fare ta bësh atë gjë, megjithëse pastaj imiton i detyruar tjetrin pikë për pikë, duke i shkaktuar të njëjtat dhëmbje e duke i bërë edhe atij një xhungë të mirë te syri. Po mbase as kjo s’ka ngjarë e as do të ngjasë kurrë, hunda rrjedh vetë pa pikë turpi ca curila të hollë, rrobat janë shqyer kot së koti dhe mesi dhëmb duke menduar se dikush e gjuajti me shqelm, po as kjo nuk është e vërtetë, ndoshta mund të ngjasë në të ardhmen, mund edhe të mos ngjasë, veç askush s’do ta besojë po t’ia tregosh.
Mirëpo ja që aty rrotull na qënkej ndodhur plaku, domethënë Shahua, i cili prej vitesh vazhdonte të bënte në pyll ca eksperimente që u kishte kaluar koha, me ca dardha e gorrica, me ca luleshtrydhe e kërpudha, siç mori vesh më vonë Admeti, po kjo tani s’kishte fare rëndësi, rëndësi kishte që plaku me eksperimentet e tij qe ndodhur në pyll, kishte dëgjuar zëra dhe zhurma, kishte parë me gjak të ngrirë ç’kishte ndodhur dhe së fundi qe çliruar me gjithë shpirt kur çdo gjë mbaroi më së miri vetëm me ca grushta e ca shqelma.
“Ju të gjithë e dinit që unë ndodhesha këtu”, do t’i thoshte Admeti plakut, “qënkam në një ndjekje të vazhdueshme”, por plaku nuk do t’i kthente përgjigje, do të ulej aty pranë tij e do të heshtëte. Pastaj do t’i tregonte ca gjëra për kryetarin, burrin me xhaketën e zezë prej meshini deri mbi gju, që Admeti do t’i mbante vëth në vesh, se asnjëherë s’kishte dëgjuar të tilla për një njeri deri më sot. Por këto plaku do t’ia thoshte më vonë, kur të kthenin një gotë raki pranë zjarrit e gjithë të tjerët të flinin.
-Mos bëra gabim që erdha këtu?- pyeti ai.
-Ti erdhe për të verifikuar, - u përgjigj plaku mendueshëm. - E gjithë jeta është një sërë verifikimesh të pafund.
-Nuk kisha të drejtë,- tha Admeti. - Ajo është e fshehta e saj.
-E panjohura të mbyt në ankth kur nuk e verifikon, - tha plaku. - Të gjitha fillojnë me këtë çelës, por fatkeqësisht, herë na duhet të hapim dyer të rrezikshme, herë të tjera dyer bosh. Ankthi nga e panjohura, - do të shtonte duke psherëtirë plaku, - shtysa shkatërruese për në thellësitë e shkencës dhe të artit.
Pastaj plaku do të bënte një filozofi të tërë për ankthin dhe frikën, do të thoshte se “edhe zbulimet bëhen pikërisht nga frika e të panjohurës”, se e njohura dihet, i mendohet një fillim dhe një fund, kurse e panjohura, duke mos patur fytyrë, nuk dihet si është, të rrëmben aty ku është edhe magjia, duke të trembur në errësirën e saj, “nëpër rrugë të tilla ka ecur njerëzimi, duke verifikuar të njohurat dhe të panjohurat”.
Kur plaku heshti, Admeti u ngrit dhe ata filluan të ecin nëpër pyll, ai do t’i thoshte përsëri se “askush nuk ka të drejtë të gërmojë të fshehtat e jetës së tjetrit”, plaku nuk do të përgjigjej, ai përsëri do të ngulmonte se qe nën një vëzhgim të përgjithshëm, gjë që plakut nuk do t’i pëlqente, sepse siç tha ai, të gjithë kemi sy e veshë dhe i kemi për të parë e dëgjuar jo veten tonë, që do t’u jepte fund mërmëritjeve të Admetit, pikërisht kur plaku do të ndalonte diku në një udhëkryq disi të fshehtë, do t’u binin shqopave mespërmes duke i hapur me duar dhe do të ndodheshin para një ndërtesë të ulët drejtkëndëshe prej guri në lartësi sa një bojë njeriu. “E merr me mend ku ndodhemi?”, do të pyeste plaku dhe meqë do të merrte si përgjigje vetëm një ngritje supash, do të shtonte:
-Ndoshta ky këtu është varri im, megjithëse i ngjan më tepër një shtëpie të ngushtë. Si ballkanasit e vjetër kam edhe unë të drejtë ta ngrë vetë strehën time të fundit.
Pastaj do të shtynte një deriçkë që do ta mbyllte prap, do të shikonte në sytë e Admetit një lëng të vogël që do t’i rrëshqiste ngadalë ngadalë deri nën mjekër dhe do të shtonte pak si me shaka “kushedi, ndonjëherë ndonjë tjetër “Xhuzepe”, që mbase nuk do të ketë emër të huaj, do ta zbulojë e do t’u thotë stërnipëve të mi: ky këtu, domethënë unë, ka folur të njëjtën gjuhë me ju, e ka dashur jetën dhe artin, prandaj mos iu trembni kafkës së tij”.
-Jam njeri i pyllit!- do të shtonte si me rënkim plaku, - dhe dua të mbetem përgjithnjë aty.


5


Të nesërmen i gjithë Kajati do ta merrte vesh ngjarjen siç kishte ndodhur në të vërtetë dhe emri i Admetit do të qarkullonte me respekt gojë më gojë, si një ëngjëll që paska ardhur të mbrojë në fillim mbesën e Baxhos, atë nxënësen e bukur me gjokse kërcënuese, të cilën e shpëtoi nga flakët e më pas të birin e Baxhos, kryetarin, që e nxorri nga një rrëpirë e tmerrshme atje në rrëzë të malit, ku kushdo që kishte rënë deri më sot, nuk kishte dalë i gjallë. Ngjarja kishte ndodhur kështu e jo siç e mbante mend Admeti e më pas plaku Shaho.
Admeti kishte dalë për qejf, se i pëlqente natyra, “ishte romantik shejtani”, merrte me vete dhe ndonjë libër për ta lexuar e pastaj varej përsëri tatëposhtë. Kryetari qe ngjitur si gjithnjë në këmbë të malit për të gjuajtur thëllëza, se dihej nga të gjithë që në atë zonë qarkullonin tufa tufa. Disa nga shpendët e vrarë ranë në atë greminën e lubishme dhe kryetari, duke dashur t’i marrë, shkau brenda, pa harruar të thërrasë për ndihmë, zërin e të cilit e dëgjoi Admeti, i cili pa një pa dy u vërvit duke mos marrë parasysh rrezikun që mund ta priste. Asnjëri s’e dinte sa kohë zgjati përpjekja për të nxjerrë kryetarin dhe veten që andej, bile nuk kuptoi fare që kryetarit i qenë thyer nja dy brinjë të mira, shkak i të cilave ishte shtrimi urgjent në spitalin e kryeqytetit, qe shëmtuar në fytyrë e syri i qe bërë me gunga. As Admeti nuk kishte shpëtuar paq nga gjithë ajo histori, hunda i nxirrte curila, njeri sy i qe mbyllur, rrobat, kush pyet më për rrobat, ishin bërë të gjitha fërtele. Kur do ta pyesnin më vonë, ai nuk do të përgjigjej, se të thuash të drejtën, s’kishte hyrë kurrë në ndonjë greminë e nuk kishte shpëtuar ndonjë kryetar, prandaj heshtëte, kurse ata që e pyesnin do të thoshin jo pa admirim “qenka tepër i thjeshtë rrugaçi nga qyteti, një tjetër në vendin e tij do të mburrej”.
Më pisk do ta kishte me Baxhon kur do ta pyeste te cila rrëpirë ranë, se ajo këmbë mali paskësh patur disa të tilla, atëherë Admeti do të përgjigjej pa humor “te të gjitha njëherësh”, gjë që do ta nervozonte plakun, megjithëse do të shprehte me rezerva falënderimin që i shpëtoi të birin, kurse Lina, nxënësja e bukur me gjokse kërcënuese do t’i thoshte më vonë mënjanë të gjithëve “më mirë ta kishe lënë ca ditë të mira atje, që unë me mamanë të qetësoheshim”, sikur “ato ditë të mira atje” të paskëshin qënë ndonjë kamp pushimi e jo greminë, siç qe hapur e vërteta. Por me që ra fjala për të vërtetën, ato s’mund të ishin kurrë dy, kurse në këtë rast ishin pa pikë turpi dy, që të dyja të kundërta, njera që e dinin të gjithë dhe bridhte cep më cep të fshatit për të arritur deri në kryeqytet bashkë me brinjët e thyera të kryetarit, tjetra që rrinte e fshehtë, që s’kishte mundësi të bridhte gjëkundi, se si e fshehtë që qe, duhej pa tjetër të strukej diku, që të mos ta zbulonin. “Çudi”, do të thoshte me vete Admeti, “si ndodhkan gjëra të ndryshme te dy njerëz në të njëjtën kohë, ec e tregoji pastaj, kush do të t’i besojë”?


6


Po për çudi brinjët e tij qenë fare në rregull, nuk kishin pësuar pothuajse gjë as duart e as këmbët, veç ndonjë gërvishtje të vogël dhe, në se i qe zvogëluar pak njeri sy, emri i qe bërë më i madh, aq sa sikush do ta kishte zili ta tërhiqte bashkë me trupin, megjithëse pesha e një emri të madh të lodh e të raskapit. Vërtet po lodhej e po raskapitej, e hidhte në shpinë, e mbante në duar, e tërhiqte zvarrë, gjithnjë mbytej në djersë e gulçonte, pastaj s’i mbetej tjetër gjë veç të bërtiste “nuk e dua, më rëndon, qe më i mirë kur ishte i lehtë pëndë”. S’e dëgjonte askush, se askushët janë qënie pa rëndësi, të njëllojtë, ata rrojnë askund, ua kanë zili dhe hijeve, se janë hije të dikujt, që rrojnë diku e shfaqen kur ka dritë, kurse askushët nuk i sheh njeri as në dritë e as në errësirë. Por ja që ai i pa askushët, ishin me mijëra, pa emër, të ngjashëm, të stërngjashëm, që qanin, përpëliteshin e përgjëroheshin, boll t’u jepnin një emër, qoftë edhe të vockël fare, qoftë edhe sa një cironkë, le të ishte pëndë i lehtë, le të ishte i rëndë sa një mal, “ju lutem, thoshin, vetëm emër të jetë!” Qënka e mjerueshme bota e askushëve, mendoi.
Dhe filloi përsëri t’i ecë koha së prapthi, shirat mblidheshin në qiell e bëheshin re, pyjet ktheheshin në fidanë e fidanët në fara të vockëla, fluturat futeshin në fshikëza e kryetari në mitrën e nënës së vet, në fillim shtynte këmbët e bëra pis, të cilat i përplaste fort për t’i shkaktuar dhëmbje, pastaj trupin e duart që i mblidhte grusht e me to godiste, aq sa ajo e shkreta këlthiste “kur e nxorra këtë biçim nuk qe kaq i hidhur”. Askushët qenë aty, duartrokisnin e bërtisnin “qënka më e mirë bota pa kryetar”, ndërsa ai futej i gjithi brënda, kurse nëna e shkreta i bënte gati shtratin Baxhos për të bërë atë palo punë, pa të cilën nuk mund të ngjizej në barkun e saj ai askushi i vogël, që më vonë do të bëhej dikushi e më pas kryetari.
Po Admeti s’mund të rrinte aty të shikonte çdo të bënte Baxhua në atë biçim shtrati, pasi kishte pushkatuar nja tridhjetë askushë me qylafë të bardhë, se dihet që askushët janë të parëndësishëm si mizat. Ai do t’i qepej një gruaje, e cila, pasi t’i thërriste “Nilda”, do të kthente kokën e do të thoshte e gëzuar “sa të kam kërkuar”, duke e lënë të habitur me bukurinë e saj, se të thuash të drejtën ajo që u quajt Nilda kishte shumë mosha, njerën më tërheqëse se tjetrën. Më e mahnitshmja nga të gjitha iu duk ajo që e quajti “mosha e pritjes”, që seç kishte një dritë si të ylberit nëpër sy, një afsh përvëlues nëpër buzë, një padurim si ai i tërmetit kur bëhet gati të bjerë. Mrekulli qe edhe “mosha e shkëputjes”, siç e quajti ai, që hidhte nëpër nënsy padurimin në formën e dy rrathëve të mëdhenj e të zinj, buzët i bënte të dridheshin, qerpikët të përpëliteshin papushim në kërkim të diçkaje që e kishin rrëmbyer për të mos ta kthyer më.
Nilda dinte t’i vishte e t’i zhvishte moshat, siç dinte të vishte e të zhvishte dhe emrat, tok me to edhe fytyrat, të bëhej një pastaj dy, të dukej e të zhdukej. Kur ajo u bë dy, qe dhe Nildë dhe Ladinë, ai i pa tepër të ngjashme, megjithëse ndryshonin dhe pa pikë turpi se po i përgjonte, ndenji aty, pranë tyre, kur ato diçka po i thonin njera tjetrës. Thelbi i çështjes ishte rrëmbimi, domethënë kërcënimi, pa të cilin njeriu nuk u bëka dot i lumtur. “Njeriu i kërcënuar”, do të thoshte Nilda, “i shijon më tepër çastet e lumtura, mundohet t’i shtojë ato, se vjen një ditë që ia rrëmbejnë”. “Pa kërcënimin e përhershëm do të ishim fatkeqe”, do të përfundonte ajo. Nga ana e vet Ladina nuk do të qe e një mëndjeje, ajo do të thoshte se “ne e trillojmë vetë rrëmbimin dhe kërcënimin, duke menduar se shpejt do t’i humbasim ato që kemi. Pasi humbasim një gjë, gjejmë një tjetër dhe ajo që gjejmë na pëlqen njëlloj si ajo që humbëm”.
Po Admeti nuk mund të rrinte shumë te kërcënimi dhe trillimi, te rrëmbimi dhe fatkeqësia, se duhej të shkonte te lumi, të zinte peshqit e mëdhenj e t’i hidhte pastaj më lartë, atje ku derdhej, që të bëheshin të vegjël, mirëpo a do ta linte Baxhua, që ruante lumin me një fshikull në dorë, se mos e rrëmbenin? Për këtë i jepnin dhe një pension të mirë, sa një thes, se të thuash të drejtën e të rrish shtrembër, nuk qe punë e lehtë të ruaje lumin nga ndonjë tip si Shahua, që bënte atje eksperimente të çmendura për njëllojshmërinë e zajeve.
Baxhua e dinte se duhej rrëmbyer lumi që të dilnin zajet, pastaj ta shukje atë rrip të kaltër disa herë nëpër rrepe e kallamishta, aq sa ai të rridhte i tëri e të fishkej. Të dy rrinin në pritje, njeri me fshikull në dorë e tjetri me eksperimentet në mëndje, mundoheshin të lodhnin njeri tjetrin në një ngulmim të pashoq.
Baxhua i dha lejë Admetit pa iu lutur, që t’i kapte ata peshqit e tij të mëdhenj, t’i hidhte tatëpjetë grykës, atje ku derdhej lumi, që të zvogëloheshin pak, sepse i ishte falënderonjës që i kishte hedhur të birin me brinjë të thyera në rrëpirë, për ta nxjerrë që andej me brinjë të ngjitura. Por lumin e rrëmbeu Shahua në një çast që Baxhua nuk e kishte mëndjen, e përplasi fort pas rrepeve e lisave, gjë që do ta bënte të rridhte e të fishkej dhe një copë e mirë e tij të mbështillte Admetin duke e bërë qull e duke e detyruar t’ia mbathte me vrap e me gulçima mbytëse për t’i shpëtuar përmbytjes, pa harruar t’i bërtiste Baxhos “kujdes lumin se mos të mbeten peshqit në zall”.
Më pas nuk mundi të hapte dot sytë, ndjeu dhëmbje në të gjithë trupin që iu drodh nga ethe të forta, të cilat e bënë shtratin të kërciste dhe atë të rrëzohej me zhurmë përdhe.


7

Nuk do ta kuptonte se s’kishte se si ta kuptonte, që në atë kohë, e trembur nga zhurma, do të hynte nusja, edhe si fantazmë edhe si njeri, në fillim do t’i vinte dorën në ballë e më pas do ta cikte atje rrëzë veshit, do të pëshpëriste “ky të përvëloka”, e do t’i fuste krahët ndën sqetulla për ta hedhur nga përdheja në shtrat.
Në kohën kur çdokush do të mund të ndjente ngrohtësinë e gjokseve ende të fortë që u ngjeshën e lëvizën disa herë poshtë e lartë nëpër trupin e tij, që e kishte lagur lumi që rrodhi kur e përplasi Shahua, ai shikonte një rrap me një rrugë të verdhë vendosur mbi të, ku shkelte gjithë frikë duke parë poshtë këmbëve një humnerë me qiell të lemerishëm, që ia shuante vetëtimat si bishta cigareje mu aty ku kishte thëmrat. Pastaj ndizeshin zjarre të vegjël e të mëdhenj, të kuq, jeshilë, vjollcë, të kaftë, blu, ai kërcente t’i kapërcente, kurse nëpër këmbë e gjunjë i mbështillej koha që rridhte ngadalë, e moçaltë, llum e trashë. Mikronjerëz dhe makroinsekte, me fytyra nga më të habitshmet vinin rrotull e ngecnin në qulltësirën e kohës, që copëtohej tek rridhte nëpër degët e atij rrapi të madh, tek rrëzohej çika e thërrime për të humbur poshtë nëpër qiellin e zi.
Pastaj çdo gjë shkurdisej. Një plak të kërrusur e quanin Admet. Fliste në njëqind gjuhë dhe të njëqindëta nuk ia kuptonin as mikronjerëzit, as makroinsektet me fytyra të habitshme. Por ai ngulte këmbë në ato që thoshte se kishte lindur i thinjur, se donte të bëhej një vjeç, makari dy ose tre. “Jam tepër plak”’ thoshte, dy vjeç është më mirë, se flet e flet dhe nuk të kuptojnë, bën sikur qan e të mbajnë në krahë, kur ndjen uri të ushqejnë, kurse kështu të plakur, të kërrusur, të braktisin të gjithë e koha të ngjitet si qull nëpër këmbë. “Dua të mos mbaj mënd”, po u thoshte ai, “ç’lumturi të mos kujtosh dhimbjet dhe humbjet, nuk rrënqethesh kurrë, s’ke asnjë sekret, të gjithë të duan, të kapin nga faqet e të puthin pllaq-plluq”. “Ja më thoni, ç’kuptim ka të kujtosh kë ke dashur e kush nuk të ka dashur”?, por mikronjerëzit dhe makroinsektet me fytyra të habitshme kishin ngecur keq në kohën e qulltë, mundoheshin të dilnin, të shkëpusnin këmbët dhe, edhe sikur t’ia kuptonin të njëqindëta gjuhët, nuk do t’ia varnin, se halli i tyre qe më i madh nga dashuriçkat e ndaruriçkat e atij thinjoshi të kërrusur, që seç dërdëlliste pa kuptim e pa ndalim.
Në këtë kohë ai s’kishte si të kuptonte që nusja po i futej në shtrat edhe si fantazmë po edhe si njeri, që t’i ngrohte pak trupin e t’i trembëte ethet trupdridhëse, por s’kishte se si ta kuptonte, se nuk ndodhej aty, por atje, te ajo rruga e verdhë sipër rrapit të lartë, kurse me këtë trupin që e kishte lënë këtu, le të bënin ç’të donin, në daç ta fërkonin, në daç ta goditnin, për të qe njëlloj, se ai nuk ishte edhe atje edhe këtu, ai ishte vetëm atje, mbi humnerën e qiellit të zi, që ia shuante vetëtimat pikërisht te vëndi ku qenë thëmrat. Nuk kishte si ta ndjente as mrekullinë e mishit të saj, kur ajo kishte hequr këmishën, kur ia mblodhi këmbët rreth të sajave, kur e ktheu nga vetja dhe gjokset u puthitën plotësisht, pikërisht aty ku ishin thithkat. Ajo po e fërkonte trupin që ai kishte lënë aty , duke nisur nga mesi e shpatullat, seç bëri diçka me buzët e saj mbi buzët e tij, në kohën që të dridhurat po ndërpreheshin dhe ai nuk po vazhdonte më të ishte plak apo dy vjeç, por po merrte pamjen që i dukej se ngjante pikë për pikë me të.
Ndjeu një shije të butë mbi buzë, sikur i kishin vënë atje diçka që edhe ai duhej ta thithte, megjithëse s’qe më dy vjeç, por edhe një njëzetedy vjeçi i pëlqeka të thithka diçka që të shuaka etjen e më pas të dëgjojë t’i thonë “hë shpirt, kështu”, pikërisht në kohën kur filloi të ndjejë dy duar të buta t’i prekin barkun, të dridhet, por jo nga ethet, ta dëshirojë atë dridhje të vazhdojë pa mbarim, kur dikush ngjitur të mërmërisë, të përpëlitet, të rënkojë me fraza, fjalë, gjysmafjalë, rrokje e tinguj pa kuptim, të përdridhet majtas e djathtas, poshtë e lartë, duke shpikur një gjuhë të re me tinguj e lëvizje, më e bukura që paska dëgjuar dhe që duhet t’i zëvendësojë të gjitha ato gjuhë aq të thata e pa pikë ndjeshmërie brenda, të stërkonsumuara që nga koha e Kullës së Babilonit, deri në vrapin e çmendur për të mbërritur te Kulla e Eifelit.
Pas këtyre ai do të ndodhej plotësisht këtu, i mbështjellur nga flokët e verdhë që tani dukeshin sikur ishin edhe të tijët, i shijuar nga ca buzë të fryra në shtrëngimin e tyre përndjellës, në mesin e një valleje përhumbëse që nuk e kishte ndjerë kurrë dhe doemos do të kujtonte veten student, kur pasi pinte dy tri birra me salçiçe të skuqura nxitimthi atje te “Tymi”, i bënte shënjë njerës nga ato të shkonin pas një gardhi e ajo, meqë ishte njera nga ato, do t’i thoshte pasi të ngrinte fustanin “hajde, bëje shpejt e shpejt në këmbë”.
Kurse kjo këtu ishte ndryshe, qanteqeshte e qeshteqante, dhuronte, mërmëriste, rënkonte, ishte futur e gjitha brenda tij, jo vetëm me trup por edhe me shpirt, duke ndezur një zjarr të madh që shoi zjarrin e tij, deri kur u dëgjua një krisje e lehtë, fare e lehtë, më tepër mund ta merrje për gërvimë, por që do ta detyronte Admetin të kthente kokën e të shihte pranë derës, ulur kutulaç, një si figurinë të kërrusur përpara, me fytyrë të mbuluar me duar, por që në hapësirën mes gishtave kishte feksur për pak çaste diçka e bardhë, që duhej të ishte retinë syri.
Gruaja vazhdonte të ishte e futur brenda tij, kur do t’i thoshte me zë të shuar “është ai”, në kohën kur figurina me sytë gjoja të mbuluar ndoshta diçka mërmëriste, ndoshta diçka mendonte, ku patjetër nuk mungonin thikat e sëpatat. “Është ai, po na shikon”, tha prapë, por ajo lëvizi vetëm pak kokën, e bardha e syrit i mbuloi gjithë beben, gjë që mjaftoi ta detyronte figurinën të ngrihej në majë të gishtave e të dilte, duke lënë përsëri pas atë krisjen e lehtë si gërvimë. Admeti e pa kur doli, pa hapjen e derës, dëgjoi rënkimin e tij kur vështroi trupin lakuriq të të shoqes dhe gjoksin e saj që në atë kohë po fërkohej plotësisht me fytyrën e atij tjetrit, domethënë të Admetit, pa çastin para mbylljes së derës, kur figurina hodhi edhe një herë sytë para se të dilte e ta mbyllte. Në këtë kohë do të ripyeste “ai ishte?”, kurse ajo do të thoshte “kush?”, gjë që do ta detyronte Admetin të forconte pak zërin e të pyeste prap “nuk ishte ai?” e ajo po prap do të përgjigjej, “ashtu të është dukur, nuk kishte njeri”.
“Nuk kishte njeri, ashtu të është dukur”, do të thoshte ajo me zë të butë për të dytën herë, në kohën që do të ngrihej qetë qetë, do të vishte të zhveshurat, do të rregullonte flokët, do ta puthte në buzë dhe, para se të dilte, do të thoshte diçka që atij iu duk pa kuptim “asnjë s’e bën dot atë që bëre ti, asnjë sia thyen dot brinjët kryetarit”.
Kur ajo do të dilte, atij do t’i dukeshin të gjitha çudi, pjellë e mëndjes së tij, se s’kishte ndodhur ndonjëherë që burri të shikonte i qetë gruan kur ajo e bënte me tjetër, pra ata s’kishin bërë gjë, se një që është fantazmë di të t’i kthejë gjërat rrëmujë në mëndje dhe të pangjarat të t’i bëjë të ngjara, sidomos kur thotë pak a shumë “vetëm ti ia thyen brinjët kryetarit”, gjë që s’ishte e vërtetë.


8

Ka shumë gjëra që të rëndojnë në jetë, po asnjë nuk qënka si turpi i mikpritjes. Pleq të vjetër, aq sa s’mbahet mënd, e kishin mbështjellur atë me fraza të ngatërruara, ku kishte “bukë që të ngec në fyt”, “gur që të vret”, “perëndi që të qëllon” e shumë e shumë të tjera me të vërtetë rrënqethëse që të ngecnin, të vrisnin e të qëllonin kur të zinte turpi i mikpritjes. Kishte shumë tabela me rregulla, shkruar me shënja e shkronja të vjetra, që erdhën e mbushën dhomën në të gjitha këndet e, megjithëse qe errësirë, dalloheshin mirë, po ai jo se s’mundëte, po s’desh t’i lexonte, se nuk dinte ta kishte shkelur atë turpin e mikpritjes, që qënka kaq delikat e i vyer, sa që duhet kujdes i veçantë se mos e shkel ndaj të ruhesh ku hedh këmbët. Prandaj u ngrit e, në vënd që t’i lexonte, deshi t’i shkulte, të hapte dritaren e t’i hidhte përjashta, me të gjitha shkronjat e shenjat e tryre të pakuptueshme, ardhur nga kohë që s’mbahen mënd. Po ato lëviznin, dukeshin e zhdukeshin, aq sa Admeti e kuptoi se kishte hyrë në lojën e tyre raskapitëse, që s’do të mund të mbaronte kurrë në fitim të tij dhe hoqi dorë shpejt. U ul në parvazin e ulët të dritares, tërhoqi pak kanatën e drunjtë, aq sa të shihte e të mos ta shihnin, hodhi sytë përjashta, ku luanin një grumbull fëmijësh, që ai i dalloi se ishin katër. Ata luanin me të fshehura e me të bredhura, me të qeshura e me të bërtitura. I hipi dëshira të harrohej në lodrën e tyre, t’u hynte në mes, të bëhej edhe ai fëmijë, me leshra të verdha si ata, duke futur herë pas here në gojë gishtin e vogël të dorës së majtë. Ata u fshehën dhe ai filloi t’i kërkojë. Në fillim gjeti të madhin me sy të mëdhenj e të kaltër si në ngjyrë ulliri, i shtrirë barkas pas furrit të bukës me kupolë gjysmësferike, pastaj kërkoi të dytin, që ishte një vajzë thatime e kurdisur për të qeshur, me flokë të verdha e të gjata, që i binin deri te gjunjët. Dy më të vegjëlit qenë mbledhur kutulaç brenda një karroje dore dhe ai u dallonte herë pas here kokat e bardha, kur i ngrinin dhe i fshihnin që të mos t’i zbulonin. Admeti qeshi me të madhe kur kuptoi se ata qenë fshehur të gjithë dhe nuk kishte mbetur asnjë që t’i kërkonte, por e ndërpreu të qeshurën se harroi që edhe ai ishte futur në lojë dhe po lodhej për t’i gjetur ata, fëmijët e nuses, e cila i ishte futur në shtrat kur ai s’qe aty dhe e kishte bërë ta zinte turpi i mikpritjes.
Pastaj u dëgjuan zhurmë këmbësh në korridor, kërciti lehtë dera, u hap dhe hyri gati pa u ndjerë e pa trokitur, Pelua, fytyrën e të cilit nuk e pa për të shquar atje vendimin e marrë se ç’armë kishte zgjedhur për të përdorur: thikë apo sëpatë. Admeti hapi kanatat e dritareve, që ishin dy dhe në dhomë vërshoi drita, u ul te cepi i shtratit në pritje të asaj që do të ndodhte, kurse Pelua ende s’kishte vendosur, të ulej edhe ai, apo të rrinte në këmbë, të gjëmonte apo të bubullinte. E ndjeu veten përsëri në ethe, por tani nuk kishte ardhur t’ia hiqte ajo që dinte të ishte edhe grua edhe fantazmë, por burri i saj, që i kishte parë me sytë mes gishtave kur gjokset e saj i preknin fytyrën, ndërsa ai ngrihej në majë të këmbëve e dilte jashtë kruspullosur si një figurinë. Për një çast e vështroi në sy ngultas, pa asnjë qëllim, pa asnjë shprehje, ashtu kot së koti, ose ashtu iu duk atij, por edhe me ndjenjën se tjetri mund të kishte dalluar në atë vështrim frikën e një vendimi të marrë, që pritej të vihej në vend në njerën nga mënyrat e zgjedhura më parë.
Papritur i hipi në kokë t’ia thoshte të gjitha, ashtu siç kishin ndodhur, jo nga frika, por nga turpi i mikpritjes, që kishte brënda “gurë që qëllonin”, “perëndi që të vrisnin”, “bukë që të ngec në fyt” e gjëra të tmerrshme të tjera. Do t’i thoshte se nuk ishte aty kur i erdhi ajo, se kur mbërriti aty u habit nga trupi i gruas ngjitur me të, se ai erdhi nga larg i lodhur e i bërë xurxull nëpër një rrugë të verdhë majë një rrapi të lartë, kur koha i ngecte nëpër këmbë si qull i trashë. Po nuk vendosi t’ia thoshte, se prej kohe kishte kuptuar që gjërat nuk ndodhnin vetëm siç i dinte ai, por edhe ndryshe, siç i dinin të tjerët që kishin ndodhur, ose mund të mos kishin ndodhur fare e ai shqetësohej kot së koti. Donte t’i thoshte se kishin katër fëmijë të bukur, që të katër i ngjanin atij, se ai lozi me ta me të fshehura e me të qeshura, i gjeti ku ishin strukur, por lojën ia preu hyrja e tij, prandaj do t’i duhej t’i thoshte të largohej e ta linte të qetë. Mirëpo nuk i tha asgjë nga këto, se priti të fliste ai që kishte ardhur pikërisht për atë gjë, për të gjëmuar e bubulluar e pastaj të zbatonte me njërën nga armët e zgjedhura vendimin e marrë.
-Harroje atë, - tha më në fund Pelua.
Zëri i tij as gjëmoi as bubulloi siç e priste ai, përkundrazi, qe lutës e i butë. Foli dhe heshti, lidhi gishtat e filloi t’i kërciste në mënyrë tepër të çrregullt e besdisëse, profili i fytyrës qe i dobët e i hequr, buzët të holla e të zhubravitura nga rudhat, e gjithë qënia e tij vuante, vuajtja qe më e madhe se trupi i drobitur. Vuajtja kishte marrë pamjen e njeriut që ndodhej para tij e kërciste gishtat në mënyrë të besdisshme, po e gëlltiste pak nga pak, po i krijonte tjetër fytyrë, gjë që e bëri Admetin të rënkojë e t’i vijë keq.
-Rita vuan shumë që ti e pe dhe i the, por në të vërtetë nuk ka qënë ajo,- tha ai.
Admeti mësoi për herë të parë se ajo që dinte të ishte fare mirë edhe grua edhe fantazëm, kishte një emër, një emër tepër të bukur, sepse e kishin marrë nga një lule që atij i pëlqente më shumë se të tjerat. Pelua vendosi të ulej në fund të shtratit, i lodhur e i dërmuar nga ato që do të thoshte, duke i shkatërruar të gjitha ç’kishte menduar Admeti për ca vendime të marra më parë me thika e sëpata, për një turp të mikpritjes mbushur me “gur që të vret”, “bukë që të ngec në fyt”, “perëndi që të qëllon”, aq sa edhe tabelat që pak më parë mbushnin dhomën e errët se nga u zhdukën e nuk dihej në ç’vrimë qenë futur.
-Rita vuan shumë nga kjo, ndaj erdha të të lutem.
-Unë e kam harruar atë natë,- tha Admeti. – Të gjitha i kam harruar.
-Rita preket shpejt si fëmijë, sidomos kur i thonë gënjeshtra. Ti nuk e di sa gënjeshtra thonë për të. Vetëm nga ti nuk e priste, se je nga qyteti, ndryshe nga ne që rrojmë me xhinde e shtriga në mëndje. Të lutem, thuaji që nuk e pe.
Mund edhe të mos e kishte parë as ai as plaku, mund të mos kishte shkuar në pyll te vëndi ku ajo ngjitej majë pemës e flinte pothuaj në një gjeth, mund të mos e kishte takuar fare kryetarin, të gjitha këto nuk kishin ngjarë, sepse edhe po t’i tregoje, nuk t’i besonte njeri, prandaj nuk do të ngulte këmbë në asnjë nga ato, vetëm se në një gjë do të këmbëngulte e do t’ia thoshte Pelos, “që të marrin fund të gjitha, duhet të largohem nga kjo shtëpi”, fjalë që do ta bënin Pelon të klithte e të bëhej gjysmënjeri.
-E pamundur, - do të thoshte ai. - Ti këtej do të ikësh vetëm kur të largohesh nga Kajati.
-Mirë,- do të premtonte më në fund Admeti, pa kuptuar ç’donte të thoshte me atë fjalë aq të paqartë, që gramatikisht quhet ndajfolje dhe është tepër e gurtë.
Do ta çmendësh, ta mërzitësh, ta nervozosh tjetrin? Përdor vetëm ndajfolje, pjesëza, fjalë pyetëse dhe tek tuk ndonjë përemër, pa asnjë folje brenda, pa asnjë fjalë me kuptim të plotë, shmagi fjalitë, pastaj shikoje tjetrin si do të fryhet, do të enjtet deri sa të pëlcasë, do të skuqet në fytyrë e do të thotë më në fund “këtij i paska ngrënë gjuhën gomari”.
-Tani, më dëgjo, - do të thoshte Pelua, - dua të të besoj një sekret.
-Si?- do të përgjigjej Admeti.
-Sekretin tim, - do të përsëdyste Pelua.
-Mua?- do të pyeste kot së koti Admeti.
Pelua do të fillonte të fryhej e të skuqej.
-Të lutem, mos më ndërpre, - do të pëshpëriste më tepër me ajër se me fjalë.
-Aspak,- do të vazhdonte Admeti lojën e tij.
-Tërë jetën nuk e kam patur një mik,- vazhdoi Pelua. - Tërë jetën më është tharë shpirti për një mik. Tani erdhe ti dhe punët ndryshojnë. Vetëm miku t’i mban sekretet. Ka dhjetë vjet që e mbaj në shpirt, më rëndon, prandaj dua ta nxjerr përjashta.
-Jo, - i tha Admeti prerë.
Tani vendosi të dalë nga ndajfoljet, pjesëzat e fjalët pyetëse, nuk kishte të drejtë ta torturonte këtë njeri që vuajtja i kishte dhënë fytyrën e vet, por edhe të fshehtën nuk donte t’ia mbante, se pastaj ajo do ishte e fshehtë për të, do t’i rëndonte atij, derisa të gjente një tjetër e t’ia varte, si një thes rakapitës mbushur me gurë, shkëmbinj e kushedi se me ç’djall rëndesë tjetër.
-Jo, - përsëriti ai duke ngritur zërin - E kam pësuar një herë me një shokun tim të ngushtë kur ishim studentë. Më tha për të dashurën e tij “është putanë e shkuar putanave”. Unë nuk ia besova. Ai e pruri në dhomë dhe atje, mu në sy të tij, më detyroi ... e kupton vetë, e bëmë. Pastaj e di ç’ndodhi? Ai shoku im i ngushtë u martua me të, “me putanën e shkuar putanave”, kurse mua më tha ta harroja që ma pruri në dhomë dhe atje, mu në sy të tij, ne e bëmë. “Mbaje sekret”, më tha, është e fshehta jote për tërë jetën. Ç’punë kisha unë të mbaja sekretin, kurse ai të martohej “me putanën e shkuar putanave”, të bënte fëmijë e unë të vuaja kot së koti, të bëja sikur s’kishte ndodhur gjë?
Admetit iu zgjidh gjuha, foli e foli për të fshehtat që qënkan gjërat më të poshtra të kësaj bota, që duhet t’i mbajë vetëm ai të cilit i përkasin, ndryshe ato marrin tjetër formë, bëhen të fshehta për atë tjetrin, e lodhin, e raskapitin, në kohën që ai, të cilit i përkasin lehtësohet. E mbylli fjalimin e tij duke shtuar në mënyrë filosofike se “ajo që shfaqet, kur del në dritë, shikohet nga të gjithë, përkundër asaj që rri e fshehur dhe nuk e shikon njeri”, filozofi që iu duk e ngatërruar e pa pikë filosofie brënda, por që mjaftoi ta mbyllë atë bisedë sfilitëse, që ishte menduar të fillonte me sëpata e thika, me gjëmime e bubullima, por që po mbaronte me “më fal, me që s’do, nuk po të rëndoj”, fjalë pas të cilave Pelua do të dilte duke mbyllur ngadalë derën e ai do të mbetej përsëri vetëm duke menduar se ç’duhej të kishte brënda ai sekreti që i rëndonte aq shumë njeriut me fytyrën e vuajtjes.


9

Që nga ajo ditë, kudo ku hidhte këmbët, i dukej se shkelte mbi sekrete, i shndërruar në njeri abstrakt, gdhendur nga një gur i ftohtë që rastësisht flet dhe mendon, i paaftë të ndjejë. Ai i shtypte sekretet, i thërrmonte në çdo hap që bënte, ndërsa pas mbetej vetëm rënkimi i Pelos, që kishte marrë fytyrën e dhimbjes. Ato duhej të ishin shumë e jo një, dilnin në tufë nga çdo send, i binin në gjunjë t’i ngarkonte, t’i mbartëte tërë jetën, kurse ai tjetri, i zoti i tyre, të lehtësohej se boll e kishin e lodhur e kërrusur, duke ia bërë jetën të mundimshme.
I trullosur nga të gjitha ato që i ndodhnin, apo i dukej atij që i ndodhnin, i gjithë Kajati, që në të vërtetë ishte i vogël, por që qe bërë tmerrësisht i madh, po e mbulonte me të fshehtat e tij, sa që edhe koha i rridhte sëprapthi, kur do-të ndodhnin në fillim, po-të dyshoheshin, kishte-t duhej të ndodhnin më vonë e jo më parë. Kur mendonte “nesër do t’ia përplas akcilit në fytyrë”, në të vërtetë “ai ia kishte përplasur akcilit dje në fytyrë”, kur mendonte se “tani po i them Pelos do iki nga kjo shtëpi”, nuk ndodhte, se “tani po i them Pelos do iki nga kjo shtëpi”, ishte një kohë e pavërtetë, që i rridhte gjërat me vrull nga e ardhmja në të shkuarën, pa e prekur fare atë po- në e të tashmes, aq të shkurtër e të mohuar nga të gjithë.
I lodhur e i dërmuar hapi fletoren e trashë të plakut dhe lexoi.
usertype:1 tt= 0
Amantin
Share to: Facebook Twitter MSN linkedin google yahoo 8# 



Rank:Diamond Member!

Score:625
Posts:625
Registered:07/10/2012
Time spent: 23 hours

RE:Hiqmet Meçaj
(Date Posted:13/10/2012 00:39)

KAPITULLI I NËNTË




SHËNIME TË SHAHOS




ku tregohen ca ndodhira të hidhura të llojit biologjik, përpjekjet për mbijetesë në këtë jetë që na dhurohet vetëm një herë, ca të tjera ndodhira për të zezën që bëhet e bardhë dhe të bardhën që bëhet e zezë, për zemrën që duron si mali me dëborë e plot gjëra të tjera...



Kur më detyruan të ngulesha përfundimisht në Kajat, m’u kujtua sa të drejtë kishte Nilda dikur, me profecitë dhe ankesat e saj, se nuk dija ta përballoja jetën jashtë fushës së shkencës, prandaj duhej të përgatitesha edhe për rrethana të papërfytyrueshme, duke më sjellë si shembull profesor Xhuzepen dhe peripecitë e tij të mbanëdalëse, kur të gjithë e dinin ngritës muresh e gdhendës druri, kurse ai ishte një antropolog i majave botërore. Profesori më kishte dhuruar si kujtim kasën me veglat që përdorte kur qe në Kajat dhe unë e mora me vete pa e ditur se jeta e tij do të përsëritej te unë pikë për pikë, pikërisht pas një lufte ku qenë ngatërruar të gjithë shtetet e botës, por me ndryshimin se Xhuzepja priste që një ditë të kthehej në vendin e tij e ta nderonin, kurse unë ndodhesha në vendin tim, me një ushtar-polic te koka, që m’i numëronte hapat dhe fjalët.
Më mungonte laboratori, kafe Espresso, ku shpesh bëhesha qendra e bisedës, sepse fusha ku kisha filluar të studioja, nën drejtimin e profesorit të famshëm K. K., ishte e re dhe tepër joshëse për ta. Megjithëse tani isha burrë i martuar me një djalë të dobët, që nuk i kishte as kushtet më të domosdoshme, gjithnjë mendoja për Nildën, për fatin e saj, në kohën kur fati im për dreq po shkonte poshtë e më poshtë.
Një ditë ma hoqën ushtar-policin duke më thënë “je i lirë të shkosh ku të duash”. Kishte ndërhyrë Baxhua, i cili paska qënë nervozuar shumë kur ka marrë vesh për ushtar-policin tim. Mirëpo unë tashmë isha mësuar me atë djalosh verdhacuk, që e fliste gjuhën ndryshe nga anët tona, me ca ue- e ye- nëpër folje, kurse nënës i thoshte nona e syrit syni. Më dukej se e ruaja unë atë e jo ai mua, sepse
sëmurej shpesh, sa që detyroheshim ta merrnim në shtëpi nga kolibja ku rrinte e t’i zbritnim ethet.
Kur u ndamë e putha si vëllanë tim të vogël pa i mbajtur asnjë mëri për prapësitë që më bënte dhe i thashë “sillu mirë me njerëzit se mund të të rastisë të ndodhesh ndonjëherë kështu si unë, jetë është, nuk i dihet”. Pyesja për të gjthnjë dhe rrallë merrja lajme, kur një ditë dëgjova atë që i trëmbesha, se qe bërë ushtarak i madh, e kishin hedhur me ushtri të shumtë andej nga malet e anëve të tij, kishte bërë shumë të pabëra me burrat që i varte përkëmbësh dhe me gratë që u shqyente këmbët, deri sa një ditë dikush u bë i çikës dhe e përplasi në hendek me një vrimë plumbi pas koke. Më erdhi shumë keq, por s’kisha ç’të bëja, po ta kishin lënë të më ruante mua, ndoshta do të rronte ende e do të bëhej njeri i mirë.
Këto do të ndodhnin më vonë, në një vend larg nga Kajati, kurse unë tani e tutje do të isha i lirë, po ku të shkoja? Me veglat e profesor Xhuzepes iu futa mundit të ndërtoja një shtëpi të re duke tërhequr gurë nga mali, rrasa të hirta nga troqica e shtylla druri nga pisha e zezë që rritet vetëm buzë honeve e greminave. Më ndihmonte Xeba, kështu i flisja me dhele gruas sime, meqë qe tepër e zeshkët dhe e heshtur si një dhi e butë. E ngrita shtëpinë të madhe, me gjysëmkat, sipas modeleve të të parëve tanë, që tani ishin gërmadha në shpat të malit. “Po të më shikojë Nilda”, mendoja nganjëherë, “s’do të ankohet më duke thënë se nuk di ta përballoj jetën jashtë fushës së shkencës”, kur fushën e shkencës e kisha braktisur prej kohe i detyruar dhe duart e mia skalitnin për mrekulli gurë e drurë. Pelua rritej me mundim të madh, aq shëndetlig, sa nuk mendoja se do bëhej, prandaj menduam me Xebën të rrinim me një fëmijë.
I hyra një shkence varfanjake të tipit të kapërcyer prej kohësh, por që kajatasit e shikonin me habi, aq sa u dukesha magjistar. Në fillim grumbullova të gjitha ujërat e currilave, që ishte një burim i ftohtë dëbore me shumë rrjedhje, ndërtova një depo që të më sillte ujë të mjaftueshëm për pirje e ujitje, zbulova një tubacion prej balte të pjekur në gërmadhat e fshatit të vjetër në shpat të malit, e shkula dhe e solla burimin deri në oborr të shtëpisë, duke bërë atje një çesëm të bukur me dy lëfyte, prej nga rridhte uji pa ndërprerje, në kohën që gratë e tjera të fshatit ngarkoheshin me bucela e shkonin përditë disa herë te lumi. Krijova një kopsht të mrekullueshëm duke shartuar mollë të egra, gorrica, fiq e rrush, ndërkohë që iu futa punës për rritjen e kërpudhave, manatokave e luleshtrydheve, që gjenden me shumicë në anët tona, duke i zbutur e duke shtuar prodhimin përvit. Siguroja grurë dhe misër aq sa u shndërrova krejtësisht në një fshatar shëmbullor, kurse natën vonë, i lodhur e i rrëgjuar, në vetminë time qaja fshehurazi për të kaluarën, kur kujtoja ç’mund të bëja në të njëjtën kohë atje në qyetin e largët F., ndoshta do të kisha marrë titullin profesor e pse jo edhe ndonjë çmim të nderuar ndërkombëtar, apo mund të isha pranuar anëtar akademish të shquara. Po asnjë nga këto s’qe e thënë të ngjante. Unë gjithnjë poshtë e më poshtë, Baxhua gjithnjë lart e më lart, fara e egër nuk zbutej që nuk zbutej, e buta po bëhej përditë e më e egër.


***

Vitet kalonin shpejt, ndodhnin shumë ngjarje, po nuk merrja vesh asgjë, sepse nuk zbrisja fare në qytet. Tepricat që shisja i grumbullonin në një dyqan të vogël të fshatit dhe në krahasim me të tjerë kisha filluar të heq pak lekë mënjanë. Pikërisht atëherë m’u shkrep të dukesha një herë andej nga kryeqyteti, kisha dëgjuar për një institut bujqësor e për një farë dege biologjike që paskej qenë ngritur. Doja të pyesja për ndonjë libër a revistë, të merrja vesh ç’bëhej nëpër botë. Po s’kisha rroba as për qytet e as për kryeqytet, teshat e vjetra s’më bënin më, por i mbaja kot si kujtime të shkuara. U vesha me shajak e opinga, ashtu siç rrija përditë në fshatin tim të ftohtë malor, vetëm qylaf nuk vura. Kërkova takim me dekanin e institutit, një i ri rreth të tridhjetave, i cili më priti me respekt dhe më pyeti për cilin student interesohesha. Ngurova pak në fillim, më erdhi zor t’i thosha përse e kërkova takimin, mirëpo desha s’desha hyra menjëherë në thelb të bisedës. I thashë se nuk më intersonte e gjithë biologjia, por vetëm një degë e saj, gjenetika, i kërkova mos kishte materiale të reja për këtë fushë ose ndoshta kishte dijeni për studime të profesorit K.K. Djaloshi i ri, që ishte dekan e që nuk e priste nga një fshatar me shajak e opinga t’i fliste për të tilla gjëra të rëndësishme shkencore, më dha lajmin tronditës se profesori K.K. bashkë me asistentin e tij ( që mund të kisha qenë unë, po të mos ndodhnin ato që ndodhën ), qenë nderuar me çmimin Nobel, sepse kishin filluar të depërtonin në të fshehta e kodit gjenetik, duke hapur rrugë të reja, “të cilat janë të rrezikshme”, theksoi ai, “ngaqë njeriu nuk është vetëm qënie biologjike, por edhe shoqërore”. Nuk hyra fare në debate e diskutime, e falënderova dhe i kërkova të më ndihmonte me pak literaturë të re, duke i përmendur nja gjashtë gjuhë në të cilat lexoja. Ai nuk mundi ta fshihte dot habinë kur dëgjonte fjalët e mia, domethënë të një fshatari me shajak e opinga, kërkonte të dinte kush isha, diçka bisedoi me dikë në telefon dhe u përpoq të më mbante sa më gjatë, siç dukej deri sa t’i vinin informatat për mua. Por nuk ndenja, e falënderova edhe një herë duke marrë me vete disa libra të varfër me punime të shkruara para gjysëm shekulli, siç i lexova më vonë dhe më erdhi keq për gjithë atë institut që ishte i detyruar t’u mbushte mëndjen studentëve me ca dokrra të cilat tashmë bota shkencore i kishte kaluar para shumë dhjetvjeçarësh nëpër arkiva. Mora një gazetë dhe, sa e hapa, pashë në të emrin e Nikos, atij djalit fusharak që ma pat njohur Nilda dikur në qytetin F. dhe firma që më kërkoi të vija në peticion ndërroi krejtësisht rrjedhën e jetës sime. Qe bërë prokuror i kryeqytetit, ndaj pyeta për ndërtesën, i kërkova takim nëpunësit rojë dhe ai më priti menjëherë. Nuk më njohu nga rrobat e opingat, por kur i thashë kush isha, iu hodhëm njeri-tjetrit në qafë, kujtuam vitet e rinisë, Nildën, për të cilën nuk dinim ç’bëhej, folëm për të tashmen. Më ftoi në shtëpi dhe atje pashë për herë të parë gruan e fëmijët e tij, djalin e madh, rreth pesëmbëdhjetë vjeçar, i një vërse me Pelon, Ritën, tre vjeçe më e vogël, flokëverdhë e me sy të mrekullueshëm ngjyrë ulliri dhe djalin më të vogël. Qe një familje vërtet e lumtur, që jetonte mirë në një shtëpi të gjerë, por që më vonë, pas jo më shumë se dy muajsh, do të shkatërrohej përfundimisht.
Kuptohet, atëherë nuk dija çdo të ndodhte, të gjitha këto do t’i takonin të ardhmes, por Nikua diç parandiente. Më tha shkarazi për ca miq të tij që i kishin arrestuar pa shkak, i kishin quajtur “grup armiqësor”. Prokuror të çështjes kishin vendosur të qe ai. Më tha se mendonte t’i nxirrte të pafajshëm, ashtu siç besonte të ishin në të vërtetë dhe do të akuzonte paditësit, pa patur dijeni që paditësit vepronin me urdhër të të madhit. Ajo që do të thoshte pas dy muajsh Nikua në gjyq, si prokuror i çështjes se “duhet të dënohen ata që shpifin”, merrte kuptimin se “duhet të dënohet i madhi që shpif”. Nikua atëherë nuk e dinte që me qëndrimin e tij do të humbiste jetën, familja do t’i shkatërrohej dhe pas disa vitesh, vajza e vetme, Rita, do të vinte në Kajat nuse e djalit tim, por këto do t’i takonin të ardhmes, kurse atë natë hëngrëm e pimë, uruam njeri-tjetrin të piqeshim sa më shpesh, gjë që nuk ndodhi më kurrë. Nuk di, në se dikush do t’i parathoshte me saktësi të ardhmen, a do të kishte kurajon të vepronte ashtu siç veproi?


***

Një tjetër të papritur do ta gjeja të ngritur në fshat kur të kthehesha. Kishte ardhur Baxhua me shpurë të madhe, kishte mbledhur te Qafa e Ilqeve, që është qëndra e Kajatit, të gjithë banorët, kishin vënë dikë me një bllok të madh përpara i cili shënonte emrat e atyre që pranonin dhe të atyre që nuk pranonin. Bëhej fjalë për bashkim të mallit dhe të punës. Baxhua kërkoi që unë të bëhesha kryetari, duke thënë se “duke punuar bashkarisht zhdukeshin gjithë të këqiat e varfërisë dhe fillonin më në fund edhe për ne ditët e bardha”. Kuptohet, unë nuk pranova, as për anëtar e as për kryetar, më ranë si breshër përsipër kërcënimet, por që Baxhua i zbuti duke thënë se “edhe Shahua do të vijë të bashkohet kur të shohë sa mbarë do shkojë puna juaj e bashkuar”. Për fat të keq punët nuk shkuan asnjë herë mbarë, unë mbeta gjithnjë veç, por kësaj here i mënjanuar krejtësisht. Prodhimet e bollshme që merrja nga bujqësia dhe nga blegtoria e paktë, prej koshereve me bletë e nga frutat, në kohën kur nga puna e bashkuar nuk sigurohej buka as për tre-katër muaj, ma nxinë edhe më jetën. Ata filluan të thonë se “këto gjëra i nxit djalli”, duke nënkuptuar me djallin vëndin ku kisha studjuar dhe vetë mua, që me punën time “bëja luftë të egër kundër bashkimit të fshatarëve të mi”. Më vunë tatime të rënda, nuk më thërritnin në asnjë mbledhje, më hoqën të drejtën të votoj, më mbyllën derën e s’më trokitnin më as për të mirë e as për të keq.
Shkurt, më kishin fshirë për së dyti nga lista e të gjallëve.


***

Nikon e kishin pushkatuar prej vitesh. E shoqja me të tre fëmijët rronin në mjerim të pashpjegueshëm diku në një fshat fusharak, ku të mbyste mishkonja. E ndihmoja fshehurazi disa herë në vit duke i çuar ndonjë lek, miell e mallra të tjera për t’ia lehtësuar sadopak dhimbjen. Po për atë familje s’kishin mbarim të këqiat. Ende kërthi, tetëmbëdhjetëvjeçar, i rrëmbejnë djalin e madh, e fusin në burg dhe e dënojnë se “paska menduar t’ia mbathë jashtë te armiqtë e vëndit”. Më pas u thanë të mos shkonin më për vizita atje, se “djali deshi të arratisej nga telat, kështu që hëngri atë që meritonte, domethënë plumbin”. Ia thanë tmerrin me lehtësinë më të madhe, si të bëhej fjalë për një gjë të zakonshme. “Ki kujdes tjetrin” e paralajmëruan të jëmën, që s’dinte me kë e ku t’i qante burrin e të birin, të dy të shuar të pavarr.


***

Nuk di pse i shënova të gjitha këto. Janë tepër të hidhura për një vajzë shtatëmbëdhjetë vjeçe, se aq qe Rita atëherë kur i shkova gruas së mikut tim dhe i thashë: “do të ta marr Ritën për tim bir”. Dhe e morëm menjëherë, bashkë me Pelon, sapo djali mbaroi ushtrinë. Bukuria e saj e tërboi Kajatin, sidomos djalin e Baxhos, i cili vinte për pushime çdo verë në shtëpinë e bukur që kishte ngritur shteti për të jatin. S’kishin as një javë martuar, kur i thotë një ditë Pelos në sy të të gjithëve “ ma jep ndonjë natë kukullën tënde të loz edhe unë me të”. Pelua, duke e njohur sa i prapë ishte ai djalë, i gëlltiti fjalët dhe i ktheu krahët, por ai i preu udhën, e kapi nga fyti e i tha “po s’ma dhe vetë do të ta rrëmbej me të pahir”. Pelua e shtyti me forcë dhe bëri të ikte. Pikërisht atëherë ndodhi e keqja. Djali i Baxhos nxorri një biçak që e mbante gjithnjë me vete dhe e goditi poshtë barkut.
Nuk rrëfehen dot të gjitha ç’hoqëm, deri sa e çuam në qytet në spital, ku e shpëtuan nga vdekja, por...
Mos e provoftë baba atë që provova më pas, si doli nga spitali.. Më vjen Rita e më thotë një natë: “Pelua nuk është mirë, thotë se do vrasë veten”. Shkova menjëherë ta qetësoj djalin, atë të vetëm kisha si dritën e syrit.
Një mbrëmje rrija i mërzitur në korridor. Ata të dy qenë brenda. Rita e nxiste tim bir të shtriheshin “se në fund të fundit jemi burrë e grua”, i tha. I dëgjova shkoqur fjalët e saj, siç dëgjova edhe të qarët e tim biri sikur të ishte fëmijë, kur bërtiti “mund të jesh burrë me këtë”? U trondita, u bëra gati të hyja.. M’u rrëmbyen sytë nga lotët. Dëgjova Ritën që i tha për ta qetësuar “edhe kaq mjafton”, pa ditur përse e kishte fjalën dhe ç’ishte “kjo kaq që mjaftoka”.
Dhe që atëherë, kur djali i Baxhos do të vijë në fshat si kryetar, kur të na sjellin dritat, me urdhër të kryetarit, megjithëse jemi larg nga qëndra e fshatit, Rita herë pas herë, në mbrëmje, do të hedhë në kokë një çarçaf të bardhë, do të shkojë në pyll e do të flejë e varur në majë të pemës. Kurse Pelua do të dobësohet e do të hollohet nga një e fshehtë e madhe që mban përbrënda që e gërryen e që nuk ia thotë askujt.
Këto do të ndodhin më vonë, kur edhe Baxhua të kthehet të banojë për gjithnjë në fshat, duke e detyruar të gjithë krahinën t’i bindet atij në çdo gjë.
usertype:1 tt= 0
Amantin
Share to: Facebook Twitter MSN linkedin google yahoo 9# 



Rank:Diamond Member!

Score:625
Posts:625
Registered:07/10/2012
Time spent: 23 hours

RE:Hiqmet Meçaj
(Date Posted:13/10/2012 00:39)

KAPITULLI I DHJETË




1


“ Profesor ”, i tha atë ditë Lina, “ ti nuk e di nga ç’botë vi unë ”.
Ishin në dhomën e saj, atje ku ai shkonte dy herë në javë, me kërkesë të vajzës, por edhe me ngulmimin e Baxhos. Kjo s’kishte lidhje me mësimin, prandaj Admeti nuk ia zgjati. Mirëpo vajza me gjokse të bukura kërcënuese, që ishte nxënësja e tij, nuk dinte të tërhiqej dhe ai deshi s’deshi, u detyrua të mësonte nga ç’botë vinte ajo. Dëgjoi se bota e saj, që nuk ishte dhe aq e vogël, na paskej qenë e mbushur me emra kryeqytetesh, ku uji derdhej për qejf nga shatërvanet e dritat plot ngjyra që shërbekëshin jo vetëm për ndriçim, por edhe për reklama. Dëgjoi se atje paska aq shumë mallra, sa që shitësit çirren e ngjiren për t’i shitur, të rinjtë puthen në rrugë pa ua bërë tërt syri nga të tjerët dhe pallatet janë të gjithë me ashensor. Lina fliste me tërë seriozitetin e një njeriu që vërtet i ka jetuar ato gjëra, po Admetit nuk mund t’ia hidhte dot, prandaj filloi të mërzitej me marrëzitë e saj dhe bëri gati çantën e zezë për t’u ngritur. “ Mua më gjete të më shesësh përralla ”?, i tha. “ Asnjë çast mos harro kush jam për ty ”. Mirëpo Lina s’dinte të ishte vetëm e bukur, dinte edhe të bëhej nevrike e madhe, saqë jo vetë harroi cili ishte ai për të, por nuk përtoi as ta ofendonte mësuesin e vet, të cilit më vonë do t’i kërkonte të falur për shprehjen “ nuk e dija që edhe ti na qënke pykë si të tjerët”. Admeti, që s’e priste këtë myqkë, ia plasi të qeshurit, e kapi vajzën nga të dyja faqet dhe, ashtu siç ishte duke qeshur , i pëshpëriti “ pa ma thuaj dhe një herë, se më pëlqeka të jem pykë ”. Në se Admetit i pëlqeu të ishte pykë, vajzës i stërpëlqeu prekja e duarve të tij në faqe, u ndez e u skuq duke ia plasur pa pikën e turpit “nuk prishet bota sikur nxënësja të dashurojë me profesorin”.
Kuptohet që pas kësaj Admeti do të ngrihej rrëmbyeshëm në këmbë, nuk do të gjente dot derën për të dalë, do të drejtohej gabimisht te dritarja dhe radhën e të qeshurit do ta kishte Lina që do t’i pëshpëriste “ qënke më shumë se pykë ”. Po duke qeshur do ta kërcënonte plot naze se ai paska dashur ta puthë me zorr, bile edhe ta zhveshë lakuriq dhe këtë do ta mësonin menjëherë të gjithë, sapo ajo të ulërinte..
I kishte thënë vërtetë Lina këto fjalë apo ashtu iu duk atij?
Duhej t’i kishte thënë, se Admeti hoqi dorë nga ngatërresa e derës me dritaren, përplasi çantën në tavolinë dhe u ul përsëri atje ku kishte qënë më parë.
-Pa hë, moj çupkë, - u detyrua t’i thoshte jo pa tallje, - si qe ajo puna e ulërimës ”?
-Çdo gjë që dua ashtu e arrij, - tha ajo që tani kishte pushuar së qeshuri.
Kuptohet, këto nuk kishin të bënin fare me mësimin, ishin një përjashtim kategorik i asaj që quhet pedagogji, po vajza e bukur me gjokse kërcënuese, që ishte nxënësja e tij, paskësh patur një nevrik të tmerrshëm dhe paskësh lindur “për të arritur çdo gjë që donte” me ulërima.
-Tani do më dëgjosh për atë botën nga vi unë, - filloi të flasë Lina, që i shtoi edhe më nazet, nxorri gjoksin përpara që ai t’ia shihte më mirë, perëndoi sytë e përplasi qerpikët, sa që Admeti nisi të mërmëriste me vete “qënka më e bukur se ç’duhet, djallushka”.
Dëgjoi se e kishte rritur halla, që na qenka grua ambasadori, se halla i kishte të gjtha të mirat, por edhe një të keqe të madhe që s’bënte fëmijë. Ligjërisht figuronte në të gjitha regjistrat si çupë e saj, por tani fatkeqësisht ndodhej në këtë fshat të humbur. Lina do t’i tregonte pa pikën e turpit përse fatkeqësisht ndodhej tani këtu dhe fajin na e paska ai kokëshqopja, i madhi fare, që gjyshi na e paska mik. Sipas atij dhe ligjeve të tij, na qenka gabim i madh që çupa e ambasadorit të shoqërohet me vendësit, të vishet e të mbahet si ata. Admeti dëgjoi se ajo, përkundra, jo vetëm nuk pyste fare për ato shkresa e ligje të kokëshqopes, por na paskësh edhe një djalë nga ata, që e shoqëronte me një veturë të tipit të fundit, “para së cilës ajo e ambasadorit ngjante si zhgaravinë”.
- Atje ishte botë, - tha Lina me gjithë shpirt dhe filloi të shajë po me gjithë shpirt këtë këtu, që më shumë i ngjante një bince se sa një bote.
Admeti dëgjoi për urat e atij kryeqyteti të madh P., “ku shteti ynë hynte katër herë me gjithë nevojtoret e prapë tepëronte”, për muzetë, teatrot, artistët që i kishte parë nga afër bashkë me atë djalin, që nuk ishte edhe aq i vogël, po plot njëzetepesë vjeç, kurse ajo atëherë sapo i kishte mbushur të gjashtëmbëdhjetat. “I provuam të gjitha”, tha Lina, “edhe kokainën edhe heroinën”, duke përveshur mëngët për t’i dëftyer shenjat ende të pashëruara nëpër damarët e llërëve.
Ajo tregoi se ata larot e ambasadës nuk do ta kishin marrë vesh fare, në se gabimisht nuk do të bënte dozë më të madhe e të përfundonte në spital pa ndjenja. “ Pas kësaj do të kthehesha përfundimisht këtu, në këtë bincën që ka ngritur ai i madhi me ndihmën e cave si gjyshi im ”, do të thoshte ajo jo pa përlotje.
Tani do ta kuptonte Admeti që ajo vajzë me gjokse të bukura e kërcënuese qënkësh mësuar që e vogël ta bëjë jetën e vet pa pyetur shumë për të tjerët dhe te ai shikonte diçka të qytetëruar, me të cilin mund të bisedonte e, pse jo, mund edhe ta dashuronte.
-E kuptoj pozitën tënde, - i tha Lina, - po nuk është e shkruar gjëkundi që profesori të mos e shijojë jetën fare.
Ajo i rrëmbeu kokën papritur dhe e puthi me afsh përvëlues në buzë duke i thënë pastaj “atë ulërimën bëra mirë që e shpika kot”?
Më pas do të hynte mamaja, po që Lina i thërriste hallë, domethënë gruaja e kryetarit, t’i sillte Admetit kafenë dhe Linës kakaon. Kishte vithe tepër të gjëra gruaja e kryetarit, aq sa mezi përkulej dhe dërrasat e dyshemesë tundeshin nën hapat e rëndë të saj. “ Pse, femër i thua kësaj”?, përqeshi Lina kur nënëhalla doli pasi i tha Admetit, “si të mbaroni, të pret babai për një gotë raki”.
Ai do ta dëgjonte Linën të shfrente për gjithçka që kishte të bënte me femrën këtu, që me sisët që i futnin nëpër trasta të bëra vet në vend të sutienave e deri te flokët që i prisnin me gërshërët e bagëtive. “Grua është ajo që nuk lyen një herë buzët me të kuq, që ha bukë misri e fryhet si kafshë, që nuk i lan dhëmbët kurrë e s’ka mundësi të bëjë dush ç’do ditë me shampo”?, do t’i bërtiste Admetit, sikur ta kishte për të gjitha fajin ai, me që qe mashkull. Dhe do të shtonte se femra kështu nuk ishte më femër, po një gjë e pështirë, si nënëhalla e saj, që nuk të vinte t’i qaseshe e jo të futeshe në një shtrat me të. Gratë këtu më tepër do të rronin me xhindet, duke u kacavjerur natën nëpër pemë për të bërë dashuri me to. Pa tjetër e kishte fjalën për Ritën, burrin e të cilës, xhaxhababai i saj, domethënë kryetari, e kishte qëlluar me thikë një javë pasi qenë martuar, duke e tharë përditë nga një e fshehtë që nuk ia thoshte kujt. Sipas Linës kjo ishte botëbinca e gjyshit të vet, por më të këqinjtë ishin ata pas gjyshit, ku hynte kryetari, xhaxhababai, që nuk bënin asgjë t’i mbushnin mëndjen atij të madhit, trutharit, t’i hapte pak sytë përreth, në vend që t’i bindeshin nga frika si pulat. “Kurse ti nuk trembesh”, do t’i thoshte ajo Admetit, “nuk ke frikë si të tjerët, prandaj më pëlqen ”.
Pas kësaj do ta puthte prapë, do t’i përsëriste diçka për ulërimën që e shpiku kot e do ta kërcënonte plot naze në kohën kur Admeti ngrihej të shkonte te Baxhua, që e kishte ftuar për një gotë raki, “megjithatë, ruhu nga im atë, se është nga ajo racë që nuk duron tjetër gjel në qymec”.


2

Mund të besonte çdo gjë nga më të pabesueshmet, por jo se do të gjente Shahon në qoshen tjetër të vatrës, përballë Baxhos. Pleqtë nuk e vunë re kur hyri, bisedonin të qetë njeri me tjetrin, diçka kujtonin nga të largëtat e jetës, ciknin gotat, ishin tepër të vëmendshëm në ato që thoshnin. Edhe kur u afrua Admeti, as që e kthyen kokën për ta parë, po vazhduan në të tyren, gjë që e bëri ta ndjejë veten të parëndësishëm e të ulet si i paftuar. Po bisedohej për Beson, sivëllanë e Baxhos, që dikur gjyqi i ngritur shpejt e shpejt e kishte plasur përmbys në mes të fshatit, mbytur në gjak, bashkë me të dymbëdhjetë qylafbardhët. “I hodhën mes pluhurit kufomat e tyre dhe u larguan duke kërcitur batare plumbash në ajër, si pas një dasme”, kujtoi Admeti frazën nga shënimet e Shahos.
Admeti e pa Baxhon tepër të prekur kur zinte në gojë emrin e Besos, sikur ato që kishte lexuar te shënimet e Shahos të mos ishin vërtetë bëmat e tij, kur çetën e kishte bërë batalion dhe emri i ishte veshur me tmerr. Baxhua tha se “Beson do ta doja më tepër nga tim vëlla edhe në se do të kisha tjetër vëlla” dhe shfryu kundër atij zagarit e kërmës së ndyrë që e dënoi dhe e pushkatoi duke përfituar nga mungesa e tij. Pra ngjarja paskësh ndodhur ndryshe e jo siç e tregonte Shahua, se “Besua ishte një njeri tejet i nderuar, për të cilin ia vlente të merrje jetë”. Baxhua tregoi pa gjë të keq se si i kishte qëruar gabimisht nja tre të tijët, që i dyshonte, por që nuk paskëshin patur faj, deri sa zbuloi fajtorin e vërtetë, “një njeri të fshehur thellë si krimbi, plot smirë e zemër të zezë”.
Pastaj në dhomë sikur plasi bomba.
-Të kam thirrur këtu të të them,- iu drejtua Shahos,- se ai krimbi nuk është tjetër, veçse krushku yt.
Pas këtyre fjalëve ishte e pamundur të përshkruhej pamja e fytyrës së Shahos, vetullat e tij që filluan të vallëzonin poshtë-lartë, rënia e gotës së rakisë nga dora dhe pafuqia e burrit për të përgënjeshtrur burrin. Padyshim që Baxhua i vuri re të gjitha këto, ishte i sigurtë për ç’do do të ndodhnin, ndaj u përgatit të pëlciste bombën e dytë.
-Të kam thirrur edhe ty,- iu drejtua Admetit, - të bësh një shkrim për Beson që këto ditë shpallet dëshmor dhe shkolla ku ti jep mësim merr emrin e tij.
Nuk ishte çështja se po shpallej dëshmor një i pushkatur para pothuaj dyzet vjetësh pikërisht nga ai që po e nderonte tani. Shahua duhej të gëzohej për këtë, sepse e kishte shok fëmijërie dhe kushëri të parë, e donte sa s’ka më, po përse të lidhej me vrasjen emri i babait të Ritës, nuk mjaftonte që u rrit bonjake, me jetë të shkatërruar? Përse u dashka që tani emri i të jatit të kujtohej me neveri sa herë të përkujtohej si e shënjtë dita e pushkatimit të Besos? Përse shkrimin u dashka ta bëjë Admeti e goditjen t’ia japë ai Ritës, Pelos dhe fëmijëve të tyre, ndërkohë që strehohet atje si në shtëpi të vet? Do të ishin këto disa nga pyetjet, që siç duket kishin majë tepër të mprehtë dhe ta shponin me forcë të madhe trurin, prandaj Shahua do të vinte duart në tëmtha e do të picëronte sytë nga një dhimbje e padurueshme.
Kuptohet që pas kësaj heshtja do të ishte tepër e gjatë, e rëndë, mbytëse dhe të vetmen gjë që do të urrente aq shumë Admeti në ato çaste, ishte e vërteta. Paska fytyra të ndryshme e vërteta, do të mendonte, s’qenka asnjëherë e vërtetë. Vështroi shkarazi Shahon, që ishte mbledhur e bërë grusht me nofulla të shtrënguara. Kishte ngrirë borë i bardhë, me siguri nuk dinte ku ndodhej, përderisa dikush donte t’i mbushte mëndjen për të kundërtën e asaj që kishte ndodhur dhe që ai e kishte parë. Patjetër kujtonte Beson e mbytur në gjak tek e kthente me fytyrë nga vetja e i shkundëte pluhurin nga flokët, nga sytë. Kujtonte mikun e tij, Nikon e pavarr, që e shpallte të vërtetën vetëm siç e dinte ai, pa i lënë të tjerët ta bënin ndryshe.
Kurse Admeti la vetëm trupin aty e u nis për larg, andej nga vinin do-të e që shumëkushi i thotë e ardhme. Shkolla rreshtohej, rreshtoheshin edhe katër kokëbardhët e Ritës, që ishin nipërit dhe mbesa e Shahos. Sapo përmendej emri i Nikos, të gjitha vështrimet ktheheshin mbi ata të katër, urrejtja vërshonte nëpër sytë dhe ata, domosdo, do ta ndjenin veten , së bashku me gjyshin e tyre Niko, sikur paskan marrë pjesë në atë pushkatim. “ Ata janë ”, do të buçonte zëri i Baxhos, “sëbashku e kryen krimin dhe duhet ta vuajnë brez pas brezi ”. Admeti shkruante e shkruante një artikull të gjatë, tepër të gjatë, që nuk mbaronte kurrë dhe boja e zezë e atij shkrimi të pafund nxinte kokat e bardha të të katër fëmijëve.
Rita ankohej se ajo dreq bojë qe tepër ngjitëse, mundohej e mundohej, por nuk i lante dot kokat e tyre, boja rrëshqiste nëpër fytyra e trupa, nxinte duart dhe rrobat. “Na shpëtoni, ju lutem, nuk mundemi më”, këlthisnin në kor të katër fëmijët, që nuk rrinin gjithnjë fëmijë, por rriteshin e rriteshin, duke u nxirë e duke u nxirë përjetësisht. Kurse Rita i përgjërohej, i binte në gjunjë, i puthte duart ta pushonte më së fundi atë shkrim të pafund, duke dënesur “përse ti, përse u dashka të na nxish pikërisht ti ”!?
Por Admeti do të kthehej përsëri aty ku kishte lënë trupin, pikërisht kur të dëgjohej përsëri zëri i Baxhos, i butë, i shtruar, i ngadaltë.
-Do ta mohosh që të kam dashur gjithë jetën?- do t’i drejtohej ai Shahos.
-Gjithnjë më ke dashur, - do t’i përgjigjej zëri i shuar i tjetrit.
-Do ta mohosh që të kam mbrojtur tërë jetën?- do të ngulmonte zëri i butë, i shtruar, i ngadaltë i Baxhos.
-Gjithnjë më ke mbrojtur,- do t’i përgjigjej tjetri.
-Sa herë të kam shpëtuar nga koqja e plumbit?- do të pyeste prap Baxhua.
-Nuk numërohen,- do të pohonte si automat tjetri.
Këtu Baxhua do të nxehej e do të ngrinte zërin.
-Po ti, more Shaho, ç’ke bërë ti për mua? Gjithnjë kundra. Mund të kishe bërë katandi e prokopi, të ishe ti kryetari, në vend të tim biri, të rreshtoheshe gjithnjë me mua e jo gjithnjë kundra meje. Unë të thosha shëndet, kurse ti plaç. Mos i ndiz më urat me mua, Shaho, se m’u lodh zverku nga pesha jote e më s’të mban dot.
Pasi bëri një hop pushim, pasi zëri iu bë prap i butë, i shtruar e i ngadaltë, drejtoi gishtin nga unë e i tha:
-Lere këtë të riun të ecë e të zhvillohet. Jeta jote është shëmbulli më i keq, kush e ndjek përfundon ja, kështu si ti, një gjë pa vlerë.
-Ashtu është,- rënkoi plaku,- jeta ime më dha vetëm frute të hidhur.
Në këtë çast Admeti nuk do të duronte më, Shahua do t’i ngjante i poshtëruar tej çdo mase, ky dialog i “marrë”, siç iu duk atij, duhej të merrte fund, prandaj trashi zërin kur tha “sonte e vrave më shumë herë se ç’mund ta kesh shpëtuar dhe kjo është tepër çnjerëzore”.


3


Më pas do të kujtonte shumë gjëra, që po t’i tregoje, nuk do të t’i besonte njeri, se ishin aq për të qarë, sa edhe për të qeshur, kështu që nuk ia vlente t’i tregoje fare, bile as t’i futje në atë qoshen e trurit, që gjithëkushi e quan kot së koti kujtesë. Tamam kot së koti, sepse ato që ngeckan aty, qenkan ca ngjarje të pangjara, ca tortura të vërteta, që shfaqen kur u do qejfi, për të na bërë të dridhemi e të përdridhemi e për të na lënë pa gjumë, duke na i fryrë sytë si tollombace. Do të kujtonte përshembull se kur ai tha “sonte e vrave më shumë herë se ç’mund ta kesh shpëtuar dhe kjo është tepër çnjerëzore”, atje te dera qe shfaqur Lina tepër e skuqur e i kishte bërtitur gjyshit të vet “profesori nuk do bëjë asnjë shkrim”. Askush nuk mund t’i bërtiste kështu Baxhos, po ja që Lina nuk hynte te askushët, se askushët nuk kanë fytyrë, rrinë gjithnjë në hije, emri u rëndon tonelata të tëra, prandaj e braktisin si ca shtazë që zvarriten lëkurën e vet. Baxhua mendonte se gjithë jetën do të ishte i rrethuar nga askushët, do t’u bërtiste e ata do të heshtnin, por atë natë do ta kuptonte që paska edhe dikushë me fytyra të vërteta.
“Lina nuk hyn te askushët” , do të kujtonte Admeti.
Ajo vajza e bukur me gjokse kërcënuese nuk dinte të ishte vetëm e bukur, por edhe ta bënte një grusht gjyshin e vet, duke i thënë ca të vërteta të tjera, që ajo i dinte ndryshe, sepse ngatërroi kot së koti kompjuterat me fletoret që mungonin, macet që i ushqenin me gjëra të zgjedhura me fëmijët që nuk kanë as qumësht për të pirë, çanta tualetesh e kremra grash që vlekan në para më shumë se Kajati me të gjitha malet e pyjet e tij. Admeti kujtoi se si po çelej fytyra e Shahos, që nuk ishte më edhe aq e bardhë, tani kur dëgjonte Linën, nga që siç dukej filloi t’i kujtohej qyteti matanë detit, F., të cilin prej kohësh kishte filluar ta harronte.
Lina i tha gjyshit t’i mbante për vete kujtimet e tij, se ca njerëz të tjerët ato i dinin ndryshe, prandaj për ata të tjerët nuk kishin asnjë vlerë dhe se nga gjeti një shprehje tepër të rrezikshe, të cilën nuk pritej ta thoshte Lina. Ajo tha pikërisht “kush ecën gjithë jetën duke mbajtur kokën pas, një ditë pengohet e rrëzohet keq. Kur është në krye të të tjerëve, rrëzon keq dhe të tjerët”, fjalë që do ta goditnin e do ta rëndonin Baxhon, vetullat që ishin një do t’i mblidheshin e do t’i bëheshin gjysëm.
Vërtet kujtime të tilla të bëkan për të qarë e për të qeshur, prandaj u dashkan harruar. U dashkan harruar edhe ato që i tha Baxhua Shahos atë natë dhe që Shahua i miratonte si automat. Të gjitha ato Baxhua i tha kot së koti, sa për të kaluar natën, se Nikua nuk paska qenë krimbi që hëngri Beson dhe se Beson e paska ngrënë dikush tjetër, që tani po i kujtohej, ndoshta nga ata të qëruarit kot së koti. Asnjë shkrim nuk do të bëhej nga Admeti, gjyshi Baxho do të puthej fort nga Lina e cila do t’i pëshpëriste “nuk je aq i keq sa ç’thonë”, do të zhdukej pas derës e do të kthehej së bashku me nënëhallën për të sjellë sipër sofrës një qëngj të tërë të pjekur, shkuar në hell.


4

Por plaku Shaho që nga ajo natë nisi të plakej çdo ditë e më tepër, të zbardhej në fytyrë e të kërrusej në trup, megjithëse Admeti qe i bindur se atë natë nuk u tha gjë që ta rëndonte, sepse ajo natë nuk kishte ndodhur.
usertype:1 tt= 0
Amantin
Share to: Facebook Twitter MSN linkedin google yahoo 10# 



Rank:Diamond Member!

Score:625
Posts:625
Registered:07/10/2012
Time spent: 23 hours

RE:Hiqmet Meçaj
(Date Posted:13/10/2012 00:40)

KAPITULLI I NJËMBËDHJETË




1

Kot së koti u nxeh me Billin. Jo fare kot së koti, se Billi, si drejtor që ishte, donte të tregohej autoritar me të, të dëgjonte nga goja e vartësit “po drejtor, si urdhëron” e me që Admeti, në vënd që t’i thoshte “po drejtor, si urdhëron”, nuk ia vari fare, Billi e urdhëroi t’i shkonte në zyrë. Admeti, përkundra, u nis për në klasë. Drejtori, kuptohet, pasi do ta priste pas skrivanisë duke marrë poza nga më të ndryshmet, pasi të mendonte se ç’do t’i thoshte atij “rrugaçit nga qyteti” që t’i dridheshin leqet e këmbëve, si pa që kaluan disa minuta e ai s’po i bindej urdhërit të vinte, e humbi durimin fare, harroi të gjitha ç’do t’i thoshte, doli në koridor dhe pyeti Virin mos e kishte parë në ç’vrimë qe futur. Viri si Viri, një hop u zu ngushtë, pastaj bëri me kokë për nga dera e klasës, pikërisht kur Admeti po dilte dhe e zuri mësuesen me shkrim të bukur duke e spiunuar. Viri iku me të shpejtë, që burrat të lanin hesapet me njeri tjetrin pa qënë ajo aty, se kur ta pyesnin, do t’i duhej të spiunonte prapë o njërin o tjetrin dhe ajo qe mërzitur me atë djallo zanat. Pikërisht atëherë Admeti do t’i bërtitiste Billit me fjalët më të ndyra, mu në mes të tempullit të dijes, siç është shkolla, megjithëse më tepër ngjante me ahur, pa marrë parasysh se mund ta dëgjonte ndonjë nga nxënësit e sharjen ta merrte vesh i gjithë fshati. “Shqitu me të mira nga unë, Bill drejtori”, do t’i thoshte, “se do të të shkërdhej Virin ”. Aty e kuptoi Admeti që bëri gabim të madh, më mirë t’i kishte thënë diçka të ndyrë për drejtorllëkun, ose edhe për gruan, kurse për Virin... E kishte fyer më rëndë se ç’duhet!
“O ti o unë këtu”, do t’ia mbyste Billi, megjithëse e dinte fare mirë që nuk mund të thoshte gjë në asnjë zyrë për atë sharje që s’ta nxinte goja, jo se kishte fjalë, që nuk duheshin thënë në tempullin ahur të dijes, por sepse ata të zyrave, që s’ishin fare budallenj, do përpiqeshin të gjenin lidhjet midis sharjes, Billit e Virit. Tërkuza do të bëhej litar, litari mund të formonte nyje dhe kushedi, në atë nyje gabimisht mund ngecte edhe qafa e tij e hollë. Prandaj do të ndërronte menjëherë ton, do të harronte ç’i kishte thënë, do t’i hidhte Admetit dorën në sup duke i pëshpëritur “vërtetë të pëlqeka Viri?”, që do ta bënte Admetin të gajasej e t’ia plaste “ta kam lënë ty me gjithë shkrimin e saj të bukur”. Pas kësaj sherri do të mbyllej, Billi do të mallëngjehej sikur në ato çaste të kishte gjetur vëllanë e vogël që i kishte humbur prej vitesh, do t’i thoshte se këtë “dreqo barrë të drejtorllëkut” do ta mbante sa të mbyllej viti dhe ai gjatë kësaj kohe të mos ta çante kokën për asgjë se “njëri tjetrin kemi për çdo hall e të keqe, vëllaçko”.
Admeti si tip prekej shpejt, por kësaj radhe u prek më shpejt se ç’duhej. Kishte mësuar rastësisht, fare rastësisht se nga të tria çupat që kishte Baxhua, ajo e madhja paskësh lindur epileptike. Thoshin, se kur e zinin ato (qoftëlarg!), rrëzohej në shesh e shkumonte, shkumonte e shkatërronte, sa të nxihej jeta ta shikoje ashtu. Njerën, atë të dytën e kishte grua ambasadori, kurse e treta qenkësh e madhja e një ministrie që bënte sikur merrej me botën përjashta.
Mirëpo Baxhua nuk i dha Billit për grua as të dytën e as të tretën, po pikërisht të parën, atë që rrëzohej në shesh e shkumonte, sepse, siç e kishin dëgjuar “atë donte më shumë nga të tria”. Kishte bërë dhe dy fëmijë Billdrejtori me të, kundër këshillës së doktorit, të dy djem, po Admeti asnjëherë s’i kishte parë, se s’ishin për t’u parë. Njeri, që tani duhej të qe rreth të pesëmbëdhjetave, nuk linte shkopinj e hunj gardhi pa shkulur, i grumbullonte mu në qendër të fshatit dhe u vinte zjarrin natën duke uluritur si ujk Bënte edhe paudhësira të tjera, siç thoshin, se Admeti s’e kishte parë, mbante ca fjalime pa kuptim, po duke bërtitur e uluritur “poshtë!” e “rroftë”, por që nuk kuptohej mirë kush duhej të ishte “poshtë” e kush duhej të ishte “rroftë”. Kur e zinte një frymëzim i tillë, nuk kishte burrë nëne t’i qasej, se të qëllonte me hunjtë e shkopinjtë e ndezur dhe po të shpëtoje paq e kishe qelepir.
I dyti kishte huqe të tjera më të lezetshme. Hynte nëpër kotece, ahure, stalla e ku nuk ta pret mëndja për të bërë të pabërat e tij. Kapte mace, qen, keca e qëngja, deri te breshka, zhapinj e gjarpërinj, i rripte të gjallë duke u kënaqur me llahtarën e tyre. Të nesërmen në mëngjes, secili shikonte të varur te porta gjënë e vet, pa lëkurë, tek pikonte ende gjakun që nuk kishte ngrirë. Qe tepër i përpiktë i dyti, mbante mend mirë kujt i përkisnin, bile edhe zhapinjtë e gjarpërinjtë, tek i ndante me saktësinë e një njeriu që mbante shënime të hollësishme.
U rrënqeth e u lemeris kur si pa dashje tha me vete “po sikur Billit t’i kishte shkuar në mënd të bënte jo dy, po nja dhjetë djem të tillë? Atëherë, jo vetëm Kajatit, po gjithë krahinës do t’i duhej të shkulej nga vëndi e të ngulej diku gjetkë, sa më larg nga marifetet e lezetshme të djemve të Billit”.
Këto solli nëpër mënd Admeti, prandaj, si tip që prekej shpejt, kësaj radhe u prek edhe më shpejt se ç’duhej, ia fali atij lumëziut të gjitha, edhe dehjen, kur e hodhën si thes mbi një mushkë e ai do të thoshte të nesërmen “më pa ashtu fshati?”, por sidomos edhe atë shprehjen “mësuesi dogji shkollën bashkë me nxënësit për hakmarrje”, që të çonte patjetër te ajo vrima e qenit ku hyje për shtatë vjet e nuk dilje më as për tridhjeteshtatë. Ai i fali atij dhe Virin, e cila vërtet qe pak e shëmtuar, me një bllamë të zezë në zverk, me ca sy të vegjël e të trembur, por që kishte pa dyshim shkrim të bukur e ia zëvendësonte gruan ndonjë natë, kur fshiheshin e harroheshin rastësisht nëpër xhepat e shkollës. Se Billi, nuk mund të ishte njeri aq i keq, mirëpo të kesh në shtëpi një grua që shkumon e shkatërron, një djalë që i shkul e i djeg hunjtë mu në qëndër të fshatit, që ulurin si ujk e mban fjalime me “rroftë” e “poshtë”, por sidomos një tjetër djalë që t’i var te porta kafshët e rrjepura si me një listë të përpiktë, patjetër diçka do të të lëvizë nga mëndja, ndonjë dërrasë do të të shkasë e ca vida do të të lirohen.


2

“I shkreti Bill”, do të shfrente brenda vetes kur të dilte jashtë, ku nuk e dinte se e priste nxënësja e tij e bukur, që e kishte puthur aq nxehtë atë ditë kur shpiku “ulurimën”, për të cilën edhe ai kishte filluar diçka të ndjente, sepse “nuk donte të ishte pykë si të tjerët”. Prej saj do të merrte lajmin e madh për xhaxhababanë që nuk do të kthehej më në fshat, po do të rrinte përgjithnjë në kryeqytet, se e kishin emëruar drejtor në një ministri që blinte e shiste me ata të përjashtmit. “Sikur t’i thyeja edhe unë nja katër brinjë”, do të mendonte Admeti, “më çojnë në ndonjë ministri”?, kur Lina do t’i thoshte “unë nuk iki”, me tepër solemnitet, siç betohen të dashuruarit në raste të tilla, gjë që do të ishte mallëngjimi i dytë i madh brenda asaj dite për Admetin. Më pas do të vinte me vrap një nga nxënësit e tij që thyente rekordin në andrat e trupit e do ta njoftonte që larg, jo pa iu marrë goja “më tha drejtori se një vajzë e bukur ju pret para klubit”. Lina do të skuqej kur të dëgjonte fjalët “një vajzë e bukur”, ai do të ngrinte supat e do të nxitonte për ta parë e takuar atë gjënë që thoshin se ishte e bukur e që i kishte ardhur si e rënë nga qielli, kurse Lina do të nisej një hop pas tij, patjetër për t’i vëzhguar nga e përpjeta e kodrës.


3

E pa që larg tek bënte poshtë-lart në pritje të tij. Ishte një vajzë me trup të hollë e flokë të gjatë, veshur me minifund shumë të shkurtër përmbi gju, ngjarje kjo që s’kishte si të mos mblidhte gjithë ata burra t’ia shijonin me sy, jo pa neps, kofshët dhe gjoksin e derdhur me art. Vetëm kur të afrohej do të dallonte te e porsaardhura tiparet aq të dashura të Ladinës, do t’i merrej fryma nga malli dhe nuk do të mundëte t’i thoshte dot as atë shprehjen kallëp “falemnderit shumë që erdhe”.
Pastaj ajo do t’i hidhej në gjoks, do ta shfrente mallin që e digjte përbrënda muaj të tërë, do t’i varej në sup e do t’i linte gojëhapur të gjithë sehirxhinjtë kur ta puthte në buzë pa u shqitur për minuta të tëra. “Hajde të puthur që bëkan këto qytetaret në klimë malore”, do të shkaktonte një batare të qeshurash dikush, po që ata as e panë, as e dëgjuan. Të dy nuk e çanë fare kokën për ç’u tha e nuk u dëgjua, se e ngjitura buzë më buzë ua kishte shurdhuar veshët e ua kishte mjegulluar sytë, duke lënë vetëm prushin të digjej e të përvëlohej pa lënë pikë hiri e pa nxjerrë fjollë tymi.
-Ke ndryshuar shumë,- do t’i thoshte ai.
-Edhe ti,- do të mërmëriste ajo pas tij.- Ke marrë pamje burri.
Pasi ta shikonte gjatë në sy, pasi t’i rregullonte pak jakën e xhaketës “erdha”, do t’i thoshte, “se ti humbe”.
Vërtet kishte humbur për muaj të tërë, qe bërë dhe ai njeri pylli, me kokën nën një qiell të drunjtë, me pak re e ajër të rralluar.
“Sa muaj u bënë pa zbritur në qytet?”, por ai nuk do të përgjigjej.
“Të kam pritur, të kam pritur shumë të vije”, por ai prap nuk do të përgjigjej.
Si mund të përgjigjej një njeri që ishte mësuar t’i rridhte koha së prapthi, të bëhej plak dhe fëmijë, ta quanin Baxho dhe Shaho, të kishte një çetë të madhe që pastaj e bënte batalion dhe, kur e shpërndante batalionin, bënte garën e shurrës me ushtar-policin që e ruante, i cili kishte zakonin e keq t’ua shqyente shalët grave. Pastaj, asnjeri s’e dinte që ai ngrihej natën, hipte mbi një rrap të madh, shkelte mbi një rrugë të verdhë, qielli ia shuante vetëtimat te thëmrat e koha i ngecte e i rridhte qull e trashë, kur copëtohej e binte poshtë, mu mbi shkollën që ai e digjte për hakmarrje.
Ladinës iu dhëmb ky Admet pak si tjetër, vuri re te tëmthat disa fije të bardha që gabimisht i lidhi me pleqërinë, por që nuk e dinte se ato i kishte marrë përkohësisht hua, ca nga Besua e ca nga Nikua, që kërkonin prej kohësh varrin e tyre, se kishte njerëz që thoshin t’i kishin parë të veshur herë me të bardha e herë me të zeza duke ardhur rrotull, duke thënë “duhet të jetë këtu”, por pa qënë të bindur, prandaj vazhdonin më tutje sa për të thënë prap “mund të jetë edhe këtu”. Ata loznin e loznin si dy çamarrokë, nuk u shkonte fare në mëndje se kishin vdekur e si kishin vdekur, vërtiteshin vetëm natën, se ditën flinin, po s’e ku, asnjeri s’e dinte, kurse Admeti vinte kot së koti ca thinja të holla nëpër tëmtha, sa për ta bërë Ladinën të prekej tek i shikonte.
“Kemi kohë dy orë”, e përmendi ajo. “Më ço diku ku të mos na shohin” dhe pa orën.
Vajza i hodhi krahun. U nisën përpjetë përroit për të humbur mes pyllit të lartë me rrepe. Aty do të shtroheshin përdhe mbi ca fier të dëndur ku Ladina do t’i binte përsipër për ta mbuluar me afshin përvëlues të trupit. Më vonë, menjëherë pasi Ladina të hipte në postë për t’u kthyer në qytet, ai do ta merrte vesh që shumë i kishin parë kur i bënë të gjitha. U erdhi mirë atyre kur ajo vajza e hollë me minifund, që ngjante më shumë me artiste kinemaje, filloi të ecte duke çaluar, sepse kuptuan që Admeti ia rrëmbeu çëk-fët virgjërinë, pa ia bërë tërt syri nga gjithë ata sy të babëzitur që e vëzhgonin fshehura.
Po asnjë nga ata nuk e dinte që ajo vajza kishte ardhur t’i thoshte se qe fejuar. Nuk dinin as sa vjet dashuroheshin ata të dy, se s’kishin si ta dinin pa ua thënë njeri. Po të merrnin vesh që shkaku i fejesës së vajzës me një tjetër, na paska qenë Kajati i tyre, do ta shanin patjetër rëndë Kajatin, se një vajzë si kjo, që ngjante me artiste kinamaje, e dashka shumë këtë “rrugaçin e tyre”, që nuk ia bën tërc syri nga asnjë, prandaj kishin filluar edhe ata ta donin shejtanin. Ata nuk e dinin që edhe virgjërinë ajo ia fali vet, për inat të asaj fejese, prandaj udhëtoi deri këtu te ky fshat i mallkuar në gryka malesh, që pikërisht këtu ta shfrente inatin për t’u çnderuar me dashje, duke i thënë Kajatit “mbaje si njollë turpi gjakun tim të vajzërisë”. Ajo do t’i thoshte edhe “tërë jetën, sa herë të kujtoj Admetin përmes lotësh, po mes lotësh do të të kujtoj edhe ty, fshat i mallkuar”. Patjetër i tha këto fjalë, megjithëse asnjë nuk i dëgjoi, se ishin futur thellë, mu poshtë gjoksit të saj të derdhur, aty nën krahun e majtë, ku rrinë të fshehura thellë ca ndjenja, që jo kot së koti i quajnë herë dashuri e herë urrejtje, sepse janë të pleksura aq keq me njera tjetrën, saqë nuk mund t’i shqitësh dot.
-Kësaj nuk di ç’emër t’i vë,- tha Admeti.- Nuk mund ta quaj dot ndarje.
-Edhe unë,- tha Ladina.
-Jo po seç thonë që ndarja ka ca lotë, ca sharje, “ e ke fajin ti, s’e kam unë”, ca betime me surrat të skuqur për hakmarrje. Duhet të ketë edhe “si ti nuk do dua njeri tjetër tërë jetën”, ca profka e myqe të ngatërruara, që nuk di se nga i nxjerrin, “pa ty nuk rroj dot” dhe pastaj rrojnë rehat një jetë tërë, që ç’ke me të, me atë tjetrin,- do të derdhte ligjëratën e tij të gjatë Admeti, që Ladinës iu duk së tepërmi e masakruar.
Mirëpo më pas edhe ai nuk do të ndryshonte shumë nga ata të tjerët, do të ndjente sikur ishin gati t’i lëngëzoheshin sytë, që ishte gjëja më trembëse për të, prandaj diçka do të shpikte, do të kapte një milingonë e do t’ia vinte asaj në pëllëmbë të dorës, duke bërë shakanë më të trashë që mund të jetë dëgjuar ndonjëherë “po unë, mos ngjaj ca si shumë me këtë milingonë”?
Ladinës iu desh të qeshte mes lotësh, megjithëse atij iu dukën si diçka tjetër, prandaj tha si **** “nuk e dija që edhe sytë djersijnë”. Po ajo s’e dëgjoi. Mbante shtrënguar fort në dorë milingonën, që vërtet iu duk se ngjante ca si shumë me të, kaq e pafajshme dhe e pambrojtur siç ishte, kur lëvizte e trembur mes gishtave të saj.
Kështu u ndanë, thjeshtë, atë e mori duke çaluar posta që e kishte prurë, pasi nxorri ca shtëllunga të pista tymi dhe e mbushi rrugën me pluhur të dëndur, që Admeti nuk deshi ta shkundëte më nga rrobat. Ishte ndoshta i vetmi kujtim që donte t’i mbetej nga Ladina dhe për çudi do t’i dukej se nuk ndodhi gjë, nuk erdhi askush dhe nuk iku askush. Megjithatë, tani që ajo s’ishte më aty, mendoi se do të qe më mirë të kishte ndenjur edhe ca, sa t’i mërmëriste të paktën “e thashë me shaka, nuk jam bërë ende milingonë”.


4

Për herë të parë e pa atë, djalin e madh të Billit, jo natën, po ditën. Kishte shkulur e mbledhur gjithë ata hunj gardhi, u kishte vënë flakën dhe bërtiste më shumë “lartë” se “poshtë”, pastaj ulurinte si ujk. Asnjë nuk i afrohej. Nuk ngjante fare me atë kafshën, të cilës ia kalonte në ulurima, s’ishte as gri, as i murrmë, vetëm sytë i kishin pak si njëlloj, me atë shkëlqimin e egër. Flokët e gjatë e të verdhë i vareshin deri te mesi, (kush guxonte t’ia priste), i tundeshin si krifë sa herë bënte zërin si ajo kafsha e murrme në gri, rrotullonte hunjtë e ndezur dhe i hidhte përpjetë si fishekzjarre të llahtarshëm. Të gjithë ata që e panë thoshin se kjo kishte lidhje me Billin, që u bë kryetar në vënd të ishkryetarit dhe prisnin me lemeri ç’do të bënte i dyti natën e ç’do të gjenin te porta nesër në mëngjes, të varur e pa lëkurë, tek rridhte gjaku i pangrirë. Kishte nga ata që këto nuk i quanin më lodra se u dhimbte zemra, jo vetëm për qen e mace, por edhe për zhapinj e gjarpërinj të rrjepur, por që ishin ndjenja të kota, se në Kajat s’pinin ujë prej kohësh.
Të gjitha këto do të ndodhnin ditën kur Admetin ta thërritnin ata të parisë të shkonte me ngut se do t’i thoshin diçka të rëndësishme. Nuk e dinte se atje do të shikonte gjënë më për të qeshur të botës, që po ta tregonte, nuk do t’ia besonte njeri. Në vendin kryesor qe ulur Billi, veshur me një kostum të vogël për trupin e tij të gjatë që kishte hyrë në të sikur e kishin ngjeshur e shtypur. Mëngët i vinin pak më poshtë bërrylave, kurse këmbët nuk ia shikonte, po e merrte me mënd, do të ishin pak më të gjata se pantallonat e shkurtëra. Jakën e madhe të këmishës, brenda së cilës qafa e Billit ngjante si cipal, e kishte mbështjellë një gravatë lidhur me kokë të madhe, që tundej edhe kur sapokryetari nuk lëvizte. Admeti filloi të qeshte si budalla në prani të asaj parie aq serioze, ku shquhej njëvetulla e trashë e Baxhos, ndërsa tre të tjerët qenë të parëndësishëm aq sa Admeti mendoi t’i quajë askushë.
Billit ia kishin lënë t’ia shkoqiste atë gjënë me peshë, për të cilën e kishin thirrur, po ai edhe në kohën kur kryetari i ri e nxorri më në fund të fshehtën e thirrjes së tij me aq ngut, vazhdonte të qeshte si budalla, kuptohet, jo me zë, po mbyturazi. Vetëm kur u ngrit të thoshte pa pikë falënderimi brënda, “më mirë se unë këtë punë e bën Viri, se ka edhe shkrim të bukur”, vetëm atëherë u bë disi serioz, kurse ata të parisë heshtën disi të çuditur, megjithëse e dinin se kishin shumë kërkesa të tjera “për të drejtuar shkollën”, kurse ky birkua këtu s’desh dhe propozoi Virin, gjë që pa tjetër e kënaqi së tepërmi Billin, po asnjë, veç Admetit, nuk e kuptoi. Bile këtë propozim do t’ia kishte borxh për tërë jetën, sepse ishte shënjë që, jo vetëm ia kishte falur atij përgjithnjë Virin, por tani mund ta thërriste në çdo kohë mësuesen me shkrimin e bukur t’ia zëvendësonte më dëndur gruan nëpër xhepat e fshehtë të kryesisë.
“U bëftë siç the ti”, do t’i shprehej Baxhua kur ta përcillte deri te dera, pa harruar të shtonte edhe kërkesën e Linës “të mos harronte t’i shkonte në shtëpi për mësimet”.


5

Plaku Shaho që nga ajo natë plakej çdo ditë e më tepër, zbardhej në fytyrë e kërrusej në trup, megjithëse atë natë nuk u tha gjë që ta rëndonte, sepse ajo natë ndoshta nuk kishte ndodhur.
“Mirë që theu qafën”, kishte thënë për kryetarin, “se po të më kishte bërë perëndia kriminel, do ta kisha qëruar me këto duar prej kohësh”. Pastaj do të shtonte “këtej e tutje nuk do të ketë më fantazmë që ngrihet natën, se xhindi iku”, fjalë që Admetit iu dukën si të thëna kot së koti dhe krejt pa kuptim
Kur të mbaronte së thëni këto, do t’i dridheshin zëri e duart dhe do t’i kërkonte t’i sillte shënimet. Kur ta merrte fletoren e trashë, do ta shikonte gjatë me dashuri që nuk shprehet, pastaj do t’ia griste një e nga një fletët për t’i hedhur në zjarr. Admeti nuk do të bënte dot asgjë për ta ndaluar, do të thoshte i pikëlluar me zë të ulët “më mbetën edhe shumë faqe pa lexuar”, por asgjë nga këto nuk do ta ndalte plakun të kryente asgjësimin e atyre që i dinte vetëm ai dhe s’ishte mirë t’i dinin edhe të tjerët. Ai shikonte ngjarjet se si përvëloheshin nga flaka, dridheshin e kërcisnin si qënie të padukshme që japin shpirt e ktheheshin në një hi të zi që shkërmoqej e binte pa pikë mëshire në të gjitha qoshet e vatrës. Kur të mbeteshin vetëm kapakët me dy tre faqe të bardha, do ta ndalonte zhurmën e rëndë të grisjes e do të thoshte “mbaroi edhe kjo”, që Admetit iu duk sikur tha “mbaroi jeta ime”.
-Nuk mund të bëhemi të gjithë shkrimtarë, - u mundua të qeshë plaku.
Admeti s’u përgjigj. Plaku qe tepër i rënduar dhe priste që ai ta pyeste, ta nxiste të fliste, t’i thoshte përse e shkatërroi dhe atë pak gjë të vyer që i kishte mbetur nga e shkuara. Por Admeti heshtëte, i dukej sikur diçka e pangushëllueshme kishte vdekur aty pranë, në sy të tij dhe nuk dinte më ç’të thoshte.
-Trillojmë disa gjëra, - do të vazhdonte plaku, - i mbushim mëndjen vetes që kanë ndodhur dhe u besojmë atyre e jo asaj që vërtetë ka ndodhur.
-Pse, - do të ndërhynte Admeti,- nuk ka ndodhur asgjë nga ato ?
-Kurrë, - do të thoshte plaku. - U përpoqa të shkruaja një roman pa vlera, mbushur trillime e fantazira fund e krye. Edhe tymin në zjarr, nuk e pe, e nxorrën të zi si pisa.
Asnjëherë nuk e kishte ndjerë veten kaq të fyer Admeti, sa sonte. Kishte filluar të mos kuptonte, çdo gjë iu vesh në mjegull, po i mohonin ato që kishte besuar, po i thoshin se vetëm një budalla nuk mund të dallojë dot të vërtetën nga trillimi. Nuk dinte, ndodhej para një krimi apo para një pastrimi? Nuk dinte, të qeshte apo të qante? Plaku para tij vazhdonte të zbardhej edhe më në fytyrë, shpina i kërrusej e i kërrusej, kurse flokët e gjatë, që i krijonin pamjen e një dijetari, ia mbulonin krejtësisht profilin.
-Po Xhuzepja, - ngriti zërin Admeti, - ka qënë Xhuzepja?
-Jo, - tha qetë plaku.
Iu desh t’i numëronte shumë emra dhe ngjarje që tashmë i njihte mirë, se edhe ai i kishte jetuar duke hyrë brenda tyre, kur koha i ecte së prapthi. Edhe ai kishte pirë kafe në Espresso, qe futur në laboratorin e të famshmit profesor K.K., qe takuar me Nikun dhe kishte hedhur firmën në një peticion kundër pushtimit të vëndit të tij. I kujtohej fare mirë kur u kthye në Kajat pas gjashtë vjetësh, me dhurata për nënën e Baxhos, kur Xhuzepja i kishte thënë të mos ta merrte vesh njeri se dërgoheshin nga ana e tij dhe më pas qe takuar me banditin Baxho, fshehurazi, në një shpellë të malit. Të gjitha këto , sipas tij, kishin ndodhur, siç kishte ndodhur edhe dashuria me Nildën, të cilën ai mund ta njihte fare mirë në një milion gra, se e kishte takuar kaq herë nëpër netët që bëhej Shaho, atje në qytetin F. matanë detit.
-Ka qënë bandit Baxhua, ka vrarë e ka grabitur?
Plaku do të mohonte.
-Nikun, babanë e Ritës, nuk e ngrite nga pluhuri kur e hodhën përmbys në qëndër të Kajatit?
Plaku do të mohonte.
-Nuk ke qenë kurrë doktor i shkencave gjenetike?
-Kurrë, - do të thoshte me vendosmëri plaku.
-Po me Nildën si u dashurove?
-Nuk kam njohur ndonjë Nildë, - do t’i shuhej zëri plakut. - S’jam larguar asnjëherë nga fshati im.
Papritur iu duk vetja njeri krejtësisht i besdisshëm, me tërë ato pyetje të kota, kur tjetri i thoshte se të gjitha qenë trillime, një përpjekje e dështuar për roman, se njeriu që kishte përballë nuk qe larguar kurrë nga fshati i tij e s’kish si të studjonte e të merrte titull shkencor në një fshat të humbur me emrin Kajat. Ndaj filloi të qeshë, në fillim ngadalë, pastaj gjthnjë e më fort, në fillim vetëm, pastaj bashkë me të edhe plaku me profil shkencëtari të rremë.
-Ky është mashtrimi më i bukur, - do t’i thoshte. -Falemnderit xha Shaho.
Xha Shahua, kuptohet, do ta ndërpriste menjëherë të qeshurën, do ta shikonte me sytë e mjegulluar, do të ngrinte në atë pamje dhe do t’i thoshte “nuk kam mashtruar kurrë njeri”. Dhe kur ta pyeste për xhindin që iku, për fantazmën që nuk do të ngrihet më të flerë majë pemës e sidomos për të fshehtën e rëndë të Pelos pas plagosjes poshtë barkut, plaku diçka do të mërmëriste.
Tashmë Admeti kishte kaluar në një sulm të pamëshirshëm, shumë gjëra i rëndonin, nuk dinte të dallonte më midis trillimit dhe asaj që kishte ndodhur, prandaj i kujtoi plakut atë natë kur Rita i erdhi e alarmuar, se Pelua kishte menduar të vriste veten. Plaku qe në korridor kur dëgjoi Ritën të thoshte “eja të shtrihemi, jemi burrë e grua të shkretën”, kurse Pelua ishte dëgjuar të kishte thënë “mund të jesh burrë me këtë?”, duke i treguar asaj patjetër diçka të sakatuar, ndërsa ajo i ishte përgjigjur kot, sa për ta ngushëlluar, “edhe kaq mjafton”.
-Boll,- u mundua të bërtasë plaku, duke pohuar atë natë, për herë të parë, diçka që kishte ndodhur me të vërtetë.
Atëherë Admetit i vajti mëndja te të katër fëmijët, me të cilët kishte lozur atë ditë, ai nga brenda e ata nga jashtë, kur fshiheshin dhe ai i gjente, katër kokëbardhë tepër të ngjashëm, por që baba i tyre s’mund të ishte dikush, që quhej Pelo, sidomos pasi qënka dëgjuar t’i ketë thënë një natë Ritës “mund të jesh burrë me këtë”?
Pas kësaj plaku seç filloi të thotë disa gjëra të lidhura ngushtë me gjenetikën, që se ku djallin i kishte mësuar aty në Kajat, ku me sa dihej nuk kishte as universitet e as akademi, sepse sapo u tha që nuk kishte qënë kurrë në qytetin F. e nuk ishte diplomuar asnjëherë atje. Kuptohet, ato që filloi të thotë, qenë gjëra tepër të ngatërruara, me kromozone e alele, me kode që merren e jepen, të cilat një fare inginerie gjenetike mund t’i drejtojë nëpërmjet ndërhyrjeve tepër delikate, duke kryer atë që quhet klonim. Kurse procesi i bërjes së fëmijëve në mënyrë natyrale, sipas plakut s’qenkej fare i vështirë, boll të niseshin spermatozoidet në vendin e duhur dhe pastaj ata, si ujq të tërbuar, do të fillonin menjëherë sherrin e babëzitur për jetë a vdekje drejt vezës. Miljona e miljona do të flijoheshin në atë llahtari, vetëm njeri do të fitonte. Mirëpo plaku harroi të thotë se nga dalin ata ujqit e tërbuar, të quajturit spermatozoide, me ç’vegël do të hidheshin në vëndin e duhur, se dikush që qe dëgjuar të kishte thënë “mund të jesh burrë me këtë?”, nuk mund t’i lëshonte dot atje, ku do të fillonin sherrin për jetë a vdekje, ku miljona do të vdisnin e vetëm njeri do të fitonte. Kështu që Admetit iu desh t’ia kujtonte, pa e ditur se do të merrte nga ana e plakut një përgjigje pa pikë kuptimi “rëndësi ka që fëmijët të jenë vazhdim i fisit”.
Të dy i kishte lodhur së tepërmi kjo bisedë. Admeti hodhi edhe një herë sytë në vatër për t’u bindur përfundimisht që hiri i zi ishte ende aty, domethënë shënimet qenë djegur, sepse ishin një roman i shkruar keq, mbushur me trillime pa asnjë të vërtetë brenda. Për herë të dytë brenda ca ditëve pa para vetes një milingonë. E kapi me kujdes dhe ia vuri në pëllëmbë plakut duke përsëritur pikë për pikë ato që i kishte thënë Ladinës para se të largohej “po unë, mos ngjaj ca si shumë me këtë milingonë”?
E dinte, s’do të merrte përgjigje, se ajo shprehje ishte aq e trashë dhe e pakuptimtë, sa që ai që do ta dëgjonte do të qe i detyruar të besonte se përballë tij ndodhej dikush që kërkonte t’i rriste vlerat vetes duke u krahasuar me atë insekt të mrekullueshëm.
usertype:1 tt= 0
Amantin
Share to: Facebook Twitter MSN linkedin google yahoo 11# 



Rank:Diamond Member!

Score:625
Posts:625
Registered:07/10/2012
Time spent: 23 hours

RE:Hiqmet Meçaj
(Date Posted:13/10/2012 00:41)

Hiqmet Meçaj - e-book i plote, Kukullat e pyllit, roman
KAPITULLI I DYMBËDHJETË




1

Virit seç i kishte shkrepur në kokë të vishte ca fustane që asaj i dukeshin të bukura, pak të shkurtëra, të pudrosej lehtë dhe një e më dy ta thërriste në drejtori për t’u konsultuar kot së koti me të. “Diçka mësuan këto të fshatit nga ardhja e Ladinës”, do të mendonte. Mirëpo nuk ishte kaq e thjeshtë çështja, “se ai ia kishte falur Virin Billit, i kishte falur edhe drejtorllëkun”, kurse asaj i qe mbushur mëndja top, se tani, veç porsakryetarit fishko, mund t’i pëlqente edhe ndonjë tjetri, për shëmbull Admetit, kot s’e kishte thënë dikur ai atë shprehjen “ik, se do të të shkërdhej Virin”, që ajo e kishte dëgjuar jo krejt pa dashje, kur kishte përgjuar prapa derës dhe qe rrënqethur, aq shumë e kishte ngacmuar.
Iu dhimbs shumë Viri kur i kapi një ditë dorën me gishtat e ftohtë që i dridheshin, ndërsa sytë tepër të vegjël i puliteshin, sikur ia vriste ndonjë dritë e fortë. “Të gjithë gënjejnë, këtu dhe në gjithë zyrat e shtetit”, do t’i thoshte ajo me zë të ulët, sikur ta përgjonin. Ai nuk do të interesohej të mësonte përse e gënjenin, mirëpo Viri e thoshte mendimin e vet edhe pa ia kërkuar kush. Do t’ia vështronte për herë të parë me vëmëndje fytyrën dhe përsëri do të ndjente që do t’i dhimbsej më tepër kjo qënie e imtë, me atë njollën e madhe të zezë në qafë, kur të vinte re se duhej t’i kishte cikur të tridhjetat dhe po shndërrohej nga dita në ditë në një vajzë të plakur. “Ka dhjetë vjet që më gënjejnë”, do të rënkonte ajo “dhe çdo vit s’më lëvizin që këtej”.
Ai do të ngrihej pas atyre fjalëve, asaj do t’i binin pa fuqi gishtat e ftohtë mbi tavolinë, pasi të shkëputeshin nga dora e tij, në kohën kur do të mendonte “kot ia paska thënë Billit ato fjalë që më rrënqethën”, kurse atij do t’i përdridheshin në mëndje “e shkreta Viri, as drejtorllëku e ngushëlloka”.
Si gjithnjë, në oborr do ta priste Lina, e cila do t’i thoshte, jo pa u ngatërruar “sonte duhet të takohemi natën në pyll”. Nga të gjitha iu duk tepër pa vënd fjala “pyll”, por Lina nuk i dha shpjegime të tjera, vetëm i tregoi vendin dhe orën, duke e siguruar “s’do ta marrë vesh njeri”.


2

Sa herë që hynte prilli, gënjeshtari i madh, të cilit dikur, kur s’i kishte marrë ende hua thinjat, ca nga Besua e ca nga Nikua, i kishte kushtuar edhe një vjershë, shqetësohej shumë, ndjente t’i mungonin ato që kishte patur dhe i kërkonte nëpër ëndërra. Mund të ishin, mund të mos ishin ëndërra, s’ka rëndësi, ai hynte nëpër to pa trokitur e pa e thënë atë shprehjen kallëp: “S’më prisnit? Erdha”. Mirëpo ky gënjeshtar prill i sivjetshëm qënkësh ndryshe, s’kishte fare ëndërra, po vetëm zhgjëndërra, që kishte filluar prej kohësh të mos i dallonte dot njerën nga tjetra.
Sapo u nda nga Lina, i qe ngjitur të përpjetës pa e kuptuar fare, qe futur në shtëpi sikur s’kishte ecur. Gjëja e parë që i ra në sy, ishte mungesa e njerëzve. Gjëja e dytë, një sepete e madhe, gjysma dru e gjysma hekur. Në kapakun e saj shkruhej në një gjuhë të huaj, që Admeti e njihte mirë, “Dhuratë Shahos nga Nilda”, gjë që s’mund të mos e trondiste, sidomos pas bisedës me plakun atë natë, kur mori vesh se edhe Nilda na paskej qenë njeri i trilluar. “Një njeri i trilluar mund të dhuroka, bile edhe një baule të rëndë, gjysma dru e gjysma hekur”, u shfreh ai. I hipi inati, aq i madh qe, saqë e hapi kapakun duke e përplasur me forcë për muri, aq sa edhe murit i kërcitën brinjët e rënkoi tek rrëzonte copa të mëdha suvaje. Pa me zemërim një kuti të vjetër e të ngrënë nga koha që e hapi me aq tendosje, sa gati e shqepi. Ishte e mbushur me vegla të ndryshme ndërtimi dhe me një shënim që lexohej me vështirësi, po në atë gjuhë të huaj, se Xhuzepja ia dhuronte Shahos, sidjalit të tij, ato sende që dikur i ishin bërë aq të vyera në Kajat. Më pas i zuri dora një album të trashë, fshehur brenda një thesi, ku kuptohej që veç albumit kishte diçka si rrobë, mbështjellur me kujdes. E mori albumin, e vuri mënjanë, pastaj nxorri ato që iu dukën si rrobë. Ishte një kostum i qepur në vend të huaj, pikërisht si ata të filmave të viteve dyzetë. Poshtë kostumit, po brenda në thes, gjeti dy diploma; njera ku shkruhej se studenti mbaronte studimet me përfundime të arta dhe titullohej gjenetist, kurse tjetra titulli i doktoratës, edhe ai i vlerësuar me pikët më të larta.
I grumbulloi të gjitha me inat edhe më të madh, sikur të nxirrte të vërtetën nga errësira e gënjeshtrës, shkoi në dhomën e tij dhe, e para gjë që do të bënte, do të ishte hapja e albumit.
Pa atje një djalë të ri, të pashëm e luksoz, të quajtur Shaho, që nuk ngjante fare me këtë biçimin e plakur të tanishëm, në krah të të cilit rrinte gjithnjë e njëjta vajzë, që për Admetin nuk ishte më e panjohur. Shahua referonte në katedër, provonte nëpër tubëza të hollë qelqi në laborator, pinte kafe me wiski në kafene Espresso. Pastaj profesor Xhuzepja, tepër i plakur, mbështetur në bastunin e tij të zi, profesori K.K., të tria vajzat e Xhuzepes, që e kishin vënë në mes. Ishin vite të lumtura, mbushur me suksese e dashuri verbuese, prandaj i picërronte sytë në të gjitha pozat. Admeti ndjeu se po rrënqethej. Tani i kuptoi fare mirë ato që kishte shkruar plaku për ca farëra të buta e ca të egra, për njëfarë degjenerimi e shkatërrimi, që nëpërmjet fotografive kuptohej se paskësh qenë tepër i madh.
Iu duk sikur po shikonte fantazma që kishin ardhur dhe humbur në një kohë tjetër, që s’mund të quhej as jetë, as ëndërr, por thjesht trillim. A nuk ishte trillim edhe Nikua që përqafohej me Shahon, m’u në zyrën e tij, veshur me atë kostumin e bukur, pikërisht pak ditë para se të shkatërrohej përfundimisht? Buzëqeshte si i humbur, me pak trishtim të fshehur nëpër sy, duke u përpjekur të kuptojë përse do të duhej të ishte një kujtim i hidhur, pikërisht pas ca ditëve, përse djali i madh do t’i vritej burgjeve dhe emri i tij do të duhej të lidhej me atë të Besos, kur së bashku netëve do të kërkonin varrin që s’e kishin?
Tronditja qe tepër e madhe. E la albumin, hapi kostumin dhe provoi ta vishte. U pa në një pasqyrë të vogël, rrjepur vënde- vënde dhe u bë plotësisht Shaho, ardhur nga një kohë tjetër, që s’kuptohej fare në ishte e shkuar, e ardhme apo e tashme.
Paskej qënë tepër bukur të ishe për ca kohë Shaho. Jetoje në një botë me gjëra tepër të vockëla, që të tjerët s’i kuptonin fare. Hyje nëpër ca që quheshin qeliza, njëlloj si të futeshe në mëhallën tënde të njohur e aty lozje me orë të tëra nëpër peisazhe pa diell e pa hënë, po ngjyra ama kishte. Se nga vinin ato, nuk dihej, se ishte një botë tjetër, tepër e vockël, që ndërtonin atë botën tjetër tepër të madhe, ku kishte diell, hënë e yj, ku kishte njerëz, krimba dhe ujq. Mos pandehni se dhe atje nuk bëhej luftë, nuk kishte ndërtim dhe shkatërrim, dashuri dhe urrejtje. Kur u bë Shaho, ai i pa të tëra, i dashuroi dhe mendoi se pa to nuk mund të rronte dot më. Mirëpo ia morën atë botë të vockël, e përplasën në një tjetër më të madhe, tepër të zhveshur e të egër, ku nuk mundi të mësohej dot.
Dhe e zuri gjumi.


3

U fut në pyll pa e çarë kokën në e ndiqte njeri apo jo, në ishte në ëndërr apo në zhgjëndërr. Po shkonte të takonte Linën, në vëndin dhe në orën e caktuar, siç i tha ajo dhe siç pranoi edhe ai. Për herë të parë iu desh të kalonte atë urën me tela, me ca shkopinj të kaftë e të kalbur përsipër, që tundej nga era dhe të dukej sikur nga çasti në çast do të rrëzoheshe bashkë me të mbi ujrat e turbullta të lumit.. Nuk qe bërë plotësisht natë e errët, diçka dallohej, ngjyrat nuk qenë mbledhur plotësisht, për t’i bërë gjërat të njëllojta, të fshehta e të frikshme.
Megjithëse në gjumë, ai po i shikonte të gjitha ato që duhej t’i kishin ndodhur, po i kontrollonte me imtësi, që nga nisja e deri te vëndi ku duhej të bëhej takimi. Iu drodhën gjunjët shpesh herë kur ecte mbi atë që gjoja ishte urë, ndërsa era e fillimprillit ia shpupuriste flokët dhe e ngjethte me zhurmën fishkëllyese të përplasjes nëpër rrepet. E dinte se në të gjithë librat plot moral të lartë nuk qe shkruar gjëkundi që profesori mund të takohej natën me nxënësen e vet të bukur, edhe sikur të kishte gjoksin më kërcënues të të gjitha kohëve, sidomos në pyll, megjithëse ajo nuk ishte e vockël dhe paskej ardhur nga një botë “ku i kishte provuar të gjitha”. Po të mos vinte, do t’i dukej vetja frikacak me nam, që nuk guxoka të kaloka natën kur fishkëllen era, një gjoja urë, që tundet mbi një gjoja lumë të turbulluar.
Megjithëse në gjumë, ai i pa edhe një herë me përpikmëri të gjitha vendet ku shkeli, rrëzimet, pengimet, përplasjet nëpër degë dhe sidomos trembjet nga disa klithma, herë si soprano e herë si tenor, por që nuk mund të thuash se këndonin esëll, pasi duhej të kishin rufitur shumë nga ai lëngu që quhet alkool. “Sonte të gjitha qënkan dehur”, duhej të kishte menduar, “që nga ura e lumi i tallavitur, deri te rruga e klithmat”.
Patjetër kishte arritur te vëndi, po Linë s’kish. U rrotullua, kërkoi me saktësi të gjente mos qe gabuar. Iu desh të ulej pastaj në një gur të madh, të priste e të priste, duke shikuar përreth me habi.
Dhe çfarë pa? Të njëjtën gjë që kishte parë natën me plakun, pasi dritat u llokoçitën, fantazma e bardhë me duar të drejtuara para u nis nëpër shi e errësirë, kurse ata të dy iu qepën pas për ta gjetur në atë gjumin e pazakontë, atje midis qiellit e tokës, kur vetëtinin vetëtima e bubullinin bubullima.
Lart, në degën e një peme që nuk dallohej në ishte lis apo rrap, por kjo s’kishte rëndësi, pa figurën e një gruaje që lëkundej nga era. Trupi iu drodh e gjunjët iu prenë. Nuk dinte ç’të bënte, të rrinte apo të ikte. Kishte dëgjuar se nuk duhej parë, se ajo atje lartë mund të rrëzohej papritur poshtë kur e shihte dikush, se mund të vritej dhe shkaktari do të ishte ai. Megjithëse bënte ftohtë, balli filloi t’i mbytej në djersë.
Pikërisht në atë kohë u dëgjua një krismë e thatë, trupi i varur u lëkund herë majtas, herë djathas, bëri një si hark në ajër dhe u rrëzua poshtë në shkurret e errëta, jo sikur të binte, po sikur të fluturonte ngadalë. Ishte një pamje vërtetë ngjethëse, mbushur me frikë dhe mister. Pastaj heshtje, një zhurmë e lehtë nëpër gjethet, që zgjati pak, por që atij iu duk shumë, më vonë zëri i njohur i dikujt që ai e njihte mirë, “më fal, të bëra të më prisje shumë”.
Ishte Lina.
Pati kohë të mendonte “këtu gratë të vijnë nga qielli” dhe më pas “vetëm se qielli duhet të jetë i zi”, kur Lina po vonohej t’i shfaqej e plotë. Tashmë ishte errur krejt dhe nata nuk do ta lejonte t’i shihte mirë fytyrën, vetëm do t’i dëgjonte që larg dihatjen e shpeshtuar e ndërkaq s’kish si të mos mendonte “patjetër e ka lodhur fluturimi”.
Por kur ajo iu hodh në krahë, iu zhdukën të gjitha mendimet, sepse gjokset e Linës paskëshin cilësira të çuditshme, t’i fshinin të gjitha ç’kishe patur në kokë, ta bënin gjakun të të ziente e buzët të të mërmëritnin ca budallallëqe si “nuk duhej të vija” ose “seç paske një si shije qielli”. Vërtet atë natë Lina paskësh “një si shije qielli”, ca si vetëtima e bubullima që i ndizeshin e i shuheshin përbrënda, shkrepëtinin e shkrepëtinin, sepse që andej po vinte, pasi kishte fluturuar përpara syve të tij.
Më pas ajo do të cicërinte e cicërinte dhe ai do të kuptonte se ishte hera e fundit që shiheshin, sepse që nesër herët do të nisej për në kryeqytet, me një makinë që paskësh dërguar qysh sonte ish kryetari për t’i marrë të gjithë, bashkë me të rrallin hero të gjallë, xha Baxhon. Sipas Linës do të ndodhnin ngjarje të mëdha, se ai i madhi, domethënë kokëshqopja, ose e kishte dredhur, ose pritej me orë ta dridhte, “shumë e kishte zgjatur dhe aq”. Për herë të parë e kishte parë heroin, gjysh Baxhon, të trembur, kur kishte mërmëritur me orë të tëra “po tani, qysh do na vejë halli pa atë?”, ndërsa ajo i qeshte pas kurrizit dhe mërmëriste ca mbroçkulla të tjera. “Unë do nisem përsëri atje jashtë, te nënëhalla e xhaxhababai, po nuk do të të harroj kurrë”, përkëdheli zërin ajo, ndërsa Admeti mendoi të kundërtën kur i tha “Kajati nuk duket as në një hartë”, që ajo s’e kuptoi pse u tha, nga që s’kishte asnjë kuptim.
Para se të ndaheshin, as do të rrënqethej e as do të përlotej, por do t’i përsëriste të njëjtat fjalë, si edhe Ladinës, “nuk më duket fare si ndarje, sepse s’ka as sherr e as fajtor”, me të cilat Lina do të qeshte si djallushkë. Por ajo do të qeshte edhe më shumë kur ai t’i kërkonte si me lutje “më trego si u bëre fantazmë” dhe nuk do të fyhej aspak kur ajo do t’i quante të gjithë burrat budallenj dhe të trashë, sepse nuk e kuptojnë fare “që të gjitha femrat këtu janë edhe gra edhe fantazma, ndryshe si mund të dashurojnë”?
Kur ai nguli këmbë për më tepër, ajo i tha “atje lart isha kukull, se të gjitha grave u pëlqen të jenë edhe kukulla, të lozin me to e t’i përkëdhelin, por jo vetëm kukulla pylli”.
I mbeti për një kohë të gjatë në trup ngrohtësia e saj. U ndanë me një puthje tepër të gjatë dhe pastaj iu duk sikur s’kishte ndodhur gjë. Ajo që quhet e shkuar, koha që e shprehim me “ishte”, e mbështolli Linën brënda vetes e, me që qe natë, ai nuk e pa si hyri atje, si grua apo si kukull dhe as që mendoi në se do të dilte ndonjëherë prej andej për ta takuar përsëri, me që ajo i tha “nuk do të të harroj kurrë”.
Patjetër s’kishte qenë në gjumë, sepse i pa të gjitha, pikë për pikë, pa harruar gjë, dëgjoi edhe zhurmat, pastaj fjalët, eci, u pengua e u rrëzua. Mirëpo sytë i kishte patur të mbyllur, sepse kur i hapi, nuk qe i veshur më me atë kostumin, qe bërë përsëri Admet dhe të gjitha ç’kishte marrë nga baulja e rëndë me mbishkrimin “dhuratë Shahos nga Nilda”, ishin zhdukur. Vetëm mbi komodinë rrinte rëndë-rëndë blloku i zi, që i kishte dhënë dikur plaku, me të vetmin ndryshim se tani ishte më i hollë, ngaqë i kishin mbetur vetëm tri fletë, që s’ishin më të bardha. Meqë i shkoi nëpër mëndje se mund t’i kishte mbushur plaku, i hapi për t’i lexuar si i babëzitur.
usertype:1 tt= 0
Amantin
Share to: Facebook Twitter MSN linkedin google yahoo 12# 



Rank:Diamond Member!

Score:625
Posts:625
Registered:07/10/2012
Time spent: 23 hours

RE:Hiqmet Meçaj
(Date Posted:13/10/2012 00:41)

KAPITULLI I TREMBËDHJETË




SHËNIME TË FUNDIT TË SHAHOS


ku tregohet se si një herë e një kohë kishte dhënë shpirt në duart e plakut shkencëtari i ri Shaho dhe se si plaku, për nder të kujtimit të tij, vazhdonte të jetonte e të mbante emrin Shaho, gjë që nuk e quante të drejtë, si dhe ca gjëra të tjera...

Një ditë më vjen një djalë i ri e më thotë: “o njeri i pyllit, më ka lodhur shumë qytetërimi me ato prapësitë e tij”. M’u duk sikur e njihja, sikur diku e kisha parë, po se ku, nuk i bija dot në të. U mundova ta qetësoja, po hiç. Kishte vendosur të vdiste, të jepte shpirt në duart e mia.
“Po pse pikërisht në duart e mia”, i thashë. “Ç’të shkrepi që më zgjodhe mua”?
Ai nuk e vrau mëndjen të më përgjigjej. Më dorëzoi një baule të tërë mbushur me diploma e fotografira, kujtime të kota, siç tha, nga një kohë e ca njerëz që ishin ndryshe. Më tregoi dhe historira, që m’u dukën fund e krye përralla, për një farë Xhuzepe, një profesor K.K., një Nildë të bukur e ku di unë çfarë nuk pillte truri i tij. Dukej që kishte ethet e njeriut që thotë gjërat që mendon e jo ato që kanë ndodhur vërtet. Po çudia më e madhe për mua qe, kur donte të më mbushte mëndjen se edhe atë e quanin Shaho dhe, megjithëse qemë tepër të kundërt, sipas tij ngjanim shumë. M’u dhimbs fort ai djalë i ri, që e kishte lodhur aq tepër qytetërimi, siç tha dhe gënjente pa pikë turpi se e quanin Shaho e ngjante me mua.
Filloi të më thotë ca gjëra, të cilat nuk i mbaj mënd të gjitha, megjithatë do të mundohem të shënoj ç’të mundem e ç’të më kujtohen.

Edhe unë erdha rastësisht në jetë, si të gjithë, fitova një llotari të madhe dhe shumë të tjera të vogla. Tani po mundohem të t’i shpjegoj, se ti, si njeri i pyllit që je, mendon që jeta të falet vetvetiu, se të lindësh na qënkërka dhuratë. E ke gabim, o njeri i egër i pyllit, që mendon kështu. Edhe unë isha një spermatozoid që synonte mitrën e nënës sime, po ama tepër dinak e i mënçur. U fsheha në turmën e miliona të tjerëve, i bëra të grinden e të vriten njeri me tjetrin. Kështu m’u hap rruga të shkoja fitimtar e të mbillesha për t’u bërë embrioni i atij që jam. Atëherë duhet të kem menduar që isha me fat, se ç’tru mund të ketë një spermatozoid i vockël e i padukshëm nga syri, ndryshe do të kisha menduar se isha fatkeq, nuk do ta përdorja fare dinakërinë për t’u bërë embrion e pastaj njeri.
Që këtu kuptohet mirë që njeriu lind edhe budalla, edhe i mënçur, i ka të dyja brenda vetes. Po kështu, që këtu kuptohet, se, që pa lindur, kemi gëzuar kur të të tjerët janë vrarë e kanë humbur ngaqë kemi dashur për vete të mos vriteshim e të fitonim.
Pa tjetër këto duhet t’i kem menduar që atje, thellë në errësirën e krijimit tim, pa u bërë ende njeri, duhet të m’i kenë mësuar ato qelizat e tjera, kur merrnin e jepnin te unë gjithë të mirat e gjithë të këqijat e grumbulluara gjysh pas gjyshi. Kur linda e u rrita, për fatin tim të keq, këto i mësova mirë, paskëshin qënë kode të shkruara në gjuhë të pakuptueshme, urdhëra e shtampa të cilave duheshe t’u bindeshe.
Por të mos largohem shumë nga ato që dua të të them. Ajo që quajmë jetë është energji, lëndë dhe kohë. Mundohu t’i kuptosh, o njeri i egër i pyllit. Energjia dhe lënda ndërtojnë dhe shkatërrojnë njëra tjetrën, koha i sjell format e reja të tyre, të ndërtuara ose të shkatërruara, pastaj i merr me vete duke i humbur përgjithnjë. Ajo që është bëhet ka qënë e më pas,ose nuk ka qënë fare, ose e mendojmë ne si duhet të ketë qënë, pra bëhet iluzion. Ajo që është, shfaqet fare pak, o njeri i egër i pyllit, ajo që ka qënë ose që nuk ka qënë fare, zgjat shumë, aq sa zgjat edhe ajo që quhej kohë e që ka ikur pasi ka marrë me vete ç’është shkatërruar nga energjia dhe lënda. e dikurshme.
E di pse t’i rrumbullakosa të gjitha këto? Për të të thënë se edhe unë, me gjithë atë baulen, ku ka brënda diploma e fotografira, hyj te ka qënë. Ajo që dikur quhej koha ime, ma ka shkatërruar lëndën dhe energjinë që kisha. Kjo domethënë që unë s’jam më, dikur kam qënë, kurse tani kam formën e një iluzioni.

...dhe kështu, duke thënë këto pakuptimësira e përçartje si në ethe, pasi më quajti aq herë njeri i egër i pyllit, dha shpirt në duart e mia. Kur po e varrosja thellë, brënda vetes, se atje donte, vura re që vërtet ngjanim shumë. Tani e tutje, mendova, jam i gjalli që ecën me një të vdekur brenda tij, i cili, të thuash të drejtën, nuk kishte vdekur plotësisht, sepse e ndjeja nga një herë tek lëvizte e përpëlitej, ashtu si fëmija në barkun e nënës. Për hir të tij vendosa të rroja, ta ushqeja ende me jetën time atë djaloshin, të gjorin Shaho dhe, për të nderuar kujtimin e tij fatkeq, vazhdoj edhe unë të quhem Shaho, megjithëse jemi aq të ndryshëm.

V.O. Nuk kam gënjyer e mashtruar kurrë njeri. Shpesh herë historirat e jetës së atij të riut i ngatërrojnë kot së koti me mua, plakun. Gjithnjë më duhet t’i përgënjeshtroj, pikërisht se nuk dua të mashtroj njeri. Mirëpo këtu ndodh keqkuptimi i madh i të tjerëve me mua, që jam, siç më quan ai i riu, “njeri i egër i pyllit” dhe vetëm kaq. Edhe ato shënimet që grisa e i flaka në zjarr, nuk kanë lidhje fare me mua plakun, por me atë, të riun, që vazhdoj ta mbaj brenda vetes sime, t’i ndjej çdo ditë dhimbjet, rënkimet e përpëlitjet.


FUND

28 gusht – 15 nëntor 2001
P. Faliro, Athinë
usertype:1 tt= 0
Amantin
Share to: Facebook Twitter MSN linkedin google yahoo 13# 



Rank:Diamond Member!

Score:625
Posts:625
Registered:07/10/2012
Time spent: 23 hours

RE:Hiqmet Meçaj
(Date Posted:13/10/2012 00:42)

Hiqmet Meçaj - Pasthënia e romanit "Kukullat e pyllit", nga autori
PASTHËNIE PËR ROMANIN
(Nga autori)





Ky shkrim nuk merr përsipër të ezaurojë katërcipërisht shkaqet që e lindën modernizmin, historike apo sociale, as meritat e të metat e tij. Është e vërtetë se modernizmi, me degëzimet e shumta, solli dhe po sjell pasuri të pafundme veprash dhe kryeveprash në të gjitha fushat e letërsisë dhe të artit, stile, mjete shprehëse. Është gjithashtu e vërtetë se zbulimet e mëdha në botën e shkencave, sidomos në fizikë, tronditën mjaft pikëpamjet filozofiko-estetike tradicionale, duke hedhur bazën për platforma të reja të mendimit, mbi të cilat do të lindëte modernizmi.
Filozofi estet amerikan P. Blank është shprehur se gjithë merita e Shredingerit, Hajzenbergut, Dirakut, Borit qëndron në formulimin se “bota kuptohej si diçka e përbërë nga thërrmija materiale, kurse doli në fakt se është një sistem valësh, qendër e një cikloni valësh ose luhatje e eterit imagjinar”. Sipas tij ishte meritë e zbulimeve të mëdha shkencore të autorëve të mësipërm që materia u bë sinonim i energjisë. Pas kësaj, po sipas tij, tani materies s’i mbetet fare gjë dhe çdo aspekt qëndrueshmërie bëhet iluzor. Blanku është i mendit se njerëzimi jeton në një botë hijesh, ajo që ndodh në të vërtetë nuk mund të kuptohet dhe çdo gjë, deri te sendet e njerëzit, janë fantazma të vetes së tyre. Kështu që arti bëhet abstrakt, sepse vetë bota është bërë abstrakte.
Para një hopi të tillë të shkencës, që do të përgatisë shtysën aq të madhe të zhvillimeve të shekullit XX, njerëzimi ndjen krizën e personalitetit të vet. Estetja Sjedakova vëren se modernizmi nisi në kohërat e ashtuquajtura të krizës së personalitetit dhe kësisoj duhej të kishte punë me këtë krizë. Meqë gjërat koklaviten, nuk janë më aq të thjeshta si më parë, sipas saj, duhej të krijoheshin forma të reja më reale se ato që zotërojnë në kohën e tashme: kërkohej një harmoni e re, më e koklavitur, më e thellë.
Kriza e personalitetit ndjehet thellë në të gjitha rrymat moderniste, te simbolizmi, dadaizmi, surrealizmi, ekzistencializmi, përroi psiqik, antiromani, realizmi magjik, etj.*

Te përfaqësuesit e shquar të “përroit psiqik”, Prusti, Xhojsi, Kafka etj, si dhe ata të ekzistencializmit si Sartri, Kamy, kriza e personalitetit përftohet në gjëndje unikale, herë si vetizolim, neveri, bashkëfajësi e herë tjetër si paaftësi për të perceptuar botën materiale jashtë botës iluzore.
Kafka është i mendimit se njeriu nuk mund të ketë personalitet, përderisa jeton në situata absurde.
Xh. Xhojsi në romanin “Ulisi”, botuar në vitin 1924 shprehet me gojën e njerit prej personazheve se “jeta e secilit nga ne është baras me shumë ditë njëra pas tjetrës. Duke kaluar përmes vetvetes ne takojmë hajdutë, shpirtëra, trima, pleq, të rinj, gra, të reja, vëllezër, bashkëpunëtorë. Por te ata takojmë gjithmonë e gjejmë veten tonë”.
Kriza e personalitetit është një temë mjaft e gjerë që kërkon vëmendje dhe trajtim të veçantë për të kuptuar thellë krijimtarinë moderniste. Por ajo lidhet ngushtë me krizën e kohës dhe nuk mund të vështrohet asnjera më vete, pasi prej tyre rrjedhin edhe prurjet e tyre të mëdha në fushën e gjuhës, simboleve, shenjave e kodeve të tjera.
Teoria e relativitetit e Ajnshtajnit, sipas së cilës bota nuk është me tre dimensione, por me katër, ku trupat e ndryshëm nuk kanë vetëm gjatësi, gjerësi, thellësi, por edhe kohë të ekzistencës së tyre, nuk mund të mos prekte krijimtarinë letrare e artistike.
Bergson e konsideronte kohën ireale dhe e barazonte me kujtesën. Sipas tij kujtimet janë faktor vendimtar në jetën e njeriut, bazë e ekzistencës së tij. Ai kështu i hap shtigje me filozofinë e vet letërsisë së “përroit psiqik” të Prustit, Xhojsit, Kafkës.
Kujtimet nuk paraqitin jetën e njeriut, por e gëlltitin atë, e vënë nën pushtetin e tyre; nuk janë mbresat që na rrëfejnë për jetën, por jeta përbëhet nga vetë kujtimet.
Shkrimtarët modernistë e mohojnë rrjedhjen e kohës në një drejtim. Copëzimi i kohës, u bë për modernistët pikënisje e irracionalizmit, ku personaliteti copëzohet në gjëndje të kundërta shpirtërore. Copëzimi i kohës jepet sidomos në antiromanet e Rob-Grijesë, ku ka kaos ngjarjesh që duken absurde, ngaqë koha jepet e copëtuar dhe e çliruar nga lidhjet shkak pasojë.
Sipas A. Hauzer (estet amerikan), kujtesa mbi kohën është një periudhë e caktuar e jetës sonë dhe s’ka ekzistencë reale.
Platforma e estetikës moderniste për hapësirën dhe kohën është ndërtuar duke u mbështetur te filozofia pozitiviste e Mahut dhe Avenariusit ku hapësira dhe koha janë vargje të rregullta ndijimesh
Për modernistin e shkuara ende s’ka qenë, ajo pret të ardhmen e saj. Forma e kohës ka kaluar pakthyeshëm...mbetet vetëm montazhi mekanik i copëzave, në mbledhjen e të cilave nuk presupozohet asnjë lloj kufizimi, kurse shenjat janë të kufizuara e të zbrazëta.
Eliot - Në fundin tim është fillimi im.
Kavafis - ...Mësoje se kurrë,
askush nuk lindi dhe nuk vdes askush. poezia “përjetësi”
Paul Celan – Duke ia hequr kohës guackën, e mësojmë të ecë –
koha kthehet në guackë. – poezi “corona”
Në jargë paravdekje nën parzmën e erërave dhe hëna
plastë si bombë.
Një tjetër tokë ardhtë! – poezi “jo këtu dhe jo menjëherë”
Elitis – Asgjë nuk vjen. Asgjë
nuk shkon. - poezi “klima e mungesës”
Jetën time e solla këtu
mbledhje të bardha, shuma të zeza. - poezi “përvjetor”
Jetojmë veç falë përjashtimit
shtiremi se asgjë nuk ndodh. - poezi “lufta e Trojës”
A. Breton te ” Manifesti i parë i surrealizmit” 1924 thotë: “Unë besoj në bashkimin e ardhshëm të këtyre dy gjendjeve, që në vështrimin e parë duken si të kundërta: gjumit dhe të realitetit në një realitet absolut, në një superrealitet
Sipas modernistëve gjuha është pushtet tiranik përdhunues, ajo nuk e zbulon botën, por e mbyll në shtatë dryne që duhen thyer, shprehet Sjedakova. Kurse në estetikën semiotike objekti themelor i vëmendjes së artistit duhet të jetë procesi i ndërtimit të veprës artistike, jeta e pavarur e fjalëve dhe jo njerëzit, sjelljet, mendimet, ndjenjat e tyre. Arti në tërësi shpallet gjuhë dhe vlera estetike e veprave artistike lidhet me strukturat e shenjave të ndryshme dhe raportet e tyre formale.
Shkrimtarët modernistë ndjejnë terrorin verbal, shkatërrimin e gjuhës, gramatikës, sintaksës. Kjo edhe te përroi psiqik, dadaistët, futuristët, ekspresionistët, surrealistët, përfaqësuesit e antiromanit. Përfaqësuesit e kësaj rryme, të ashtuquajturit chozistë (sendistë), pasi kanë përjashtuar njeriun nga qendra e artit, përdorin një gjuhë natyraliste, me fjali të gjata dhe plot imtësira. Për modernistin tjetër kod ka shkrimtari, tjetër lexuesi e përderisa ekzistojnë dy kode të tillë, më tepër rëndësi ka ai i të parit.
Te ky fragment i Rob-Grijesë ndjehet fort mirë se si vepra letrare është vetë gjuha. “Tetë gishtrinj të shkurtër, të trashë prekin njeri tjetrin. Pjesa e prapme e dorës së djathtë është mbi pjesën e brendshme të së majtës. Gishti i madh i së majtës përkëdhel thuan e gishtit të djathtë, në fillim lehtas, pastaj e shtrëngon më me forcë. Pastaj e ndryshojnë pozicionin...”
Ka kaluar më se një shekull që nga fillimet e modernizmit, i cili u degëzua në dhjetra shkolla e rryma, secila me përfaqësues të shquar e me kryeveprat e veta. Në se shkencat moderne të kohës hodhën hapat e para të mëdha dhe “materia u bë sinonim i energjisë”, duke krijuar iluzionin e shkatërrimit të saj, edhe letërsia e artet e të gjitha llojeve kërkuan e gjetën mjete të reja shprehëse, stilistike e gjuhësore, duke i gjallëruar ato. Shohim kompozicione të reja, vendosen të tjera pozicione filozofiko-estetike, personazhet ndihen më ngushtë se më parë, bota konceptohet krejt ndryshe, bëhet më e imtë, më e copëzuar.
Kjo vihet re më mirë, në se lexon në të njëjtën kohë një roman të Balzakut dhe një të Kafkës apo Markezes. Pikërisht imtëzimi i botës, apo mikrobotizimi, bëhet një fenomen shumë i dukshëm në zhvillimin e mëtejshëm të shkencave, të cilin nuk mund ta lërë pa vërejtur as shkrimtari. Raportet makrobotë-mikrobotë lidhen më ngushtësisht, po dhe acarohen nën trysninë e streseve të ndërsjellta.
Të gjitha veprat letrare e shfrytëzojnë kohën në drejtim të kundërt të saj. Në se koha realisht rrjedh në një drejtim, e shprehur gjuhësisht kështu: vjen nga do të..., prek po dhe shkon te isha, që janë përkatësisht e ardhmja, e tashmja dhe e shkuara, në letërsi ngjarjet asnjëherë nuk rrjedhin me këtë sens, por me isha dhe rrallëherë me jam, kurrë me do të. E ardhmja ose ajo që shprehet me do të, është një kohë iluzore, që pritet të ndodhë, mund edhe të mos ndodhë, mundet të jetë edhe një dëshirë, vegim, apo trillim i yni, një zanafillë e mikrobotës njerëzore. E ardhmja ose ajo që shprehet me do të, është një kohë e gjatë, por edhe e pafundme, megjithëse e mjegullt dhe pa konture të dukshme, që pritet në mënyra të ndryshme, me gëzim, neveri, tmerr, entusiazëm, apo indiferentizëm. Edhe e shkuara, ose ajo që shprehet me isha, është një kohë e gjatë, por edhe e pafundme, edhe ajo pa konture tepër të qarta, e deformuar dhe aspak e njëllojtë, qoftë edhe për dy vetë, të cilët e kanë përjetuar bashkarisht të njëjtën ngjarje. Është një kohë e ftohtë, emocionet e së cilës gjithnjë largohen, mjegullohen, deri sa një ditë humbasin krejtësisht, në se nuk janë riprodhuar. Kurse e tashmja, ose ajo që shprehet gjuhësisht me po, është një kohë tepër e shkurtër, një grimcëz, që vjen me shpejtësi nga do të dhe largohet po me shpejtësi te isha. Kjo kohë kaq e grimcëzuar, që do ta quaja koha reale, i vuan të tria kohët njëherësh. Ajo e pret të ardhmen në mënyra të ndryshme, me gëzim, neveri, tmerr, entusiazëm, apo indiferentizëm, përjeton të gjitha sa sjell ajo dhe i përcjell drejt së shkuarës, me dhimbje, gëzim, shpresën e ritakimit, rigjetjes, ankthin e harrimit, humbjes, zhgënjimit. Në se e ardhmja vjen pambarimisht dhe e shkuara largohet pafundësisht, e tashmja, tejskaje e vogël, pret e përcjell ndën trysnitë dhe streset e dy të tjerave, të cilat në krahasim me të janë makrobotë. Në se e tashmja është kohë reale, krijuar nga e ardhmja që vjen për t’u bërë kohë reale vetëm për një grimë, atëherë lind pyetja: po jeta vetë ç’është? Mos vallë shuma e këtyre mikrogrimcave reale të të tashmes? Apo pritja e prurjeve të mundshme e iluzore nga e ardhmja, ose rrjedhje drejt të shkuarës e këtyre mikrogrimcave, që pasi janë konsumuar largohen pambarimisht deri në shuarje?
Në se të gjitha këto do të bëhen lëndë letrare, shkrimtari do të bëhej tepër arbitrar dhe i dhunshën në se i imponon lexuesit si kohë reale të shkuarën, për ta bindur atë se gjithçka ndodh vetëm kështu e jo ndryshe, kur vetë lexuesi i ndjen trysnitë e të tria kohëve njëherësh, ndjen se si personaliteti i shtypet ndën këto trysni dhe jeta reale e tij është vetëm një grimcë e ardhur nga një kohë e turbullt që ai e ka përfytyruar në mënyra të tjera e që ka rrjedhur me shpejtësi drejt së shkuarës duke e kënaqur apo zhgënjyer dhe vetëm mendimi se edhe ai, në një të shkuar jo tepër të largët, në fillim do të shndërrohet në një kujtim që pak nga pak do të shuhet deri sa të humbasë përfundimisht, sikur s’ka qënë. Ndoshta do të duhej t’i jepnim deri diku të drejtë Sjedakovës kur pohon se kërkohet një harmoni e re, më e koklavitur, më e thellë, apo Bergsonit që e konsideronte kohën ireale dhe e barazonte me kujtesën.

------------------------------------------------------------

*Autori i shkrimit u është referuar disa burimeve që sjell prof. A.Uçi
usertype:1 tt= 0
Amantin
Share to: Facebook Twitter MSN linkedin google yahoo 14# 



Rank:Diamond Member!

Score:625
Posts:625
Registered:07/10/2012
Time spent: 23 hours

RE:Hiqmet Meçaj
(Date Posted:13/10/2012 00:42)

Mendime të shprehura në shtyp për romanin: "Kukullat e pyllit".



Romani “Kukullat e pyllit” është nga gjërat më të bukura që kam lexuar këto dhjetë vjetët e fundit në shqip. Është një temë tepër moderne e trajtuar po ashtu në mënyrë tepër moderne. Kjo, për mendimin tim, i garanton romanit atë pasaportë që e kanë shumë pak vepra të letërsisë shqipe, të së djeshme e të sotme: pra pasaportën e daljes përtej kufijve të ngushtë të botës shqiptare.
Robert Goro-shkrimtar, gazetar

Hiqmet Meçaj me këtë roman materializon rrymën e re letrare të emërtuar prej tij: Mikrobotizëm. Ai, si një shpirt vibrues ngrihet i rebeluar kundër letërsisë mediokre, apatike,kundër uniformizmit, skematizmit dhe shablonizmit, korit të papagajve, pjella të një metode të ngurtë e të degraduar.
Myslim Maska-shkrimtar

“Kukullat e pyllit” është një libër i hapur për t’u interpretuar sepse është një roman i vlerave tragjike... libri s’ka kohë, ka mungesën e kohës, sa fillon mpikset një kohë, ajo zhbëhet nga një gjedh tjetër i së njëjtës kohë. Kapitujt dhe nënkapitujt ngjajnë si hije kohe, si shëmbëlltyra, ku ngjarja është vetëm një fillim i shfytyruar i trurit nën trysninë e pushtetit dhe personazhet kanë gjymtimin e trysnisë
Vasil Vasili-shkrimtar

Romani evident “Kukullat e pyllit” të bën të besosh se Mikrobotizmi i Hiqmet Meçajt është drejtimi i gjetur, i munguar deri më tani, për të shprehur unin krijues, por edhe për t’u ardhur në ndihmë shijeve të lexuesve të kualifikuar që nuk ngopen më me “më the e të thashë”. Autori i romanit ka rritur më tej prestigjin e vet si krijues i mirënjohur me këtë stoli artistike.
Marash Mëhilli-gazetar, studjues

Duhet kuptuar se kemi të bëjmë me një vepër serize. Kur theksoj vepër dhe nuk them dot libër , kam parasysh se në letërsinë e një vendi bëhen hapa të tillë që e afrojnë atë me letërsinë tjetër të botës. I tërë romani është një klithmë e gjatë për mungesën e lirisë...
Stefan Martiko-poet
usertype:1 tt= 0
Amantin
Share to: Facebook Twitter MSN linkedin google yahoo 15# 



Rank:Diamond Member!

Score:625
Posts:625
Registered:07/10/2012
Time spent: 23 hours

RE:Hiqmet Meçaj
(Date Posted:13/10/2012 00:44)

Poezi e recituar e Hiqmet Meçajt

Poezia: "Fytyra vdiq", e Hiqmet Meçajt, përgatitur dhe recituar nga Gentjan Banaj në emisionin "Poeticum", TV Apollon, Fier 2011.



usertype:1 tt= 0
Amantin
Share to: Facebook Twitter MSN linkedin google yahoo 16# 



Rank:Diamond Member!

Score:625
Posts:625
Registered:07/10/2012
Time spent: 23 hours

RE:Hiqmet Meçaj
(Date Posted:13/10/2012 00:45)

Mendime për romanin e: Hiqmet Meçajt - "Kukullat e pyllit".


Nga Dr. Ardian-Christian Kyçyku





Një roman i jashtë zakonshëm
KUKULLAT E PYLLIT
i Hiqmet Meçajt




Katër dhjetëvjetësha më parë, një poet i ri nga Vlora debutonte fuqishëm duke tejçuar përshtypjen se i kishte të gjitha shanset të ngjizte një emër vendimtar në poezinë shqipe. Kanonet e realizmit socialist dhe sjellja gjithnjë e dyshimtë e kolegëve duket se u rropatën t’ia shuanin yllin, por s’ia dolën mbanë. Poeti dhe prozatori Hiqmet Meçaj është sot një nga shkrimtarët më të mëdhenj të letrave shqipe.
Ka pasur një jetë në përputhje me dhuntinë (hirin) që i është falur. Ka qenë vite me radhë mësues në fshat, ka njohur vuajtjet e mërgimit dhe ka shkruar pa zhurmë e bujë (shembullore) libra mrekullues siç është “Kukullat e pyllit”.
Romani ka pasur tashmë dy botime dhe është pritur shkëlqyer nga kritika e specializuar dhe nga lexuesit e zgjedhur. Pas leximit të këtij romani gjithkush mund të kuptojë se nuk kemi të bëjmë as për nga larg me një autor të sensacioneve apo me ndonjë nga ata shkrimtarë që “shpërthejnë” me vonesë. Proza shqipe ka pasur e ka probleme vetëm nga pikëpamja e mediatizimit të saj në botë, jo në thelb. E gjithë krijimtaria e Meçajt është një dëshmi se arti i vërtetë mund të bëhet edhe nën diktaturë, edhe nën demokraci, në hapësirën amtare apo në atë të njerkave.
Me një stil të thjeshtë e rrjedhimisht të thellë, “Kukullat e pyllit” ofrojnë një krejt tjetër histori të botës shqiptare (në kuptimin: të patrajtuar më parë nga letërsia), por edhe të qënies njerëzore në përgjithësi e që gjendet në një krizë të rëndë identiteti. Protagonisti, shkrimtar i ri dhe antar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, dërgohet mësues në një fshat që s’gjendet në asnjë hartë. Realizmi i skenave dhe i dialogjeve përcjell një përvojë autobiografike. Gjendur në njëfarë kapsule të kohës dhe të Kohërave, Admeti (kështu quhet personazhi kryesor) para-, ri- dhe -jeton historinë e njeriut pasmodern në një qosh të Ballkanit, vend ku farat e këqia, të egra, luftojnë kundër farave të mira, duke iu rrëmbyer , më në fund, jetën dhe të ardhmen.
Në roman çdo ngjarje edhe ndodh, edhe nuk ndodh. Gjithçka është e mundur, dhe kjo e mundur zëvendëson me kohë ngjarjet, duke krijuar një univers të së mundshmes shkatërrimtare.
Meçaj e ka shkruar romanin sipas parimeve të rrymës letrare të quajtur mikrobotizëm, të cilën e ka lansuar i pari.
Origjinal në stil e në meditimet filozofike mbi jetën dhe individin, autori pasuron me këtë roman të jashtëzakonshëm e që s’mund të tregohet, thesarin e letërsisë ballkanike.

revista: "Miku i Shqiptarit", viti IV, nr. 39-40,
janar-shkurt 2005, faqja 28, Bukuresht.
Tekst në gjuhën rumune
-------------------------------
Shprehje e papërkthyeshme, ka kuptimin: sipas talentit, edhe vuajtjet.
Sërish shprehje e papërkthyeshme. Ka kuptimin: në një diskrecion që duhet marrë shembull.
Ka edhe kuptimin: vjedhur.





Një roman për farat pa emër
(Disa mendime mbi romanin "Kukullat e pyllit" të Hiqmet Meçajt, Shtëpia Botuese Triptik, 2003, botim i dytë, 189 faqe, ISBN: 99927-854-4-6)



Dalje
Në botën ballkanase të letrave, numuri i atyre që trumbetojnë vdekjen e kahershme të romanit, shterjen dhe shfuqizimin e tij, është pothuajse i barabartë me numurin e atyre që besojnë në triumfin e tij të ngadaltë e të pashmangshëm. Mes çudirave që ka sjellë sindromi (për të mos thënë: vesi) i integrimit, mes dyndjes së të paftuarve që gëzojnë Pavdekësinë me botime luksoze, promovime, çmime dhe përkthime në gjuhë të qarkullimit ndërkombëtar, shquhen qartë shkrimtarët që s’rreshtin së botuari, - për të bindur veten dhe të tjerët se nuk janë shterur, - shkrimtarët që botojnë për të mos u vakur më tej me ndonjë veprimtari tjetër, si dhe autorë të përkushtuar, që lexohen pak (ndofta ngaqë nuk shiten aspak).
Është një stërmundim që prek majat e idealizmit të kulluar të shkruash një roman në gjuhën shqipe, ku tre në dy vetë merren me letërsi dhe ku mjegullimi i sistemit të vlerave sajon e pluhuros hierarki shpesh absurde dhe tragjike. Vlera e mirëfilltë e një vepre letrare peshohet me mjetet e shitblerjes, ashtu siç mund të caktohej vlera e një pikture nga pesha e ngjyrave që janë përdorur, apo nga numuri i qimeve të penelave, teksa kapitja e lexuesit, vëmendja e tij e çoroditur nga hallet e përditshme, shihet si përqindje përjetësie e librave të shkruar fundekrye në harmoni me tezat zhdanoviste. Idhujtaria nuk e ka për gjë të shohë në rënien e përgjithshme shpirtërore ngadhnjimin e një letërsie tejet tokësore, ateiste (gjoja laike, botërore, e lirë dhe e pavarur), që e bind lexuesin se universi kaq është, dy-tri dashuriçka, ca komplote në terrin e historisë, ndonjë frikëzë e fshehtë, ndonjë përpushje, pickim, kafshim gjinjsh, ndonjë ndarje dhe vaje të kallura në tesha postmoderniste, servirur në një shqipe të çartur nga barbarizmat dhe që synon të paraqitet si mëmë e ardhmërisë.
Fatmirësisht ka edhe shkrimtarë që ia kanë dalë mbanë të ngrihen mbi vetveten e detyruar dhe të bjenë në dorën e bekuar të servantizmit (term i imi), domethënë: të krijojnë vepra befasuese në një moshë të nderuar. Rasti i Hiqmet Meçajt[1] nuk mund të përfshihet këtu, nëse lexuesi cilësor ka ndjekur me vëmendje ecurinë e poezisë dhe të prozës së shkurtër të këtij autori.
Njëra nga meritat e mëdha të romanit «Kukullat e pyllit» lidhet edhe me kohën: pamundësia e plotë për të gjetur moshën e autorit. Mençuria e këtij të fundit, lehtësia me të cilën e sundon nga rrënjët lëndën artistike, rrjedhja e fjalës nga lënda (jeta) drejt letërsisë (rikrijimit të realitetit) zëvendësojnë moshën dhe tiparet vetjake të autorit, duke arritur atë që vetëm talenti i lindur mund ta ketë: fuqinë prapavepruese. Asnjëherë nuk është vonë që një vepër arti të botohet shumë vite më vonë se të tjerat dhe të jetë pararendësja e tyre. Duhet shtuar se romani «Kukullat e pyllit» nuk ka ende një pararendës, të paktën në letrat shqipe. Autori ka dalë të bëjë art pa fund me mund magjie e jo magji, e as të ndreqë dynjanë, sepse, si çdo shkrimtar i mirëfilltë, njeh po aq mirë sa jetën edhe kufijtë e vetvetes.


Përroi dhe psikika e ngjarjeve
Kulti i historisë së ngarkuar, të koklavitur, plot shembje, intriga, vrazhdësi e absurd, merr në romanin “Kukullat e pyllit” një goditje të merituar. Ngjarjet nuk rrjedhin nga e majta në të djathtë, nga lart poshtë, ose anasjelltas, por nga një bërthamë gati e padukshme, si spermatozoid[2] që turret të bëhet vdekatar, të plaket e të shuhet sa më shpejt. Autori heq dorë me vetëdije nga qindra efektet dhe hiperbolat që ofron realiteti ballkanik, zgjedh rrugën më të mundimshme, atë të thjeshtësisë së parme, dhe ndeshet me kohën. Qarkullojnë mjaft përcaktime të kohës, qoftë në letërsi, qoftë në filozofi. Hiqmet Meçaj e shqyrton kohën edhe në esenë që shoqëron romanin dhe që synon të japë një ide rreth rrymës të cilën ai e emërton «mikrobotizëm». Bindjet e modernistëve dhe të pasmodernistëve duken sot njëfarësoj të tejkaluara, ose jo fort kënaqëse. Përgjigjet e viganëve të shpirtërimit ngrihen mbi to fare natyrshëm dhe na ndihmojnë që ta shohim shumë qartë letërsinë dhe jetën e sotme. Kur më pyet ç’është koha, nuk di të të përgjigjem, thoshte Shën Agustini. Kurse, kur nuk më pyet, di të të them ç’është koha. Para, gjatë dhe pas fjalëve të Shën Agustinit, rridhte kohë, dhe kjo është e vetmja përgjigje e mundshme. Koha është parë edhe si rrjedhje e sendeve dhe e qënieve në hapësirë, por eshtë parë edhe si hapësirë mes ftesës së Hyut dhe përgjigjes po, ose jo, të njeriut (i ftuari). Në romanin «Kukullat e pyllit» Hiqmet Meçaj i mbështet tërthorazi përfytyrimet e mësipërme, por me mjete vetëm letrare. Ai shprehet mes rreshtash se qënia njerëzore nuk është një e vetme, por një shumë qëniesh të cilat i bart në vete, i takon, i njeh, i jeton gjatë jetës, dhe vdes në hipostazën e njërës prej tyre. Autori nuk e përjashton mundësinë që copëzimi i qënies dhe dallimet mes njërit copëzim dhe të tjerëve të jenë një gjetje e modernistëve për ta bërë realitetin më të pranueshëm.


Një pamje e re e vëllavrasjes
Romani sjell një pamje krejt vetjake të botës shqiptare dhe evropiane, përtej legjendave të shpikura dhe maktheve të dalë boje. Romani ka jetë - dhe kjo jetë është e rëndomtë, e mrekullueshme, e paparashikueshme, shkatërrimtare, shajnitëse, si të gjitha qëniet dhe gjërat që s’kthehen më. Një poet i ri (Admeti), caktohet të punojë në fshatin Kajat, detyrohet të ndahet nga e dashura, dhe shkon në një hapësirë që nuk gjendet në asnjë hartë e ku mezi e presin ta bëjnë pijanec e puthador. Aty “asgjë s’kishte ndryshuar që nga koha e pellazgëve, vetëm se trupat e njerëzve qenë zvogëluar, truri qe bërë sa i pulës, kurse këndezët këndonin njëlloj dhe thoshin se vezët i bënin ata»(f. 44). Në klishetë jetëgjata të realizmit socialist, poeti i ri do të kish zbuluar Parajsën e krijimit gju(hë) më gju(hë) me popullin, njerëz të thjeshtë plot mirësi, dëshirën e pafundme për punë, duar e kokë me kallo, besnikëri të përjetshme ndaj Parti(ve)së etj. Admeti nuk e ka këtë fat. Ai zgjohet mes një bote që ka një krejt tjetër lloj pasurie: pasurinë e së pakthyeshmes. Kajati gjallon në histori e gjeografi sipas ligjeve të farave që e sundojnë, ndonëse syrit të ardhur nga tjetërkund, arkeologut enigmatik Xhuzepe, nuk i shpëton e vërteta se “Po ta dinit sa popuj e sa ushtri kanë kaluar këtej, nëpër këta male, sa gjuhë të huaja janë dëgjuar të fliten, atëherë do të ndjeheshit vërtet të mburrur, që këta këtu (tregon kafkat e shqiptarëve të lashtë – sh. im) fituan mbi të gjitha këto gjuhë” (f. 52). Pasi merr nga Kajati kafka, stolí e plot sende të çmuara, që fshatarëve u duken çinglamingla, Xhuzepja dërgon në hapësirën nga e cila vjen edhe material jetik, farë të zgjedhur, çunakun Shaho. Është e lehtë të përfytyrohet shpirtërimi i Kajatit pasi farat e mira shkulen e mbillen në truall të huaj, të largët, nga ku disa kthehen dhunshëm e nga ku të tjerat, që kanë gjetur vetveten, nuk do të duan të kthehen më. Vijnë kohëra, gjatë të cilave, siç shprehet me të drejtë hoxha i fshatit, vëllai duhet të ruhet nga vëllai.
Romani rimerr nga një tjetër kah parabolën e krishterë të martirizimit, trajtuar edhe nga Dostojevski, Gide apo të tjerë. Vetëm kur kokrra e grurit vdes, ajo jep shumë fryt. Po nuk vdiq… Në romanin e Hiqmet Meçajt kokrra e grurit është farë pa emër. Është farë e keqe dhe farë e mirë. Farat janë lindur që të ndeshen për jetë a vdekje. Fara për farën është vdekje. Sipas autorit, “fara që u kultivua mirë, po të kthehet e të ndrydhet në ambjentin e parë, domethënë të egër, e ka të vështirë të rrojë, të zhvillohet, kurse ajo që u rrit në ambjentin e parë, domethënë në gjendje të egër, megjithëse i afrohet gjithnjë e më shumë egërsisë, jeton përbukuri” (f. 49).
Farat mishërohen nga dy kushërinjtë e parë, Shahoja dhe Baxhoja. I pari del nga hapësira e egër, jeton ngadhnjimin e vet në hapësirën e lirë dhe frytëzuese të Perëndimit, pastaj firmos një peticion si shumë të rinj të kohës, dhe sos në truallin e parë, kur binjaku i dikurshëm shpirtëror, Baxhoja, pasi ka kaptuar me guxim shkallët e të qënit kusar, pushkatar, partizan pa din e pa iman, komunist i thekur etj, është shndërruar në pushtetarin e përjetshëm të hapësirës. Shahoja u qe përkushtuar bimëve, insekteve dhe gjenetikës, nuk e kishte haberin në punët e njerëzisë, kurse Baxhoja as që donte t’ia dinte për arritjet e gjenetikës, për thellinat e ndritshme apo të frikshme të filozofisë. Ai ka pushtetin dhe, kur ke pushtetin, bindesh se ke pushtet mbi vetë pavdekësinë. Ç’peshë mund të ngrejë filozofia, dhembjet e dashurisë së vrarë, e pamundësisë për të dëshmuar se nuk je kukull, por qënie e gjallë, e shkatërrueshme nga gjithkush e nga gjithçka, ndonëse e pavdekshme në thelb?!


Makthi
Duke zbuluar mjeshtërisht lidhjet e brendshme të librit, njëri nga kapitujt e romanit përfundon me shenjën “:”, kurse një tjetër (f. 68) përbëhet vetëm nga një fjali: «Të gjitha këto kishin ndodhur, apo do të ndodhnin?». Lexuesi ftohet në ankthin më mizor që përjetuan shqiptarët gjatë gjysmëshekullit të kuq. Ankthi i atyre që mund të ndodhnin, që ishin të gjitha të përbindshme dhe që, për fat të keq, pasi ndodhnin apo jo, duke fituar forcën e errët të makthit, rrënonin e drobitnin me të njëjtën egërsi. «Por plaku Shaho, thotë autori, që nga ajo natë nisi të plakej çdo ditë e më tepër, të zbardhej në fytyrë e të kërrusej në trup, megjithëse Admeti qe i bindur se atë natë nuk u tha gjë që ta rëndonte, sepse ajo natë nuk kishte ndodhur» (f. 143). Bjerrja e farës së mirë ndodh pas një nate që mund të quhet e pranimit dhe e faljes së madhe. Natë kur Shahoja pranon se, gjatë gjithë jetës, është mbajtur një grimë larg shkatërrimit përfundimtar pikërisht nga fara e mbrapshtë, Baxhoja. Ai ia fal ish-kusarit të gjitha, jo vetëm sepse nuk ka mjete për të mos falur, jo vetëm se, si qënie e zgjdhur, është ngjizur të zbatojë parimin kuranik «Mëshira Ime ia kalon hidhërimit Tim», por edhe sepse tashmë dhe parreshtur është një njeri krejt tjetër. Një njeri që dyshon përnjimend nëse ka qenë ndonjëherë i ri, jashtë shtetit, i dashuruar me një të huaj të mrekullueshme, dishepull i një profesori që nderohet më vonë me Çmimin Nobel, i lirë e sidomos krejt i pavarur nga mëshira e Baxhos. «Ishin vite të lumtura, mbushur me suksese e dashuri verbuese, prandaj i picërronte sytë në të gjitha pozat»(f. 167).


Ishin!
Vargu i tjetërsimeve, që, me sa duket, mund të mbyllen (pó për-kohësisht) vetëm me vdekjen e njeriut, përfaqëson kredon filozofike të autorit. Shpërbërja e qënies, dyzimi, trizimi a shumë-zimi i saj në hapësirë, por sidomos në kohë, shprehet dhimbshëm në mbyllje të romanit. «Edhe ato shënimet që grisa e i flaka në zjarr, thotë Shahoja, nuk kanë lidhje fare me mua plakun, por më atë, të riun[3], që vazhdoj ta mbaj brenda vetes sime, t’i ndjej çdo ditë dhimbjet, rënkimet e përpëlitjet» (f. 178).


(Sh)qytetërimi

Pjella e farës së keqe, në një pikë kulmore të romanit, plagos për vdekje (burrërie) pjellën e farës së mirë. Djali i Shahos nuk arrin të bëjë më fëmijë, sepse thika e Billit, djalit të pagjak të Baxhos, ia pret këtë dhunti. Kuptohet të kujt janë të katër nipërit e farës së mirë. Lexuesi ndjen në eshtër se kjo ngjarje jo vetëm mund të jetë e vërtetë, por edhe se nuk është skaji i mbramë ku mund të arrijë kafshëria e njeriut të kohës sonë. Dhuna është e pranishme në çdo faqe të romanit, e përcjellë me qetësi dhe gjithëkuptim shpirtëror – mbase bindje se vetëm gjithëkuptimi do të mund ta mposhtë gjithë këtë mallkim të zi. Nënës i vritet burri dhe djali dhe i jepet kurajo djallëzisht me një «Ki kujdes tjetrin!» (f. 127). Mirpo terrori, në mënyrë krejt të natyrshme, ka nisur e vazhdon të hajë edhe pjellat e veta. Roja që i caktohet Admetit, haf(h)ija e kudondodhur, me të cilin, falë bashkëjetesës së detyruar, i përndjekuri gati ze miqësi, dërgohet Alpeve të lavdishme të Shqipërisë dhe nis të vrasë burra e të çnderojë gra, derisa një plumb ia hap syçkën e tretë në zverk dhe i zgjon Admetit një mendim shkundullues. Po ta kishin lënë të më ruante mua, thotë, ndoshta do të rronte e do të bëhej njeri i mirë» (f. 121).
Disa nga pasardhësit e farës së egër provojnë heraherës ndonjë kafshim ndërgjegjeje, por nuk dalin dot e as që duan vërtet të dalin nga vetvetja. Mbesa e Baxhos bijësohet prej një ambasadori komunist, bredh e këndellet jashtë shtetit, dhe që atje sjell si trofé për Kajatin dhe atdheun në përgjithësi, si paradhënie për tranzicionin, një kuti të babëzitur Pandore. Sa mirë është të drogohesh atje larg, mes të panjohurish, me djersën dhe gjakun e barbarëve, që s’i njohin virtytet e hashashit e as mrekullitë e jetës diplomatike! Mesazhi është i qartë si tehu i shpatës: murtajën e sotme e sollën pak nga pak ata që dje mund të dilnin nga kafazi, ata që mund të bridhnin dynjasë, që rronin në vend tonë jo në vendin tonë.


Hyrje
Romani «Kukullat e pyllit» zgjon shumë më tepër mendime dhe mbase edhe polemika. I shkrova këta rreshta nën bindjen se mangësitë e mundshme të një vepre përbëjnë atë që tashmë e dimë, ndërsa arritjet e saj dhe vlerat e papërsëritshme janë dhuratat pa të cilat do të mbeteshim dijetarë të pashoq. Besoj se nuk ëndërrojmë të jemi të tillë. Hëpërhë na mjafton ëndja e dhuruar nga pena e pangatërrueshme e Hiqmet Meçajt, shkrimtar që, me përkushtim e aftësi të rralla, siç më shkruante në një letër nga hapësira greke e Mërgatës shqiptare, «kish nja 40 vjet që rrinte në qoshen e tij». Qoshe, së cilës letërsia shqipe duhet t’i bëjë patjetër një përkulje nderimi. S’ka vdekur njeri nga kjo.


[i]Bukuresht, dimër 2005--------------------------------------------------------------------------------

[1] Shkrimtar shqiptar lindur në Vlorë më 2 maj vitin 1944, antar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë qysh në vitin 1964, nismëtar i Klubit "Drita" të Athinës, autor i vëllimeve: „Nisja” (poezi, 1967), „Ditë pranvere” (poezi, 1971), „Tokë e pagjumë” (poezi, 1983, nderuar me Çmimin Libri më i mirë poetik i vitit), „Tek ju trokas” (poezi, 1988), „Vetëvrasja e qirinjve” (poezi, 2000), „Kukullat e pyllit” (roman, 2002 dhe 2003, fitues i konkursit „Drita”, Toena, Onufri), „Kujtesë e shpikur” (poezi, 2003), „Për Askund” (tregime, 2003), „Çikpaku” (roman, 2003). Hiqmet Meçaj është përfshirë në shumë antologji dhe tekste shkollore dhe i përket rrymës letrare mikrobotizëm.


[2] Mes faqeve 175-176 të romanit gjejmë edhe monologun kuptimplotë të një spermatozoidi. „Edhe unë isha një spermatozoid që synonte mitrën e nënës sime, po ama tepër dinak e i mënçur. U fsheha në turmën e miliona të tjerëve, i bëra të grinden e të vriten me njëri-tjetrin. Kështu m’u hap rruga të shkoja fitimtar e të mbillesha për t’u bërë embrioni i atij që jam. (…) që këtu kuptohet se, që pa lindur kemi gëzuar kur të tjerët janë vrarë e kanë humbur ngaqë kemi dashur për vete të mos vriteshim e të fitonim”.

[3] Është fjala për të riun shqiptar që kthehet nga jashtë dhe këmbëngul të japë shpirt në duart e Shahos. Kur ky e pyet pse po zgjedh pikërisht duart e tij, tjetri i gjegjet: „o njeri i pyllit, më ka lodhur shumë qytetërimi me ato prapësitë e tij” (f. 174).
[/I]
usertype:1 tt= 0
Amantin
Share to: Facebook Twitter MSN linkedin google yahoo 17# 



Rank:Diamond Member!

Score:625
Posts:625
Registered:07/10/2012
Time spent: 23 hours

RE:Hiqmet Meçaj
(Date Posted:13/10/2012 00:46)

Mendime për romanin: "Kukullat e pyllit", të Hiqmet Meçajt
Nga një email i Arian Lekës, 10 gusht 2006



Për KUKULLAT...

I dashur Andi, uroj së pari të jeni mirë me shëndet dhe ndonëse me shumë vonesë nga mosdijenia, po gjej rast t'ju ngushëlloj për humbjen e madhe që ju ka ndodhur para një viti. Të lutem përcillja ngushëllimet edhe Hiqmetit, ndonëse e besoj se nuk mund të ketë të këtillë. Kjo është jeta që si duket e di ku na dhemb më shumë e na godet... Tani m'u lidhën edhe duart, kisha menduar të shkruaja një tjetër gjë, por e nisa këtë letër kështu dhe për ta vazhduar më duhet të them se sapo kam mbaruar librin mjeshtëror të Hiqmetit (e kisha marrë me vete në Aachen ku isha për 2 ditë dhe aty e përfundova, një vend ku kurorëzoheshin dikur mbretërit e gjermanisë, i denjë për të lexuar një libër mbreti të asaj lënde letrare që ka ngjizur). Nuk di të them fjalë, se perëndia ta lidh gjuhën ndonjëherë, por e kam një keqardhje që e kam lexuar kaq vonë këtë veper shumë të çmuar. Të mos dija autorin do të thosha se është një krijesë e ndonjë autori që ka shkruar vetëm në liri, që nuk e njeh shijen e censurës dhe diktarurës në art, një vepër e mirëfilltë, perfaqësuese e letërsisë së re të shkruar në shqip e cila na ka rrëfyer mjeshtërisht edhe ne të një brezi tjetër, më të ri e me përvoja të tjera krijuese, të ndryshme e më fatlume se koha kur krijoi Hiqmeti, se çforcë ka letërsia e cila, njëlloj si Krishti ka bërë një mrekulli, këtë roman. Nuk di si ia ka dalë ai të shkruajë një roman të këtillë, kaq të ngjeshur, të dendur si metalet e rëndë, por që lundron, të merrë me vete? si ka mundur të jetë aq klasik (në ndërhyrjet autoriale dhe fillimkapitujt) e njëherësh aq modern? si ka mundur ta fusë në një shishe të vetme gjithë atë shejtanëri dhe shenjtëri njerëzore që kemi kaluar në ato vite dhe si i ka magjepsur ato personazhe që ti i dashur andi, që edhe pikturon, mund ta kuptosh se si mund të bëhet portreti vetëm me dy penelata. Ai ka krijuar humbëtirën dhe qendrën në të njëjtën pikë, një farë Alephi, qendra e botës në një pikë të vetme dhe ka rrëfyer historinë pa metuar të jetë as moralizues dhe as mësues i kombit, thjesht syri i brendshëm. Shpesh mendoja se shumë nga ato thëngjinj për të cilët flet i janë shuar në lëkurë. Por mbi të tjerat më ka pëlqyer loja që ai ka bërë me kohën, grimcimin e saj, por pa e prishur, ecejaket nëpër kohë, me të shkuara, me të tashme e me paralajmërim të ardhmeje e sidomos me asgjësim të gjithçkaje pas mohimit të Shahos për gjithë sa kanë ndodhur dhe shndërrimit jo të jetës në art, po të artit (pretendimit për një veper gjoja të dështuar, në rrekjet për një roman). Nuk kam lexuar vepër tjetër që kaq shumë llahtarira, makthe e mbrapshti të jepen në aq pak faqe, me të përziera tragjike e komike, me shejtanë pleq Baxhoja e dreqër, i biri thikaxhi dhe djallusha të vogla që e dijnë zanatin pa lerë si mbesa gjoksbukura kërcënuese e rronxhobonxhos Baxho që është një duet donkishotesk bashkë me kokëposhtjen e tij, kushëririn Shaho që ka parë me sy hapur ëndrrën e vet. barku i së keqes. Ai na ka thënë ashtu siç Actekët e dikurshëm që i zhduku Kortesi, se jeta është e keqe dhe kështu duhet të jetë, ëndrra është e mirë. jeta është e shëmtuar ndaj edhe duhet zbukuruar me inxhi të tilla si romani i Kukullave të Pyllit...
+Zakonisht baballarët, në moshën e Hiqmetit, bëhen krenarë për bijtë, por ti ke edhe një arsye më shumë për t’u krenuar me babanë i cili është një mjeshtër si ata të qemotshmit, në punë të vet, që di t’i bëjë të gjitha, kur ia thotë muza tek buza. përqafoje nga unë përzemërsisht dhe i thuaj se ka bërë Djalë me këtë roman.

të uroj gjithë të mirat
Ariani
usertype:1 tt= 0
Amantin
Share to: Facebook Twitter MSN linkedin google yahoo 18# 



Rank:Diamond Member!

Score:625
Posts:625
Registered:07/10/2012
Time spent: 23 hours

RE:Hiqmet Meçaj
(Date Posted:13/10/2012 00:46)

Mendime për romanin: "Kukullat e pyllit", të Hiqmet Meçajt
Nga Dr. Xhemal Ahmeti



NJË ROMAN PËR JETËN NGA SPEKTRI I MIKROQËNIES
(Për romanin e Hiqmet Meçajt "Kukullat e pyllit", roman)



Kur një prozator arrin që edhe personazhin e rastësishem, sporadik ose ilustrativ ta paraqes aq të gjallë dhe aktiv saqë pas leximit mund ta vizatojmë në sajë të kujteses, atëhere ai ka mbrritur në Olimp, edhe atëhere në rast se ai ankohet si Hiqmet Meçaj "qënka e lodhshme të arrish në Olimp edhe kur s'ështe atje Zeusi"˛.
"Një libër si ky s'rri në vitrinë, s'do ta mbyllësh kurrë, nuk ka fund, i hap faqet turbulluar krejt, i lexon, i përkëdhel, i puthë."? Kjo është motoja që do të duhej të hapte romanin "Kukullat e pyllit" të Hiqmet Meçajt. Kjo devizë do të ndihmonte sidomos ata që nuk dijnë se si të sillen me realitetin (e djeshëm e të sotëm) pa e bërë partner jete infarktin. Para "Kukullat e pyllit" në periudhën postdiktatoriale, asnjë autor shqiptar nuk ka sjellur biografinë e "epokës së kuqe" me kaq objektivitet dhe me kaq sinqeritet. Ciltërsi që therr deri edhe në ashtin më të dhjamosur të ndërgjegjes shqiptare: si viktimën ashtu edhe të privilegjuarin e "pyllit të egër" kajatan "kronisti" i pakompromis Hiqmet Meçaj i nxjerë para pasqyrës lakuriq, pa u lënë atyre mundësinë për të fshehur ndonjë pjesë të pahijshme të karakterit human.
Në ç'gjendje psikike e shpirtërore duhet ta sjell veten një njeri për ta trajtuar dramën ku edhe vete ka qënë viktimë pa nevojën e zjarrtë të hakmarrjes, pa u shndrruar në një Rambo që fshijnë nga toka çdo gjallesë që ia zë rrugën (si shumica e shkrimtarëve që pas diktaturës po lajnë hesapet me armiqt e tyre)? Si ka pasur mundësi Hiqmet Meçaj të rrëfej pa e ekzekutuar në roman së paku atë shefin e Tiranës që e hedh në atë fshatin ekzotik "ku pula han vetëm gurrë" me emrin Kajat? Si? Hiqmet Meçaj eshte poet. Poeti i njëmendte është i paaftë, i pazoti madje t'ia heq qafën edhe një gjeli në ngordhje e sipër, e lëre ta shpor një njeri nga bota. I paaftë madje ta eliminojë edhe ndonjë personazh që pa lejen e tij i ka hyrë në rrëfim dhe që rrezikon t'ia nëpërkëmb harmoninë estetike tregimit. As atë s'do ta vriste dot babai i vargjeve si "Rruga ime, prej drite le të jetë edhe në më djegtë". Ky është "mallkimi" i poetit Meçaj që edhe armikun e trajton me dashuri. Poet, pra!


2.


Admetit nuk ia zë rrugën më asgjë për ta marrë ndonjë post të mirë në kryeqytet. Kështu mendon ai para se të hyjë në zyrën e shefit. Ai mendon se nuk e ka ngucur sistemin në nerv, nuk ka bërë asgjë të pahijshme, me sukses ka mbaruar studimet, kështu që patjetër të marrë ndonjë post të merituar. Ndryshe s'mund të jetë. Po, po, edhe ndryshe mund të jetë. Këtë e kupton pasi që e braktis zyrën e shefit, i cili e urdhëron të bëhet mësues në një fshat malor e që nuk ekziston në asnjë hartë. Pse? Admetit nuk i kujtohet asnjë çast madje edhe në ëndërr të ketë bërë diçka kundër sistemit, pse ai e dënon në këtë mënyrë? E ku ta dijmë se ç'traktatesh poetike për përmbysjen e pushtetit ka thurrur ky Admeti i sjellshëm në ato vjershat e tij, që as çenzoret më të mprehte të shtetit nuk iu bien në fije. Kjo është ndoshta arsyeja: çenzorët kanë hasur diçka që nuk e kanë kuptuar (ose e kanë kuptuar) dhe i kanë dhënë alarm pushtetit. Arsyetimi ka mundur të duket kështu: "Poezitë e qytetarit dhe autorit A. janë tepër misterioze. Përmbajnë ca figura, metafora e imazhe që nuk i krahasojmë dot me ato që i njohim. Deri sa të zbërthejmë ato e lusim partinë të rijë në distancë nga ky njeri". E kjo shqip do të thote: shporeni në Kajat, kur të bëhet çenzura e mençme sa duhet që ta kuptojë poetin, atëhere ose e internojmë, ose e privilegjojmë ose e asgjësojmë fare dhe pikë.
I zhgënjyer dhe i dëshpëruar Admeti mbrrin në Kajat, në atë copë të humbur planeti, në atë botë të imët ku jetojnë mikroqëniet, ato qënie që fillimisht duken aq të vlefshme sa një turmë mizash mbi një grumbull muti të tharrë e që dikur i ka studiuar doktor Shahoja të profesori italian me namë boterore K.K.
Admeti bëhet qytetar i mikrobotës. I njerëzimit në miniaturë. Këtu nuk nis vetëm historia e një intelektuali të degraduar nga diktatura, por edhe ajo e Shahos dhe Baxhos, e fantazmës, e nënvetëdijes (që shfaqet në formë të ëndrrës) e parasëgjithash nis rrëfimi i botës dhe jetës nga mikroperspektiva - nga njeriu i kërrusur në pozitën e insektit.


3.

Elementet biografike në romanin "Kukullat e pyllit" janë skeleti i rrëfimit. Hiqmet Meçaj pasi diplomon fakultetin e Historisë dhe Filologjisë dërgohet si mësues në shkollën fillore të fshatit Rexhepaj. Po si Admeti edhe Hiqmeti qysh në kohën e studimeve boton libër dhe konsiderohet si shkrimtar i suksesshëm. Këto janë vijat që luajnë rol në formësimin e jashtëm të rrëfimit. Në atë të brendshmin rrëfimi autobiografik mbetet si burrim fabulash, por jo edhe si strukturë kryesore e rrëfimit. Aty shkruhet mjeshtërisht biografia e kohës, përshkruhet në mënyrë të perimtuar lufta që bëjnë personazhet, pavarrësisht pozitës dhe statutit social, për të mos vdekur nga monotonia, nga pushteti i kotësisë që e gërryen shpirtin e kajatanëve. Meçaj zhytet thellë në botën e fshatarëve të Rexhepajve për të kuptuar universin e tyre, që nga jashtë nuk e zbulon as me llupën më të madhe të qytetërimit. Autori nga ky stad tërhiqet nga bota formale, e jashtme e jetës së fshatit (prandaj nuk letrarizon aktivitetin e tij në fshat) dhe futet në atë thelbësoren, të padukshmen, në historitë intime dhe të kaluarën e tij. E bën këtë për t'i ikur monotonisë vrasëse të jetës aty apo thjeshtë për t'u zbavitur, nuk ka rëndësi. E rëndësishme është se ai suksesshëm depërton në shpirtin e atyre qënieve të vogla (mikroqëniet) dhe nga pozita e tyre prej imtësirash shpalos botën dhe jetën e qënies humane të zhveshur prej çdo kozmetike të mundshme.


4.

As lexuesi që s'ka jetuar në ato rrethana, e as ai që nuk ka pasur mundësi ta njohë atë botë as në fantazi në "Kukullat e pyllit" mund ta shoh atë botë në film. Aftësia përshkruese e Hiqmet Meçajt është gjeniale, e kulluar dhe aq e prekshme saqë edhe i verbëti i sheh skenat që zhvillohën nëpër Kajat. Lehtë i parafatyrojmë personazhet aktive si; Admetin, Shahon, Baxhuan, Ladinan, Billin, Linan, etj. Por, po aq lehtë i takojmë edhe personazhet pasive si banakieri Simo, shefi, kolegun e studimeve Afrimin, profesorin K.K, Xebën e Shahos e të tjerë. Kur një prozator arrin që edhe personazhin e rastësishëm, sporadik ose ilustrativ ta paraqes aq të gjallë edhe aktiv saqë pas leximit mund ta vizatojmë në sajë të kujtesës, atëherë ai ka mbrritur në Olimp, edhe atëherë në rast se ai ankohet si Hiqmet Meçaj "Qënka e lodhshme të arrish në Olimp edhe kur s'është atje Zeusi".


5.

"Kukullat e pyllit" jane dy libra në një. Dy romane të mbështjellur me një palë kopertina. Njëri roman ka për kryepersonazh Admetin dhe rrëfen jetën e tij në Kajat në kohën e diktaturës, ndërsa tjetri roman me titullin "Shënimet e Shahos" ka për kryepersonazh Shahon dhe jetën e tij para, gjatë dhe pas diktaturës. Një roman filozofik mbi dytësorin - mbi dy pjesët e një qënie që e përjashtojnë njëra tjetrën, por që nuk jetojnë dot të ndara.
Hiqmet Meçaj ia ka dalë të shkruaj dy libra të përveçëm që në kohë e hapësirë nuk përputhen, janë biografi të ndara dhe që mundet botuar veç e veç, por që pa qënë bashkë nuk e kanë urën për të kaluar nga njëra te tjetra dhe anasjelltas. Autori ua kushtëzon jetën të dy kohëve me bashkëjetesën. Ashtu siç ia kushtëzon jetën Admetit të jetojë në paqe me Billin edhe atëhere kur ai nxjerr revolen dhe do duel. Romani "Kukullat e pyllit" është libri që na mëson se si mund të pajtohemi me unin tonë pa e vrarë veten, pa jetuar në gjëndje absurdi, pa urrjetur, se si mundemi të jetojmë me fantazmat dhe ëndrrat tona edhe kur ato janë të çmendura fare, se si mund gjykojmë botën me objektivizëm edhe atëhere kur vetë jemi të involvuar ose viktimë në proçesin e shembjes ose poshtërimit të saj.
Hyqmet Meçaj rrëfen bukur edhe kur i duhet të vizatojë thikën e Baxhos duke pikuar gjak. Ai nuk shndrrohet në mbret apo Zeus për të parë nga lartë se si jetojnë të vdekshmit, jo ai shndrrohet vetë në një nga ata qëniet modeste për të rrëfyer pastaj storien autentike të tyre. Hiqmet Meçaj ia ka dalë më mirë se ndonjë autor tjetër, të flasë për kohën e diktaturës pa u përcirë, pa gjykuar e dënuar njërën apo tjetrën palë, por duke i përshkruar ato vetëm si karaktere humane, si qënie të sjella nga perënditë pa vullnetin e tyre në një kohë dhe hapësirë të vdekshme të globit.
Keto dhe shumë arsye të tjera e bëjnë romanin "Kukullat e pyllit" ndër romanet e rëndësishme të letërsisë postdikatoriale. Këto dhe shumë arsye e bëjnë këtë roman "një libër si ky s'rri në vitrinë, s'do ta mbyllësh kurrë, nuk ka fund, i hap faqet turbulluar krejt, i lexon, i përkëdhel, i puthë.".

-----------------------------------------------------------------------------------
1. Hiqmet Meçaj, libri "Vetvrasja e qirinjve", poezia "Hapur si fletore" fq. 65
2. Po aty, poezia "Libri Mikrobotizëm", fq.35





nga një e-mail i datës 8.4.2004





I dashur Andi,




më fal për këtë përgjigje aq të vonuar. Për më shumë se një javë kam qenë i ftuar i një instituti gjerman, ku kam ligjëruar për Rembrand-in dhe Co., respektivisht për artin e tyre me motive religjioze. Një studim që unë para do vitesh e kam publikuar në frengjishte e gjermanishte. Kjo vetëm sa që të dijsh arsyen e vonesës.
Librat më kanë ardhur, para se të nisem. Të falemenderit shumë. Dhe manuskripti poashtu. Me vete e kam pasur «Kukullat e pyllit» që më ka bërë probleme: në vend që të ristudioj tezat për ligjerime, e lexoja romanin dhe s’i ikja dot. Ndoshta për arsye se vonë kam nisur studimin e autorëve shqiptarë (pas shtatë vitesh angazhimi vetëm me letërsinë e huaj) dhe veç tash shoh se paragjykim paska qenë mendimi se «s’ka asgjë të dobishme nga leximi shqip».
Do të ta kisha ditur shumë për nder, nëqoftëse m’i dërgon poezitë të digitalizuara – kështu e përgatis veprën më mirë dhe insatloj tekstin tim, duke e bërë gati për ofrim shtëpisë botuese. Vetëm nëse mundesh, përndryshe i daktilografoj edhe njëherë tekstet, me qejf.
Kjo për shkak se mendoj që poezia jote e meriton, jo për ndonjë arsye tjetër.
Të lutem, do të më kishe bërë një nder shumë të madh, nesë ma dërgon adresën e Hiqmet Meçajt.

Të përshëndes përzemërsisht me shpresën që do të më shkruash
Xhemali


(Botuar në “Gazeta e Athinës”, mars 2005)
usertype:1 tt= 0
Amantin
Share to: Facebook Twitter MSN linkedin google yahoo 19# 



Rank:Diamond Member!

Score:625
Posts:625
Registered:07/10/2012
Time spent: 23 hours

RE:Hiqmet Meçaj
(Date Posted:13/10/2012 00:47)

Mendime për krijimtarinë e Hiqmet Meçajt
Nga Dr. Moikom Zeqo




Një nga miqtë më të mirë e më të vjetër që kam njohur gjatë jetës është Hiqmet Meçaj. Në rininë e hershme ai pati një shkëlqim të papritur në krejt gjeneratën e vet. Pastaj befas sikur u mbështoll nga një guackë e pashpjegueshme dhe herë-herë e padepërtueshme. Larg bujës, larg ndikimeve të kritikës letrare, Hiqmeti, si një paradoks, botoi tepër rrallë, por tjetër gjë botimi dhe tjetër gjë krijimtaria.
Kujtoj bisedat tona në Tiranë dhe Vlorë. Njëherë, kur po nisesha me anije në një ekspeditë nënujore në Karaburun, ai nguli këmbë të vinte me mua. Nuk u zgjua dot herët në mëngjes dhe unë u nisa pa të. Kjo është një lloj metafore përtej strukturës të një ngjarjeje reale. Vite të tëra mbetëm pa u takuar me njëri-tjetrin. Gjatë një udhëtimi me Dritëro Agollin më 1995 në Athinë, takoj Hiqmetin të drobitur dhe të thinjur. Ç’dreqin bën ti këtu!, i thashë. Ai vetëm psherëtiu. Jeton ende në emigracion me një përmallim të pabesueshëm për Shqipërinë. Paradoksi i jetës. Para disa kohësh më solli dy libra me mikun tonë të përbashkët, Faslli Halitin. I lexova librat dhe u shtanga. Poeti i vërtetë mbetet poet i vërtetë në të gjitha kohërat. Ai e shkruan shumë mirë edhe prozën, gjë që e dëshmon me romanin e tij të fundit. I gjeta numrin e telefonit në Athinë dhe ia dëgjova më në fund zërin. Zëri i dridhej. Mos kujto se je i harruar, o miku im i largët! (Shumë i afërt) Nuk ka gjë, që nuk ta vënë emrin në antologji. Më vonë nuk do të ketë antologji të poezisë pa emrin tënd.
Hiqmet Meçaj është një nga personalitetet e spikatura të poezisë shqipe, por, në disa kuptime, ai pati fatin e poezisë së tij të mrekullueshme “Agavia”. Kur më erdhi në zyrën e punës, në Muzeun Historik Kombëtar, shkrimtari gjithashtu shumë i njohur nga Vlora, Shefqet Tigani dhe më tha se do të botonte një cikël me poezi të Hiqmet Meçajt, e kuptova fare mirë se nuk e kanë harruar. Iu luta Shefqetit që ta shoqëroja ciklin e Hiqmet Meçajt me këta rreshta të shkurtër, dalë nga zemra ime.

Marrë nga gazeta “Panorama” 30 Maj 2003



VËSHTRIM MBI PROBLEMATIKËN E KRIJUESVE SHQIPTARË NË DIASPORË DHE ZHVILLIMI I ROMANIT SHQIPTAR NË HAPËSIRAT EVROPIANE
Kumtesë -fragment


Nga Mustafë XHEMAILI



Hiqmet MEÇAJ - U lind më 1944 në Vlorë. Jeton dhe krijon në Greqi. Pasi ka botuar disa vëllime poetike duke filluar që në vitin 1967 (libri poetik “Nisja”) si dhe disa vëllime të tjera me tregime, në vitin 2002 botoi romanin “Kukullat e pyllit”, si dhe në vitin 2003, romanin për fëmijë “Çikpaku”.
Ky autor nuk është i ri në moshë, por është përfaqësues i një rryme letrare që po afirmohet në letërsinë shqipe, rryma letrare e quajtur “Mikrobotizëm”. Madje, Hiqmet Meçaj është ideatori dhe përfaqësuesi më tipik i kësaj rryme.
Kukullat e pyllit janë një metaforë e qëlluar për emërtim dhe trajtesë të problemeve të identitetit dhe botës shpirtërore të trazuar nga kërkimi i kësaj vlere njerëzore. Dilema e madhe është shtruar ashtu siç ka ndodhur vazhdimit në historinë njerëzore: a po humbet identitet, si të fitohet identiteti! Brengosja ishte dhe është e madhe. Letërsia e ka pasur dhe e ka si një temë të madhe trajtese. Kështu, pra, edhe letërsia shqipe.
“Mikrobotizmi”, është një rrymë, mënyrë e shkrimit të gjendjeve dhe situata të personazheve nga këndi i veçantë. Imtësirat e jetës, autobiografia e personazheve (po edhe e autorit) janë në planin e parë. Njeriu i tëhuajsuar i postmodernes shqiptare, krijon paranoja të vërteta, si për shembull te personazhet e romanit “Paranoja” të Xh. Ahmetit, siç e theksuam më lartë. Po sikur personazhet e tillë, siç është personazhi kryesor i Kukullave të pyllit, Admeti, ndjehet i vogël, i pafuqishëm ndaj shtrëngatës së jetës moderne e supermoderne. Madje, kjo, edhe ia merr jetën, sepse pafuqia e tij për të rezistuar me ide, veprime konkrete në një botë ballkanike në tranzicion, siç mund të shprehemi me një fjalë politike të kësaj kohe, është një PAFUQI jo vetëm e tij. Kjo pafuqi vjen nga vetë strukturimi i shoqërisë, shtresave të saj, pastaj ideve, veprimeve të përgjithshme, të cilat të shpeshtën e herave, krijojnë kaosin dhe rrënimin e njeriut…
Shkrimtari Hiqmet Meçaj, jeton në Athinë dhe krijon letërsi në një rrymë të shpikur letrare “Mikrorobotizëm”. Sa mund të qëndrojë kjo shpikje, nuk varet vetëm nga fuqia e penës së këtij krijuesi. Përpjekjet janë interesante. Romani Kukullat e pyllit, por edhe romani për fëmijë, janë pritur mjaft mirë nga lexuesi dhe kritika. Madje në vitin 2003, shtëpitë botuese TOENA dhe ONUFRI, me klubin letrar “Drita” në Athinë, ia dhanë çmimin e parë, në një konkurs letrar në vitin 2003.



Nga poeti VISAR ZHITI



Hiqmet Meçaj është emër i njohur në poezinë bashkëkohore shqiptare.
Ritmet e emocioneve të tij, sa qytetare aq dhe me frymë origjinale labe, gjithmonë duke rënduar drejt lirisë së individit, sa i veçantë aq dhe universal, kanë marrë ngjyrime të reja, bashkë me atë të dheut-amë dhe të një qielli gjeneral dhe prapë të një qielli tjetër, përplasja e të cilëve jep dritë të beftë.


Marrë nga gazeta “RD” 14 Maj 2000





Nga shkrimtari Mihallaq Qilleri




... Hiqmet Meçaj erdhi në Greqi si qindramijra shqiptarë të tjerë, por edhe si i “deleguar” i poezisë më të mirë të vendit të tij. Përfaqësues i një brezi poetësh e prozatorësh të vërtetë ai spikati me talentin e tij qysh në vitet ’60 kur ishte ende student. Më pas, në qytetin e Vlorës, ai u bë një nga intelektualët më në zë atje dhe krijimtaria e tij poetike, por edhe dramaturgjike, rezonoi në të gjithë vendin...
... Që në fillim më duhet të pohoj se është një kënaqësi për lexuesit të ketë në dorë një libër me poezi të vërteta, pas shumë botimeve folklorike, por edhe tentativave zhurmëmëdha për modernizëm anakronik që kemi parë të shiten lokaleve gjithë tym ku pinë kafe të lira shqiptarët emigrantë. “Vetvrasja e qirinjve” është jo vetëm një vlerë kombëtare në letërsi, por po të lexohet me kujdes, faqeve të tij do të ndjejnë gjithë diagramën e tentativave novatore të viteve të fundit...
...Hiqmet Meçaj është jo vetëm një poet i lindur, por edhe një intelektual klasi që analizën e viteve të tranzicionit shqiptar e bën si rrallë kush, pa ripërsëritjen tragjike të idhtarëve të luftës së klasave që ia hodhën atë shoqërisë shqiptare mbi shpinë kur ajo qe plagosur keqaz.

Marrë nga gazeta “Gazeta e Athinës” 30 Maj 2001




Nga Ridvan Dibra



...e lexova "Kukullat e pyllit" dhe u befasova me mjeshtërinë e Hiqmetit: është një prozator klasi: i kulturuar, modern dhe shkruan shumë mirë...


Marrë nga e-mail-i i shkrimtarit Ridvan Dibra 31 Mars 2004 10:36 pm



Nga Ridvan Dibra



... I lexova poezitë dhe tregimet e Hiqmetit. Më bënë përshtypje të thellë sidomos tregimet: është një prozator i mrekullueshëm. Sinqerisht ndihem disi në faj, që s'e kam lexuar më herët...


Marrë nga e-mail-i i shkrimtarit Ridvan Dibra 26 Mars 2004 2:15 mm



Nga studiuesi, kritiku i artit Marash Mëhilli



I nderuar shkrimtar



Nëpërmjet këtij urimi rifillova zakonin e vjetër. Atë e kisha ndërprerë kur emigrova. Mbështetur në shijet dhe në gjykimin tim, në çdo fund viti, përzgjidhnja më të pëlqyerin njeri të letrave, për t’i dërguar urimin e vitit të ri. Këtë herë urimin e kam për ju.
Të kam kënduar që nga “Nisja” e deri tek “Vetvrasja e qirinjve”. Ju keni hyrë kaherë në fondin e kulturës kombëtare...
... Ju renditeni në ajkën e poetëve tanë bashkëkohorë. Kjo shpjegohet me prezencën në tekste shkollore e antologji, me çmimet e fituara në rrafsh kombëtar, me vëmëndjen e tendosur të kritikës e kryesisht me ndikimin e gjerë te lexuesit. Ata të ndjekin pa mërzi, të joshur nga magjia dhe jo nga ftesat e zhurmëshme dhe manovrat bajate.
Poetët si ju, u japin të tjerëve forcë, ripërtëritje, strukturim shpirti e karakteri. Ata janë fanarë syçelësie për të mos rënë në tmerrin që thoshte Shekspiri, kur të marrët u prijnë të verbërve...

Marrë nga gazeta “Gazeta e Athinës” 9 Janar 2003




Nga studiuesi, kritiku i artit Marash Mëhilli




I nderuar shkrimtar



Si sot një vit më parë, nëpërmjet Gazetës së Athinës ju dërgova urimin tim që lidhej me suksesin e krijimtarisë suaj poetike. Unë sapo kisha përfunduar së lexuari vëllimin poetik “Vetvrasja e qirinjve”. Poezitë e librit kishin ndjenjë, ngjyra dhe mendim. Për mua ishte më i pëlqyeri, më i lexuari. Ky ishte motivimi i atij urimi të sinqertë.
Lexova romanin tuaj “Kukullat e pyllit”. Jam shprehur publikisht për atë vepër, e kam quajtur “stoli artistike”. “Profecia” më doli...
... Stolia juaj stolisi letërsinë bashkëkohore. Urimi i këtij viti përshëndet ngjitjen tuaj, në të përpjetën e letërsisë. Më ka lënë në një gjëndje të këndshme shpirtërore libri me tregime “Për askund”.
Tregimeve nuk u mungon mesazhi dhe semantika e gjithëkohëshme. Vektori krijues shpalos vlera të reja për një vizion modern të kuptimit të jetës. Tregimi, titullin e të cilit mban edhe libri, më solli në mëndje dy gjëra njëherësh: thënien e poetit amerikan të shekullit të 19-të Emerson dhe një fjalim të numrit dy në kupolën e diktaturës komuniste të atdheut tonë. Poeti thoshte: “Sa shumë nga jeta jonë harxhuam duke pritur”. Numri dy i diktaturës, në një fjalim të mbajtur atyre moteve, thoshte: “Anija jonë i ka çarë e do t’i çajë dallgët e furtunës mizore me vendosmëri legjendare, se...”.
Kapiteni haluçinant i tregimit, më ktheu në kohën haluçinante të diktaturës, në të cilën, pas pesëdhjetvjetësh udhëtimi, nuk dolëm në limanin që dëshironim. Udhëtim delirant.
Pasi lexova tregimet, m’u përforcua dhe bindja tjetër: ju kur punoni mbi letra i keni të dy duart të zëna. Në njërën mbani penën e në tjetrën mbani limën.Çdo fjalë ka llambushkën e vet; të josh për tek vetja e të ndriçon shtegun e syrit për te tjetra.
Për të gjitha këto të përgëzoj e të uroj, i nderuar shkrimtar!

Marrë nga gazeta “Gazeta e Athinës” 8 Janar 2004




Nga poeti Odise Goro



Këtij dimri të ashpër, me shtrëngata shiu, me re të zymta, me erë e furtunë, si në vajtje për në punë, po dhe në ardhjen prej saj, rrugën e bëj anës së detit. Kaloj dhe në Paleo faliro, duke çarë përmes një deti me drita vezulluese. Ato të orëve të para të mengjesit më përcjellin për në Glifadhë, kurse ato të orëve të vona të mbrëmjes, gjatë kthimit tim të lodhur, më përcjellin për në Kalithe...
Drita, gjithandej drita. Në heshtjen time të trishtuar, më ngacmojnë, madje më bëjnë të flasë me vete, me një të folur sa prekëse, po aq përmalluese. Nëpër to kërkoj dikë. Them e them pa bërë zë: Mes vezullimeve marramendëse të llampave të shumta, këtyre pallateve të larta, ku gjendet vallë tani, ai që kërkoj? Në ç’kat mundohet mbi vargje i zhytur në mikrobotën e mikrobotizmit të vet, poeti vlonjat Hiqmet Meçaj? Pas cilës dritare, i përkulur nga pesha e madhe e mendimit dhe e ndienjës, s’e lë këngën të qetë, njëri nga krijuesit e nderuar të Shqipërisë?...... Dhe vjen moti me trazime. Me hapjen vetëtimthi të kufijve. Me eksodin dhe viktimat e tij. Me vajin e nënave. Me ikjen larg atdheut. Detyrohet kështu dhe poeti Hiqmet Meçaj, mësuesi i shumë brezave të lërë Vlorën.
Nxitësi dhe përkrahësi i talenteve të reja, drejtuesi i rretheve letrare, njohësi i apasionuar e kërkuesi i zellshëm i folklorit të mbarë Labërisë, vjen dita e detyrueshme për të hedhur në sup trastën e mërgimtarit, duke marrë me vete të vetmen pasuri penën...
... Dhe në vitin 2000 larg Vlorës së bukurive mahnitëse...
... ai del para lexuesve me vëllimin poetik “Vetvrasja e qirinjve”. Vepër e shkruar me frymëzim e fantazi. Me perceptim modern, këndvështrim origjinal të dukurive e fenomeneve, gjë që e ngjit poetin në lartësi të reja të vjershërimit të sotëm të gjuhës shqipe...
... Ai i përket rrymës letrare mikrobotizëm. I përkushtuar për botën të cilën e përbën bashkësia e gjërave të vogla. Me botën e tij të madhe njerëzore, krijuese, qytetare, shpirtërore dhe mendore, mbart e përcjell shqetësimet e shumta të kohës, për ta parë sa më të lumtur njeriun, sa më të bukur jetën, prandaj; s’e lë këngën asnjëherë të qetë...
As kënga s’e lë asnjëherë të qetë atë, poetin vlonjat Hiqmet Meçaj, krijuesin e nderuar të Shqipërisë, për të cilin kam mall t’ia shtrëngoj dorën e penës së zjarrtë dhe ta uroj e ta uroj...

(Marrë nga “Gazeta e Athinës” 29 Maj 2003)




VASIL VASILI




"PËR ARSYE SHTETRORE “KUKULLAT E PYLLIT”

esse



Mik i dashur Hiqmet Meçaj!
Ju gjer tash ishit një nga zërat më përfaqsues të poezisë sonë moderne, ishit rregulluar aq bukur në tempullin tuaj të fjalës sa asnjëherë s’më kishte shkuar nëpërmend se do të kishit gjetur edhe një ngastër ku do të lëronit tokën e ashpër të romanit.S’e di ç’ngasje ju ka shtyrë drejt këtij tundimi; ndoshta e keni quajtur pamjaftueshmëri shprehjeje poezinë dhe do ta plotëronit zërin edhe me një gjini tjetër, se po i afroheni të gjashtëdhjetave dhe, rrugës së jetës, jeni ngarkuar me përvoja që duhet t’i bëni kujtesë artistike; s’e di..., por kaq papritur më dërguat në një zarf gjatosh të verdhë “Kukullat e pyllit”, romanin tuaj të parë.
Kur e mbylla edhe faqen e fundit, më lindi një pyetje e frikshme si turbullimi i tabusë, që ma ligshtoi zemrën: “Ky është (ka qenë) Atdheu ynë, që i bën njerëzit e tij kukulla pylli, fantazma?”.
Secili kapitull e kishte të nënkuptuar përgjigjen me një “po” të rreptë, prandaj gjat leximit kisha filluar të mbrohesha ndaj këtyre “po”-ve, duke hamendësuar kapituj plotësues, një fillim linje ndryshe, të shtoja diku një grusht lirizmi ogurmirë, t’i ktheja ndonjëherë fantazmat nga rruga e, ndonjë retush tjetër, si për ta vënë në ndonjë rast filozofinë e romanit në zona pak më të rrëshqitshme, por në thelb pajtohesha me Atdheun tonë që keni dhënë në “Kukullat e pyllit”, sepse ai është një libër i hapur për t’u interpretuar dhe, sepse është një roman i vlerave tragjike. Thellë unë e kuptoja pse Ju fillesën artistike e shpini gjer në fundin e vet të arsyeshëm, gjer në përfundimin historik dhe e ndërthurni me të. Ju i jeni bindur ligjeve të artit dhe ai s’është i ftohtë si letargjia.
Gjithherë “arsyet shtetrore” kanë qënë të pakuptueshme për qytetarin, jo rrallë ato kanë djegur si drama absurde zemrat dhe kanë shërbyer për të mbrujtur lëndën e përplasjeve qytetar-shtet. Në këtë qerthull është futur edhe personazhi juaj, Admeti, që përjeton dhimbshëm, gjer në shformim të botës psiqike ndërprerjen e vijimësisë shpirtërore dhe krijuese nga një verdikt shtetror, që kërkon ta klimatizojë në një botë fshati të largët, e huaj për të. Atje ai ndeshet me një primitivizëm të “arsyeve shtetrore” që e mundin, por i japin edhe një tejkqyrë për ta parë më qashtër jetën. Që nga çasti i mundjes nga primitivizmi shtetror nga struktura e fabulës sikur diçka zhduket pjesë-pjesë për t’u kthyer në ravgime ëndrrash. Linjat shtrihen, por shtohen edhe makthet e Admetit dhe fantazmat e personaxheve.
Ju keni dhënë dy botë nëpërmjet “gjenetikës” së dy familjeve në fshatin malor Kajat. Familja e Shahos është viktimë e familjes së Baxhos. Po të kemi ndërmend se ato familje kanë dalë nga i njëjti “zjarr”, se krerët janë djem vëllezërish, të cilët kanë patur edhe një djalë ungji, student në teologji, të pushkatuar nga gjyqi i Baxhos në mes të fshatit të vet, në luftën e fundit, ku u përleshën tri ngjyrat: e zeza, e kuqja dhe e bardha, atëherë përfijohet qartë tragjizmi historik që kaluam. Admeti plotëson një numër shpërtëror të familjes së gjakut të Shahos.
Romani ka sfond kohor që bashkohet me të sotmen. Jeta artistike e plakut Shaho “Doktor i Shkencave Gjenetike” fillon nga sot e pambaruar dhe shkon drejt fëminisë së tij. Jeta i është tharë nga ngashënjimet në rini, kur iu ndërpre me përdhunë puna shkencore. Ai s’u klimatizua as me të “zinjtë”, as me të “kuqtë” as edhe me të “bardhët”, sepse sipas tij ngjyrat prodhojnë dhunë, por edhe se njeriu duhet të lihet i lirë në prirjen e vet të natyrshme. Vitet e mëpastajme në fshatin e tij janë mbijetesë. Mbijetesa e Admetit ka filluar nga sot në Kajat dhe do të vdesë copa-copa drejt së ardhmes. Ajo bën dritë përzishëm si një kandil në errësirën e shpirtit. Pleqëria e plakut Shaho sot, është arsyeshëm edhe pleqëria e tij, ai e përjeton këtë moshë të së ardhmes, që nga sot. Fati i sajuar për “arsye shtetrore” dhe aftësia për ta parë që sot të ardhmen, janë drama të personazhit, prandaj libri s’ka kohë, ka mungesën e kohës, sa fillon mpikset një kohë, ajo zhbëhet nga një gjedh tjetër i së njëjtës kohë. Koha është “ngatërruar” për të dhënë një cilësi artistike të saj, e keni bërë të rrethpërsëritshme te boshti. Kapitujt dhe nënkapitujt ngjajnë si hije kohe, si shëmbëlltyra, ku ngjarja është vetëm një fillim i shfytyruar i trurit nën trysninë e pushtetit dhe personazhet kanë gjymtimin e trysnisë. Duket sikur keni bërë psikanalizën e Admetit.
Personazhet e romanit janë me fate dramash, askush s’ka shëndet shpirtëror, ngjajnë më shumë si dytësa se sa të vetëm në fat. Ata se ç’kanë një përthithje trajtash nga një pasqyrë tjetër shpirti dhe ngjarjesh, madje dhe kohësh, ndoshta nga shtangësia e jetës, pra ata janë personazhe me pasqyrë. Po t’i renditnim këto lloj “personazhesh me pasqyrë”, do të dilnin gati të gjithë ç’përmban libri.
Mbase mungesa e lirisë së vërtetë dhe hapsirës krijon me tepëri botën e ndjeshmërisë trupore sipas parimit, e ndaluara është më e ethshme, kjo spjegon pjesërisht tepërinë ndjeshmërore që kanë personazhet, por mbase është edhe më thellë, është prirja juaj për t’i zbërthyer në gjëndje të përndezura. Dy personazhet femra (Lina dhe Ladina) sikur e kushtëzojnë nxjerrjen në pah të personalitetit me dhënien trupore dhe Lina të krijon një pamje cinike të smundjes në qytetërim.
Personazhet kanë një fillim me kujtesë të cilit i rikthehen dhe kështu krijojnë hapsirën artistike me shënjëza kohe.
Nuk hasa as edhe një mbiemër të personazheve, veç disa cilësorëve.
Për voli letrare kjo mund të ishte e arsyeshme dhe bindëse për një pjesë të personazheve dytësorë, por ata që mbajnë dramën e jetës duhet të pajiseshin me mbiemra, aq më tepër që Ju çastin artistik e bëni edhe një rrjedhë kohe e cila nënkupton edhe vijimsinë e gjakut që e mbart mbiemri. Edhe diçka që ka lidhje me mbiemrat e munguar: shtysën për ardhmëri historike s’e mbartin figurat që mishërojnë të mirën e përheshme të atdheut. Shahua sikur kërkon me ndërgjegje të vetfshehtësojë gjer në zhdukje historinë e tij që s’është vetëm e tij.
Për Admetin ëndrra është lënda e vërtetë e jetës, formë e shfaqjes së vërtetë. Në shpirt të saj janë gjaku, ndjenjat, ripërjetimet dhe, jeta lëndore është hije e ëndrrës. Kemi kështu një idealizëm të kulluar. Ju e keni përdorur ëndrrën edhe si shkarkesë të peshës ndrydhse të ditës, si dlirësim të shpirtit natën për mëkatin e marrë nga përdhuna e rethanave. Ëndrra është shpirti pa ditën që lëviz në të gjitha kohët dhe në të gjithë hapsirën.
Keni përdorur edhe pafajsinë si cilësi të dlirësisë shpirtërore për Admetin, Shahon, teologun dhe nusen e djalit të Shahos, e cila bëhet fantazmë në kohë të keqe me bubullima dhe fle në një degë peme. Fantazmat, këto forma shpirti njeriu të pakryer në kushte kohore dhe hapsinore, i kanë dhënë romanit një linjë të dridhshme, magjike dhe tragjike.
Kam mbresën se “arsyeja” e ëndrrës është më bindëse se “arsyeja” e realitetit në roman. Realiteti i krijuar s’e spjegon dot plotësisht vetveten me mjetet e tij ndërsa ëndrra e spjegon atë me vetveten.
Ju keni një fjali “çelës” e cila lidh ëndrrën me realitetin: Të gjitha këto kishin ndodhur apo do të ndodhnin?
Duke përdorur mënjanimin e nënkuptuar të ngjarjeve, fabula ka mbetur e përkorë. Me shënime të Shahos ngadalson ritmin dhe kohën për ta futur në hulli më të thella filozofike mendimin. Pastaj përdor paradokset, farsat për të zbutur njëtrajtshmërinë e të treguarit. Kësaj proze në brendësi i farfurit poezia përsiatse, i fjalëzon animizmi, i përvijohet simbolika e, mbi të gjitha, i dëgjohet ritmi. Nganjëherë ndihet e folura “fshaçe” që u jep rreptësi karakteri disa personazheve, por jo vetëm aq, se ka edhe tepërimthe.
Një cilësi e përkryer e romanit është mungesa e fundit e cila s’e kornizon lëvizshmërinë. Gjithnjë ka një rastësi që e përfundon veprën dhe shkrimtari ia “dorëzon” lexuesit, jo se shteron ngjarja, po dorëzohet me ndërgjegje shkrimtari. Ju e keni lënë të nënkuptuar fundin me afërvdekjen e të Madhit Fare... që do të çojë edhe në ndryshimin e rrjedhave të jetës. Gjithsesi këto janë hamëndje, por një gjë është e sigurtë në romanin tuaj, më shumë ai zhvillohet lartë, në katet e sipërme të Botës, në ëndërr.

Patër 30.07.2002
(marrë nga gazeta e Athinës)





VASIL VASILI



SHTOJCË PËR SHKRIMIN “PËR ARSYE SHTETRORE KUKULLAT E PYLLIT”



Në fillim të viteve ’70-të lexova tri libra të ndaluara: “Gomari i Babatasit” të Gj. Fishtës, “Letër Kordilianos” të një dinjitari të lartë katolik të pushkatuar pas çlirimit dhe librin e tretë..., s’e mbaj mend titullin dhe autorin, megjithse qe libri më tronditës që kisha lexuar për racën shqiptare deri atëherë, ishte botim i fillimshekullit XX.
Shkenca gjermane festonte përvjetorin e një moshe të shtyrë të antropologut më në zë të saj. Pyetjes kush është raca më inteligjente e Europës ai nguroi t’i përgjigjej menjëherë. Ishte shekulli XIX i nacionalizmave dhe raca më inteligjente për oboret gjermane ishte raca e tyre teutone.
Profesori e kishte filluar karierën shkencore në ish-perandorinë turke.
Në Stamboll, konsulli i vendit të tij, mik i babajt, i bëri të papriturën e parë tronditëse. I vuri në pjatancë një pako dhe i tha antropologut të ri:- merre. Ai e çmbështolli dhe mbeti i befasuar. Ishte një kafkë njeriu. Nuk fliste se ishte nën mbresat e forta të mrekullisë që kishte përpara. “Ç’kafkë e përsosur, ç’përmasa mahnitëse, ç’mundësi inteligjence ka mbartur”! As në një ilustrim shkencor s’kish parë një kafkë të tillë, këto përsiatte. Më në fund doli nga zona e mahnitjes dhe bëri pyetjen joprofesionale: “Nga ç’popull vjen kjo kafkë”? Miku i babajt i tha se ta solla që të ma zbulosh pikërisht ti këtë popull. Antropologu i ri qe dorëzuar se kish përmendur gati gjithë popujt e perandorisë: grekë, sllavë, arabë etj, por s’mundi të thotë asgjë të përpiktë. Atëherë të vërtetën ia zbuloi konsulli. “Është kafka e një ushtari shqiptar”. Ishte koha kur Shqipëria quhej “shprehje gjeografike”. Pyeti ku banonte ky popull, sa banorë kishte, ç’gjuhë fliste. Pastaj bëri ca matje profesionale dhe në fund tha: “Sa keq! Ç’fatkeqësi! Ç’humbje! Një gjeni lind në një milion, edhe një të vetëm që ka patur brezi i këtij... s’e ka ditur... e ka lënë të vritet për Perandorinë. Që atëherë antropologu e zgjoi kërshërinë për këtë racë. Dhe dy herë të tjera konsulli i kishte vënë në pjatancë kafka shqiptarësh. Dhe antropologu tha: “Ç’është ky popull që i ka të gjithë pjestarët e vet gjeni të mundshëm”? Natyrisht në kushte ekonomiko-shoqërore të begata.
Thellë në shpirt gjithnjë më ka përkëdhelur vlerësimi i antropologut gjerman, qoftë sikur të kishte pak të vërtetë shkencore, por... (ah kjo por... e rëndë si dyer shekujsh më del përpara) dhe brezit që çliroi vendin, dhe brezit tim nuk po i krijohet mundësia për t’u krenuar me racën e vet. Fajin e kemi shtyrë gjer te të tjerët dhe shpirtin tonë e kemi lënë të pastër sikur të ishte shpirti i një fëmije. Kemi harruar që faji është kolektiv.
Ngashënjimet e atyre çasteve kur e lexoja atë libërth, mi risolli Hiqmet me roman “Kukullat e pyllit”


(marrë nga gazeta e Athinës)
usertype:1 tt= 0
Amantin
Share to: Facebook Twitter MSN linkedin google yahoo 20# 



Rank:Diamond Member!

Score:625
Posts:625
Registered:07/10/2012
Time spent: 23 hours

RE:Hiqmet Meçaj
(Date Posted:13/10/2012 00:48)

TREGIM NGA HIQMET MEÇAJ



VJEDHËSI I RRUGËVE



Atë ditë Nameti kishte vendosur të shkonte së pari te Jaja Poli. Melin për pëllumbat e egër mezi e gjeti aty ku e kishte fshehur, pas pasqyrës së vogël, që ta zmadhonte hundën e ta nxirrte si ajo kodra e shëmtuar plot gunga të kuqërremta, vendosur si me shejtanllëk përtej shumëbanesës së tyre të plasaritur nga pleqëria. E dinte që plaka do të gëzohej, do ta linte t’i merrte në dorë pëllumbat e, po të donte, mund ta lejonte t’ua puthte pak sqepin, por ama, vetëm aq.
Pastaj do t’i duhej t’i bënte një vizitë të shkurtër Kapedan Janit, të flisnin për anijen e tij të përbindshme, pa le më për gratë, që zoti i ka krijuar për të na e pjerdhur mëndjen, siç përsërit gjithnjë ai, duke na e shkundur atë veglën poshtë, gjë që nuk ia vlen fare.
Kurse për të tjerat, dihej. Do t’u gëzohej rrugëve, që askush nuk e vret mëndjen se përse kanë të gjitha emra zanash, shtojzavallesh e qëniesh të krijuara nga tru të hallakatur e që bashkia ka menduar t’i shkruajë kaq ngjitur, në tabelat e ngulura nëpër hunj prej alumini.
Bri shumëbanesës derdhet poshtë Sirinoni, që është rruga e sirenave dhe kryqëzohet lart me Parthenonin e poshtë me Najadhonin, që s’duhet të jenë veçse virgjëreshat dhe najadat. Paralel me Sirinonin, ngarkuar me pallate të bukur e dyqane luksozë, parakalon Niridhoni, si një nerajdë e hijshme e kështu me radhë, Kalipsoja, Afrodhiti...
Nameti e ka bërë zakon, i bie një herë rrotull Sirinonit deri te Parthenoni, jo se kërkon të takojë aty ndonjë virgjëreshë apo sirenë, megjithëse të tilla, me gjokset deri te gryka, qarkullojnë e shkunden përditë, por se nuk ka ç’bën, nëpër kafenera s’hyn dot, sepse, një filxhan që serviret në to, vlen sa gjithë ushqimet që i duhet të blejë për dy ditë bashkë. Ecën ngadalë e më nge, dredh cigaren nga kutia Rapid, vështron jargavanët, i bën “pës” ndonjë maceje, nuk përshëndetet fare se nuk njihet me njeri. Kuptohet që, veç Jaja Polit dhe Kapedan Janit, gjërat më me vlerë për të janë gjithë këto rrugë.
Prandaj dhe atë ditë, pasi rufiti frapenë me pesë cigare radhazi, i futi dy-tri pompa nga kolonja e lirë e rusëve, u sigurua për çelësin në se e kishte në xhep dhe nisi të zbresë më nge shkallët, ngaqë shumëbanesa e tyre nuk ka ulngritës.
Sa hapi derën e rëndë që të nxirrte jashtë, pamja qe vërtetë tronditëse. Mungonte lulishtja dhe gardhi rrethues, katër shkallët ngjitëse që të nxirrnin në rrugën Terpsihoris, mungonte edhe vetë rruga Terpsihoris. Supermarketi Andonopulos, që duhej të ishte përballë, gati sa nuk e përplaste fytyrën me pallatin e tyre. Tashmë rruga Terpsihoris, ku parkoheshin në të dyja anët makina luksoze e prap kishte vënd për të kaluar të tjerat, qe bërë një pëllëmbë e gjerë. As macet nuk mund të lëviznin lirisht aty.
Mund të kthehej përsëri brenda, nuk e prisnin punë të ngutshme, mirëpo qe mësuar të shikonte Sirinonin, t’i binte rrotull Parthenonit, t’u hidhte një sy shitoreve të mbushura dinga të Niridhonit e pastaj të nisej drejt udhëgjerës Poseidhon, ku do t’u puthte sqepat pëllumbave të egër, po të ishte në të mira Jaja Poli. Vuri dorën në xhep, u sigurua që meli ishte aty. Pastaj do të nisej më këmbë buzë detit për të arritur te Kapedan Jani, të cilit i kishte dhënë fjalën dhe ai e priste. Të gjitha këto, mendoi ai, duhej të mos i bënte? Të mos i bënte sepse iu tek rrugës Terpsihoris të lëvizte nga vendi, të shtypej e të hollohej sa një pëllëmbë, duke e ngjitur supermarketin Andonopulos mu tek muri i shumëbanesës 53 g.?
Mirëpo nuk qe kështu. Gabim e mendoi që këto proçka i paska bërë rruga Terpsihoris me tekat e saj të papritura, sepse në fillim nuk i kuptoi zërat prej nga vinin, por më vonë i dëgjoi fare shkoqur tek gumëzhinin nga maja e terracës. S’kishte si të mos hutohej kur u dëgjua dikush të thotë: “Nuk mungoka vetëm Terpsihoris, por edhe Artemidhos, Najadhoni me Niridhonin, Afrodhiti e Alqioni. Dikush na i paska vjedhur të gjitha rrugët”!
Kur u ngjit edhe vetë në terracë, nuk u besoi syve. Banorët e lagjes kishin hipur majë shumëbanesave, që tani dukeshin të ishin ngjitur e ngjeshur me njera-tjetrën dhe aty, ku duhej të ishin rrugët, kishin mbetur disa ngushtësira të mjera hollaqe, që ngjanin më tepër me vija shtrembanuke. Edhe për të qeshur, edhe për të qarë!
Lagja e bukur, e mbledhur sa një grusht, po përjetonte tani çaste që as i kishte menduar më parë.
-Poseidhoni u hap,- briti papritur dikush, që vëshgonte me një tejqyrë të gjatë si ato të piratëve.- U mbyll prapë,- rënkoi ai,- u lejuan të kalonin vetëm një shpurë makinash.
-Vure re cilët kaluan?
-Presidenti,- u shfry ai.
-Paketa President, ajo me 25 cigare?- u mundua të bënte shaka dikush.
-Jo, jo, i vërteti,- u përgjigj njeriu me tejqyrë.
Tani u kuptua nga të gjithë se gjendja ishte vërtetë e rëndë. Duhej të ishe kreu i shtetit që rruga të lejohej, mirëpo edhe kjo nuk përbënte zgjidhje, sepse president mund të bëhej vetëm një njeri, kurse ata ishin shumë. Por a mund të bëhej presidente, për shembull zonja Aleksandra, dyqind kile, e trashë aq sa nuk e nxinte as dera dhe e shtynin me karrocë? Për zotin Aslanis, as që bëhej fjalë, se i kishte ngrënë në tru dy cerebrale dhe ngatërronte qenin me kokrrën e portokalles...
Më pas pëshpëritjet u shtuan. Dikush tha se u hap për pak Najadhoni, më pas e njëjta gjë u fol për Alqionin, por këtu habia u bë e madhe sa kodra e rrjepur përballë: qe lejuar të kalonte Antigoni, që të gjithë e dinin prej kohësh të vdekur e të kallur. Por ja që Antigoni qenkej ende gjallë, i marrka akoma në qafë burrat, komandoka edhe vjedhësit më të mëdhenj, sidomos ata të rrugëve!
Nameti kishte dëgjuar për fantazmën e Antigonit, që i thëthinte meshkujt nga njëqind metra larg, i fuste te vrima e epshit të vet, aq sa ata nuk flinin më dot me gratë e tyre as pas disa muajve, kur mezi dilnin që andej, të fishkur, të latërzhyer e të perënduar. Antigoni qe bërë tmerri i grave, në gjallje dhe në vdekje, por më tmerr u bë tani, pikërisht sot, kur të gjitha rrugët ishin vjedhur, kurse për të po hapeshin.
Pastaj tejqyra kaloi dorë më dorë e sy më sy. Brenda tubit të saj një bebelino e madhe filloi të shtynte muret që lëviznin, sikur të kishin rrota nën vete, e të zbulohej pak nga pak, në fillim ndonjë gardh, pastaj pak gjelbërim, ngjyra gri e asfaltit, njollat e maceve dhe të qenve. Dikush filloi të rendë me një vrap të çmendur.
-Vjedhësi, vjedhësi po ia mbath,- u dëgjuan zëra nëpër të gjitha terracat.- Bebelinua e hapi rrugën Terpsihoris.


(Botuar në “Gazeta e Athinës”, dhjetor 2004)
usertype:1 tt= 0
Amantin
Share to: Facebook Twitter MSN linkedin google yahoo 21# 



Rank:Diamond Member!

Score:625
Posts:625
Registered:07/10/2012
Time spent: 23 hours

RE:Hiqmet Meçaj
(Date Posted:13/10/2012 00:48)

Tregim nga HIQMET MEÇAJ





TA 10010*
(Zarfi Me Vija Blu)




U dëgjua një fësh fësh nën derë. Asgjë tjetër.
Nameti shkoi dhe gjeti një letër. Ishte një letër e zakonshme brenda një zarfi me vija blu.
Ja çfarë shkruanin në të me shkronja kompjuteri times new roman: "Je i vetmi njeri i ftuar. Të pret trami 10010. Do të shohësh shfaqjen më të bukur të jetës tënde atje ku do të shkosh".
Mund të rrinte Nameti i ftohtë para një ftese të tillë, megjithëse të dyshimtë, megjithëse pa nënshkrim? Mund të ishte edhe kërcënim, sidomos këtë orë të thyer të mesnatës, kur shumica flinin. Po kush ta kërcënonte? A ishte Nameti një njeri i rëndësishëm sa të merreshin aq seriozisht me të për ta zhdukur një mesnatë të bukur maji, në tramin TA 10010?
U nis nëpër erë e shi. Vërtetë e priste TA 10010. U hapën dyert dhe hyri brenda. Nuk pa kush vallëzonte e këndonte, pa vetëm se brenda tramit bëhej një festë e vërtetë. Iu kujtua fraza në ftesë: "do të shohësh shfaqjen më të bukur të jetës tënde atje ku do të shkosh", ndaj nuk u habit aspak, kur pa se ata që vallëzonin e këndonin ishin kukulla. Shkoi të pyeste tramierin, të merrte vesh ku do të shkonin, ç'duhej të bënte ai, një njeri me mish e me kocka, në mes të atyre kukullave vitrinash, që papritur i pa të gjalla, si të ishin njerëz. Mirëpo edhe tramieri qe një kukull e vërtetë. Megjithatë ai e kuptoi shqetësimin e Nametit dhe i tha me një zë të ftohtë si të kurdisur:
-Edhe trami është lodër, sonte të gjithë jemi lodra.
-Edhe unë?- pyeti Nameti.
-Të gjithë sonte jemi lodra,- tha tramieri.
Vetëm sonte, tha me vete Nameti. Mos vallë vetëm sonte?
U dëgjua zhurma e frenimit. Kukullat dualën jashtë.
-Ç'bëhet?- Pyeti tramierin.
-Po shtrojnë shinat për atje ku do të shkojmë. A nuk të thashë që sonte trami është një lodër? Do të shkojmë diku ku nuk vijnë dot njerëzit.
Ta 10010 u nis përsëri. Përshkoi fusha e lugina, male e pyje, ku Nameti nuk kishte shkuar kurrë. Një kukull me flokë të zinj, me një nishan të bukur mbi buzën e majtë, i tha se quhej Ana dhe i kujtoi Anën e tij. Ajo do t'i thoshte shumë gjëra të tjera, që Nameti nuk do t'i dëgjonte, se do të zhytej në kujtime jo shumë të largëta, kur një tjetër Anë, e bukur si kukull, por jo kukull, me një nishan mbi buzën e majtë, e donte aq shumë, e donte aq shumë...
Mirëpo do të shkëputej nga kujtimet sepse trami do të shkundej, maja do t'i ngrihej përpjetë, ai do të mbështetej në ndenjësen e tij dhe do të shikonte me habi se të tjerët, domethënë kukullat, nuk do ta ndienin ndryshimin. Ç'bëhet?, pyeti veten. Pa nga dritarja. Gjithë ajo makinë e rëndë, që duhej të ecte mbi shina, tani ishte ngritur në ajër, po fluturonte, po çante retë dhe poshtë, poshtë tij, qyteti i madh po bëhej i vogël si vizatimet e fëmijëve. U ndie i lumtur, po fluturonte mes kukullave, si një fëmijë i përkëdhelur që e veshin dhe e lënë të argëtohet me gjërat më të bukura.
Trami e la qytetin e madh, u ngrit sipër, mes reve dhe, pikërisht atëherë Nameti do të shkonte përsëri te tramieri ta pyeste ku ndodheshin e ku do të shkonin.
-Bëjmë një vërtitje mbi Ballkan e pastaj mbi gjithë Botën. Sonte toka dhe qielli janë tonat,- do t'i thoshte ai.
-Por...,- do të përtypej Nameti,- ky nuk është aeroplan, po tram.
-A nuk të thashë se sonte të gjithë jemi lodra? Ik më mirë shiko nga dritarja. E gjithë bota është nën këmbët e tua. Retë kërcejnë si ketra, yjet vallëzojnë, njerëzit atje poshtë vrasin e vriten, vjedhin e vidhen, por që këtej nuk duken...
-Kam një lutje,- i tha Nameti pasi u mendua pak.
-Thuaje,- u përgjigj tramieri.
-Kur të jemi mbi Adriatik, aty ku është një ishull i vogël me emër guri, a mund të fluturojmë pak ulët?
-Tani është errët dhe nuk do të shohësh gjë,- do të thoshte tramieri.
-Mund të ulemi sa për pak? Sa të përshëndes nënën e babanë? Sa t'i hedh një lule Violetës e Lilës? Dua t'i puth pak ballin e ftohtë Anës. Të lutem!
-Anën e ke këtu,- tha tramieri me zërin e ftohtë si të kurdisur,- sonte Ana do të jetë gjithë natën me ty.
U rrënqeth. Ajo që ngjante me Anën, qenkësh Ana e vërtetë.
Filloi një stuhi e çmendur dhe tramieri nuk e ndali dot tramin fluturues atje ku desh Nameti. U ndie i brengosur. Kukullat vallëzonin, këndonin, kurse Ana merrej me disa fëmijë të vegjël e herë pas here i hidhte vështrime përvëluese si dikur.
U dëgjua një zë që lajmëronte uljen. Fluturimi kishte mbaruar. Doli edhe ai duke ndierë pas shpinës një dihatje që e njihte aq mirë. Ngjitur me të ishte Ana me dy fëmijë kukulla në duar. Njeri prej tyre ishte i zeshkët. Filluan të këndojnë fëmija me Anën: "Nuk na tremb breshëri, nuk na tremb as shiu, jemi racë e fortë, racë arixhiu!".
-Ana,- klithi Nameti.
Ajo iku duke i ngulur përsëri vështrimin përvëlues dhe atij do t'i duhej të ndiqte pas turmën e atyre kukullave tek hynin brenda një salle stërmadhe. I kapi syri dy viganë kokërruar që mbanin të lidhur secili nga një tiranozaur të tmerrshëm. Ishin portierët. Nameti dëgjoi pëshpërimat e tyre, pastaj dialogun e gjigandëve me kafshët përbindëshe, thanë diçka si "bie erë njeriu, mes nesh kemi një njeri", pa tramierin t'u thoshte diçka në vesh, pastaj tramieri i erdhi pranë e i shkoi krahun, "ky është njeriu që kemi ftuar", u tha, përbindëshat shqyen një buzëqeshje dytonëshe dhe pas kësaj hynë brenda pa pengesë.
Pa e ç'nuk pa atje. Duar nga ato që reklamonin orë, unaza e byzylykë ari që bënin akrobacira. Shalë të ngritura përpjetë, nga ato të vitrinave, që vishnin çorape të holla grash. Buste me mbathje e sytjena, trupa të plotë vajzash që nuk kishin arritur të visheshin e i kishin gjokset përjashta. Djem plot muskuj, të bardhë, të zinj e të verdhë, të veshur e të zhveshur, të kollarisur me kostume apo me kanatjere plot figura. Parukat kalonin nga një kokë te tjetra, fëmijët hipur mbi zhapikë e kuaj, Bob Sfungjeri i kishte hipur një breshke, Barbi bënte paradë mode në krahët e Spajdermanit. Ana ishte ulur në një kënd, kishte mbledhur plot fëmijë përreth, disa i vishte, të tjerëve u konte akullore, se ishin të vegjël, më të vegjël nga pëllëmba e saj. Nameti pa orën, po asaj i ishin fshirë akrepat. "Tek ne nuk ka kohë", i tha një peshk i kuq hipur mbi biçikletë dhe i tundi bishtin. Ushtonte muzika. Qenë disa melodi njëherësh, nga të gjitha llojet e melodive të botës, sepse edhe kukullat qenë nga të gjitha llojet. Ndërkohë u dëgjua një si pëshpëritje e madhe, u ndje pështjellim, që më pas futi brenda fjalë e fjali: "Erdhën përsëri". "Atë punë kanë". "Sonte do t'i pranojmë?". "As sonte as kurrë". "Po ata po qajnë". "Gënjejnë, sytë e tyre nuk lotojnë". "Po ata thonë se duan të jenë kukulla". "Ata kurrë nuk mund të jenë kukulla".
Ç'po ndodhte? Përse bëhej fjalë? Mezi e gjeti tramierin, i cili do t'i thoshte se ishte një çështje e zakonshme, që ndodhte sa herë mblidheshin e festonin. Do t'i thoshte se kishin ardhur monumentet, hipur mbi kuaj, armatosur me shpata e armë zjarri, kryesisht gjeneralë e cezarë, kriminelë që kishin zhdukur nga faqja e dheut njerëz e qytete, raca e popuj, kishin djegur libra, tempuj, shpikje, njerëz të gjallë. Do t'i thoshte gjithashtu se ata ankoheshin, kishin jetë të vështirë atje ku i kishin bërë monumente, rrinin jashtë në shi, në të ftohtë e në të nxehtë, nuk i nderonte kush, ishin të palëvizshëm e të lodhur nga ngujimi në të njëjtin vend. Kishin bërë lutje me shkrim, kërkonin të bëheshin edhe ata kukulla, t'i vishnin me rroba të bukura, t'i lyenin me bojra, të ndjenin zëra të gëzuar e të ishin të rrethuar nga dritat. Do t'i thoshte se ata hiqnin dorë nga gradat, nga titujt, nga kapitujt e historisë, dorëzonin vullnetarisht kuajt, shpatat, gradat, mohonin emrin, donin të quheshin thjesht kukulla.
Po a mund të pranohet kjo?, do të thoshte tramieri. Nuk mund të pranohet. Ata, edhe po i pranuam, do të fillojnë nga grushtet e shtetit, nga kurthet, nga skllavërimi, nga shthurja e prostitucioni. Do të kërkojë secili të jetë i Pari, komandanti i të gjithëve, perandori i të gjithëve, do të kërkojë të krijojë ushtri me kukullat tona, do vërë përpara dinozaurët, gjarpërinjtë, qentë, rosat, Bob Sfungjerin, Supermanin, Spajdermanin, tanket e fëmijëve, armët elektronike, gjithçka të krijuar për argëtim. Vitrinat do të mbushen me kriminelë, kudo do të rrjedhë gjaku, vajzat do të përdhunohen, djemtë do të bëhen eunukë, kudo do të shpërthejë dhuna.
Ne ua kemi bërë të qartë, rrini atje ku jeni, njerëzit ju kanë nderuar, por mos prisni nga ne të merrni titullin e kukullës. Atë po u thonë edhe tani te porta, prandaj po ulërijnë, qajnë e kërcënojnë, kërkojnë ushtritë që kishin për të na sulmuar, mirëpo historia i ka lënë pa ushtarë, ka vënë vetëm ata në monumente.
Është e çuditshme se këtu nuk vijnë shkencëtarët, shkrimtarët, poetët, filozofët e figurat e tjera të shquara. Ata rrinë të duruar atje ku i kanë vendosur, nuk ankohen, siç duket shkruajnë ende dhe nuk u shkon mendja te argëtimi ynë, e mbaroi fjalën sqaruese tramieri.
Ndërkohë zhurma te dera filloi të shuhej. Monumentet po largoheshin pa ia arritur të quheshin kukulla, Nameti i pa me sytë e tij se sa të trishtuar ishin, si një funeral i gjatë i çuditshëm.
Në sallë argëtimi vazhdonte. Erdhi e mori në vallëzim një dorë me dy ora të arta. Pastaj iu desh të ngrihej me Barbin, më pas kërceu një valle popullore indiane me një kukull të zeshkët. Gjithnjë radhën e kishin damat, mirëpo Ana nuk po vinte. E kërkoi me sy dhe e gjeti përsëri mes fëmijëve. Po i mjekonte krahun një mjellme. Ana ia bëri me dorë, pastaj u afrua dhe vallëzuan së bashku gjithë pjesën tjetër të natës.
-Qenke bërë vërtetë kukull,- i tha ai.
-jo vetëm për sonte,- i tha ajo.
-Mos gjendemi në parajsë?- i tha ai.
-E gjete,- i tha ajo.
-Gjithnjë me kukulla do të rrish?- e pyeti ai.
-Më pëlqen,- i tha ajo.-Me kukullat fëmijë më pëlqen më shumë. Më thërrasin mama.
U afrua tramieri. I tha se mbrëmja kishte mbaruar dhe u duhej të ktheheshin. Ana nuk ndodhej më aty. I erdhi keq që nuk u përshëndetën.
Dolën jashtë, atje ku i priste trami. U ngritën sërish fluturim, bënë disa rrotullime të rrezikshme, nuk kërkoi më të shkonin te ai ishulli me emër guri, se nata ishte me erë dhe binte shi. Trami u ul. Kur doli prej tij, shquajti se ndodhej para shumëbanesës në rrugën Terpsihoris, ku kishte një hyrje të vogël. U fut brenda pasi ngjiti shkallët e tre sipërive. Padashur hodhi sytë mbi tavolinë, atje ku kishte lënë letrën e çuditshme brenda një zarfi me vija blu, që e kishte ftuar të shkonte në ngjarjen më të bukur të jetës së tij. Kërkoi gjithandej por nuk e gjeti kund.
Ndoshta fluturoi edhe ajo si unë, mendoi.
Sonte edhe ajo mund të ketë qenë kukull, një kukull prej letre, mendoi...

-------------------------------
* TA 10010 - numër trami



E hënë, 25-06-2007
P. Faliro



(Botuar në "Gazeta e Athinës, - Nr. 441, 21 shtator, 2007, f. 20.)
usertype:1 tt= 0
Amantin
Share to: Facebook Twitter MSN linkedin google yahoo 22# 



Rank:Diamond Member!

Score:625
Posts:625
Registered:07/10/2012
Time spent: 23 hours

RE:Hiqmet Meçaj
(Date Posted:13/10/2012 00:49)

Tregim nga HIQMET MEÇAJ




TA 10011
(Një gjinkallë në mesnatë)




-Ku jemi parë?- tha ajo.
-Askund,- tha Nameti.
-Më ngjan me dikë,- tha ajo.
-Jemi mbi gjashtë miliard njerëz të gjallë,- tha Nameti,- edhe ti ngjan me dikë.
Ajo mendoi se Nameti e mbylli bisedën dhe heshti. Me të vërtetë Nameti e mbylli bisedën. Desh të dëgjonte një gjinkallë të vonuar që kishte futur verën e nxehtë në bark dhe ende nuk kishte plasur. Ajo e kuptoi dhe e pyeti:
-Po dëgjon gjinkallën?
-Më mirë gjinkallën,- tha ai, megjithëse do të shtonte, se sa ty, por u pendua.
-Se sa mua,- e rrëmbeu mendimin ajo.
Nameti u çudit. Ajo filloi të qeshë. Ishte errët, nuk ia kishte parë as moshën, as ngjyrën. E qeshura e saj kishte ngjyrë çokollate, mbështillej nga një aromë tropiku, qe nuk e kishte ndierë më parë.
-Në vendin tënd, kështu këndojnë gjinkallat?- e pyeti.
Ajo e preu heshtjen. U dëgjua trami të vinte. Ajo u ngrit, hyri në një derë që u hap, por pati kohë të thoshte: ajo gjinkalla që nuk po pëlcet, jam unë. Ajo gjinkalla jam unë.
Sa e trishtuar u bë platforma. Tashmë asgjë nuk po këndonte dhe Nameti e mbështolli veten në një ikje ku muzika mungonte. Dhe trami i tij nuk erdhi kurrë t'ia sillte gjinkallën...

10-09-2007


(Botuar në "Gazeta e Athinës", - Nr. 441, 21 shtator, 2007, f. 20.)
usertype:1 tt= 0
Amantin
Share to: Facebook Twitter MSN linkedin google yahoo 23# 



Rank:Diamond Member!

Score:625
Posts:625
Registered:07/10/2012
Time spent: 23 hours

RE:Hiqmet Meçaj
(Date Posted:13/10/2012 00:49)

Tregim nga HIQMET MEÇAJ



TA 10024



Jam vetëm. Sonte trami udhëton vetëm për mua. Nuk di nga jam nisur e për ku po shkoj. Hyjnë furrtaret dhe hanë tavanin. Janë të uritura, shikojnë nga unë dhe vazhdojnë të përtypen. Hyjnë krimbat jeshilë dhe gërryejnë ndenjëset.
Papritur dëgjohet një klithmë. Kanë ngrënë tramierin.
Tani trami udhëton vetëm dhe vetëm për mua. Nuk di në kanë mbetur shina, mos i kanë gëlltitur edhe ato insektet grykëse.
Thonë se njerëzit e ndërrojnë qytetin njëherë në njëqind vjet, kurse qyteti i ndërron njerëzit njëherë në tetëdhjetë vjet. Sonte është nata e ndërrimit të madh.
Ndiej krahë furrtaresh të më mbartin mbi shpinë, të fluturoj dhe të gjendem diku që ngjan me shtëpinë time. Dal në ballkon, një ulli më thotë: hidhu, nuk do të vritesh.
Sonte qyteti i ka ndërruar njerëzit, jo me ata që do të vijnë, por me ata që kanë ikur.
Krimba të mëdhenj jeshilë janë mbledhur atje poshtë dhe festojnë. Përtypin gjethe në vend të qengjave, pinë vesë në vend të verës. Megjithatë dehen dhe këndojnë sipas natyrës së tyre. Edhe trami tani është shndërruar në një krimb që nuk lëviz, as ha e as pi.
Atje poshtë ka njerëz të tjerë, janë ata që kanë ikur e i kemi harruar. Nuk u mbajmë mend as zërin, as fytyrën, për këtë janë të mërzitur. Këndojnë një këngë që ngjan me hijet dhe me grisjet. Kanë mallin e kujtimit kur troket dhe nuk ia hapin derën.


(Botuar në "Gazeta e Athinës", - Nr. 436, 17 gusht 2007, f. 12.)
usertype:1 tt= 0
Amantin
Share to: Facebook Twitter MSN linkedin google yahoo 24# 



Rank:Diamond Member!

Score:625
Posts:625
Registered:07/10/2012
Time spent: 23 hours

RE:Hiqmet Meçaj
(Date Posted:13/10/2012 00:50)

Tregim nga HIQMET MEÇAJ





RRUGA PËR LUVËR
tregim





Ai hyri pa trokitur kur Nameti digjej nga ethe të forta gripi, dridhej dhe sytë i qenë ndezur nga shkëndija, ca të flakëruara e ca të shuara, si pluhur hiri. Ai foli pa u ulur, pa i dhënë dorën, përpëliste qerpikët, as u mundua të kërkonte të falur që tjetri qe në një gjëndje që s’mund ta dëgjonte. Seç tha diçka për njëfarë Rolandi, që Nameti nuk e dinte kush qe, mendja nuk i punonte mirë, e ftoi të dilnin jashtë, atë punë mund ta bënte vetëm ai, sepse në ca letra të Rolandit kishin gjetur emrin dhe mbiemrin e tij, gjë që tregonte se Rolandi e çmonte shumë pikërisht atë dhe asnjë tjetër.
Nameti i tha:
-Të lutem më lerë të qetë në ethet e mia,- por tjetri nuk e dëgjoi, sepse po ta kishte dëgjuar, nuk do të thoshte, vishu, jemi disa vetë që të presim, e më pas do të shtonte:
-Edhe Rolandi po të pret.
Dukej edhe tjetri qe në ethe të forta, edhe ai digjej, megjithëse duhej të qenë ethe të ndryshme nga ato të Nametit.
Më kot do t’i thoshte të mbushte një gotë konjak të fshehur mes librave të bibliotekës dhe po të donte kafe, të mundohej ta bënte vetë. Kur po i thoshte këto, qe dëgjuar dera të përplasej me forcë, kishte mbetur përsëri vetëm me zjarrminë e tij që duhej të ishte rreth dyzetës, qe detyruar të mbulohej e të dridhej, megjithëse përjashta dielli të përvëlonte.
Pastaj iu ngatërruan pamjet dhe kohët u futën te njera tjetra të përthyera e të ngecura keq, si të ngjeshura në një një shishe të madhe uji, që dikush e tund pa mëshirë. Kishte hyrë edhe një tjetër dikur ashtu, pa trokitur në derën që e kishte gjetur të pambyllur, ndoshta i dukej atij, dy fytyrat i plekseshin me njera tjetrën, merrnin e jepnin sy, flokë, hundë, krijonin ngjashmërira të çuditshme që herë qartësoheshin e herë fshiheshin. Duhej të kishte ndodhur pikërisht kështu, ndoshta jo pikërisht kështu, po diçka më ndryshe, ai mund të quhej Roland dhe ka të ngjarë të kishte lidhje me këtë që sapo u largua, pa përshëndetur, pa kërkuar të falur, pasi kishte përsëritur disa herë, vishu, jemi disa vetë që të presim, edhe Rolandi po të pret.
Ai tjetri, që çuditërisht tani i dukej se ngjante shumë me atë që sapo doli duke përplasur derën, i kishte kërkuar vetëm një pesë, vetëm për të kaluar klasën, kishte nxjerrë një thikë të madhe me dhëmbë si sharrë dhe e kishte ngulur mbi komodinë, duke krijuar një të çarë të madhe. E çara është ende mbi komodinë dhe, po ta vështrosh mirë, mund ta dëgjosh sa herë të duash edhe zhurmën edhe frikën që bën thika kur ngulet mbi dërrasë. Mund të dëgjosh gjithashtu edhe fjalët që thotë ai, i cili patjetër quhet Roland, ose një pesë, ose kjo mund të ngulet në barkun tënd. Nameti i dëgjon të gjitha këto çdo ditë, megjithëse mund të kenë kaluar njëmijë e pesëqind ditë dhe nuk çuditet fare që edhe atëherë ishte me ethe të forta si sot dhe me temperaturë të lartë, kur hyri ai, se e kishte gjetur derën e jashtme të pambyllur.
Ditë më pas, kur do t’i kishin ikur ethet, ai do ta shikonte përherë më me kujdes të çarën e asaj thike me dhëmbë e do t’i kthjelloheshin shumë gjëra, që sipas mendimit të të tij nuk ishin edhe aq të ngatërruara dhe kishin lidhje me një djalë të gjatë, që nuk qe e vështirë t’i kujtohej se e quanin Roland, se ulej gjithnjë në bankën e fundit, e zinte gjumi, por nuk mungonte asnjëherë. Kishte një fytyrë të rrumbullaktë dhe Lefteria e ngacmonte, eja tani Landi na i qaj ca vargje nga Mjeda. Fytyra e rrumbullaktë ngrihej me përtim, thoshte nja dy fjalë që arrinin deri në veshët e tij: pusho moj putanë, klasa gjëmonte nga gazi, kurse profesor Nametit s’i mbetej veç t’i ndëshkonte për atë fjalën e pacipë e t’i nxirrte të dy nga klasa. Nuk është vështirë të kuptohet se kemi të bëjmë me shkollë nate, kur Lefteria është nënë me dy fëmijë, prashit tërë ditën bythat e ullinjve, kurse Rolandi bën çdo muaj të njëjtat bullona në një torno të vjetër kineze në ofiçinën e peshkimit. Nameti nuk e ngre Rolandin asnjëherë, veç i ka vënë kusht që po deshi të kalojë, duhet vetëm të thotë përmendësh katër vjersha: nga Naimi, Çajupi, Noli, Migjeni, Mjedën e ka shpikur Lefteria, meqë e di që Rolandi do të nxehet dhe pas kësaj profesori do t’i nxjerrë jashtë, sa për të ndezur një duhan se i çahet hunda.
Mirëpo Rolandi, që ka vendosur ta kalojë klasën me çdo kusht, ka tjetër mëndje. Ai i thotë Nametit një natë, kur e përcjell pas mësimit, se mund ta çojë deri në shtëpi duke e mbajtur në krahë si të ishte vazo kristali, mund t’i sjellë Mimozën kur të dojë ai, se Mimoza, veç që është e bukur, por është një kuçkë e vogël që t’i bën të gjitha marifetet, pastaj nxjerr ca premtime të tjera, njërin më interesant se tjetrin, kur sheh që Nameti nuk pranon, vetëm e vetëm të shpëtojë nga vjershat, që i hapin barkun kur i dëgjon, jo më t’i mësojë përmendësh.
-Nuk do ndahemi mirë bashkë,- thotë Rolandi para se të largohet.– Më vjen keq të vritemi për ca budallallëqe,- dhe me budallallëqe nënkupton Naimin, Çajupin, Nolin, Migjenin, gjë që e mërzit së tepërmi Nametin, domosdo këto fjalë do ta bëjnë me nerva, do t’i thotë diçka për kombin, për kulturën, për kujtesën, ndërkohë që Rolandi do të jetë larguar dhe ai do ta ndjejë se po flet pa njeri pranë, gjë që do ta nervozojë edhe më keq.
Do të vinte patjetër dita e nguljes së thikës, kur Rolandi të mësonte se ishte planifikuar për të mbetur. Viktima e parë do të ishte sipërfaqja e verdhë e komodinës, pasi ai të hynte pa trokitur, se do ta gjente derën të pambyllur, kurse Nametin në ethe të forta. Do t’i thoshte ta bënte kafenë vetë, të merrte konjakun brenda librave të bibliotekës, ta shkulte thikën që andej ku e nguli dhe në fund të fundit të qetësohej, se nuk po i bëhej ndonjë padrejtësi e madhe, përkundrazi ai kishte fyer katër figura të shquara të kulturës kombëtare dhe nuk qe i denjë për të kaluar. Mos më qi kokën, kishte thënë Rolandi pasi kishte shkulur thikën, ia kishte tundur metalin tërë dhëmbë përpara hundës, kishte përmendur një krahasim të frikshëm për barkun dhe komodinën, pastaj pasi të gjente shishen e konjakut e të mbushte dy gota plot, të tijën do ta kthente njëherësh e do ta rimbushte.
-Tërë këto libra, ç’i bën,- thotë Rolandi me zë të trashur nga konjaku.
Merr nga biblioteka një vëllim të trashë që mezi ngrihet, e hap dhe Nameti vë re që është enciklopedi pikture.
I kujtohen të gjitha këto pikë për pikë, siç ndodhën, uljen e Rolandit në cepin e krevatit, heshtjen e tij, përqëndrimin e thellë, dy orë të tëra duke shfletuar, kërkesën për ta marrë librin në shtëpi, deri sa e thau të gjithë shishen. Megjithëse në ethet e zjarrmisë së lartë, Nameti vë re mirë si shkëlqen fytyra e Rolandit, balli i rudhet, ul kokën të shohë më mirë, nuk thotë asnjë fjalë, nuk kërkon asnjë shpjegim. Janë çaste vërtetë të paqarta, pa fjalë, vetëm në fund do të pyesë, të gjitha këto janë prej letre? Pasi t’i tregojë shkurtimisht se ato janë fotografitë e atyre pikturave, se pikturat e vërteta janë brenda koleksioneve të mëdha dhe se koleksionet e mëdha ndodhen brenda muzeve të artit, Rolandi do të pyesë ku ndodhen këto muze të artit. Nameti do të bëhet pishman njëmijë herë që do t’i përmendë njerin prej tyre, pikërisht Luvrin, domethënë Parisin që nënkupton Francën, do t’i thotë gjithashtu se edhe pikturat janë kujtesë kombëtare, pa i bërë krahasim me vjershat që Rolandi nuk i do, në kohën kur Rolandi do t’i bëjë kërkesën për ta marrë librin në shtëpi për disa ditë, duke harruar në të njëjtën kohë se pak më parë i ka tundur thikën para hundës dhe i ka thënë diçka të tmerrshme për çarje barku. Mirëpo pikërisht në këto çaste ka kuptuar më së miri se ka filluar vdekja e Rolandit.
Zjarrmia e lartë ka edhe ajo të thekurat e saj, ca ngjarje i lan e i bën xham, ca të tjera i turbullon, i pret copa copa, i ngjit si t’i dojë qejfi, duke shtuar nga vetja edhe ca të tjera të pangjara, që të bën t’i besosh, sikur kanë ndodhur vërtetë mu para hundës tënde. Ajo historia me Jasharin e gjatë, atë shufrën e hollë të fëmijërisë, i vjen tani e shkoqur bukur dhe e bën të qeshë aq sa i dhëmbin brinjët. Jashari e fton ta pijnë një kafe, por meqë s’ka kohë, i kërkon të dalë në Skelë, aty rreth orës dhjetë të paraditës. Nuk i thotë fare se është përgjegjës i ofiçinës së peshkimit, domethënë përgjegjës edhe i Rolandit, por këtë do ta marrë vesh kur të shkojë për kafe, kur Jashari ta fusë në ofiçinë, t’i paraqesë një për një të gjithë ata që punojnë aty nëpër torno e freza, të lyer në faqe e nëpër sy me graso. Më në fund do t’i dalë edhe Rolandi, pak i turpshëm, ose gjoja i turpshëm, ndryshe nga natyra e tij. Patjetër Rolandi ia ka treguar Jasharit nguljen e thikës në komodinë, i ka treguar dhe për vjershat, sepse katër prej tyre, duke mos përjashtuar as Jasharin fillojnë të recitojnë përmendësh Naimin, Çajupin, Nolin dhe Migjenin. Nameti edhe mallëngjehet edhe i vjen për të qeshur me këta burra të moshuar që bëjnë para tij si karagjozë, megjithatë merr vendimin e madh që Rolandi tani e meriton pesën, i përqafon të gjithë pasi ngjit pak nga ajo boja e zezë e tyre dhe del buzë detit me Jasharin për të kujtuar vitet e tyre të largëta kur ngjiteshin nëpër kodra, kur panë për herë të parë atë marinarin që e bëri tre herë me gjimnazisten e bukur, ndërsa edhe ata e tundën pak cipalin e tyre. Kujtuan edhe gjëra të tjera, po për pesën e Rolandit nuk folën fare.
Mirëpo që atë ditë Rolandi nuk erdhi më në shkollë, në bazë të mungesave u përjashtua, askush nuk e dinte ç’kishte pësuar e ku ndodhej. Nameti nuk e vuri re fare mungesën. Qe humbje vetëm e një ngjarjeje, po jo e gjithë ngjarjeve të jetës së tij. Ato venë e vinë bashkë me fytyrat, ca shuhen e ca shfaqen dhe sidomos për një mësues që e ushtron profesionin e tij prej gati një çerek shekulli, këto zhdukje fytyrash janë të vërteta të përditshme që nuk të mallëngjejnë.
Më pas ndodhën ca ngjarje që e turbulluan jetën e qytetit aq shumë, sa nuk ishte parë që prej rreth dyzetepesë vjetësh. Ca kalorës nate i mbushën të gjitha lagjet me shkresurina kundër atyre që qeverisnin prej kohësh që s’mbaheshin mend. Ishin vërtetë kalorës hipur mbi kuaj dhe erdhën nga kodrat e qytetit pa i parë kush. Të tjerë kishin nxirë muret me ca shkronja të mëdha analfabetike në dukje, po fjalët Poshtë dhe Rroftë dalloheshin mirë, sidomos të qarta ishin kush duhej të rronte e kush duhej të binte poshtë. Atë mëngjes qytetin e pushtoi terrori, u dukën uniforma jeshile me mburoja e armë të veçanta, me një emër rrënqethës që të kujtonte briskun. Nametit i kujtohen të gjitha këto me imtësi, gjithashtu i kujtohet edhe se si disa ditë më pas, kur po pinte një kafe te “Bishti i dhelprës”, erdhi e iu ul në tavolinë pikërisht ai i fshiri nga mëndja, Rolandi. Kishte njolla të zeza në fytyrën e shtrembëruar tmerrësisht, dy dhëmbë të thyer dhe duart të enjtura te kyçet. Çdo gjë u bë e qartë kur Rolandi tregoi me humor se si e kishin lidhur me këmbët e duart e hapura me fytyrë nga muri për një javë rresht, si e kishin shëmbur në gjithë trupin me ata bastunët kauçukë, si i kishin vënë te tëmthat disa herë revolen për ta ekzekutuar dhe të gjitha këto për ato shkresurinat e rrugëve dhe zhgaravinat nëpër mure.
Mirëpo Rolandi i rrëfeu këto gjëra duke qeshur, janë bij kurvash, tha dhe qëlloi tavolinën me grusht, pastaj i kishte treguar Nametit një tufë me kartmonedha në dollarë, kam mbledhur plot dymijë, arrijnë për të shkuar deri në Luvër?- pikërisht kështu shfreu.
Nametit iu kujtua turbull libri i trashë me piktura atë ditën e nguljes së thikës në komodinë, diçka pyeti, mori përgjigje të çoroditura, heshti, e pa në sy dhe ndjeu se Rolandi e kishte marrë prej kohe vendimin e madh për të vdekur, gjë që Nameti nuk mund ta pengonte, vetëm se u përpoq ta shtynte sa më tepër të qe e mundur. Tani Rolandi dinte shumë, shumë më tepër se ai, përmendëte Pikaso e Rembrand, Praksitelus e Mikelanxhelo, Van Gog e Gogen. Ai dinte ku qe kulla Eifel, rrugicat që të çonin në Luvër, Katedralen e famshme të Parisit. Me mendje jetonte ditë e natë vetëm atje, bënte gjithfarë kontrabandash për të mbledhur dollarë, që një ditë të ishte atje. Për çudi Nameti vuri re që Rolandi tashmë kishte filluar të fliste një frëngjishte të mjerë, gjuhë që pa dyshim e torturonte shumë, po që nuk e kishte mposhtur. Siç duket edhe këto qenë një shkak më tepër që të dyshohej e të shtrembërohej aq keq nga jeshilët e briskut se kishte ardhur natën nga kodrat si kalorës për të hedhur shkresurinat me Poshtë e me Rroftë.
Të gjitha këto e bindën se Rolandi po ropatej vërtetë pak si tepër për të vdekur sa më shpejt, por që nuk ia tha. I tha vetëm se aq dollarë nuk mjaftojnë, se ndoshta duhen edhe një herë aq, vetëm e vetëm për t’ia shtyrë edhe ca kohë vdekjen, që Rolandi po e kërkonte me aq ngulm.
Tani që i ka rënë pak zjarrmia se ka pirë dy aspirina njëherësh e vret mëndjen të gjejë si i lindi mendimi që Rolandi po kërkonte me ngulm të vdiste. Ai djalë dy metra i gjatë e i bukur, me fytyrë të rrumbullaktë e gjak të nxehtë, që nuk mund të lexonte dot as një faqe libri, qe gëlltitur i gjithë nga ngjyrat, loja e dritëhijeve, figurat e Rembrandit që dalin nga errësira, kishte hyrë i tëri në një botë tjetër, nga ku e kishte të vështirë të dilte. Ai rronte ditë e natë atje, nëpër fushat e pamata me luledielli të Van Gogut, te vajzat e egra të ishujve të Gogenit, nëpër urat dhe liqenet e Manesë, mes figurave kubiste të Pikasos, tundëte orët e vdekura të Dalisë. Rolandi jetonte te e ndaluara, ishte i mbështjellë i gjithi prej saj, realisht rronte vetëm atje, kurse këtu ishte një i vdekur. Kur i tha një ditë:
-Roland, do të të vrasin,- Rolandi qeshi dhe si u mendua pak u përgjigj se do të shkonte atje edhe po ta vrisnin. Prandaj Nametit nuk i mbetej tjetër veç t’ia shtynte pak atë çast, ndoshta do të ndodhte mrekullia, megjithëse të paktë qenë ata që shpresonin se pushteti i kohëve që nuk mbahej mend, mund të zbutej sadopak, sa për të hapur kufijtë e t’i jepej mundësia edhe Rolandit të udhëtonte të paktën dhjetë ditë sa të shikonte Luvrin.
Rolandi hyri në lojën e të dukurit dhe të zhdukurit, shfaqej vetëm sa për të treguar tufën e dollarëve që gjithnjë trashej, merrte përgjigjen se duhen edhe më, vazhdonte rrjedha e zakonshme e fytyrave të reja, çdo ditë diçka boshatisej e prap mbushej, kështu që mungesa e tij nuk binte edhe aq në sy. Edhe nekrologjinë për vdekjen e tij e pa një ditë pa vëmendje, iu duk si fytyrë e njohur por nuk u përqëndrua, se binte shi dhe ishte pa çadër. Edhe kur e ndali në rrugë Lefteria, që tashmë e kishte mbaruar shkollën e i tha, e more vesh për Rolandin e i tregoi si kishte ndodhur, Nameti iu përgjigj thjesht se e dinte prej kohësh që Rolandi kishte vdekur, që kur hapi për herë të parë librin e madh me piktura e filloi të mblidhte dollarë, gjë që e habiti me të vërtetë Lefterinë dhe seç tha e tronditur ca gjysmafjalë nëpër dhëmbë që nuk u dëgjuan, por pa dyshim duhej të kishin një kuptim të tillë: profesori paska rrjedhur.
Kurse na del që ai djalë qenka gjallë dhe e priste atje përjashta së bashku me atë që hyri pa trokitur e i ngjante aq shumë. Ndoshta bëhej fjalë për tjetër njeri, ose ndoshta ai që kishte vdekur nuk ishte Rolandi i vërtetë. Në kohë të turbullta, kur qyteti dhe deti ishin të rrethuar nga vdekja, çdo gjë mund të ndodhte. Mbase edhe zjarmia e lartë kishte faj, krijonte ngjashmërira të kota, shpikte ngjarje e fytyra të gënjeshtërta.
Kur e ndjeu veten pak më mirë, mendoi të dilte, ta zgjidhte këtë lëmsh, që kot së koti kishte lidhje edhe me të, se ai që quhej Roland, që edhe paska vdekur edhe qënka gjallë, paska lënë një shkresë, ose paska me vete një shkresë, ku përmendet emri i tij, por për çfarë, as që mund ta gjente dot, sado ta vriste mendjen.
Pas disa kohësh do t’i kujtonte të gjitha me imtësi, ndoshta do t’i harronte prap, por gjithësesi kur të zbriste poshtë, vërtetë do ta prisnin katër vetë, që nxituan ta futnin në një xhip të madh, por Rolandi mungonte. Dhe kur të hynin në një shtëpi të vjetër me obor, në dhomën e madhe të së cilës qante një grua, ai do të bindej se Rolandi i gjatë dymetrosh ishte brenda asaj kutie në madhësi dy pëllëmbë, mbuluar me mëndafsh të kuq, vendosur në një shtrat të vjetër, zbukuruar dosido. Do të dëgjonte si ndodhi që Rolandi u katandis për t’u futur në kuti, pikërisht atëherë, kur vendosi të ikte prej këtu për të shkuar atje. Te telat me gjëmba e kishin plagosur. Ata që e kishin plagosur e kishin ndjekur dhe në atë tokën tjetër, e kishin qëlluar nga afër disa herë duke e lënë atje, për ta varrosur banorët e asaj tokës tjetër. Nameti do të mësonte gjithashtu se ishin pikërisht ata banorë të tokës tjetër që kishin gjetur emrin dhe adresën e midis tyre edhe një shkresë ku përmendej emri i tij. Tashmë kufijtë s’qenë më të mbyllur, pushteti i kohëve që s’mbahej mënd kishte rënë dhe një ditë mbriti që andej letra ku thuhej në gjuhë të huaj ku ndodhej Rolandi. Kjo qe e gjitha.
Tani ata njerëz pritnin çdo të thoshte Nameti, ndoshta do të shkruante disa fjalë te pllaka e mermertë që po përgatitej, ndoshta do të shfrynte kundër vrasësve, mirëpo ai tashmë po mendonte tjetër gjë. Ai po mendonte se Rolandin e vrau ai libri i madh i bibliotekës së tij, se ai djalë i bukur dy metrosh që tani rrinte brenda një kutie dypëllëmbëshe, tani do të ishte gjallë në se nuk nuk do të kishte bërë shoqëri me Mikelanxhelon e Dalinë, me Van Gogun e Gogenin, se vrasësit e vërtetë të tij nuk ishin ushtarët, por pikërisht ata, domosdo edhe Nameti që nxitoi ta prezantonte me ata. Doemos të gjitha këto nuk mund t’ia thoshte asaj nëne që qante mbyturazi, as vëllezërve e babait, se ata patjetër do të thoshin: qenka i rrjedhur, mirëpo diçka duhej të thoshte, prandaj e kishin marrë me aq ngut, pikërisht ditën që digjej nga zjarmia e lartë.
Më në fund u dëgjua nga të gjithë të thotë diçka të pakuptimtë, që ai patjetër do t’ua sqaronte dhe ata më në fund do ta pranonin.
-Çojeni në Luvër.
Pikërisht kështu u tha dhe ata pikërisht kështu vendosën.

6/26/2003
12:25:05 AM


(Botuar në gazetën: "Temp", - Nr. 33, 31 korrik, 2005, f. 9.)
usertype:1 tt= 0
Amantin
Share to: Facebook Twitter MSN linkedin google yahoo 25# 



Rank:Diamond Member!

Score:625
Posts:625
Registered:07/10/2012
Time spent: 23 hours

RE:Hiqmet Meçaj
(Date Posted:13/10/2012 00:50)

Tregim nga HIQMET MEÇAJ




BALADË PËR KËPUCËN QË S’ECI




Nuk dihet shkaku se si qeni buldog futi turirin brenda në atë dollap të madh, kapi me dhëmbë këpucën e majtë, pikërisht kur ajo, bashkë me këpucën e djathtë, po luteshin si përditë të dilnin përjashta, të visheshin e të shkelnin në udhët e botës, në shi a në diell, s’kishte rëndësi, vetëm të ndjenin harenë e të ecurit, sepse kishin vite që rrinin aty të kyçura, në errësirën e atij dollapi. Po buldogu kapi vetëm njërën, të majtën, e nxori që andej, pasi i futi dhëmbët e mëdhenj në lëkurën e bukur e të qepur me finesë, shkoi te ballkoni e, si bëri disa lodra të rrezikshme duke e kafshuar dhe lëshuar, duke e shtyrë me këmbë e turinj, ajo këpucë e majtë ndjeu se fluturoi në ajër, bëri ca kolotumba të rrezikshme, që asaj iu dukën të bukura, pastaj, si u shuk dy-tri herë në një çimento të fortë, kërceu e u fsheh në një kaçubë të vogël bari.
U rrënqeth kur preku barin, pastaj ndjeu rrezet e diellit ta ngrohnin, t’i depërtonin në të gjitha poret e trupit, sipër llapës, nëpër lidhëse, të lodronin brenda birave të vogla, aty ku një fill ele*gant kishte bërë ato të qepura aq të bukura, që i shkonin për shtat vetëm një këpuce luksoze por fatkeqe. Ishte e lirë, në ajër, mund të mendonte, të shikonte, bile edhe ëndrra se si, pasi përshkoi trotuare, hendeqe, pirgje me gurë e me baltë, ca duar të buta e përkëdhelën, e pastruan mirë e mirë e pastaj i shtruan sipër lëkurës elegante një bojë të ndritshme, ku edhe dielli verbohej po të shihej në të.
Vetëm kaq. Shpejt e kuptoi vetminë, ajo ishte këpucë dhe kishte lindur bashkë me të djathtën, pa të s’kishte asnjë vlerë. Kur rrinte aty mes barit, ndjeu një dorë ta ngrejë lart, ta përkëdhelë e të thotë “ç’këpucë e bukur, qenkam me fat”. Një këmbë u fut brenda saj dhe qëndroi aq bukur sa që ai tha përsëri “qenkam me fat”. “Po e djathta ku është”? tha zëri pas pak. E kërkoi të djathtën e, meqë s’e gjeti, e hodhi përsëri këpucën e bukur aty ku ishte, në kaçuben e vogël mes barit. Në atë çast, këpuca e majtë, që s’kishte qënë kurrë e keqe në shpirt, iu lut zotit që atij njeriu t’i këpuste këmbën e djathtë. Dhe ky mendim iu ngulit thellë, aq sa çdo çast uronte t’i kalonte aty dikush këmbëdjathtëkëputur, ta vishte, të ecte tok me të se, të thuash të drejtën, për të ecur kishte lindur.
Së shpejti ra mbrëmja. Hapat u rralluan. Ajo ndjeu barin të fëshfërinte, pastaj lidhëzat u drodhën, disa këmbë të vockëla prekën butësisht lëkurën e saj dhe një hardhucë u zhyt brenda. Ishte hera e parë që shikonte hardhucë, e cila duhet thënë që në fillim, nuk i pëlqeu, se lëvizte shumë, sikur diçka kërkonte e diçka nuk i pëlqente. Ajo doli prapë dhe u kthye pas pak me një të dytë që, pasi u përkëdhelën bënë seks hardhucërishte, pa ceremonira, pa zhveshur rrobat e tepërta, siç kishte parë zakonisht këpuca nga brima e dollapit ku rrinte. Pastaj hardhucat, si iu lutën zotit për shtëpinë e bukur që u bëri dhuratë, fletën në krahët e njëra tjetrës pa gërhirë e pa lëvizur fare. Kurse këpuca mbeti zgjuar gjithë natën e natës. Mendonte të djathtën, ku ishte, edhe ajo e ndjente vetminë, atje në errësirë, pa shpresë për të dalë jashtë.
Asnjëherë, mendoi ajo, nuk ecëm siç duhet. Ca shkallë, pak trotuar, brenda në makinë, prapë trotuar, shkallë, ashensor e më pas muaj e muaj të tërë brenda errësirës së atij dollapi të frikshëm. Do kalbem këtu, mendoi, pa bërë atë për të cilën linda, do strehoj hardhuca , kërmij, krimba, deri sa një ditë dikush do të më hedhë mes plehrave, larg këpucës së djathtë. Edhe atë do ta flakin për fajin tim, mendoi.
Ndërkaq filloi një shi i dendur, ajo shkëlqeu aq bukur nga drita e rrugës, sa edhe vetë u habit dhe, në pamundësi të gjente të djathtën, iu lut zotit që njeriu i parë që do ta merrte në dorë të kishte vetëm një këmbë.


28. 3. 2000
Paleo Faliro. Athinë.


(Botuar në: "Gazeta shqiptare" - Nr. 1690, 8 tetor, 2000, f. 20)
(Botuar në: "Gazeta e Athinës" - Nr. 67, 23 qershor 2000, f. 6.)
(Botuar në: "Albania" - Nr. 281, 26 nëntor, 2006, f. 14)

usertype:1 tt= 0
Amantin
Share to: Facebook Twitter MSN linkedin google yahoo 26# 



Rank:Diamond Member!

Score:625
Posts:625
Registered:07/10/2012
Time spent: 23 hours

RE:Hiqmet Meçaj
(Date Posted:13/10/2012 00:51)

Tregim nga HIQMET MEÇAJ





TREGIM - "PËLLUMBAT E EGËR TË JAJA* POLIT"





Dola si zakonisht atë mëngjes shtatori për frapenë te Flizvua. Mes rrepeve të lashtë, që fëshfërinin nga era, gjeja qetësinë e vendit tim, të cilin e kisha braktisur prej më se tetë vitesh. E preferoja lokalin Goody'S edhe për rrepet edhe për lirësinë e çmimeve, por edhe sepse aty mblidheshin nga të gjitha moshat e sidomos të rinj. Është një shesh i madh i shtruar me kalldrëm guri ku rrjedh natyrshëm një shatrivan.
E mora frapenë time dhe, i zhytur në mendimet e hallakatura të emigrantit, po vështroja përreth i shpërndarë. Ja shitësja e lotarisë gërvishtëse, dy të zinj diç diskutojnë me një sllav, një çift pleqsh tundin në karrocë nipin a stërnipin e tyre. Kurse më tej një plakë, ulur në stol, ushqen pëllumbat. Në të gjitha sheshet e Athinës gjen njerëz që sjellin diçka për ata zogj të bukur e paqësorë që gugitin e çukitin të gëzuar duke argëtuar kalimtarët. Ndaj edhe kjo pamje m'u duk e zakonshme, bile e stërkonsumuar për sytë e mi të lodhur nga monotonia e gjërave. Rufitja frapenë me ngadalë, se nuk kisha ku të shkoja. Shoku im i dhomës, që ende flinte, se punonte mbrëmjeve në shpërndarje picash, shqetësohej nga zhurma më e vogël. Edhe unë shërbeja natën në një pikë shitjeje karburanti, por, meqë makinat ndalonin rrallë në atë cep të autostradës Qifisú, kisha kohë të merrja një sy gjumë në karriken time tip polithronë. E mbarova frapenë dhe u ngrita të tymosja një cigare te stoli pranë shatrivanit. Në krah kisha dy ukrainase që jepnin e merrnin me një greqishte të çalë me dy të rinj grekë. Siç dukej, për diçka nuk binin në ujdi. M'u duk sikur m'u drejtuan mua, por meqë e kisha zakon t'u qëndroja indiferent të panjohurve, u fola italisht, si të isha turist që nuk e kuptonte gjuhën e tyre. Për t'u shmangur nga ndonjë e papritur e pakëndshme, bëra pak më tej dhe u ndodha në të njëjtin stol me plakën që ushqente pëllumbat. Ajo shkërmoqte copëra buke të thara dhe zogjtë i mblidheshin përreth duke gugitur. Një çast u përqendrova dhe, për çudinë time, vura re se nuk ishin pëllumba të butë. Rreth plakës qenë mbledhur pëllumba të egër, një tufë e tërë gri dhe tek tuk ndonjë harabel. E zakonshmja kishte mbaruar. Indiferentizmi im u zhduk dhe fillova të përqendrohem i tëri në atë tufë shpendësh të egër që i bindeshin plakës. M'u duk sikur ata ia kuptonin gjestet, mimikën.
-Marko,- tha gruaja plakë,- lëre dhe Petron të çukisë. Hë, bravo, eja këtu.
Ai që quhej Marko ishte pak më i madh në trup se të tjerët, u afrua tek ajo dhe iu hodh në pëllëmbën e rrudhur. Ajo e afroi drejt fytyrës e u panë sy më sy. Markua diçka gugiti e fluturoi drejt shatrivanit.
-Stratuli, eja te jaja1 Poli,- iu drejtua ajo një zogu të ri me këmbë të holla ngjyrë trëndafili.
Stratuli u shkëput nga tufa e fluturoi mbi supin e Polit. Ajo e përkëdheli, e puthi në sqepin e vogël dhe e ushqeu në pëllëmbën e dorës. Stratuli çukiste e gugiste.
Ç'lidhje e çuditshme, mendova. Doja diçka të kuvendoja me jaja Polin, ta pyesja si qe njohur me ata zogj të egër, si kuptoheshin e gjëra të tjera, por më tepër më pëlqente të vëzhgoja.
Fillova të udhëtoja nëpër rrudhat e fytyrës së saj, në fillim kot së koti, ngjitesha nga poshtë mjekrës, aty ku dy llapa të shtrydhura mirë e mirë, tundeshin ndën çdo tingull që dilte poshtë laringut të saj. Ishin tinguj të ngjirrur e plot ngjyrë që nuk dihet si mund të kenë qenë dikur para pesëdhjetë, gjashtëdhjetë apo tetëdhjetë vjetësh. Kacavjerrja ime e mundimshme më çonte te cepat e buzëve e humbiste aty te e sipërmja, që më tepër ngjante me një kapak të zhubrosur lëkure, ku s'dihej se si kishin mbirë qime të gjata e të dendura argjendi. Pastaj udhët e rrudhave bëheshin të ngatërruara, kryqëzoheshin, derisa venin te sytë, te veshët e te balli. Aty humbisje dhe nisja nga e para.
-I do zogjtë?- më ndërpreu nga fantazia ime jaja Poli, e cila siç dukej ndjeu dëshirë të kuvendonte me dikë, qoftë dhe i panjohur, siç isha unë.
-Pa dyshim,- i thashë,- sidomos të egrit.
-Pa dyshim,- pëshpëriti ajo e menduar. Ndoshta përgjigja ime iu duk tepër e thatë dhe nuk i pëlqeu. Pastaj, pasi bëri zbulimin e madh që unë isha i huaj, më pyeti përsëri:
-Po atje në vendin tënd, i duan?
Unë heshta. Jaja Poli mori në pëllëmbë të dorës Kostën, një pëllumb që çalonte ose më mirë të thuash njërën këmbë e hiqte osh si gjë të tepërt. E vuri në prehërin e saj të madh dhe filloi ta ushqente e t'i fliste:
-Ki kujdes Kosta im, se jeta ka rreziqe. Si po bëhem unë njëqind vjeçe, Kostaqi im, ashtu kot? Zoti i ka bërë rreziqet të na provojë të durojmë, të gëzojmë e të helmohemi, Kosta im, i bukuri im, që t'ua tregojmë pastaj të tjerëve. Ti e di, pedhi mu**, jaja Poli ka vuajtur shumë, po edhe ka gëzuar shumë, unë t'i kam treguar.
Ndërkohë m'u kujtua kur vendosa të shkoja në vendin, që kisha pesë vite pa e parë. Po atje, në vendin tuaj, i doni pëllumbat? Kjo pyetje më shqetësonte e filloi të m'i turbullojë kujtimet e mia nga ai udhëtim. Doja të shihja të paktën nënën plakë, vetëm nënën, asgjë më tepër. Derisa kaluam kufirin 'do gjë rrodhi e zakonshme. Hymë në tokën tonë, të rrjepur nga gjelbërimi, me rrugë të stërngrëna e plot andra. Njerëzit e racës sime m'u dukën krejt ndryshe, të rrudhur e të kërrusur, me diçka të e egër e kërcënuese në dritat e syve. U rrënqetha i trishtuar. Kush i kishte katandisur kështu? Atje në vendin tuaj, i doni pëllumbat?- më torturonte pyetja e jaja Polit, që më turbullonte kujtimin e atij djali të vogël, të cilin e mbaja në prehër. Bashkudhëtarët e mi qenë një çift i ri, edhe ata të shumëmunguar nga vendi i tyre. Unë zgjodha nga çanta lodrën më të bukur, që do ta çoja dhuratë, një qenush që lehte dhe hidhej së prapthi si akrobat dhe ia dhashë atij djali të vogël. Nuk e ndjemë fare rrugën deri sa na dolën ato, të shumëpërfolurat, çorapet e zeza të rrasura mbi fytyra të panjohura, me dy vrima të vogla për sy. Shoferi nuk ndaloi dhe çorapet e zeza hapën zjarr. Diçka kërciti, megjithatë ne u larguam.
-Shpëtuam, tha shoferi.
-Shpëtuam,- thamë edhe ne.
S'kaloi shumë dhe unë ndjeva shqetësim. Vogëlushi po flinte. Gjë e pazakontë pas gjithë asaj zhurme të madhe me krisma. Nëpër këmbë filloi të më rridhte diçka e nxehtë, ndoshta kishte urinuar. Ia dhashë vogëlushin të atit që të pastrohesha. Por nëpër rrobat e mia pashë diçka të kuqe që po ngrinte.
-Gjak,- thashë unë.
Menjëherë ndjemë se llahtaria kishte ndodhur. Vogëlushi vërtetë po flinte e nga shpatullat e njoma i rridhte gjaku që ende nuk ishte ftohur. Ndërsa shikoja jaja Polin, ndieja rrënqethjen e atyre çasteve. Ai fëmijë i vogël po i shkonte vendit të tij me dorën që dalëngadalë po i ngrinte, duke shtrënguar qenushin e vogël akrobat. Kishte lindur në vend të huaj. Nuk do ta njihte kurrë vendin e tij. Jaja Poli ngulte këmbë: Po atje në vendin tuaj, i duan zogjtë?
-Pa dyshim,- përsërita unë,- sidomos të egrit.
-Qenkeni popull i mirë,- u lehtësua ajo.
Unë u ngrita. Kur hyra në dhomë, shoku im që punonte mbrëmjeve në shpërndarje picash, qe zgjuar.
-Ç'u bëre?- më tha ai.
-Kam rënë në dashuri,- i thashë unë.
-Është e bukur?- më pyeti ai.
-E mrekullueshme,- iu përgjigja unë.
-Do ma njohësh?- nguli këmbë ai.
-Pa tjetër,- i thashë unë.
Vërtetë kisha rënë në dashuri. Mendoja orë e çast për jaja Polin dhe pëllumbat e saj të egër. Kur shkova të nesërmen për frapenë time të mëngjesit, e dashura ime më dalloi që larg e më bëri shenjë të afrohesha.
-U kthye Fotuli,- më tha ajo.
Fotuli, një pëllumb i ri i fuqishëm, rrinte pranë këmbëve të saj si i zënë në faj. Rrotullonte kokën e bukur, kapsalliste sytë e herë-herë diku vështronte djathtas.
-Mu elipses Fotuli mu***,- tha ajo.
Unë kuptova që Fotuli kishte munguar shumë ditë nga jaja Poli dhe ajo po i fliste as ashpër, as me ton qortues, se e kishte marrë malli dhe i ofronte nga dora e saj që i dridhej nga ngashërimi. Për një çast, ai që quhej Fotul fluturoi, u largua në një nga degët e rrapit kurorëgjerë dhe u kthye me një, siç dukej nga pamja, pëllumbeshë. Gjyshe Polit i ndriti fytyra. Pa nga unë. Ndoshta shprehja të njëjtën gjë në fytyrën time të lodhur nga pagjumësia.
-U rrite Fotuli im,- tha plaka që m'u duk disi e përlotur.- Unë e di si të kam rritur. Të gjeta të vogël e pa pupla te skupidhjet****. Diçka e keqe u kishte ngjarë prindërve të tu. Jaja Poli të rriti, biri im, atje te garsoniera që ti e do aq shumë,- tha ajo.
Të dy pëllumbat e egër rrinin e dëgjonin ligjërimin e asaj sklupture të rrudhosur, që quhej jaja Poli.
-Nuse të bukur ke zgjedhur, Fotuli im. Jeta mjaltë t'ju bëhet.
Ishte një çast solemn, një si dasmë e vogël, që gjyshe Poli po bënte aty, e gërmuqur në stolin prej guri, ndanë rrepeve të lartë.
Tani shkoja çdo ditë, më tepër jo për frapenë, po për gjyshe Polin dhe pëllumbat e saj të egër. I njihja edhe unë me emër, dalloja çdo ndryshim të tyre, pendët gri, të bardhat, qafën, ngjyrën e këmbëve e të sqepit, mënyrën si këndonin e si fluturonin. Ishte një lodhje e vërtetë, por edhe një mrekulli e vërtetë. Ora kalonte pa u ndier, në heshtje, pa shumë biseda, pyetje e përgjigje.
-Atje tek ju, bën ftohtë?- Më pyeti një herë jaja Poli.
-Si këtu,- i thashë unë.
-Keni dhe ju shumë pëllumba?
Unë heshta. M'u kujtua një bisedë me tim bir. Atëherë ai ishte i vogël, më pak se i ri. Kur do bëhemi edhe ne shtet,- më tha. Ndodheshim në një shesh të madh kishe në Pire. Sheshi gëlonte nga pëllumbat. Shumë njerëz, kryesisht fëmijë, u hidhnin për të ngrënë. Im bir i fotografonte. Po ne, do bëhemi ndonjëherë shtet?- më pyeti prapë ai. I trishtuar i thashë pa u menduar shumë: kur të mbushen edhe sheshet tona me pëllumba. Im bir heshti. Që aty mori vendimin se në vendin e tij nuk duhej kthyer. Ndoshta mendoi se do të vononte shumë mbushja e shesheve me ata zogj të bukur.
Shkoi larg, në një shtet të ftohtë e me dëborë, ku mund të ketë foka, arinj e gjithfarë, por pëllumba jo. Ai ishte pëllumbi im, im bir që u largua.
Jaja Poli po më shikonte. Ngrita kokën edhe unë dhe e vështrova në sy.
-Keni shumë pëllumba?- përsëriti ajo.
Ç'ti thosha? Buzëqesha hidhur dhe mendova që nuk mund t'i thoshja se nga vendi im largohen gjithnjë pëllumbat.
-Shumë,- fola pa u menduar.
Jaja Poli u kënaq, megjithatë unë kuptova se ndjehej e shqetësuar. Diçka kërkonte në tufën e pëllumbave që ushqente. Ja Kostaqi, Markua, Petrua. Vinin e vinin plot të tjerë, që nuk ua mbaj mend emrat. Prapë jaja Poli ishte e shqetësuar.
-Nuk po vjen më Fotuli me Fotininë,- tha ajo.- Mos i ke parë?
Unë heshta e megjithatë një mendim i çuditshëm më erdhi në kokë.
-Ti i martove Fotulin me Fotininë,- i thashë.
-Natyrisht,- tha ajo.
-Ti i bëre dasmë Fotulit dhe Fotinisë,- i thashë.
-U bëra,- tha me krenari ajo.
Unë heshta një hop, i mora dorën dhe ia putha.
-Tani Fotuli me Fotininë janë të pavarur,- i thashë.
-Po,- tha ajo.
Pastaj qesha. Jaja Poli më pa me kërshëri.
-Janë nisur në muajin e mjaltit,- i thashë.
Qeshi dhe jaja Poli. Qeshi dhe u kënaq aq shumë, saqë pëllumbat e egër rreth saj fluturuan si një ré gri, që ngrihet papritur.
-Qyqja unë,- tha jaja Poli,- si s'e kuptova. Po ku të kenë shkuar vallë?
Nuk iu përgjigja. Ajo më kapi nga duart, m'i shkundi fort, më vështroi thellë në sy e më tha me solemnitet:
-Në vendin tënd kanë shkuar. A nuk më the se atje i duan shumë pëllumbat? Tani jam e qetë.
M'u duk sikur m'u njomën sytë, nuk e di, nga pëllumbat, nga jaja Poli, nga im bir, apo nga malli për atë tokë të hidhur që quhet vendi im.

------------------------------------------------------------
*.gr. gjyshe,
**. djali im,
***. më mori malli,
****.gr. plehrat

24.11.1999


(Botuar në: "Drita" - 16 mars, 2003, f. 14)
(Botuar në: "Gazeta e Athinës" - 16 mars. 2001, f. 10.)
usertype:1 tt= 0
Amantin
Share to: Facebook Twitter MSN linkedin google yahoo 27# 



Rank:Diamond Member!

Score:625
Posts:625
Registered:07/10/2012
Time spent: 23 hours

RE:Hiqmet Meçaj
(Date Posted:13/10/2012 00:51)

Tregim nga HIQMET MEÇAJ




PËR ASKUND
tregim




-Po tani? -e pyet ai kapedan Janin. -Ku do të shkojmë?
Kapedani ndalon, u bie me duar veshëve se i bëjnë shumë zhurmë, hap sytë se i lëvizin lentet dhe poshtë, ndën këmbën e majtë, i shket qeska e verdhë e shurrës.
-Nuk e di, -thotë, -po ti e di?
Petrua kapet bosh, mendon një çast, thotë diçka nëpër dhëmbë, që kapedani nuk ka si e dëgjon, se veshët i bëjnë zhurmë, megjithëse i qëllon fort me të dyja duart, prandaj është i detyruar të bërtasë:
-Shkojmë në Askund?
-Mirë, -thotë Kapedan Jani, që duket se kësaj radhe diçka ka dëgjuar, -në askund jemi më të qetë.
Ai e di mirë ç’është Askundi, se e ka parë nga larg shumë herë, megjithëse nuk mund të flasë për peisazhet e tij, pasi ato mungojnë. Nuk ka as male e as pyje, fusha e lumenj jo se jo, mungojnë ngjyrat dhe për qiell as që bëhet fjalë. Megjithatë Askundi për djall e tërheq shumë, prandaj e detyron Petron çdo ditë të udhëtojnë për atje, në atë vendin e largët e të paemër.
Bëjnë si bëjnë e nisen. Dora e Kapedan Janit mbështetur në një shkop, dora e Petros nën sqetullën e Kapedanit. Së pari kalojnë Gjibraltarin, që është ngushtica midis kolltukut të madh dhe tavolinës së rëndë prej mermeri të zi, dalin në Atlantik, ku domosdo , si gjithnë edhe sot do të fryjë erë e fortë nëntëballëshe, që vjen nga dera pak e hapur e verandës, nisen drejt Karaibeve, ku u dalin para disa njerëz të zinj e muskulozë, që janë ca kukulla sa një bojë njeriu, që zonja Sivri i ka prurë nga udhëtimi i fundit në Egjipt.
Aty Petrua kërkon pak pushim, se i ka lodhur udha e gjatë. Kolombi i shkretë mezi e bëri për disa muaj, pasi humbi një tog nga ato anijet e tij me vela e pasi iu shkretua gjysma e detarëve. Kurse ata, duke patur në timon kapedan Janin, ia dolën në krye fët e fët, pa asnjë humbje të dukshme, bile duke mos pësuar as gërvishtjen më të vogël. Stuhia qe e tmerrshme, balenat dhe peshkaqenët nuk u ndanë gjatë gjithë pluskimit, duke kërcënuar me dhëmbët e tmerrshëm, kurse sirenat nuk u dukën gjëkund. Çudi me sirenat! Të paktën të kishin nxjerrë pak gjokset e fortë dhe flokët e gjatë, pa le të mos këndonin.
Zënë një hotel luksoz, që patjetër është divani me susta të buta e mbulesë prej lëkure, që i ngjan leopardit, ku Kapedani shtrihet e mbyll sytë e lodhur, pasi i ka goditur përsëri veshët, kurse Petrua ia ngrë këmbët dhe ia mbledh fort rreth kofshës qeskën e verdhë të shurrës, se i ka shkarë dhe e pengon. Era e Atlantikut bëhet më e fortë, ngaqë dera e verandës është hapur më tepër, siç duket jashtë ka filluar stuhia, vetëtimat bëjnë kërdinë, po ata tani kanë arritur në Karaibe, mu në zemër të Haitit dhe bëjnë kokrrën e qejfit në hotelin me pesë yje “Mirazh”, që arkitekti është kujdesur shumë, t’i ngjajë një divani me susta të buta, veshur me lëkurë leopardi.
“Kushedi sa anije mbyten sonte” –thotë Petrua dhe për çudi të tij, kapedan Jani ka dëgjuar.
“Nisemi” – thotë ai. -Të shpëtojmë ç’të mundemi!”
Ç’trim i madh ky kapedani! Ç’zemër të florinjtë që ka! Petrua e ndjen veten fatlum, që merr pjesë në aventura kaq të rrezikshme, që nxjerr nga deti aq e kaq fëmijë, gra e burra, i fshin e i vë të ngrohen, që patjetër janë patatet dhe qepët, tashmë të shpërndara mes ujit të shiut, pasi nga përplasja e derës së verandës me karriken prej hekuri, u përmbys koshi plastik i zarzavateve. Po nuk janë vetëm këto. Petrua me Kapedan Janin japin alarmin në njëqind shtete, të vogla a të mëdha, për ta s’ka dhe aq rëndësi, që ta mbledhin mirë mendjen e mos t’i rrezikojnë kot njerëzit në stuhira të tilla. Tërheqin disa varka, që kanë brenda ca lule të çuditshme, për t’ua çuar atyre që martohen në vende ku tani është dimër dhe s’ka lule. Petrua e di mirë, se ato janë vazot që kanë mbushur ballkonin e gjerë dhe bimët rrezikohen të thyhen nga uragani i saposhpërthyer. Kapedan Jani mërmërit “do veni te nuset me domosdo, prandaj mos e çani shumë kokën ju detarë të gjorë!” dhe i përkëdhel varkat me dorën që i dridhet, domethënë vazot, që Petrua tashmë i ka vendosur pranë kaloriferit.
Pasi pushojnë përsëri, nisen drejt Jugut, megjithëse cikloni vazhdon të bëjë kërdinë. Nuk pyet anija e Kapedan Janit. Ka parë edhe më keq se kaq.
E lënë pas kanalin e Panamasë, atje duhet të kalojnë vetëm kruazierat turistike, kurse një ujk i vjetër deti, i regjur dhe i stëregjur në të gjitha ujërat e botës, e ka nderin t’i bjerë rreth e rreth ngushticës së Magelanit, që në këtë rast janë dy dyert e banjave, ku gjithnjë të pengojnë vendvendosja e telefonit, rafti i vogël i adresave, varësja me katër këmbë e rrobave dhe frigoriferi dy metra i lartë, që zonja Sivri sapo e ka blerë dhe ende nuk i ka gjetur vendin e përshtatshëm. Anija përplaset nëpër shkëmbinj të rrezikshëm, domethënë Kapedani me Petron disa herë gati nuk rrëzohen, pasi përplasen nëpër dyert e banjave. Më në fund shohin akujt e trashë, era fryn therrëse, siç duket edhe veranda e dytë, që është shumë herë më e gjerë se e para, qënka hapur nga era.
“LavdiPerëndisë, nuk pësuam gjë as kësaj radhe nga zoti Magelan!”, thotë me një krenari të pafshehur Kapedan Jani.
“Me ty në timon, nuk do të pësojmë gjë as nga babai i Magelanit!”, thotë me solemnitet Petrua dhe e shtrëngon i mallëngjyer në krahë.
Kalojnë indiferentë ishullin e parëndësishëm të Pashkëve, u bien përqark arqipelagëve të panumërt, s’ua hedhin fare sytë Galapagove, me ato breshkat që ngjajnë si kuaj, as kangurëve të Australisë. Diçka nuk ecën, ndaj Kapedan Jani ndjehet tepër i shqetësuar, domosdo edhe Petrua.
“Kam harruar rrugën për Askund”.
“Do ta gjejmë”, thotë me vendosmëri Petrua.
“Kësaj radhe shtegu qenka fshehur mirë”, shfrehet me inat Kapedani, pasi këput një të sharë aq të rëndë, sa që kushdo e kupton menjëherë, që vetëm detarët e regjur mund të shajnë ashtu dhe më të regjur se Kapedan Jani nuk ka.
-Bëjmë një pushim të vogël këtu në Papuase? – propozon Petrua.
Tjetri pranon, sepse tashmë është shtrirë në shtratin e vet tek, që patjetër ndodhet në koliben e një papuasi me flokë të gjata e truplakuriq, që ende nuk ka hequr dorë nga zakoni për të shijuar mish njeriu, sidomos kur është plot muskuj. Mirëpo para Kapedanit ai rri si pulë e lagur, i shërben gjunjazi, bile me një shënjë të cepit të syrit mbledh një duzinë me gra të hijshme për t’i shërbyer. Kuptohet, tepëron ndonjera edhe për Petron, që qesh i lumtur si budalla, kur ato e gudulijnë duke i larë trupin e zhveshur lakuriq.
Kapedani thërret të madhin e papuasëve dhe i bërtet, sa ai tmerrohet. I kërkon llogari, përse e kanë fshehur kalimin për në Askund, ta zbulojnë menjëherë, se ai dhe miku i tij s’kanë kohë të presin, ndryshe... Këtu kapedani ngec, nuk di të kërcënojë, se nuk u ka bërë kurrë keq, as peshkaqenëve, që i quajnë të egër. Një herë ai ka rrëfyer vetë, se ia shpëtoi jetën njerit, që ishte tigër i vërtetë deti, nuk e la të vdiste, por e tërhoqi deri në afërsi të bregut, e zgjidhi nga rrjetat ku kishte rënë dhe e la të lirë. Kuptohet se egërsira e detit, i erdhi pastaj rrotull, jo për ta falënderuar, po për t’i rrëmbyer një copë nga këmba. Megjithatë, kapedani nuk u zemërua me të vërtetë, se po të ishte zemëruar me të vërtetë, do ta kishte bërë copa egërsirën vetëm me një të rënë të thikës.
Mirëpo i madhi papuasëve trembet, këshillohet, flet me një gjuhë që Kapedan Jani e kupton dhe fytyra i ndrit. E gjeti shtegun. Tani Askundi është i tij.
Petrua e lë tjetrin me papuaset e bukura që e kanë rrethuar, që s’janë tjetër, veçse hijet e fikusëve të mëdhenj që vijnë nga veranda e madhe dhe përplasen e bien mbi shtratin tek të Kapedanit. Merr receptorin e telefonit, bërtet që ta dëgjojnë “këtu është, prit një minutë” dhe i afrohet zotit Jani t’i thotë se një grua e kërkon.
“Sofia? Sofia e bukur?”
“Po, Sofia e bukur!”
Ai merr bastunin, Petrua i vë dorën nën sqetull, kalojnë përsëri arqipelagët e panumërt, Galapagosin, Ishullin e Pashkëve, diçka përplasen nëpër Magelan dhe së fundi arrijnë atje, ku e pret Sofia e bukur.
“Thesari im”, thotë Kapedani. “E mbajte fjalën, më more edhe sot. Më fal që jam i lodhur, por sapo po kthehem nga udhëtimi im i gjatë. Të kam mbledhur dhurata të bukura. Për ty ia vlejnë të gjitha, e vogla ime. Po, po, nuk do vdes dhe, në shkofsha për Askund, se tani e di shtegun, do të ta tregoj të më vish edhe ti. Nuk të dëgjoj, mjalti im, thuaja Petros, mikut tim, se veshët më bëjnë zhurmë”
Petrua merr receptorin dhe nuk i shpëton pa vënë re një si margaritar në cep të syrit të Kapedanit dhe mendon se ai gur i çmuar mund të jetë dhurata më me vlerë për Sofinë e bukur. Flet minuta të tëra në receptor dhe më pas i tregon Kapedanit se sa shumë e do Sofia e bukur. Ajo i lutet të mos vdesë, deri sa të takohen përsëri, si para shtatëdhjetë e pesë vjetëve, kur ai bleu tërë biletat e një vagoni treni, vuri nëpër dritare njëzet e tetë kapele e njëzetetetë bastunë, udhëtuan shtatë ditë e shtatë net vetëm fare, duke bërë dashuri, duke ngrënë e duke e pirë. Asnjë nuk e bën dot këtë, vetëm Jani im, ka thënë Sofia e bukur, sikur e gjitha kjo të ketë ndodhur dje e jo para shtatëdhjetë e pesë vjetëve.
Petrua rrëfen e rrëfen ç’i tha ajo në telefon dhe nuk ka dëgjuar se është hapur dera e jashtme. Zonja Sivri ka hyrë e lagur nga stuhia dhe e nevrikosur nga që është bërë qull. Zonja ka shumë kohë që ka hyrë, po Petrua nuk e ndjen dhe vazhdon të thotë se nesër Sofia e bukur do të marrë prap në telefon, ai mbase i rregullon diçka aparatet në vesh e ta dëgjojë vetë drejtpërdrejt, të mos i bëjnë aq zhurmë, se e puth dhe nuk do njeri më tepër në botë, se trimin e saj, Kapedan Janin.
Zonja Sivri i bën me shenjë e inatosur Petros, i cili afrohet dhe dëgjon ligjëratën tepër të hidhur të saj, se gjoja Sofia e bukur ka dy vjet që është mbuluar me dhé. Ajo thotë gjithashtu se nuk duhet ta gënjejmë të gjorin edhe për shumë kohë, po ta bëjmë ta harrojë pak nga pak.
Kapedani nuk dëgjon ç’thuhet, i flet me gëzim të papërmbajtur zonjës Sivri për udhëtimin e tyre të egër, për gjithë ata që shpëtuan e tani janë jashtë rrezikut, se si më në fund e gjeti shtegun për Askund. Nuk harron t’i tregojë edhe për Sofinë e bukur, që do ta marrë si gjithnjë edhe nesër në telefon dhe kushedi, në dashtë Zoti, ndonjë ditë do të takohen përsëri.
Zonja Sivri shikon nga Petrua në mënyrë jo miqësore, aq sa ai ndjen keqardhje, jo vetëm për ato pak euro të qelbura që merr duke e shoqëruar Kapedan Janin nëpër gjithë ato rreziqe të panumërta, por edhe pse do aq shumë të jetë pranë mikut të tij, kur ai ta gjejë shtegun e të niset për Askund.

16.07. 2002
18:14:38
P. Faliro, Athinë


(Botuar në: "Panorama" - Nr. 166, 24 mars, 2003, f. 19.)
usertype:1 tt= 0
Amantin
Share to: Facebook Twitter MSN linkedin google yahoo 28# 



Rank:Diamond Member!

Score:625
Posts:625
Registered:07/10/2012
Time spent: 23 hours

RE:Hiqmet Meçaj
(Date Posted:13/10/2012 00:52)

LIRIKA TË HERSHME


Shënim: Shumica e këtyre lirikave dhe e të tjerave që nuk përfshihen këtu, nuk janë botuar ndonjëherë, përveç disave të pakta, por edhe ato të cunguara. Duke respektuar kohën kur u shkruan, po i paraqes para lexuesi duke pohuar se nuk kishin gjë kundër regjimit, përndryshe, shprehnin ndjenjat e një poeti adoleshent.

(Autori)



S’ËSHTË E PJEKUR, MOS E NGAJ



Tej, te shtegu i bleruar
takova vajzën mes-hollë
të dy gjokset e gufuar
ngjanin me dy kokrra mollë.

Dhe i thashë dhe iu luta
as më jep një nga ato,
zgjidhe njërën dhe këpute
gjithë e skuqur tha ajo.

Këtë dua thashë dhe zura
gjinë e majtë te gjoksi i saj,
oh, të lutem, tha e bukura
s’është e pjekur, mos e ngaj.

Edhe prita, prit e prit,
që të piqej pak ajo,
ik një stinë e ik një vit,
shko një verë, një dimër shko.

bukuroshen kur e gjeta
nuk më priti si më parë
heshti kur e përshëndeta,
e kuptova, diç kish ngjarë.

U vonove ti një çikë
molla ime u poq shpejt
këtej pari, ditë për ditë
vinin, e lakmonin djemtë.

Jo një çikë, vonove shumë,
dhe një stinë nuk është pak,
koha ikën, rrjedh si lumë,
të rrëmben, të lodh, të plak.

1962

PRILLI GËNJESHTAR

prilli ka një ditë me gënjeshtra
prilli me petale sheshet mbush
brigjeve verdhon lulegjineshtra
vajzave u digjen faqet prush.

muaj më të bukur s’ka se prilli
dalin djem e vajza në lëndinë
dhe kur në blerim i vesh jeshili
ndajnë si buqeta dashurinë.

kur ndonjërës i kërcen pak barku
e tregojnë me gisht, jo si më parë
mërmërit e gjora pas një pragu
më gënjeve prill, o gënjeshtar.

1962

VJESHTË

vjeshtës parukën biondinë
era nga koka ia hoqi
dhe ngjajnë pyjet, lëndinat
sikur dikush në furra i poqi

pastaj vërshon një tym i pamatë
i dendur, sa shumë verbon
dhe ngjajnë qytetet koshere me mjaltë
kur bletët me tym i largojnë

kur zogjtë cijatin mbi degë e mbi tjegull
te çupat një këngë mund të dëgjosh
eja djalosh, si bleta në mjegull
nga dimri i ftohtë të më zgjosh.

nga mjalti yt pak të më japësh
me dyllin ar të më veshësh
pastaj kur të dalim të ngjajmë i dashur
ti zot e unë perëndeshë.

1962

KOT KËRKON...

Kot kërkon moj e dashur nga unë
shpirt të shuar kur pranë të rri,
ankthi i pritjes tallaz është, furtunë,
në takim jemi ré në stuhi.

Do të puth sa të lodhesh dhe ti
sa dhe pemët të mbyten në turp
prushi i shpirtit s’u bëka dot hi
do të puth, do të puth gjer në fund.

Le ta thithim rininë si hoje,
dashurinë ndaj zoti na dha,
keq kur vajzën nga larg do me droje,
se as shpirti qetësi më nuk ka.

se kur zjarri nga brenda zjarron
këto flakë si t’i shuaj nuk di
jam rrufé që te ti vjen shkarkon
zot më bën se ti je perëndi...

1963

GJALLIM

Nëpër pyll sot rrugën e kam humbur
si djaloshi mendjen para vajzës
maja pishash qiellit vërsulen
kreshpërohen në valle gjigandësh.

Një mulli i plakur hesht mbi lumë,
peshqit rrotull fletës diç kërkojnë,
Sikur thonë: “çohu, mos bëj gjumë,
nis këndo mulli!”, sikur i thonë.

Pylli vallen çmend në tokë e qiell,
dehem unë për çudi... dhe humb,
plakarushi i drunjtë mokërthyer
çmendet në një heshtje që s’ka fund.

Ndër ulluqe rrjedh burim i kaltër,
dashuria brinjët m’i shkallmon,
pishat dridhen në valle gjigandësh,...
hesht një mokër, era dot s’e zgjon...

1963

TULIPANI I BRISHTË

Puliste sytë. Çast që s’përtëritesh
më shfaqesh shpesh ti para sysh, pareshtur,
aty ngadalë, aty i vetëtimshëm,
aty me vrull, aty i zbehtë, i heshtur.

Kaluan orë... gënjehet vetja vallë?
Një grimë lumturi, të lumturon?
Një grimë gazi a i bën dot ballë
zemrës që rreh si deti kur dallgon?

Se zemra e saj rrihte pranë meje,
te zemra ime ngjitur pranë e pranë,
në flokë kishte ca petale yjesh,
në buzë i kish mbirë tulipan.

Si mund t’ia thosha atë natë ç’ndieja,
si mund t’ia prisja gazin m’u në mes?
A i këputet teli mandolinës,
kur duam ta dëgjojmë gjer në mëngjes?

Ndaj atë çast statujë e gurtë isha,
kur ajo shkundi flokët porsi ré
me tërsëllim ranë yjet e magjishëm,
një tulipan i brishtë ra përdhé.

M’u duk ajo sikur të ishte qiell
por dhe lëndinë m’u duk ajo të ish,
mund të rrëzonte hënë, yje, diell,
dhe mund t’i ngrinte lart ato sërish...

1964

DASMA

Nesër ti lë nënën dhe shtëpinë,
do të vi në dasmë dhe pa ftuar,
s’do ta shkul nga zemra dashurinë,
kur me vello të të shoh mbuluar.

Puthjet që shkëmbyem nëpër netë
vellua nuk do mundet t’i mbulojë,
por nuk dua që kujtimi i vjetër
sytë e tu të zes t’i turbullojë.

Do të brof në valle zemëruar,
do ta shemb me valle dyshemenë,
që të mos mendosh se jam rrënuar,
si kalŕ pa pirgje, pa bedenë.

Flakë e zemërimit shpejt do shuhet,
s’kam ç’ti bëj dot zjarrit që më djeg,
do të vdes në valle, nuk i dihet,
a brenda vështrimit që më ndjek.

Ky, kush është?, do të pyesë ai,
ti do thuash në mendime tretur,
Kemi lozur bashkë që fëmijë,
vogëlushi foshnjë paska mbetur.

1964

ALEKSANDRI

Aleksandri endej nëpër botë,
dhjetëra frone mbretërish kish përmbysur,
rendte përmbi kalë porsi shqotë
me vështrim të egër e të ngrysur.

Kur i lodhur mbërriti n’Aleksandrě
nga malaria tretur porsi gjalmë,
pranë vdekjes, shtrirë në agoně
ende plane thurte ndënë palmë.

Vështroi qiellin, brriti nga mërzia:
-Shporru vdekje, dua të rroj më,
shih sa botra paska gjithësia,
kurse unë s’kam pushtuar një!

1963

KTHIMI

Kokë e lodhur tundet mbi sedile,
autobuzi rrugën shtyn nga pas,
pemët shkundin degët e jeshilta,
-Udhembarë! Urojnë gjithë gas.

Nënë, po të kthehem, nëna ime,
mallin pa kufi me vete sjell,
dashuri të solla shpesh nga kthimet,
që trokon pareshtur nëpër dej.

Mos u bëj merak ti fqinja plakë,
mos u rudh se erdha përsëri,
natën, jo, s’do vërshëllej më prap,
si dikur s’të lë më pa qetësi,

vetëm ashpër mos e shih tët bijë
dhe po qe se vjen më përshëndet,
se dhe ti që flokëve ke thinjë
nga një kthim ke vuajtur ndoshta vet.

1963

NË VALLZIM

Mbrëmë në sallë ndënë ritme foksi,
ca vështrime tinëz t’i shkëputa,
herë pas here, pse të hidhej gjoksi?
Ta kuptoja dot këtë nuk munda.

Lehtë ti pas ritmit fluturoje,
fluturonin gishtat mbi tastjerë,
vals, pse the nuk dije të vallzoje,
kur vallzoje bukur me të tjerë?

Më vështroje pjerrtaz, djallëzore,
flokët ulje, ngrije plot ngacmim,
ëngjëll, djall a ç’rracë njerëzore
më je ti që zgjodhi shpirti im?

Kur i kthjellët jam, më turbullon,
kur i turbullt jam, nuk di ç’më bën,
në njëqind vështrime më kërkon,
në njëmijë tundime veç më çmend.

Mbrëmjen lashë e ika atë çast,
tru i turbullt ëndërrat s’i përfill,
s’e kuptova, pse më fole pas:
-Në shtëpi, të lutem, më përcill?

1963

SONTE

Jashtë era çirret si e marrë,
soba po kërcet e po nxjerr tym,
mi i hirtë kotet mbi kamare,
në qepalla ende s’po ndjej gjumë.

Kam një brengë që në gjoks më rri
dhe më shtyp, më djeg e më dërmon,
ç’natë dreqi kjo, me dy stuhi,
jashtë e brenda zemrën ma shkallmon.

Mi i hirtë ëndërra ka prej miu,
flas me hijen time tej në mur,
llampë e ndezur shuhet edhe fiket,
shpirti im me pak fitil, vajgur.

Eja pra miush, ma ngroh pak heshtjen,
eja të ma çmendësh çmendurinë,
pak meze për ty, raki për veten,
për miushët njerëz, bromp të pimë !

Dhe u bëmë tre me hijen time,
eh, ç’aheng të dehesh me një mi,
eh, ç’aheng i bukur me një hije,
kur e sheh, kupton ajo je ti.

1968

VAPORI I MBYTUR

Mes valëve, në gji të detit, thellë,
qëndron aty, i lodhur tmerrësisht,
me dy direkët ngritur përmbi shtjellë,
i thotë botës sa i madh që ish.

Me detin ç’kuvendon kur hidhet vala,
ç’dëshirë mban të kyçur në thellësi,
a mos kërkon të çajë prap përpara,
ta rrokë detin prap me gjoks të tij?

Kur vijnë varkat, vallë ç’thotë direku,
përse rënkon atëherë i kaltri det,
a mos kërkon të shkojë prap te bregu,
një dashuri të humbur mos thërret?

Në hidhet vala kur direkun çik,
zjen malli i tij ( ah mall për pak lundrim ),
mes myshkut mbledhur, tretur ai rri,
rënkon ndën tonelata dëshpërim.

Nuk do më shumë, veç pak erë, fllad,
ca yje, pakëz hënë, horizont,
një zë njeriu, gas të jetë a vaj,
rënkim a dashuri, gjë tjetër s’do.

Ndaj më nuk fle, më gjumi nuk e nget,
se peshë e varrit e rëndon atë...
...dhe në u lind të shkasë përmbi det,
u desh të shkasë deti përmbi të.

1965

BORIGA DHE FIERI

Nën hije të borigës
fieri i vogël rri,
boriga lart në qiell,
fieri te toka gri.

Kur krisin lart rrufetë,
breshëri me tërsëllimë,
boriga nuk rrënqethet,
s’ndien frikë as një grimë.

Po fieri? Ah i shkreti,
mendon, rënkon, kujton,
rrënqethet e ka frikë,
me forcë dot s’lufton.

Bërtet dhe brohoret:
“Kur unë i lartë isha,
kur isha vërtet mbret,
për gjithë këto pisha,

kur tallesha me retë,
me kafshët egërsira,
nga pemët më e forta
kam qenë, më e mira...”.

Dhe mburret fieri, mburret,
mendon, kujton, rënkon,
nga flladi i lehtë thyhet...
Boriga prap lufton.

1962

(Botuar në “Gazeta e Athinës”, shkurt 2008)
usertype:1 tt= 0
Amantin
Share to: Facebook Twitter MSN linkedin google yahoo 29# 



Rank:Diamond Member!

Score:625
Posts:625
Registered:07/10/2012
Time spent: 23 hours

RE:Hiqmet Meçaj
(Date Posted:13/10/2012 00:53)

Në ardhtë nga larg


...ndonjë kujtim i gjymtuar,
mbështetur mbi gazin e humbur...
është lodhur shumë.
Më gjeti, s'më njohu.
Vetëm emri është yti, mashtrues,
eja të kthejmë një gotë, - në u dehsha,
atëherë them - je ti.


Kujtim i mjerë, as unë s'të njoh,
ke ndryshuar shumë, çunak i prapë
me dy gishta horizont e tre gishta qiell,
trishtimçalë, gëzimgjymtuar.

Kështu, nuk vjen asgjë nga larg,
po s'iku. Ç'është ikja? Veç ëndërr
pa fytyrë. Veç fytyrë që prishet
ngapak si gjurma.

Në ardhtë nga larg ajo që nuk iku,
do ta marr përdore të më tregojë udhën
e unë, nuk do shkoj andej
si zëri,
që veshin e shurdhër, s'e do për qiell.

Olimpi

Këtu te ky shesh rrinte Zeusi,
biri i Kronosit dhe i Reas. Kur lindi,
Kronosi, babai, deshi ta gëlltiste,
por nëna, Rea, i dha një gur...dhe shpëtoi Zeusi
pa të s'do të kishte Olimp.

Këto do t'i mësosh rrugës së gjatë,
mes shkurreve e rrepeve që të çojnë atje.
Rrugës nuk ka perëndesha Hera, Athina, Afrodhiti
ndanë fshatrave të ftojnë në bujtina
me mish keci e recinë të bardhë.

Por nuk do të lodhesh, Olimpi është atje,
kanë mbetur ende mermerë të thyer,
kolona tërë myshk flasin po t'i kuptosh,
e ti nuk vete për ato, tjetër Olimp kërkon.

Kur të arrish, ke mbetur me një këpucë,
rrobat janë ndotur, kutërbojnë nga era,,
rreth e rrotull kërkon, -
zhgënjimi nuk të tremb,
ke arritur diku, që dikur qe Olimp.
Të duken të shenjta gjethet e pemëve,
bari, ndonjë hardhuckë e harruar,
asgjë nuk të kujton kohën e titanëve...

...po Olimpi është aty. Ti e arrite Olimpin tënd
tani s'të vjen ta zbresësh,
e mbush vet si të duash
me perëndi e perëndesha.
Nga çanta e vogël nxjerr sanduiçin
dhe i fton në gosti.

Qenka e lodhshme të arrish në Olimp
edhe kur s'është atje Zeusi.

usertype:1 tt= 0
<<Previous ThreadNext Thread>>
Page 1 / 1    
New Topic New Poll
Sign Up | Create | About Us | SiteMap | Features | Forums | Show Off | Faq | Help
Copyright © 2000-2019 Aimoo Free Forum All rights reserved.

Get cheapest China Wholesale,  China Wholesale Supplier,  SilkChain 丝链to be a retailer is easy now.
LUFFY
LUFFY