User Name  Password
Forumi Amantin
Make a donation click here. Your support will help us remove ads and upload local images, etc.
Title: Fatmir Gjata
Forumi Amantin   Letërsia shqipe
Hop to: 
Search Tags: Poet, shkrimtar shqiptar
Views:103     
New Topic New Poll
<<Previous ThreadNext Thread>>
Page 1 / 1    
AuthorComment
Amantin
 Author    



Rank:Diamond Member!

Score: 625
Posts: 625
Registered: 07/10/2012
Time spent: 23 hours

(Date Posted:13/10/2012 01:11)
Share to: Facebook Twitter MSN linkedin google yahoo

Fatmir Gjata
(1922-1989)


Fatmir Gjata, shkrimtar me gjurme te pashlyera ne letersine Shqipe



Tetëdhjetëepesë vjet më parë lindi në Korcë shkrimtari Shqiptar Fatmir Gjata. Sot, në ditën e tij të lindjes ai kujtohet nga miqtë, të afërmit dhe dhjetëra mijëra lexues brenda dhe jashtë vendit si poeti partizan, këngëtari i zjarrtë i vargjeve që ngritën peshë luftëtarët: “Hakmarrje rini/dëshmori thërret/që ra për liri/mbi truallin e vet”.
I diplomuar në Liceun Francez të qytetit të Korcës dhe më pas në Institutin Gorki në Moskë, Fatmir Gjata është një nga eksponentët kryesorë të letërsisë Shqiptare të realizmit socialist.
Vargjet e këngëve të luftës nacionalclirimtare do të mjaftonin për ti dhënë Fatmir Gjatës një vend nderi në panteonin e letrave dhe të kulturës Shqiptare. Por kontributi i tij i vyer përfshin edhe autorësinë e skenarëve të disa filmave artistikë, dokumentarëve dhe pjesëve teatrale, ndër të cilat edhe skenari i “Tanës”, filmit të parë artistik Shqiptar. Poet i vargjeve të këngëve më të njohura partizane si “Hakmarrje rini”, “Ato maja rripa-rripa”, “Plaku dhe i Riu”, “Kënga e Partizanit Benko” etj., shkrimtar i shquar e popullor i dhjetëra romaneve, dramave, vëllimeve me novela, tregime, vjersha e kujtime, ndër të cilat spikasin “Këneta”, “Tana”, “Armiqtë” e “Këshilltarët”, Gjata e realizoi krijimtarinë e tij larg akademizmave e fryrjeve duke u shndërruar në një nga autorët më prodhimtarë e të lexuar të dekadave të viteve ’50-’90. I botuar në disa gjuhë të huaja, Gjata është një ndër autorët më të njohur edhe në hapësirën mbarëshqiptare. Veprat e tij kryesore janë botuar që herët edhe në Kosovë nga shtëpia botuese “Rilindja”.
Fatmir Gjata njihet gjithashtu për kontributin në krye të disa institucioneve të rëndësishme të artit dhe të kulturës Shqiptare si kryetar i Komitetit të Kulturës dhe Arteve, anëtar i kryesisë së Lidhjes së Shkrimtarëve dhe artistëve të Shqipërisë, kryeredaktor, për rreth njëzet vjet me rradhë i revistës së vetme letrare “Nëntori”, si gazetar dhe anëtar i kolegjiumit të shumë organeve kryesore të shtypit Shqiptar, si “Zëri i Popullit”, “Drita”, “Ylli”, “Hosteni”, etj.
Shumë nga veprat e tij janë nderuar me cmime në konkurse kombwtare e ndërkombëtare, si Cmimi i Parë i Republikës, Urdhri i Flamurit i Klasit të parë, etj.
Këngët e tij janë kënduar nga një brez i tërë, një pjesë e të cilit tani nuk është; breza nxënësish, studentësh e të rinjsh njohën në shkollë veprat e shkrimtarit; një popull i tërë krijoi respekt për veprën e tij.

usertype:1
Amantin
Share to: Facebook Twitter MSN linkedin google yahoo 1# 



Rank:Diamond Member!

Score:625
Posts:625
Registered:07/10/2012
Time spent: 23 hours

RE:Fatmir Gjata
(Date Posted:13/10/2012 01:12)

KENGA E PARTIZANIT BENKO dhe te tjera


KENGA E PARTIZANIT BENKO

Dielli shkon të flejë
Matanë Lenijes.

Me shtambat në dorë,
Thurur si kurorë,
Shkojnë mbushin ujë
Te burim’ i fshatit
Vajzat ndajnat’herë.

Te burimi mbledhur
Dy a tre çapkënë
Rrugën kanë zënë.

Benkon djal’n e ri,
shokët gjithë zili
e pyesin me afsh:
- As na thuaj, më qafsh,
Cila të pëlqen?

Vajzat u shpërndanë
Porsi turtulleshat
Kur i ndjek gjahtari.

Minushi më prapa
E shpejtoi hapin.
Benkua nga prapa
Ia arriu çapin.

- Mos e merr rrëmbyer,
Moj vetullmbërthyer.
Minushe… të dua!
Nëmi shtambat mua.

FRYN VERIU

Me tërbim po fryn veriu
E çdo gjë po shkul,
po borigën majë malit
dot nuk e përkul!

Fryn murlani e stuhia
Çdo gjë e përlan,
po boriga, si selvia
kokën lart e mban!

SHQIPERIA ESHTE E VOGEL

Digjet zjarr e digjet flakë,
qielli seç u nxi!
Digjet zjarr e digjet flakë
Nëna Shqipëri!

Digjet vendi im i shtrenjtë,
Nëna Shqipëri
Po brigada partizane
Ka zënë pusi!

MALLI SEÇ ME MORI

Oh, këtij Nëntori,
oh, këtij Nëntori,
malli seç më mori
shoqe e dashur, moj!

Po nga fundi i tij,
po nga fundi i tij,
pritmë do të vij,
shoqe e shtrenjtë, moj!


DO TA PRES
(sipas motiveve popullore)

Trëndafilin mbolla
M’u në kopshtin tim,
Në mal e përcolla
Partizanin trim.

Çeli trëndafili,
çeli bukuri,
edhe trimi im
erdhi në shtëpi.

O TI ZJARRI PARTIZAN
(Këngë)

O ti zjarr në mes të pyllit,
O ti zjarr që s’ke të shuar,
Ngrohi trimat partizanë
Që përreth të kanë qëndruar.

Sa të ketë armiq të huaj
E tradhtarë në vatan,
Ndizu, ndizu, mos u shuaj,
o ti zjarri partizan!

FORCA JONE SHTOHET

Mbi bar shkëlqen loti,
vesa mëngjesore.
Akoma po flenë
Malet madhështore.
Kush këtë mëngjes
Në pyll do dëgjohet?
Një djalosh i ri
Me çetën bashkohet.

Ecin partizanët
Rrugës pa mbarim
Edhe kënga e tyre
Ngrihet si kushtrim.

Nga libri “Kënga e maliherit”

EJANI KETU

Eci në ngricë, hunda më skuqet,
në akull rrëshqas e vritem në gju,
po shkoj në shkollë kur, ja dëgjoj”
“Eja, mblidhuni këtu, këtu!”.

Kënga i lidhi brezat si mur,
Si valë lumi kalojmë ne:
“Eja, mblidhini këtu, këtu,
bashkë me ne!”.

DESHIRE

Tridhjet’ e një Dhjetor dyzet e tre.
Mesnatë... Vit i Ri...
Dikush, diku një gotë ngre,
tek Ura e Kovaçit unë roje rri!

Shkëmbinjtë ka mbuluar bora,
Kapota më është bërë gur,
Mbi pushkë më ka ngrirë dora,
Me mend urime thur:

NE NJE STAN

Gjithë natën rri pa mbyllur sy mbi djep.
Lëngon nga ethet një fëmijë.
Pres diellin me rreze në sqep,
nga hatullat e hapura të vijë.

Ne ngrihemi të zemëruar e pa gjumë
Betejave të ashpra përmbi mina shkojmë,
Me dashurinë partizane lumë
Fëmijët nëpër djepe mbrojmë!

E kush guxon ta prishë këtë buzëqeshje?!...

Nga libri “Kënga e maliherit” 1975


MIGJENI

Si shumë shpejt ra pena jote,
Si shumë shpejt mbaroi zemra që lëngonte!
S’u fik mendimi yt i ri dhe i guximshëm,
pa mbeti vargu yt rebel e i pathyeshëm!
Të rralla toka lindi djem si ti,
në gjinë e vet të mban me dashuri,
E varfra, krenarja toka jonë
Si gur të çmuar të gjerdanit të ka pronë.

ORE, PARTIZAN

Kapërceva jazin, më ra shamia në ujë.
- Ore, partizan, ta kam gjetur unë!
Ngjita malin lart, kisha etje shumë.
- Ore, partizan, të jap të pish unë!
Hyra në një pyll, më vinte për gjumë.
- Fli, o partizan, roje qëndroj unë!
Sulmova llogoret, mora plagë shumë.
- Ore, partizan, ilaç bëhem unë.

TREGIM I KORRIERIT

Po ecja qëmenatë
Mes shkrepave pa udhë,
Takova te burimi
Një vajzë që mbushte ujë.

I thashë:”M’u dogj xhani,
Moj vajzë me kaçurrela,
Pak ujë partizanit
Të lutem, nga bucela!”.

DASHURIA

Tringëllin një zilkë mushke,
Diku këndon bulku
Po nga krisma e një pushke
Dridhet tërë muzgu.

Tringëllin një zilkë mushke
Vargjeve të mia
Po nga krisma e një pushke ndizet dashuria

Dashuri si këngë e ëmbël,
e ashpër, e zjarrtë,
dashuri e tokës mëmë
sa shekujt e gjatë!

Nga shtypi

SODITJE

Nën këmbët e Moravës
Shtrihet Korça ime plakë
Dhe mbi pyllin e Dëmbravës
Ngrihen lart reflekse flakë.

Digjet djepi im i blertë,
që më tundi si një zog,
digjet zjarr mëhall’ e shkretë,
në qerpik më ngrin një lot!

Eh, duro, moj Korçë plakë,
Edhe pak,
Edhe pak!

“Ylli” nr. 11, 1977

SHOQENI E MOTRANI(këngë)

Mbushja ujë te burimi,
humba mendt’ e mia,
seç m’u thye, moj, bardhaku
dhe më ra shamia.

Kur kaluan aty pranë
Djem e vajza tok,
që të gjithë si azganë,
shpirti seç m’u drodh!

“Shqiptarja e re”, nr. 8, 1978

KALTERSI

Liqeni i Pogradecit,
si lot i rënë nga qielli!
Penën e ngjyej në të,
që vargu të ndrijë si dielli!
Të jetë i thellë e i përvëluar,
si zemra e komitëve,
Të jetë i kulluar
Si ti,
o çerdhe e nositëve!

“Drita”, 11.09.1977
usertype:1 tt= 0
<<Previous ThreadNext Thread>>
Page 1 / 1    
New Topic New Poll
Sign Up | Create | About Us | SiteMap | Features | Forums | Show Off | Faq | Help
Copyright © 2000-2019 Aimoo Free Forum All rights reserved.

Get cheapest China Wholesale,  China Wholesale Supplier,  SilkChain 丝链to be a retailer is easy now.
LUFFY
LUFFY