User Name  Password
Forumi Amantin
Make a donation click here. Your support will help us remove ads and upload local images, etc.
Title: Fahredin Gunga
Forumi Amantin   Letërsia shqipe
Hop to: 
Search Tags: autore shqiptar, poezi, proze
Views:108     
New Topic New Poll
<<Previous ThreadNext Thread>>
Page 1 / 1    
AuthorComment
Amantin
 Author    



Rank:Diamond Member!

Score: 625
Posts: 625
Registered: 07/10/2012
Time spent: 23 hours

(Date Posted:13/10/2012 00:55)
Share to: Facebook Twitter MSN linkedin google yahoo

FAHREDIN GUNGA


Është njëri nga poetët më të shquar të poezisë bashkëkohore shqiptare, të brezit që u shfaq nga fundi i viteve të ’50-ta dhe brenda viteve të ’60-ta, i përbërë nga Azem Shkreli, Ismajl Kadare, Rrahman Dedaj, Dritëro Agolli, Din Mehmeti, Fatos Arapi, Ali Podrimja, Adem Gajtani, Hivzi Sylejmani e të tjerë, që, sot konsiderohet se ishte njëri nga brezat më vitalë të poezisë së atyre viteve. Gunga e ka nisur vargimin poetikë që nga libri i parë me poezi “Pëshpëritjet e mëngjesit” (1961), duke i mbetur besnik deri te librat e fundit "Mallkimet zgjuara" dhe "Kepi i shpresës së mirë" të viteve të 80-ta.

POEME

KEPI I SHPRESËS SË MIRË

I
Si ta mbyllësh mallkimin e kaltër në sy
e fjalët peng t’ia japësh ndonjë zogu shtegtar e,
Larg është kepi i Shpresës së Mirë
Çdo gjë i ngjan uratës për largësira të pafund
Dhe, vetëm dëshira të mbetet për t’u përshëndetur
me vetveten
Ose të lutesh për mëshirë e cila të rren
Dhe, sheh; mallkimi i kaltër nuk është vetëm mashtrim,
vetëm
Ngjyrë që i rren sytë (sa lehtë e sa rëndë peshon
rrena!)
E, bëhesh shtegtar i rrugëve të parrugë, e bëhesh:
Fëmijë i paemër, kopil pa biografi, si mashtrimet tona
Të pashuara sa i push, të peshuara sa një shkëmb, e
Bëhesh: lypës për dritën e cila përsëri ka për
të mashtruar
Për nesër, rëndom si çdo herë, si çdo herë
Dhe, donë të ikësh diku: Ilmarineni ka vdekur pa lindur,
Prandaj ecim me hapa shtegtari, me dhembje
të fshehtë:
Si për inat, si armik i betuar i urrejtjes, e
Larg është kepi i shpresës së mire.

II
Dhe, për të mbërritur në kepin e shpresës së mirë
Duhet udhëtuar prej njërit hap deri në tjetrin
në milimetra,
E, krejt është njësoj çka do të thonë për ty biografët
Pastaj
Rëndom, sikur kur i besojmë rrenës së trilluar.

Dhe, atëbotë, të duket se kjo është e vetmja rrugë për
të mbërritur
Deri në kepin e shpresës së mirë

Tevona, nuk është me rëndësi se çfarë urate
ose sharja
Do t’ju japësh gjërave prej të cilave donë të ikësh,
(marrëzisht të marra e marrëzisht të çmendura)
Dhe, pastaj mbetet të vjellësh vetëm fjalë
Për të marrë trajtën e ndonjë vargu endacak
Si krushk i paftuar në dasmë, si vala e paemër
Që shqyen zemrën, këtë lehonë të rrejshme, si shpata
e fatit,
Dhe, kështu, do të udhëtosh hap pas hapi, pa orar,
E do të mbërrish deri te biografia jote, se
Atëherë bindesh se me të vërtetë je i vogël.

III
E ti madhërisht hesht, si deti dhe udhëton dhe
Fjalët të janë bërë korale, dhe vetë me veti urishëm
i përtyp

E kurse do të doje të thoje ndonjë fjalë të mirë, por
Ti madhërisht hesht se: ke harruar fisin, dhe
Nata është shtrirë ndërmjet teje dhe Kepit të Shpresës
së Mirë, se
Se atje ku je nisur pa kandil e pishë vështirë
Do të gjesh rrugën tënde, të vetën rrugë në të cilën
je nisur,
atëbotë bëhesh kameleon: për inat ndërron ngjyrën
E madhërisht hesht, sepse prêt mos po lind diçka e re,
O, zoti im, sa vështirë qenka për të lindur së dyti, me
ngjyrë tjetër
kur në biografinë tënde të vjetër, fjalët janë bërë
korale,

(Kujt të cilëve në rrashtë u ke hipur për të mbërritur
atje ku je nisur
Do të kthejnë sërish në biografinë tënde të vjetër)
Dhe ti madhërisht hesht para vetëvrasjes së fjalëve
Dhe sheh: çdo gjë duhet të shash, krejt një në ç’mënyrë
1001 herë në nënë e në motër e në… krejt me
radhë, e andej,
Do të dëshiroja të shndërrohesh në ninullë, vetëm kaq,
Për të mbërritur deri në Kepin e Shpresës së Mirë
në atë përrallë,
Edhe pse do të bëhesh ndoshta edhe vjedhësi i qeshjeve,
ndoshta
Gjahtari i sharjeve, e kushedi çka
tjetër, e
Në fund kurriz i kërrusur nga bërjet e dhembjeve
E mallkimeve
E-edhe 1001 herë të lindesh përsëri, në cilëndo fjalë
qoftë
Do të dëshiroje të shndërrohesh në ninullë
(Kuajt të cilëve në rrashtë u ka hipur për të mbërritur
atje ku je nisur
Do të kthejmë sërish në biografinë tënde të vjetër)

Dhe mendon se kështu botën do të vësh në gjumë, e
Në këtë mënyrë mendon të mbërrish në Kepin
e Shpresës së Mirë
Pa adresë pa biografi, por me një më tepër je
Shumë i pafuqishëm për të pasur dashuri të madhe
Në jetën tënde të imta, në përgëzimet e tua të thjeshta,
Se-secili në rruzujt e vet shalon kokën e vet, e
Dashurinë e madhe e ka vetëm rrafshëta ku erërat
lëmeken dhe
Kështu, udhëton milimetër udhëton
Nëpër skajet e vetvetes për të mbërritur pas hapit tënd,
Më në fund, në Kepin e Shpresës së Mirë, edhe pse
Biografia jote do t’i ngjajë dorës së shtrirë të lypësit
në udhëkryq
E,nuk di se me të vërtetë je i vogël
Në skutat e rrashta sate ku ujqit bëjnë strofull

Se secili në rruzujt e vet shalon kokën e vet.

IV
Dhe e mat vetveten e mat kohën, e mat jetën
Me pëllëmbë se gishtat të janë bërë pishtarë
Të fikur, e
Bindesh solemnisht:je kthyer prapë, aty
Në atë djerrinë prej kah je nisur, e

Sërishtë kthehesh në sharjet e në mallkimin e kaltër
Në vendlindjen tënde ku të gjitha rrugët i di,
Përveq emrit tënd, këtij kuptimi të pangjyrë, si qdo
sharje,
Se larg është për të mbërritur në Kepin
e Shpresës së Mirë
Se, për të mbërritur në Kepin e Shpresës së Mirë
Duhet të kalosh 1001 Det të Zi, 1001 Oqean të Qetë, 1001
urata e mallkime
Dhe të shalosh yllin tënd, qoftë edhe i fikur,
Në të cilën me mërinë e tërë botës lehin qentë
Si të gjithë e të gjithë, rëndom, të inatosur në vetvete
Pas hapit të shkurtër e dëshirës së madhe, kur kërkojmë

Lindjen tonë të dytë, në barkun e gruas shterpë
Të njohur e të panjohur
Si sharje së pathënë që as vetë nuk ia di
Kuptimin e vet të vërtetë edhe pse e thua me vetëdije,
Sikur që të lindi, për shembull, pas lindjes tënde të dytë
Në vend teje rrena, e asgjë tjetër,
E për të mbërritur deri në Kepin e Shpresës së Mirë
Duhet të kalosh 1001 Det të Zi, 1001 Oqean të Qetë, 1001
urata e mallkime
Se vend për dashuri nuk ka kur urrejtjen e ke
armik e mik.

V
Fatet (të vogla e të mëdha)
Ecin mbi supet e secilit prej nesh
Ashtu,sikur që i kemi ndërtuar pa aritmetikë,
E sheh kurrgjë tjetër nuk je,
Përveç dëshirë e peshkut në rërë,
Mallkim i vjetër i trashëguar në gjak
Dhe sheh ndërmjet hapit e hapit, kasnecëve të vonë,
Të pret rruga e gjatë, e
Gjithmonë mbetesh prapë aty ku je nisur,
Se larg është për të mbërritur
Në Kepin e Shpresës së Mirë në mallkimin e fjetur,
Vetëm në hije të ëndrrës
Mund ta masësh vetveten me pëllëmbë,

Dhe bëhesh betë barkë e thyer në molin e ndytë
Të rrahurat nga dielli, nga mëshira e verbër e
Kohës e cila të ka ikur nëpër gishta

Dhe sheh fati të grimcohet nëpër dhëmbë, e,

Kështu do të mbesësh prore mallkim i ngujuar
në brinjë

E fatet (të vogla e të mëdha )
Ecin mbi supet e secilit prej nesh
Ashtu sikur që i kemi ndërtuar pa aritmetikë,

Të uritur si për bukën e zezë, e
Si toka për shiun vjeshtarak,
Dhe e kap vetveten për dore,
E ec nëpër meridianë (rrenë pas rrene)
Duke i njehur hapat e marrë
Të vetmit heronj pa pallë

Se fatet (të vogla e të mëdha)
Lindin si rrenë e vdesin si rrenë, se
Vetëm në hijen e ëndrrës
Mund ta masësh vetveten me pëllëmbë...

VI
Si ta mbyllësh mallkimin e kaltër në sy
E fjalët peng t’ia japësh ndonjë shpendi shtegtar, e
Larg është Kepi i Shpresës së Mirë

Atëbotë, vetvetes emrin vetëm ja harron
Sepse në rrugën e madhe së cilës je nisur
Nuk ke matur largësinë prej furtune në furtunë
Në rrashtën tënde, në këtë katedrale
Të ndërtuar prej 1001 renave, sepse
Prore në jetën nga një mallkim të kaltër e bartim
Me cilin peshohemi pas çdo mëkati, dhe
Rrugës së cilës je nisur nga lakadredhat e fatit, e

Për të mbërritur deri te Kepi i Shpresës së Mirë
Duhet të kalosh nëpër kataklizmit e mëkatit të fatit
Të ndërtuara prej fjalëve e fjalëve, e

Secili në udhëkryqet e veta
Shaluar ec në kurrizin e vet, e

Koha të thyhet në gishta, të bëhet sa të zitë e thoit,
Shekullin që e bartë në palcë e kurriz si neverinë,
Si zotin e mashtruar pasi u kryqova me bërryl, se
Vetëm me bukurinë e blertë të mallkimit të kaltër

E gjen për çudi vetveten,
Ujkun e çalë me gjuhë të ngrirë ndër dhëmbë, e
Duhet të kalosh nëpër kataklizmit e mëkatit të fatit
Të ndërtuar ndërmjet fjalëve dhe fjalëve, se
Prore, në jetë nga një mallkim të kaltër e bartim
Me të cilin peshohemi pas çdo lindjeje tonë të re.

E, secili pastaj në udhëkryqet e veta
Shaluar ecën në kurrizin e vet, në boshtin e vet.

VII
Dhe, kështu është në këtë shekull
Të cilin për dore ose ai ty,
E shtegton në të njëjtën rrugë, në të njëjtat meridianë, dhe,

Kupton dikund në ndonjë pikë nën këmbë,
Nën cilëndo këmbë që të jetë, një fat e shkel e
Nuk e sheh e nuk e sheh se mu aty,
Në atë pore, në atë milimetër të tepruar të fatit
Është fshehur lindja jote e vërtetë
Mallkimi yt i kaltër që aq shumë e ke dashur
E aq shumë e ke rrejtur
Dhe, kështu, donë të mbërrish lakuriq në vetvete
Në fund të rrugës sate të gjatë,
E krejt kjo është vetëm një lojë ndërmjet
Teje e teje, ndërmjet gjakut e gjakut,
Ndërmjet fjalëve dhe fjalëve 1001 rrena
Në karnavalin ku shitën fatet lirë, në panairin e përhershëm,
Edhe pse bëhesh pehlivan i marrë, që then
Këmbën e djathtë, mbi rrashta e rrashta, pse
Deshi të mbërrijë në horizontin e vet,
Në mallkimin e kaltër i rrejtur, marrëzisht i mashtruar
Nga troku i yjeve në karnavalin e udhëkryqeve të fatit
Ku edhe fjalët shiten lirë, shumë lirë,
Edhe uratat, edhe heronjtë pa pall, kukëzat

E si kloun i cirkut të lirë
Mashtrohesh se je i madh pas buzëqeshjeve të hidhëta
Dhe sheh! (s’ka rëndësi se kur) çdo gjë është lojë

E, vetëm lojë, një lojë e thjeshtë.

Përgatiti për botim Hiqmet Meçaj
(Botuar në “Gazeta e Athinës”, janar 2010)
usertype:1
Amantin
Share to: Facebook Twitter MSN linkedin google yahoo 1# 



Rank:Diamond Member!

Score:625
Posts:625
Registered:07/10/2012
Time spent: 23 hours

RE:Fahredin Gunga
(Date Posted:13/10/2012 00:56)

RREFIMI

Pse me shikon si te huejin? A nuk me njeh?
Sebashku a si vorrosem tifusaret e nates
dhe mengjezet buzekuqe bashke me ta?
E hapa zemren dhe rafal te ri per kenge
ia derdha syve te tokes naive, tokes llahuse —
tokes qe era gjak kahere nuk po i vjen.
Me thuej, pra, o vlla i im i dashtun —
vlla i djerses sime, i dallendysheve te mija —
pse me keqyr si te huejin? A nuk me njeh
ende?

PORTRETET E QYTETIT TIM

HAMALLI

Oj, sa e forte asht kjo toke,
sa zemra e ime e trusun nen samar.
Oj, sa e forte asht kjo toke ...
Nata asht ma e bukur se dita —
ajo te perkund n'andrra, te sjell kujtimet.
— O, njeri,
falma vetem nji buzeqeshje,
nji buzeqeshje si te feminise sime —
falma, e ...
mos me shiko ne shpine!

I VERBTI

Oh, nate —
te due Drite, te due!
Oh, nate —
sa here vjen me vedi a bjen
of shame si une?
Te due Drite, te due!

KASAPI

Ne tryeze
gishtat me drandofille
gjaku.
Ne duer vena
e dejve te' njome
e kanga —
ne teh te thikes.
Gjak. Gjak. Gjak.

POROSIJA

Prej poemes "Loja e eshnave" —
kushtue atyne qe valen e vdekjes ngrehin
Mos shkelni
ne hinin e eshnave
te deje per respekt te lotit;
mos shkelni
ne hinin e eshnave
t'etshem per shiun e prillit —
f etshem per shiun e prillit —
te ngujueni ndermjet nofullave
te feminive pa va;
mos shkelni
n' hinin
e eshnave —
se ngjallen ujqit e fjetun,
se ngjallen
ernat e cmenduna;
mos shkelni n'hinin e eshnave -
ju lutem si per buken e bardhe,
o miq!
usertype:1 tt= 0
<<Previous ThreadNext Thread>>
Page 1 / 1    
New Topic New Poll
Sign Up | Create | About Us | SiteMap | Features | Forums | Show Off | Faq | Help
Copyright © 2000-2019 Aimoo Free Forum All rights reserved.

Get cheapest China Wholesale,  China Wholesale Supplier,  SilkChain 丝链to be a retailer is easy now.
LUFFY
LUFFY