User Name  Password
Forumi Amantin
Make a donation click here. Your support will help us remove ads and upload local images, etc.
Title: Ezra Paund
Forumi Amantin   Letërsia e huaj
Hop to: 
Views:143     
New Topic New Poll
<<Previous ThreadNext Thread>>
Page 1 / 1    
AuthorComment
Amantin
 Author    



Rank:Diamond Member!

Score: 625
Posts: 625
Registered: 07/10/2012
Time spent: 23 hours

(Date Posted:19/10/2012 15:17)
Share to: Facebook Twitter MSN linkedin google yahoo

EZRA PAUND (Ezra Pound)
(1885-1972)


Ezra Pound (emri i plotë Ezra Pound Weston Loomis-së, ishte poet i famshëm amerikan, por që ka jetuar kryesisht në Evropë. Mbahet si një nga autorët kryesorë të lëvizjes letrare të modernizmit (kryesisht të imazhinizmit dhe vortiçizmit), ka ndikuar në mënyrë domethënëse mbi lirikën angleze duke futur në të elemente lindore, perëndimore, amerikane dhe evropiane. Qe gjithashtu promotor i përhapjes së veprave të Dantes dhe Guido Cavalcantit në publikun britanik.


Përktheu Faslli Haliti


PROLOG KRISHTLINDJEVE

Jehonë Engjëjsh që këndojnë “U ngazëllove”

Nga shumë heshtje lind heshtja
Kështu, drita e yjeve thuret në litarë
Me të cilën Fuqitë e paqes harmonizohen ëmbël.
Gëzohu, o tokë, Zoti yt
Ka zgjedhur vendin e tij të shenjtë të pushimit.
Ja, shenja me krahë
Fluturon mbi atë krizalidën e shenjtë.

Shpirti i padukshëm i yjeve u përgjigjet atyre:

Përkuluni në këngën tuaj, fuqi përdëllese.
Përkuluni mbi harqet tuaja të fildishta e të arta !
Ajo që ju njihni vetëm vagëllimthi është bërë
Në rrugë të shkurtra e të ndritshme, blu:
Përkuluni në lëvdatën tuaj;
Sepse nëse mendimi juaj i hollë
Nuk sheh veçse pjesërisht burimin e mistereve
Edhe në këngët tuaja, jeni urdhëruar t’i këndoni:
"Lavdi! Lavdi qiejve të lartë
Paqe menjëherë në tokë".

Engjëjt që vazhdojnë me këngën e tyre:

Barinj dhe mbretër, me qengja dhe temjan
Shkoni e shlyejeni injorancën e njerëzimit:
Me mirrën tuaj të kuqe bëjeni shije të ëmbël.
Ja biri i Perëndisë bëhet lëmoshëdhënësi i Perëndisë
Jepni këtë pak gjë
Para se ai t’ju japë gjithçka.

PAPAFINGO

Ejani, t’i qajmë ata që janë më mirë se ne.
Eja, mike, dhe kujto
se të pasurit kanë shërbëtorë dhe jo miq,
Kurse ne kemi miq dhe jo shërbëtorë.
Ejani, të vajtojmë për të martuarit e beqarët.
Agimi hyn me hapa të vegjël
si një Pavlova e praruar,
Dhe unë jam pranë dëshirës sime.
A s’ka në jetë diçka më të mirë
Që këtë çast freskie të qartë,
Çasti për t’u zgjuar në dashuri.

HYRJE

(Në një nga poezitë e hershme e titulluar "Histrion" poeti shpreson se identifikimi i tij me aktorin, me qëllim që të komunikojnë më afër me mjeshtrit e shpirtrave tanë. Në Romën e lashtë, Histrioni ishte një aktor teatri, nga etruskja Hister (termi u rezervuar fillimisht për akrobatët dhe zbutësit etruskë të kafshëve, iu dha pastaj aktorëve lokalë që imitonin etruskët dhe më vonë zgjerohet për aktorët e komedisë latine)

HISTRION

Askush nuk guxoi kurrë ta shkruajë këtë,
por unë e di se si shpirtrat e të mëdhenjve
ndonjëherë banojnë te ne,
dhe të shkrirë në ta ne s’jemi
Veçse refleksi i këtyre shpirtrave
Të tillë janë Dantja paksa dhe janë
gjithashtu një farë Fransua Vijon, poet hajdut
ose janë ata të shenjuarit për shenjtëri
do të blasfemohej emri im;
një çast dhe flaka vdes.
Si të digjej në qendrën tonë një sferë
transparente ari të shkrirë, "Uni” ynë
dhe në këtë rrënjoset ndonjë formë:
Krishti ose Gjoni apo Fiorentinasi;
dhe pastaj çdo formë takse
zhduk qartësinë e sferës,
ne pushojmë së qeni atëherë
dhe mjeshtrit e shpirtrave tanë vazhdojnë.

***

Në praktikë i bëhej thirrje idesë aristotelike të fajdesë, e bërë pikërisht edhe nga tradita kristiane, sipas së cilës interesit për kreditë e parave do të ishte një mëkat kundër natyrës, por pa u kaluar në ekstrem për të dënuar çdo aktivitet financiar. Për atë, fajdeja është "një taksë që vihet mbi fuqinë blerëse pa marrë parasysh produktivitetin", dhe shpesh edhe pa marrë parasysh mundësinë e prodhimit, siç thuhet në Canto XLV (45).

KUNDËR FAJDESË

Me fajde askush nuk ka një shtëpi të fortë
me gurë katrorë e të sheshtë
me fasadë të stolisur,
me fajde
nuk ka kishë me afreske parajse
Harpes et Luz
dhe paralajmërimi i Engjëllit
me aureola largoni,
me fajde
askush nuk sheh trashëgimtarë të Gonxagës dhe konkubina
s’pikturohet për ta mbajtur vetë artin në shtëpi
por për të shitur e shitur shpejt e me fitim, mëkat kundër natyrës
buka jote do të jetë si sitë e vjetër
e thatë si letër,
pa thekër ose miell gruri të fortë,
fajdeja e rëndon shtrirjen
i shtrembëron kufijtë me fajde
askush nuk gjen qëndrim të këndshëm.
Endësit të pëlhurës
i ndalohet gdhendja e gurit,
Me fajde
leshi nuk vjen në treg
dhe delet nuk japin lesh
fajdeja është më e keqe se murtaja,
u heq gjilpërën nga duart vajzave të reja
dhe ngatërron atë tjetrën që tjerr. Peter Lombard
nuk bëhet me fajde
Duccio nuk bëhet me fajde
as Piero della Francesca dhe Zuan Bellini
as "Shpifja" s’ishte pikturuar me fajde.
Angelik nuk u bë me kamatë, as Ambrose de Praedis,
asnjë kishë me gurë të gjallë s’është firmosur: "Adamo me fecit."*
Nuk u ngrit me fajde
Shën Hiler dhe Shën Trofini,
fajdeja ndryshk daltën
ndryshk artin dhe artizanin
bren pëlhurën në telajo, askush
nuk mëson artin e pleksjes së arit në endje ;
e kaltra kalbëzohet me fajde, nuk qëndiset
në purpur, smeraldi nuk gjen Memlingun e vet
fajdeja mbyt fëmijën në bark
arreston të riun e dashuruar
ia u lë krevatin pleqve të dobësuar,
futet në mes të të martuarve të rinj
Kundër natyrës
Në Elusi kanë sjellë ******
kërma zdërhallëse
mysafirë të fajdesë.

* lat. Mua më bëri Adami.

PEMA M’U FUT NË DUAR

Pema më hyri thellë në duar,
Limfa e saj më zbriti në krahë,
Pema m’u rrit në gjoks –
Thellë,
Degët dalin nga unë si krahë.
Je pemë,
Je myshk,
Je manushaqe përkundur prej erës-
Krijesë - tepër e lartë - je ti
Dhe e gjithë kjo është marrëzia e botës.

KËNGË PIZANE

Ajo që ti e do me të vërtetë mbetet,
teprica është skorie
Ajo që ti e do me të vërtetë s’ka për t’u shkulur,
Ajo që ti e do me të vërtetë është trashëgimia e vërtetë
Bota kujt i përket, mua, atyre
apo askujt?
E para erdhi e dukshmja, pastaj i prekshmi
Elize, edhe pse është në banesat e ferrit,
Ajo që ti e do me të vërtetë është trashëgimia e vërtetë
Milingona është një centaur në botën e tij të dragonjve.
Shkule nga vetja krenarinë, nuk qe njeriu ai
Që krijoi guximin ose rregullin ose hijeshinë
Shkule nga vetja fudullëkun, shkule, të them
Mëso nga bota e gjelbër se cili është vendi yt
Në masën e shpikjeve ose në aftësinë e vërtetë të krijuesit,
Shkule nga vetja fudullëkun,
Paquin shkule!
Kaska e gjelbër fitoi mbi elegancën tënde.
“Sundoje veten dhe të tjerët do të të durojnë”
Shkule nga vetja fudullëkun,
Je një qen i rrahur nën breshër,
Një laraskë fryhet në një gulç dielli
Gjysmë e zezë, gjysmë e bardhë
As ia dallon dot krahun nga bishti
Shkule nga vetja fudullëkun
Sa të mjera janë ligësitë e tua
Të ushqyera me mashtrime
Shkule nga vetja fudullëkun,
Lakmues në të shkatërruar, koprrac në mëshirë
Shkule nga vetja fudullëkun,
Shkule, të them.
Por të kesh bërë, në vend që të mos bëje asgjë
Ky nuk është fodullëk. Të kesh, trokitur me maturi
Që një Tarallak ta hapte
Të kesh korrur nga era një traditë të gjallë
Ose nga një sy i bukur antik flakën e padhunuar
Ky s’është fodullëk.
Këtu gabimi është në atë se s’është bërë, në mosbesimin që u mëdyshe.

FRANÇESKA

Vije përpara duke dalë nga nata
Mbaje lule në dorë
Tani do të dalësh nga një turmë e rrëmujshme,
Nga një pështjellim fjalësh rreth teje.
Unë që të kisha parë mes gjërave të para
U nxeha kur dëgjova të thuash emrin tënd
në vende të rëndomta.
Do të kisha dashur që dallgët e ftohta në mendjen time të lëkundeshin
Dhe që bota të thahej si një gjethe e vdekur,
ose rrushku bosh i qumështores dhe, të ishte hedhur tutje,
për të të gjetur
vetëm

ME DRITË TË SHUAR

Kthehu tek ëndrrat e vjetra
Që kjo bota jonë të mos humbë guximin
Me dritë të shuar

Duaje ëndrrën tënde
Duke përbuzur çdo dashuri inferiore,
Duaj erën
Dhe kujtohu këtu
Që vërtet vetëm ëndrrat mund të jenë
Prandaj, unë nisem në ëndërr, që të t’arrij.
usertype:1
<<Previous ThreadNext Thread>>
Page 1 / 1    
New Topic New Poll
Sign Up | Create | About Us | SiteMap | Features | Forums | Show Off | Faq | Help
Copyright © 2000-2019 Aimoo Free Forum All rights reserved.

Get cheapest China Wholesale,  China Wholesale Supplier,  SilkChain 丝链to be a retailer is easy now.
LUFFY
LUFFY