User Name  Password
Forumi Amantin
Hop to: 
 
 Lyhnida's Recent Posts
Lyhnida
http://forum4.aimoo.com/Amantin
Rank: Silver Member  
Status:
Score: 55
Posts: 55
From: Albania
Joined: 07/10/2012
Moderator of: Forumi Amantin


Posted on 08/10/2012 06:09

Botuar në vitin 1884
Shqiperia c'ka qene,c'eshte, e cdo te behet ?
Permbledhje nga vepra :Shqiperia c'ka qene,c'eshte, e cdo te behet ?
Autori : Sami Frasheri
... Nje komb i vjeter, me i vjetri i kombeve te Evropes,Pellazget e qemocem
te mbajtur e te qendruar qe prej mijera vite ne roberi ishin, nje komb kaq i
vjeter e me gjithese kesaj fort i ri, qe tani po ze te lulezoje per te paren
here,nje komb trim e i zoti me nje koke e me nje balle, qe s'i ka askush tjeter,
me nje gjuhe te gjere e te plote, te bukur e te lehte, qe e meson qe ne gjirin e
nenes, nje komb te tille, kush mund ti dale kuner, e kush mund t'i shkoje
perpara ?
O burrani, o Shqipetare! Nqs duam e nqs perpiqemi do te jemi nje nga me te
miret e nga me te ndriturit e kombeve te Evropes qe te na kene zili gjithe
bota. O burrani! Te mos na mbuloje gjumi i mefshtesise e ti paditurise, sepse
nqs rrime keshtu ,jemi te humbur.Oh! Sa me dhimbje e madhe e sa turp i
rende te humbase sot,ne kete kohe qe edhe me te dobetit e kombeve kane
gjuhen e tyre dhe po lulezojne, nje komb si i shqiptareve qe eshte mbajtur per
mijera vite ne roberi, ne kohera teper te egra. Nje komb kaq i mencur, me nje
gjuhe te bukur te humbase nga padija e nga mos pasuri nje gjuhe te shkruar!
Nje komb kaq trim e qe se kursen gjakun te humbase duke u copetuar prej
kombeve te dobet e te frikshem! Mend kemi,trimeri kemi,gjuhe te bukur e te
lehte kemi, ete mos dime a te mos duam t'i perdorim gjithe keto per te miren
tone, po te rrime me duar lidhur ,kjo eshte me ekeqja,te punojme per humbjet
tona, te nxjerrim themelet e kombit tone me paditurite e te verberve te vete ?!
A jemi shqipetare? Besa, feja, puna,kujdesi, deshira jone, mendimi yne te jete
per Shqiperine e per shqipetarine. Te cojme gjuhen perpara, ta zgjerojme e ta
zbukurojme me shkronja e me dituri; te hapim shkolla , te mesojme, te mos
mbese ndonje shqipetar i paditur e qe te mos dije te lexoje e te shkruaje ; te
largojme shkollat e huaja nga Shqiperia e ta mbushim memedheun tone me
shkolla shqipe;djemte tane ne nje kohe te shkurter te mesojne te lexojne e te
shkruajne gjuhen e tyre edhe diturite qe u duhen ; meqenese gjuhen e dine
vetvetiu e mundin ta mesojne ne pak kohe, do te kene deshire te mesojne
mjaft dituri ; edhe bariu dhe bujku edhe mjeshteri i mureve nuk do mbetet pa
dituri.
Keto pune jane te drejtat tona ; kush te mos na lere te punojme ne kete udhe
Generated by Foxit PDF Creator © Foxit Software
http://www.foxitsoftware.com For evaluation only.
te se drejtes e te miresise, na ka rembyere te drejten nga dora jone; eshte
drejta jone te perpiqemi me fjale , me pene, me arme , qe te shkeputim te
drejten tone nga thonjte e atyre qe na e kane rrembyer. Nuk duam te
rrembejme gjene e tjetrit, por s'duam te leme edhe gjene tone e te drejten e
sheshit te na e rrembejne me pahir.Te perpiqemi per te drejten tone, per
gjuhen tone, per kombin tone, per te miren e kombit tone; kush te na qendroje
perpara e te na ndaloje ne kete udhe te shenjte, te therrasim, te na degjojne
bote e qytetare, te na ndihmojne edhe ata ne te drejten e bekuar, qe duam te
mbrojme. Te mos trembemi nga asgje, te perpiqemi qe mos te pushojme deri
sa te fitojme ate qe kerkojme; jemi ne te drejten tone; Perendia eshte gjithnje
ndihmesi i te drejteve, Perendia eshte e drejta vete !
O vellezer shqiptar ! Te mos na ndodhi si atyre te egerve te Australise e te
Afrikes, qe vendet Evropiane i genjejne me ca rruaza e me ca dragole te
qelqta e me pasqyra te pafillta e u marrin vendin e tyre nga dora.Te mos
genjehemi edhe ne ashtu me ca copa pafillesh e qelqesh, qe s'vlejne asnje gje,
e te leme te drejtat e kombit e te memedheut tone ne duar te te huajve e te
armiqeve tone. Te thyejme zgjedhen e huaj , qe po na shtrengon kembet, te
hidhemi me siper hijes se rende, qe po na shkel e po na shtyp e s'na le te
marrim fryme ! Te mos rrime te mpire e te ngrire,te levizim duar e kembe,te
tundemi e te lekundemi, te ecim te lire ne udhen e Perendise,ne udhe te se
drejtes :
PERENDIA, E DREJTA, KOMBI,GJUHA !
SHQIPERIA,sHQIPETARIA
Ja qellimi yne! Ja puna jone e shenjteruar ! Ja besa jone !Te gjithe ata qe kane
kete qellim , jane vellezerit tane ! Ne mesin e Shqipetareve te vertete s'ka
ndonje ndarje, ndonje percarje,ndonje dyshim ! Jane te gjithe vellezer. te
gjithe nje trup , nje mendje, nje qellim, nje bese !
U pershtat nga une ne gjuhen Letrare Shqipe te diteve te sotme



Posted on 08/10/2012 05:59

"Shqipëria ç'ka qenë, ç'është e çdo të bëhet"


Është një nga veprat madhore të Rilindjes, manifesti politik e ideologjik i saj.
U botua në Bukuresht më 1899, në prag të ngjarjevetë mëdha do të çonin në
fitoren e pavarësisë. Për këtë, shqiptarët duhet të ishin të pregatitur, të kishin
programin e luftës dhe të ndërtimit të shtetit të ri. Duke përgjithsuar përvojën
e gjerathershme të lëvizjes kombëtare, kjo vepër e plotësonte më së miri këtë
mision.
Siç tregon titulli, vepra përbëhet nga tri pjesë.
Pjesa e parë i kushtohet historisë së kaluar të Shqipërisë. Qëllimi i autorit
është të provojë se populli shqiptar është nga popujt më të vjetër të Evropës,
me një gjuhë nga më të vjetrat e më të bukurat, me kulturë e tradita të pasura,
që ka të drejtë të jetojë i lirë në mes të popujve të tjerë dhe kombeve të
qytetëruara. Si shumë rilindës të tjerë, Samiu mbron origjinën pelazgjike të
popullit shqiptar.
Një vend me rëndësi i jep në këtë pjesë figurës së Skënderbeut dhe epokës së
tij. Skënderbeun e cilëson si një burrë që i ka shokët e rrallë në histori, kurse
për epokën e tj shkruan se "është m'ë bukur e m'ë bekuar e gjithë kohërave
për vendin tënë„, se atëherë i gjithë kombi ishte i bashkuar dhe u nderua në
gjithë botën. Kjo është një nga synimet kryesore të veprës; të forcojë te
shqiptarët ndërgjegjjen dhe krenarinë kombëtare.
Pjesa e dytë jep me nota tronditëse një tablo realiste të Shqipërisë pas
Tanzimatit. "Qysh janë sot shqiptarët?„-pyet Samiu me shqetësim dhe tregon
se gjendja e vendit është e mjeruar nga çdo pikpamje. Burimin e këtij mjerimi
ai e sheh në rradhë të parë te zgjedha e huaj, që e ka lënë vendin në varfëri,
padituri, dhe errësirë. "Shqiptarët, - shkruan Samiu, - janë robër të poshtuar
(poshtëruar) e t'unjurë, të shkelur e të çpërnderë(turpëruar).
Përshkrimi është edhe më i gjallë në kontrast me të kaluarën, të cilën në
përgjithësi autori e idealizon. Ndaj dhe stili bëhet më zemërak, vepra e
patriotit vlon nga revolta kundër shtypjes kombëtare. Ata shqiptarë të veshur
dikur me "roba të arta„ e të farkëtuar me armët e argjëndta të trimërisë,
shkruan Samiu, "Janë sot lakuriq, me një këmishë që që s'ka ku ta zërë qeni.
Vetë edhe zaptieja e taksidari, e ngre shkopnë e i rreh duke thirrur; Pagoni! E
Generated by Foxit PDF Creator © Foxit Software
http://www.foxitsoftware.com For evaluation only.
ku të gjejë i ziu që të paguajë? Atëherë shesin kanë, dhinë, ç'të kenë, edhe
gjer në qeramidhet e shtëpisë„.
Vend të rëndësishëm zë analiza që Samiu u bën rreziqeve që i kanoseshin
Shqipërisë.
Si gjithë rilindësit, ai mendonte se rreziku i parë Shqipërisë i vinte nga
Perandoria Osmane, të cilën Samiu e quante
një të vdekur që duhej varrosur sa më parë. Sa më gjatë të mbetej lidhur
Shqipëria me këtë perandori të kalbur, aq më keq do të ishte. Shteti osman
dotë shembej së shpejti dhe Shqipëria mund të groposej në gërmadhat e tij.
Rreziku tjetër, mendon Samiu, shqiptarëve u vinte prej lakmive të
shovinistëve fqinjë, lakmi që i mbështetnin fuqitë imperialiste.
Rreziqe të mëdha shqiptarëve edhe prej grindjeve e përçarjeve midis tyre,
sidomos prej përçarjes fetare, gjithashtu prej padijes, prej mungesës së
shkollave shqipe. Këto rrethana i hapnin shteg rrezikut të asimilimit të
shqiptarëve prej të huajve.
Pjesa e tretë, fillon me pyetjen: "A mund të qëndrojë Shqipëria si është?
Përgjigjja është, jo„. Në përgjithësi në këtë pjesë Samiu paraqet programin e
lëvizjes për të ardhmen e Shqipërisë.
Nga analiza që u bëri rrethanave politike në fund të shekullit XIX, Samiu
arriti në përfundimin se rruga e vetme për të shpëtuar nga zgjedha osmane
dhe nga rreziku i copëtimit prej shteteve fqinje ishte që Shqipëria të shkëputej
nga Turqia menjëherë, para se ajo të shembej dhe shqiptarët të formonin
shtetin e tyre të pavarur. Autori mendonte se kjo s'arrihej me lutje, por me
rrugën e luftës së armatosur. "Shqiptarët duhet t'i marrin ato që duan me
pahir, t'i kërkojnë me fjalë, po të kenë edhe pushkën plot„.
Si mendimtar demokrat dhe iluminist, Samiu parashtron një projekt të gjerë
me ide të përparuara për të ardhmen e Shqipërisë. Ai nuk e pranon idenë e
monarkisë. Si formë regjimi sipas tij, Shqipëria duhet të ishte republikë
parlamentare që do të kishte në krye një pleqësi. Kushtetuta e shtetit të
ardhshëm shqiptar që propozonte Samiu, përshkrohet nga fryma demokratike.
Ideali i tij për këtë shtet ishte ideali i një demokracie borgjeze. Si shprehës i
pikëpamjevetë klasës së re të borgjezisë, ky ishte një ideal i përparuar për
kohën, sepse ai i kundërvihej shtetit despotik osman.
Shumë i guximshëm e i përparuar për kohën ishte projekti i Samiut edhe për
zhvillimin ekonomik e shoqëror të vendit. Ai kërkonte të ngrihej një industri
kombëtare, të mëkëmbej bujqësia, të zhvillohej komunikacioni automobilistik
dhe hekurudhor, të forcohej mbrojtja etj. Vëmendje të veçantë Samiu i
kushtonte zhvillimit të arsimit e të kulturës shqiptare. Si gjithë rilindësit, ai
kishte bindjen se ajo që u duhej më shumë shqiptarëve ishte dituria. Për
përhapjen e saj ai kërkonte një sistem arsimi të përgjithshëm e të detyrueshëm
për të gjithë, djem e vajza. Arsimin e donte në gjuhën amtare shqipe dhe
shkolla të ishte laike, e shkëputur nga kisha e xhamia, një shkollë që të
shërbente si vatër diturie dhe atdhetarizimi.
Samiu ëndërronte Shqipërinë me shkolla të të gjitha kategorive, me universitet
("gjithëmësime„ siç e quante ai), me akademi të shkencave, muzeume e
biblioteka.
Siç shihet, në veprën "Shqipëria ç'ka qënë, ç'është e ç'do të bëhet„ gjeti
shprehje mendimi shqiptar më i përparuar politiko-shoqëror i kohës. Me këtë
vepër Samiu u bë ideologu më i shquar i lëvizjes kombëtare shqiptare. Vepra
e tij është një traktat politiko-shoqëror, megjithatë ajo ka vlera të mëdha
stilistike, një gjuhë e gjallë, e shprehëse. Stili i prozës së Samiut është
energjik, herë polemist, herë fshikullues e herë me patos thirrës e mobilizues.
"O burrani o shqiptarë ! Zihuni me të dy duart në besë, në lidhje e në
bashkim, se kjo do t'ju shpëtojë!„
Fraza e Samiut është e qartë, me mjete gjuhësore plot ngarkesë emocionale.
Mbasi ka parashtruar krejt programin e tij, ja si e mbyll veprën; "Ja qëllimi
ynë! Ja puna jonë e shenjtëruarë! Ja besa jonë! Në mes të shqiptarëve të
vërtetë s'ka ndonjë ndarje, ndonjë çarje, ndonjë ndryshim! Janë të tërë
vëllezër, të gjithë një trup, një mendje, një qëllim një besë!„
Kjo vepër solli një ndihmesë të madhe për pasurimin e gjuhës letrare shqipe
dhe për formimin e stilit publiçistik.
Samiu vdiq në Stamboll më 1904, i përndjekur nga autoritetet dhe i
respektuar nga populli dhe opinoni përparimtar.



Posted on 08/10/2012 05:57

Fjale te urta nga Sami Frasheri



• Po te bjere ne det nje pike uje, nuk thahet
• Mejtimet me te larta gjenden ne fjalet me te shkurtra
• Ne vend qe te shesesh dituri dhe zotesi, perpiqu t’i fitosh ato
• Njerezit jane te njejte para natyres, edukata i ben te dallohen
• Nuk ka gje me te lige se perqeshja, sepse prek te miret me shume se te liqte
• Njollat qe na ngjiten ne trup, lahen me uje, njollat e shpirtit s’ka gje t’i
pastroje
• Mos shkruaj gje kur je me nerva, sepse, ndersa plaga e gjuhes eshte me e
keqe se e shpates, mendo ç’ka mund te jete ajo e pendes
• Kot perpiqet mendja, kur nuk mund te arrije graden e larte te ndjenjave te
zemres
• Per ndryshimin e dickaje nuk ka asgje me te afte se koha
• Goja kalon kufirin, demin e paguan mendja.
• Ai qe pelqen veten e tij, nuk pelqehet nga askush.
• Hipokrizia eshte helmi me i rrezikshem.
• Mos u tremb nga shuplaka e mikut, duhet te kesh frike nga levdata e
armikut.
• Peri i ngateruar, nuk zgjidhet duke u ngutur.
• Genjeshtra s’mund ta mund kurre, te verteten. Rruga e ngushte rrotullohet e
rrotullohet e perseri ne rruge te madhe del.
• Zemra eshte nje astrolog qe nuk gabon asnjehere ne zbulimet qe ben.
• Fjala e keqdashesit eshte si qymyri: edhe kur nuk djeg sendin qe e prek, e
nxin ate
• Vlera e zjarrit kuptohet ne ditet e dimrit, dhe ajo e bores ne ditet e veres.
• Nese eshte lumturi te duhesh, eshte lumturi me e madhe te duash.
• Njeriun e bejne te perjetshem veprat e tij.
• Biseda linde nga mendimi, biseda pa mendim nuk eshte bisede, eshte
grindje.
• S'ka gje me te keqe se te perqeshurit, sepse me shume prek te miret se te
kqinjet.
• Bukuria e njeriut perbehet nga bukuria e fjales qe flet.
• Shpagimi me i embel eshte te besh mire kunder te keqes qe te eshte bere.




Posted on 08/10/2012 05:55

Sami Frasheri
(1884-1885)


Sami Frasheri ka lindur ne 1 Qershor 1850, ne Frasher te Permetit. Ai ka qene ideologu kryesor i levizjes kombetare shqiptare, dijetar, shkrimtar dhe publicist. Vëllai më i vogël i Abdylit e i Naimit, ai lindi në Frashër më 1850, ku mori
edhe mësimet e para. Më 1871 mbaroi gjimnazin "Zosimea" në Janinë, mësoi gjuhë të vjetra e të reja dhe u pajis me një kulturë të gjerë. Më 1872 shkoi në Stamboll për punë dhe atje u lidh menjëherë me patriotë shqiptarë, me Pashko
Vasën, Jani Vreton, Ismail Qemalin, Kristoforidhin, Hoxha Tasinin etj. Samiu u dallua shumë shpejt midis tyre dhe, me formimin e shoqërisë së Stambollit, u zgjodh kryetar i saj, ndonëse ishte nga më të rinjtë. Gjer në fund të jetës ai
mbeti udhëheqësi kryesor i kësaj shoqërie. Samiu ishte njeri me horizont të gjerë dhe dha ndihmesë të shquar për
kulturën turke. Drejtoi disa gazeta turqisht, ku mbrojti edhe të drejtat e kombit shqiptar. Botoi në turqisht edhe një varg veprash letrare e shkencore. Krijimtaria e Samiut në gjuhën shqipe është e lidhur tërësisht me idealet e lëvizjes kombëtare për çlirim, me nevojat e shkollës e të kulturës kombëtare. Pa dyshim ai është një nga themeluesit e saj. Për shkollat e para shqipe Samiu botoi këto vepra: "Abetare e gjuhës shqipe„(1886), "Shkronjëtore e gjuhës shqipe„(gramatikë e shqipes, 1886) dhe "Shkronja„(gjeografia, 1888). Hartoi edhe një fjalor të gjuhës shqipe, që nuk i dihet fati. Frasheri ishte zoterues i disa gjuheve te huaja si turqisht, italisht, frengjisht, latinisht, greqishten e re dhe te vjeter, arabisht dhe persisht. Sami Frasheri drejtoi disa nga revistat e para ne gjuhen shqip “Drita” dhe pastaj “Dituria”, ku shkroi nje varg artikujsh. Hartoi librat “Abetare e gjuhes shqipe” (1886), “Shkronjtore e gjuhes shqipe” (gramatika) dhe “Dheshkronje” (Gjeografia 1888). Ai ka shkruar “Shqiperia c’ka qene, c’eshte e c’do te behet” botuar me 1889 ne Bukuresht. Sami Frasheri hartoi dhe nje fjalor te gjuhes shqipe qe mbeti i pabotuar, la gjithashtu ne doreshkrim nje permbledhje kengesh popullore shqiptare. Eshte autor i fjalorit normative te gjuhes turke (Kamus-i turki, 1901), i cili ruan vleren e vet te madhe edhe ne ditet e sotme. Fjalori “Kamus-i turki” permban mbi 40 mije fjale e shprehje gjuhesore. Samiu eshte gjithashtu edhe autor i disa fjaloreve dy-gjuhesh frengjisht-turqisht, turqisht-frengjisht dhe arabisht – turqisht. Sami Frasheri ka shkruar edhe drama e romane ne gjuhen turke. Vepra me e rendesishme eshte “Besa”, botuar ne 1875, dhe vene ne skene ne teatrin perandorak ne Stamboll. Sami Frasheri ka dhene kontributin e tij edhe ne fushen e gazetarise. Ai ka bashkepunuar me shkrime dhe ka qene redaktor dhe kryeredaktor ne disa gazeta “Sabah” (Mengjesi 1876) dhe “Hafta” (Java). Ne punen krijuese te tij, zene vend edhe perkthimet, e kryesisht ato nga frengjishtja. Bibloteka e tij personale kishte 20 mije vellime. Sami Frasheri
vdiq ne Stamboll ne 1904, duke lene me doreshkrim 11 vepra, krysisht nga fusha e gjuhesise dhe letersise.





Posted on 08/10/2012 05:39

Mire se erdhet Busavata & user 010_ 
PS:Busavata,jam Elena,por nuk munda te rregjistrohesha dot me kete emer dhe m'u desh ta ndryshoja.




Posted on 07/10/2012 09:59

 Andrea Petromilo (Letërsi për fëmijë)






ANDREA PETROMILO



Andrea Petromilo lindi në fshatin Palasë të krahinës së Himarës, në rethin e Vlorës, më 1 dhjetor 1949. Në vitin 1956 familja e tij vendoset në qytetin e Vlorës, ku prej shumë vitesh( menjëherë pas çlirimit të vendit!) i ati punonte si drejtues i veprave industriale. Aty ai kreu shkollimin fillor, shtatëvjeçar e të mesëm. Në vitin 1967 nis studimet universitare pranë Insitutit të Lartë Bujqësor Kamëz- Tiranë ( sot Universiteti B.), në degën Agronomi, të cilën e përfundon me sukses në vitin 1972. Emrohet si agronom në rrethin e Mirditës, në kooperativën bujqësore Kurbnesh. Transferohet në rrethin e Vlorës në vitin 1976 dhe caktohet specialist në kooperativën bujqësore Kuç. Në vitin 1978 nis punën si mësues specialist në shkollën e mesme bujqësore “ Qani Nuredini “ Sevaster .Në vitin 1984 kryen studimet pas universitare për teori drame pranë Insitutit të Lartë të Arteve –Tiranë ( sot Akademia e Arteve të Bukura), të cilin e përfundon me sukses duke e mbrojtur me dramë “ Dashuria më e madhe”. Orientimi për tu emruar pranë teatrit dramatik të Vlorës nuk përfillet , kështu që vazhdon të punoj si mësues specialit pranë shkollës së mesme bujqësore “ Fitore” – në zonën e Novoselës. Në vitin 1991 detyrohet të emigroj në Greqi si emigrant ekonomik ku jeton edhe sot e kësaj dite. Vazhdon të bashkëpunoj me gazetën e prëditëshme “ Shekulli” , gazetën e përjavshme “ Drita”, me revistën periodike Universi i librit shqiptar”. Në vitin 2000 punon për një periudhë të shkurtër si K/redaktor i gazetës “ Zëri i emigrantit”. Në vitin 2003-2004 boton revistën e tij për fëmijë( botues dhe K/redactor) “ Valëza e Kaltër”.
Krijimtarinë gazetareske e publiçistike e ka zhvilluar krahas krijimtarisë letrare qysh në rininë e hershme. Kur ishte ende në klasën e gjashtë boton një vjershë në gazetën “ Pionieri”( më pas revistë me të njëjtin emër).Dhe vetëm kaq. Mungesa e një rrethi letrar nuk nxiti vijimin e krijimit.Megjithatë kurrë nuk iu largua botës së leximit. Përveç librave që blinte( në bibliotekën e tij personale gjënden libra që mbajnë datimin e viteve 1957-58-59 me firmën e tij dhe shënime të tjera , kur ai ende ishte 8-10 vjeç!), por ishte dhe frekuentues i rregullt i bibliotekës së qytetit. Vitet e shkollës së mesme janë ato që përcaktuan të ardhmen drejt krijimtarisë letrare. Hartimet ishin krijime të mirfillta. Kur ishte ende në vitin e dytë të shkollës së mesme “ Avni Rustemi” paraqitet me krijmet poetike në këndin letrar. Por “ guximi” për të nisur krijimet e tij në organe të ndryshme të shtypit s’ishte pjekur ende. Duhej nxitje, por ai qëndronte vazhdimisht i mbylur në veten e tij, në pasionin që mbruhej dhe ciklononte ëndrrën krijuese. Kurrë nuk kërkoi ndihmesën e dikujt tjetri që në atë periudhë kishte hedhur hapa në botën e letrave ( e mira apo e keqja e tij?!).
Megjithatë në shtator të vitit 1967 nis me postë reportazhin e parë në gazetën “ Zëri I Rinësë” I cili botohet. ( U thye akulli?!) Një muaj më vonë ,në gazetën “ Sporti Popullor” ,boton tregimin “ Ditari i një atleti”. Qysh atëhere nis bashkëpunimin me një sërë organesh të shtypit të përditshëm e atij periodik. Boton në gazetat “ Zëri I Rinisë”, “ Bashkimi”, “ Puna”, “ Sporti Popullor”, “ Zëri I Vlorës” , në reviatat “ Pionieri”, “ Fatosi”, “ Shqiptarja e re”, ,” Yllkat”, “ Bujqësia Socialiste”, , në buletinet “ Teatri” , “ Skena e fëmijve”….Boton me firmën e vet dhe me pseudonimin Irena Petro.
Në vitet e studentit është aktivist për botimin e gazetës “ Studenti I Bujqësisë” dhe boton me pseudonimin Ansoi Milo. Në konkursin e pare letrar ,që organizohet midis krijusve të Insitutit , fiton çmim me tregimin “ Xheku” . Ndërkohë nis të bashëpunojë shumë me Radio Tiranën me materiale publicistike e letrare për emisionin e fëmijve, heroizmin e popullit në shekuj( radiodramatizime) , teatri në mikrofon, ( radidramatizimet “ Me shpatë e grisëm fermanë”, “ Djali i maleve të vetëtimës” etj.. e më pas bashkpunon me Televizionin Shqiptar me telereportazhet dhe emisionin e përrallës gjer në vitin 1991 vit që detyrohet të emigroj. Në vitin 1976- 97 përgatit për botim librin me tregime për të ritur “ Tek cepi i shkallëve një vajzë”, i cili aprovohet për botim , por burgosja e redaktorit bënë që libri të tërhiqet dhe të humbasi . Në vitin 1979 boton dramën “ Midis shkokësh”, që pasohet me botimin e dramave “ Fjalë burri” , “Dalina” dhe “ Një premtim” në vitet 1980 - 1981.Ndërkohë janë botuar disa tregime në revistat “Pionieri” e “Fatosi”. Pranohet kandidat i Lidhjes së Shkrimtarëve e Artistëve të Shqipërisë, e më pas anëtar i saj. Në vitin 1984 kinostudioja “Shqipëria e re” xhiron me skanarin e tij filmin multiplikativ me metrazh të mesëm “ Dallëndyshja u kthye përsëri”Po në vitin 1984 boton librin me tregime “ Ishim bërë trima” dhe librin me përralla “ Bufi që donte të bëhej piktor”. Në vitet e mëpasme lëvron dramën ( vë në skenë me trupat amatore mbi dhjetë drama)dhe tregimin . Botohen librat me tregime “ Si u bëra trim”, “ Një yll nga qielli”, “Pranverë pa xixëllonja”, “ Qielli i murrëtyer i së djeles”, “ librin me përralla “ Si u mbyll kënga në kafaz”, librat me gjëza “ Trak e truk” dhe “ Kush e gjen”, librin me tregime për të ritur “ Gjimnazistja e shthurrur”, romanin “ Kohë rebele”, novelën”Një e vërtetë si në përrallë”, , përgatit dhe boton librin me krijimtarinë letrare të fëmijve të shkollave 9- vjeçare “ Oazet e kaltra”( mbledhës, redaktor dhe botues!)
Për krijimtarinë letrare është vlerësuar me çmime kombëtare e në shkallë rrethi me librin me gjëza “Trak e truk”, dramat “Një premtim”, “ Agimi e një dite të re”, “Vështrim i kthjelltë”, “ Dashuria më e madhe” etj…
Pas viteve 1995 është redaktor i një sërë librash poetik e të prozës së shkurtër e të gjatë.
Tashmë është në process krijues për romanin “ Vajza që pushtoi qiellin”, librin me fabula “ Shqiponja dhe brumbulli”, novelën “ Retë hedhin shi” ( titull provizor), një libri me përralla etj…



Fabula nga Andrea Petromilo




Dhelpra dhe dëbora



Diku në një shkurë dhelpra kish gjetur një shteg të ngushtë ,që s’i binte në sy të zotit të shtëpisë , të cilit i rrëmbente ndonjë pulë , zogëz a kaposh sa herë donte të shijonte mishin e tyre, nga oborri ku ato kullosnin… Përpiqej i ngrati njëri ta shtinte në kurth, por ishte e kot. Dhelpra si dhelpër s’futej kollaj në grackë. Pa bëri dhe njëzetekatër orë roje , por s’ia gjeti dot anën. Dhelpra zinte shtegun dhe vëzhgonte prej andej. Kur shikonte se nuk e kërcënonte gjë, zbriste dhe bënte punën e vet.
Një ditë prej ditësh ra borë e madhe , që shtroi tej e tej vendin. Dhelpra u nis për të bërë zakonin. Po agonte.U var poshtë shtegut dhe nisi të vëzhgoj. Nuk pipëtinte gjë. As gjah nuk po shikonte e as të zotin. Do kthehem në mbrëmje para se të bjeri muzgu, mendoi.U kthye andej nga kish ardhur. I zoti i shtëpisë ndoqi gjurmët dhe shpejt e shpejt ngriti lakun në hyrje të shtegut . I kënaqur se i dha karar hallit, u ul pranë oxhakut pa e vrarë mëndjen.
Aty nga mbrëmja dhelpra ,sa u fut në shteg, ra në lak. Në fillim s’e kuptoi se ç’po i ndodhte. Ajo gjë që e kish mbërthyer , s’po e lëshonte. Nisi të turfullonte: –Ah, kush të më ket spiunuar? Do t’ia marr shpirtin....
-Kot akërrohesh, moj ndrikullë,-ia ktheu dëbora.
-Aaa, domethënë se, ti ma ngrite kurthin!-u skërmit dhelpra.
-Jo, moj ndrikullë, këmbët e tua që shkelën mbi mua,-e qesëndisi dëbora dhe ra në heshtjen e saj.





Hajduti dhe lepuri



Hajduti , ngaqë e ndiqnin, në vrap e sipër u fut të fshihej në një ferrë. Lepuri , që ndodhej aty, u befasua dhe i tronditur u struk akoma më thellë. Kur pa se njeriu s’kish qëllim të keq për të, iu afrua e i foli me zë të ulët:
-Ç’paske që dridhesh më keq se unë, lum miku?
Hajduti në çast u rrëqeth gjer në majë të flokut, por shpejt u mundua të përqëndrohej.
-Ç’të kem,- ia pati hajduti,- më ndjekin. Duan të më kapin. Veç , po e hodh kësaj here, të betohem, që s’bëj më!
-Aha, të kuptova,- ia ktheu lepuri. – Dhe unë kështu kërkoj të bind veten, megjithatë jeta ime shkon duke u fshehur ferrave e duke u dridhur. Sa mbaroj së ngrëni të mbjellat në një kopësht , hidhem tek tjetri. Ata punojnë e unë i gjej gati.Ata më ndjekin të më vrasin, unë … siç më sheh… Ja, që kështu më pëlqen e s’heq dorë.

Posted on 07/10/2012 09:58

Flokarta dhe tre arinjtë



Na ishte njëherë një vajzë, që kishte një emër të bukur, Flokartë. Një ditë, megjithëse nëna ia kishte ndaluar, Flokarta u largua nga shtëpia dhe shkoi në pyll për të mbledhur lule të egra. Ajo nuk e vuri re diskun e kuq të diellit që fundosej pak nga pak përtej maleve. Shpejt ra nata dhe e errësoi pyllin. Për një kohë të gjatë Flokarta u end pyllit, duke qarë me dënesë sepse nuk po gjente rrugën për në shtëpi. Meqë u lodh, ajo u ul rrëzë një lisi. Po në atë kohë u duk së largu një dritë që shkëlqente: atëherë Flokarta mori guximin dhe eci drejt saj. Më në fund mbërriti para një shtëpie të vogël, të cilën s’e kishte parë kurrë ndonjëherë dhe mu aty mendoi të kërkonte strehim.
Por Flokarta nuk e dinte që kjo shtëpi banohej nga një familje prej tre arinjsh: baba ariu, nëna arushë dhe arushi i vogël, bebë. Në kuzhinë ndodhej një tryezë dhe pranë saj ishin tri karriga: e para ishte e madha, e dyta mesatare dhe e treta më e vockël.
Të tre arinjtë kishin shkuar për të bredhur dhe, para se të iknin, nënë arusha kishte bërë gati supën dhe e kishte hedhur në tre çanakë. Çanaku i parë ishte i madh, i dyti me madhësi mesatare dhe i treti fare i vogël dhe i bukur. Flokarta vështroi nga dritarja dhe, meqë kishte shumë uri, ushqimi që ishte hedhur nëpër çanakë iu duk joshës: ajo shtyu derën dhe hyri brenda.
- Sa mirë qenka! - tha ajo.
Dhe u ul në karrigën e madhe, por kjo ishte tepër e madhe për të. Provoi karrigën mesatare, por ajo nuk arrinte gjer në tryezë. Atëherë Flokarta u ul në karrigën e vogël, që i rrinte për bukuri. Mori çanakun dhe e përlau shpejt e shpejt supën e arushës së vogël. Kur e mbaroi, e ndjeu veten të lodhur. Dhe mendoi se do të ishte mirë të shtrihej. Hipi, pra, në shkallë dhe u fut në dhomën që kishte tre shtretër. I pari ishte i madh, i dyti mesatar dhe i treti një shtrat i bukur, fare i vogël. Ajo provoi në fillim të madhin, por ky ishte tepër i madh. U ngrit e provoi të dytin, por edhe ai, gjithashtu ishte tepër i madh. Atëherë u shtri në shtratin e vogël dhe fjeti me grushtet shtrënguar pranë fytyrës.
Arinjtë u kthyen shpejt. Meqë të bredhurit ua kishte shtuar oreksin, ata shkuan menjëherë për të ngrënë në tryezë.
- Dikush është ulur në karrigën time! - bërtiti baba ariu, me zërin e vet kumbues e të trashë.
- Dikush është ulur në karrigën time! - bërtiti nënë arusha, me trupin mesatar dhe zërin jo të fortë.
- Dikush është ulur në karrigën time! - bërtiti arusha e vogël me zë të hollë.
Pastaj ata hodhën sytë në çanakun e tyre.
- Dikush e ka provuar supën time! - bërtiti baba ariu.
- Dikush e ka provuar supën time! - bërtiti nënë arusha.
- Dikush e ka provuar supën time dhe e ka ngrënë atë! - bërtiti me të madhe edhe arushi i vogël me zërin e hollë.
- Cili mund të ketë qenë vallë? - bërtitën njëherësh të tre arinjtë.
Baba ariu vrapoi për te shtrati i vet.
- Dikush është shtrirë në shtratin tim! - briti përsëri ai.
Nënë arusha vrapoi te shtrati mesatar.
- Dikush është shtrirë në shtratin tim! - u dëgjua edhe zëri i saj jo fort i trashë.
Ndërkohë edhe arushi i vogël bërtiti me sa fuqi që kishte:
- Dikush është shtrirë në shtratin tim! Ah, ja tek është!
Po në atë kohë Flokarta u zgjua dhe i pa të tre arinjtë, që po e vështronin me inat. Ajo u llahtaris aq shumë sa kërceu nga shtrati, zbriti shkallët me shpejtësi sa nuk ia kishte marrë kurrë mendja dha shpëtoi, duke u futur në pyll. Të nesërmen Flokarta u takua me një druvar, i cili me sopatën në krah shkonte për të bërë dru dhe i tregoi atij ç’i kishte ndodhur. Meqë ai e njihte pyllin si në pëllëmbë të dorës, e përcolli vajzën gjer në fshat. Prindërit e pretën Flokartën me lotë gëzimi. Pas kësaj, vajza me flokë të artë u bë fëmijë i bindur dhe nuk u largua kurrë më vetëm nga shtëpia.


Posted on 07/10/2012 09:58

Adelina Mamaqi


Adelina Mamaqi
ka lindur në vitin 1939 në Tiranë, nga një familje atdhetare e letrare. Ka kryer shkollën e mesme pedagogjike, universitetin e Tiranës, në degën Letërsi dhe Gjuhë shqipe. Punoi në Shtëpinë Botuese “N. Frashëri” në redaksinë për fëmijë. Më vonë kaloi redaktore në revistën “Nëntori”. Për 20 vjet punoi në revistën “Fatosi”, “Pionieri”. Vepra e parë e saj titullohet “Ëndrra vashërie”. Në vitin 1963 botoi “Bubi i vogël”. Për 30 vjet botoi poezi, tregime, fabula, përralla. Orizi i milngonave (poemë); Bregu i kaltër (vjersha); Goni trazovaçi (poemë); Fishekzjarrët (vjersha); Klloçka dhe kotelet (poemë); Si thoni ju ? (vjersha humoristike); Kaltëroshi tekanjozi (poemë); Një zog gëzimi (vjersha); Mësoi Adi shkronjën A.

Çerdhen do ta ruaj

Dallëndyshe moj
Udh'e mbarë moj!
Në pranverë për ty
Çerdhe do ndërtoj

Djal' i vogël o
duarshkathët o
çerdhe tjetër s'dua
ti këtë ma mbro!

Në pranverë prap
do të vij me vrap
zoçkëza të reja
këtu do të hap

Moj krahshigjetë
fluturo e qetë
çerdhen do ta ruaj
si të ishe vetë!

Qukapik o qukapik

Qukapik o qukapik
të kam shok e të kam mik
pik-pik-pik Ç'po bën kështu?
Gëlltis krimba dru më dru

Kribmin unë e kam armik
sepse është shumë i lig
se ha gjethe e lëkurë
nëpër lule nëpër drurë

Mësuesja


Dhe sot ia dëgjoj zërin e ëmbël,
Dhe sot ia vështroj sytë zjarr.
E desha, o miq, me gjithë zemër,
Mësuesen e klasës së parë.

Ajo më mësoi si të shkruaj
Dy emrat: Atdhe e Nënë,
Këshillat, qortimet e saj,
Ç’mbresa n’shpirt m’kanë lënë!

Një tufë me vjollca e lila
Gjithmonë ia vë mbi varr,
N’zemër me zgjohet dëshira
Ta kem at’ pranë Si më parë.

Ajo zë e flet sërish me mua
Ashtu si kur isha fëmijë!
Në gjirin e kohës së shkuar
Kthehem me mall përsëri.

Dhe dorën që dridhej nga pak
Ndër flokë sërish e ndiej,
Endërrimet e mia miturake
Në sytë e saj prapë i gjej.

Ah, ç’gaz kur dëgjoj zën’ e ëmbël,
Këshillat e saj kur kujtoj!
E desha, o miq, me gjithë zemër
Dhe s’mundem askurr’ ta harroj.

Posted on 07/10/2012 09:05



Posted on 07/10/2012 09:01



Posted on 07/10/2012 08:59



Posted on 07/10/2012 08:43

  

Posted on 07/10/2012 08:37

 Lady Antebellum





Posted on 07/10/2012 08:35



Posted on 07/10/2012 08:34



Posted on 07/10/2012 08:33



Posted on 07/10/2012 08:32



Posted on 07/10/2012 08:31



Posted on 07/10/2012 08:28



Posted on 07/10/2012 08:27



Sign Up | Create | About Us | SiteMap | Features | Forums | Show Off | Faq | Help
Copyright © 2000-2019 Aimoo Free Forum All rights reserved.

Get cheapest China Wholesale,  China Wholesale Supplier,  SilkChain 丝链to be a retailer is easy now.
LUFFY
LUFFY