User Name  Password
Forumi Amantin
Make a donation click here. Your support will help us remove ads and upload local images, etc.
Title: Emigrantët shqiptarë në Greqi
Forumi Amantin   Shqiptarët nëpër botë
Hop to: 
Views:142     
New Topic New Poll
<<Previous ThreadNext Thread>>
Page 1 / 1    
AuthorComment
Amantin
 Author    



Rank:Diamond Member!

Score: 625
Posts: 625
Registered: 07/10/2012
Time spent: 23 hours

(Date Posted:14/10/2012 10:00)
Share to: Facebook Twitter MSN linkedin google yahoo

Selanik, filloi sot viti i ri mësimor i gjuhës shqipe

Selanik, filloi sot viti i ri mësimor i gjuhës shqipe

 










Anila Jole

Sot në qytetin e Selanikut, filloi cikli mësimor i mësimit të gjuhës shqipe, për vitin 2012-2013. Nën kujdesin e Shoqatës së emigrantëve shqiptarë “Nënë Tereza” Greqi, cikli mësimor i gjuhës shqipe ka filluar që në Prill të vitit 2004. Që atëherë interesi i fëmijëve të emigrantëve për mësimet që ofron kjo shoqatë në Selanik e Janica rritet gjithnjë e më shumë dhe sot numërojmë rreth 150 nxënës në Selanik e rreth 40 nxënës në Janica. Janë grup i përkushtuar mësuesish shqiptarë, të cilët, në mënyrë vullnetare, zhvillojnë prej vitesh mësimin e gjuhës shqipe dhe japin njohuri të historisë e gjeografisë së Shqipërisë për fëmijët e bashkatdhetarëve, në mjediset që ofron Universiteti "Aristoteli" i Selanikut. Në ceremoninë e çeljes së vitit shkollor, merrnin pjesë dhjetëra nxënës të kësaj shkolle së bashku me prindërit e tyre, të ftuar nga konsullata e Shqipërisë në Selanik, figura të njohura të komunitetit shqiptar si profesori i Universitetit, Dhori Qiriazi, dekania e Fakultetit Pedagogjik të Universitetit Aristoteli, Dhimitra Kogidou, përfaqësues të shoqatave të tjera si "Progresi", "Dega e Blertë", etj. Sot kryesia e shoqatës, stafi i mësuesve dhe nxënësve nderuan me Urdhrin "Mësues Nderi” një nga mësuesit më të vjetër të shkollës, zotin Dashmir Zaçe, për kontributin shumëvjeçar në ruajtjen dhe zhvillimin e gjuhës dhe kulturës amëtare tek fëmijët shqiptarë në Selanik. Profesor Zaçe është i pari mësues që ka dhënë mësim tek nxënësit shqiptarë në Greqi dhe ceremonia e sotme u zhvillua me rastin e daljes së tij në pension. Profesor Zaçe përuroi mësimin e parë të gjuhës shqipe në Greqi më 7 Mars 2001, kur Shoqata e Emigrantëve shqiptarë të Selanikut ndërmori e para iniciativën për zhvillimin e mësimit të gjuhës shqipe tek fëmijët e komunitetit shqiptar, iniciativë të cilën e pasoi Shoqata e Emigrantëve Shqiptarë "Nënë Tereza", ku profesor Zaçe dha kontributin e tij deri më sot, duke kurorëzuar plot 12 vjet që nga dita e parë e mësimdhënies së tij. Ky vlerësim për të përkon edhe me 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Një grup studentësh të universitetit “Aristoteli” shfaqën për fëmijët një pjesë teatrale në dy gjuhë, shqip dhe greqisht, mesazhi i së cilës ishte mjaft prekës, mbi dashurinë njerëzore, bashkëjetesën mes popujve dhe antiracizmin. Fëmijët u pajisën me librat shkollorë dhe fletoret e punës, të cilat u mundësuan nga ministria e Arsimit me ndihmën e konsullit shqiptar në Selanik, Riza Poda. Pavarësisht si do ta sjellë jeta, edhe nëse nesër jetojnë në Greqi, Shqipëri apo diku gjetkë nëpër botë, këta fëmijë duan të dinë të shkruajnë dhe të lexojnë mirë gjuhën e nënës, e cila është pjesë e identitetit dhe një lidhje e fortë me rrënjët e tyre. Ata në çdo kohë dhe në çdo vend mund të thonë: “Jam shqiptar dhe e njoh shumë mirë gjuhën time”, të cilën do t’ua trashëgojnë më pas edhe brezave të tjerë ...

(Message edited by AmantinOn14/10/2012 10:03)
usertype:1
<<Previous ThreadNext Thread>>
Page 1 / 1    
New Topic New Poll
Sign Up | Create | About Us | SiteMap | Features | Forums | Show Off | Faq | Help
Copyright © 2000-2018 Aimoo Free Forum All rights reserved.

Get cheapest China Wholesale,  China Wholesale Supplier,  to be a retailer is easy now.
LUFFY LUFFY LUFFY
LUFFY LUFFY LUFFY LUFFY LUFFY LUFFY