User Name  Password
Forumi Amantin
Make a donation click here. Your support will help us remove ads and upload local images, etc.
Title: Bota siç e shoh unë - Esse nga Albert Anjshtanjn
Hop to: 
Search Tags: esse, Nobeliste, shkenca
Views:116     
New Topic New Poll
<<Previous ThreadNext Thread>>
Page 1 / 1    
AuthorComment
Amantin
 Author    



Rank:Diamond Member!

Score: 625
Posts: 625
Registered: 07/10/2012
Time spent: 23 hours

(Date Posted:14/10/2012 01:46)
Share to: Facebook Twitter MSN linkedin google yahoo

Bota siç e shoh unë - Ese nga Albert Anjshtanjn


"Sa te cuditshem jemi ne te vdekshmit! Te gjithe ne jemi ketu per nje udhetim te shkurter; per c'arsye njeriu s'e di edhe pse ndonjehere mendon se e ndjen. Por pa reflektuar thellesisht nje njeri e di nga jeta e perditshme se ai ekziston per njerezit e tjere — se pari per te gjithe ata nga te cilet kur buzeqeshin edhe jane mire varet vete lumturia jone, e pastaj per shume te tjere, te panjohur per ne, me fatin e te cileve jemi lidhur nepermjet simpatise. Njeqind here ne dite i kujtoj vetevetes se jeta ime e brendshme edhe ajo e jashtme jane bazuar ne punen e njerzve te tjere, te gjalle e te vdekur edhe se mua me duhet te ushtroj veteveten qe te mund te jap ne te njejten shkalle sic kam marr e vashdoj te marr…
Nuk e kam pare kurre lehtesine edhe lumturine si nje perfundim— kete perfundim kritikal une e quaj idealin e nje stalle derrash. Idealet qe kane ndricuar rrugen time edhe kohe pas kohe me kane dhene kurajo ta perballoj jeten me gezim kane qene Miresia, Bukuria edhe e Verteta. Pa idene e nje vllazerimi midis njerezve qe mendojne njesoj, pa nje dedikim ndaj botes objektive, perjetesisht te paarritshmet ne fushen e artit edhe perpjekjet shkencore, jeta do te me ishte dukur bosh. Qellimet e rendomta te perpjekjeve humane— posedimet, suksesi i jashtem, lluksi —me jane dukur gjithmone te perbuzshme.
Sensi im i apasionuar pas drejtesise sociale edhe pergjegjesise sociale ka qene gjithmone ne kontrast te cuditshem me mungesen e nevojes sime te theksuar per kontakt direkt me njerez te tjere apo komunitetet njerezore. Une jam me te vertete nje 'udhetar i vetmuar' edhe s'i kam perkitur kurre vendit tim, shtepise sime, miqve te mi, e as familjes sime me gjithe zemer; perpara gjithe ketyre lidhjesh, une kurre s'e kam humbur sensin e distances edhe nje nevoje per vetmi…
Ideali im politik eshte demokracia. Ler cdo njeri te respektohet si individ edhe mos idealizo asnje njeri. Eshte nje ironi e fatit se si une vete kam qene marres i nje admirimi te tepert edhe nderimi nga te tjeret, pa fajin apo meriten time. Shkaku i kesaj mund te jete fare lehte deshira, e paarritshme nga shume, te kuptojne ato ide te pakta te cilat une i kam arritur me fuqite e mia te dobta pas nje stermundimi panderprerje. E kam te qarte qe per cdo organizate qe te arrij qellimet e saj, nje njeri duhet te mendohet edhe drejtoj e zakonisht te mbaj pergjegjesi. Por ata qe drejtohen nuk duhet te jene te forcuar, e duhet te jene ne gjendje te zgjedhin liderin e tyre. Per mendimin tim, nje sistem autokratik i forcuar degjenerohet shume shpejt; forca terheq njerez me morale te ulta…Gjeja me vlere te vertete ne maskeraden e jetes se njeriut me duket mua se nuk eshte shteti politik por njeriu u ndjeshem, krijues, personaliteti; i cili i vetem krijon fisniken e sublimen nderkohe qe turma si e tille mbetet monotone ne mendim edhe monotone ne ndjenje.
Kjo teme me sjell tek me e keqja pjese e jetes se turmes, sistemin ushtarak, te cilin e urrej…Kjo njolle murtaje e civilizimit duhet shfuqizuar me te gjithe shpejtesine e mundshme. Heroizem me komande, dhune e pakuptimte edhe gjithe absurditeti i neveritshem qe njihet me emrin patriotizem - me sa pasion i urrej ata!
Eksperienca me e bukur qe mund te kemi eshte misteri. Eshte emocioni baze qe qendron ne djepin e artit te vertete e shkences se vertete. Ai qe s'e njeh edhe s'mundet te habitet me, mahnitet me, eshte njesoj si te ishte i vdekur edhe syte i jane fikur. Ishte eksperienca e misterit - madje e perzjere me frike - qe shkaktoi fene. Njohuri e ekzistence se dickaje ne nuk mund ta depertojme, perceptimet tona te arsyetimit me te thelle bukurise me te ndritshme, te cilat vetem ne format e tyre me primitive jane te arritshme per mendjen tone: eshte kjo njohuri e ky emocion qe perbejne fene e vertete. Ne kete kuptim edhe vetem ne kete kuptim, une jam nje njeri thellesishte fetar… jam i kenaqur me misterin e perjetesise se jetes edhe me nje njohuri, nje ndjenje te struktures se mrekullueshme te egzistences - si edhe nje perpjekje modeste per te kuptuar sikur edhe nje pjesez te vogel te Arsyetimit qe shfaq veteveten ne natyre."
usertype:1
<<Previous ThreadNext Thread>>
Page 1 / 1    
New Topic New Poll
Sign Up | Create | About Us | SiteMap | Features | Forums | Show Off | Faq | Help
Copyright © 2000-2019 Aimoo Free Forum All rights reserved.

Get cheapest China Wholesale,  China Wholesale Supplier,  SilkChain 丝链to be a retailer is easy now.
LUFFY LUFFY
LUFFY