User Name  Password
Remove ads
Forumi Amantin
Today | Join | Member | Search | Who's On | Chat Room | Help | Shop | Sign In | | | | | Follow Aimoo_Com on Twitter
Make a donation click here. Your support will help us remove ads and upload local images, etc.
Title: Muzika klasike shqiptare
Hop to: 
Views:446     
New Topic New Poll
<<Previous ThreadNext Thread>>
Page 1 / 1    
AuthorComment
Amantin
 Author    



Rank:Diamond Member!

Score: 625
Posts: 625
Registered: 07/10/2012
Time spent: 23 hours

(Date Posted:09/10/2012 11:51)
Share to: Facebook Twitter MSN linkedin google yahoo

Muzika klasike shqiptare
Palok Kurti
1860-1920



Palok Kurti (1860–1920) ishte kompozitori dhe muzikanti i parë që dha sinjalin е lindjes s'artit të ri të kultivuar. Lindi në Shkodër më 1860, dhe kompozoi "Bashkimi i Shqipnís" më 1881.

Jeta
Më 1863, kur ishte tre vjeç i vritet i ati, Kola, në Ranën e hedhun, në Ulqin, gabimisht nga serbët. Do të shkollohet në kolegjën Saveriane[1]. Me anë të krijimeve, përpunimeve е aranzhimeve të këngëve popullore, kryesisht qytetare, vuri gurin е parë në themelimin е evolucionit të formave të vjetra dhe të reja të muzikës së kultivuar shqiptare. Madhështia e figurës se Palok Kurtit konsiston në gjerësinë e interesave të tij artistike, pa i ndare në asnjë çast ato me patriotizmin, ndjenje e cila e përshkon si një lajtmotiv gjithë veprimtarinë e tij.

Drejtues Palok Kurti
Tre qenë drejtimet ma të rëndësishme të veprimtarisë së tij artistike : dirigjent i orkestrave frymore, përpunues i këngëve popullore dhe kompozitor.

Palok Kurti, mësimet e para të muzikës i mori në mjediset e ahengut të njohur shkodran dhe nga At Tommaso Merkos, françeskani i njohur në Shkodër me emrin Pater Toma. N'aftësitë e Palokës së ri ky frat i nderuem dhe muzikant i flaktë, shihte drejtuesin e bandës muzikore të qytetit, për të cilën u impenjue të organizonte. Bashkë me një numër veglash muzikore që solli nga Napoli, në vitin 1877, Pater Toma fton dhe mjeshtrin italian Giovanni Canale, i cili u mor seriozisht, për disa vite me edukimin muzikor të Palokes, tue i mësue pianon dhe disa instrumenta frymorë. Në vjeten 1878, nen drejtimin e po këtij mjeshtri, u krijue e para orkestër frymore e qytetit të Shkodrës e në fund të fundit e të gjithë Shqipërisë, ngjarje kjo që përkoi dhe me krijimin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. 18-vjeçari Palok Kurti, do të ishte një ndër të 31 orkestrantët e këtij formacioni muzikor.

Banda e Katedrales - 1898
Dy vjet më vonë, në vitin 1880, drejtimi i saj kalon në duert e virtuozit të trombonit, Palok Kurti, i cili u dallue ndër të tjerët edhe për aftësitë drejtuese dhe organizuese. Me “Daullen” e tij (siç u ba i njohur në popull), Palok Kurti jepte koncerte në publik të hapun, në fillim një herë në muej e pak nga pak, me konsolidimin e orkestrës, u arrit të jepeshin dhe koncerte çdo javë. Kështu dalja e kësaj orkestre frymore çdo të diele në lulishten e qytetit, ishte për kohen, një nga evenimentet ma të rëndësishme kulturore. Fillimisht repertori ishte i kufizuem, kështu që Palok Kurti, iu vu punës për krijimin e një repertori të posaçëm për orkestrën e tij.

Pikërisht këtij qëllimi do t’i shërbenin dhe ndërtimi i dy potpurive me këngë shkodrane “Argëtime muzikore të stërgjyshave tanë” (1890-1900), të dytën e bani në F-maxhor[2]. Martohet me të bijën e A. Papanikut, nga Parga e Çamërisë. Idromeno i pat bërë një portret më 1925 që ruhet në Galerinë e Arteve. Me këtë lidhje do të ketë katër djem: Leci, Zefi, Salvatori, Ndoci[1]. Për ndërtimin e materialit muzikor të kësaj vepre, kompozitori u mbështet kryesisht në këngën qytetare shkodrane, e veçanërisht në atë instrumentale. Duke i seleksionuar, aranzhuar dhe përpunuar për orkestër frymore dhe me pas, pastaj duke i ekzekutuar, Palok Kurti synoi jo vetëm të përhapte e te propagandonte këngën popullore shqiptare në popull, por edhe ta spastronte atë vete nga elementet e tepërt - rezultat i ndikimit të drejtpërdrejte të formave dhe toneve orientale, te cilat ndiheshin dukshëm në ahengun shkodran. Në këto potpuri, trajtimi i këngës popullore shkodrane i është nënshtruar një përpunimi të vërtete me pretendime artistike. Sidomos në potpurinë nr. 1, shihen dhe tendenca krijuese nga ana e autorit.

Për këto aresye, Palok Kurti, është i pari muzikant, i cili duke shpëtuar nga humbja traditën popullore, e mblodhi atë, e vuri në note, e ekzekutoi, duke hodhur kështu, bazat e krijimit të artit të kultivuar shqiptar. Aktivitetin si drejtues i bandave frymore, ai e zhvilloi neper formacione të ndryshme muzikore shkodrane, me bandën e Patër Tomës, me bandën e Popullit dhe atë te Institutit Tregtar, e cila kishte një trupe prej pesëdhjete orkestrantesh.

Si drejtues dhe krijues i formacioneve korale, përmendim atë të Kishës Françeskane, Meshës se Madhe, të Kishës Ortodokse shkodrane, formacioni koral i se cilës, pati jehone në kohen e vet. Do ta linim të paplote figurën e Palok Kurtit, pa folur për krijimtarinë e tij si kompozitor. Krijues i ma shumë se 17 këngëve popullore, ai solli ndryshime rrënjësore në muzikën e ahengut shkodran. E pikërisht, tiparet e saj të reja, përbejnë edhe vete drejtimin e ri që muzika shqiptare mori në Periudhën e Rilindjes Kombëtare dhe në atë të mëvonshme, të Pavarësisë.

Me cilësinë e rapsodit, poetit dhe këngëtarit të apasionuar të këngës popullore shkodrane, Palok Kurti arriti që nuancat me të holla te kësaj kënge t'i mishëroje në mënyre të përsosur në krijimet e tij të pavdekshme : marshin “Bashkimi i Shqipërisë” më 1881 kushtuar Lidhjes Shqiptare të Prizrenit ,“Marhallah bukurisë sate”, “Ta dish, ta dish”, “Për mue paska kenë kismet”, “Karajfil të zgiodha”, ”Kur fillon drita me dalë”, “Te due, moj te due”, “Karajfili i kuq si gjaku” etj., këngë të cilat, në gojën e këngëtares Marie Kraja, do të arrinin majat ma të larta të krijimeve popullore shqiptare.

I ndikuar nga format e reja të muzikës evropiane, Palok Kurti shkroi vepra të tilla si : kuadrilja “Saksi im”, polka për klarinete “Dallëndyshja”, marshin “Turqit në Maqedoni” etj. Përsa i përket muzikës liturgjike, më të njohura që ai shkroi janë : “Mesha për ndër të Shna'Ndout”, “Litani” etj.
Gjithashtu, Paloke Kurti përshtati për formacion orkestral pjesë nga literatura botërore, nga “Trovatore”, nga “Ballo me maska”, “Norma” etj.
Raporti i vazhdueshëm i Palok Kurtit me historinë e kohës në të cilën jetoi, shpjegon dhe faktin që vepra e tij mundi t'i rezistoje kohës dhe të vije deri në dita tona. Krijimet me të rëndësishme të këtij kompozitori, pa dyshim dhanë sinjalin e nisjes se një periudhe të arte për historinë e muzikës shqiptare. Gjithashtu, me veprimtarinë e tij, Palok Kurti i hapi rrugën bashkëkohësve dhe pasardhësve te tij. Pasuria dhe larmia e veprës se tij zë pa dyshim një vend të nderuar në historinë e muzikës shqiptare.[3] U dëbue dy vjet, me shumë mundësi për shkaqe politike. Mbasi u kthye në Shkodër më 1890 angazhimi i tij ma i madh ishte kompozimi. Krijon Bandën e Katedrales me ndihmën e Imzot Jak Serreqit, që e drejtoi Frano Ndoja. U dëbua dhe dy herë tjera, herën e mbrame në Korfuz më 1919. I rraskapitun vdes më 1920, në varrimin e të cilit morën pjesë shumë bashkëqytetarë të tij[2].

---------------------------------------------------------------------
Burimet

1.^ a b Hamdi Bushati: Shkodra dhe motet v.II, fq.210-211, Shkodër 1999, "Idromeno".
2.^ a b Koço, Eno (2004). Albanian urban lyric song in the 1930s, Volumes 1-2 Language. The Scarecrow Press, 83–84. ISBN 0810848902.
3.^ Gazeta “Dita Informacion”, 23 janar 1994
usertype:1
Amantin
Share to: Facebook Twitter MSN linkedin google yahoo 1# 



Rank:Diamond Member!

Score:625
Posts:625
Registered:07/10/2012
Time spent: 23 hours

RE:Muzika klasike shqiptare
(Date Posted:09/10/2012 11:52)

Nje video nga krijimtaria e Palok Kurtit:

usertype:1 tt= 0
Support us

Create free forum and click the links below and your donations will make a difference here.

www.dinodirect.com

A Huge Online Store for Various Cool Gadgets, Accessories: Laser Pointer, Bluetooth Headset, Cell Phone Jammer, MP3 Players, Spy Cameras, Soccer Jersey, Window Curtains, MP4 Player, E Cigarette, Wedding Dresses, Hearing Aids, eBook Reader, Tattoo Machines, LED Light Bulbs, Bluetooth Stereo Headset, Holiday Gifts, Security Camera and Games Accessories and Hobby Gadgets.  
Amantin
Share to: Facebook Twitter MSN linkedin google yahoo 2# 



Rank:Diamond Member!

Score:625
Posts:625
Registered:07/10/2012
Time spent: 23 hours

RE:Muzika klasike shqiptare
(Date Posted:09/10/2012 11:53)

Martin Gjoka
(1890-1940)



Martin Gjoka lindi në Tivar më 1890. Është ndër kompozitorët më me ndikim të muzikës shqiptare.


Jetëshkrimi
Banda muzikore e shoqnisë "Illyricum" me drejtues Martin Gjokën - 1922
Lindi në Tivar me 20 shkurt 1890 në familjen e Filip Gjokes që qe kapiten i portit detar, e Maries. Shkoi në Shkoder 15 vjeç ku njihet me Palokë Kurtin e Frano Ndojen që ia shquejnë talentin dhe e mbajnë afër. Futet në shkollen e etënve françeskan më 1906 ku mësimet jepeshin shqip qysh më 1902 kur Fishta u emërua drejtor, dhe sa bahet 18 vjeç, eprorët me largpamësi e nisin për në Salzburg në Austri. Qëndrimi i tij në Shkodër lidhet edhe me faktin se i vdekën prindërit. Ku përveç filozofisë e teologjisë, ndjekë dhe shkollen muzikore me famë pranë institutit nën prof. Hartmann. Atje, përveç landëve teorike, thellohet edhe në studimin e pianofortes, flautit e violinës dhe fillon me kompozue. Me sa dihet kompozimi i parë i tij asht “Ave Maria”. Vlerësimin që pati për muzikantin Palokë Kurti dhe Át Gjeçovin e shprehë kur atyne i kushton dy kompozimet e para të v. 1910 për pianoforte “Liria” dhe “Atdhe dhe gjuhë shqiptare”. Kthehet pak dit para shpalljes së pavarsisë në Shqipëri. Ishte koha kur minarja e xhamisë lidhej me nji varg dritash me kumbonaren e kishes së fretënve, dhe Gjoka mbante koncerte për Pashkë e Bajram. Jep mësim në kolegjin "Illyricum" të fretënve në landët histori e gjeografi, dhe gjuhë gjermane. Krijon orkestren më 1922, që fitoi dhe konkursin kombëtar më 1930. Ai ishte i pari që kompozoi muzikë klasike në Shqipëri në zhanre të ndryshme. Gjatë vjetit 1936 e transferuen nga Shkodra në famullinë e Planit. Punoi pa u lodhë për një Album me prelude e pjesë tjera për organo. Nuk qe e lehtë për atê të braktiste bandën, korin e Kishës së Fretënve, shkollën e muzikës, të krijueme të gjitha prej tij gjatë 25 viteve të veprimtarisë në qytet. Mbas 3 vitesh që ndej në malsí, Pater Martinin e transferuan përsëri në Shkodër, ku ndihej vendi i tij i zbrazët e i pazavendësueshëm. Erdh në gjysën e dytë t'asaj vjete, por tashmâ punët i gjet shumë të ndryshueme. Liceu "Illyricum" i françeskanëve ishte mbyllun, sepse trupi mësimor nuk pranonte me shtî në shkollë "doktrinën fashiste" që kishte programue Ministria e Arsimit. Një prej profesorëve, Athanas Gegaj, ishte arrestue e internue në Itali, ndërsá Át Gjon Shllaku e Át Lekë Luli kishin ikë në Jugosllavi. Bandave të Shkollës Françeskane e të Shoqnisë Antoniane u ishin sekuestrue të gjitha veglat muzikore nga Partia Fashiste. I vetmi aktivitet artistik kishte mbetë kori i Kishës së Fretënve e orkestra. Këto ngjarje ia thyen zemrën. Po shëndeti i tij u dobësue dhe më 3 shkurt 1940 vdiq në Shkodër në moshën 50 – vjeçare nga nji infarkt fatal. Populli shkodran me nderime të mëdha e dashuri e përcolli kufomën e tij në varrezat e Kishës së Fretënve e gjatë Meshës funerale, me lot ndër sy, kori ekzekutoi disa copa nga vepra e tij e muzikës kishtare.Tue ndjekë traditën e kompozitorëve si Bach dhe Handel, Gjoka kompozoi muzikë polifonike dhe korale, si dhe la të papërfundueme një simfoni ("Dy lule mbi vorr të Skanderbeut", 1922). Për shkak të mungesës së institucioneve muzikore apo një sistemi profesional për muzikën klasike, veprat e tij mbetën t'izolueme. Ato u luajtën vetëm nga instrumentistë amatorë dhe u ndigjuen në rrethe të ngushta shoqnore. Megjithatê, falë punës se Gjokës dhe muzikantëve të tjerë t'asaj kohe, Shkodra u bâ qendra mâ e randësishme e jetës muzikore në Shqipni, gjatë periudhës midis dy luftnave botnore e sidomos mbas Luftës së Dytë Botnore. Veprat e sivëllaut françeskan, Át Gjergj Fishta "Juda Makabe"-1915 dhe "Shqyptarja e qytetnueme"-1917 u hedhën në skenë me muzikën e Át Gjokes, gjithashtu dhe vepra tjera të Át Vinçenc Prennushit dhe Át Leonardo de Martinos. Ndër kompozimet e veta përdorte shpesh motive popullore. Prenkë Jakova, Çesk Zadeja, Tish Daija, Tonin Harapi, Tonin Rrota, Pjetër Dungu, Abdulla Grimci, Simon Gjoni, Zef Gruda, Lukë Kaçi, Gjon Kujxhia, ishin te tanë nxanës të Át Martin Gjokës. Në nji farë mënyre të gjithë muzikantët shkodranë, deri në vitet ‘50-të, ishin nxanës, ose nxanësit e nxanësve të Át Martinit. Kështu violinisti Zef Alimhilli, nxanës i Gjokës, i dha njohunitë e para violinistit të mirënjohun Ndoc Shllaku, spala e parë e orkestrës sinfonike, dhe të dy krijuen mâ vonë breza të rinj violinistësh, që tue vazhduer mâ nalt studimet, u bânë pedagogët e parë të Shkollës së Muzikës. Po kështu instrumentistët e frymës, sektor ku Prenkë Jakova krijoi shkollën e vet dhe nxanësit e tij që u bânë të njohun në mbarë vendin. Kronikat e kohës e tregojnë Át Martinin herë tek shoqnia “Bogdani”, herë tek shoqnia “Rozafat” - ku ishte dhe nji ndër bashkëthemeluesit; që flasin për koncertet, jo vetëm me krijimtarinë e tij, por edhe të klasikëve të mëdhenj. Vepra e tij u rimëkamb nga puna e Provinces Françeskane, muzikologut Robert Prennushi, ing. Paç Alimhilli dhe pianistit profesionist italian Luigi Angelini që soll botimin e nji libri dhe të nji CD-je me 24 pjesë të krijimtarisë së Gjokës. Disa tituj të veprave vokale: “O ata t’lumtë që dhanë jetën”, “Atmes”, “T’falem Shqypni..; “Lamtumirë, o vendet e mia”; “Grueja shqyptare”, “Atmes: Porsi shqipe n’hove t’veta”, “Ushtari i vogël”, etj. Në muzikën instrumentale, simfonike e operistike: “Liria”, “Atdhe e gjuhë shqiptare”, “Shqiptari e muzika” etj. Megjithatê, nuk mungon tek krijimtaria e Gjokës edhe tema lirike baritore e ajo për fëmijë. Larmisë tematike i përgjigjet nji larmí e madhe formash muzikore. Ai lavroi pothuej në të gjitha gjinitë vokale e instrumentale. Në gjinitë vokale lëvroi kangën e tipit popullor e të përpunuar, këngën për fëmijë e lirike, koralet, baladën, rapsodinë, potpurinë, melodramën e deri tek opera, ndërsa në gjinitë instrumentale e simfonike: nga pjesët për pianoforte, harmonium, flaut, pjesë orkestrale, fantazia e deri tek simfonia. Muzikologu Prennushi shprehet se në të gjitha këto vepra ndjehet nji stil unik, i konsoliduem, dëshmi e pjekunisë dhe e formimit tij si kompozitor. Melosi i tij âsht i mbështetun mirë në trevat e Veriut, folklorin e të cilit e studioi thellë dhe e asimiloi në mënyrë krijuese. Në këtë drejtim ai mbetet mjeshtër i vërtetë edhe për kohët tona. Tue pasë tashma në dorë “Albumin me 24 copa”, siç e quente Át Martini, tue vû roe përdorimin e teknikës instrumentale polifonike në nji vepër të kësaj natyre, që nuk haset tek asnji muzikant shqiptar bashkëkohës.

--------------------------------------------------------------
Burime
Át Zef Pllumi: Histori kurrë e shkrueme, Françeskanët e mëdhaj, Tiranë 2006 "55"
Virtyt Omari: At Martin Gjoka, kompozitori i simfonisë dhe operës së parë shqiptare 07/12/2011
usertype:1 tt= 0
Amantin
Share to: Facebook Twitter MSN linkedin google yahoo 3# 



Rank:Diamond Member!

Score:625
Posts:625
Registered:07/10/2012
Time spent: 23 hours

RE:Muzika klasike shqiptare
(Date Posted:09/10/2012 11:53)

Një video me krijimtarinë e Martin Gjokës:

usertype:1 tt= 0
Amantin
Share to: Facebook Twitter MSN linkedin google yahoo 4# 



Rank:Diamond Member!

Score:625
Posts:625
Registered:07/10/2012
Time spent: 23 hours

RE:Muzika klasike shqiptare
(Date Posted:09/10/2012 11:54)

Prenk Jakova
(1917-1969)


Kompozitor i shquar dhe themeluesi i gjinisë së operas kombëtare shqiptare, me dy veprat e tij "Gjergj Kastrioti-Skënderbeu" dhe "Mrika" . Kjo e fundit ishte opera e parë në historinë e artit muzikor shqiptar, të cilën Prenk Jakova e shkroi në bashkpunim me libretistin Llazar Siliqi dhe regjisorin e njohur shkodran Andrea Skanjeti, e që u vu në skenën e teatrit "Migjeni" të Shkodrës.
Opera e dytë e Prenk Jakovës "Gjergj Kastrioti-Skënderbeu" u prit shumë mire nga kolegët e dashamirësit e artit, që në shfaqjen e tij të parë në Tiranë, por kritika zyrtare mediokrre me qëllime keqdashëse e tundoi mjaft kompozitorin, i cili u detyrua të ripunojë disa pjesë. Gjithësesi vepra "Gjergj Kastrioti-Skënderbeu" ishte shumë me solide se "Mrika" e cila vuante fatkeqësinë subjektit e tematikës së artit skematik, ku duhet të frynte patjetër era revolucionare e kohës së absurditetit.
Prenk Jakova ishte një kompozitor që shkroi me sukses romanca, kantata dhe këngë. Këngët e tij "Syrin tek qershia" dhe "Margjelo" janë shumë të njohura dhe për shkak të pupullaritetit që gëzojnë shumë kush i indentifikon si këngë popullore shkodrane.
Prenk Jakova është lindur në vitin 1917 në familien e patriotit të njohur shkodran Kol Ded Jakova, i cili ka qenë ndër organizatorët e mbrojtjes së kufinjve kombëtarë nga agresioni jugosllav në Luftën e Koplikut, në vitin 1920. Që në moshë të re, Prenka mori pjesë në jetën artistike muzikore të qytetit.
Këtu ai bëri shkollën e parë të artit. Doli mësues dhe shkoi të japë mësim në shkollat e fshatrave të Shkodrës dhe të Mirëditës por nga të shkruarit e veprave muzikore nuk u nda asnjëherë.
Ndërkohë i vëllai i Prenkës që ishte ne moshë të re, gjatë luftës së dytë botërore, mori pjesë në lëvizjen shqiptare nacionaliste, dhe me ardhjen në pushtet të komunistëve u detyrua të merrte malet. Për shkak të vëllait, i cili kërkohej, komunistët arrestojnë Prenk Jakovën dhe e mbajnë disa kohë burgjeve. Ndërsa Prenka që nuk kishte ushtruar kurrfarë veprimtarie vec detyrës së tij si mësues lirohet shpejt nga burgu, fati i të vëllait do të ishte tepër tragjik. Kapet nga komunistët dhe pushkatohet pa mëshirë.
Prenk Jakova ishte një artist i madh, që megjithë tragjedinë, dhe dhembjen që kishte, arriti të mbijetonte dhe të shkruante duke iu imponuar rregjimit monist me forcën e gjenisë së tij.
Megjithë karrierën e tij të suksesëshme artistike, për të cilën fitoi respekt e admirim nga artdashësit shkodranë, fundi i Prenkës do të ishte disi i ngjashëm me atë të vëllait të ekzekutuar, sepse duke mos e duruar dot mjedisin përreth tij, duke e parë vehten në një gjendje pesimizmi të pashpresë, ai zgjodhi rrugen e vetvrasjes, pikërisht në Shtëpinë e Kulturës në Shkodër, pikërisht në atë institucion ku ai kishte punuar e shkruar një jetë të tërë.
Prenk Jakova kishte dhe një vëlla tjetër Dedën, i cili ishte fotograf i respektuar në qytetin e Shkodrës.
Edhe pse kanë kaluar dekada nga koha kur kompozitori Prenk Jakova shkroi veprat e tij, ato vazhdojnë të admirohen, ndërsa autori i tyre konsiderohet në mënyrë të padyshimtë nga shtypi dhe kritika e artit, si kompozitori gjenial shqiptar. Kjo natyrisht përbën një sadisfaksion të madh për qytetarët shkodranë në mes të cilëve, u lind, jetoi dhe shkroi mjeshtri i madh Prenk Jakova.

Vdekja tragjike e Jakovës
Pas suksesit të madh që u arrit me vënien në skenë të operas së parë shqiptare "Mrika", gjatë një vizite që bëri në qytetin e Shkodrës Enver Hoxha, u takua me Prenkën dhe i tha atij se i kishte premtuar për të bërë dhe një opera tjetër për Skënderbeun. Një nga funksionarët e lartë të qytetit të Shkodrës, i cili ka qenë prezentë në atë bisedë të Prenkës me Enver Hoxhën, dëshmon: Pas atyre fjalëve të Enver Hoxhës, Prenka iu përgjigj: "Po mor shoku Enver, por puna e operas nuk është si bukët që i fut kur të duash në furrë". Pas përgjigjies së Prenkës, Enver Hoxha filloi të qeshte dhe dha porosi që t'i plotësoheshin të gjitha kushtet Prenkës, me qëllim që ai të vinte në skenë operën "Skënderbeu", kujton ish funksionari i lartë lidhur me bisedën e Enver Hoxhës me Prenkë Jakovën. Pas atij takimi, Prenka iu vu punës duke punuar nga mëngjezi deri në orët e vona të natës, për të realizuar atë që i kishte vënë si detyrë Enver Hoxha.
Ai e shkroi të gjithë muzikën e operas "Skënderbeu" dhe për disa muaj me rradhë u muar vetëm me ndarjen e muzikës turke nga ajo arabe, gjë e cila deri në atë kohë konfondohej nga shumë kompozitorë. Kur e përfundoi muzikën e saj dhe e solli për miratim në Tiranë, Prenkës i nxorrën shumë pengesa dhe ata që ishin ngarkuar për shikimin e saj, i kërkonin të shkurtonte disa pjesë që sipas tyre stononin. Prenka refuzonte në mënyrë kategorike për ta bërë atë gjë dhe i vetmi që i doli në mbrojtje ishte Fadil Paçrami, i cili në atë kohë kishte dalë hapur kundër metodave të vjetra e konservatorizmit.
Ndonëse opera "Skënderbeu" u shaq dhe pati sukses të madh, e Prenka pati përgëzime edhe nga Enver Hoxha, peripecitë për realizimin e saj lanë gjurmë të thella në gjëndjen shpirtrore të Prenkës. Kjo gjë ndodhte në një kohë, kur Prenka kishte nënën e tij të paralizuar në shtëpi, gjë e cila ia rëndoi së tepërmi gjëndjen e tij nervore. Nisur nga këto strese që iu paraqitën, më 16 shtator të vitit 1969, kompozitori i famshëm Prenk Jakova i dha fund jetës së tij në mënyrë tragjike, duke u hedhur nga kati i dytë i Shtëpisë së Kulturës.. Në varrimin e tij mori pjesë i gjithë populli i Shkodrës, kurse nga Tirana u dërgua vetëm Sekretari i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve.
I vetmi favor që iu bë atij nga shteti komunist ditën e varrimit, ishte dhënia e lejes që ai të varrosej nën tingujt e bandës muzikore të qytetit, të cilën ai e kishte shkruar vetë katër dekada më parë. Veprimtarinë muzikore që la Prenk Jakova, është shumë e pasur e konsiston në dhjetra vepra vokale, këngë korale të përpunuara, pjesë orkestrale e korale, pjesë për bandë, muzkë filmash e deri tek operetat e operat. Nisur nga viuortiziteti i tij dhe veprat e larmishme muzikore, Prenk Jakova konsiderohet si një nga kollosët më të mëdhej të muzikës shqiptare të të gjitha kohërave.
usertype:1 tt= 0
Amantin
Share to: Facebook Twitter MSN linkedin google yahoo 5# 



Rank:Diamond Member!

Score:625
Posts:625
Registered:07/10/2012
Time spent: 23 hours

RE:Muzika klasike shqiptare
(Date Posted:09/10/2012 11:57)

Disa video me krijimtarinë e Prenk Jakovës:






usertype:1 tt= 0
Amantin
Share to: Facebook Twitter MSN linkedin google yahoo 6# 



Rank:Diamond Member!

Score:625
Posts:625
Registered:07/10/2012
Time spent: 23 hours

RE:Muzika klasike shqiptare
(Date Posted:09/10/2012 11:57)

Çesk Zadeja
(1927-1997)


Çesk Zadeja lindi më 8 qershor të vitit 1927 në Shkodër, dhe vdiq më 15 gusht të vitin 1997 në Romë. Mësimet e para i mori në vendin e lindjes, në shkollën françeskane, ku krahas mësimit të përgjithshëm, merr dhe njohuritë e para të muzikës. Ka qenë anëtar i korit të Kishës Françeskane që drejtohej nga kompozitori i shquar Padër Martin Gjoka dhe më vonë nga Filip Mazreku e Prenk Jakova. Që në vegjëli në qytetin e lindjes u angazhua në grupet amatore. Herët shfaqi talentin e tij dhe si nxënës 14-vjeçar studion në Accademia di Santa Cecilia në Romë, Itali, te kompozitori Umberto Semproni.
Me ardhjen e sistemit komunist, në vitet 1946-1947 punon në Radio Shkodra si përgjegjës i departamentit muzikor, kurse pas dy viteve shërben në ushtrinë e atëhershme deri në vitin 1951. Në vitin 1949-51 e kryen shërbimin ushtarak si dirigjent në Ansamblin Artistik të Ushtrisë.Çeskun e dërgojnë në Moskë për studime muzikore - dega e kompozimit në Konservatorin Petar Iliç Çajkovski të Moskës, në klasën e profesorëve dhe kompozitorëve M.I.Cukalli, Bogatyrieff dhe Tchullaki. Me të kryer studimet, si student i dalluar kthehet në Shqipëri dhe në vitet 1957-1962 emërohet udhëheqës artistik në Ansamblin Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Popullore të Tiranës, i cili sapo ishte formuar e ku Çesk Zadeja zhvilloi një aktivitet të dendur si krijues dhe organizator i jetës edhe ashtu të vobektë muzikore. Është njëri prej formuesve të shumë institucioneve muzikore si dhe drejtues i tyre, siç janë: Konservatori (sot Akademia e Arteve) ku punon si pedagog plot tri vite 1962, e më pastaj emërohet si udhëheqës artistik në Tetarin e Operës dhe Baletit deri në vitin 1966.
Në vitet 1966-1972 është kryetar i degës së muzikës në Institutin e Lartë të Arteve (Akademia e Arteve) dhe në vitin 1972 është kompozitor në profesion të lirë. Prapë në vitin 1973-1979 udhëheqës i artistik në Teatrin e Operës dhe Baletit, kurse në vitin 1979-1990 del në profesion të lirë, për t’u kthyer në vitin 1993-1994 pedagog në Akademinë e Arteve ku jep kompozicionin dhe muzikologjinë. Profesor Zadeja është kompozitor që paraqet në universin tonë kombëtar figurën më të madhe krijuese që është emblemë e vërtetë kombëtare, i cili kalon në mit, sepse potenciali i tij krijues e bën këtë personalitet të shquar dhe doajen të muzikës bashkëkohore shqiptare, i cili kohërisht i takon brezit të parë të kompozitorëve tanë të shkolluar, duke i vënë bazat e muzikës klasike që merr përmasa të gjera si nga aspekti i trajtimit të materies muzikore e formës, ashtu edhe nga aspekti i melodisë, ritmit dhe stilit. Si pedagog ka dhënë vite të tëra kontribut të jashtëzakonshëm dhe shumë të çmuar.
Shumë kompozitorë që janë bartës të aktiviteteve muzikore sot në Shqipëri kanë diplomuar te kompozitori Zadeja. Ata sot zhvillojnë aktivitete të shumta dhe shumë programe të shkollave shqiptare muzikore janë të punuara, të redaktuara dhe të mbikëqyrura prej tij. Nëse shohim listën e të diplomuarve, do të vërejmë se sot kreu i krijimtarisë muzikore përbëhet nga kompozitorët e diplomuar te profesor Zadeja e disa prej tyre nuk janë më në gjallë. Por kontributi i tyre ka qenë i madh, si janë, bie fjala, Tonin Harapi, Kujtim Laro, kurse sot krijojnë Thoma Gaqi, Agim Krajka, Limoz Dizdari, Shpëtim Kushta, Kozma Lara, Aleksandër Peçi, Sokol Shupo, Ali Spahiu, Arian Avrazi, Ferikal Daja, Vangjo Nova, Fatos Qerimaj, Isan Shehu dhe dhjetëra të tjerë, janë krijues që luajnë një rol të rëndësishëm në jetën muzikore sot në Shqipëri.
Influenca e krijimtarisë së Zadesë ishte e madhe te një sërë krijuesish të tjerë që ndiqnin rrugën e këtij krijuesi, sepse veprimtaria e Zadesë në lëmin e kompozimit në tërësinë e saj ka qenë dominante, superiore dhe udhërrëfyese për gjeneratat, të cilat i ka mësuar si pedagog në Akademinë e Arteve të Tiranës. Vizitat e shpeshta të kompozitorëve tanë dhe anasjelltas na sillnin informacione të shumta për krijimtarinë muzikore, jo vetëm të Zadesë, por edhe të shumë krijuesve të tjerë, për të cilët as që kishim dëgjuar ndonjëherë.

Veprat
1. “Suita e Veriut”,
2. “Suitë korale”,
3. “Skica simfonike”,
4. “Poema vokale”,
5. “Romanca”,
6. “Simfoni”,
7. “Rapsodi për violinë”
8. "hej ju male"
usertype:1 tt= 0
Amantin
Share to: Facebook Twitter MSN linkedin google yahoo 7# 



Rank:Diamond Member!

Score:625
Posts:625
Registered:07/10/2012
Time spent: 23 hours

RE:Muzika klasike shqiptare
(Date Posted:09/10/2012 12:01)

Disa video me krijimtarinë e Çesk Zadesë:


















usertype:1 tt= 0
Amantin
Share to: Facebook Twitter MSN linkedin google yahoo 8# 



Rank:Diamond Member!

Score:625
Posts:625
Registered:07/10/2012
Time spent: 23 hours

RE:Muzika klasike shqiptare
(Date Posted:09/10/2012 12:02)

Tish Daia
(1926-2003)


Tish Daijaka lindur më 30 janar 1926, në Shkodër. Krijimtarinë muzikore e filloi nën tingujt e fizarmonikës. Kompozimet e para janë këngët “Çik, o mori çikë”, “Ndal, bre vash”, “Me lule të bukura”, etj. Shkollën e mesme e kreu në vitin 1947 në qytetin e lindjes. Më 1956, Tish Daija kreu studimet në konservatorin “Çajkovski” të Moskës. Mbas studimeve emërohet në Ministrinë e Arsimit dhe Kulturës. Tish Daija është autor i shumë veprave të mëdha muzikore si, opereta “Lejlaja”, opera “Pranvera”, baleti i parë shqiptar “Halili dhe Hajria”, etj. Tish Daija ka vdekur në moshën 78 vjeçare, më 2004.
usertype:1 tt= 0
Amantin
Share to: Facebook Twitter MSN linkedin google yahoo 9# 



Rank:Diamond Member!

Score:625
Posts:625
Registered:07/10/2012
Time spent: 23 hours

RE:Muzika klasike shqiptare
(Date Posted:09/10/2012 12:04)

Disa video me krijimtarinë e Tish Daisë:












usertype:1 tt= 0
Amantin
Share to: Facebook Twitter MSN linkedin google yahoo 10# 



Rank:Diamond Member!

Score:625
Posts:625
Registered:07/10/2012
Time spent: 23 hours

RE:Muzika klasike shqiptare
(Date Posted:09/10/2012 12:05)

Nikolla Zoraqi
(1929-1991)


Artisti i popullit Nikolla Zoraqi lindi në më 24 janar vitin 1929 në Tiranë dhe u nda nga jeta në vitin 1991. Edukimin e parë muzikor e mori në familje, ndërsa me profesorin italian, Umberto Rampi, mori mësime violine. Në vitet 1946-1950, kreu Liceun Artistik "J. Misja" në Tiranë. Pas kësaj, punoi pranë kësaj shkolle si pedagog për pak kohë. Në mesin e vitit 1950, kreu shërbimin ushtarak pranë Ansamblit të Ushtrisë Popullore, si violinist e së fundi si asistent dirigjent i orkestrës, që drejtohej nga G.Avrazi, ku punon deri në vitin 1958. Në 1958, filloi studimet në Moskë, në Konservatorin P. I. Tchaikovsky, në klasën e J. Shaporin, por u kthye në vitin 1961 pa i mbaruar dot. Në Shqipëri, në fillim punoi pranë Ministrisë së Kulturës si inspektor në sektorin e muzikës (1961-1964), më pas pranë Shtëpisë Qendrore të Krijimtarisë Popullore (1964-1966) dhe në vitet 1966-1971 punoi si shef i redaksisë së muzikës në Radio Tirana. Në vitin 1971, del në profesion të lirë si krijues deri në fund të jetës së tij. Krahas detyrave të tjera, deri në vitin 1983 ka dhënë edhe mësim pranë Institutit të Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve) në Tiranë, në fillim harmoni dhe analizë dhe më pas kompozicion. N. Zoraqi ka qenë një kompozitor shumë prodhimtar. Ai ka kompozuar vepra në të gjitha gjinitë muzikore, të cilat janë luajtur në të gjitha aktivitetet e rëndësishme të jetës muzikore shqiptare; në Koncertet e Majit, në festivalet dhe konkurset e ndryshme etj. dhe janë vlerësuar me çmime të ndryshme. Veprat e tij janë luajtur nga formacionet më të rëndësishme të muzikës shqiptare: orkestra e TOB, RTSh, Akademisë së Arteve, Liceut Artistik, nga trupat e ndryshme korale dhe instrumentale profesioniste apo amatore, si dhe janë luajtur edhe në vende të tjera me orkestrat apo muzikantët shqiptarë, në Greqi, Turqi, etj. Për aktivitetin e tij, N. Zoraqi është nderuar me çmime, medalje dhe tituj të shumtë, ndër të cilët përmendim çmimin e Republikës për baletin "Cuca e Maleve" dhe titullin Artist i Popullit. Eshtë autor i mjaft pjesëve dramatike për solist, kor e orkestër, shumë baladave, operetave për fëmijë, bashkë me 6 uvertura, 6 koncerte për violinë dhe orkestër, 4 balete, 30 opera etj. Provoi thuajse në të gjitha gjinitë muzikore, që nga kënga tek opera, nga miniature instrumentale tek koncerti, baleti e simfonia. Në të gjitha këto gjini pati arritje të rëndësishme.
usertype:1 tt= 0
Amantin
Share to: Facebook Twitter MSN linkedin google yahoo 11# 



Rank:Diamond Member!

Score:625
Posts:625
Registered:07/10/2012
Time spent: 23 hours

RE:Muzika klasike shqiptare
(Date Posted:09/10/2012 12:07)

Video nga krijimtaria e Nikolla Zoraqit:










usertype:1 tt= 0
Amantin
Share to: Facebook Twitter MSN linkedin google yahoo 12# 



Rank:Diamond Member!

Score:625
Posts:625
Registered:07/10/2012
Time spent: 23 hours

RE:Muzika klasike shqiptare
(Date Posted:09/10/2012 12:08)

Tonin Harapi
(1925-1991)


Fëmijërinë dhe vitet e para të rinisë i kaloi në një mjedis traditash muzikorë, siç ishte qyteti i Shkodrës me muzikantë të tillë si Palokë Kurti, Frano Ndoja, Martin Gjoka, Mikel Koliqi, Zef Shestani, Prenk Jakova etj. Këta të fundit ishin edhe mësuesit e tij të muzikës dhe drejtuesit e formacioneve orkestrale ku ushtrohej si instrumentist kompozitori i ardhshëm gjatë kohës që studionte në Seminarin Papnor të jezuitëve në Shkodër. Por, meqënëse pas Luftës së Dytë Botërore klerit iu ndalua veprimtaria shkollore e artistike, Tonin Harapit iu desh të ushtrohej në pianon e tij si autodidakt deri në vitin 1947 kur rifilloi studimet në Liceun Artistik në Tiranë me pedagogë të tjerë të njohur të asaj kohe, si Lola Gjoka, Tonin Guraziu, Kostantin Trako etj. Si autodidakt do të vazhdojë të studiojë e të shkroi edhe në Shkodër e Gjirokastër (gjatë shërbimit ushtarak) derisa të lejohet më në fund të shkonte për studime të larta në Konservatorin (Çajkovski) të Moskës (1959) ku mundi të qëndronte vetëm për dy vjetë.
usertype:1 tt= 0
Amantin
Share to: Facebook Twitter MSN linkedin google yahoo 13# 



Rank:Diamond Member!

Score:625
Posts:625
Registered:07/10/2012
Time spent: 23 hours

RE:Muzika klasike shqiptare
(Date Posted:09/10/2012 12:11)

Video nga krijimtaria e Tonin Harapit:











usertype:1 tt= 0
Amantin
Share to: Facebook Twitter MSN linkedin google yahoo 14# 



Rank:Diamond Member!

Score:625
Posts:625
Registered:07/10/2012
Time spent: 23 hours

RE:Muzika klasike shqiptare
(Date Posted:09/10/2012 12:12)

Feim Ibrahimi
(1935-1997)


Feim Ibrahimi lindi në qytetin e Gjirokastrës në 20 Tetor 1935. Kur ai ishte gjashtë muajsh familja e tij shpërngulet në qytetin e Durrësit. Që në moshë të re ai dashurohet me muzikën dhe e studion atë privatisht. Kjo dëshirë e madhe për muzikën dhe për vendin e tij do të bëj që Feimi të jetë nga të parët kompozitorë të njohur që studion tërësisht në vend, kështu ai studion kompozim me kompozitorin e njohur Tish Daija (Artist i Popullit) në Konservatorin e Tiranës prej viteve 1962 deri në vitin 1966. Në vitin 1966 ai emërohet pedagog në Institutin e sapoformuar të Arteve (Sot Akademia e Arteve) për lëndët e kompozimit dhe harmonisë. Këtë post ai do ta mbante deri në vitin 1973, vit në të cilin ai emërohet nën Drejtor i këtij Instituti. Qëndron në postin e nën Drejtorit deri në vitin 1977. Po në këtë vit ai do të zgjidhet Sekretar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë. Në këtë post do të rizgjidhet deri në vitin 1991, vit në të cilin do të emërohet Drejtor i Teatrit të Operas dhe Baletit (TOB). Po në vitin 1991 ai do të formojë dhe do të jetë Presidenti i parë i Këshillit i Muzikës Shqiptare (degë e Këshillit Ndërkombëtar të Muzikës nën patronazhin e UNESCO-s). Pas vdekjes ai do të emërohet “Anëtar Nderi” i këtij Këshilli. Në vitin 1992 largohet nga drejtimi i TOB-it dhe i rikthehet mësimdhënies në lëndës e kompozimit në Konservator rol të cilin do ta mbajë deri në vdekjen e tij të parakohshme. Po në këtë vit themelon Festivalin “Mbrëmjet e Muzikës së Re Shqiptare” me qëllimin e organizimit të aktiviteteve të ndryshme muzikore. Në vitin 1994 themelon shoqërinë “Pentaton” (e cila pas vdekjes së tij merr titullin Fondacioni “Feim Ibrahimi”) që ka si qëllim jo vetëm organizimin e aktiviteteve muzikore por edhe për të arritur ngritjen e një konservatori muzikor për fëmijë. Në vitin 1994 ftohet prej shoqatës “Brahms” në Baden –Baden (Gjermani) dhe menjëherë pas kësaj ftese ai fillon studimin muzikës elektro-akustike në Salzburg (Austri ) ku shkon me një ftesë nga Fondazioni “Mozart”. Në këtë periudhë ai krijon veprën “De Profundis” e para e llojit të muzikës elektro – akustike në vend që ai do t’ja kushtojë viktimave të krimeve komuniste në Shqipëri.
Të shumta janë veprat e Feim Ibrahimit që e kanë bërë të dashur si për artdashësin kombëtar ashtu edhe atë ndërkombëtar. Disa nga veprat e tij më të njohura janë dy Koncertet për Piano dhe Orkestër në vitet 1971 dhe 1975, dy Rapsodi, Simfoninë Tragjike, Simfoninë për Orkestër dhe Harqe, Tokatën për Piano, suitën e filmit “Ngadhënjim mbi vdekjen”, suksesi i së cilës e bëri të njohur, jo vetëm në qarqet artistike por edhe për publikun e gjerë, Koncertin për Violonçel e Orkestër, Koncertin për Oboe e Orkestër, baleti “Plaga e dhjetë e Gjergj Elez Alisë” me libret të shkruar nga Ismail Kadare (Nder i Kombit) dhe me korografi të Agron Aliaj,e cila është dhe vepra e vetme skenike e Feim Ibrahimit. Romanca “È la tua veste bianca” e krijuar mbi poezinë e Salvatore Kuazimodos (Salvatore Quasimodo) është dhe vepra e tij e fundit të cilën ai ja kushton vajzës së tij Etrita edhe ajo pianiste e cila drejton tani Fondacionin “Feim Ibrahimi” duke qenë zëvendës presidente e Fondacionit.
Të shumtë janë edhe çmimet që ai ka marrë gjatë karrierës së tij. Mund të përmendim këtu Çmimin e Parë në Festivalin e 20-të të Këngës në Radio Televizion në vitin 1981 për muzikën e këngës “Krenari e brezave” me tekst të Gjokë Becit e kënduar nga Ema Qazimi. Dy Çmime të Republikës.
Për meritat e e larta artistike Feim Ibrahimi do të vlerësohet në vitin 1976 me titullin “Artist i Merituar” dhe në vitin 1989
me titullin e lartë “Artist i Popullit”.
Në vitin 2000 Bashkia e Tiranës i jep titullin “Nder i Qytetit”. Në vitin 2001, Bashkia e Durrësit e shpall “Qytetar Nderi”.
Ndahet nga jeta dhe familja e tij e dashur në 2 Gusht 1997 në qytetin e Torinos (Itali).

Krijimtaria:

Diskografi

Këngë, Albanian Piano Music, Vol. 1, Kirsten Johnson, piano, Guild GMCD 7257; përfshin Toccata for Piano të Ibrahimit.
Rapsodi, Albanian Piano Music, Vol. 2, Kirsten Johnson, piano, Guild GMCD 7300; përfshin Vals dhe Valle për piano të Ibrahimit.

Muzikë Filmash

1990 -- Balada e Kurbinit
1985 -- Të paftuarit
1979 -- Ballë për ballë
1977 -- Shëmbja e idhujve
1976 -- Pylli i lirisë
1971 -- Kur zbardhi një ditë
1969 -- Përse bie kjo daulle
1967 -- Ngadhënjim mbi vdekjen

Muzikë e Lehtë

Kompozim

1984 -- Fjala e zjarrtë.................Festivali i 23-të i Këngës në Radio Televizion
1981 -- Krenari e brezave……….......Festivali i 20-të i Këngës në Radio Televizion
1980 -- Nën yje prisnim vitin e ri....Festivali i 19-të i Këngës në Radio Televizion

Muzikë Klasike

1997 -- È la tua veste bianca – Romancë për Soprano,Violonçel e Piano
1997 -- Il regalo di nozze – për Violonçel e piano
1994 -- De Profundis
1981 -- Rapsodi Shqiptare n.2
1978 -- Tan Shqipëria asht betue, pa gjak malet mos me i lshue – Poemë Vokale Simfonike
1975 -- Tokatë për Piano
1975 -- Koncert për Pianofort dhe Orkestër
1972 -- Kantata për Komisarin
1971 -- Koncert për Pianofort dhe Orkestër
1963 – Tokatë për Piano
Koncert për Violonçel e Orkestër
Koncert për Oboe e Orkestër
Koncert për Oboe e Piano
Koncert n.2 për Piano dhe Orkestër
Suit për Flaut
Trio Vikamë
Rapsodi "Kënga në Bjeshkë"
Simfonia tragjike
Romanca “Dasvidanja”

Balet

1986 -- Plaga e dhjetë e Gjergj Elez Alisë
me libret të Ismail Kadaresë (Nder i Kombit) dhe koreografi të Agron Aliajt

Opera

1986 -- Liceistët

Muzikë popullore

Variacione mbi një motiv folkloristik
Valle Popullore—për Piano

Çmime e Tituj

1976
Artist i Merituar


1989
Artist i Popullit


Çmimin e Republikës

1984
Çmimin e Tretë
në Festivali i 23-të i Këngës në Radio Televizion me këngën "Fjala e zjarrtë" e kënduar nga Ema Qazimi (Artiste e Merituar) dhe e dubluar nga Myfarete Laze

1981
Çmimin e Parë
në Festivalin e 20-të të Këngës në Radio Televizion me këngën “Krenari e brezave” me tekst të Gjokë Becit e kënduar nga Ema Qazimi (Artiste e Merituar)

2001
“Qytetar Nderi i Durrësit”
Titull i dhënë nga Bashkia Durrës

2000
“Nder i Qytetit”
Titull i dhënë nga Bashkia Tiranë
usertype:1 tt= 0
Amantin
Share to: Facebook Twitter MSN linkedin google yahoo 15# 



Rank:Diamond Member!

Score:625
Posts:625
Registered:07/10/2012
Time spent: 23 hours

RE:Muzika klasike shqiptare
(Date Posted:09/10/2012 12:29)

Video me krijimtarinë e Feim Ibrahimit:
















usertype:1 tt= 0
Amantin
Share to: Facebook Twitter MSN linkedin google yahoo 16# 



Rank:Diamond Member!

Score:625
Posts:625
Registered:07/10/2012
Time spent: 23 hours

RE:Muzika klasike shqiptare
(Date Posted:09/10/2012 12:30)

Shpëtim Kushta
(1943)


Koncert për kompozitorin Shpëtim Kushta

65-vjetori

Një koncert premierë me krijimtarinë e kompozitorit Shpëtim Kushta do të mbahet nesër në Akademinë e Arteve për 65-vjetorin e lindjes së artistit. I organizuar në bashkëpunim me Orkestrën Simfonike të RTSH-së, Teatrit të Operës dhe e grupit artistik të fëmijëve, ky koncert ngjit në skenë emra të njohur të solistëve nën dirigjimin e Jetmir Barbullushit, Oleg Arapit, Alqi Lepurit, Petrika Afezollit. “Shpëtim Kushta, kompozitor dhe pedagog i shquar i përket atij grupi krijuesish që kanë vënë gurë në themelet e muzikës profesioniste shqiptare, si dhe në përgatitjen e brezit të ri muzikor. I frymëzuar nga brezi më i mirë paraardhës, njohës konsegunet i traditës sonë muzikore popullore dhe asaj botërore, Shpëtim Kushta renditet ndër krijuesit më të suksesshëm të shkollës kompozicionale të vendit tonë”, shkruante për Tish Daija në vitin 2002. Ndërkohë, në vlerësimin e tij, drejtori i TOB, Zhani Ciko, thotë se “me larminë e gjinive muzikore, vokale dhe sidomos atyre të dhomës, të cilat duket se i është përkushtuar në dekadat e fundit, ka tërhequr vëmendjen për ndjeshmërinë në çdo kohë ndaj zhvillimeve të reja dhe organike në rrugën krijuese, ku ajo që është e dallueshme është prirja për të menduar seriozisht përmes muzikës së tij”.
usertype:1 tt= 0
Amantin
Share to: Facebook Twitter MSN linkedin google yahoo 17# 



Rank:Diamond Member!

Score:625
Posts:625
Registered:07/10/2012
Time spent: 23 hours

RE:Muzika klasike shqiptare
(Date Posted:09/10/2012 12:32)

Video nga krijimtaria e Shpëtim Kushtës:








usertype:1 tt= 0
Amantin
Share to: Facebook Twitter MSN linkedin google yahoo 18# 



Rank:Diamond Member!

Score:625
Posts:625
Registered:07/10/2012
Time spent: 23 hours

RE:Muzika klasike shqiptare
(Date Posted:09/10/2012 12:33)

Thoma Gaqi
(1949)


Thoma Gaqi u lind në Korcë, më 21 gusht 1949.
usertype:1 tt= 0
Amantin
Share to: Facebook Twitter MSN linkedin google yahoo 19# 



Rank:Diamond Member!

Score:625
Posts:625
Registered:07/10/2012
Time spent: 23 hours

RE:Muzika klasike shqiptare
(Date Posted:09/10/2012 12:36)

Video nga krijimtaria e Thoma Gaqit:















usertype:1 tt= 0
Amantin
Share to: Facebook Twitter MSN linkedin google yahoo 20# 



Rank:Diamond Member!

Score:625
Posts:625
Registered:07/10/2012
Time spent: 23 hours

RE:Muzika klasike shqiptare
(Date Posted:09/10/2012 12:37)

Aleksandër Peci
(1951)


Aleksandër Peçi lindi më 11 korrik 1951 në Tiranë është një nga kompozitorët më të mëdhenj modernë shqiptarë. Artist i merituar nga 1989. Në 1979 ka realizur baletin Kecat dhe Ujku. Në 1988 Poema baladike, Valle për violinë, Toka e diellit çmimi i parë në 1988 me poezi të Xhevahir Spahiut. Ka realizuar muzikën e filmit Gjeneral Gramafon që mori kupën e festivalit në 1979, për muzikën më të mirë. Muzikën e filmit Dasma e Sakos dhe Bota e padukshme. Ka realizuar muzikën e filmit Në shtëpinë tonë, Kur xhirohej një film. Në 18-19 Nëntor 2000, premiera e operas Oirat,opera e parë bashkëkohore shqiptare, bashkëpunim multinacional. Janar 2001-del në New York CD Albania lamentme veprat e kompanisë njujorkeze Abors Record. Në 2001 janë botuar tre partitura polycentrum, remodelage. Nëntor 2001 realizon muzikën e filmit kanadez Women without wings. Dhjetor 2001 realizon muzikën e filmit Butrinti. Tani ka filluar një tur në të gjithë Kanadanë deri në Vankuver. Do të shfaqet edhe në New York dhe Boston. Maj 2002 - Kupa e Festivalit për muzikën më të mirë të filmit Dasma e Sakos. Libri i bordit të komisioneve angleze ku botohen programet e konservatorit anglez dhe vepra Broken Dream, Fogat-Emerson Edition (Angli), përmban punët e tij. Kjo vepër është e detyruar në programet e postdiplomave të konservatoreve angleze.
Aleksandër Peçi, kompozitor nga Shqipëria dëshmon një gjuhë absolutisht personale e origjinale, duke i dhënë instrumentacionit të tij e gjuhës së tij elektroakustike një ekspresion të gjerë, dramatik dhe një harmoni të plotë e të pasur. (marrë nga një revistë braziliane) Homothetie et quantite sonore - Nga veprat më të mira zgjedhur nga juria internacionale në mbi rreth 850 vepra për festivalin Ditët Botërore të Muzikës së re, është transmetuar kohët e fundit në Çeki. Tre valle shqiptare për violinë e piano.
Për këtë është prodhuar CD në Francë dhe është ekzekutuar në Itali nga Tedi Papavrami. Është programuar në Çeki dhe në Portugali. Rapsodia nr.4, një regjistrim i orkestrës së Radio Tirana me dirigjent Eno Koço, transmetuar në Australi. Në muajin shkurt 2003 u luajt nga një ansambël amerikan në SHBA vepra e tij, Carusel structure. Kjo është premiera amerikane e kësaj vepre pas premierës italiane, që realizoi në Itali Arcana Ensemble e pas debutit të suksesshëm në Londër, disa vite më parë prej ansamblit Spectrum. Aleksandër Peçi përpara botës muzikore shqiptare prezantoi në prill 2003 premierën e korpusit pianistik 12 Cartesius Cantus, 12 vepra të reja pianistike fryt i një pune 3 vjecare, të cilat së shpejti do të jenë një pasurim më se i nevojshëm i repertorit pianistik të Akademisë së Arteve. 2003 do ta gjejë A.Peçin në Romë me një tjetër projekt mbi Il Paradiso të Dante Aligierit, një bashkëpunim i ri ky me Valerio Ferrari-Libretisti- regjisori i operës OIRAT.
usertype:1 tt= 0
Amantin
Share to: Facebook Twitter MSN linkedin google yahoo 21# 



Rank:Diamond Member!

Score:625
Posts:625
Registered:07/10/2012
Time spent: 23 hours

RE:Muzika klasike shqiptare
(Date Posted:09/10/2012 12:47)

Video nga muzika e  Aleksandër Peçi:

 








































usertype:1 tt= 0
Amantin
Share to: Facebook Twitter MSN linkedin google yahoo 22# 



Rank:Diamond Member!

Score:625
Posts:625
Registered:07/10/2012
Time spent: 23 hours

RE:Muzika klasike shqiptare
(Date Posted:09/10/2012 12:55)

Sokol Shupo
(1954)


Sokol Shupo ka lindur 4 Shkurt në vitin 1954 në qytetin e Gjirokastrës. Studiues i muzikës dhe kompozitor shqiptar. Fillon studimet për Kompozicion në në Institutin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve) në Tiranë dhe më pas diplomohet edhe në Konservatorin e Bukureshtit në Rumani në vitin 1978. Në vitin 1977 emërohet pedagog në Institutin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve) në Tiranë. Ka dhënë mësim në një sërë Akademish të huaja si p.sh. : Akademinë e Arteve të Sorbonës, në Scuola Cantorum po në Francë dhe në një sërë akademish të Gjermanisë, Austrisë dhe Italisë Të shumta kanë qenë dhe janë postet e shumta që ai ka mbajtur dhe mban. Ai është Dekan i Fakultetit të Muzikës në Akademinë e Arteve. President i Balkan Music Information Network, krijues dhe President i Seksionit Shqiptar të International Society for Contemporary Music si dhe botues i “Albanian Music Information Newsletter” një revistë kjo që botohet katër herë në vit me një shpërndarje si nacionale ashtu edhe internacionale, Drejtor i Qendrës Evropiane të dokumentimit dhe komunikimit për muzikën rajonale. Të shumtë janë edhe botimet e tij, mund të përmendim këtu Folklori muzikor shqiptar. (Botimet Enciklopedike, Tirane 1997) si dhe punimin e paraqitur në Konferencën e tretë Botërore të Etnomuzikologëve : “Kodiku i Beratit të shek.VI” të mbajtur në Strugë në shtator të vitit 2007. Për meritat e tij në studimin e muzikës Sokol Shupo është vlerësuar me titullin Profesor i Shkencave Muzikore.

Veprat muzikore

Muzikë Filmash

1984 - Shirat e vjeshtës
1984 - Shokë të një skuadre (Film TV)
1980 - Pas Vdekjes
1979 - Ditët që sollën pranverën (Film TV)
1979 - Këshilltarët
1977 - Ata ishin katër

Muzikë Klasike

2001 - «Neues Werk»
1998 - «Hanna (H)» për Klarinetë solo
1988 - "Katër këngë për Shqipërinë" -- Simfoni

Botime dhe punime Shkencore

Urban Music in the Balkans. Tirana:ASMUS, 2006
Fjalor i termave muzikore it-fr-ang-gjer-shqip 1999
Folklori muzikor shqiptar. (Botimet Enciklopedike, Tirane 1997)
Muzika bizantine. Shkrimi muzikor dhe sistemi modal. (Libri Universitar, Tirane 1997)
Punimin: “Kodiku i Beratit të shek.VI”
Revistën: “Albanian Music Information Newsletter”
usertype:1 tt= 0
Amantin
Share to: Facebook Twitter MSN linkedin google yahoo 23# 



Rank:Diamond Member!

Score:625
Posts:625
Registered:07/10/2012
Time spent: 23 hours

RE:Muzika klasike shqiptare
(Date Posted:09/10/2012 12:56)

Video nga krijimtaria e Sokol Shupos:





usertype:1 tt= 0
Amantin
Share to: Facebook Twitter MSN linkedin google yahoo 24# 



Rank:Diamond Member!

Score:625
Posts:625
Registered:07/10/2012
Time spent: 23 hours

RE:Muzika klasike shqiptare
(Date Posted:09/10/2012 12:57)

Vasil Tole
(1963)


Prof. Dr.Vasil S. Tole ka lindur më 22 nëntor 1963, Përmet. Eshtë kompozitor dhe etnomuzikolog. Shkollën e mesme e ka kryer për violinë, në vitet 1978-1982 pranë shkollës artistike “Tefta Tashko Koço”, në Korçë. Në periudhën 1983-1987 përfundon Institutin e Lartë të Arteve, në Tiranë, në degën e Kompozicionit dhe pas diplomimit, deri më 1991, punon në qytetin e Përmetit pranë Shtëpisë së Kulturës “Naim Frashëri”. Prej vitit 1991 është pedagog i Kompozicionit dhe Folklorit Muzikor Shqiptar në Fakultetin e Muzikës pranë Akademisë së Arteve, në Tiranë. Më 1994 mbron disertacionin për gradën e Doktorit të Shkencave Etnomuzikore me temë “Aspekte historike në evolucionin e muzikës popullore instrumentale të Shqipërisë së Jugut”. Në vitin 1994-1995 kryen specializimin pasuniversitar për Kompozicion në Folkwang Hochschule në Essen-Gjermani, nën drejtimin e Prof. Wolfgang Hufschmidt dhe, më 1996, bën studime të postdoktoranturës pranë Universitetit të Athinës. Në vitin 2000 fiton titullin e Mjeshtrit të Kerkimeve=Profesor i Asociuar.
Autor i monografisë “Muzika dhe Letërsia”, ONUFRI-1997; “Sazet, muzika me saze e Shqipërisë së Jugut” + C.D, Tiranë 1998; “Folklori muzikor-polifonia shqiptare”-I, Sh.B.L.U 1999; “Folklori muzikor-strukturë dhe analizë”, Sh.B.L.U 2000; si dhe i shumë artikujve në shtypin periodik dhe atë artistiko-shkencor. Ka marrë pjesë në kongrese, simpoziume dhe veprimtari të tjera mbi muzikën, në vende të ndryshme si në Hollandë, Francë, Itali, Austri, Greqi etj. Veprimtaria e tij muzikore përfshin atë simfonike, muzikën e dhomës dhe për instrumente solo e cila është luajtur në Shqipëri si dhe në vende të ndryshme: Itali, Gjermani, Austri, Bullgari, Greqi etj. Ka fituar disa çmime, si atë të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve për kompozitorin e ri më të mirë (1990), çmime në Festivalet “Ditët e Muzikës së Re Shqiptare” (1993,1994,1995,1997), në “Festivalin e Romancave Shqiptare” (1996, 1999), çmimin e Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sporteve për baletin me një akt (1998) etj. Është anëtar i kryesisë së Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve (2000), anëtar i “Albautorit” (1992), bashkëthemelues i shoqërisë artistike “Elena Gjika”-Përmet (1990), bashkëthemelues i shoqatës së “Muzikës së re” (1993), themelues i seksionit shqiptar të “Rilm abstract literature of music”, New York-USA (1995), bashkëthemelues dhe antar i kryesisë së seksionit shqiptar të C.I.O.F.F-it, President i Këshillit të Muzikës Shqiptare-anëtar i Këshillit Ndërkombëtar të Muzikës-UNESCO, antar i GEMA-s-Germany (1997), antar i SEM-it (1999)-USA, antar i IOV-Austri, drejtor i Teatrit të Operas dhe Baletit-Tiranë (1997-1999) etj,.

Veprat muzikore


Opera: “EUMENIDES”, për solist, kor, recitues, valltare dhe orkester . - {2004}
Veprat për Orkestër: “Eumenides”, për solist, korr dhe orkestër të madhe - {2001}
“Suita” me tema popullore greke, I,II - {2000}
“A Psalmodie bono”, për orkestër harqesh. (Interpreton orkestra e muzikes se re AMRA, Tirane.) - {1999}
“Trias” për flaut dhe orkestër simfonike - {1996}
“Genotip” për orkestër të madhe - {1996}
“Rend, rend or Marathonomak” - {1991}
“Koncert” - {1990}
“Kontrast”, variacion simfonik. - {1989}
“Poemë simfonike” - {1987}
“Suitë” me 4 kohë. - {1986}
Muzikë dhome: “Dikotomi” për kuintet fryme. (Fl, Ob, Cl in b, Horn, Fagot). - {2000}
“Hoax” për V.cello solo. - {1999}
“Ep-event” për violinë, violë dhe v.cello. - {1997}
“Shatra-Patra” për 3 daulle. - {1997}
“W” in memoriam, për Cl, Violinë, V.Cello, Piano dhe Drum I,II,III. - {1995}
“DdA”, kuartet harqesh. (Interpreton kuarteti i Akademise se Arteve, Tirane.) - {1995}
“Avaz II” për 3 Viola, 5 Violina, 2 Fl, Cl, Drum I,II. (Interpreton orkestra kontemporane e Sofies, Bullgari.) - {1994}
“Avaz” për kuartet fagotësh. - {1994}
“Pheromones” për Fl, Cl, V.cello dhe Piano. - {1993}
“Epitaf dhe Britmë”, për kuartet harqesh, Fl, Cl, Fagot dhe Piano. (Interpreton ansambli kontemporan i Akademise se Arteve, Tirane.) - {1993}
“Metamorfozë” për 24 instrumentistë harqesh. - {1992}
“Pesë skica” për kuartet harqesh. - {1991}
“Rondo” për orkestër harqesh. - {1988}
Piano: “R.I.P”. (“Rest in Peace”) - {1997}
“88”. - {1994}
“Age of Cage”. - {1993}
“Portret simbolik dhe vdekja e tij”. - {1992}
“Rondo”. - {1988}
Violinë dhe Piano: Suitë me 6 kohë.- {1990}
Sonatë me 3 kohë.- {1988}
Klarinetë dhe Piano Skerco - {1990}
Zëra Solo “Iso-Gjëma”, për 16 zëra vajzash. - {1995}
Zë dhe Piano: “Lundërtarët e vjetër”, për sop dhe piano. Poezia Arian Leka. - (2001)
“Përjetësia”, për bariton dhe piano. Poezia nga Lasgush Poradeci. - (2000)
“Ç’u mbush mali” për korr vajzash dhe piano. Poezia nga L. Poradeci. - (2000)
“Erë e borzilokut” për soprano, v.ni, v.c dhe piano. Poezia popullore. - (1999)
“Këngëzë” për soprano dhe piano. Poezia popullore - (1998)
“Sarajevaljum” për bariton dhe piano. Poezia Ervin Hatibi. - (1996)
“Bizantine”, për bas dhe piano. - (1994)
“Kosova”, për bas dhe piano. Poezia Ali Podrimja - (1989)
“Këngët e Jutbinës”. Cikël romancash për bariton, tenor dhe piano. - (1987)
Veprat muzikore në C.D. Tek C.D-“Sazet…”, vepra “Epitaf dhe britmë” për ansambël, nr. 22. Publikuar nga TEKNOTRADE. Tiranë 1998.
Tek C.D-“Memus disco 2”, vepra “Trias” për flaut dhe orkestër, nr.4, CD/2. Publikuar nga Regione Siciliana, Itali 1997.
Libra: Muzika dhe letërsia
Odiseja dhe Sirenat

Mirënjohjet

Muzikë Fitues i çmimit MUZA të MKRS, për vepren me te mirë studimore në fushën e muzikës të botuar në vitin 2002. - (2003}
Fitues i cmimit MUZA të MKRS, për veprën më te mirë skenike për vitin 2001. - (2002)
Fitues i çmimit të pare në konkursin ndërkombëtar të kompozimit “Dimitri Mitropoulos”, Athinë Nëntor 2001 me veprën “EUMENIDES”
Fitues i çmimit të tretë në festivalin e VI të “Romancës Shqiptare”-1999 me romancën “Erë e borzilokut”, poezia popullore. - {1999}
Fitues i konkursit për baletin me një akt të shpallur nga Ministria e Kulturës, me baletin “Stinët” me subjekt të Naim Frashërit. - {1998}
Fitues i çmimit të parë në konkursin ndërkombëtar “Il mondo in musica”, Fivizzano -Itali me veprën për orkestër harqesh “Rondo”. - {1998}
Çmimin e G.M.E.M (Grupi i Muzikës Eksperimentale Marsejë) për veprën “Shatra-patra” të interpretuar në konkursin ndërkombëtar “Ton de Leeuw”, në “Ditët e Muzikës së Re 1997”. - {1997}
Çmimi i parë për pjesën vokale “Sarajevalium”, në festivalin e tretë të “Romancës Shqiptare” - Tiranë. - {1996}
Çmimi i parë për kuartetin e harqeve “DdA” në festivalin “Ditët e Muzikës së Re Shqiptare” - Tiranë. - {1995}
Çmimi i dytë për “Pheromones” në festivalin “Ditët e Muzikës së Re Shqiptare” - Tiranë. - {1994}
Çmimi i tretë për “Epitaf dhe Britmë”, në festivalin “Ditët e Muzikës së Re Shqiptare” - Tiranë. - {1993}
Çmimin e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë për kompozitorin e ri më të mirë. Dhënë në “Konferencën Kombëtare të Talenteve të Reja” - Korçë. - {1990}
usertype:1 tt= 0
Amantin
Share to: Facebook Twitter MSN linkedin google yahoo 25# 



Rank:Diamond Member!

Score:625
Posts:625
Registered:07/10/2012
Time spent: 23 hours

RE:Muzika klasike shqiptare
(Date Posted:09/10/2012 13:01)

Video nga krijimtaria e Vasil Toles:



















usertype:1 tt= 0
Amantin
Share to: Facebook Twitter MSN linkedin google yahoo 26# 



Rank:Diamond Member!

Score:625
Posts:625
Registered:07/10/2012
Time spent: 23 hours

RE:Muzika klasike shqiptare
(Date Posted:09/10/2012 13:02)

Muzika klasike shqiptare - Prenk Jakova
"Mrika" 50 vjet Zbulohen kujtimet e Prenkë Jakovës

Ariet, duetet, koralet e ndryshme që i dëgjuan që në fillim shokët e mi kompozitorë, më siguruan që punën e kisha nisur mirë dhe më inkurajuan të vazhdoj me besim të plotë se vepra do të dalë mirë. Për t'ia arritur realizimit të veprës, kisha punuar me kohë për forcimin e orkestrës simfonike, solistëve dhe të korit. Një entuziazëm i papërshkruar përfshiu të gjithë amatorët e muzikës më 2 maj të vitit 1958, kur u inaugurua fillimi i punës". Me këto fjalë rrëfen kujtimet e tij kompozitori Prenkë Jakova, mbi vënien në skenë të operas së parë shqiptare "Mrika". Sot, kur kanë kaluar 50 vite prej kohës kur arti ynë fitoi personazhin e saj të parë lirik - Mrikën, botohen kujtimet e kompozitorit dhe detaje mbi këtë arritje të artit shqiptar, libreti i së cilës u shkrua nga Llazar Siliqi. Po bëhen 50 vite që "Mrika" qëndron dhe tingëllon në skenën e operas shqiptare. Këto vite qenë një provë shumë serioze për vlerat e saj të vërteta artistike. Me të, muzika skenike shqiptare hodhi hapa të rëndësishme e të vendosura në rrugën e saj të re. Koha përligji guximin dhe besimin që Prenkë Jakova pati për të shkruar e vënë në skenë këtë vepër. Autori me këtë krijim të tij të dashur, ka mbetur një simbol muzikor i kohës. Me personazhet e tij, nisi edhe në Shqipëri procesi i kultivimit dhe konsolidimit të lirikës sonë.

Kujtimet e Prenkë Jakovës

"Suksesi i madh që pati veprimi muzikor "Dritë mbi Shqipëri", që e krijuam me shokun tim, poetin Llazar Siliqi, në qershor të vitit 1952 dhe që e shfaqëm me amatorët e Shtëpisë së Kulturës dhe të Krijimtarisë Popullore të Shkodrës në korrik të po atij viti në Festivalin Kombëtar të Këngës e të Valleve në Tiranë, qe ideja për të shkruar operan e parë shqiptare. Besimi i madh që kishin shokët në aftësitë e mia dhe dëshira për të pasuruar repertorin e muzikës shqiptare me vepra të gjinive të larta muzikore, me shtyri që në korrikun e vitit 1956 t'i hyj punës për kompozimin e operës "Mrika", libret me 80 faqe të shkruar nga poeti Llazar Siliqi dhe ta përfundoj në muajin tetor të vitit 1957. Për të shkruar këtë vepër isha njohur me folklorin e pasur të muzikës sonë popullore dhe këtë ngjyrë u përpoqa t'i jap gjithë personazheve dhe të gjithë momenteve lirike dhe dramatike, sepse vetëm në këtë mënyrë do t'i shërbejshe artit tonë popullor. Amatorët bëjnë mrekullina, ata kanë diçka që nuk e kanë profesionistët, sidomos në qytetin tonë që ka tradita në art e kulturë. Unë kisha besim tek ata. Suksesi i madh që pati premiera më 1 dhjetor 1958 kurorëzoi punën e tyre të palodhur. Jam shumë i kënaqur për punën e palodhur dhe interpretimin e mirë të të gjithë ekzekutuesve, që prej solistëve, korit, regjisë, koncert-maestrove, teknikëve, etj".

Detaje rreth operas

Opera "Mrika", e cila trajton dramën e një vajze, që nuk do të martohet me djalin që e kanë fejuar kur ishte në djep, u shfaq në Shkodër l8 herë, ndërsa në Tiranë u shfaq për të parën herë në muajin shkurt l959, interpretuar nga artistët shkodranë. Interpretuesja e parë e Mrikës në TOB ishte Marie Kraja. Kjo vepër u interpretua për herë të parë nga trupa e TOB-it në muajin nëntor l959, ku edhe është rivënë më l966, l968, l975 dhe l989. Që prej vitit l966, "Mrika" u shfaq në variant të reduktuar, në tri akte. Në vitin l983, Shkolla Artistike "Prenkë Jakova" në Shkodër vuri në skenë aktin e parë të operas. Mrika, personazhi kryesor nga u ngjiz opera me të njëjtin emër, e ka zanafillën tek poema në vargje e poetit Risto Siliqi "Mrika në shkangull", e botuar në vitin 1915. Fati tragjik i vajzës mirditore të atyre viteve i ishte ngulitur në kujtesë të birit të Risto Siliqit, Llazarit.

nga Fatmira Nikolli - Gazeta Shqiptare
usertype:1 tt= 0
Amantin
Share to: Facebook Twitter MSN linkedin google yahoo 27# 



Rank:Diamond Member!

Score:625
Posts:625
Registered:07/10/2012
Time spent: 23 hours

RE:Muzika klasike shqiptare
(Date Posted:09/10/2012 13:03)

ÇESK ZADEJA – kompozitori qe beri epoke



Nga Dr. Eno Koço



Çesk Zadeja është kompozitori që me krijimtarinë e tij krijoi një epokë të tijën midis epokave të ndryshme të historisë së muzikës shqiptare. Ai qëndron diku në qendrën e një hapsire kohore, ku prapa tij, në kohë, qëndrojnë klasikët muzikorë shqiptarë të gjysmës së parë të shekullit XX, dhe përpara tij, gjithnjë në kohë, brezat më të rinj të muzikantëve shqiptarë. Fenomeni Zadeja përbën nocionin e atij që do mund të merrej si etalon i imazhit muzikor shqiptar. Edhe përpara tij dhe aq më tepër më pas, nuk qenë të paktë muzikantët, kompozitorët, që lëvruan me ndërgjegje kombëtare sfera të ndryshme të formimit shpirtëror muzikor shqiptar, bazuar në etnicitetin e këtij populli. Padyshim, koncepti i kombëtares (edhe pse tani ky term duket disi i dalë mode) dhe i individuales ndryshonte nga veriu në jug të Shqipërisë, por ndryshonte edhe midis krijuesve vendas dhe atyre të diasporës.

Nëse Lec Lurti, Mikel Koliqi e Prenk Jakova në krijimtarinë e tyre ndoqën linjën e muzikës qytetare shkodrane duke huazuar edhe nga tradita europiane romantiko-patriotike, në se Martin Gjoka e Tish Daia ndoqën linjën e shfrytëzimit të motiveve të Mbi-Shkodrës e atyre malësore më në lindje, në se Tonin Harapi kultivoi melosin qytetar të dasmës dhe ahengut shkodran, dhe duke u hedhur ne jug, në se Thoma Nasi e Kristo Kono përpunuan meloditë folkorike dhe modet e Toskërisë të zonës së Korçës, në se Fan Noli do të prirej qëllimisht drejt një tingëllimi “arkaik” muzikor për të sjellë ndjesira lashtësie, qytetërimi antik apo kohësh të lavdishme të gërshetuara këto me motive bizantine deri në citimet nga Pasionet e Shën Mateut, në se kompozitori beratas Murat Shehu i cili në veprën e tij simfonike lëvroi muzikën dhe këngën e qytetit të tij, pra këto pika referimi që prekin në mënyrë të përgjithëshme panoramën e muzikës savante shqiptare, ndoshta të marra të gjitha sëbashku, ishin pika referimi edhe për Çesk Zadenë.

Por a kishte njohuri Zadeja për kompozitorët shqiptarë jo shkodranë, a ishte ai i vetëdijshëm që në fillimet e tij për rrugën që do të ndiqte? Vështirë të pohohet kjo gjë. Zadeja përbënte thjesht një rregull, më tepër se sa përjashtim. Ai do të vazhdonte në mënyrë konshiente atë që kishin bërë Buzuku, Budi, Bardhi e Bogdani të cilët ndihmuan çështjen kombëtare me përkthimin e librave të shenjtë të krishterë të shkruara në alfabetin latin, ndikim ky që erdhi nga rilindja italiane e shekujve 15 dhe 16 dhe nga racionalizmi dhe iluminizmi i shekujve të mëvonë. Nuk dimë se kur e si është zhvilluar në Shkodër muzika klasike, savante, në shekujt e kaluar, por veprimtaria muzikore kishtare lokale ka data të sakta që nga mesi i shekullit 19. Formacione instrumentale italiane por dhe nga ato që vinin nga Dalmacia e kishin bërë Shkodrën vënd te preferuar ku do të zhvillonin veprimtaritë e tyre sezonale muzikore, jo vetëm në kishë por edhe në ambjente të hapura. Ndër kolegjet katolikë të Shkodrës zhvilloheshin programe të rregullta muzikore, që ato që disponoj unë të shtypura datojnë nga viti 1902. Mbiemrat e dëgjuar shkodranë janë të shkruara në këto programe koncertesh, midis të cilëve Bushati, Bumçi, Naraçi, Simoni, Laca, Kodheli, Rota, Gurakuqi, Mosi etj. dhe midis tyre edhe Zadeja. Familja Zadeja, veç të jatit të Çeskut, Rrok Zadeja, që ishte ndër anëtarët themelues të shoqërisë artistike “Bogdani,” kishte dhe të tjerë eksponentë të letësisë e muzikës, si axha i madh Gasperi, këngëtar e krijues popullor, Andrea, Luigji, Dom Ndre Zadeja, ky i fundit poet e krijues i melodramave, dhe padyshim Tonini, vëllai i Çeskut, muzikant e kritik në zë shkodran. Çesk Zadeja kishte privilegjin të trashëgonte një sfond relativisht të begatë kulturor krahinor, ku veç emrave të mësipërm vlen të përmenden edhe emrat e folkloristëve Bernardin Palaj e Gjon Kujxhia.

Që muzika kishtare ka patur ndikim në praktikën e traditën muzikore lokale të një pjese të kompozitorëve katolikë shkodranë, kjo është e vërtetë, por që kjo traditë mbarte tipare të fuqishme krahinore e kombëtare, kjo është edhe më e vërtetë. Të tri prirjet kryesore që mbartin tiparet e muzikës së kultivuar shkodrane, ajo qytetare e bazuar kryesisht mbi ahengun shkodran, ajo me motive të malësise së mbi-Shkodrës e më në lindje, dhe ajo mbi traditën e muzikës romantike europiane, kishin si pikësynim krijimin e një fizionomie kombëtare, pra atë të një etniciteti shqiptar. Kjo në vetvete përbënte një trashëgimi, një traditë. Çesku mori shumë nga Martin Gjoka që dhe ky kish marrë nga Frano Ndoja. Ky i fundit eci në gjurmët e Palok Kurtit në lëvrimin e muzikës qytetare shkodrane, atë të ahengut, dhe që në pikpamje të formimit dhe të teknikës muzikore, njohuritë do t’i merrte nga mjeshtri italian Giovani Canale, i cili kuptohet i sillte këto njohuri në Shkodër të marra nga vendi i tij. Por Martin Gjoka solli në Shkodër edhe një eksperiencë e tijën të përftuar në Austri. Pra siç shihet nga ky vështrim retrospektiv, ruajtja dhe kultivimi i folklorit qytetar shkodran nga kompozitorë me prirje profesioniste e gjente këtë muzikë shpesh të veshur me petka romantike perëndimore në pikpamje të harmonisë, formës apo përpunimit që i bëhej materialit muzikor vendas.

Kjo ishte pak a shumë panorama përpara se Zadeja të nisej në Moskë për studime (1951-1956), pas dy vjet studimesh (1941-1943) që kishte bërë në Akademinë Santa Cecilia të Romës. Në Moskë, nën drejtimin e kompozitorëve që trashëgonin kulturën muzikore ruse të gërshetuar me një radhë sistemesh teknikë të muzikës perëndimore, ai përftoi apo i përshtati vetes veç teknikave kompozicionale, formën tregimtare të ligjëratës muzikore e cila anonte nga epizmi e dramaciteti, gjë që do t’i nevoitej kompozitorit të ardhshëm në trajtimin intelektual të muzikës kombëtare. Ndryshe nga parardhësit e tij muzikantë, qofshin këta të Shkodrës apo nga e gjithë Shqipëria që lëvruan kryesisht motive e ndjesí që kishin të bënin me krahinat e origjinës së tyre, Zadeja e përqendroi vëmendjen drejt një krijimtarie me tendencë e frymë mbarë kombëtare, pan-shqiptare, duke lëvruar epikën e saj, ashtu dhe heroikën e festiven. Ai iu referua analizës melodike e modale të trevave të ndryshme shqiptare në veçanti, pra duke kompozuar vepra të mbështetura në karakteristika krahinore të caktuara, nga Gegëria në Labëri e Toskëri. Nga ana tjetër vëmendja e tij u përqendrua në atë që tipare lokalë të mund të shkriheshin në trajtën e një etosi specifik shqiptar.

Pra ai do të krijonte gradualisht portretin e tij prej muzikanti mendimtar ku vend parësor do të merrte rrëfimi intelektual, artikulimi po aq intelektual i mjeteve krahinore shprehëse dhe disi më pak artikulimi i formës, për ta plotësuar më tej me situata vallesh të veriut ku shpalosej dinamika e optimizmi, me situata epiko-heroike mbështetur në pentatoninë labe, por edhe toske, tipare këto që mbroheshin e inkurajoheshin nga idetë e metodës së realizmit socialist. A u ndikua Zadeja nga kjo metodë? Padyshim që po, ashtu si Shostakoviçi, Prokofievi e Haçaturiani në Bashkimin Sovjetik. A ndikoi në cilësinë e muzikës së tij përqafimi i kësaj metode? Çesku e dominoi mendimin muzikor për afro dyzet vjet në Shqipëri. Ai, me disa përjashtime, diti t’u shmanget veprave me program apo deklarim agjitativ e ilustrativ, dhe në të njejtën kohë diti të “mbronte” idetë e “metodës” krysisht me fjalë, duke theksuar karakterin kombëtar, për të cilën ai ishte krejt i sinqertë, dhe anashkalonte frymën euforike socialiste. Nocioni i kombëtares, i psikologjisë kombëtare tek Zadeja nuk ishte dogma e imponuar nga metoda; ai ekzistonte në qënien e tij, në ndërgjegjen e tij, ai besonte tek ky nocion sepse i tillë ishte sfondi i tij kulturor i trashëguar nga qyteti i lindjes dhe shkolla e lartë ku studioi. Gjithpushtetshmëria e tij në botën muzikore shqiptare ishte forcë e mëndjes së tij; ai e kontrollonte kohën, e manovronte atë, qëndronte vazhdimisht syhapur, nuk ekzaltohej por as edhe binte në dëshpërim të thellë. Ky kontroll i vetvehtes reflektohej edhe në muzikën e tij. Në të gjen melodi të gjetura, tema të goditura e të frymëzuara, por edhe të rezervuara në zgjerimin dhe shtrirjen e tyre, sikur ruhej nga ngazëllimi. Më e theksuar u bë kjo në vitet e pas Simfonisë së tij dhe Delinës, pra pas viteve ‘50-‘60. Erdhi kjo vetpërmbajtje nga shpërthimet melodike e të kantilenës si rezultat i një stadi të ri të vetëdijes e etikës së tij muzikore, apo koha që jetonte ia imponoi atij këtë “sens mase”? Do të niste për të në gjysmën e dytë të viteve ’70 dhe gjatë viteve ’80 periudha e një përpunimi analitik harmonik të veprave të tij, ajo e qëmtimit të qelizës muzikore mbi bazën e motiveve e modeve folklorike e qytetare, e tensionit dramatik, e abstragimit të gjuhës muzikore, shpesh drejt kromatizmit. Kam përshtypjen se Zadeja i periudhës së fundit krijuese, i viteve ’90, veçanërisht me Tre skicat për orkestër, është ai i një çlirimi ndjenjash, i një poetizmi e shakaje që i buron nga shpirti, i një gjuhe muzikore të kthjellët, elokuente e me një sens të përkryer mase në frazimin dhe mënyrën e ligjërimit. Sikur donte të thonte: “Perëndi, më jep edhe pak kohë se tani mund të shprehem lirisht, hapur, tani mund ta them fjalën time të plotë.”

Zadeja shkroi thuajse në të gjitha gjinitë muzikore. Ai e bëri këtë se ndehej i aftë dhe i sigurtë në gjinitë që shkruante, veçanërisht në muzikën simfonike e instrumentale. Por ai e bëri këtë edhe sepse në këtë mënyrë i tregonte botës muzikore shqiptare që ky kishte për të qënë etaloni i një gjinie të caktuar me fizionomi shqiptare. Koha e provoi dhe vazhdon ta provojë që veprat e tij përbëjnë repertorin bazë të instrumentistave dhe orkestrave tona. Nëse imponimi i tij gjatë sistemit totalitar do të kishte qënë arbitrar, atëherë reagimi pas viteve ’90 do të ishte dukshëm në dëm të tij. Faktori kohë mbetet gjithmonë ai që vlerëson veprën e mirë nga ajo më pak e mirë. Vlera e Zadesë është vetëm në fillimet e matjes së saj. Brezat qe do të vinë kam bindjen që do të kontribuojnë në këtë drejtim.

Sa mendimtar e i stërholluar në krijimtarinë e tij më të mirë vokale-simfonike, aq dhe i thjeshtëzuar e i kursyer bëhej Zadeja në krijimet që bënte për grupet amatore. Ky ishte tipari shoqëror i tij. Janë të panumurta, si askush, pjesët që shkruante për këto grupe për Koncertet e Majit. Një pjesë, padyshim, i shkruante për më tepër të ardhura brenda limiteve të rrogave të “socializmit”, por shumë prej tyre mbeten edhe sot krijime të mirëfillta e serioze. E tillë është Suita No.1 për orkestër. Tipari shoqëror i tij nuk ishte thjesht për pak më shumë humor e zbavitje; ai ishte i krejt natyrshëm nga i cili buronin miqësira të mira dhe pse jo, dobiprurëse. Përmes kontakteve me individë e drejtues të grupeve amatore, ai jo vetëm tatonte pulsin e kohës por e bënte vetë atë më “tokësor” në mënyrën e shkrimit. Ai orkestronte për ato instrumenta që realisht ekzistonin në këto grupe, për mundësitë praktike të shfrytëzimit të vokalit amator. Por a ishte çdo gjë që dilte nga dora e tij e përkryer? Sigurisht që pjesë të pambaruara kishte, veçanërisht në vallet e këtyre grupeve amatore, por sa kompozitorë të tjerë në sistemin “socialist” plotësonin nevoja të tilla kur koha a sistemi shoqëror diktonin kërkesa të tilla? A nuk bëri të njejtën gjë Shostakoviçi me operetën e tij Çerjomushki, pa përmendur të tjerë kompozitorë shumë të aftë sovjetikë dhe nga vëndet e “demokracive popullore”? Më duhet të nëvizoj se edhe në këtë pikë, Zadeja besonte në këto kërkesa të kohës, ashtu si dhe të tjerë kompozitorë, që t’i vinin në ndihmë të lëvizjes amatore. Edhe bisedat i shkonin me artistët amatorë. Më mirë, në fund të fundit, biseda me artistë jo profesionistë, sesa pirje kafesh e diskutimesh jo aq të shëndetëshme nëpër vëndet ku mblidheshin artistë intelektualë. Ai do të vinte nëpër këto klube kur do të thonte fjalën e tij, kur do i duhej të mbronte muzikën por edhe qënien e tij. Thuhej që Zadesë ndonjëherë nuk i merrej vesh diksioni kur fliste nëpër konferenca. Ashtu është, kur ia donte puna për të kaluar një situatë delikate të karakterit ideollogjik, ai bëhej më pak i kuptueshëm, ndërsa kur donte t’i merrej vesh mirë mesazhi i tij, ai ishte nga më të qartët dhe nga më bindësit në ato që shtronte. Shkrimet e tij në gazetën “Drita”, herë të përgjithshëm e anshkalues, por në të shumtën e rasteve të fuqishëm e paekuivoke, ishin provë e forcës dhe shprehjes së tij intelektuale.

Për gjatë një periudhe më se tridhjetëvjeçare, Zadeja mori dalëngadalë pamjen e atit të muzikës shqiptare, jo vetëm për nga krijimtaria dhe publicistika, por dhe nga detyra që i vuri vetes për të përgatitur kompozitorë të rinj. Në këtë fushë rezultatet ishin të mahnitëshme. Nuk bëhej fjalë vetëm ata që studjuan drejtpërsëdrejti me të, por ishin edhe të tjerë muzikantë që indirekt përfitonin nga eksperienca e tij, të cilën ai nuk hezitonte t’ua jepte. Vështron tek ky brez kompozitorësh dhe nuk dallon shtampa të mënyrës kompozicionale të tyre, përkundrazi dallon zhvillim individualitetesh. Ajo që i dallon muzikantët që seriozisht ndoqën parimet estetike e ideore të Zadesë, ishte, në rastet më të mira dhe në veprat më të mira të tyre, qartësia e mendimit, e formës, e teknikave specifike kompozicionale dhe mbi të gjitha, shfrytëzimi me art e finesë i folklorit muzikor fshatar e qytetar shqiptar. Nuk duhet harruar se prezantimi i teknikave më të avancuara kompozicionale gjer në vitet ’90 nuk mund të kalonte fare pa problem, e jo më qëndrime krejt personale krijuese sipas preferencave të rrymës së dëshiruar, as që mund të bëhej fjalë. Ashtu si dhe të tjerë kompozitorë, edhe Zadeja ishte i vetëdijshëm për këtë realitet. Brenda këtij realiteti ai do të vazhdonte kërkimin dhe eksperimentimin në veprat e tij, me ide jashtë shablloneve e kornizave jo vetëm të asaj që metoda diktonte në krijimtarinë muzikore shqiptare, por edhe brenda krijimtarisë së tij. Pra ishte tjetër ajo që shpesh artikulohej në shtyp e konferenca, pra tjetër e thëna e tjetër e bëra. Për analogji, më 1931 Shostakoviçi do të shprehte antipati për Skrjabinin, për estetikën e tij “borgjezo-dekadente”: “Ne e konsiderojmë Skrjabinin” – thonte Shostakoviçi, “si armikun tonë muzikor më të hidhur. Pse? Sepse muzika e tij priret drejt një erotizmi aspak të shëndetshëm. Gjithashtu drejt misticizmit, pasivitetit dhe fluturimit jashtë realitetit jetësor.”

Muzikantët e estetët shqiptarë më me nuhatje stimuloheshin nga këto sinjale artikulimesh të gjuhës muzikore së Zadesë, të tjerë i referoheshin thënieve, fasadës. Vitet ’70 e ’80 ishin kohë të trazuara në mendimin muzikor profesionist shqiptar. Lindën dikutime prirjesh e parimesh estetike muzikore. Veprat shpesh duheshin mbrojtur nga kompozitorët e tyre, gjë që bëhej nëpërmjet sulmeve të ndërsjellta. Tani ato diskutime, shpesh tepër emocionale, i përkasin së kaluarës, procesit historik të muzikës artistike shqiptare. Ato që kanë mbetur janë veprat. Seleksionimi tashma në fillimet e demokracisë bëhet më pak i imponuar. Ekzekutuesit janë ata që do të përzgjedhin, kritika do të dijë të bëjë vlerësime jashtë euforizmave e shikimeve pasionale për njërin apo tjetrin autor. Koha është faktor i rëndësishëm në këtë përzgjedhje shijesh e konceptesh estetikë. Veprat e Zadesë japin shënja të jetëgjatësisë. Materiali muzikor i tyre duket që ka shumë për të zhbiruar.

Zadeja mendimtar shfaqet i fuqishëm në redaktimin, vëzhgimin, përpunimin e një varg punëve akademike të bëra nga studiuesit muzikorë te rinj. Ai u mor edhe me programet muzikore të shkollës së muzikës. Ai qëndronte në epiqendër të botës muzikore shqiptare. Edhe autoritetet shtetërorë e partiakë kishin nevojë për të. Ai iu imponua atyre, ashtu si Kadareja në Shqipëri e Shostakoviçi në Bashkimin Sovjetik. Të shumtë ishin ata që me vullnet të mirë dëshironin aprovimin a Zadesë përpara se puna e tyre të dilte në dritë. Këta besonin tek njohuritë e Zadesë, tek sugjerimet e tij, tek dashamirësia e tij kur kjo përligjej, doemos edhe tek influenca e tij në mendimin intelektual muzikor.

Për një periudhë prej pesë vjetësh nuk munda të shoh dot Zadenë, për shkak të largimit tim në Angli. Në dy vjetët e fundit të jetës së tij biseduam mjaft, ndoshta jo aq shpesh sa më parë, megjithatë kishim shumë sende për të shkëmbyer. Një pjesë të të rejave m’i kishte shkruar në letrat që dërgonte në Angli. Ato janë letra personale, të të çiltra dhe e ndjeja veten edhe më të afërt me të që ai më rrëfente për vërshtirësitë ekonomike që kalonte ai dhe familja e tij, si dhe për gëzimet e tij, siç ishte takimi me kolegët në “Lidhjen e Kompozitorëve Rusë” pas më se 40 vjetësh. Midis radhëve, ai do të më shkruante: “Kultura jonë kombëtare ka nevojë për t’u njohur, për t’u respektuar, për t’u rinjallë në këtë krizë të thellë dhe shpirtrore . . . të paktën kështu mendoj . . .” Në një letër tjetër vazhdon: “Gëzohemi që përkohësisht jemi mirë me shëndet, të paktën qëndrojmë në këmbë, me të dyja . . . aq më tepër kur kujton vdekjen e Simonit, Nikollës s së fundi Toninit që vuajti mjaft dhe vdiq me dishpërim të ndieshëm. Fatkeqësi e pariparueshme.”

Po i përfundoj këto fjalë për Zadenë me një tjetër fragment nga një letër e tij, nga e cila nuk dëshiroj aspak të vë në dukje ndonjë kompliment që ai më bën, ashtu si ndodh midis miqsh, sesa për t’ju njohur me atë bashkëpunim profesional dhe miqësor që kam patur me të, ashtu si dhe me kompozitorë të tjerë, për t’ju njohur me atë thjeshtësi e përkushtim që ai kishte e vepronte, shpesh si ato gjestet kalorsiake, duke ia hequr vlerat e atributet e vetes dhe duke ia dorëzuar ato tjetrit. Ai do të më shkruante: “Për vetë natyrën time nuk shprehem shumë, por nuk mund të la pa të falenderuar për kujdesin e veçantë që ke treguar për muzikën time modeste në të tërë karierën tënde të vështirë. Me plot të drejtë mund të ju quaj bashkëautor me që ekzekutimi i vëmendshëm, me ndjenjë dhe frymëzim nga ana tënde ka bërë që shumica e veprave të mia të fitojnë ‘qytetarinë’, të ecin këmba dorës me kohën . . .”

Edhe pse fjalët e tij janë tepër elogjioze e fisnike, një gjë është e vërtetë, që në muzikën e Zadesë unë gjej një shprehje të pastër të mendimit të tij intelektual dhe që çdo herë që i ekzekutoj veprat e tij, aq më shumë ide e ndjesí të reja e përshkojnë qënien time.

z.sh
usertype:1 tt= 0
Amantin
Share to: Facebook Twitter MSN linkedin google yahoo 28# 



Rank:Diamond Member!

Score:625
Posts:625
Registered:07/10/2012
Time spent: 23 hours

RE:Muzika klasike shqiptare
(Date Posted:09/10/2012 13:04)

Përkujtohet Çesk Zadeja

Kujtohet Zadeja, ekspozohen partiturat e “Skënderbeut”

Një kohë e gjatë që nuk përmendet Çesk Zadeja (1927-1997). Me rastin e 85-vjetorit të kompozitorit, figurë qendrore e muzikës shqiptare të shek. XX, Këshilli i Muzikës Shqiptare organizon një Akademi Përkujtimore, nesër, ora 10.00 në Qendrën e Kulturës, Medias dhe Botimeve të Mbrojtjes.

Prezantohen për herë të parë për publikun partiturat e filmit “Skënderbeu”, 1952.

Pedagogë të konservatorit dhe akademikë të muzikës, trajtojnë profilin e Zadejës, kontributin e tij në hapësirën kulturore mbarëkombetare, raportet e tij me traditën muzikore shqiptare të viteve 1930. Dhe në mbyllje, interpretohen pjesë të tij muzikore për piano dhe violonçel.
Aktiviteti organizohet në bashkëpunim me Akademitë e Shkencave të Shqipërisë e Kosovës dhe me Universitetin e Arteve.

Shekulli




Tradita që krijoi Çesk Zadeja

Salla e Qendrës së Kulturës, Medias dhe Botimeve të Mbrojtjes (ish-SHQUP-i), u “kthye” në ministudion e Çesk Zadejës paraditen e djeshme. Për 85-vjetorin e lindjes, për herë të parë familja nxori nga arkivi partiturat e muzikës së filmit “Skënderbeu” (1952) dhe i prezantoi në një ekspozitë. Studiues të muzikës mbajtën për një orë kumtesa mbi pasurinë e krijimtarisë 50-vjeçare të Zadejës, u përqendruan te roli i krijuesit në muzikën profesioniste shqiptare dhe te lidhja që ai kërkonte të mbante me zhvillimet europiane të muzikës. U fol për një kompozitor të frymëzuar, sidomos te baleti “Delina” dhe “Para stuhisë”, për frymën e re që përcillte në krijime, për kontributin në shkollën kombëtare, profesionalizmin në pedagogji, mbështetjen që u jepte të rinjve krijues dhe prurjet në fushën e botimeve mbi muzikën. Në sallë u shpërnda nga familjarët edhe “Vetparja e procesit”, botim i vitit 1997, me shkrime mbi kompozicionin që kompozitori i shkroi qysh në fillimet e karrierës së tij në vitet ‘60. Prof Zana Shuteriqi u përqendrua te formimi i kompozitorit të ri dhe te “terreni në të cilin Zadeja u afrua me muzikën”. “Ishte Shkodra e Fishtës, në muzikë e Martin Gjokës, ithtar i njohur i Fishtës. Ajo u bë linja në të cilën eci dhe u formua Çesk Zadeja. Këtu e kërkoja origjinalitetin, rrugën dhe rolin që ai luajti në historinë e muzikës shqiptare si kompozitor në radhë të parë i profilit kombëtar, ndonëse edhe më gjerë”, – shpjegoi Shuteriqi ndikimin që pati tradita te Zadeja. Qysh në kohën kur krijoi “Simfonia” (1956) i doli për detyrë shtrimi i rrugës për muzikën profesionale shqiptare. Vitet e fillimit të Zadejës, ‘50-’60, lidhen me fillimet e profesionalizmit në muzikë. Edhe pse u përqendruan te profili i kompozitorit kombëtar, të pranishmit në konferencë folën edhe për prirjen e këtij krijuesi të shkolluar jashtë vendit, në njohjen dhe kërkimet që bëri në trashëgiminë e muzikës europiane. “I pari që kërkoi ta çonte përpara mendimin e gjallë intelektual dhe t’i jepte muzikës një rol të ngjashëm me atë që kishte në vendet europiane. Kjo nuk ishte një punë e thjeshtë sigurisht, sepse duheshin kapërcyer shumë konvencione të estetikës”, – u shpreh prof. dr Fatmir Hysi dhe vlerësoi faktin që krijimet e tij ishin larg “kanonove dogmatike të kohës”. Kompozitori Thoma Gaqi ka parë tek ish-profesori “kompetencën profesionale, racionalitetin, intuitën e mprehtë”. Akademiku Rauf Dhomi, i ardhur nga Kosova për të kujtuar kontributin e Zadejës, në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, vlerësoi rolin e një profesori “par excellence, që me forcën artistike do ngrinte nivelin e cilësdo katedër universitare”. Çesk Zadeja u la ka lënë një vepër të vyer atyre që aspirojnë të bëhen kompozitorë nesër. Me veprën “Vetparja e procesit” kompozitori shkruan mbi marrëdhëniet e kompozitorit me muzikën popullore, thellimin në njohjen e muzikës kombëtare dhe asaj ndërkombëtare dhe kombinimin e të dyjave në muzikë. Janë leksione që u vlejnë të rinjve që aspirojnë të bëhen kompozitorë. “Mapo zgjedh të botojë një fragmentin nga libri:

Harmonizmi midis kombëtares dhe ndërkombëtares

Duke i interpretuar etapat e këtij zhvillimi brenda një kuptimi të përgjithshëm (harmonizimin midis kombëtares dhe ndërkombëtares), ato kryhen më shpejt si logjikë se si etapë përcaktuese kronologjike. Dhe kjo është e kuptueshme. I rëndësishëm mbetet parimi i bashkërendimit midis kombëtares dhe ndërkombëtares, proces i vështirë dhe, në të shumtën e rasteve, proces i gjatë, për të arritur kërkesat e domosdoshme cilësore.
Mendoj se është shumë aktual trajtimi i çështjeve teorike e praktike në marrëdhëniet e ndërkombëtares dhe mbarë njerëzores, çështje thelbësore që meritojnë vëmendje tepër të veçantë, aq më tepër, sipas mendimit tim, që këto dy kuptime ngatërrohen duke mohuar njeri-tjetrin. Përmbajtja e këtyre dy parimeve, në etapën e re të zhvillimit të kulturës muzikore shqiptare, është shumë e rëndësishme për zhvillimin e mëtejshëm të artit muzikor: ajo duhet kuptuar në thellësi dhe duhet vepruar në procesin krijues me aftësi e përkushtim njerëzor. Ajo që është mbarënjerëzore prek të gjithë njerëzimin…

Zadeja rrëfen për jetën

Kam lindur në 8.6. 1927, në qytetin e Shkodrës, ku kam mbaruar shkollën fillore e gjimnazin. Në vitin 1942-1943 kam studiuar në Konservatorin “Santa Cecilia” të Romës (Itali). Që në moshë fare të re kam qenë anëtar i korit, bandës dhe më vonë i orkestrës simfonike të shkollës françeskane dhe të shoqërisë “Antoniane” të qytetit. Mbas çlirimit, gjatë viteve 1945-1947, kam punuar si përgjegjës i muzikës pranë Radio Shkodrës. Mbas mbarimit të shërbimit ushtarak, në vitet 1945-1951 jam emëruar dirigjent pranë Ansamblit Artistik të Ushtrisë. Nga viti 1951 deri në 1956 kam studiuar për kompozim më Konservatorin Shtetëror të Moskës “P.I. Çajkovski”, ku jam diplomuar për kompozim me vlerësimin “shkëlqyeshëm”. Mbas kthimit në atdhe në janar të vitit 1957, jam ngarkuar me krijimin e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore, duke qenë dirigjent dhe udhëheqës artistik i tij. Me hapjen e Konservatorit Shtetëror të Tiranës, në janar të vitit 1962, jam emëruar pedagog në klasën e specialitetit të kompozimit e teorisë. Në vitet 1965-1966 jam emëruar udhëheqës artistik i Teatrit të Operas dhe Baletit, duke mbajtur veprimtari pedagogjike pranë Konservatorit dhe me krijimin e Institutit të Lartë të Arteve në shtator të vitit 1966, jam emëruar kryetar (Dekan) i degës së muzikës, duke mbajtur gjithashtu dhe përgjegjësinë e shefit të katedrës së teorisë, si dhe të dirigjimit. Në vitin 1972 kam dalë në profesion të lirë. Në vitin 1973 jam emëruar rishtazi udhëheqës artistik i Teatrit të Operas dhe Baletit deri në vitin 1979. Në këtë vit kam ushtruar profesionin e lirë deri në vitin 1990, vit në të cilin kam dalë në pension. Në janarin e vitit 1993, me riorganizimin e Akademisë së Arteve jam kthyer si pedagog pranë degës së muzikës në Akademinë e Arteve, duke dhënë mësim në specialitetet e kompozimit dhe muzikologjisë. Gjatë tërë veprimtarisë sime si krijues, që nga hapja e Konservatorit në vitin 1962, nuk jam shkëputur asnjëherë nga procesi pedagogjik, duke mbajtur normë të plotë pedagogjike në specialitetin e kompozimit dhe teorisë. Nga klasa ime kanë dalë kompozitorë, që kanë dhënë dhe po japin një ndihmesë të madhe në zhvillimin e muzikës sonë kombëtare, ndër të cilët mund të përmenden kompozitorët: Tonin Harapi, Kozma Laro, Limoz Dizdari, Gjon Kapedani, Agim Krajka, Shpëtim Kushta, Kujtim Laro, Thoma Gaqi, Aleksandër Peçi, Josif Minga, Haxhi Dalipi, Pirro Koka, Aleksandër Gashi, Binak Elezi, Gjon Shllaku, David Tukiçi, Isak Shehu, Selim Ishmaku, Ardian Daja, Ardit Gjebrea, Qezar Alia, Shpëtim Saraçi, Markelian Kapidani. Kanë kryer studimet në specialitetin e muzikologjisë Ferial Daja, Pirro Miso, Violeta Strakosha, Klara Kilica, Dorian Nini, Doreida Xhaferri. Kanë studiuar në klasën time: Aleksandër Çefa, Spiro Kalemi, gjithashtu edhe Feim Ibrahimi, Gjon Simoni, në specialitetin e polifonisë. Si krijues kam shkruar pothuajse në të gjitha gjinitë e muzikës simfonike, koncertale, skenike, muzikës së dhomës, vokale e instrumentale, vepra që kanë gjetur përdorimin e gjerë në planet mësimore të Akademisë së Arteve e shkollave të mesme të muzikës. Kam përpunuar për solist, kor , orkestër mbi 120 këngë popullore. Në fushën e muzikës skenike të koreografisë kam shkruar katër balete: “Delina” (1964), “Shqiponja sypatrembur” (1972) balet për fëmijë, “Lumi i vdekur” (1982), “Vajza e qytetit të gurtë” (1990)

Jorida Pasku - MAPO
usertype:1 tt= 0
<<Previous ThreadNext Thread>>
Page 1 / 1    
New Topic New Poll
Sign Up | Create | About Us | SiteMap | Features | Forums | Show Off | Faq | Help
Copyright © 2000-2014 Aimoo Free Forum All rights reserved.

Get cheapest China Wholesale,  China Wholesale Supplier,  to be a retailer is easy now.
LUFFY LUFFY LUFFY LUFFY LUFFY LUFFY LUFFY
LUFFY LUFFY LUFFY LUFFY LUFFY