Dear members

New Aimoo has already launched. You are now visiting the old version of Aimoo. In old Aimoo, you can only view, but can`t post, reply and do other operations. To access new Aimoo, please contact the forum owner to submit a forum migration(http://old.aimoo.com/newaimooapplication.cfm) or contact the Aimoo administrator on Facebook. 

Welcome to visit the forum on new Aimoo: http://www.aimoo.com
Close it  
User Name  Password
Forumi Amantin
Make a donation click here. Your support will help us remove ads and upload local images, etc.
Title: Pali Shtëmbari
Forumi Amantin   Letërsia shqipe
Hop to: 
Views:157     
New Topic New Poll
<<Previous ThreadNext Thread>>
Page 1 / 1    
AuthorComment
Amantin
 Author    



Rank:Diamond Member!

Score: 625
Posts: 625
Registered: 07/10/2012
Time spent: 23 hours

(Date Posted:14/10/2012 03:02)
Share to: Facebook Twitter MSN linkedin google yahoo

PALI SHTËMBARI




DITA E FUNDIT E MBRETËRIMIT
(tregim)





Mbreti zbriti shkallët i kapluar në vetvete, si rrallëherë nga një gjendje shpirtërore tejet e rënduar. Pas pak ai u gjend në hollin poshtë, ku zakonisht bëhej pritja e njerëzve të veçantë, sidomos e të huajve.
Kushdo që mund ta vërente në këto çaste, me pamjen që kishte marrë fytyra e tij, do të përftonte mendimin se ai ishte mbërthyer keqas nga një ndjesi frike, që mund të prishte?
Gjatë natës së shkuar ai bëri një gjumë të ngarkuar me ëndrra të pështira në ngjarje, kur duhej të përjetonte të kundërtën, pasi Magjarja i solli në jetë një djalë.
Magjarja nuk kishte qumësht në gjoksin e vet të rriste fëmijën, ndaj gjithë oborrtarëve iu desh të bridhnin krejt Tiranën, gjersa gjetën një mëndeshë që gëzonte shëndet të mirë.
Duhija, kështu quhej mëndesha, u nda nga i biri i vet dhe i shoqi, për të rritur trashëgimtarin e nesërm të mbretërisë?
Duke u hallakatur nëpër shkallë, mbreti mendoi se, Duhija merrej me të birin, dhe prej andej vinin dhe zhurmat që dëgjonte. Mirëpo shpejt kuptoi se ishte gabuar në hamendësimet e veta.
Tjetër zhurmë vinte në veshët e tij. Ai u ndje i befasuar, sepse kurrë më parë, pranë pallatit mbretëror nuk kishte dëgjuar zhurma të tilla.
Më shumë ishin klithje, se sa!...
Në këto çaste doli në pushim të shkallëve princesha Adile. Ajo rrinte atje si e ngrirë. Pak më parë ajo hapi derën e dhomës së gjumit me fërtymë. U befasua, tek pa të vëllanë diku para saj. Fytyra i mbante një pamje të përçudur.
"Një pamje e rrallë për të", mendoi mbreti dhe hoqi vështrimin prej saj.
Natën e shkuar ata thuajse të gjithë e tepruan ca në të pirë, me mendimin e trishtë në vete, se pas pak kohe do të linin pas gjithçka nga gjeneza e tyre, aty dhe mbretërinë...
Mbreti nuk e qortoi të motrën, edhe pse hapur e teproi në të pirë, sepse kushdo, sipas mendimit të tij, në çaste të veçanta kërkon të shkëputet nga vetvetja... pa i dhënë shumë rëndësi etikës... Gjithçka në këtë drejtim, për të mbetej personale.
Mbreti vështroi nga e motra.
Megjithatë, ai i dëgjonte qartë hapat e saj nëpër shkallë.
Për të, shqetësuese mbeteshin zhurmat që vinin nga jashtë pallatit.
"Ndoshta më bahet mu se lypin armë?... Austria iu dorëzua Hitlerit, birit të vet!..."
Ai ndodhej pranë dritares.
I qetë në vetvete, lëvizi perden e rëndë që mbyllte atë me mendimin se mund të vërente turmën.
Rojat e shërbimit ishin në vendin e tyre dhe ai u ndje i qetë.
"Megjithatë diç më cek së brendshmi... Ndoshta ashtë efekti i këtyne arkave që kam përgatitë për udhë?..."
Ai thuajse e kishte harruar të motrën.
Ajo vazhdonte të rrinte në pushim të shkallëve.
Atij iu kujtua arratisja?
"Arratisja ime e dytë? Njikshtu po e quj? E para u organizu ndryshe?"
Fytyra e tij e imët, e rruar taze, me sytë e vegjël të picërruar, kurse flokët e shpupurisur, si rrallë tjetër herë... Dhe një gjendje e trazuar shpirtërore...
Kjo ishte pamja e tij.
Ai vazhdonte t’i shkonte më tej arsyetimit të vet.
"Arratisja ime e parë... askush nuk mësoi në kohë për të, as prefekti i Durrësit... edhe kur veturat mbërritën në Durrës, kur prej tyre zbrita unë dhe magjarja, motrat Maxhide... veç Sanijes që ndodhej në Paris me të shoqin... edhe pse nuk shkonte me magjarjen për do fjalë... Edhe kur i hypëm jahtit dhuru nga vet Musolini dhe morëm udhë drejt brigjeve italike... askush nuk mësoi për atë arratisje...
Magjarja, me barkun e kërcy gjer ke gryka më lutej me shku në Venecia, mirëpo deti ishte i ngarku me dallgë dhe unë urdhënova me u kthy mbrapsht.
Magjares nuk i mbaheshin të vjellnat.
Mbreti ngriti vështrimin.
Për një kohë ndoqi me vështrim secilën arkë.
Vallë ishte karfosur gjithçka brenda tyre, gjithçka e vyer, siç kishte lënë porosi.
Ari verbon këdo?".
Papritmas u dëgjuan zhurma të forta, të përzgjatura sa dhe kobndjellëse.
- Përse miqtë italianë fluturojnë kaq ulët? - tha princesha Adile.
Mbreti u kthye nga ajo.
Iu duk tepër e gjatë në kurmin e vet, ndoshta ngaqë kishte veshur një rrobdëshambër që i zbriste gjer poshtë tek këmbët e veta.
"Një fuqi ushtarake e papërballueshme, si përherë për këtë vend!... Një vend mik(!)?"
Mbreti shtrëngonte mjekrën me njërën dorë.
U kthye nga e motra.
- Ik, ik Adile!...
- Ndigjova armë dhe... Tjetër herë miqtë italianë nuk kanë fluturuar kaq ulët?!... Si me kenë...
- Je trembë?
- Jo besa, jo.
Ajo bëri një rrotullim rreth vetes, si të ishte në një sallë vallëzimi.
- Nuk ndihesh mirë?
Mbreti e ndiqte në heshtje.
- Po, mbramë u argëtuam ca... Kur ndjen... mundohesh me e zhbë... të ndihesh i qetë, apo jo?
Princesha Adile përqendroi hetueshëm vështrimin nga i vëllai.
- Ahmet!... përse miqtë italianë kanë nis me fluturu kaq ulët?! Ma parë nuk e kanë ba kët?
Ahmet!... Ahmet!...
I bëhej se e motra e shprehu emrin e tij me një ton nanuritës, si dikur kur ishin fëmijë.
Për çastin u ndje shpirtërisht tepër i plogët. Gjatë viteve të mbretërimit askush nuk kishte guxuar t?i fliste në emër, edhe brenda pallatit mbretëror.
Ahmet!...
Hodhi vështrimin gjithë përbuzje në drejtim të së motrës, mirëpo shpejt u qetua.
- Unë?!...
- Po, tashmë je zhbë si mbret!
Ai u largua prej saj.
Sërishmi iu gjend pranë dritares. Turma jashtë vazhdonte të këlthiste?
- Unë... isha mbret!... Jo, unë jam ende mbret... Kjo luftë ka mbërthy krejt Evropën...
Mbreti bëri të largohej nga dritarja. Eci dy-tre hapa larg saj dhe u kthye shpejt atje ku ishte pak më parë.
"Një mbret që vegjetova në saj të Musolinit, dhe aq!... Sepse vedi...
Populli jashtë pallatit lyp armë, me poshtë Musolinin(!)? Ikja, ikja nga ky vend ashtë zgjidhja hë për hë!... "
Ndërmend i erdhi Aburahmani, tutori i vet, një njeri i afërm për të, edhe pse gjithandej përflitej se ishte i pashkollë dhe i paskrupullt në vetvete. Dikush i kishte çuçurritur tek veshi se ishte ai që ndikoi i pari në vrasjen e të vëllait. Mirëpo, mbretit, gjithçka dëgjonte i dukej e stisur.
Mbreti, mbreti di se ç’ban, shprehej Abdurahmani gjithandej.
Princesha Adile i kujtoi të vëllait një ide të tij të hershme që, krejt familja mbretërore të kthehej në fenë katolike, të dikurshme sipas tij, por të zhbërë nga turqit gjatë pushtimit që i bënë Shqipërisë dhe vendeve të tjera përreth. Kështu ai mund të merrte për grua një bijë nga familja Savoja. Mirëpo, ideja e tij mbeti ide, si dhe shumë gjëra të tjera që ai fantazonte me vetvete. E ëma i lutej të martohej, kurrsesi me një të krishterë...
Dikush nëpër Evropë e kishte njëzuar atë nëpër shtyp se i përngjasonte shumë me Ivanin e Tmerrshëm rus. Fillimisht ai ndjeu në vetvete një ndjesi të mirë, mirëpo më vonë kuptoi se gjithçka përflitej gjithandej ishte thjeshtë një përdhosje e personalitetit se sa në të mirë...
"Ç`do mbret gëzon prestigjin e vet të pakundërshtueshëm, ndryshe... pse i thonë monark?!...
Mbreti zbriti shkallët.
Sytë i mbetën tek e motra.
- Më thirre Adile dhe jo princesha...
- ?
Mirë e thatë: Tash e tutje nuk kemi me kenë princesha?, por thjesht motrat e tuja. Senije? Nafije? Zogu!... Ish motrat e mbretit Zog të Parë të Shqipnisë, që?
Mbreti bëri një hap në drejtim të saj, me mendimin që t’i thoshte të mos çaprashiste më. Por më kot. E motra nuk po e ndiqte. Ai thuajse ishte ngjitur në faqen e murit, përballë tij. Atje ekspozoheshin flamuri kombëtar, portreti i Viktor Emanuelit të Tretë ?
- Flamuri i Skënderbegut!... Skënderbegu kërrkund nuk lejoi me i mbërthy për anash shqiponjës "sopatat e Liktorit", siç bane ti!...
Të kanë mbërthy vëlla dhe nuk ke nga lun!
Një skuadrilje avionësh vazhdonte të zhurmonte rëndshëm mbi qytet.
- I dëgjon?... Aeroplanë të markës SAVOJA? CAPRON? të markës? që vijnë papritmas në këtë ditë të mallkume prilli me të rrëmby mbretërinë(!)?
Sytë e saj, të hapur jashtë mase mbanin një bardhëzi të çuditshme.
- Mjaft!...
Princesha Adile u ndje e trembur nga toni me të cilin foli i vëllai ndaj, duke zgjatur njërën dorë në parmak të shkallëve, të mbahej, thuajse u rrëzua përtokë, pasi veprimi që bëri i shkoi huq.
Mbreti u bind në vetvete se, alkooli që ajo kishte konsumuar e kishte bërë punën e vet, ndaj edhe duhej të tregohej më i përmbajtur kur hynte në bisedë me të.
Papritmas, princesha Adile ia dha një të qeshure që jehoi gjatë në sallën bosh. Si të ishte pjellë e një afeksioni astenie?
- Oh, mbretëria!. . .
Mbreti e kishte hequr vështrimin prej saj.
Ai ndiqte zhurmat që vinin nga jashtë pallatit.
- Ata këlthasin apo më bajnë veshët?
Ai më shumë foli me vete, sepse e motra vështronte diku në fund të sallës, atje ku dhe ishin radhitë arkat që do të merrnin me vete, gjatë largimit nga Shqipëria.
- Jo, jo, ata nuk kanë ardhë me të uru për trashëgimtarin e?edhe pse kryetari i bashkisë u dha sihariqin mbramë?
"Alkoli nuk ia ka marrë krejt mendtë?"
Princesha Adile e ndiqte me ngulm.
- Mbreti i vetëm!... Ku i ke ministrat?... Ikën, ikën dhe u fshehën në strofkullën e Jakomonit... Me komunistët nuk jamë përzje... Nesër... Një tjetër qeveri i përmbledhë. . .
- Ikni, ikni Adile!...
- Me ik?
- Nxitoni me ndihmu magjaren, me u përgatitë për rrugën që kemi me marrë...
- Pse, ç?kujton se jam: shërbëtorja e saj?!
- A...
- Që kur se ajo shkeli në këtë pallat erdhën edhe prapësitë... Fajtor je ti, që nuk pranove me marrë një gru nga familja Savoja... Njëtash strukena si urithi nën zhurmat e...
Ajo kishte shkuar më tej hollit. Thuajse ishte puthitë me arkën e parë.
- Lufta nuk ka mbaru?
Mbreti eci më tej, me një hap të rëndë, në drejtim të arkave që kishte përgatitë një ditë më parë për udhë. Nga pas, në heshtje e ndiqte e motra.
Ajo thuajse u puthitë me njërën arkë.
- Njëkëtu duhet të jetë karfosë rroga mujore e mbretit: 1000 napolona flori? Ish mbretëresha: 500 napolona flori? Princeshat: 250? Byzylykë? gurë të çmuar? Shih: paska dhe gjak!...
- Mjaft!
- Të vrihet filani? Paska kundështu një misionar italian? në SIMSA? VENAXETI? AIPA? KIAA? SVEA? AMMI? e të tjera. Dikush vjen dhe më zhëzhitë ke veshët: mbreti ka harxhu paret e shtetit, duke bredhë nëpër Evropë me vjenezen?
- Jo, jo Adile, nuk duhej me pi kaq shumë, sa me!. . .
Ajo bëri të ulej në kolltukun pranë, mirëpo gati u rrëzua përtokë.
Mbreti qortoi veten që nuk iu gjend pranë, në kohë.
- Eh!...
Çuditërisht, krejt kurmin e vet e ndjeu të pushtuar nga një farë ngrirjeje, si kurrë tjetër herë, ndaj dhe ndiqte të motrën i shpërbërë shpirtërisht.
"Përse ime motër, në këto çaste ikjeje më bie pranë vjenezen, tashmë të harruar, të cilën?!...
Përse brenda dhe jashtë oborrit u muarnë shumë më të, kur kushdo në moshën teme bëhet pre e "djallit", njikshtu po e quj!...
Gjithçka që përjetova me të, mbetet e pranueshme, sepse erdhi në "pranverë", dhe. . . Ç`farë nuk u bëza atëherë, kur unë isha robëru krejt prej saj, gati dhe mbretëria mund të ikte ka durtë(!). . .
Gjindja rreth pallatit mbretëror nuk bëzante, sikur të mos shifshin asgjë në drejtimin tem dhe të vjenezes. . .
Ajo kohë për mu mbeti diçka fluturore, e falshme për dikë dhe e dënueshme për atë që fshihej pas hijes teme edhe nuk bëzante dot, se... Gjithçka me vjenezen mbeti një ëndërr, një ëndërr që kushdo mund të bëhet për, kur ia be...
Ne dimë ç?ka kemi ba, por nuk dimë ç?ka do të vijë ma vonë..."
Të shumtë ishin ata oborrtarë që, fare hapur i ishin shprehur se vjenezja e kishte rrjepur atë, si të kishte qenë një hipnotizante e mirëfilltë, duke u shkuar përfund zdërhalljeve të veta.
Mbreti bëri të shkundej nga gjithçka e shkuar, e mbyllur tashmë, për të ecur më tej.
Princesha Adile kishte zënë vend mirë në kolltuk dhe ai u ndje i qetë shpirtërisht.
Dikur, pranë kishte pasur Senijen, motrën tjetër, e cila për të kishte qenë më shumë se një konsulente, gjë që kurrsesi nuk e kishin bërë motrat e tjera të tij.
Vite më parë, ai desh bëri një gabim të rëndë kur kërkonte të dëbonte nga Voskopoja vllehët... Motra Senije atëherë bënte pushimet atje, dhe një grup pleqsh iu drejtuan asaj se ata, kurrsesi nuk njihnin vend tjetër për atdhe, që nga stërgjyshërit e vet...
Princesha Sanije i tha të vëllait, nëse do të dëbonte vllehët nga Voskopoja, po kështu duhej të bënte me malazezët dhe serbët në Shkodër të ardhur hershëm... apo të dëbonte argatët dropullitë, me origjinë greke...
Mbreti atëherë nuk ia zgjati të motrës.
Ajo dinte disa gjuhë të huaja dhe kohëve të fundit, ishte martuar me një princ turk, Abidin, për të cilin ai ushqente një farë konsiderate. Gjithnjë për të princesha Sanije kishte mbetur një udhërrëfyese. Ai e ndjente përherë mungesën e saj.
- Ma tej, ma tej ç?mundet me ba, motër?
Princesha heshtte.
- Ikja, ikja sa më parë nga ky vend është zgjidhja, hë për hë!...
E motra u çua në këmbë.
Zhurma e avionëve dëgjohej fare pranë, si dhe klithmat e njerëzve, që lypnin armë.
- Dikush duhet me u marrë me ta!...
Mbretit i pëlqeu thënia e së motrës. Iu duk më shumë se një maksimë.
Ai i buzëqeshi ngrohtë.
- Po, motër, njashtu duhet ba?
Në çast, nëpër holl u dëgjua e qara e një fëmije.
Ishte trashëgimtari i ardhshëm i fronit mbretëror...




PALI SHTËMBARI






QERSHIA PRANË PYLLIT
(tregim)



Vajza ngriti dorën dhe i tregoi djalit pemën, disi e veçuar nga të tjerat dhe në afërsi të pyllit të dendur me pisha. Pranë saj, ndoshta të harruar nga njerëzia e fshatit dhe makinat që shkëmbeheshin hera-herës pak më tej, ata menduan se do të ishin të qetë.
Djali e dinte shumë mirë që ajo pemë e veçuar në anë të pyllit ishte një qershi, e cila çuditërisht piqej vonë dhe nuk ishte prekur gjer tashti nga askush, edhe pse traktoristave u duhej të bënin disa rrotullime përreth saj.
Këto djali ia tha vajzës, mirëpo për të pak rëndësi kishte nëse dikush interesohej për të, të mos e shkulnin me gjithë rrënjë, ajo ndihej e kënaqur që qershia jeshilonte, jeshilonte në një kohë paralel me dashurinë e saj, gjë që i ndillte një kënaqësi të veçantë në vetvete.
Vajza e kishte zënë djalin nga dora dhe ecte përpara tij.
Sikur e tërhiqte atë. Mbërritën pranë qershisë. Djali vështronte përreth, sepse pak më parë iu bë se diku u shfaq një zhurmë... si një rrëshqitje.
-Ç'është? -tha vajza me sytë ngulur tek djali.
-Asgjë, -tha ai ftohtë.
Qershia mbi kokat e tyre jeshilonte. Kishte rrëzuar lulet. Kishte lidhur kokrra. Ato ishin fare të vogla dhe ata të dy humbën për një kohë me vështrim midis tyre.
Vajzës i pëlqenin ato kokrra të sapoformuara, sepse i mendonte të pjekura. Të varura nëpër degë: të kuqe, vishnje...
Sa bukur do të ishte atëherë të uleshe nën qershi... Nën këmbët e tyre harlisej bari.
Ata u ulën.
Djali i kishte kaluar dorën vajzës nën gushë, ndërsa ajo heshtte, me vështrim në tokë.
U dëgjua sërishmi e njëjta rrëshqitje.
-Ç’të jetë?! -tha vajza disi e trembur dhe bëri të largohej prej tij.
-S’ka gjë, -tha djali pa i dhënë rëndësi dhe ia shkoi më thellë dorën.
Çuditërisht po heshtnin të dy, pa ia ndarë njëri-tjetrit sytë.
Një det për vajzën sytë e djalit.
Ndërsa ai mbytur në sytë e saj.
-Babai do më qëllonte, por nuk e la mami...
-...
-I kishin thënë se jot bijë është harbuar...
Djali heshtte.
-Përse mendon? - i tha ajo.
E njëjta rrëshqitje... Por ata nuk po i jepnin rëndësi.
Vajzën e shqetësonte heshtja e tij.
-Përse mendon? -përsëriti vajza.
-Për ty, për babanë tënd...
-Sa të dua!
U përqafuan duke u rrobolitur mbi barin e gjatë, të pashkelur.
Rrëshqitja u ndje më afër.
-Ç'të jetë! -tha vajza dhe bëri të ngrihej në këmbë.
Të dy kthyhen kokën nga pas.
Vajza klithi me të madhe.
Djali e tërhoqi atë pranë vetes. E ngjeshi pranë gjoksit të vet. Pastaj i tha të largohej. Vajza iu bind atij në heshtje dhe bëri të largohej, larg qershisë.
Ata kthyhen kokën pas.
Në trungun e qershisë ishte lidhur një gjarpër. Ata nuk e vështronin kokën e tij, si dhe pjesën e prasme të trungut.
Vajza kishte gjetur një gur. Nuk mund të qëllonte. Ia dha gurin djalit. Djali u tendos dhe qëlloi me gur gjarpërin. Bëri një hap më pas me vështrim në trungun e pemës.
Ajo ishte çvoshkur në një pjesë të saj, ndërsa gjarpëri ishte larguar.
Vajza dalloi gjurma gjaku në pjesën e çvoshkur të trungut të pemës.
-Gjak! -tha ajo.
-Na iku...
-Ai do të ngordhë, -tha vajza.
-Një gjarpër nuk mund të ngordhë kaq lehtë, -tha djali dhe ngriti supet.
-Edhe qershia u çvoshk...
Vajzës i vinte keq për qershinë. Djali mendonte për gjarpërin. Duhej ta kishte qëlluar mirë që ai të ngordhte. Ta kishte vrarë. Vajza ndiqte pjesën e çvoshkur të trungut të qershisë; njollat e gjakut...
-Ne s'duhej të ishim ulur këtu...
-Pse? -tha vajza.
-Gjarpëri mund të na kishte ngrënë...
-Si mund ta dinim ne, se këtu qëndronte një gjarpër apo jo?!
-Po, ke të drejtë. Mirëpo ne fillimisht e ndjemë rrëshqitjen e tij...
-Gabim që nuk i dhamë rëndësi.
-Pse vrenjtesh?
-Jo, më vjen keq për qershinë... Erdhëm me shumë dëshirë të pushonim këtu...
-Qershia është afër pyllit. Kushdo e di që në një pyll ka gjarpërinj, apo jo?
Djali ndiqte vajzën.
-Më vjen inat me vetveten, -tha djali.
-Pse?
-Gjarpërin duhej ta kisha vrarë.
-Ah sikur na përgjonte neve... Dhe kokën ia pamë, edhe pse u largua shpejtë, apo jo?
Djali ndihej i nervozuar.
-Përpara se të uleshin nën qershi duhej të kishim hedhur një vështrim përreth, apo jo?
-Si mund ta bënim ne këtë kur ne erdhëm këtu shumë dëshirë?!... Të mendonim se këtu fshihej një gjarpër për...
-Po ke të drejtë.
Ata kapën njëri-tjetrin përdore, të largoheshin. Vajza ktheu edhe njëherë kokën pas. Sytë i mbetën në pjesën e çvoshkur të qershisë.
Atje dalloheshim mirë njollat e gjakut...
usertype:1
Amantin
Share to: Facebook Twitter MSN linkedin google yahoo 1# 



Rank:Diamond Member!

Score:625
Posts:625
Registered:07/10/2012
Time spent: 23 hours

RE:Pali Shtëmbari
(Date Posted:14/10/2012 03:03)

TREGIM NGA PALI SHTEMBARI





ISMAIL QEMALI DHE KONIA E MBRETIT JORGOS






Ismail beu u largua nga shtrati i vet pa e hequr vështrimin nga shtrati përbri ku dihaste rëndshëm i biri, përpos një ftohje që kishte marrë ditë më parë në organet e frymëmarrjes.
Qamilin, këtë djalë e mbante pranë pranë vetes si sekretar, një farë qatipi, siç shprehej me të afërmit e vet i kënaqur prej tij, sepse, përpos sa i diktonte të merrej vesh me vendas apo dhe të huaj, sidomos diplomat, ai i shkonte gjithçkaje sëmiri gjer në fund.
Tejet i mugur në fytyrën e gjerë,ai e largoi vështrimin nga i biri.
“…gjatë natës thuajse nuk vura gjumë në sy, edhe pse u ndjeva mirë në këtë hotel ku na pruri miku im i vjetër… por tashmë… Iljaz beu, me të cilin u përballa gjatë në bisedë tek më diktonte ashpër të lija… jo, të heqë dorë nga “rrugëtimi” që kam marrë së bashku me bashkëkombas për të krijuar një shtet shqiptar të pavarur nga të tjerë!…
Një filo turk që!…
Në ëndërr m’u shfaq pranë edhe një shoku im që dikur e kam patur në ZOSIMEA, I cili tashti shërben si punonjës i thjeshtë në këtë hotel ku po bujtim, për një kothere bukë!…
Ky mik tejet hokatar, sic e mbaj mend, më solli pranë çaste që kemi përjetuar me klerikun grek të atëhershëm që quhej Athanas. Përherë ai mbante nër duar një kryq dhe i shkonte pranë secilit nga ne, ta puthnim kryqin, kur ne ndiheshim të një feje tjetër, siç isht ajo myslymane…
I bënim bisht duke mos iu qasur pranë, duke e lënë atë të belbëzonte sëveti në gjuhën greke, ndoshta nëmje për ne… Sepse, kurrsesi nuk lejohej që ne të merreshim vesh me njëri-tjetrin në gjuhën shqipe!…
Ky mik, i zënë keq brenda vetes, më tha se kishte lexuar ne gazetat e ditës shkrime në të cilat bëhej fjalë për sulltanin turk që kishte shpërndarë gjithandej sikarë…. apo hafije, për të më hequr qafe nga kjo jetë një sahate e më parë!
Miku im më ndiqte në hështje.
Sidomos u ndjeva keq kur më solli pranë Lunxhërinë e tij, të braktisur nga ai vet dhe të tjerë, për të shpëtuar nga dushmani turk.
U ndava prej tij, u ndava thuajse me lot nër sy, edhe pse bashkë si moshë ishim tek të pesëdhjetat…
Udhëtimi im nëpër Evropë ka vetëm një qëllim: një sahat e më parë të krijojmë një shtet të pavarur shqipëtar!…
Megjithatë, edhe pse pranë e kam tim bir, në çdo kohë, pas vetes ndjej thikën, thikën që mund të më ngulet edhe nga bashkëkombas të mij, siç është Toptani, i cili paska lënë për një kohë xhandarmërinë në Janinë dhe është gjëndur në Vlorë, duke shpifur atje se unë jam bërë vegël e grekut(!)…
Gjë e pështirë për të!
Harron, harron Toptani se tashmë ka ardhur koha që ne arbërit të bëhemi zot të vetes, pavarësisht se të cilës feje ndihemi për të hedhur poshtë sa më parë dushmanin turk!… Apo dhe “grabitësit” grekë, që!…
Këto përjetoja gjatë natës në ëndrra… Jo, nuk ishin ëndrra, por realitete të mirëfillta, kur tek tuk nxiteshin nga bashkëkombas të njohur si emër, siç është Toptani…”
Ismail beu nuk e zgjoi të birin nga gjumi.
Pasi u shkrydhë për një kohë, u vesh dhe zbriti qetas shkallët që të çonin poshtë, e cila shërbente më shumë si pijetore se sa restorant.
Në kohë pranë iu gjend kamarieri.
Ismail beu porositi kafe turke shqeto si dhe një gotë metaksa, një farë uzoje që përdorej rëndshëm nga vendasit.
Kamarieri u ndje ngusht kur ai foli në gjuhën e tij.
Mirëpo shpejt gjithçka përjetoi e kaloi në heshtje.
Ai u gjënd përfund sallës, pranë banakut,të çonte në vend sa më parë porosinë që kishte marrë nga Ismail beu. Shpejt, pranë Ismail beut u gjënd i biri. Ai zuri vend ballë tij, në karrigen e drujtë.
Biseda e tyre shkoi gjatë tek vizita që kishin bërë në Atikë, të ndjerë tejet të këndellur në vetvete, tek degjonin përreth të flitej gjuha shqipe. Me sa kishte lexuar në shkrime të historianëve të lashtë, ky vend ishte banuar nga pellazgët…
Ata ndiqnin vendasit përreth në heshtje, pa ndjerë në vetvete ndonjë farë cytjeje të komunikonin me ta, kur ndiheshin të huaj në këtë vend.
Rrëkëllenin nga pak uzo duke e shoqëruar atë me kafe.
Më tej, biseda u përqendrua gjatë tek vizita që Ismail beu do t’i bënte kryeministrit Krispi në Itali, përpos ftesës që i kishte bërë. Ai ishte arbër me origjinë dhe ishte ndjerë i befasuar nga veprimi që kishte marrë Ismail beu për të krijuar një shtet shqiptar, ndaj dhe kërkonte të jepte ndihmën e vet në këtë drejtim.
Ftesa e kryeministrit Krispi e bëri Isamil beun të ndjej një kënaqësi të veçantë, ta cytte për më tej.
Edhe pse ditë maji, qielli ndihej zymtë. Ata e lanë pas lokalin ku qëndruan për një kohë, duke u gjendur pranë shkallëve që të çonin në brendësi të pallatit mbretëror.
Ismail beu u nda me të birin, duke e këshilluar atë të mos mërzitej gjatë pritjes që do t’i bënte. U gjënd pranë rojave, në se vërtetë ishin të tillë, kur…
Vërente fustanellat e tyre mbi gjunj i tunduar keqas brenda vetes, kur ato veshje mbeteshin të arbërit.
Në fytyrën e tij të ngjallme, për një kohë mbeti një farë buzëqeshje e shtirur, në mos ngërdheshje.
“Mbreti Otto… duhet të jetë ndjerë krejt i pavetëdijshëm kur vendosi dhe bëri pronë të grekut këtë kostum të arbërit!…
Ky gjerman, me sa duket, nuk e njihte historinë tonë, ndaj dhe ka shkuar padrejtësisht në një veprim të tillë(!)…
Sepse vendasit… shprehen me krenari se si origjinë vijnë nga egjiptasit, për sa kam lexuar…”
Ismail beu e çoi edhe njëhere vështrimin në lokalin përbri pallatit mbretëror, në të cilin duhej të kishte zënë vend i biri.
Ngjiti qetas shkallët duke u gjëndur pas pak në brendësi të sallës së pallatit, shoqëruar nga ajutanti i mbretit Jorgos, i cili, në fytyrën e vet të hequr ndihej tejet i këndellur.
Ismail beu iu qasë dhe iu shpreh:
-Jasu, jasu qirjo!…
Ajutanti u tkurë krejt në atë fytyrë të hequr.
Duke e ndjekur ngulshëm, tha:
-Jo,mos më fol në gjuhën!…
-Arvanitas?!
-Po, arvanitas… Të parët e mij gjetën vend këtu për t’i shpëtuar dushmanit turk…
Ismail beu i buzëqeshi ngrohtë,duke i çuar në të njëjtën kohë njërën dorë në sup.
Ndërsa ai nuk e ndante vështrimin nga trupi i bëhshëm i Ismail beut mbuluar gjer afër gjunjëve nga një kapardianë e errët në ngjyrë, e pakopsitur, ku vërehej paq jeleku në të cilin binte në sy zinxhiri i orës së argjendt, tek fekste.
Sidomos, vështrimi i tij mbeti tek mjekra dhe mustaqet e prerë shkurtër, të cilat i shkonin për shtat fytyrës së ngjallme të Ismail beut.
-Kam dëgjuar… jo, lexuar në shtypin e ditës këtu se jeni bërë pre e grekut… vetëm se doni të kënaqni interest tuaja personale, dhe jo, se keni marrë mbi ”kurriz” një barrë tejet të rëndë, siç është krijimi i një shteti të mirëfilltë shqiptar!…
Ismail beu u kthye ndaj tij, duke i buzëqeshur hidhur.
-Po, e di diçka të tillë… kur bëhet edhe nga bashkëkombasit!…
Ajutanti nuk ia ndante vështrimin.
-Desha të them se ju… nuk keni pyetur se ç’do të bëhet më vonë me familjen tuaj, kur është goxha në numër!…
Ismail beu e ndiqte ngrohtë.
Vështrimin e përqëndroi përfund sallës kureshtar, kur në njërën faqe të murit, trajtuar në basoreliev vëreheshin pamje mitike, siç ishin figura nudo pleksur me kafshë të egra; si gjarpër dhe të tjerë përqasur butë për çudi qënieve njerëzore…
Ajutanti iu qasë më pranë Ismail beut.
-Unë… nuk jam ndonjë kushedi, edhe pse i gjëndem pranë mbretit Jorgos… por, me sa kam pikasur, ai kuptoi se pranë kishte një shërbyes të tij të sinqertë, edhe pse e dinte që unë dikur kisha braktisur vendin tim vetëm për një kothere bukë, siç themi ne arvanitasit…
Ai u kthye sërishmi me pamje nga Ismail beu, kur u bind se mbreti Jorgos ende nuk po shfaqej, ta takonte.
-Mos të duket çudi: këta kërkojnë të bëjnë të tyret ç’do vend, sidomos tek ne, ku flitet gjuha greke. Fjala vjen Nartën e Vlorës, kur dihet se atje gjetën strehë disa helenas që i shpëtuan paq mbytjes nga udhëtonin me një anije në një det të keq!… Po kështu flasin edhe për dropullitët, kur gjetën vend atje se ndiheshin të pa bukë… Ndaj, për mua këta mbeten”kokëshkretë”, dhe aq!…
Papritmas, nër këmbët e Ismail beut u shfaq një kone.
Një kone tejet e egërsuar.
Leshrat e përzgjatura të kësaj koneje anonin si ngjyrim krejt nga e zeza, edhe pse tek-tuk në trupin e saj, një e bardhë e ndohtur e shprishte këtë pamje që, kujtdo i ngjallte krupë.
E çuditshme në pamje kjo kafshë, por që mbreti Jorgos e mbante pranë pa ndjerë asnjë farë ngacmimi për të në të keq.
Ismail beu u ndje tejet i ngurtë tek ndiqte këtë kafshë.
U ndje i befasuar prej saj, kur egër iu përqasë përfund pantallonave, për t’ia shkyer ato.
-Kujdes!… Po nuk e ledhatove… do të shqyej!…
Ismail beu nuk ia ndante vështrimin ajutantit të mbretit, sikur t’i thoshte;
“Jo,në asnjë mënyrë nuk e bëj dot,të!…”
Në dukje vinte i gjatë me trup, veshur me një kostum të errët në ngjyrë, ku shquanin komçat e ergjëndta.
Ismail beu u drejtua ndaj tij, duke patur përballë konen e cila e mbante gojën të hapur jashtë mase….

(Botuar në gazetën: "Nacional")


(Message edited by Amantin On 14/10/2012 03:48)
usertype:1 tt= 0
Amantin
Share to: Facebook Twitter MSN linkedin google yahoo 2# 



Rank:Diamond Member!

Score:625
Posts:625
Registered:07/10/2012
Time spent: 23 hours

RE:Pali Shtëmbari
(Date Posted:14/10/2012 03:49)

VRASESI I POETIT
Tregim i jetuar, në kujtim të poetit T.XHAGJIKA




Nga PALI SHTEMBARI



Ktheva vështrimin pas vetes disi befasuar nga e folura e tij me humor, kur ndodheshim pranë shtyllës së betontë elektrike ku ekspozoheshin nekrologji, një pjesë e tyre me pamje të shpërbëra sepse nuk merrej vesh konkretisht për kë bëhej fjalë se kishte ndëruar jetë kohëve të fundit.
Për çudi, në tiparet e fytyrës së tij të zburdhët nuk pikasa të ndehej ndonjë farë dhimbjeje, siç ndodh me këdo kur gjëndet ballë nekrologjive. Tejet i qetë me vetvete, më bëhej se ndiqte gjithçka përreth me një vështrim shpotitës, kur unë u gjënda angësht prej tij.
Ai m`u drejtua mua si pak më parë, me humor:
- Unë vij këtu… zakonisht ku ekspozohen nekrologji, të gjejë midis tyre emrin tim, sepse mund ta dish edhe ti shtysën që më… E kam fjalën kur gëzoja postin e një juristi…
Fytyra e tij e zburdhur u tkurrë edhe më. Më bëhej se ai, papritmas do t`ia shkrepte një të qeshure që përgjithësisht emërtohet histerike, tejet e pavend kur gjëndeshim pranë një vendi ku ekspozoheshin nekrologji.
-Më kanë mallkuar… ndaj edhe unë kërkoj nga dita në ditë një lajmërim per vdekjen time(!)…
E ndiqja habitshëm.
Po, thashë me vetvete, tashmë ky ka “pjerdhur” nga trutë, përderisa kërkon së gjalli emrin e vet nër nekrologjitë….

….
Pasi ai këmbënguli gjatë të rrinim për një kohë bashkë, sëfundi zumë vend në një pijetore përbri XHAMLLIKUT, pronë e një dibrani, një djalë i ri në moshë por tejet i respektueshëm me klientët.
Ai, kështu po i flas fillimisht, ndiqte qetas autobuzët urban që vinin nga qendra e kryeqytetit dhe shkonin për në PORCELAN, dhe në të kundërt, që ktheheshin sërishmi për në qendër.
Unë nuk kam patur shumë takime me të ,përjashto kohën kur ishim bashkë në shkollën fillore, edhe pse ai ishte më i madh si moshë, ne përziheshim bashkë kur luanim.
Gjithçka nga ajo kohë ai e mbante mend sëmiri, duke më përsëritur herë - herë se ishte djalë gjenerali…. Atëherë , edhe në se sillej keq, me ne të tjerët, gjë që e bënte shpesh , duhej t`i hapnim udhë, që doemos të ndihej superior, si dhe më vonë…
Kapelen REPUBLIKE e kishte lënë paksa larg vetes, kurse bastunin e ngeci në shpinë të karriges, kur hera-herës së koti e çonte njërën dorë mbi të.
Pasi bënte një farë pushimi, sërishmi e ngrinte njërën dorë lart vetes. Mundohej të fshinte me kurrizin e shpullës djersën që i buluronte mbi ballin e gjerë , në këtë ditë të ngrohtë marsi.
Pas bisedës që bëmë , si je dhe si ja çon… sërishmi u kthyem tek koha e fëmijërisë kaluar sëbashku, sepse më vonë ai u shkëput dhe, përpos pozitës që ushtronte i ati si general u emërua jurist në ministri, edhe pse sa kishte lënë bangat e universitetit.
Ai rrëkëlleu paksa nga shishja e birres KAON që mbante para vetes.
Si me bezdi çoi njerën dorë mbi ballin e gjerë të shtynte lart flokët e thinjur, që ndoshta e bezdisnin.
Më bëhëj se përballë kisha një paranojak, që…
Diç belbëzoi me vete, me të qeshur për hapjen e “dosjeve”, duke ngulmuar nga unë me vështrim. Shpejt e hodhi vështrimin matanë udhës, në një farë pushimi ku kishin zënë vend disa fshesaxhova që mbanin nër duar fshesat e tyre të punës.
-Ty… patjetër të kujtohet kur i shkuam njëri-tjetrit përbri në shkallët e shtëpisë botuese, dhe unë ftohtë, po e pranoj që ftohtë të përshëndeta…. Atëherë, si djalë gjenerali gëzoja një post të veçantë në ministrinë e drejtësisë.
Heshta.
Çuditërisht u ndjeva krejt i ngurtësuar me vetvete.
-Domethënë të kujtohet qartë kur u shkëmbyem bashkë në shkallët e shtëpisë botuese… Isha tejet i mbërthyer nga ç`më kishte ngarkuar partia lart, ta çoja sa më parë deri në fund, si dhe e çova…
Buzëqeshi, buzëqeshi ëmbël me vetvete.
M`u ndje i pështirë.
Diç belbëzoi, duke më dhënë ndjesinë se pranë kisha një të moshuar shpërbërë krejt në të folmen e vet por, gjithsesi që ndoshta nuk donte që unë të mësoja se ç`belbëzonte me vetvete.
Ai nuk ishte shumë më i madh nga unë si moshë, thuajse dy apo tri vjeç, domethënë i shkonte të shtatëdhjetat.
Për çudi, thuajse e kisha harruar që e kisha pranë, kur fillimisht , sa u takuam, kisha kureshtën të sillnim pranë të shkuarën tonë, atë të fëminisë.


Sa u ndodha në korridorin e ngushtë të ndërtesës, e cila mbante emrin e poetit tonë të madh FRASHERI, fillimisht u ndjeva i ngazlluar, kur e përafroja veten me shkrimtarë që për mua mbeteshin hyjnorë, siç ishte Migjeni dhe të tjerë.
Ndoshta kjo ngasje ishte pasojë e moshës timë të re në fushën e artit.
Gjithçka po përjetoja ëmbël me vetvete u shua papritmas, pasi u ndërgjegjësova se, jo ç`do gjë që shkruhet gjenë prani nga lexuesi, sidomos nga partia lart(!)…
Sa u gjënda ballë redaktores, m`u fshi buzëqeshja.
Diçka e tillë nuk më ndodhi me librin e parë, i cili shkoi paq tek lexuesi; me sa mësova libit të dytë i ishte ndërruar titulli pa dijenin time, duke i vënë një tjetër, tejet të politizuar, që nuk kishte asnjë farë lidhje me subjektin e tregimeve që mbante brenda vetes.
Redaktorja, me të cilën po përplasesha në këtë drejtim ishte një vajzë e re në moshë nga Bregu, me sytë me bisht si të një kinezeje, por që ndihej krejt e harbuar në pamjen e vet, sidomos ndaj meje, kur ndihesha “kërthi” në drejtim të krijimtarisë letrare.
Ajo m`u vërsul ashpër të mos flisja gjatë , por të ikja dhe të shikoja punën time, sepse!…
Në kohë, pas vetes dikush më qëllonte nër supe dhe më thoshte:
“Ik, ik se njëri e “hëngri” sot!…Vetëm se në vjershat e tij kishte…”
Kaq tha ai burrë i tkurur me trup dhe humbi qetas përfund korridorit, ku kishte zyrën si redaktor, sëbashku me shokët e vet.
Për një kohë ndoqa heshtazi të tri redaktoret që punonin përbri njëra- tjetrës, thuajse ngjitur, me buzët e mbledhura si të përjetonin brenda vetes një farë thartire, të papranueshme në shije.
Ngrita njërën dorë lart vetes në drejtim të tyre, por më kot.
Asnjëra nuk denjoi të më përshëndeste.
Pak më vonë, kur bëra të largohesha prej tyre, vetëm njëra më ndoqi ngultas, disi me mirëdashje, duke thënë:
“Ik, ik sa më parë se!…”
Më vonë, mësova se atë ditë diskutohej prej tyre poezia e poetit tashmë të pushkatuar për gabime ideologjike, të gjëndura këto edhe në përmbledhjen e tij çuar kohë më parë te lexuesi…


-Po, më kujtohet qartë kur ti po ngjitje shkallët duke turfulluar rëndshëm me vetvete dhe mbajtur me shumë kujdes një farë dosje nër duar!…
Ai frymëroi keqas, si të ishte azmatik.
Ndihej i pafuqishëm, ose diçka e tillë ishte shprehje e një simptome kardiake, kur organizmi nuk ndjen të ngopur me oksigjen dhe s`forcohet rëndshëm.
-Nxitoja… nxitoja se partia lart na kishte dhënë porosi që ky proçes… i cili… Bëhej fjalë për një “nxirrje” të realitetit, siç e di!… Të zgjidhej sa më parë, sepse ky institucion e kishte kaluar butas këtë rast që!… Ndaj dhe nxitoja të takoja sa më parë redaktoren. Siç mësova ishte një vajzë nga Bregu, të cilën ti duhet ta kesh njohur, sepse unë pak kontaktova me të… Sot ajo është deputete e opozitës, e të majtës desha të them…
Sëfundi, pas bisedës që u bë me të u konkludua që ky poet të dënohej me pushkatim, siç dhe u bë!…
E ndiqja mugët. Gjithnjë, me vetvete kam pranuar se qënia njerëzore, me kohën pëson një farë shpërbërje në të mirë në bindjet trashëguar nga të parët e vet, jo të pranueshme më, por po ndihesha i gabuar. Biles, ka ithtarë të tillë që bëjnë gjithçka edhe të hakmerren me ç`do mundësi që mund t`u jepet, të çojnë në vend atë ç`ka kanë trashëguar nga të parët e vet, edhe pse koha i bën disi qesharak, sidomos në politikë, kur gjithçka ecën me kohën dhe lë pas të kaluarën arbitrarisht!…
Herë, ai e humbiste fillin e bisedës: Çuditërisht ndërgjegjësohej në kohë dhe, për sa kishte çaprashitur pak më parë më kërkonte një farë ndjese se …Me sa po kuptoja, për të pak rëndësi kishte se me kë ishte bashkëfolës. Këmbëngulte që unë të pranoja si të mirëfilltë gjithçka kishte shprehur Pranonte në dukje se nuk dëgjonte mirë nga njëri vesh.
U kthye nga unë dhe, ngultas tha:
-Me sa e mbaj mend atë vjershë … thoshte pak a shumë kështu:
“Kuptojë atë që nuk kuptohet,
Shikoj atë që nuk shikohet ,
Ndjej atë që nuk ndjehet…”
Hë, ç'farë nuk kuptonte ai?!…
Ishte koha kur Ne ishim prishur me rusët dhe partia lart fliste me të madhe të!… Kështu që vendimi për të , për ta dënuar me pushkatim do të bëhej pa një e pa dy, siç dhe u bë!…
Kështu u bë edhe me një libër të tij botuar kohë më parë. U hoq nga qarkullimi.
Ai ofshajti rëndëshëm .
Tashmë unë nuk po e ndjeja më pranë . Më bëhë j se kushdo mund të më gjëndesh përballë duke rrëkëllyer një kafe apo dhe më shumë.
Neveria… lindka befasisht për dikë apo është e ngjizur tek qënia në kohë dhe, sa gjen rastin dhe shfaqet?!… Në raste të veçanta edhe egërr, sa…
E ndiqja krejt i ngurtësuar.
-Thonë për “dosjet”, për hapjen e tyre… Një vrimë në ujë dhe aq!…Pse, do të thuash ti?… Sepse ai sistem bëri atë: i “ngjyrosi” të gjithë, përjashto të burgosurit dhe një pjesë që ….
Nuk e di pse më bëhej me pamjen e një hijeje, krejt kurmi i tij. Ndoshta, me sa po kuptoja , tek ai nuk ndihej ta ngacmonte asnjë grimë pendese për sa kishte bërë, por vazhdonte të më fliste me të njëjtën frymë, si edhe atëherë kur firmosi(!)…
Sërishmi ndihesha i befasuar nga takimi me të, kur mendoja se do të flisnim për fëmininë kaluar së bashku, dhe jo për një kohë tejet të papranueshme për mua, kur ndihesha kërthi në krijimtarinë letrare…
Pasi rrëkëlleu ç`ka kishte mbetur përfund shishes së birrës, u kthye nga unë dhe, krejt i shpërbërë në pamje tha:
-Po pres… Po, pres të shoh nekrologjinë time të ekspozuar, sepse kështu më kanë kërcënuar, se do ta gjej atë së gjalli(!)….
Heshti, heshti gjatë me vetvete.


E kishim lënë pas lokalin dhe unë, kërkesën e tij për ta shoqëruar gjer në afërsi të pallatit ku banonte, e prita disi me mirëdashje.
Paksa më tej ai ndali ecjen e vet, duke u gjëndur kështu ballë një shtylle elektrike të betontë, ku ekspozoheshin nekrologji.
-Të thashë që!…
Hodha vështrimin në drejtim nga ai.
-Ja, kjo është nekrologjia, veçse nuk shënohet ora e varrimit!…
-Pak më tej shtyllës pikasa një grua të moshuar të na ndiqte urrejtshëm. Po mua: përse?!…
usertype:1 tt= 0
<<Previous ThreadNext Thread>>
Page 1 / 1    
New Topic New Poll
Sign Up | Create | About Us | SiteMap | Features | Forums | Show Off | Faq | Help
Copyright © 2000-2018 Aimoo Free Forum All rights reserved.

Get cheapest China Wholesale,  China Wholesale Supplier,  SilkChain 丝链to be a retailer is easy now.
LUFFY LUFFY LUFFY
LUFFY LUFFY LUFFY LUFFY LUFFY