Dear members

New Aimoo has already launched. You are now visiting the old version of Aimoo. In old Aimoo, you can only view, but can`t post, reply and do other operations. To access new Aimoo, please contact the forum owner to submit a forum migration(http://old.aimoo.com/newaimooapplication.cfm) or contact the Aimoo administrator on Facebook. 

Welcome to visit the forum on new Aimoo: http://www.aimoo.com
Close it  
User Name  Password
Forumi Amantin
Make a donation click here. Your support will help us remove ads and upload local images, etc.
Title: Moikom Zeqo
Forumi Amantin   Letërsia shqipe
Hop to: 
Views:99     
New Topic New Poll
<<Previous ThreadNext Thread>>
Page 1 / 1    
AuthorComment
Amantin
 Author    



Rank:Diamond Member!

Score: 625
Posts: 625
Registered: 07/10/2012
Time spent: 23 hours

(Date Posted:13/10/2012 01:51)
Share to: Facebook Twitter MSN linkedin google yahoo

Moikom Zeqo


Moikom Zeqo ka lindur më 3 qershor 1949, në qytetin e Durrësit. Më 1971 është diplomuar në Universitetin e Tiranës për filologji dhe letërsi. Më vonë është diplomuar për histori dhe arkeologji si dhe ka bërë studime pasuniversitare në Romë, në Athinë, dhe në Washington D.C.. Ka punuar si redaktor letrar në gazetën “Drita” dhe arkeolog dhe specialist i artit të lashtë pranë Akademisë së Shkencave. Është autori i 62 librave me poezi, prozë, studime arkeologjike, për historinë e artit, si dhe të nje numëri skenaresh për filma kinematografike e televizivë me karakter arkeologjik dhe kulturor. Ka marrë disa herë çmime të para për librat e tij. Krijime të Moikom Zeqos janë përkthyer në gjuhët anglisht, frëngjisht, greqisht, italisht, sërbokroatisht, bullgarisht, rumanisht, polonisht, danisht, esperanto, gjermanisht si dhe në gjuhën tonë.
usertype:1
Amantin
Share to: Facebook Twitter MSN linkedin google yahoo 1# 



Rank:Diamond Member!

Score:625
Posts:625
Registered:07/10/2012
Time spent: 23 hours

RE:Moikom Zeqo
(Date Posted:13/10/2012 01:52)

***
Metafora të mia,
Futur gabimisht te teorema e Pitagorës!

***
Njëherë në dhjetë vjet
Si në një rit
Unë fle te kujtesa e De Radës!

***
Humnera të purpurta,
Zogj dhe kuaj,
Që i ka zënë lemza ime!

Tiranë, 2008


HUMNERA TË LULËZUARA

Humnera të lulëzuara
Me zambakë! Një katedrale resh
Zbret mbi detin e Currilave
Si Shën Sofia e dytë e Bizantit të humbur
Mes anemonave, guaskave.
usertype:1 tt= 0
Amantin
Share to: Facebook Twitter MSN linkedin google yahoo 2# 



Rank:Diamond Member!

Score:625
Posts:625
Registered:07/10/2012
Time spent: 23 hours

RE:Moikom Zeqo
(Date Posted:13/10/2012 01:52)

NJERIU PA HENE


Të gjithë e shohin Hënën. Por Hëna nuk është. s’ka Hënë, po astronomët e shënojnë saktësisht në hartat yjore, poetët e çmëndur e kanë totemin e tyre, kamerat kinse kanë filmuar zbritjen e kozmonautëve në Hënë. Hëna e paqenë zotëron gjithçka. Baticat dhe zbaticat e ujërave të mëdha i spjegojnë me Hënën. Heraldikat me simbolin e Hënës janë kudo, stolisin mjerueshëm imagjinatat, ëndërrat, ankthet, dëshirat, instinktet, orgazmat, jetën dhe vdekjen.

* * *
S’ka Hënë e megjithatë Hëna është. Njerëzimi ynë quhet njerëzimi me He Hënë.

* * *
Të gjithë e shohin Hënën, kjo ndodh se njerëzit lindin që në fillim me indin e gatshëm të haluçinacionit të Hënës. Ky halucinacion është i njëjtë si ai i Zotit dhe i parasë. Kush mund ta mohojë këtë gjë? Vetë realiteti është shumësia e amëshuar e halucinacioneve të trashëguara në mijravjeçarë.

* * *

Por ja, lindi në botë një njeri i cili për një difekt indor, nuk e kishte halucinacionin e Hënës. Ndryshe nga të tjerët, nga tërë njerëzimi i sfilitur dhe i vetëkënaqur, ky njeri nuk e shihte Hënën, për arësyen më të thjeshtë dhe parësore, se Hëna nuk ishte, ndaj ai u quajt Njeriu pa Hënë, M (-) M. domethënë Man (-) Moon.
Njeriu pa Hënë qe një përjashtim, pra një përbindësh. Atë e urryen të gjithë: poetët, teologët, bankierët, gjeneralët, paparacët, psikiatrët, prostitutat lesbike, falltarët, astronomët dhe sidomos utopistët e mëdhej dhe të paepur.
Por Njeriu pa Hënë nuk u tut. Nuk u mposht. Ai qe një idealist madhështor, uniciteti i tij përbëhej nga dyshimet e infinitëshme. Ai arsyetonte nga ftillesat e opozitës, vetkuptohet, qe heretik i besdisshëm dhe krenar i paturpshëm, me një fjalë po aq paradoksal sa edhe të tjerët që mendonin përjashtimisht për të, sepse vetëm kështu mund të përfytyrohet plotëria, dialektika e pashmangëshme. Nëse filozofët e zhdukin kontrastin midis fizikës dhe psikikës, ky rebel bënte të kundërtën. E adhuronte dhe e urrente Berklin e përshpirtshëm që thonte se bota është krijim i shqisave tona, por qe ateist, për të zotat antropomorfë, ose teozofistë janë si metafora e Hënës, domethënë ekzistonin sepse nuk ekzistonin, adhuroheshin jo si realitet i vërtetë, por si mungesë totale e tij. Ky qe gabimi më tragjik i njerëzimit, njësoj si të ndezësh në flakë detin, domethënë t’i ndërtosh elementët fizikë duke u nisur nga elementët psikike, ta krijosh universin “brenda trupit tonë të brishtë ndërmjet shqisave të gabueshme dhe të kufizuara”. Idealizmin subjektiv e kërcënon rreziku ta përfytyrojë botën medoemos ashtu si e kanë soditur dinosaurët dhe arkeopteriksët, të cilët s’i ka shqetësuar problemi në ka apo nuk ka Hënë. Personazhi ynë e kuptoi thellë këtë difekt humoristik dhe njëkohësisht grotesk. Ai tallej butësisht me thënien proverbiale se kur një njeri e shikon tryezën ajo është, kur nuk e shikon nuk është, por çështja ndërlikohet kur dy njerëz të ndryshëm shohin në të njëjtin moment diçka para tyre, njeri e sheh si tryezë, kurse tjetri si një tigër dhe një i tretë si një ujëvarë. Kështu bën poshtë dhe rënohet ftillesa e metaforave dhe gjoja transcedentales. Ky subjektivitet është marrëzi.
Nocionet tona janë konvencionale, një sëmundje e trurit. Natyrisht nuk mund të përjashtohet një lloj simbolizmi, që krijon një lloj mirëkuptimi dhe tolerance. Ata, që thonë se e shohin Hënën shikojnë një simbol të saj si psh. kur shohim sot një skulpturë të Jul Cezarit, ndonëse Jul Cezari ka njëzet shekuj që nuk është më. Por edhe simboli i Hënës nuk është vetë Hëna, ashtu si libri i Platonit është simboli i Sokratit por jo Sokrati real, që mund të ketë ekzistuar, por edhe mund të mos ketë qenë kurrë. As Hamleti i Shekspirit, as Don Kishoti i Servantesit nuk kanë qenë asnjëherë, por janë simbole. Ky simbolizëm është sa i dobishëm, por po aq dhe i dëmshëm, sepse përjetëson iluzionin.

* * *
Këtë novator kokëshkretë e përbuzën, e tallën, e stigmatizuan. Ai megjithatë e shkroi dhe e botoi një libër, më tepër një pamflet misterioz dhe saktësisht të kuptueshëm, pse dhe lehtësisht të kritikueshëm. Libri u botua, se New Jork, më 1973 për ironi të fatit, nga një shoqëri satanike, kryetari i të cilës qe mjeshtër i krijimit të elementeve dixhitale në Hollivud dhe njëkohësisht poet. Për librin u bë dhe një film vizatimor, ku personazhi pa kokë kërkonte kokën që i mungonte dhe më në fund fiksoi si kokë Hënën, që e mohonte dhe s’e besonte. Në shtetet e perandorisë socialiste totalitare ky libër u konsiderua i rrezikshëm dhe s’u botua kurrë. Rreziku qe konkret, teza se Hëna nuk është edhe kur njerëzit gjoja e shohin Hënën, qe një mohim i llahtarshëm i propogandës zyrtare që thonte se të gjithë e shihnin realitetin socialist, po aq lehtësisht si Hënën, vetëm disidentët e mplakur në burgje dhe spitale psikiatrikë mund ta përshëndesnin me entuziazëm dhe shpresë tezën e Njeriut pa Hënë. Filozofi nervoz Bestrant Rasëll e shkroi një artikull, me saktë një ese mbi këtë çështje, ku shtjelloi repartin delikat të materies dhe të antimateries, të numrave nacionale dhe iracionale, që duken sikur kundërshtojnë njëri tjetrin, por në fakt vetëm plotësojnë. Çdo mohim është pohim dhe anasjelltas.

Durrës, 7 nëntor 1989
usertype:1 tt= 0
<<Previous ThreadNext Thread>>
Page 1 / 1    
New Topic New Poll
Sign Up | Create | About Us | SiteMap | Features | Forums | Show Off | Faq | Help
Copyright © 2000-2018 Aimoo Free Forum All rights reserved.

Get cheapest China Wholesale,  China Wholesale Supplier,  SilkChain 丝链to be a retailer is easy now.
LUFFY LUFFY LUFFY
LUFFY LUFFY LUFFY LUFFY LUFFY