Dear members

New Aimoo has already launched. You are now visiting the old version of Aimoo. In old Aimoo, you can only view, but can`t post, reply and do other operations. To access new Aimoo, please contact the forum owner to submit a forum migration(http://old.aimoo.com/newaimooapplication.cfm) or contact the Aimoo administrator on Facebook. 

Welcome to visit the forum on new Aimoo: http://www.aimoo.com
Close it  
User Name  Password
Forumi Amantin
Make a donation click here. Your support will help us remove ads and upload local images, etc.
Title: Eseistikë Letrare
Forumi Amantin   Letërsia shqipe
Hop to: 
Views:2990     
New Topic New Poll
<<Previous ThreadNext Thread>>
Page 1 / 1    
AuthorComment
Amantin
 Author    



Rank:Diamond Member!

Score: 625
Posts: 625
Registered: 07/10/2012
Time spent: 23 hours

(Date Posted:14/10/2012 02:04)
Share to: Facebook Twitter MSN linkedin google yahoo

"Lulet e verës" - Mendime mbi Naimin


Kostaq CIPO, Botuar më 1936



Naimi
Është më i madhi nga të gjithë ne dhe i pari apostull i shqiptarisë e i vllazërise s'onë. Nuk ka shpëtim shqiptari, në qoftë se nuk shtije në punë frymën me të cilën është veshur fjala e Naimit. Sa herë që hap e këndoj (lexoj) "Lulet e Verës", Naimin e gjej në valle, dhe këtë valle e heqin me radhë apostulli, poeti, filosofi, bektashiu, panteisti, atdhetari. N'ato pak fletë nunoset një shpirt i math, i vetmi ndofta që ka pasë forcën e karakterit të mbyti bishën që fle e zgjohet në shpirtin e njeriut.
Të marish udhën drejt për t'u nunosur, është një punë e rëndë, se kërkon mundim të math: kërkon të besh fli një copë nga jeta e shkuar, të lesh shkallën më poshtë e të njitesh një shkallë e lart. Të veç e të zesh nun, i tregon njeriut rrugën që të shpie lajmëtarin e së vërtetës.(1)
E vërteta e gjallë lind me dhembje e me shpresë, zbulohet me përparimin e mbrendëshëm të njeriut. Naimi i ka kryer të gjitha këto lutje e pastrime me durimin e një asketiu, dhe tue i u qasë më e më së vërtetës, është bërë një krua i gjallë ku të gjithë ne, po deshëm, munt t'unjemi e të pijmë e të përtërihemi shpirtërisht. Veçse, që të marrish dorë te Naimi, duhet më parë të mësosh vehten me një dishiplinë të fortë duke i vën fre duhisë së epsheve; shkurt, duhet të njohish vetvehten. Fjala e Naimit s'është pa grat, se është fjala e një burri që mundohet të përmirësojë shqiptarin me një gojë t'ëmblë. Ndofta mbrenda zjen, po ky zjarr nuk e shtrëngon të vërviti mendime e të lëshojë vetima si pas mënyrës së profetëve t'Israelit.
Po vetëm fjalë paska shkrimtari i yn? Poh, se nga fjala kalohet në punë, se fjala e poetit përfshin dëshirat e drejta të një populli që peshon nën zgjedhë, se ndize ushtarin me fjalë, e do të shikosh që ky zjarr do t'ja mbajë të ngrohtë zemrën kur të bjerë në luftë.
(1) Për një kristian, fjala NUN, ka kuptimin Autokritikë, apo rëfimi haptazi para besimtarëve të tjerë, në Kishë, për atë çka ka menduar dhe si ka vepruar. Shprehja nun nga ku ka ardhur dhe fjala nunosje është shprehja që u kopiua nga Komunistat Rusë për të justifikuar formën e autokritikës së hapur para partisë. Pjesa e nënvizuar mund edhe të mos përfshihet në botim

Poeti
Është poet popullor, se di t'i flasi popullit me një të folë shtëpijake. Të tjerë mund të mbyllen në kullën e fildisht, Naimi, jam i sigurt, do të mërzitesh për vdekje, sikur të ndodhesh mbrenda ndonjëherë. Zana e tij këndon në fushë të hapët, dhe është e larë nga çdo hypokrisi, ndonse ia tha këngës kur priste e qepte ky ves. Të vijmë në vlerën e vepravet! Jo gjithë sa shkruan njeriu mbetet më këmbë për jetë. Ka vepra që thërmohen me një të rënët'armës së kritikut, po ka dhe asosh, së cilave s'ka se ç'u bën furija e motit. Pjella e Naimit natyrisht, nuk është këngë e gjithë, veç se n'ato pak vise ku fryn flladi i poezisë, aty ku stolia e parverës do të qëndrojë e njomë ngahera.
Po vjershat e Naimit çalojnë, kemi thënë. Poh, shqepojnë vende vende. Mirpo kjo veshje e jashtme e pakrehur mirë s'e shuan dot dritën e poezisë. Fjala vjen, atje ku thot:
Syri yt mos u venitë
Si hëna u përtëritë.

Ndonse vargu nuk është prere mirë, drita e syrit të çupës nuk venitet. Që ta kuptojmë mirë këtë punë, të hidhemi në një lëmë tjetër. T'a zemë se kemi përpara syve një affresko të Giotto-s dhe se një artist, që gjendet aty afër, po na tregon gabimet e shpërpjestimet e pëlhurës. Po pse ahere, thomi ne me vetvehten, e mbajnë bota këtë veprë artistikisht të mbaruar kur paska këto të meta? Mos do të thot që pëlhura e Giotto-s ka vlerë vetëm si një gjë e vjetër, si një gjë që ka lidhje e mardhëneje me kohën e ahershme? Jo. Kjo s'është fjalë me vend. Sepse po të çmohesh vlera e një vepre vetëm nga përsosmija e trajtës, ahere duhej që të gjithë ata që kanë sosur një Akademi të Arteve të Bukura n'Europë, dhe që janë në gjendje të piksojnë një pëlhurë pa gabime prospektive, të jenë më të mëdhej nga Giotto dhe, lumthi ne, kryeveprat e artit do t'i kishim me shumicë. Them prap, të qe veshja teknike kulmi i artit, ahere përsosmija më e madhe e këtij do të gjendesh në veprën e një maqine fotografike, dhe fotografia do të zinte rradhën e parë, përpara së cilës çdo kryevpër e njeriut do të dukesh e zbehtë. Poet popullor, shtiu në punë vjershën për të përhapë diturin e miqsin ndërmjet nesh dhe ky është shkaku kryesor që në veprat e tij nuk shikojmë aq fytyrën e zanës se sa predikimin e Fjalës. Dhe po të peshohet puna e tij nga kjo faqe, gjykimi del më i drejtë.
Nuk them, çdo që dolli nga penda e Naimit është bijë e frymëzimit, ka të bëjë që të ketë marrë edhe hua. Po nga do që t'a kenë burimin ato mendime, kur ngrohen në flakën e zemrës, dhe mbrujtën në karakterin e ëmblë të tij, ahere kthehen e bëhen të kryfillta, të reja, pjellore.

Apostulli
Lëçiti fjalën e dashurisë, dhe mbushi zemrat tona me shpresë. Foli me gjuhë të popullit ashtu si u ka hije apostujvet. Ajo kohë lypte që shqiptari veç shqip të shkruante, se vetëm në gjuhë të nënës mësimi jipet i ngroht dhe shërben më mirë për të lëruar propagandën që do të bëhej për lirin e Shqipërisë. Shkroi në dhialekt që është gurra e gjallë e popullit, se aty janë fshehur thesaret e gjuhës. Mësimi i tij s'ka pedanteri akademike, dhe mendimi që formojmë, si mbarojmë së kënduari cilëndo vepër është ky: Naimi nuk u gjunjëzua përpara veprës së vet sikurse bëjnë një palë, as që u a dhenka botës për adhurim. A e di se çdo me thënë të shkruajsh në kohë të robërisë, kur kish marrë tatpjetën shqiptari, kur po vdiresh e po bashtardohesh gjuha? Të rrojsh në një klime të tillë psikollogjike, e të kesh besim të math n'agimin e lirisë, kjo punë e rrethon ballin e Naimit me kurorën e dritës s'apostujvet. Kur ne sot, me të mirat e lirisë mbi buzë të krahut, nga shkaku i disa rethanave, na kap zymbeni, hopeee hope na mbyt pesimisma, Atë kurr nuk e lëshoi zemra se çe vall do të agonte ajo ditë e dëshëruar. Apostujt, në misionin e tyre të shenjtë, nuk dëshpërohen. Me fuqinë magjike të fjalës sheshojnë kodra, fitojnë zemra, ja dalin punës nd'anë. Po edhe në u bëfshin therore të idhëse që lëçitën, shkojnë të kënaqur nga kjo botë, se fara që hodhën do të mbijë një ditë. Apostulli shqiptar punoi e vojti për vehte, për shokët, për gjithë njerzin. Ardhi në këtë botë duke mbjellë kudo dashuri.
O njeri! paskëtaj kurre fjalë të liga mos thuash,
Po përshëndet gjithë ç'janë, thuaj gëzuash! gëzuash!


Çështje Gjuhe
Naimi shkroi n'atë gjuhë që dinte, kurse ne, na gënjen mendja kot, se shkruajmë në një gjuhë letrare të kulluar. Ne thënçim që gjuha e jonë nuk është ngritë ende në rradhën e gjuhëvet letrare, nuk është turp. Po pas njëzet e dy vjeç pune se pa prerë rreth shqipes, të mos kemi mundur deri më sot të davaritim shumicën e dyshimevet gramatikore e syntaktike, hë, ky është turp i math. E këto dyshime nuk do të zhduken, deri sa mos mbledhet e gjithë goja e popullit, e mos të sqyrtohet imtë nga një komisi filologësh në gji të Ministrisë s'Arsimit. E si të kryhet kjo punë, vetëm ahere mundt të systemohet një gjuhë e vetme për të gjithë Shqipërinë. Po kur t'ja arrijmë kësaj dite, mos do t'a humbasi vlerën dhialekti? Aspak. Dhialekti është gjuha që flet populli e kjo, duke u folë për ditë, merr faqe të ndryshme dhe kështu nuk e le gjuhën letrare të ngurroset për jetë n'ato forma në të cilat u pa e nevojshme të vihet prej filologëvet. Po n'anë tjetër edhe gjuha letrare vepron mbi dhialektin duke u vënë fre, disi, ndryshimevet fonetike, morfologjike, syntaktike e leksike që pëson ky për ditë. Gjuha që flet populli ka forcë të madhe: fjalët e huaja, që hynë prej kohësh në fjalorin tonë, gjuha diti t'i ndryshojë e t'i bëjë pas vehtes. Ato fjalë nuk ia ndërruan dot karakterin shqipes, po qe kjo, gjuha e jonë që u a ndryshoi fytyrën atyre. Populli i yn nuk i mori këto fjalë si duakllën nga goja e të huajit, po i hëngri këtej, i hëngri andej, i rumbulloi ashtu si u binin më për shtat organevet zanore të gjuhës. Me këtë fenomen provohet qart se sa e madhe është forca e saj, e cila zhvillohet si pas genit intuitif të popullit që e flet e jo si pas endjes së puristevet, sepse gjuhën e krijon populli, dua të them me këtë fjalë se populli i shqipëron e i bën për vehte të gjitha ato fjalë të huaja që veshi ja merr se munt t'i përvehtojë, të tjerat nuk i qasnë tryezën e vet. Nuk më besohet se një gjuhë mund të bashtardhohet vetëm se ka shtije në përdorim, nga nevoja, një pakicë fjalësh që s'janë tonat. Lëngata e vërtetë të kërkohet gjetkë; të kërkohet në të lidhunit të mendimevet, larg frymës së natyrës së shqipes. Leopardi thot: "una lingua e barbara quando si allontana non dalle frasi e parole, ma dal carattere e dal'indole sua". (Një gjuhë bëhet barbare atëherë kur largohet jo nga frazat e fjalët, por nga karakteri e natyra e saj).
Dolla jashtë themës e lypi ndjesë, po e pashë të nevojshme të kthjelloja që tashi mendimin t'im mbi këtë problem të gjuhës, të cilin do t'a zhvilloj më gjatë e më mirë në një vend tjetër..
Të vijmë prap në themën tonë. Naimi shkroi bukur, shkroi aq bukur sa ne na merr malli sot të shkruajmë një shqipe si atë të këngëtarit të Qerbelasë.

Bektashisma
Të gjitha këto fe që dijnë t'a bëjnë njeri të mirë, s'ka kush të ngrihet e të thotë se s'janë të mira. Kush mburret me fen e vet duke e mbajtur këtë si më të mirën e së gjithave, duhet pik së pari ay veht të jetë më i miri i të gjithëve, ndryshe vjen një ditë që puna përgënjeshtron fjalën. Kjo fe, ndonse është një degë e Islamismës, megjithatë ke një fisionomi të vehten. Medje, në shumë pika dogmatike, largohet nga burimi. Duke studiuar dy këngët mystike "Besojmë" dhe "Perendia" gjejmë në to gjurma nga Buddisma, Hebraisma, Krishterimi, Islamisma dhe sidomos nga fet e fshehta t'Orientit. Bektashisma, në punë dogmatike, rreh gjithmonë që shkrola të mos mbyti frymën.
Feja është si një prismë që duhet kqyrë nga të gjitha faqet. Nga çdo anë që t'a kthesh bektashismën, qoftë edhe të mbuluar me napën e alegorisë së Naimit, është një fe që ka bërë e do të bëjë gjithnjë dishepuj, sepse
1) Ka elementin moral që duhet të jetë në krye të çdo feje,
2) I mblaton njeriut shpresë, ngushullimin , mbështetje,
3) Nuk kundërshton aspak përparimin e shkencës,
4) Pajtiset plotësisht me nevojat e shoqërisë e të shtetit.
Me të vërtetë, ç'rëndësi kanë dekalogët e urdhërat hyjnore në qoftë se e lënë njeriun ashtu sikundër është, d.m.th. të keq ? Ku e kanë vlerën qytetërimet, filozofitë e fetë në mos paçin si pasonjë krijimin e një état d'ame (gjendjeje shpirtërore) që t'i fali njeriut paqen e shpirtit, që është lumerija e vërtetë?

Pantheisma
S'ka se si kuptohet bektashisma pa këtë. Për pantheistin Gjithësija është një Tempull madhështor ku luhat fryma e Perëndisë. Meshtari i kësaj Faltoreje është vetë njeriu, se vetëm ky di t'i ndreqi telat e qithares për t'i kënduar këngë shpirtit të Gjithësisë. Po shpirti i njeriut ç'është vallë? Një copë nga shpirti i math i botës, një shkëndijë prej frymës hyjnore, një monedhë e pavdirme.

Nga ky zjar Zot'i vërtetë
Që ka ngrehur gjithësinë
Hodhi një shkëndijë në jetë
Dhe bëri sojë njerinë ;

_ _ ___ _ _ _ _ __
O more Zjar i bekuar !
Un me ty jam përzjer,
_ _ _ _ _ _ _ _ _ _ __


Pantheisti, nga do që t'i rutullojë sytë, çdo gjë që të përkëdheli, e di që gjindet në prani të Fuqimadhit. Në syt'ë tij njeriu është krijesa më e hyjnishme.

Kërkonja gjetkë t'a gjejë
Zotn'e math e të vërtetë
Ajy qenkej ndaj meje
E paskësha un vetë !


Me pantheismen sgjidhet, më duket, edhe enigma që ndan njerin nga gjithësia. Ja se ç'thonë pantheistët :
Do të vijë një ditë që do t'a lëmë këtë botë, po ç'ka të keqe kjo punë ? A nuk jemi ne pjestarë të një gjithësije, po çfarë gjëje nuk humbet ? Do të vijë një ditë që do të ndahemi nga miq e dashamirë, po jeta, duke shkuar nga njëri te tjetri, do të vijojë gjithnjë si përpara.
Është pikërisht sikur t'i thoshim një zonje që ka humbur vargun me flori : " Mos u dëshpëro, mos zonje, se vargu nuk ka humbur, por ka shkuar dorë më dorë ".

Qeshë diell, ishnja hënë,
U bësh uj e balt'ë erë,
Yll e zok e dash kam qenë,
Pa dhe njeri shumë herë.


Gjithësija e dukëshme qenka një trajtë e paqëndrushme e shpirtit të botës. Vargu i fundit i strofës na jep kyçin për të zbuluar mysterin e pakuptuarshëm nga buron e mira dhe e liga në botë. Në kohë të robërisë , një palë e quanin Naimin të pa fé. Po a njeh Zot Naimi ? Në Bible këndojmë këto fjalë: "Dixit insipiens in corde suo non est Deus".
Mirpo këngëtari i yn, që është një burrë i urtë, dhe që u rrit në klimën e urtisë që është pantheisma, Naimi, them, njeh Zot:

Besojmë Zotnë q'është i vërtetë
Se gjithë ç'shohëm është ay vetë


Moshat
S'dij në i ka vënë re njeri. Kur këndojmë "Lulet e Verës", theoria e katër moshavet të jetës, s'ka më të fshehur për ne. Vërtet se mosha e njomë nuk gjendet këtu mbrenda, po të tjerat janë. Është për shembull mosha e djalit njëzet vjeçar me shkëndijën e dashurisë në zemër, me këngën në buzë:

Do të shkrihem
Të venitem
Si kandili kur s'ka vaj


Tashti vjen mosha e burrit të pjekur, në vluk të fuqisë së gjykimit, që rreh të gjejë shkakun e çdo gjëje dhe e mbyt sqeptiqisma:

Po vallë ku vanë?
Për jetë u mërguan?
A po u ndryshuan?
- - - - - - - - - - -- - -
Po shpirti që s'vdes
S'ka mbrëmje mëngjes
Ku ka fluturuar?
- - -- - - - -- - - -
Njeriu i shkretë
Lindtka për të vuar;


Ky krimbi i dyshimit bren edhe një poet të math italian, Leopardin. "Di-mmi ove tende, "Thuame ku synon.... questo vagar mio breve? kjo endja im'e shkurtër ?…Che fa l'aria infinita, që bën hapësirën të pamatë, e quel profondo infinito, seren? dhe pafund kthjelltësinë?Che vuol dire questa solitudine?..
Ç'kuptim ka kjo vetmi? e immensa?" pafund?"

"Atdhetari"
Është ardhëtar. Nuk e shoh të nevojshme t'i shtoj kësaj fjale nonjë epitet, sepse, kur është shume e madhe cilësia e një burri, mbiemri është kallp. Miqtë e tij janë të gjithë ata që punojnë me drejtësi për të mirën e Shqipërisë, të gjithë ata që kanë mbështetut shpresën në djalërinë tonë, që nuk duhet vetëm të gatitet për të nesërmen, po duhet, që sot, të ulet në kuvendin e burrave ku bisedohen e rrihen probleme që kanë lidhje të ngushtë me fatin e atdheut. Janë miqtë e tij të gjithë ata që besojnë në përparimin e atdheut e punojnë së bashku për një ideal, sepse puna është e shenjtë, sepse qui laborat orat (kush punon hà).
Për këto shërbime që i ka sjellë gjuhës, kombësisë, vëllazërisë, Naimi është i nderuar, të cilit i puth dorën dhe në mësimet e të cilit e ndiej veten time njeri e shqiptar."


"Naim Frashëri në gjykimet e Prof. Kostaq Cipos"



Prof. Nasho Jorgaqi


Ndoshta për asnjë shkrimtar tjetër të letërsisë sonë të traditës nuk është shkruar aq shumë se sa për Naim Frashërin. Është bërë kjo në të kaluarën, por akoma më tepër në kohën tonë, në përmasa të gjera e me kritere shkencore. Jeta dhe vepra e poetit kombëtar përbën një nga temat kryesore të studimeve letrare shqiptare. Prof. Kostaq Cipo (1892-1952) është ndër pionerët e studimeve të mirëfillta naimiane.
I njohur si gjuhëtar i shquar dhe personalitet i shkollës shqipe, prof. Cipo, u mor herë pas here edhe me kritikë letrare, duke i kushtuar Naimit disa nga faqet më të bukura e më të goditura të gjykimeve të veta ideoestetike. Atë do ta magjepste ngaherë figura madhështore e këngëtarit dhe mësuesit të madh të Rilindjes sonë kombëtare dhe do ta quante për detyrë ta studionte e ta propagandonte. Do ta bënte këtë gjë qysh herët, në kohë të vështira për kulturën tonë, me synimin që t'i zbulonte lexuesit të thjeshtë shqiptar vlerat atdhetare dhe artistike. Duke e njohur Naimin në mënyrë të gjithëmbarëshme, i pajisur me kulturë të gjerë e të specializuar, me gjykim të shëndoshë e sens të hollë prej kritiku, prof. Cipo vlerat e mëdha të poetit do t'i gjente të patriotizmi i thellë dhe fryma e theksuar kombëtare, të vitaliteti, pasuria dhe hijeshia e gjuhës, te ndjeshmeria e lartë emocionale, te novatorizmi i artit naimian. Krijimtaria e Naimit, për të është pjellë autentike e jetës, e historisë dhe psikologjisë shqiptare, verbi i tij poetik është verbi artikulues i gjuhës shqipe. Janë këto tipare ato që do të përcaktojnë fizionominë ideoartistike të poetit, forcën dhe bukurinë e tij

tir obs
usertype:1
Amantin
Share to: Facebook Twitter MSN linkedin google yahoo 1# 



Rank:Diamond Member!

Score:625
Posts:625
Registered:07/10/2012
Time spent: 23 hours

RE:Eseistike Letrare
(Date Posted:14/10/2012 02:09)

Esse Mbi Mediokër

AZEM SHKRELI



Për kulturën e një populli, jo vetëm për kulturën, koha më e ligë është koha e mediokërve. Jo pse ata sjellin e krijojnë kohën e ligë, sado që i ndihmojnë të krijohet, por se me shfaqjen dhe praninë e tyre tregojnë sa është ora në një kulturë e shoqëri. Shfaqja e mediokërve bëhet shpejt, vërshuese, pushtuese dhe pastaj sunduese. Ajo nxjerr krye në tregun e lëkundur të vlerave dhe merr misionin përmbysës të këtij tregu. Interesi i mediokërve është pikërisht lëkundja, zhvendosja, dhe përmbysja.
Mediokrit janë, në mënyrë latente, të armiqësuar me hierarkinë e vlerave. Ata janë të interesuar ta shkonstituojnë dhe ta shpërbëjnë përherë rregullin civilizues të kësaj hierarkie. Jo për të përsosur dhe ngritur shkallat dhe pikët kulmore të saj, të cilat s’i arrijnë dhe s’i prekin dot, po për t’i rrafshuar ato, për t’i shpallur të gabuara, joekzistente, dhe të padrejta ndaj tyre, sipas kaçikut të tyre të cilin e cilësojnë pikërisht hapat e imtë e të vocërr, mundësitë e kufizuara krijuese e vepruese. Shkonstituimi, përmbysja dhe rindërtimi, masë e të cilit do të jetë patjetër personaliteti dhe vepra e tyre modeste në fushat e të cilëve, zakonisht, u shpifen, u premton atyre të vetmen gjasë, sado të rreme, ta vënë lart e më lart gurin e tyre në ngrehinën e vlerave, sado të rreme.
Mediokrit kurrë nuk lirohen nga kjo lakmi e tyre, nga ky mëtim i tyre fatkeq. Dalëngadalë, prirja e tyre e kufizuar për të bërë diç të vetën, shterpësia e vullnetit të tyre për t’u përmendur e për t’u dalluar, vetë e ushtron mjeshtërinë e prosperimit të lehtë e të pamundimshëm. Ata sogjojnë me vigjilencë të posaçme të mos u kapërcejë asnjë gjasë dhe asnjë mundësi e tillë.
Mediokrët kanë një epërsi të pakontestueshme. Ata përherë bëjnë shumicën. Ky raport i favorit të tyre është i përhershëm. Kjo ndodh për shkak të një fakti përherë të pandryshueshëm dhe, për fat të mirë, të pamëshirë: Asnjë kulturë, asnjë fushëveprim i rëndësishëm, në asnjë kohë dhe në asnjë histori nuk ka patur fatin që shumicën ta bëjnë më të mirët krijues e veprimtarë, më të mirat vlera. Atë përherë e kanë bërë dhe do ta bëjnë ata që ndodhen përfundi tyre dhe nga masa e të tillëve rekrutohet përherë armata e madhe e mediokërve.
Duke qenë shumicë, mediokrit rreshtohen e organizohen shpejt dhe pa mosmarrëveshje të mëdha. Si rreth njerëzish të cilët i afron dhe i lidh fat i njëjtë, domethënë i horizonteve, i prirjeve e i mundësive të kufizuara, ata krijojnë shpejt rrjetin e tyre, duke pushtuar sa më shumë hapësirë, rreth vetes i rreshtojnë e i afrojnë të vetët, domethënë ata të cilët i dinë si veten, sepse mes të njëjtëve e të barabartë për nga mundësitë, jo por për nga pamundësitë, konkurenca nuk është as e drojshme as e vështirë. Ajo u jep të gjithëve gjasë të barabartë të duken e të dallohen sado pak apo të mos dallohet asnjëri më shumë seç e konsiderojnë ata të lejueshme. Ndaj as lufta për të zënë e mbajtur kryet e karvanit, kur bëhet mes tyre, nuk është aq e ashpër. E vërteta, ata të gjithë bëjnë një karvan pa krye. Ata regjenerojnë, dhe shumëzojnë vetëveten. Pushteti i tyre, si pushteti i shumicës, përmes këtij lloji të barazimit të hansavet, që është një barazim të paaftësh, mund të zgjasë me pasoja të shumëanshme dhe të shumëfishta.
Mbretëria e mediokërve shtrihet me agresivitet të posaçëm në kulturë, në art, në shkencë, në të gjitha fushat e ndjeshme e të rëndësishëm të jetës shoqërore. Ata nxitohen të marrin në duart e veta pikat kyçe të vlerësimit, të gjykimit, të vendosjes. Ata pushtojnë forumet, institucionet, mjetet e informimit publik, redaksitë, botimet, duke krijuar gjithandej dhe me shpejtësi të madhe mekanizma mbrojtës e refuzues ndaj shfaqjes, afrimit dhe depërtimit të kujtdo që mund t’ua kërcënojë shansën e madhe. Dhe rrethi i tyre mbyllet. Nga ky rreth që ka prirja për zgjerim e shtrirje epidemike imitohen zëra të rremë të forumeve, të institucioneve, të kulturës, të shkencës, zëra të rremë të mediumeve, të opinionit dhe, qoftë larg, të popullit, të kombit. Imitohen, pra, zëra të “shumicës”. Mediokrët bëhen pozitë, sepse përfaqësojnë pozitën e shumicës. Të tjerët, ata që nuk i përkasin këtij rrethi të tyre, këtij lloji të shumicës, ata të cilëve u është përcaktuar fati të bëjnë përherë pakicën, janë opozitë. Radha e peshës dhe e shkallëve të vlerave çrregullohet. Promovohet anarkia e kompetencës së mendimit e të gjykimit kritik.
Asnjë vepër, asnjë vlerë e njëmendtët më nuk është e gjerë. Hapësira krijuese dhe verpruese në cilëndo fushë që përfshin lëngata e tillë mbushet me zbrazëri dhe amulli nëpër të cilën e kanë zor të lëvizin dhe të bëjnë shenj ide, projekte, vepra dhe vlera të njëmendëta. Nëse nuk kapërthehen nga merimanga e heshtjes dhe indeferencës lënguese, e cila mbulon përherë mykun e amullive të tilla, ato do të goditen patjetër nga injorime, mënjanime, minimizime, margjinalizime e diskualifikime gjithëfarësh. Sepse smira e mediokërve nuk duron të prishet rendi i studimit të saj. Ajo shqetësohet seriozisht nga çdo e arritur serioze e tjetrit, ajo rebelohet, xhindoset, bëhet ndëshkuese.
Gjë të re s’kemi thënë po thamë që strukturat e burokracive administrative dhe politike asnjë herë s’kanë dëshmuar vullnet e interesim të konfrontohen me regjime mediokrish dhe ky fakt nuk është i pashpjegim. Paaftësinë, mosprirjen, mosdijen dhe moskompetencën e tyre mediokrit përherë e kompensojnë me dëgjueshmëri shembullore.
Një grimëz konsideratë mbase gjendet për këtë raport brinjas mes mediokërve e krijuesve. Gjersa të parët, duke u përpjekur të nxjerrin kokën sado pak dhe në çfarëdo mënyre nga gëzhoja e trishtuese e anonimitetit, përpiqen për ekzistencë, të dytët përpiqen për më shumë se aq: ata përpiqen për rezultate që dallohen, që bëjnë shenjë, që bëjnë vlerat, për kulme që lëvizin zhvillimin. Dhe nëse në motivin e të parëve, megjithatë, ka diç njerëzore, motive i të dytëve është dyfish njerëzor dhe i domosdoshëm. Fatkeqsia e mediokërve, e kohës që i pjell dhe jona që i kemi, është se ata kurrë nuk janë të zotët ta kuptojnë këtë fakt.
Të përsërisim dhe ta përfundojmë: Për kulturën e një populli, jo vetëm për kulturën, koha më e ligë është koha e mediokërve. Cila është kjo koha jonë dhe sa është ora?
usertype:1 tt= 0
Support us

Create free forum and click the links below and your donations will make a difference here.

www.dinodirect.com

A Huge Online Store for Various Cool Gadgets, Accessories: Laser Pointer, Bluetooth Headset, Cell Phone Jammer, MP3 Players, Spy Cameras, Soccer Jersey, Window Curtains, MP4 Player, E Cigarette, Wedding Dresses, Hearing Aids, eBook Reader, Tattoo Machines, LED Light Bulbs, Bluetooth Stereo Headset, Holiday Gifts, Security Camera and Games Accessories and Hobby Gadgets.  
Amantin
Share to: Facebook Twitter MSN linkedin google yahoo 2# 



Rank:Diamond Member!

Score:625
Posts:625
Registered:07/10/2012
Time spent: 23 hours

RE:Eseistike Letrare
(Date Posted:14/10/2012 02:12)

MOSMARRËVESHJET ME BASHKËKOHËSIT - Rexhep Qosja

REXHEP QOSJA


PANTEONI I RRALLUAR



MOSMARRËVESHJET ME BASHKËKOHËSIT



Ajme per ju, farisej, që i deshironi
vendet e para ne sinagoga
dhe përshëndetjet në sheshe!

Ajme për ju, se jeni si varret,
që nuk njihen, sepse përmbi to
ecet dhe nuk dihet!


Ungjilli pas Lukës 11/43-44




Marrëdhënjet e shkrimtarit dhe të shoqërisë mund të shikohen prej aspektesh të ndryshme dhe, varësisht prej aspektit prej të cilit shikohen, mund të nxirren përfundime të ndryshme. Në këtë mes është fjala vetëm për një aspekt të këtyre marrëdhënjeve: për aspektin e qëndrimit të një pjese të bashkëkohësve ndaj shkrimtarit dhe të përgjegjës që shkrimtari do të duhej t´i jepte këtij qëndrimi. Është konstatuar, dhe dëshmuar me statistika, se numri i shkrimtarëve në kohën tonë, në krahasim me numrin e banorëve, është shumëfish më i madh se numri i shkrimtarëve në shekujt e shkuar, në krahasim me numrin e banorëve në ata shekuj. Mund të pohohet se numri i shkrimtarëve të afirmuar apo të paafirmuar, të talentuar apo më pak të talentuar, që heret ose vonë, heqin dorë prej krijimtarisë, i kushtohen ndonjë pune më të levërdishme se ç´është puna letrare apo i nënështrohen thjesht kotësisë dhe apatisë, është gjithnjë e më i madh. S´ka dyshim se ky është një fenomen që nuk e kanë njohur shekujt e shkuar, me përjashtim të shekullit të nëntëmbëdhjetë apo, thënë më drejt, nuk e kanë njohur as përafërsisht në këtë masë, në të cilën e njeh shekulli ynë. Do të mund të provohej se dukuria në fjalë është shfaqur në një formë më të ashpër pikërisht në fillimet e shekullit të shkuar dhe, sipas të gjitha gjasave, është pasojë e forcimit të marrëdhënjeve kapitaliste në shoqëri. Përse pikërisht në këtë shekull shkrimtari zëron të humb shpesh iluzionet e veta mbi krijimtarinë? Sigurisht për shkak se nis të humb edhe iluzionet në sistemin shoqëror, të tëhuajet prej shoqërisë dhe institucioneve politikoshoqërore duke ngarkuar mbi vet mosdurimin e tyre më të madh. Në veprën e tij të njohur Teoritë e tepricës së vlerës, Karl Marksi e ka konstatuar dukurinë në fjalë kur ka thënë se „Prodhimtaria kapitaliste, për shembëll, është armik i disa degëve të prodhimtarisë shpirtërore, sikundër janë arti dhe poezia". Në një formë posaçërisht të ashpër në shekullin e nëntëmbëdbjetë fillon konflikti, që vjen gjithnjë e më tepër duke u thelluar, ndërmjet krijuesve, në njërën dhe përfaqësuesve të atyre institucioneve politiko-shoqërore, në anën tjetër. Procesi i filluar në atë kohë, thuaja se, vazhdon edhe sot e gjithë ditën.

Sigurisht janë disa motive të rëndësishme dhe të pakalueshme përse shkrimtarët tjetërsohen prej krijimtarisë dhe motivet e këtyre, t´i quajmë ashtu, vetëvrasjeve shpir tërore të shkrimtarëve mund të jenë pakashumë të ndryshme në vendet e ndryshme dhe në shoqëritë me sisteme të ndryshme. Në shtetet kapitaliste, fjala vjen, është e kuptueshme që shkrimtari të tëhuajet prej misionit të vet për disa arësye, që nuk mund të jenë të njëjta me arësyet për të cilat tëhuajet prej krijimtarisë shkrimtari në vendet socialiste. Në rastin e parë ai shkruan çka të dëshirojë dhe si të dëshirojë, por s´ja merr kush seriozisht fjalën; në rastin e dytë, më së shpeshti, ai shkruan ashtu siç kërkojnë prej tij të shkruajë dhe mund t´i kushtojë shtrenjtë në qoftë se shkruan ndryshe. Sidoqoftë, mund të supozohet se të gjithë shkrimtarët e të gjitha vendeve ndonjëherë i kanë disa motive te përbashkëta pse një ditë prej ditësh ja kthejnë shpinën idealit të vet, në realizimin e të cilit dikur ishin nisur me aq turr, entuziazëm dhe vetëmohim dhe këto motive mund të jenë të brendshme-psikologjike dhe të jashtme-shoqërore.

Po të bazohemi në përvojën, qoftë edhe modeste të letërsisë sonë të sotme, do të mund të thuhej se disa shkrimtarë heqin dorë prej krijimtarisë së mëtejme atëherë kur e kuptojnë se ju mungon prirja e duhur krijuese dhe kur binden se gjithë ajo që kanë shkruar gjer në atë moment nuk ka ndonjë vlerë dhe domethënje të posaçme për njerëzit e tjerë. Sipas të gjitha gjasave, në radhët e këtyre shkrimtarëve, më së shumti mund të gjenden të tillë, që kanë filluar të shkruajnë heret, në moshën rinore, kur nuk kanë pasur kulturën e nevojshme letrare, kur nuk i kanë njohur jo vetëm letërsitë e huaja, por as letërsinë e tyre kombëtare, kur nuk e kanë marrë me gjithë seriozitetin e duhur vetë krijimtarinë letrare dhe kur kanë pasur një përvojë akoma modeste jetësore dhe krijuese. Disa prej këtyre shkrimtarëve, zakonisht, ja kthejnë shpinën pendës pasi t´i lexojnë veprat e ndonjë krijuesi të madh apo të shquar dhe, mbasi t´i krahasojnë mundësitë e veta me mundësitë e tij, dëshprohen dhe heqin dorë prej torturave të mëtejme krijuese. Dihet se jo një shkrimtar i talentuar i shekullit të kaluar e ka braktisur njëherë e përgjithmonë krijimtarinë letrare mbasi i ka njohur veprat e Tolstojt dhe, pastaj, gjithë jetën e mëtejme e ka kaluar duke i përkthyer veprat e tij në gjuhën e vet kombëtare, qoftë edhe kur nuk ka qënë plotësisht e sigurtë se do t´i botohen për të gjallë. Dëshprimet që ua shkaktojnë shkrimtarët e mëdhenj sivëllezërit e tyre të vegjël, zokonisht, nuk i tregojnë dhe i ruajnë si një fshehtësi në jetën e tyre. Shkrimtarët e mëdhenj mund të dëshprojnë edhe ndonjë shkrimtar me talent mesatar apo, madje, edhe të shquar, por arësyet e gjithë të paprirurve që i reshten krijimtarisë së mëtejme për shkak se arrijnë t´i çmojnë drejt mundësitë e veta një ditë janë gjithsesi të ndërshme. Gjithmonë është më mirë që njeriu ta bëjë shkëlqyeshëm një punë më pak të rëndësishme për shoqërinë se sa ta bëjë keq ndonjë punë shumë të rëndësishme. Është fatkëqësi edhe për letërsinë, edhe për vetë ata që e derdhin mundin kot, pse skribentët e ndryshëm nuk dyshojnë kurrë në mundësitë e veta dhe pse nuk pranojnë t´i shkoqen letërsisë edhe kur shkrimet e tyre s´kanë as vlerën më elementare artistike. Tjetërsimi i shkrimtarëve të paprirje prej krijimtarisë nuk mund të çmohet si ndonjë humbje e posaçme për letërsinë e tyre kombëtare, prandaj këta dezerterë, në qoftë se nuk nund t´i çmojmë si letrarë, kemi plotësisht arësye t´i çmojmë si njerëz realistë ndaj vetëvetes.

Disa shkrimtarë të tjerë, ndërkaq, heqin dorë prej krijimtarisë së mëtejme letrare në një moment të caktuar të jetës së tyre për shkak se nuk mund t´i pajtojnë si duhet aktivitetin letrar dhe aktivitetin shoqëror. Në mesin e këtyre shkrimtarëve, që për këtë arësye e kanë harruar letërsinë, sigurisht më së shumti ka të tillë që nën maskën e ambicjes letrare dhe të afirmimit me anën e pendës kanë fshehur oreksin e karierës politike. Duke mos mundur t´i realizojnë plotësisht ambicjet e veta përmes fjalës letrare, por duke e shfrytëzuar kapitalin artistik si një trambolinë të sigurtë për kërcime karieriste, ata dikur provojnë t´i realizojnë përmes tribunash politike dhe shoqërore. Posa dalin në tribunën politike dhe e shijojnë kënaqësinë e shikimit të dëgjuesve, që në personalitetin e tyre eventualisht mund të respektojnë edhe shkrimtarinë, ata fillojnë të besojnë se fjala e foltores jehon më tepër se sa fjala artistike. Disa prej këtyre shkrimtarëve, gjithashtu, ushqehen prej iluzionit fisnik, por naiv, se me aktivitetin e tyre politik dhe shoqëror mund të jenë më të dobishëm për shoqërinë se me aktivitetin letrar, prandaj nuk është çudë pse vijnë në situata që ta përçmojnë rolin e letërsisë në humanizimin e marrëdhënjeve ndërmjet njerëzve duke e injoruar funksionin e saj moral ashtu, fundi i fundit, sikundër e injorojnë edhe estetizantët, që letërsinë e konsiderojnë vetëm si një lodër fëmijësh, në të cilën e sublimojnë narcisoizmin e tyre. Shkrimtarët më të vetëdijshëm dhe më të ngritur nga radhët e këtyre dezerterëve, megjithatë, e kuptojnë një ditë se për krijimin e karierës politike, përpos shkathtësive thjesht intelektuale, kërkohen edhe disa shkathtësi të tjera, që s´mund të përfshihen me normat morale, prandaj, pak me vonesë, binden se iluzionet e tyre politike mund të quhen të dështuara. Të pushtuar prej kotësisë, që sjell humbja e iluzionit, ata do të donin t´i kthehen rishtazi krijimtarisë (disa, por fare rrallë, me të vërtetë edhe i kthehen me pasione të reja, përvojë të re dhe sukses të plotë) por vetëm mund të binden se janë vonuar disa vite apo decenie: në ndërkohë e kanë humbur shprehinë e punës, aftësinë e persiatjeve të thelluara dhe gatishmërinë që të durojnë vetminë, që është një kusht i domosdoshëm i krijimtarisë së suksesshme. Pohimin e Senekës se „Kush është gjithkund nuk është kurrkund" e dëshmon ashtu edhe fakti i këtyre shkrimtarëve. S´ka dyshim se ambicjet politike dhe, në përgjithësi, karierizmi ja kanë rrëmbyer çdo letërsie kombëtare disa prej krijuesve të saj të talentuar, që kanë premtuar shumë apo edhe kanë bërë diçka, por që nuk e kanë bërë atë që do të mund ta bënin sikur mos t´i kishin marrë në qafë ambicjet e tyre. Këta dezerterë të letërsisë nuk duhet t´i ankojmë shumë në qoftë se nuk kanë pasur kurrë ndonjë përkushtim të veçantë ndaj krijimtarisë, por duhet t´i mëshirojmë në qoftë se një ditë binden me keqardhje se nuk kanë bërë gjësend në fushën së cilës ja kanë kushtuar vitet më të frytshme të jetës, por do të mund të bënin në fushën prej së cilës janë tërhequr.

Një lloj tjetër shkrimtarësh heret apo vonë heqin dorë prej krijimtarisë letrare për shkak se nuk janë të gatshëm t´ua nënështrojnë mundimeve të pandërprera shpirtërore dhe intelektuale qejfet e ndryshme fizike të trupit të njeriut. Disa prej këtyre shkrimtarëve mund të dëgjohen duke pohuar se si nuk e don barra qiranë që të lodhet e të dërmohet trupi, mundësitë dhe rrnesa e të cilit janë të kufizuara nga natyra, për shkak të disa kënaqësive shumë metafizike, që mund të sjellë krijimtaria. Dhe, ata nuk ngurrojnë t´i numërojnë shkrimtarët e ndryshëm të shekujve të shkuar, të cilët janë lodhur dhe shpenzuar aq shumë gjatë punës intensive krijuese, saqë nuk janë rehabilituar më kurrë plotësisht apo edhe t´i përmendin shkrimtarët, si Molierin, Balzakun, Dostojevskin, Çarls Dikensin, e të tjerë, që janë djegur plotësisht në punën krijuese. Duke u kujdesur ta ruajnë aq shumë trupin dhe t´ja bëjnë të gjitha qejfet fizike, këta shkrimtarë nuk mbërrijnë të lexojnë, të ngriten në pikëpamje të kulturës dhe të njohurive, të zgjerojnë për- vojën krijuese, prandaj edhe nuk është çudë pse tjetërsimi i tyre gradual prej letërsisë sjell edhe sterilizimin e tyre të parakohshëm. Ata, rëndom, shuhen në moshën më të mirë për një krijimtari të suksesshme: ndërmjet tridhjetë dhe dyzet vjetëve, apo, në qoftë se nuk shuhen, plotësisht, botojnë nga një tregim apo vjershë në vit. Letërsia jonë e sotme ka disa shembëlla të këtilla tragjike. Në radhët e këtyre hedonistëve mund të ketë shkrimtarë vërtet të talentuar, prandaj edhe heshtja e tyre është një humbje për çdo letërsi kombëtare. Prej historianëve të letërsisë ata më së shpeshti pagëzohen si talentë të parealizuar.

Në qoftë se shkaqet psikologjike e tjetërsojnë gjithmonë një numër të konsideruar shkrimtarësh prej letërsisë, shkaqet shorërore e tjetërsojnë ndoshta, një numër më të vogël, ndonëse këto janë shkaqe më konstante. Një prej këtyre shkaqeve është mungesa e lexuesve. Ka shkrimtarë që nuk lodhen shumë pse sot nuk kanë mjaft apo pse kanë fare pakëz lexues, por ka edhe shkrimtarë që kur mësojnë se veprat e tyre nuk zgjojnë kurreshtjen dhe respektin e lexuesve, dëshprohen dhe mengadalë tërhiqen prej letërsisë. Dhe, derisa të parët jetojnë në iluzionin naiv se lexuesit e ardhmërisë do të jenë lexuesit e vërtetë të veprave të tyre, të dytët, shpesh dëshprohen pa ndonjë arësye gjithmonë të vërtetë. Si mungesa e pjesërishme, ashtu as numri i madh i lexuesve nuk e dëshmojnë mungesën e vlerës apo vlerën e njëmendtë të veprës së një shkrimtari. Shundliteratura sot ka mjaft lexues, por askush asaj nuk do t´ja pohojë vlerën artistike; poetët avangardistë, në anën tjetër, kanë më pak lexues, por askush që flet seriozisht për letërsinë s´do t´ua mohojë vlerën artistike shkrimeve të tyre. Duhet vënë në dukje, megjithatë, se shkrimtarët që për të gjallë nuk i kanë lexuesit e vet, nuk kanë shumë gjasa se do të kenë lexues as më vonë, përpos nëse gjinia njerëzore e ndryshon rrënjësisht natyrën e vet. Në qoftë se nuk kemi arësye t´i besojmë kësaj mundësie hipotetike, atëherë kemi edhe arësye të besojmë ngulmërisht se të ashtuquajturit „gjeni", që e injorojnë lexuesin e kohës së vet, do të jenë të injoruar edhe prej lexuesve të ardhmërisë. Nuk ka shkrimtar të madh që për të gjallë nuk ka pasur lexues, ashtu siç nuk ka shkrimtar, i cili krijimtarinë s´e ka konsideruar si një hobi, sa për të kaluar kohën dhe thyer monotoninë jetësore, që ka mbetur indiferent ndaj interesimit dhe respektit të lexuesve. Jo rastësisht, prandaj, shkrimtarët e ngritur teorikisht dhe dhe të formuar moralisht pezmatohen tepër kur mësojnë se ju mungojnë lexuesit, po aq sa mbesin indiferentë ata që shkruajnë për një rreth të ngushtë miqsh dhe shokësh.

Në tjetërsimin e një numri të shkrimtarëve prej letërsisë e, sidomos, të atyre shkrimtarëve që e dëshirojnë shumë reklamën dhe publicitetin ndikon negativisht edhe interesimi pakashumë i pakësuar në përgjithësi për letërsinë në kohën tonë. Letërsia dhe artet në tërësi nuk janë më veprimtaria kryesore shpirtërore e njeriut. Është e vërtetë se në kohën tonë letërsia nuk është më e çmuar prej shoqërisë dhe lexuesve sikundër ishte në shekujt e shkuar, kurse shkrimtari nuk mund të luajë më të gjitha rolet që ka luajtur në shekujt e kaluar. Atëherë veprat letrare ishin ushqimi kryesor shpirtëror i lexuesve. Mbishkrimi Ushqim shpirtëror, që është vënë në portën e Bibliotekës së Berlinit, besoj, nuk është shkruar në shekullin tonë. Njerëzit e kësaj kohe jo vetëm se nuk kanë kohë, por as ndjejnë nevojë, të lexojnë sa përpara veprat letrare. Kureshtjen e tyre sot e kanë përvetësuar mendimi shkencor, në njërën, kurse mjetet e masmedias, në anën tjetër. Sidomos filmi dhe televizioni e kanë pakësuar shumë interesimin e lexuesve për letërsinë e, posaçërisht, të atyre lexuesve, që veprën letrare, kryesisht, e marrin në dorë sa për t´u argëtuar. Sot nuk mund të gjenden shkrimtarë që do të gëzonin popullarizimin, famën dhe dashurinë që gëzonin Petrarka, Volteri, Molieri, Gëteja, Tolstoj, Valter Skoti, Lamartini, Manconi, e të tjerë, të cilët me miliona njerëz kanë mbajtur dhe mbajnë nën pushtetin e fjalës së tyre artistike. Sa më thellë në kohë mund të vërehet se respekti dhe dashuria e lexuesve ndaj shkrimtarëve ishin gjithnjë e më të sinqerta, më të përkushtuara, më të mëdha dhe, sigurisht, më të arësyeshme: shkrimtari atëherë ishte bard, mendimtar, moralist, artist. S´ka dyshim se respekti i madh, me të cilin lexuesit e shtresave të ndryshme e shpërblenin mundin e shkrimtarit ndikonte stimulativisht në të, ja shtonte vullnetin, ja ushqente ndjenjat dhe mendimet, me një fjalë e frymëzonte për krijimtari të mëtejme. Megjithëse jo plotësisht, jo në të gjitha vendet dhe në të gjitha rastet, këto motive inspirative i mungojnë pjesës më të madhe të shkrimtarëve të kohës sonë e, posaçërisht, shkrimtarëve të letërsive të vogla. Në letërsitë e mëdha, sikundër janë ato të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. të Bashkimit Sovjetik, të Francës, të Anglisë akoma mund të ketë autoritete letrare për arësye se masa e tyre, shumë më e ngritur se masa e vendeve të prapambetura dhe vendeve në zhvillim, di t´i çmojë vlerat më drejt dhe me kritere më të drejta. Nuk mund të thuhet se Viljem Fokneri, Ernest Heminguei, Mihail Shollohovi, Alber Kamy, Pabllo Neruda, nuk ishin apo nuk janë autoritete të mëdha letrare të kohës sonë. Fama e Zhan-Pol Sartrit është posaçërisht e madhe në të gjitha kontinentet e, veçanërisht, në Francë, pavarësisht prej konflikteve të tij të pandërprera me institucionet politiko-shoqërore të shoqërisë bashkëkohore, përfaqësuesit e të cilave do të donin t´i kyçnin gojën, por nuk guxojnë për shkak të imunitetit që gëzon tek shtresat e gjera të lexuesve. A do të thotë kjo se shkrimtarët e letërsive të vogla, të cilët jetojnë dhe krijojnë në një pozitë më pak të volitshme se shkrimtarët e letërsive të mëdha duhet të dëshprohen, të tjetërsohen prej krijimtarisë dhe ta vrasin në kotësi prirjen, me të cilën i ka dhuruar nëna natyrë. Pa dyshim jo. Dhe mund të pohohet kështu për shkakun e thjeshtë pse ata duhet t´i ngushëllojë mendimi se pjesa më e madhe e shkrimtarëve, e shkrimtarëve të letërsive të mëdha dhe shkrimtarëve të letërsive të vogla, qoftë në shekujt e shkuar, qoftë në shekullin tonë, qoftë nga radhët e të mëdhenjve, qoftë nga radhët e krijuesve edhe me prirje më modeste, nuk janë përkundur në dafinet e respektit, famës dhe të dashurisë. Veprat e tyre nuk ishin çelësi me të cilin çileshin dyert e lumturisë. Është shumë më i madh se i shkrimtarëve të adhuruar numri i shkrimtarëve që kanë vegjetuar në vend se të kenë jetuar, që janë përbuzur në vend se të jenë çmuar, që janë ndjekur dhe persekutuar në vend se të jenë përkrahur. Biografitë e pjesës më të madhe të shkrimtarëve janë biografi të njerëzve, që e kanë pirë deri në fund kupën e helmit për të gjallë. Pjesa më e madhe e tyre janë Ahasferë, që ishin të mallkuar jo prej zotit, po prej djajve të ulur në postet drejtuese. Kështu, për shembëll, poeti më i madh italian i të gjitha kohërave, Dante Aligieri, është detyruar t´i kalojë shumë vite si mërgimtar në Francë dhe ka vuajtur se do të vdesë pa e parë edhe një herë Firencën e tij të dashur; poeti i madh francez, Viktor Hygo, ka jetuar afro njëzet vite i mërguar në një ishull të Lamanshit dhe ju ka lejuar të kthehet në atdhe vetëm atëherë kur e kishte njërën këmbë në varr; Dostojevski, Çernishevski dhe një numër i tërë shkrimtarësh rusë të shekullit të kaluar janë kalbur me vite nëpër kazamatet e pushtetit carist; prozatori i shquar francez, Emil Zola, në vend të kujdesit shtetëror për jetën e tij është gjetur i helmuar me gjithë të shoqen prej rojtarëve të pushtetit; prozatori dhe dramaturgu i shquar rus, Anton Pavlloviç Çehov, është sjellë i vdekur prej vendshërimit deri në Rusi në një vagon mes peshqve, kurse Fransoa Vijoni është përfaqësuesi më tipik i armatës së shkrimtarëve që kurrë s´e kanë ngirë barkun si duhet. Në qoftë se e kanë pësuar kështu disa prej shkrimtarëve të shquar, atëherë si do ta kenë pësuar shkrimtarët më të vegjël! Në qoftë se e kanë pësuar kështu shkrimtarët e letërsive të mëdha, ku edhe dinë ta çmojnë fjalën e shkruar dhe shkrimtarin, atëherë si do të kenë mundur ta pësojnë shkrimtarët e letërsive të vogla! Natyrisht, shumë më keq.

I varfëri, zakonisht, nuk di ta çmojë pasurinë që mund ta ketë një ditë. Kush ka dëshiron të ketë akoma më shumë e kush nuk ka sa i duhet, atëherë më lehtë heq dorë edhe prej asaj që e ka. Kjo është një logjikë e çuditshme në jetën njerëzore. Të shumtën e herave këtë logjikë ka edhe qëndrimi i disa bashkëkohësve ndaj shkrimtarëve të gjallë. Megjithëse në letërsitë e popujve të vegjël jo rrallë nuk dinë t´i çmojnë sa duhet as shkrimtarët e mëdhenj të vdekur, prapë ata i çmojnë më tepër se ç´mund t´i çmojnë shkrimtarët e mëdhenj të gjallë. Në mjediset mikroborgjeze, sikundër është yni, ku njerëzit vuajnë prej paragjykimeve dhe kufizimeve të ndryshme të trashëguara dhe të fituara, nuk mund ta çmojnë dhe duan sa duhet fqiun, që dallohet prej tyre me prirjen e vet. Në këto mjedise mund ta duan ilakanë dhe ta çmojnë vetëm të huajin që nuk e kanë parë, që nuk e kanë njohur, por që e dinë se e respektojnë në mjediset e huaja. Largësia është faktori që ndikon në krijimin e autoritetit. Njeriut të kufizuar, prandaj, monumentet i duken më të rëndësishme se ata të cilëve u janë kushtuar. Bashkëkohësit e tillë që, zakonisht. krijojnë opinionin në një kohë dhe në një mjedis edhe punën e shkrimtarit e shikojnë baras punës tregëtare apo ndonjë pune tjetër të rëndomtë. Jo një shkrimtar i shquar ka ndjerë nevojë të formulojë kësi mendimi, me të cilin u është hakmarrë disa bashkëkohësve: ka shumë idiotë në këtë botë që më tepër çmojnë pasurinë, lustrën e jashtme, origjinën, pozitën se sa vlerat shpirtërore, intelektuale, prirjet, aftësitë. Ka shkrimtar që një problem të tillë e ka trajtuar edhe artistikisht. Çehovi ka një tregim interesant, me titullin Pilivricka, në të cilin flitet se si një mjek-shkencëtar nuk e respektojnë njerëzit e rrethit të tij për shkak se e shohin përditë, por e kuptojnë rëndësinë e tij vetëm mbasi të vdesë papritur, në të vërtetë mbasi t´ja kenë helmuar jetën me arogancën dhe imoralitetin e tyre.

Është edhe një arësye tjetër, shumë e rëndësishme, përse në letërsinë e popujve të vegjël dhe në mjediset mikroborgjeze një pjesë e bashkëkohësve nuk i respektojnë shkrimtarët dhe, jo vetëm se nuk i respektojnë, por, në ca raste, as nuk i durojnë. Sikundër është e njohur, shkrimtarët e talentuar gjithmonë frymëzohen prej jetës dhe botën e imagjinatës së vet shpesh e krijojnë duke u nisur prej çështjeve të rëndësishme jetësore të kohës së tyre. Armatat e personazheve të veprave të tyre në të vërtetë janë sinteza të veseve dhe të virtyteve të njerëzve të kohës; janë të pakta ato personazhe letrare që nuk i kanë prototipet në rrethin jetësor të krijuesit të tyre. Duke i lexuar prozat e këtyre shkrimtarëve, disa prej bashkëkohësve e gjejnë veten në to dhe, kur e gjejnë edhe ashtu çfarë nuk do të donin ta shihnin, hidhërohen, pezmatohen, iritohen, tërbohen, ju kërcënohen shkrimtarëve ose në heshtje ose me zë të lartë dhe ngrisin fushata ose të fshehta ose të hapta kundër tyre. Gystav Floberi me romanin e tij Zonja Bovary është vetëm një prej shembëllave si më të njohura se si disa prej bashkëkohësve mund ta shohin fytyrën e vërtetë në vend se facetën publike të vetëvetes në veprën e një shkrimtari.

Në sytë e disa bashkëkohësve, ndërkaq, shkrimtari ndonjëherë është fajtor thjesht pse është i talentuar, pse është më i ngritur, më i kulturuar, më i ditur dhe, ndofta, më i lumtur në thellësitë e shpirtit të vet se sa ata. Epërsia e tij e madhe intelektuale dhe morale, në njërën, kurse dashuria që gëzon tek lexuesi i ndershëm dhe i panjohur, në anën tjetër, ju pengon individëve, që vuajnë pse ju mungon autoriteti shoqëror dhe respekti i sinqertë i njerëzve. Duke e ndjerë veten të imtë, mushkonjë, pranë emrit dhe vlerës së një krijuesi të talentuar, individët e këtillë megaJomanë, e në të vërtetë intelektualisht të shkretë, i prozhmojnë shkrimtarët, ju vejnë gracka, flasin keq për ta në rrethet, ku pandehin se ju shkon fjala dhe, nuk ngurojnë ta mohojnë rëndësinë e veprës së tyre. Jo rrallë, në luftën e tyre të errët, të paskrupull kundër shkrimtarëve të prirur ata krijojnë aleanca me kalemxhinjtë e ndryshëm, që s´mund të pajtohen me dështimet vetiake. Ata mund të dëgjohen, shpesh, duke shtruar pyetjen profane të fukarenjve shpirtërorë të kësaj bote: Çfarë rëndësie ka puna e x shkrimtarit? Ku ishte deri dje? Dikush do të interesohej: përse veprojnë ashtu këta shtatanikë të shoqërisë? Ndoshta disa njerëz bëjnë keq vetëm e vetëm pse duke e mohuar një njeri që dallon intelektualisht dhe moralisht prej tyre ose shpresojnë ta ngrisin vetëveten ose i sublimojnë të zezat personale, kurse disa të tjerë bëjnë keq pse ndjejnë kënaqësi të bëjnë keq. Në eseun e tij të njohur Mbi mëninë, filosofi anglez, Frensis Bekoni, me të drejtë shkruan: „Njeriu që s´ka virtyte gjithmonë ju lakmon virtyteve të të tjerëve. Sepse, mendja njerëzore ushqehet ose me të mirën e vet, ose me të keqen e huaj; dhe ai që s´shpreson se do të ngritet deri tek virtyti i tjetrit, do të përpiqet të barasohet me të duke ja nënçmuar vlerën". Fatlumisht, një barasim i tillë është i pamundur, por, mjerisht, fushatat e tilla krijojnë keqkuptime për shkrimtarët dhe letërsinë në shpirtin e atyre që akoma s´janë emancipuar akoma shpirtërisht. Dhe shkrimtarët nuk mund të jenë indiferentë ndaj atyre fushatave; sidomos nuk mund të jenë indiferentë shkrimtarët fillestarë dhe sivëllezërit e tyre me prirje modeste, që e dëshirojnë aq shumë publicitetin. Shkrimtarët që nuk e kanë të sigurtë ardhmërinë e veprës gjithmonë bëjnë çmos që t´ja sigurojnë bile të tanishmen. Porsi këngëtarët e estradës, artistët e filmit dhe të teatrit që e dëshirojnë aq shumë reklamën, ata ja ekspo zojnë veten opinionit në të gjitha profilet, duke mos ju reshtur as skandaleve dhe zbulimit të fshehtësive të ndryshme të jetës intime. Përse? Arësyet mund të jenë të ndryshme në rastet e ndryshme, por një psikolog do të mund të thonte se etja për reklamë dhe publicitet në këso rastesh është e kushtëzuar prej kompleksit të dyshimit në veprën e vet. Në përpjekje e sipër që t´i qëndrojnë ndesh qoftë indiferencës, qoftë injorimit të bashkëkohësve, prej të cilëve edhe varet autoriteri shoqëror i shkrimtarit, disa prej ushtarëve të pendës bashkohen në grupe dhe, ndonjëherë. nën maskën e idealeve të përbashkëta fshehin taktikën e reklamës. Të bashkuar ata në një mënyrë më të lehtë dhe më efikase e shtyjnë përpara njëri tjetrin në sytë e opinionit dhe e luftojnë heshtjen mortore në të cilën janë të zhytur emrat e tyre. I vetmi faktor që ata nuk e marrin parasysh në këto raste është: autoriteti i krijuar kështu është vetëm i rrejshëm; ata harrojnë se puna krijuese në fund të fundit është punë individuale, kurse para gjyqit të historisë çdo shkrimtar del i vetëm, me prirjen, veprën, rolin kulturor, moralin e vet.

Është e sigurtë se famën, po jo reklamën, e dëshirojnë edhe shkrimtarët e mëdhenj, por ata janë në radhë të parë të interesuar për atë famën që vjen vonë, post mortem, që vjen vonë dhe s´vdes kurrë. Për pikëpamjet e atyre që jetojnë sipas devizës së njohur të hedonistëve „më mirë gomar i gjallë se f ilosof i vdekur" ky është një iluzion i kotë dhe, madje, qesharak, por është iluzion i lartë dhe shumë i çmuar për të gjithë të tjerët që mendojnë si romansieri dhe eseisti i shquar polak, Jan Parandovski, i cili në veprën Alkimia e fjalës, ka vënë në dukje sa vijon: „Fjala ka fuqi dhe pushtet të madh. E qitur në letër ajo ka pushtet të pakrahasuar mbi mendimet dhe imagjinatën e njerëzve, ajo sundon në kohë dhe në hapësirë. Vetëm mendimi i kapur në rrje tën e germave jeton, vepron dhe krijon. Çdo gjë tjetër e merr era dhe e zhduk (...) Nëpër dejt e kulturës rrjedhin pikat e ngjyrës. Është e dobët ajo pendë që jetën e veprës së vet e mat me çastet kalimtare; është e dobët ajo pendë që nuk është e vetëdijshme se çasti duhet t ja shtrojë ato detyra dhe përgjegjësi që ja shtron edhe një shekulli i tërë. Kush nuk e punon veprën e vet duke e shikuar aere perrenis, kush e çarmatos veten duke besuar se veprat e tij janë kalimtare — ai nuk duhet të marrë pendën në dorë, sepse mbjell egjër në vend të grurit". Asnjë krijues, pavarësisht prej prirjes dhe famës së arritur pë të gjallë, nuk mund të jetë plotësisht i sigurtë se veprat e tij do të jenë gjithmonë estetikisht aktive, por shkrimtarët e vërtetë e ushqejnë veten me këtë shpresë, që i frymëzon, e mban të ndeme imagjinatën e tyre, ju jep fuqi në krijimtari. Krijimtaria doemos kërkon që njeriu t´i takojë tërësisht: me trupin, me mendimet, me dëshirat, me ambicjet, me ndjenjat dhe me ëndërrimet, me gëzimet dhe me vuajtjet. Flijimet e tij të pandëprera i shpërblen mendimi se me veprën e tij do t´i shërbejë popullit të vet dhe njeriut në përgjithësi: që ta ngrisë shpirtërisht dhe moralisht, që ta gëzojë dhe ngushëllojë në jetë. Nuk ka kënaqësi më të madhe në jetën e një krijuesi se pandehja se me punën e vet ka vënë një gur në themelet e kulturës shpirtërore të popullit, që nuk do të zhduket kurr plotësisht. Për të gjitha orët, ditët dhe vitet e kaluara në vetmi, ndërmjet katër muresh, për të gjitha dëfrimet dhe gëzimet e braktisura, për të gjitha netët e kaluara në vuajtjet e pagjumësisë, për të gjitha dhembjet e shumta, që janë të lidhura me procesin krijues ai ka shpërblim mirënjohjen e heshtur të lexuesve të thjeshtë, të sotëm dhe të nesërm, të cilët nuk do të lejojnë kurrë, që emri i tij të zhduket nën pluhurin e trashë të kohës rrënimtare. Të gjithë atyre bashkëkohësve të mjerë, që kanë dëshiruar t´ ja helmojnë jetën, vepra e tij ju jep përgjegjen e heshtur: keni jetuar si dhelpëra dhe keni vdekur si qeni. Ndoshta ky ngushëllim mjafton që shkrimtari i vërtetë t´i shikojë me krenarinë e Zeusit ata mikrobë të shoqërisë, t´i mposhtë shkaqet e ndryshme që e tjetërsojnë prej krijimtarisë, të jetë indiferent ndaj reklamës dhe publicitetit, duke bërë njëkohësisht një jetë shpirtërisht dhe moralisht të lartë.

Mosmarrëveshjet e një shkrimtari të tillë me bashkëkohësit e tillë janë të ndryshme e të shumta, por ngushëllimet janë të mjafta që t´i durojë me kënaqësi dhembjet e krijimtarisë.

1972
usertype:1 tt= 0
Amantin
Share to: Facebook Twitter MSN linkedin google yahoo 3# 



Rank:Diamond Member!

Score:625
Posts:625
Registered:07/10/2012
Time spent: 23 hours

RE:Eseistike Letrare
(Date Posted:14/10/2012 02:13)

Veshtrim mbi problematiken e krijuesve shqiptare ne diaspore dhe zhvillimi i romanit

Nga Mustafë XHEMAILI
Kumtesë


A. Problematika e krijuesve në diasporë



A1. Realiteti i përditshmërisë shqiptare dhe realiteti artistik



Një numër i konsiderueshëm shkrimtarësh, poetësh, kritikësh, tashmë veprojnë në mërgatat tona evropiane. Një pjesë jo e vogël është në mërgatën tejoqeanike në Amerikë dhe Kanada. Pra ky numër i madh krijuesish, pavarësisht kualiteteve, paraqet një forcë krijuese që vepron jashtë Atdheut, pra jashtë realiteve shqiptare! Këtë e kuptoj në mënyrë të fjalëpërfjalshme: realiteti i përditshmërisë shqiptare dhe realiteti artistik. Ndërsa realitetin artistik, krijuesit nga do që të shkojnë e kanë me vete, si një ofiçinë, si një studio montazhi, si një laborator. Pra unë, mund të them se krijuesi që jeton e krijon jashtë Atdheut nuk është “jashtë realiteve shqiptare” artistike, siç mund të mendohet, apo kalkulohet nga dikush. Merreni cilindo vepër të autorëve që krijojnë jashtë Atdheut, dhe do të shihni se shpeshherë, ata autorë, frymojnë më shumë, dhe më mirë me “realitetet shqiptare”! Por pjesa më e madhe e tyre ende, e kemi përshtypjen se “nuk pranohen” nga botuesit, kritikët, specialistët e studiuesit e letërsisë! Madje, ata, shpesh nuk “pranohen” as nga shkrimtarët dhe poetët, kolegët e tyre në Tiranë, Prishtinë apo gjetiu. Ata jo rrallë, harrohen kur “thuren” antologji, kur flitet nëpër manifestime letrare, kur bëhen kritika letrare, kur shkruhen studime letrare, kur ndahen çmime letrare, kur bëhen pranime e nderime të veçanta për veprat e krijuara gjatë vitit.
Një lulëzim të ri e kanë përjetuar, Arbëreshët e Italisë në krijimin e letërsisë arbëreshe. E vetmja kjo letërsi, që krijohet nga arbëreshët e Italisë, mund të konsiderohet si „letërsi tjetër“ shqipe. Një pjesë nga ata krijesë shkruajnë arbërisht. Ndjenjat ata i shprehin në mënyrë integrale, ato të njeriut arbëresh, që do të thotë, të njeriut nga Ballkani që është arratisur nga aty para pesë shekujsh dhe është dyzuar në një vend të huaj. Por edhe ata që krijojnë në gjuhën italiane, siç është krijuesit i famshëm në gjithë Italinë, romancieri arbëresh Carmine Abate, nga Karfici i Kalabrisë, personazhet e veprave të tij i ka arbëreshë me traditat shqiptare të trashëguara brez pas brezi, por veprimet dhe të bëmat i realizojnë në ambiente të tjera joshqiptare. Dihet se ambientet nuk përcaktojnë gjithmonë, integralitetin e një letërsie. Mendoj se psikologjia e personazheve përcakton më së miri integralitetin e një letërsie.
Në mërgatë, historikisht, është krijuar letërsi shqipe me vlerat të larta artistike, që sot janë në fondin e artë të saj. Krijuesit në mërgatë e kanë pësuar për shkak të ndjekjeve obskurantiste, mbretërore, diktatoriale e ideologjike që janë bërë nga Shqipëria, e në anën tjetër pushtuese dhe politike e ideologjike nga ish-Jugosllavia. Të kujtojmë këtu për një çast Nolin, Konicën, Koliqin, Camën, Kadarenë, Balën, Gërvallën... veprat e të cilëve, tashmë, janë fond i letërsisë shqipe.


A2. Letërsia e ashtuquajtur e diasporës – pjesë integrale e letërsisë shqiptare



Askush nuk ka kërkuar dhe as mund të kërkoj që e ashtuquajtura “letërsia e diasporës” termë ky që për mua është i paqëndrueshëm, të marrë rol udhëheqës të letërsisë kombëtare! Mendoj se diskutimet e tilla as që mund të bëhen. Kjo është fare e kuptueshme. Ky rol në letërsinë e popullit tonë kanë përfunduar me mbarimin e Rilindjes Kombëtare, e veçanërisht ka përfunduar me Periudhën e Letërsisë së Viteve 30-ta. Por, një duhet ta sqarojmë mirë dhe sa më sakt: Krijuesit në diaspora krijojnë në mënyrë integrale letërsi shqipe. Shpirti i krijuesit shqiptar është i njëjtë dhe i pandashëm. Sa unë kam parë dhe sa kam informacione për krijuesit në mërgatë si në Zvicër, Gjermani, Itali, Francë, Belgjikë, Greqi, shtetet Skandinave, por edhe në SHBA, krijuesit shqiptarë krijojnë veprat e tyre në linjën e përgjithshme të letërsisë shqipe që krijohet në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni apo Mal të Zi.
Krijuesit shqiptarë në mërgatën evropiane, kanë bërë një prurje të re të vlerave letrare si në poezi poashtu edhe në prozë, por edhe në kritikën letrare. Madje krijohet përshtypja se këta krijues janë paksa më këmbëngulës në botimin e veprave të tyre. Lënda e trajtuar nga ata, përputhet me ndjenjat dhe aspiratat qytetare dhe intelektuale të njeriut shqiptar në Ballkan dhe në Evropë.
Origjinaliteti, veçantitë dhe vlerat letrare të krijuesve në diaspora, gjithsesi theksohen. Deri tash ato nuk kanë dalë nga shtrati i letërsisë shqipe. Madje as atëherë, kur shkrimtari i ri Xhemajl Sadriu nga rrethina e Gjilanit, që jeton në Zvicër, boton romanin e parë të tmerrit në gjuhën shqipe, me titull „Total Horror“, personazhet kryesorë janë shqiptarë, me psikologji, zakone dhe bystytni shqiptare, ose Muharrem Blakaj, nga rrethina e Burimit, shkruan romane të zhanrit hetimor-kriminalistik me një përkushtim të madh artistik intrigues, siç ka bërë me botimin e romanit “Misioni sekret”, apo poeti i ri që ka lindur dhe është rritur në Zvicër Shpiton Rexhaj, i cili shkruan vetëm gjermanisht dhe ka botuar librin me poezi “Heimat der Haeimatlosen”, e, siç shihet edhe nga titulli, motivet vijnë nga trolli i prejardhjes.
Pra, letërsia që krijohet nga krijuesit në diaspora (me përjashtim të krijuesve arbëreshë), nuk përfaqësojnë një segment më vete, por janë pjesë integrale e letërsisë shqipe.
Një ndarje (veçanërisht për ata që jetojnë dhe veprojnë në Zvicër), në kohë, grupime dhe vlera artistike të këtyre krijuesve, gjithashtu, e ka bërë edhe kritiku Xhemal Ahmeti në studimin e tij “Harta sociale e letërsisë shqipe (Kolonia e shkrimtarëve të diasporës)”.


A3. Integrimi dhe identiteti letrar


Një pjesë e shkrimtarëve shqiptarë, që jetojnë dhe veprojnë në diasporë, kanë bërë dhe bëjnë përpjekje të vazhdueshme individuale apo në grupe të vogla, të lidhen me krijuesit dhe lexuesit vendas, përmes krijimtarisë artistike apo mbrëmje të përbashkëta letrare. Disa krijuesë, tashmë, janë edhe anëtarë të shoqatave letrare nëpër vendet ku jetojnë. Ka autorë që kanë botuar libra të veçantë në gjuhën gjermane, angleze, italiane apo franceze. Ata kanë zgjuar interesim të dukshëm. Për shembull, para një kohe, poezia shqipe që krijohet në Zvicër, në një antologji krijuesish në gjuhën gjermane, u paraqit si letërsia e pestë në këtë shtet. Me sa di, disa libra të veçantë të krijuesve shqiptarë, apo në bashkautorësi me krijuesit zviceranë, janë në proces botimi, dhe do të publikohen. Në raport me numrin e krijuesve shqiptarë që krijojnë në diasporë dhe nevojën e letërsisë shqipe për njohje, integrim dhe identitet letrar kjo është tepër, pak!
Për shembull, shkrimi i romanit në gjuhët përkatëse, ose përkthimi i tyre është ende shumë i pakët. Por ky është problem i përgjithshëm i letërsisë shqipe, që duhet trajtuar në mënyra të veçanta. Veçanërisht integrimin dhe identitetin letrar.


B. Zhvillimi i romanit shqiptar jashtë atdheut - në hapësirat evropiane



B.1. Tradita dhe shtrirja




Tradita e romanit jashtë atdheut ka pasur dhe ka një zhvillim që duhet shikuar më me kujdes. Këtu do të kem një qasje të zhvillimeve të tij duke filluar nga vitet tetëdhjeta të shekullit që shkoi e deri më sot. Jashtë atdheut ishin dhe janë, vepruan dhe veprojnë një numër jo i vogël i prozatorëve duke filluar nga Martin Camaj, që nuk e kemi më në mesin tonë, i njohur veçanërisht me romanet Rrathë botuar në Munih më 1978 dhe Karpa, botuar në Romë më 1987. Ndërsa Ismail Kadare, vjenë më vonë dhe i cili jetën e shkrimtarit të dyzuar në mërgim, e filloi para më shumë se një dekade.
Këtu duhet të përmend disa emra prozatorësh që jetojnë dhe veprojnë jashtë truallit letrar ballkanik të shqiptarëve, pra “jashtë kopshteve tanë” siç do të shprehej Karmine Abatte:
Ardian Kyçyku (Rumani), Riat Ajazaj (Gjermani), Xhemal Ahmeti (Zvicër), Gëzim Alipioni (Angli), Bashkim Shehu (Spanjë), Beqë Cufaj (Gjermani, romani “Shkëlqimi i huaj”, i botuar edhe në gjermaisht), Fatmir Brajshori (Zvicër, romani “Udha e blirëve”), Elvira Dones (Zvicër, romanet “Lule të gabura”, “Yjet nuk vishen kështu”, “Ditë e bardhë e fyer”, “Më pas heshtja”, “Dashuri e huaj” etj), Muharrem Blakaj (Zvicër) Bajram Sefaj (Francë- romani “Parisi kot”), Nerimane Kamberi (qysh kur ishte fëmijë dhe jetonte në Belgjikë më 1981, botoi në frëngjisht romanet për fëmijë e të rinj “Anjesa dhe doktor Simoni” dhe më 1989 “Anjesa dhe shtatë pikturat”, e të përkthyer në shqip më 1990), Xhemajl Sadriu (Zvicër – romani “Total horror”), Arif Kurtleshi (Austri romani – “Kënaqësia e afërsisë së padurueshme”); nga arbëreshët Karmine Abatte (“Tra due mari”, “La festa di ritorno”, “La moto di Skanderbeg”, “Ii ballo tondo”-Shtegtimi i unazës, roman ky i përkthyer në shqip më 1993); Hiqmet Meçaj (Greqi), Pirro Loli (Greqi – “Lotët e diellit”), Nasi Jani (Greqi –“Çmendina”) e romansierë të tjerë.
Janë edhe disa prozatorë që mund të thuhet se kanë shkruar proza të gjata madje qysh në vitet tetëdhjeta si Reshat Sahitaj (Belgjikë – “Rruga e kthimit”, i përpunuar dhe ribotuar tri herë), Miradije Maliqi (Zvicër- “Ditët e heshtjes sime” etj), Kadri Mani (Zvicër- “Nuset tona”), Njazi Sulçe (Turqi – “Mësuesi i ri”, “Mërgimi”), e autorë të tjerë.


B.2. Përshtypja e zhveshur dhe fuqia artistike



Më tutje, në mënyrë të përmbledhur, do të theksoj prozat e disa prej romansierëve tanë, për të vënë në pah disa vlera dhe zhvillime të romanit shqiptar jashtë atdheut.

Ardian-Christian KYÇYKU - (Pseudonimi letrar i Dr. Ardian Kyçykut) u lind në Poradec më 1969. Jeton dhe krijon në Rumani. Ka botuar romanet: “Në perandorinë e gurit”, 1993; “Viti kur u shpik mjellma”, i shkruar në rumanisht, 1997; “Mortët”, 1997; “Një fis i lavdishëm e që jep shpirt”, i shkruar në rumanisht, 1998; “Përkthimi”, shqip, 1999; “Muza e Lojës”, trilogji, 1999; “Lumenjtë e Saharasë”, 1999; “Hyu Epigon”, i shkruar në rumanisht, 2000; “Dashuri me shikim të fundit”, i shkruar rumanisht, 2000; “Oreksi për bukën e qiellit”, 2000, “Engjëjt e tepërt”, 2002; “Kristali dhe hienat”, 2002, “Sy”, 2004; “Si u pushtua Çmendustani”, 2004; “Shtetrrethim”, 2004 etj. Ky autor është ndër më prodhimtarët në diasporë dhe njëri ndër më të suksesshmit në lëvrimin e romanit në dy gjuhë shqip dhe rumanisht.
Gjatë leximit të prozës së këtij autori, lexuesi duhet të jetë i përgatitur dhe t’i nënshtrohet një gjendjeje të veçantë: në leximin e tekstit, të shikimit të pamjeve tronditëse që ofron ai, të ballafaqimit me gjuhën e autorit dhe të personazheve, të jetë i përgatitur për një rikthim e ritronditje të një kohe jo të largët, të ashpër, vrastare e vdekatare, por edhe të një kohe shpresëmadhe; të shikoj pastaj riciklimin të gjendjeve në kohëra të ndryshme në një hapësirë të njëjtë e të ngushtë etj. Lexuesi duhet të ballafaqohet me tranformimin dhe konvertimin e jashtëzakonshëm të personazheve duke iu përshtatur rrethanave të jashtme me thelbet e tyre të brendshëm, gjithmonë të njëjtë, sikur në vitet shtatëdhjeta, si në ato tetëdhjeta, si në nëntëdhjeta, si në hyrje të mileniumit të ri dhe deri më sot. Drama ndodhë më shumë, lidhur me karakteret e personazheve dhe rrugës së tyre jetësore. Periudha e gjatë kohore që përfshihet në romanet e Ardian Kyçykut është një kornizë e rëndë, por që rrinë natyrshëm mbi personazhet e shumtë të romaneve të tij. Kështu ndodhë në romanet Lumenjtë e Saharasë, Sy, Engjëjt e tepërt, Si u pushtua Çmendustani, Shtetrrethimi etj.
Ironia, sarkazma, humori zënë një vend të rëndësishëm në opusin e këtij romansieri. Jeta e personazheve në kohë të ndryshme, përpjekja e tyre për mbijetesë, për mbisundim te tjetri, për të përfituar, ose personazhe të tjerë që janë mësuar dhe ushtruar të jenë të përulur, kokëshkretë, shërbëtor dhe robër, e të nënshtruar nga më të fuqishmit dhe më të paskrupullt, krijojnë situata të tilla me tension ironie e sarkazme dhe shpeshherë situata me humor.
Karakteristikë e veçantë e prozës së Ardian Kyçykut, është teksti i shkruar me një gjuhë shumë të pasur artistike dhe elokuenca e të rrëfyerit. Autori përdor një arsenal të tërë të shprehjeve të rralla si në dialogët e personazheve, poashtu edhe për përshkrimin e gjendjeve dhe rrethanave të ndryshme. Proza e tij është e mbushur me fjalë të zgjedhura, shpeshherë aq të dendësuara sa të japin një përshtypje se je duke lexuar herë-herë prozë poetike.
Profesorin i ri poradecar në Universitetet e Rumanisë, kritika rumune kaherë e quan “Markezi i Evropës Lindore” (Vasile Andru) ose “Një Markez ballkanik” (Titus Vîjeu) dhe në Rumani është “Kadare i ri me strehë jo në Paris, por... në Bukuresht” (Dan Stanca). Sigurisht që kështu nuk është thënë për t’ia bërë qejfin autorit të ri, por është pohuar pasi që kritika letrare në Rumani ka shoshitur mirë e mirë romanet që Ardian Kyçyku i shkroi dhe i botoi në gjuhën rumune. Kritikët e rreptë letrar Mircea Martin, Bogdan-Alexandru Stanescu, Cornel Ungureanu, Marin Mincu, Dan Stanca, Vasile Andru, e të tjerë, veprën e shkrimtarit shqiptar e kanë vënë në majën e kritikës së tyre, veçanërisht pas publikimit të romaneve Viti kur u shpik mjellma, E fshehta e ëmbël e marrëzisë dhe Një fis i lavdishëm që jep shpirt.
Derisa ky autor me vepra të suksesshme, në hapësirën jo të vogël letrare rumune, përcillet hap pas hapi nga kritikët e specializuar të Rumanisë, në hapësirën letrare shqiptare në Ballkan ka ndodhë e kundërta. Përkundër një numri të mirë të veprave të Ardian Kyçykut, të botuar në Prishtinë dhe Tiranë, kritika letrare shqipe, thënë këtu në mënyrën më të zbutur - ka heshtur! Përse ka ndodhur dhe po ndodh kjo ndaj një opusi letrar të njërit ndër prozatorëve më të suksesshëm të ditëve të sotme, është një çështje që këtu, dhe kësaj radhe, nuk e kam për shqyrtim, por që këto i kam theksuar edhe në një analizë për romanit SY të këtij autori.

Xhemal AHMETI - U lind më 1969 në fshatin Dobërdol të Maqedonisë. Jeton dhe krijon në Zvicër. Deri tash ka botuar një numër të madh esesh mbi kulturën, artin dhe letërsinë dhe njihet si kritik i specializuar i letërsisë dhe filozofisë Ka botuar librin me ese «Kuvendi i gjenive – postmoderna dhe shqiptarët», më 2001 dhe romanin «Paranoja», më 2004.
Xhemal Ahmeti botoi një roman filozofiko-etik, dhe, për lexuesin dhe kritikën u bë një befasi e këndshme. Mund të përmend se ky autor i ri shqiptar i lindur në Dobërdol të Gostivarit dhe i shkolluar në Zvicër, gjithë lëndën për prozën e vet, e ka marrë nga jeta e shqiptarëve të Shqipërisë Londineze. Ky, me sa di, është rasti i vetëm deri tash, që një krijues, i lindur dhe i rritur jashtë kufijve të kësaj Shqipërie, të botojë një roman të plotë me lëndën dhe tematikën nga Shqipëria e sotme. Këtë po e theksoj edhe në këtë takim për dy arsye praktike: së pari si një nisje të suksesshme dhe së dyti, pse jo, si një shembull për shkrimtarët e prozës sonë.
Rrëfimi në romanin e këtij prozatori është shumëdimensional. Kurrizi i tij është dhe mbetet pyetja-dilemë : jemi apo nuk jemi të përkryer. Çfarë mund të bëjmë për të ndodhur kjo!? Martin Gera, personazhi kryesor i këtij romani është në dilemë të madhe. Pothuajse sa dilema hamletiane. Të rrosh apo të mos rrosh!? Të jesh i përkryer apo i papërkryer ?! Askush në botë nuk arriti të kryej punët që nisi. Askush. Pra as personazhet e Xhemal Ahmetit nuk i kryen punët e tyre. Paranoja vepron te të gjithë. Një sëmundje kjo që vjen nga jeta e dyfishtë apo e shumëfishtë që bënë njeriu i sotëm. Pra edhe bota shqiptare e përjeton atë. Te shqiptarët dhuna ende është shumë e theksuar. Paranojë shqiptare? Veçanërisht bëhet e ashpër kur përsëritet në mënyrë rrethore. Ajo, fatkeqësisht, nuk po pakësohet por po shtohet, madje në gjithë botën. Në anën tjetër njeriu është i prirur ende t’i shtroj vetvetes pyetjet që vazhdimisht e kanë munduar njerëzimin: Autori ngre çështje në romanin e tij PARANOJA: Ç’është e kryera e çfarë është e pakryera? Po e mundshmja dhe e pamundshmja? Po e arritshmja dhe e paarritshmja?
Proza e këtij autori reflekton mbi këto çështje filozofike dhe ekzistenciale, është prozë e suksesshme me një materie që ka një troll dhe ambient autokton. Njëkohësisht, ambienti na del shumë qartë edhe i përbotshëm sepse ka një shtjellim poashtu të përbotshëm të lëndës, përmes egos së theksuar të personazheve, të cilat ego, ashtu siç dinë të ndërtojnë diçka, shpeshherë dinë të shkatërrojnë pafundësisht.
Të shkatërrojnë, përfundimisht, në radhë të parë vetveten.


B3. Individi i penguar

Riat AJAZAJ - U lind më 1969 në fshatin Zhur. Jeton dhe krijon në Gjermani. Deri tash veç disa vëllimeve me poezi dhe tregime, ka botuar romanet “Arkëmorti bosh”, më 2003 dhe “Ndanë”, më, 2004.
Te romani i parë ky autor bën një prozë paksa tradicionale në kuptimin narrativ. Por krijon një simbol vizual: idenë e protestës dhe forcën e saj kundër dhunës. Arkëmorti bosh, është megjithatë i rëndë sepse dhuna, intoleranca dhe shtypja njerëzore dhe kombëtare në një kohë të caktuar arrin një kulm. Mandej qëllimi është qartë. Caku gjithashtu.
Ndërsa romani NDANË, i botuar në vitin e kaluar, është roman i bazuar në një rrëfim mbi fatin e individit të emigruar, por ai nuk është roman i aksionit. Romani është një përshkrim estetik i jetës së mërgimtarëve në një vend modern siç është Gjermania. Ata jepen përmes një bote të fuqishme shpirtërore, me ëndrrat e tyre për të ardhmen, për jetën. Por ata nuk janë heronj, nuk janë shpatullgjerë e kreshnikë! Dhe janë të vetëdijshëm për këtë. Njëkohësisht janë të vetëdijshëm se edhe në këto hapësira ku ata punojnë e ëndërrojnë, vende e hapësira marramendëse me zhvillimet e tyre teknike e teknologjike, mbetet mbi të gjitha shpirti njerëzor. Prandaj kujdesen që këtë ta ruajnë. Ta ruajnë më shumë se çdo gjë tjetër dhe nuk e lënë të vdjerrët e të bie për tokë, të nëpërkëmbet. Copëzat e kujtimeve, rikujtimeve, rikthimet, gjithmonë i shoqërojnë ata, për një shpresë të re, për një lumturi, për një ditë të re, që ata e shohin çdo mëngjes në një horizont të huaj.
Proza e këtij autori është e freskët dhe befasuese. Ai më parë botoi dy përmbledhje poezish dhe dy vëllime të tjera me tregime mjaft të suksesshme, veçanërisht libri titulluar “Zanfina”.
Derisa prozat në Zanfina dhe romani Arkëmorti bosh janë të strukturuara në rrëfimet e njëtrajtshme, te romani NDANË njeriun e mërgatës e gjejmë të përplasur pa simetri rrëfimi. Mirëpo, një galeri e madhe e personazheve gjenden, megjithatë ndanë shtëpisë së lindjes, ndanë këtu dhe ndanë atje, ndanë atij - diktatorit, ndanë unit të humbur apo lirisë së pritur, ndanë kufirit, ndanë ëndrrës së pritur, ndanë të tjerëve apo kërkimi i lirisë. Lirisë së përhershme.
Po autori ku mbetet? Është krejt indiferent ndaj të tjerëve dhe vetvetes?
Jo! Jeta rrjedh. Proza vazhdon. Madje e suksesshme.

Hiqmet MEÇAJ - U lind më 1944 në Vlorë. Jeton dhe krijon në Greqi. Pasi ka botuar disa vëllime poetike duke filluar që në vitin 1967 (libri poetik “Nisja”) si dhe disa vëllime të tjera me tregime, në vitin 2002 botoi romanin “Kukullat e pyllit”, si dhe në vitin 2003, romanin për fëmijë “Çikpaku”.
Ky autor nuk është i ri në moshë, por është përfaqësues i një rryme letrare që po afirmohet në letërsinë shqipe, rryma letrare e quajtur “Mikrobotizëm”. Madje, Hiqmet Meçaj është ideatori dhe përfaqësuesi më tipik i kësaj rryme.
Kukullat e pyllit janë një metaforë e qëlluar për emërtim dhe trajtesë të problemeve të identitetit dhe botës shpirtërore të trazuar nga kërkimi i kësaj vlere njerëzore. Dilema e madhe është shtruar ashtu siç ka ndodhur vazhdimit në historinë njerëzore: a po humbet identitet, si të fitohet identiteti! Brengosja ishte dhe është e madhe. Letërsia e ka pasur dhe e ka si një temë të madhe trajtese. Kështu, pra, edhe letërsia shqipe.
“Mikrobotizmi”, është një rrymë, mënyrë e shkrimit të gjendjeve dhe situata të personazheve nga këndi i veçantë. Imtësirat e jetës, autobiografia e personazheve (po edhe e autorit) janë në planin e parë. Njeriu i tëhuajsuar i postmodernes shqiptare, krijon paranoja të vërteta, si për shembull te personazhet e romanit “Paranoja” të Xh. Ahmetit, siç e theksuam më lartë. Po sikur personazhet e tillë, siç është personazhi kryesor i Kukullave të pyllit, Admeti, ndjehet i vogël, i pafuqishëm ndaj shtrëngatës së jetës moderne e supermoderne. Madje, kjo, edhe ia merr jetën, sepse pafuqia e tij për të rezistuar me ide, veprime konkrete në një botë ballkanike në tranzicion, siç mund të shprehemi me një fjalë politike të kësaj kohe, është një PAFUQI jo vetëm e tij. Kjo pafuqi vjen nga vetë strukturimi i shoqërisë, shtresave të saj, pastaj ideve, veprimeve të përgjithshme, të cilat të shpeshtën e herave, krijojnë kaosin dhe rrënimin e njeriut…
Shkrimtari Hiqmet Meçaj, jeton në Athinë dhe krijon letërsi në një rrymë të shpikur letrare “Mikrorobotizëm”. Sa mund të qëndrojë kjo shpikje, nuk varet vetëm nga fuqia e penës së këtij krijuesi. Përpjekjet janë interesante. Romani Kukullat e pyllit, por edhe romani për fëmijë, janë pritur mjaft mirë nga lexuesi dhe kritika. Madje në vitin 2003, shtëpitë botuese TOENA dhe ONUFRI, me klubin letrar “Drita” në Athinë, ia dhanë çmimin e parë, në një konkurs letar në vitin 2003.

Bashkim SHEHU - U lind në Tiranë më 1955. Jeton dhe krijon në Spanjë. Deri tash ka botuar përveç disa përmbledhje me tregime edhe romanet: "Vjeshta e ankthit", roman autobiografik, disa botime në shqip si dhe u botua në frëngjisht më 1993 në Paris, "Rrugëtimi i mbramë i Ago Ymerit", edhe në frëngjisht më 1995 po në Paris, si dhe në Barcelonë më 2001 (botim paralel, në spanjisht dhe në gjuhën katalane); "Gostia", "Rrëfim ndanë një varri të zbrazët", roman autobiografik, si dhe spanjisht në Barcelonë 1998 dhe "Rrethi".
Librat i Bashkim Shehut, janë një mendim i ngjeshur, që afron një bagazh të fuqishëm ndjenjash krejt të sinqerta. Ndoshta është i pari krijues që flet hapur dhe pa asnjë frenim, pa kompleksin e fajit, për çështjet aq të ndjeshme për shembull politike dhe intimitete familjare. (dy romanet e tij autobiografik Vjeshta e ankthit dhe Rrëfimi ndan një varri të zbrazët).
Bashkim Shehu me një stil të kthjellët flet bukur. Saktë. Rrjedhshëm. Ai arrin mjaft mirë që të shprehë përmes situatave dhe rrëfimeve artistike, apo edhe autobiografike, ndjeshmërinë e personazheve (për shembull Aga Ymeri, te romani Rrëfimi i mbramë i Aga Ymerit, apo edhe anët sipërore të ndjenjave të vetë autorit si te romanet autobiografike. Të gjitha këto janë drejtpërsëdrejti në funksionin e sqarimit psikologjiko-estetik të situatave dhe karaktereve të personazheve. Për mendimin tim kjo është çështje e dorës së parë, sepse vetëm atëherë, shkrimtari merr guximin dhe kapërcen mbi vetveten me kahje pozitive, siç ka bërë për shembull te Vjeshta e ankthit.


B4. Hapësirat e reja - ose letërsia si argument



Për këtë nënkapitull kam marrë në spikamë dy romansier. Njëri i lindur në Peshkopi dhe tjetri në Burim. Natyrisht që të dytë jetojnë dhe veprojnë jashtë Atdheut. Konsideroj se që të dytë me forcën e tyre si krijues proze do të jenë një “zbulim” për lexuesin dhe kritikën, nëse kjo e fundit do të jetë më e kujdesshme dhe më profesionale.

Gëzim I. ALPIONI – U lind në Peshkopi më 1962. Jeton dhe krijon në Angli. Ai është personalitet i lartë universitar në Universitetin e Birmingamit. Ka botuar një mori shkrimesh gazetareske dhe analiza të ndryshme mbi politikën dhe kulturën. Ka shkruar dhe botuar anglisht në Londër dramën “Voucher” dhe romanin “Kompleksi i të huajit – ese dhe prozë për Egjiptin”. Për opinion e Kosovës u bë i njohur kur shkoi në fund të tetorit 2003 në Universitetin e Prishtinës dhe mbajti një tufë ligjëratash në emër të Universitet të Birmingamit. Kaq. Opioni, lexuesi, dhe kritika jonë nuk dimë më shumë për të. Ndërsa, ky publicist dhe krijues është mjaft i njohur në rrethe kulturore dhe letrare të elitës londineze. Aq më mirë! Romani i tij Kompleksi i të huajit, është një roman artefakt, një roman argument, që meriton të shqyrtohet nga kritika dhe natyrisht të lexohet nga lexuesit.
Muhamed Aliu është një shembull i jashtëzakonshëm i vitalitetit të personaliteteve shqiptare si dhe i vizionit të tyre jashtë Shqipërisë”- thotë shkrimtari Gëzim Alpioni. Dhe ky Muhamed Aliu i Madh, themeluesi i Egjiptit të ri, është personazhi shqiptar i romanit të këtij autori. Para përmendores gjigante të bashkëvendasit të tij Muhamed Aliut, në sheshin kryesor të Kairos në Egjipt, zhvillon intervistën e tij të gjatë, për të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen. Veçanërisht, Muhamed Aliu, në rolin dëshmitarit të shumëfishtë, dëshmon për dy gjëra kryesore: arsyen pse e krijoi Egjiptin e kohërave moderne, pra Egjiptin Modern, dhe pse e çliroi atë nga Perandori Osmane dhe arsyeja tjetër dëshmimin për identitetin në formën vertikale.
Njerëz si Muhamed Aliu i kalojnë përmasat kombëtare. Ata janë qytetarë të njerëzimit, konstatohet me të drejtë. Shqiptarët kanë figura të tilla të fuqishme, që është një privilegje e krijuesve, në radhë të parë shqiptarë dhe të gjuhës së tyre të jashtëzakonshme –shqipes, që mund të krijojnë personazhe historiko-letrare, letërsia si argument ku e ka edhe vetëkritikën brenda si një argument dhe identitetin përkatës.
(Shih një paralele të lehtë në zgjedhjen e personazhit që G. Alpioni e ka marrë në Kajro, B.Shehut në Madrid e Barcelon, personazhin e Aga Ymerit, i cili ishte rob i zënë nga ushtritë spanjolle dhe R. Ajazajt në Gjermani, në një prozë të tij, personazhin e Jusuf Gërvallës, të vrarë nga shërbimet e fshehta serbe në Untergrupenbah. Pra shkrimtrarët marrin emra konkret historik për personazhe dhe i trajtojnë me sukses në veprat e tyre letrare).
Tema të tilla të mëdha, me hapësira të reja dhe me argumente në përmbajtjen dhe kompozicionin letrar të veprës artistike, janë një fillim i mbarë për strukturimin modern të romanit shqiptar.

Muharrem BLAKAJ – U lind më 6 janar 1959 Vrellë, komuna e Burimit. Jeton dhe krijon në Zvicër. Sa ishte në Kosovë mblodhi tregimet e tij në një dorëshkrim me titull „Monolog i një komiti“, si dhe dy novela, „Balta me gjak“ dhe „Besa“ me qëllim botimi. Mirëpo, gjatë bastisjeve të policisë në shtëpinë e tij, të gjitha dorëshkrimet i merren dhe nuk i kthehen kurrë më. Në shtypin shqiptar të diasporës në Zvicër, ka publikuar tregime, ndërsa në vitin 2004, botoi romanin „Misioni sekret”, dhe ka të përgatitur për botim romani e dytë ”Thesaret e humbura”.
Ky autor i “zbuluar” së voni, duket se është i pjekur me valët e jetës dhe i ushtruar mjaftë mirë në përdorimin e gjuhës dhe kompozicionit. Dy elemente themelore për të ndërtuar romanin e qëndrueshëm. Ai lëndën e merr nga veprimtaria e shërbimeve sekrete serbo-jugosllave, dhe shërbimeve të tjera. Por në romanin e tij të parë gërshetohen edhe elementë të tjerë, si rezistenca ndaj krimit, ndaj pushtimit. Sepse dihet, shërbimet sekrete kundër një populli thurin robërinë për të. Kështu, Muharrem Blakaj, ka sjellë me prozën e tij elemente artefakti në letërsinë e re shqipe. Veprimet e shërbimit sekret serb në Kosovë dhe jashtë saj (një pjesë e veprimeve të romanit ndodhin edhe në Cyrih), në një ndërtim të lakmueshëm letraro-artistik, me një rrëfim të thjeshtë, por shumë të gjallë, ky autor na jep dimensione tronditës. Karakteret e personazheve, me pasione të veçanta kriminale, burojnë nga egot e sëmura për krime, pasuri të paligjshme, tortura; veprime e krime të organizuara kundër popullit shqiptar, krime të cilat tashmë një pjesë e madhe dihen botërisht, por, që, romancierëve tanë nuk ua mbushin syrin ende për vepra letrare.
Zhanrin i prozës që kultivon Muharrem Blakaj, letërsia jonë ende e ka të hollë. E, në të vërtetë ky zhanër, në letërsitë evropiane, është më i popullarizuari, pa le më në letërsinë amerikane. Madje atje, edhe bestsellerët më të njohur, siç është aktualisht “Kodi i Da Vinçit” i Dan Brown-it, ka elementë të theksuar të përshkruara me në përmbajtje dhe kompozicion të këtij zhanri, zhanër që për bazë ka veprimtaritë e shërbimeve sekrete, qoftë për të sulmuar e shkatërruar, qoftë për të mbrojtur dhe ndërtuar.
Pothuajse në këtë zhanër shtrohet edhe romani i dytë i këtij autori “Thesaret e humbura”, i cili bënë fjalë për kohë e sundimit të Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene në Kosovë dhe veprimtarinë e shërbimeve sekrete serbe për të gjetur dhe grabitur pasuritë e lashta të popullit shqiptar – monumentet arkeologjike. Pushtuesve gjithmonë iu mungon identiteti në tokat e pushtuara. Ata bëjnë çmos që të vjedhin, grabisin, apo edhe fabrikojnë “të vërtetën” e tyre mbi tokën dhe pasuritë që i pushtojnë.... E si të shtrohet artistikisht kjo lëndë në letërsi dhe të bëhet atraktive dhe e dobishme për lexuesit!?
Unë jam i bindur se Muharrem Blakaj ka gjetur mënyrën, formën dhe ... guximin krijues.
Në fund, ju falënderoj për kujdesin dhe durimin tuaj.

Dybendorf (Cyrih), më 17 qershor 2005
usertype:1 tt= 0
Amantin
Share to: Facebook Twitter MSN linkedin google yahoo 4# 



Rank:Diamond Member!

Score:625
Posts:625
Registered:07/10/2012
Time spent: 23 hours

RE:Eseistike Letrare
(Date Posted:14/10/2012 02:14)

Largimi i shkrimtarit nga Atdheu

ARDIAN-CHRISTIAN KYÇYKU

ese



Mbi pagjumësinë


Të flasësh sot me vërtetësi dhe hapur për letrat shqipe është pakashumë njëlloj si të flisje për liri të kulluar në kohë të tiranisë. Në thelb ndryshon vetëm burgu, të cilin nuk e bën më autori, por librat e tij. Ligji i të kënduarit në kor është ende në fuqi. Mirëpo gjakrat vazhdimisht të nxehur dëshmojnë se ne e duam dëshpërimisht veten, të vërtetën, letërsinë dhe sidomos lavdinë e kësaj të fundit. E meqë përgjithësimet janë shpesh të dëmshme dhe të padrejta, mendoj që secilit i shkon më për shtat të paraqitë përvojën vetjake.
Pas gjysmë shekulli plot beteja të nëndheshme, arritje jo rrallë të shtirura e kundërthënie, më duket se jeta e shkrimtarit shqiptar është përkeqësuar nga shumë pikëpamje dhe qenia jonë është bërë më e shurdhër, më e ngujuar. Zgjerimi i beftë i hapësirës gjeografike dhe i mundësive për të zhbiruar të fshehtat apo gjoja-të-fshehtat e historisë e ka ngushtuar hapësirën e brendshme.
Mbase në etjen e natyrshme për të mos prishur, ose për të ndrequr baraspeshën mes botës dhe lëngut jetësor që bëhet letër duhet kërkuar edhe njëra nga arsyet më të rëndësishme të mërgimit të sotëm e sidomos të moskthimit në vendlindjen klasike.
Letërsia nuk njeh mëshirën dhe mirëkuptimin që mbarështojnë, për shembull, shkenca si historia, psikologjia apo mjekësia. Në letërsi, shprehja Shumë janë të ftuar, por pak janë të zgjedhur ka më fort se kudo shije drame e gjaku. Të paktë janë shkrimtarët që nuk e dinë se veçanërisht në epokën e tanishme, - kur tundimet e postmodernes janë dyndur të na dëbojnë nga sistemi atnor e amtar i shenjave, - ka autorë që linden kur vdesin dhe autorë që, kur vdesin, i mbulon harresa.

Liria që u mungoi atyre është burgimi i përkohshëm i librave tanë


Sot nuk është aspak e vështirë të gjesh vllazëri mes materializmit dhe hashashit, ashtu siç është e pamunudur ta ndash qartë formulën zhdanoviste nga ajo e alkimizmit, e konspirativizmit gati foshnjarak, e pseudo-misticizmit apo e trillerit gjoja-fetar, që shesin miliona kopje të një vëllimi mëse të varfër idesh edhe ato të kopjuara. Ai që ka lexuar dhe ka pasur fatin të rijetojë shpirtërisht mrekullinë e quajtur folklor shqiptar nuk has kurrfarë telashesh për t’i dalluar letërnxirësit nga shkrimtarët e mirëfilltë, apo nga “viktimat anësore” e grafomanët, pavarësisht se ndonjë skeptik i pashërueshëm do të gjejë gjithmonë në epërsinë e shkrimtarit të lindur zilinë ndaj kamjes apo bujës së shkrimtarëve të sajuar. Të mos harrojmë se formula zhdanoviste, bashkë me degëzimet e veta shpesh marramendëse, e mbështetur fuqishëm nga shekullarizimi që përhapet frikshëm në botë, nuk është një gjetje e rastësishme. Dështakë të regjur prapaskenave të letërsisë, ose edhe gjeni të zhgënjyer keqas e që mezi kanë pritur rastin të hakmerren ndaj shpërfilljes së shoqërisë, e kanë gatuar në mënyrë të atillë që ajo të krijojë varësi. Lexuesi i thjeshtë, ai që etet të mërgojë nga realiteti, të çlodhet e të gjejë vetveten mes trillesh e metaforash, apo edhe të shfrejë përmes zërit të shkrimtarit, nuk i bje më të e as nuk do të kuptojë pse nuk gjallon dot pa këtë nektar të zi. Ai është gati t’ia heqë kotheren nga goja fëmijës së vet vetëm që të mos vdesë nga uria letrare d(r)ogmatike. Ai mund të rrojë, madje i qetë, pa dashuri, pa falje, pa besim në Zot, por mezi i shtyn orët dhe javët pa një dromcë nga letërsia e mësipërme.
Duhet pranuar se letërsia e mirëfilltë, ajo që thirret të mbrojë kujtesën dhe hierarkinë e perëndishme, është zhvilluar shumë më shpejt se sa vetëdija dhe shijet e lexuesve të sotëm. Për këtë arsye, humbja e terrenit të saj nëpër librarira e faqe gazetash nuk duhet të na shqetësojë.
Besoj se letërsia shqipe, - ajo që e ka mposhtur përkohësinë dhe kalimtaren në Shqipëri, Kosovë, Mërgatë e në vise të tjera të shqiptarisë, - ka të drejtë të ndihet e zgjedhur përderisa u sprovua me rreth gjysmë shekulli realizëm socialist të hapur, vrastar, e me shtylysh direktivash përçarëse, të cilat ende nuk janë tulatur. Gjërat rrodhën siç e dimë dhe tani, për shkak të inercisë, - gjendje me rrënjë të thella në historinë tonë, e mbase njëra nga trajtat e atij që quajmë mallkim, - formula e përbindshme ngulmon ta fikë krejt shkëndijën hyjnore brenda lexuesit, e fshehur nën emra të tjerë autorësh, nën pó ata emra, por që i titullojnë librat disi ndryshe, e që janë gati të botojnë edhe biletat e avionit vetëm për të rrënjosur bindjen se nuk janë shterur. Këtë e tregon veç të tjerash edhe ashpërsimi i censurës së dikurshme, që mpreh të njëjtat gërshërë, por që ka rinuar vetëm duart dhe flokët e qethtarëve. Të gjithë e dimë se lista e librave “të ndaluar” të shqipes është mbase më e gjatë se sa nën diktaturë.

Hyu, ose përmasa e katërt

Një pjesë e madhe e shkrimtarëve që ushtrojnë ateizmin ndaj lexuesit, vijnë me emër të bërë kryesisht gjatë komunizmit. Qenia e tyre, gati vetiu, pushton hapësira mendore, duke ndjekur parimin e errët: Ajo që më bënë mua kur isha si ti, do të ta bëj unë ty. Letërsia ateiste vetëshpallet e lirë, e aftë të japë përgjigje ndaj çdo enigme, çdo halli, ndaj çdo gjendjeje të koklavitur shpirtërore të bashkëkohësve tanë. Ajo shfrytëzon (lexo: shpërdoron, përdhos) pa skrupuj e me të njëjtën lehtësi vargjet e arta të pitagorianëve, mantrat e hindusëve, lutjet e krishtera, suret myslimane, pjesë nga ditarët e tiranëve, blasfemitë e të gjitha ngjyrave e natyrave, hamendjet e panumërta përmes të cilave ateizmi rropatet t’i gjejë Hyut një zëvendës etj. Ajo përzien e arnon dhe mund të ketë çdo detaj të përsosur, mirëpo, sipas Faustit, i mungon pikërisht Fryma. E rëndësishme për zëdhënësit e saj është që librat të shiten dhe që lavdia e tanishme e autorëve t’i bindë të paktën këta të fundit se është e përjetshme.
Në letërsi vepron edhe një ligj tjetër. Gjatë dhe pas periudhash të mbrapshta historike, krijimtaria e një autori, ose e një grupi autorësh të tejkaluar, adhurohet nga trutë që ata vetë kanë shpëlarë. Brezit të ri të lexuesve mesazhi i stisur nuk iu thotë kurrgjë. Ky lexues ka tashmë mundësi të pamatë të përvetësojë të Vërtetën dhe s’ka si të mos e marrë e qeshura tek sheh vetëngujimin e ngadaltë në harresë e grotesk të atyre që e ndajnë universin në vetëm tri përmasa: unë, unë dhe unë.

Gjuha - vendlindja e mbrame?

Shumica e shkrimtarëve të mëdhenj që janë lindur në Ballkan, nuk kanë mundur, ose nuk kanë dashur të kthehen edhe trupërisht në vendlindjet e tyre. Me shpirt e me gjuhë nuk janë larguar veçse më të rrallë. Kjo u duk edhe në rastin e emblematikut Emil Cioran, i cili nuk la gjë pa thënë e shkruar kundër historisë dhe qenies rumune e ballkanike dhe që, pak para se të vdiste nga Alzheimer-i, ishte në gjendje të shqiptonte vetëm fjalët e hershme të gjuhës amtare: grai dhe dor (e folme, mall). Duke përsiatur mbi dramën e uliksëve me Itakë prej letre, disidenti i shquar Paul Goma (lindur në vitin 1935, me banim në Paris) krijon një parabolë që mund të titullohet Histori e hapësirës në shpellë. Kur ata që u larguan nga shpella u kthyen sërish, situata në shpellë qe tjetërsuar. Nuk kishte më vend për ardhacakë, sepse vendasit qenë mësuar tashmë me zgjerimin e hapësirës. Njëri nga viganët e prozës botërore moderne, rumuni Horia Vintilë1, i pyetur rreth kësaj çështjeje, u përgjigj: “Që të mos çmendesha nga malli, u detyrova të zgjeroja kufijtë e vendlindjes sime dhe të bëja nga Evropa një atdhe të dytë”.
Shkrimtari shqiptar ka një fat disi më të pranueshëm. Largimi nga atdheu e ndihmon të futet më thellë në thelbin e Atdheut të Përhershëm, qoftë edhe vetëm falë shqipes, gjuhë që nuk mposhtet lehtë nga sistemet e huaja të shenjave. Gjeografia shndërrohet në Shpirt, toka bëhet letër, dhe dihet që bota, para se të ishte botë, ishte më parë libër, në qenien dhe në kokën e Krijuesit. Këtë atdhe s’ka marrëzi, urrejtje apo absurditet ta rrënojë. Aty kujtesa përkryhet çdo ditë; popullsia përjetësohet jashtë çdo paragjykimi; rrugët dhe qiejt janë plot me të vdekur më të gjallë se të gjallët, por edhe anasjelltas. Prandaj më është dashur të ngulmoj se një shkrimtar i mirëfilltë nuk ka trup. Ai ka vetëm një fat të zgjedhur dhe të mundimshëm si rrallëkush, përfshi shansin që, një ditë, si të gjithë vdekatarët, të shkojë me të shumtët: në letër, ose nën dhé, duke lënë pas vetes dhé, ose letër.

Një “pse” e madhe sa fëminia


Po kërkoj pak mirëkuptim për patetizmin e pashmangshëm, që të mund të them se Bukureshti i dimrit të 1991-shit, kur m’u desh të shkulem nga Shqipëria bashkë me rrënjët e madje të shuaj me gjakun e tyre edhe etjen time, edhe të stilografit, popullohej ndjeshëm nga hijet shkëlqimtare të paraardhësve të shquar. Vetëm ata që e kanë provuar dinë të pranojnë çfarë malli, dhimbshurie e paqeje sjell përmasa prej shenjtësh e shkrimtarëve të një gjuhe e të një gjaku, që kanë kaluar para teje mes kalvarit të mërgimit. Çdo orë, çdo vit, - se mes orës e vitit zor të vesh kufi, - sjell vegime, dëshpërime, por sidomos pyetje. Me pyetje do ta shpëtoni shpirtin tuaj, thotë një e fshehtë mistike. Nganjëherë këto pyetje vijnë pikërisht nga gjaku e shpirti yt, nga fëmija, që, përmes teje, ka ardhur të lindet në tokë e në gjuhë të huaj. Kam vënë re se pyetjet e këtyre fëmijëve kanë një peshë sa ajo e Gurit të Bejës2.
- Çfarë (s’)ke bërë që nuk je atje? Ose: Çfarë (s’)ke bërë që je(mi) këtu?
A thua se duhet medoemos të kesh bërë, apo të mos kesh bërë diçka, për të qenë, ose jo diku. Por mbase duhet. Secili prej nesh jep përgjigjen që e pandeh si më të drejtë, por besoj se shumica dërrmuese janë gati të thonë në kor: «Sepse shkruaj, shkrova, nuk hoqa dorë nga shkrimi» - dhe shihni sa e thellë dhe shajnitëse është shqipja, e cila, me një vizë të shkurtër, nga shkrimi bën sh-krimi dhe i fal shkrimit edhe misionin e shpjegimit, mposhtjes, ndëshkimit të krimit në përgjithësi dhe të çdo lloj krimi mendor a shpirtëror në veçanti.

Mosha dhe drita


Letërsitë ballkanike janë shtjelluar kaherë në luftë me zodinë e bajrakëve dhe të idhujtarisë. As letërsia shqipe nuk bën përjashtim. Gjatë Panairit të Librit në Frankfurt, në vitin 1998, një nga ish-korifenjtë e letrave tona, shpërtheu me një çiltërsi të paharrueshme. «Po pse, more, - tha: Prandaj kemi tridhjetë e ca vjet që shitemi dhe i themi derrit dajë ne, që të vini juve kokorroçët drejt e nga shtytkat e të merrni të gjitha çmimet e lëvdatat?!». Padyshim, kokorroçët tashmë kanë dy herë më shumë libra disa herë më të vlefshëm se sa ish-korifejtë, por heshtin. Heshtin për hir të moshës, të shitjes së gjatë të ish-korifejve, të kolltukofilisë së tyre etj. Në përgjithësi, ai që i përkushtohet shkrimit nuk para ka zë të trashë nëpër sherre. Zëri i tij është terur mes mureve, nuk është mprehur koreve.
Tani nuk bëhet më fjalë për shkrimtarë moshash të ndryshme, - se s’ka nevojë të plakesh për të qenë dështak e as të rinohesh për të qenë i aftë, - por për dy brezni tejet të ndryshme të shkruari. Humori gjithëditës, mistika e mirëfilltë shqiptare, jo aq mënyrat me të cilat arti i bëri qëndresë historisë, se sa mënyrat dhe dinakëritë me të cilat historia i bëri qëndresë artit; arti ynë i të jetuarit, i të mbijetuarit dhe i të vdekurit – janë vetëm disa nga temat që ndjej se duhet ta mishërojnë letërsinë shqipe të së ardhmes.

Out-izmi ynë


Qysh në fillimet e tyre, mes letërsisë dhe politikës ka fryrë thëllimi. Përvoja komuniste i detyroi shkrimtarët që t’i shohin të paktën vëngër politikanët. Këta paditen edhe sot e kësaj dite si të vetmit fajtorë të varfërimit të shqipes, të rënies së humorit në pellgun e shakave bajate, të trumbetimit të dështakëve dhe shkatërrimit të ngadaltë të elitave. Me pak qetësi do të arrijmë të shohim se e ashtuquajtura shpërfillje është një çështje shumë më tepër shpirtërore, se sa shtetërore. Kur nuk ke dashuri dhe kuptim të thellë në vetvete, kur mezi pret ta dëbosh kolegun tënd nga vendi krejt i merituar, t’ia kyçësh librat në sirtar e t’ia ndysh emrin a faqen në prani të të huajve apo të kujtdo qoftë, s’mund të sigurosh mbështetjen e askujt, aq më pak të strukturave shtetërore. Ose mund të kesh vetëm mbështetjen e ndonjë regjimi kalimtar. Jo të gjithë përfaqësuesit e politikës janë binjakë, jo të gjithë i ka rrëmbyer lumi i historisë udhëve dhe i ka ulur në poste ku s’ëndërronin as një orë më parë.
Fati e ka dhënë që lidhjet e mia me diplomatë e politikanë të jenë gati të paqena. Ndoshta për këtë arsye nuk më ka befasuar ngurtësia e ndonjërit syresh, smira e rëndomtë, apo këshillat babaxhane që janë natyrë e dytë në kësi punësh. Por më ka habitur lehtësia me të cilën kritikë me emër, kolegë e përkthyes, si me qenë zëvendës-nëna, apo vetë Nëna Shqipëri, më kanë lindur herë në fillim të viteve ’60, herë në mesin e viteve ’80, herë në Tiranë, herë në Bukuresht, herë në Konstancë. Pres të lindem tani në La Valetta, në Paris, në Budapest, në Tripoli etj. Çmeritem, sepse nuk ma kish marrë mendja kurrë që atyre iu nevojiten kaq binjakë të mijtë, për sa kohë që mezi e pranojnë qoftë edhe njërin, pavarësisht nëse shkruan shqip, rumanisht, apo në ndonjë gjuhë të tretë. Këtë gjendje ngulmoj ta quaj out-izëm, mosdashje e qëllimshme e sivëllait, që dalëngadalë mund të shndërrohet në sëmundje (autizëm).

Kthimi i kujt dhe ku?!


Si shumica e fëmijëve shqiptarë, i mblidhja çikërrimat e çmuara në një valixhe druri. Me atë valixhe patën bujtur konvikteve tre breza të familjes. Pas dashurisë së parë, çmimi i xhevahirëve të mi ra krejt. Mirëpo kur mbërrita në mërgim dhe kur m’u desh t’i dëshmoja sime bije se edhe unë kam pasur lodra, libra, letra e vogëlima, çmimi i tyre u qindfishua. U kërkova të afërmve në vendlindje që ta gjenin valixhen, por kjo ishte më e vështirë se sa të gjenin lumturinë. Më pyetën se çfarë fshihja në valixhe dhe iu hartova një listë që të bënte të qeshje e të qaje. Më premtuan se do ta gjenin valixhen dhe do ta mbushnin me të gjitha xhevahiret. Valixhe druri shiteshin në tregun e të vdekurve, teksa vogëlsira si ato që më duheshin mund t’i gjeje me dy aspra tufa, mjeshtërore, si të reja, bërë nga kinezi, turku, italiani, rusi etj. Si mund të guxoja të kërkoja më tepër?! Valixhja na pret në Pogradec dhe ime bijë është e bindur se në zonën tonë xhevahirët janë pó ata që ishin dhe se askush nuk i prek.
Nuk shtrohet çështja tani që shkrimtari shqiptar i Mërgatës të kthehet medoemos në atdhe, - sepse qendrat letrare tashmë nuk para përkojnë me ato administrative, - por që sa më shumë bashkatdhetarë ta rigjejnë veten edhe në Atdheun e Përjetshëm, që i pret i rikrijuar, apo që ngjizet përditë në librat e tij.
E megjithëse kam bindjen që, në dhjetë a më pak vjet, atdheu i letrave shqipe do të jetë shumë më i ndryshëm nga sot, nuk besoj se krijuesit tanë do ta duan më shumë njëri-tjetrin. Por ata do ta kuptojnë shumë më mirë fjalën e urtë me anijen që, kur nuk i bindet timonit, do t’i bindet shkëmbit. Le të shpresojmë që secili do të mund të bëhet, së paku, kalesë për të tjerët dhe shkëmb ndaj mangësive të vetvetes.

Bukuresht, qershor 2005
usertype:1 tt= 0
Amantin
Share to: Facebook Twitter MSN linkedin google yahoo 5# 



Rank:Diamond Member!

Score:625
Posts:625
Registered:07/10/2012
Time spent: 23 hours

RE:Eseistike Letrare
(Date Posted:14/10/2012 02:16)

Naum Prifti per Dhimitër Xhuvanin

Naum Prifti:


Pse e zemëroi Mehmet Shehun “Tuneli” i Dhimitër Xhuvanit






Për shkak të natyrës së tij romantike, dikush nga shokët e klasës sonë e quajti Dhimitër Xhuvanin “Zef Serembe” dhe kjo nofkë letrare prestigjioze nuk iu nda atij jo vetëm sa ishte në Politeknikumin Mjekësor të Tiranës, por edhe gjatë gjithë jetës së tij. Kur takoheshin shok me shok ata gjithmonë pyesnim: “E ke parë Zef Zeremben? Je takuar me Zef Seremben?” Ndoshta kjo ngjau edhe për shkak se ai u bë shkrimtar i njohur si Zef Serembja, një shekull më parë.
Programi i letërsisë në shkollën mjekësore qe mjaft i përmbledhur dhe vazhdonte vetëm një vit, por ne patëm fatin e mirë të kishim mësues letërsie shkrimtarin Filip Ndocaj dhe një pedagoge të përkushtuar sikurse Lumnie Radovickën. Prej të dyvet përfituam mjaft. Shpesh hartimet e mia dhe të Dhimitër Xhuvanit mësuesit i lexonin para klasës. Më kujtohet se njëherë Filip Ndocaj na tha se hartimi i Xhuvanit qe me vargje, poezi, dhe ai nuk kishte parë ndonjë herë hartim të tillë, por megjithatë e lavdëroi dhe i vuri notën 5, nota maksimale.
Ndërkohë unë kisha botuar tregimin e parë te gazeta “Letrari i Ri” dhe kur isha në shkollën e mesme, aktivizohesha po te kjo gazetë, te “Rinia” dhe te “Pionieri.” Dhimitri e nisi stazhin pak më vonë dhe unë isha një nga të besuarit e tij për shkrimet e para. Në konkursin e vitit 1953, ai fitoi çmimin e parë për tregimin “Ditët e fundit,” mbresa nga aksioni në “Rrugën e Dritës,” ndërsa unë fitova të tretin me tregimin “Guri i Sinorit.” U gëzova njëlloj si për veten time, se me atë tregim ai filloi rrugën letrare. Ia pata zilinë jo aq për çmimin, sa për radion 25000 lekshe që mori shpërblim, të cilën s’do të mund ta blinte me kursimet e tij as për 25 vjet. Taqos, –kështu e thërrisnim Dhimitrin– ia kisha zilinë që shkonte vizitë te Mitrush Kuteli, për shkak se nëna e tij, Vangjeja, ishte nga Pogradeci dhe farefis me Mitrushin. Nje të diel Taqoja u kthye me një pako librash të cilat ia kishte falur Mitrushi. Me atë rast i rilexova dhe njëherë vëllimet “Netë Shqiptare,” “Kapllan Aga i Shaban Shpatës,” “Ago Jakupi” dhe novelën “Fshati im e pi rakinë.” Mitrush Kuteli dhe Koliqi qenë figurat më të kompletuara të tregimit tonë, nga të cilët u ndikua brezi ynë.
Kur e pyesnin Taqon nëse kishte të bënte me Aleksandër Xhuvanin, figurë e njohur anembanë vendit tonë, ai përgjigjej se ata i përkisnin një dege tjetër Xhuvanësh. Vetëm pasi u miqësuam ai më tregoi se Visarion Xhuvanin, ish kryepeshkopin e Kishës Ortodokse Shqiptare, e kishte xhaxha, të cilin pas lufte qeveria komuniste e burgosi kot. Dhimitri më tha se xhaxhai i tij kishte vdekur në burg si martir, duke u shërbyer të sëmurëve me përkushtim, sa të burgosurit e quanin shenjt. Sekretin që më rrëfeu e mbajta të fshehtë, sepse e dija sa e rrezikshme qe sikur ta merrnin vesh ata që e kishin inat, apo zili.
Në fund të vitit të parë, kur po jepnim provimin e matematikës, Taqoja dhe unë ishim ulur në bangën e fundit dhe me që nuk po arrinim t’i zgjidhnim disa detyra, nisëm të konsultoheshim. Profesori i lëndës Koço Flloko, na vuri re dhe me ironi na tërhoqi vërejtjen: “Ju atje në fund, Xhuvani dhe Prifti përse po bisedoni? Mos po i zgjidhni bashkarisht problemet?” “Jo, professor,” i thashë unë.’ “Jo, jo, ju mund t’i bëni edhe bashkë...” tha ai me ironi. “Profesor, ne as bashkë nuk po arrijmë t’i zgjidhim!” ia priti Xhuvani. Nga përgjigjeja e sinqertë e Taqos në klasë shpërtheu e qeshura. Qeshi edhe profesori. Nuk e di pse na e ngarkonin aq shumë programin e aritemetikës, duke na futur edhe logaritmet, të cilat s’kishin për të na hyrë kurrë në punë. Këtë e dinte edhe profesor Fllokoja. Ai kaloi të gjithë nxënësit, pa lënë asnjë me provim për në vjeshtë. Pas disa vjetësh dëgjuam se mësuesin tonë e kishin arrestuar dhe dënuar me disa vjet bug. Na erdhi keq për të. I vetmi faj i tij qe se gruan e kishte malazeze dhe nuk pranoi ta ndante. Kur ishim në vitin e parë mësuam se na kishin burgosur mësuesin e kimisë, professor Radovanin, të akuzuar sikur ishte një nga ata që kishin hedhur një bombë në ambasadën sovjetike. Qeveria komuniste e sajoi vetë provokacionin me qëllim të eliminonte një tufë intelektualësh e ca më shumë për t’u futur tmerrin të tjerëve.
Pas mbarimit të shkollës, Taqon e emëruan ndihmësmjek në Gramsh dhe pastaj në Librazhd. Në të dy rrethet ai punoi me përkushtim, sidomos kur ra epidemia e fortë e gripit. Përvoja e atyre viteve i shërbeu për subjektet e vëllimit me tregime “Kambana e fundit,” që pati jehonë të mirë në rrethet letrare. Shuteriqi, duke çmuar talentin e tij, e dërgoi për studime në Institutin Gorki në Moskë, furriku ku mbruheshin artistët e penës. Për shkak të prishjes së marrëdhënieve shqiptaro-sovjetike, Taqoja nuk arriti ta mbaronte, por së paku mësoi rusishten dhe zgjeroi kulturën e tij. Kur u kthye nga Moska ai na solli në redaksinë e revistës “Ylli,” një tregim me prirje disidente “Ulica Jamskaja Nr. 9,” ku ai nxirrte në pah vanitetin e brezit të ri sovjetik. Vajza i qe mburrur dashnorit se banonte te një pallat madhështor, ndërsa shtëpia e saj te rrugica Jamskaja qe një kasolle druri e shekullit të kaluar.
Pas kryerjes së fakultetit Gjuhë e Letërsi Shqipe në Tiranë, Taqoja u fut në punë në Lidhjen e Shkrimtarëve. Sikurse u bë zakon në vitet ’60, shkrimtarët shkonin në terren të merrnin mbresa direkte nga jeta. Edhe pse nuk thuhej hapur, kërkesa nga lart ishte që letërsia të kthehej në gazetari e mjet propagande. Taqoja zgjodhi si vend të preferuar Hidrocentralin e Bistricës, te “Syri i Kaltër,” pranë kënetës së Butrinit, vend piktoresk me klimë të butë. Pasi kaloi një muaj atje, u kthye në Tiranë dhe iu vu punës për romanin “Tuneli.” Kur u botua vepra ngjalli entusiazmë dhe u prit mirë nga rrethet letrare, ngase vinte në pah me realizmë jetën e kantierit ashtu siç ishte. Drejtor kantieri në Bistricë, qe Sali Vata, i mbiquajturi “Luani i tueneleve,” i cili kishte fituar nam në Shkopet, me forcën e krahëve. Kryeministri Mehmet Shehu e caktoi drejtor në Bistricë edhe pse ai qe vetëm me shkollë fillore, po ky qe rregulli atëherë, ata pa shkollë urdhëronin njerëzit e shkolluar. Sali Vata i nxiste inxhinierët të nxirrnin sa më shumë steril nga tuneli, sepse kjo qe masa e tij e vetme e suksesit. Inxhinierët i kundërshtonin duke e quajtur të dëmshme dhe jo ekonomike hapjen e zgavrës me përmasa të mëdha, sepse më pas duhej mbushur me beton e hekur, me cimento të kualitetit të lartë, prandaj ngulmonin të gërmonin sipas parametrave të përcaktuar. Këtë kontradiktë midis mendimit shkencor dhe empirik, shkrimtari e bëri bosht romanit të tij, sikurse dhe jetën e zymtë të kantierit. Qëlloi qe romanin e lexoi Mehmet Shehu dhe kryeministri u prek, a më sakt u zemërua që autori kishte guxuar të kritikonte heroin e Punës Socialiste, Sali Vatën, sado me emër tjetër. Sipas dëshmisë së Bashkimit, djalit të tij, ai e kishte nxirë me kalem çdo faqe, e quajti veprën skandaloze e dha urdhër të mbahej qëndrim kundrejt autorit. Shpërthyen kritikat e forta në të gjitha organet e shtypit. Ishte një fushatë e egër që vazhdoi gjatë. Autokritika e Xhuvanit as që u përfill. Qe e shëmtuar të shihje disa nga shokët tanë të klasës, të suleshin me shkrime kundër tij, sado që nuk kishin haber nga fusha e kritikës dhe e letërsisë, vetëm e vetëm të solidarizoheshin me vijën e partisë. Konformizmi u bë normë morale. Komentet për “Tunelin” vazhduan gjatë në bisedat shoqërore. Qe e bukur se ndërsa një palë pohonte se realiteti nuk njihet në një muaj, pala tjetër më realiste ishte e mendimit se shkrimtarit nuk i duhej më shumë se një javë, mbasi ashtu s’do të kishte parë anët negative të kantierit. Dhimitrin e pushuan nga puna si redaktor dhe kryeministri dha urdhër ta shlyente mëkatin atje ku e kishte gatuar. Kështu Dhimitër Xhuvanin e dërguan punëtor në kantierin e Bistricës. Ç’mund të bënte një shkrimtar pa zanat, veç t’i binte kazmës? Shokët e miqtë e tij inxhinierë, që e ndjenin të afërt dhe e dinin mirëfilli se ishte dënuar kot, menduan për të. Ata i dhanë një palë kominoshe, fisën oksidrike, një maskë dhe e mësuan të saldonte. Mbaj mend se Xhuvani fliste me respekt të veçantë e dashuri per kryeinxhinierin Kristo Kalidhopulli, miqësinë me të cilin e ruajti gjithë jetën. Shumë shpejt Taqoja u bë mjeshtër i saldimit. “Që saldimi të jetë i fortë dhe i bukur, ngjitja duhet të ketë formën e luspave të peshkut,” qenë fjalët që mbaj mend prej tij. Pas disa kohe kantieri u mbyll se puna u krye dhe hidrocentrali do të përurohej. Dhimitrin tok me disa shokë të tij nga kantieri, e transferuan në Cërrik, ku po ndërtohej rafineria e naftës, përsëri saldator. Pas dy a tre vitesh mundi të vinte në Tiranë te ndërmarrja bujqësore “Gjergj Dimitrov” po në zanatin e ri, por tani kishte kënaqësinë të kthehej në darkë pranë familjes. Kjo periudhë e dënimit me punë fizike vazhdoi pesë vjet.
Në vitet ’70 Kinostudioja e rriti planin e prodhimit të filmave shqiptarë, si imperativ për të mënjanuar ndikimet e filmave të huaj. Ndihej nevoja për skenarë filmash artistikë e dokumentarë origjinalë. Dhimitër Xhuvani e emëruan skenarist dhe ai pruri atje përvojën e tij nga jeta duke shkruar disa skenarë mjaft të bukur për shijet e kohës. Edhe vëllimi i tij me tregime “Rrugëve të kantiereve” përmban subjekte nga mbresat nga jeta si punëtor.
Ne maturantët e Politeknikumit Mjekësor të vitit 1953, krijuam traditë të mirë me takimet tona. E paracaktuam ta festonin dhjetëvjetorin para ndërtesës madhështore të Operas dhe Baletit, që ndërkohë ishte akoma projekt, por ne na dukej si një mrekulli që do t’i shtohej Tiranës. U takuam sipas premtimit më 1963 dhe festën e bëmë te ambientet e “Drinit” që aso kohe quhej Vollga. Takimet e tjera, çdo pesë vjet, i zhvilluam në Tiranë, madje një vit shkuam edhe në Dajt. Ndërkohë shumica e ish-nxënësve qenë martuar, disa me fëmijë dhe ndonjë prej nesh edhe gjysh. Në një takim shoqëror dikush u kujtua të pyeste sa vjet martuar kishte secili nga ne. Dikush tha 5, 8, 15, ndërsa kur i erdhi radha Taqos, ai u përgjegj: “mua më duket se kam lindur i martuar.” Plasi gazi. Vërtet ai qe martuar tepër i ri, gati njëzet vjeçar, për shkak të dashurisë me Fatmirën, shoqe besnike gjatë gjithë jetës së tij. Ka të ngjarë që thënia të mos jetë origjinale, po unë prej tij e dëgjova për herë të parë, prandaj po nxitoj t’ia jap kredinë.
Më kujtohet se Dhimitri para se të shkruante romanin që ngacmonte ndërgjegjen e tij krijuese, u konsultua me mua. Kishte dy subjekte, njërin për një bari matjan që e dimëronte tufën e dhive në fshatin e vet, duke thyer traditën e shtegtimeve në Shqipërinë e mesme dhe të jugut, dhe tjetrin për një punëtor të aksidentuar që ngrihej në këmbë me protezat që sajoi vetë. Duke e ditur se Taqoja nuk e njihte jetën e fshatit dhe do të mbetej disi soditës për blegtorin e tufës së dhive, e këshillova t’i kushtohej të aksidentuarit, jetën e të cilit si elbasanas, e njihte më mirë. Pas një viti doli në dritë romani “Përsëri në këmbë,” që u prit mjaft mirë, sepse sillte në mënyrë besnike jetën e një novatori me vullnet të hekurt. Më vinte maraz tek dëgjoja interpretime idiote se gjasme titullin ia kishte vënë qëllimisht që t’u tregonte se ai sërish ishte ngritur në këmbë. Jo, njëmijë herë jo! Besoj se sikur t’i kishte shkuar ky interpretim, do t’ia kishte ndryshuar titullin. Dhimitri nuk donte kurrsesi të sfidonte autoritetet që e kishin dënuar, po titulli i përshtatej për bukuri jetës së heroit me këmbë të prera, që ngrihej në këmbë dhe punonte njëlloj si të tjerët. Një ngjarje komike që s’mund ta harroj; Një studente shkoi te apartamenti i tij në rrugën e Durrësit dhe kërkoi të takonte shkrimtarin. Fati që u ndodh te dera i tha ta priste te kafe “Flora” sa të vishej. Taqoja zbriti pas pak dhe sa hyri te kafeja po shihte. Studentja i doli para dhe i tha se ai duhet të ishte Dhimitër Xhuvani. “Si më njohe?” e pyeti ai. “Nga përshkrimi që më bëri mamaja jote,” ia ktheu vajza. Taqoja filloi të qeshte se e kuptoi keq kuptimin. Nëna e Taqos kishte vite që kishte vdekur, ndërsa ajo kishte marrë gruan si mamanë e tij.
Nga fundi i viteve ‘80, Lidhja u kujtua t’i ndihmonte shkrimtaret dhe kompozitorët për kondita më të mira pune e jetese. Vendosi t’u jepte tre dhoma e një kuzhinë, me kusht të lironin apartamentet e tyre me dy dhoma e një kuzhinë. Për Seksionin e strehimit ky kusht qe i favorshëm, sepse në apartamentet e liruara, do të strehoheshin familje të tjera. Në listën fillestare isha unë, por pastaj më hoqën, për arsye se kisha vetëm vajza dhe kryesia arsyetoi se ato do të martoheshin dhe do iknin nga shtëpia. Dhimitrit i dhanë një apartament me tre dhoma e një kuzhinë, në godinat që u ngritën afër sanatoriumit të Tiranës, aty ku e ka selinë edhe sot familja e tij. Nga frika se mos ia okuponin të tjerët, Taqoja nisi riparimin e shtëpisë sipas shijeve të tij dhe disa muaj me radhë qëndroi atje, duke fjetur si gjynahqar te një shtrat dosido, deri sa u mbart familja krejt.
Dhimitri qe punëtor i palodhur. Sa pa mbaruar një vepër, mendjen e tij e ngacmonte subjekti i një vepre të re. Ai shkroi pa pushim, pa ndërprerje në disa gjini, tregime, novela, romane, skenarë, drama. Natyrisht qe i kujdesshëm t’u përmbahej normave të realizmit socialist, por asnjëherë ai nuk ra në shtratin e skematizmit banal, të atyre romaneve a veprave të cilave u kuptohej fundi qysh në faqet e para. Ai sillte fakte jetësore domethënëse e njëkohësisht ruhej të mos shkelte në dërrasë të kalbur, sepse kjo do t’i kushtonte shumë pas “Tunelit.” Filmat me skenarët e tij, si edhe romanet e asaj kohe, vazhdojne të lexohen, madje dhe të pëlqehen sidomos nga lexuesit e moshuar se janë pasyrë besnike e asaj kohe.
Taqoja ishte shumë i këndshën në bisedat shoqërore. Dinte të tregonte bukur, shtruar, pa u nxituar, por me kthjelltësi e kurdoherë me synim të nënvizonte idenë që donte të nxirrte në pah. Njëherë e pyeta nëse kishte në sirtar tregime për një kohë tjetër, disidente. Më tregoi një subjekt tragjik për një familje të pasur elbasanase, gruaja e të cilit qe vetëvrarë pas një vizite disa ditore në pallatin e Zogut kur ai ishte beqar. Ai m’i rrëfeu të gjitha hollësitë e tregimit, se ngarja njihej mirëfilli në Elbasan. Nuk e di nëse e hodhi në letër, apo mbeti subjekt i pakonsumuar, sikurse ngjet kur veprat shtyhen pafundësisht për arsye të ndryshme.
Disa herë na qëlloi të shkonim me shërbim bashkë, nëpër rrethe të ndryshme si anëtarë jurie, apo komisionesh ekspertësh nga ministria. Natyrisht në darkë na pëlqente të luanin ndonjë dorë me letra. Luanim krysisht kupat me një gjobë të lehtë, humbësit do të paguanin kafetë e ditës së nesërme. Shuma e të hollave nuk shkonte përtej 40-50 lekëve të vjetra për dy veta. Taqoja asnjëherë nuk pranoi të hynte në lojë me para. Me sa duket e kishte tronditur një ngjarje e viteve të rinisë në Elbasan, ndonjë dramë e shkaktuar nga kumari dhe kurrë nuk u ul të luante me para.
Njëherë, ndërsa ndodheshim në turizmin e Sarandës, vura re se Taqoja porositi vetëm një gjellë me mish, pa e shoqëruar me supë a sallatë. U bëra kureshtar dhe e pyeta si ishte me oreks që tregohej aq i përkorë. “Oreks?” pyeti duke buzëqeshur. “Unë mund ta ha gjithë menynë, por nuk dua ta lë këtu dietat dhe rrogën. Më mirë ha diçka dhe e quaj veten të ngrënë.” Pinte me karar, pa e tepëruar dhe unë kurrë nuk e pashë Taqon të dehur, a të pirë. Ai kishte shoqëri mjaft të gjerë, dhe të gjithë e donin për karakterin e tij të shkueshëm, të butë, të dashur. Vishej thjeshtë, pa lakmuar për luks e gjëra të shtrenjta. Ishte shembull i modestisë dhe thjeshtësisë. Dhe kurdoherë kthehej në familje me ndonjë dhuratë sado modeste, një qeskë me portokalle, me rrush a me mollë.
Dhimitër Xhuvani tregoi se kishte depozituar mbresa të shumta e të hidhura nga diktatura dhe atë duf e shprehu duke stigmatizuar anët e shëmtuara të atyre viteve, pas shembjes së saj. Më ka mbetur në mendje romani i tij “Jetë në arkivol” të cilin ma dhuroi me dedikimin mbresëlënës: “Naumit, për gjithçka të hidhur që kaluam. Me dashuri, Dhimitër Xhuvani. Tiranë, 7-12-96.” Aty ai demaskon egërsinë monstruoze të hetuesve të sigurimit, të cilët përpiqeshin të nxirrnin pohime nga të pandehurit, me tortura që kalojnë caqet e mendjes njerëzore. Po ashtu atij i la mbresa të pashlyeshme tragjedia e Otrantos, ku humbën jetën në mënyrë tragjike me dhjetra familje që ëndërronin të shkonin në një vend Europian si Italia. Vepra “I mbytyri i Otrantos,” është requiem për ata që treten në fund të detit Adriatik. Edhe në veprat e tjera, sikurse “E diel pas vdekjes,” “Kambana e thyer e Kremlinit,” “Kryqëzimi i dytë i Krishtit,” “Fytyra e vdekjes,” (tregime 1999), “Kupa e helmit,” ai sjell emocione tronditëse nga ashpërsia e diktaturës shqiptare, që nuk ka të krahasuar me asnjë nga vendet komuniste të Europës Lindore. Shpirti tij i ndjeshëm nuk e duronte as hipokrizinë, as mizoritë e zyrtarëve.
Skenarin e tij të fundit, “Lindje-Perëndim-Lindje,” e shkroi së bashku me djalin e tij, Gjergj Xhuvani, i cili qe edhe regjisori i filmit. Gjergji u bë i njohur me filmin “Parrullat,” një satire e mprehtë kundër dikataturës që u prit mirë edhe në festivalet ndërkombëtare. Premiera e filmit të ri u shfaq javën e parë të nëntorit, në kinema “Millenium” në Tiranë, por ai s’mundi ta gëzonte.
Dhimitër Xhuvani, punoi me përkushtim gjithë jetën për kultivimin e letërsisë, për ngritjen e saj në një nivel më të lartë, për t’u rreshtuar denjësisht krahas vendeve ballkanike dhe europiane. Gjatë këtyre dhjetë viteve ka qëlluar të kem humbur disa shokë të klasës, e natyrisht për të gjithë më ka ardhur keq, ndërsa ndarjen me Dhimitër Xhuvanin e kam përjetuar me dhimbje të thellë. Këtë vit gjatë bisede telefonike më pyeti se kur do të vija në Tiranë dhe kur i thashë “në shtator,” lëshoi një “Oh” të gjatë dhe sikur të fliste me vete, tha: “shtatori është larg, larg!” Vdekja e tij shkaktoi tronditje jo vetëm në Tiranë, por anembanë vendit. Me qindra njerëz e përcollën në banesën e fundit, edhe pse s’pati asnjë organizim zyrtar, çka tregoi dashurinë e sinqertë të njerëzve të thjeshtë për shkrimtarin e tyre të dashur.

gsh
usertype:1 tt= 0
Amantin
Share to: Facebook Twitter MSN linkedin google yahoo 6# 



Rank:Diamond Member!

Score:625
Posts:625
Registered:07/10/2012
Time spent: 23 hours

RE:Eseistike Letrare
(Date Posted:14/10/2012 02:18)

Luigj Gurakuqi: Një poezi dhe një pikturë pak të njohura


Luigj Gurakuqi


Është fjala për një vjershë të shkurtër prej dhjetë vargjesh, mbasi dy prej tyre përsëriten si refren. Ajo mban titullin “Shqiptarëve lidhë n'besë” dhe nuk figuron në asnjë përmbledhje poetike të deritanishme të Gurakuqit, në Shqipëri dhe në diasporë. Për pasojë mungon në të gjitha antologjitë, ku poeti përfaqësohet në krijime të tjera si “Shqypja e Burrit”, “Qindresa”, “ Dallëndyshes” apo “Deka e zanave”:
E botuar për herë të parë (dhe të fundit) në Bruksel tek “Albania” e Konicës , numër 3/1899, faqet 35-36, poezia kaloi pa rënë në sy të kritikëve dhe të studiuesve, ndoshta sepse u shfaq në një revistë me periodicitet mujor dhe jo në një libër me qarkullim shumë më të gjatë. E megjithatë ajo jep bukur e saktë, përmes thjeshtësisë së jashtme e tensionit të brendshëm, gjendjen e Shqipërisë në atë kohë, kur autori ishte vetëm njëzet vjeç:


Luigj Gurakuqi (1878 - 1925)


Për të gjithë an' jemi rrethue
Anmiqt kqyrin me u avitë:
Don' tok't tona me i zaptue,
Don'krejt fare me na qitë.
Në sulm tonë' pushka s'na pret
S'na rren parja, i bim shqelm arit
N'luft ' tuj dekun për vend t'vet
Si me le i bahet shqiptarit
Dy prej vargjeve të mësipërme u bënë realitet i dhimbshëm. Ai i strofës së parë: “Don' tok't tona me i zaptue”, me lënien jashtë hartës, më 1913, të gjysmës së trojeve shqiptare. Ai i strofës së dytë: “S'na rren parja, i bim shqelm arit” me xhepat bosh të ish-ministrit të financave, pas atentatit të 1925-ës. Toni kushtrimor i refrenit: Bini djem me gjith furi, Pret prej jush Shqypja liri! që kulmon jo vetëm mendimin poetik, por edhe atë politik të Gurakuqit, u bë shkak i dëbimit të atij nga Shqipëria, zgjatur gjer më 1908. E pikërisht këtu hesht poezia, për të folur piktura…

PIKTURA
Është fjala për një kompozim në vaj mbi karton, në përmasat 55 me 78 cm, pa firmë dhe pa diçiturë, që ka fiksuar kthimin në Shkodër të Gurakuqit, pas shpalljes së kushtetutës nga xhonturqit, me 2 korrik 1908. Shkak për njohjen e paktë të pikturës ka qenë vendosja në një kënd të pandriçuar mirë, në një mjedis të mbyllur e me një numër të kufizuar shikuesish, si dhe afërsia me aksponatin e rrobeve të përgjakura të Luigjit, vatër dominante ku përqëndrohej vëmendja e çdokujt. Piktori i merituar Kel Kodheli e solli punën e tij, në shtëpinë muze “Luigj Gurakuqi”, që me krijimin e saj me 19 shkurt 1964.
Është një interpretim realist me disa penelata impresioniste, që duken tek drita, ajri, prekja e figurave. Autori ka punuar me masa të plota penelatash. Telajoja ndahet në dy masa: në pjesën e poshtme të errët, ku spikat ndonjë e kuqe-vjollcë-okër e kostumit kombëtar dhe në pjesën e sipërme të kaltër të çelët, ku spikat figura e të riut 29 vjeçar. Ngjyrat janë kontrastuese. Dinamizimi i tabllosë theksohet prej penelatave të shkathta. Drita që vjen nga liqeni, tregon një çast pasdrekeje dhe krijon një atmosferë mjaft sugjestive. Peizazhi ka një lloj qetësie, ndërsa figurat janë plot lëvizje.
I porsazbritur nga anija në breg të Bunës, Gurakuqi ka hipur në pajton, të cilit në çast turma që shtyhej t'i dilte para, ia ka shmprehur kalin, për të tërhequr vetë shtagat e për të çuar Luigjin gjer në Lulishten Popullore, pikërisht aty ku sot ndodhet përmendorja e tij… Populli i bëri një pritje madhështore, që Noli do ta quante të denjë për një Mesi (Shih: Piro Tako, “Luigj Gurakuqi. Jeta dhe vepra”, Tiranë, 1980).
Gurakuqi me kapelë republika në dorë përshëndet njerëzit, të cilët të zënë me pritjen e tij s'iu del koha të heqin kapelet, qeleshet, fesat…
Drita bashkë me ngjyrat bëhen elemente të dorës së parë, për të krijuar atmosferën festive. Ngjarja shpaloset në një mjedis të hapur dhe mënyra e paraqitjes është perspekti-ve. Është një kompozim asimetrik, i ndërtuar me dy linja horizontale: më e fortë e poshtmja, më e butë e sipërmja, e cila ndihmon perspekti-vën. Mbi këto dy linja horizontale përftohet një linjë vertikale (figura e Luigjit), por që mbështetet nga linja pak të fshehura diagonale (nga shtagat e karrocës, tek duart e hapura të Luigjit). Mbi këtë ndarje vërejmë vlerë trekëndëshi…
Zhvendosja e figurës kryesore djathtas qendrës së kompozimit ndihmon për të dhënë idenë e lëvizjes. Ndaj ndjejmë një ritëm në rritje, ndjejmë një sens hapjeje, që përfundon në mënyrë tepër të dukshme tek duart e Luigjit, përmes një këndvështrimi romantik.
Protagonisti megjithëse nga ana proporcionale më i vogël, ngaqë s'është në plan të parë, gëzon nga piktori forcën grafike, duke u siluetuar në sfond të çelët, gjë që s'e kanë figurat e tjera edhe të planit të parë.
Mesazhi i pikturës është kthimi në atdhe. Por me ardhjen e Luigj Gurakuqit në Shkodër, apo të Ismail Qemalit në Vlorë, që i bëhet e njëjta pritje, rikthehet shpresa.
Kjo tabllo kompozicionale e një artisti me bagazh profesional, si Kodheli, e lë syrin e shikuesit të çdo kohe të sintetizojë.
usertype:1 tt= 0
Amantin
Share to: Facebook Twitter MSN linkedin google yahoo 7# 



Rank:Diamond Member!

Score:625
Posts:625
Registered:07/10/2012
Time spent: 23 hours

RE:Eseistike Letrare
(Date Posted:14/10/2012 02:18)

Shqiptarë në poezinë e Heminguej

Një poezi e Heminguejit ku përmenden shqiptarët



DR. MOIKOM ZEQO

Në ditët e rinisë sime, idhulli i Ernest Heminguejit qe i gjallë, çudisjellës, shpërthyes dhe artndikues. Hemingueji është një prozator i shkëlqyer i shek. XX. Literariteti i tij ka një karakter lakonik, të pazakontë. Ai bën një prozë të madhe me një fuqi substanciale, shpalos shpirtin e sendeve dhe tipologjinë e njerëzve të vërtetë. Duke studiuar Heminguejin, jam njohur dhe me krijimet e tij poetike, eksperimente të çuditshme. Ai e ka patur mik të madh, gjeniun e poezisë Ezra Paund. Por Hemingueji, kurrë nuk e ka mbajtur veten për poet. I pari njeri që më foli për një poezi të Heminguejit, ku përmenden shqiptarët, qe studiuesi dhe piktori i njohur nga Kosova, Shyqyri Nimani. Pas disa përpjekjesh e gjeta këtë poezi në dorëshkrimet e mia, e kisha përkthyer para 10 vjetësh. Poezia i kushtohet një ngjarjeje fantazmagorike, të njohur në kronikat mesjetare si Beteja e Kopenhagës. Bëhet fjalë për epokën e stratiotëve, të ushtarëve shumëkombësh me pagesë. Stratiotë të famshëm kanë qenë edhe shqiptarët. Në shek.XVII spikat edhe një teoricien i madh i artit ushtarak, shqiptari Gjergj Basta, i cili arriti dhe gradën Gjeneralisimus. Për fat të keq nuk e kam lokalizuar dhe saktësuar ngjarjen historike, që quhet Beteja e Kopenhagës. Kjo poezi është e bukur dhe mbresëlënëse, konkrete dhe apokaliptike. Ai i përmend shqiptarët, siç përmend të tëra etnitë e tjera. Si një alkimist ai bën analizën e një enigme. Ky rast i përmendjes së shqiptarëve në krijimtarinë e Heminguejit, është gjithsesi simbolik, por jo i parëndësishëm.

Somario
Poezia i kushtohet një ngjarjeje fantazmagorike, të njohur në kronikat mesjetare si Beteja e Kopenhagës. Bëhet fjalë për epokën e stratiotëve, të ushtarëve shumëkombësh me pagesë.

Stratiotë të famshëm kanë qenë edhe shqiptarët. Në shek.XVII spikat edhe një teoricien i madh i artit ushtarak, shqiptari Gjergj Basta, i cili arriti dhe gradën Gjeneralisimus.


ERNEST HEMINGUEJ

BETEJA E KOPENHAGES

Përherë është mister
Pse vallë
Në histori
S’ka asnjë fjalë
Për
Betejën e Kopenhagës!

S’ka asnjë legjendë
E megjithatë
Diçka dihet
Për luftimin dhe disfatën,
Për thyerjen
Dhe rrëzimin mes gjakut,
Për goditjet,
Copëtimet,
Për plagët,
Për klithmat
Dhe kalbjen e skëterrshme të kufomave
Në Betejën e Kopenhagës!

Dhjetëmijë burra suedezë
Nisen dhe s’kthehen
Në Betejën e Kopenhagës

***
Dhe shumë italianë,
Disa batalione
Në kolona
Në Betejën e Kopenhagës!

Dhjetë fise polakësh
Mes pyjeve
Në Betejën e Kopenhagës!

Dhe grupe shqiptarësh
Përkrahur
Nga ukrainas
Në Betejën e Kopenhagës!

Dhe gjithashtu ca rumunë
Të ngathët
Por dhe mendjehollë
Në Betejën e Kopenhagës!

Tremijë grekë
Me fustanella
Që kundërmonin erë presh
Në Betejën e Kopenhagës!

Dhe njëmijë turq
Me hanxharë të përgjakur
Mes vringëllimash
Në Betejën e Kopenhages!

Gjashtëqind abisinezë
Thatimë, trashaluqë
Në Betejën e Kopenhagës!

Dyqint çekë,
Me britmën e tyre luftarake,
“Me Hzeck”
Në Betejën e Kopenhagës!

Dhe njëmijëetetëqind skocezë
Me batanije,
Të lidhura më nyje
Me enët e kallajta në brez
Të ndyrë, pijanikë
Në Betejën e Kopenhagës!

Dyqind aziatikë
Madje dhe një çetë japonezësh
Në Betejën e Kopenhagës!

Zaret e fatit trimërisht i hedh
Dhe një mori mongolësh
Mëkatarë dhe të shenjtë
Në Betejën e Kopenhagës!

***
Nga viset veriore
Erdhi vetëm
Një grusht norvegjezësh
Të vetmit, të pafrikshmit,
T’u kundërviheshin
Hordhive kaotike
Në Betejën e Kopenhagës!

Kur u dogj gjithçka,
Gjysmë milionë çifutë
Nxituan
Për të përhapur
Anembanë botës
Lajmin
Për Betejën e Kopenhagës!

Shkruar në Çikago gjatë viteve 1920-1921
Përktheu Moikom Zeqo
usertype:1 tt= 0
Amantin
Share to: Facebook Twitter MSN linkedin google yahoo 8# 



Rank:Diamond Member!

Score:625
Posts:625
Registered:07/10/2012
Time spent: 23 hours

RE:Eseistike Letrare
(Date Posted:14/10/2012 02:19)

“Skënderbeu“, 3 mijë vargje nga Grigor Prliçevi

Në 600-vjetorin e lindjes së Skënderbeut. Mbi poemën “Skënderbeu” të poetit maqedon




Dr. Fatmir Zanaj


Grigor Prliçev (1830/1-1882) konsiderohet si babai i poezisë maqedonase. Në vitin 1861 ai ka shkruar në gjuhën greke poemën “Skënderbeu”, me të cilën u paraqit në konkursin letrar që zhvillohej aso kohe në Athinë nën kujdesin e mbretit Oto.
Për vlerat e pasura ideore dhe letrare që kanë dy poemat e tij kryesore, “Armatollos” dhe “Skënderbeu”, si dhe për mbështetjen e tij në figuracionin dhe teknikën letrare antikegreke, në Maqedoni e Bullgari janë bërë shpesh krahasime për Prlicevin si Homerin e kohëve të reja. Grekët e konsiderojnë poet të tyren për kontributin e dhënë në lëvrimin e gjuhës letrare greke. Ka edhe botime akademike me studime kritike krahasuese mes krijimtarisë së Homerit (Iliada dhe Odisea) dhe asaj të Prlicevit (Armatollos dhe Skënderbeu).
Në poemën “Skënderbeu”, me mbi 3000 vargje, sipas akademikut maqedon Prof.Vitomir Mitevski (V.Mitevski, Homeri Prliçev Nezavisni izdania, 52, Skopje, Noemvri 1995), duke i kënduar heroit kombëtar të shqiptarëve, Prlicevi e paraqet heroizmin e tij jo si një qëllim në vetvete dhe jo thjesht burim i qënies së tij madhështore fizike, por si frymëzim nga lufta e tij për mbrojtjen e popullit të vet dhe të mbarë krishtërimit.
Poema “Skenderbeu” e poetit maqedon Grigor Prlivevi është përkthyer në shqip nga Spiro Çomora dhe është botuar dy herë, në fillim në ish-Jugosllavi dhe në Maqedoni, në vitet 1970-të dhe në vitin 1998 (1000 kopje). Eshtë për të ardhur keq që kjo vepër poetike për heroin tonë kombëtar njihet fare pak ose aspak në Shqipëri. Do të ishte bukur ta lexonte çdo shqiptar në Shqipëri. Tema kryesore e poemës është ballafaqimi i ushtrisë së Skënderbeut, i historisë, vlerave, moralit dhe fesë, që ai përfaqesonte si Gjergj Kastriot dhe i krishterë, me Ballaban Pashën dhe çfarë përfaqësonte ky pasha turk me origjinë shqiptare (jepet në poemë një kontrast i plotë midis bukurisë fizike shqiptare dhe shpirtit të deformuar nga edukata osmane). Aty e sheh se poeti Prlicev e ka shkruar atë poemë me 3494 vargje si të ishte një shqiptar, duke folur me shumë simpati për Shqipërinë, malet dhe njerëzit e saj, fatosin e saj Skënderbe etj. Ndoshta Prlicevi fliste edhe shqip, meqenëse ka qenë edhe mësues në Tiranë dikur në vitet 1850-1860.
Informacioni mbi poemën “Skënderbeu” dhe autorin e saj Prlicev është mjaft i kufizuar si mes shqiptarëve të Maqedonisë, ashtu edhe në Shqipëri. Për të kanë dhënë informacion një numër mjaft i kufizuar autorësh shqiptarë, vetëm rreth 35 vjet më parë dhe kryesisht për botime në revista të specializuara akademike, kryesisht në gjuhë të huaj. Për këtë arsye, përkthimi në gjuhën shqipe dhe botimi i kësaj poeme në Shqipëri, në vitin 2005, viti i 600- vjetorit të lindjes së heroit tonë kombëtar, do t’i shërbente njohjes më të mirë të famës që ka pasur ndër popujt e rajonit figura legjendare e Skënderbeut, i cili ka shërbyer për nxitjen e rilindjes shpirtërore e kombëtare jo vetëm të shqiptarëve, por edhe të popujve të tjerë në rrafshin ballkanik. Përkthimi tij në gjuhën shqipe do të inkurajonte punën e nisur për njohjen e kulturës reciproke, duke i shërbyer gjithashtu rritjes e forcimit të miqësisë mes dy popujve tanë, të cilët po punojnë e bashkëveprojnë sot për integrimin e tyre në strukturat europiane dhe euro-atlantike.

Kush është Grigor Prliçevi
Kombi maqedon sot e konsideron Grigor Prliçevin si figurën më të shquar që hodhi themelet e poezisë moderne maqedonase. Prliçev, që ka lindur ne Ohër në 1830/1 dhe ka dhënë mësim për ca kohë në Tiranë (Shqipëri), u bë i njohur për herë të parë në Athinë si poet universitar grek. Në periudhën që studionte për mjekësi në Universitetin e Athinës, Grigor Prliçev mori pjesë dy vjet rresht në konkursin tradicional letrar që zhvillohej në atë vend, nën kujdesin e mbretit Otto. Vitin e parë të pjesëmarrjes së tij në atë konkurs, në vitin 1860, Grigor Prliçev fitoi çmimin e parë, me poemën e tij “Armatollos” (“Sirdari” përkthyer në maqedonisht). Një vit më pas, si poet tashmë i njohur në qarqet letrare greke, ai u paraqit në konkurs me poemën “Skënderbeu”.
Përpjekjet e tij për të ndjekur shëmbullin e vëllezërve Miladinovë, të lindur në Ohër, që për ndjenjat patriotike antiosmane dhe promaqedonase vdiqën në vitin 1862 të syrgjynosur në burgun e Stambollit, ndeshën kurdoherë në kritikat e përndjekjet kundër tij si nga bullgarët dhe nga otomanët. Pasi kthehet në vendlindje në Ohër, ai bën përpjekje që të shkruajë jo më në gjuhën greke, por në “gjuhën pan-sllavonike”, një lloj Esperantoje sllave që ai e kishte shpikur vetë, duke menduar se ajo do të shërbente si një gjuhë letrare që do të bashkonte sllavët e jugut. Në “gjuhën pansllavonike” ai përktheu “Iliadën” e Homerit si dhe dy poemat e tij epike “Armatollos” (Sirdari) dhe “Skënderbeu”. Ai u përpoq të hartonte edhe një gramatikë për këtë gjuhë. Por me gjuhën e krijuar prej tij, e cila ende nuk kishte një normë të përcaktuar letrare dhe nuk njihej nga populli, ai nuk arriti dot të shprehej artistikisht në atë nivel të lartë poetik, siç kishte bërë kur kishte shkruar në greqisht. I vetëdijshëm për këtë, vetë Prliçevi e kishte pranuar njëherë, se ai që kishte kënduar si bilbil në gjuhën greke, tani po çirrej si një buf në gjuhën “pansllavonike”.
Por lufta e përditshme e Prliçevit për të shkruar një lloj poezie që do të hidhte themelet e gjuhës së re letrare amtare, e bënë atë që të kujtohet e vlerësohet sot nga maqedonët si babai i poezisë së tyre.
“Armatollos”, i përkthyer në anglisht nga Graham W. Reid dhe Peggy Reid, është botuar në vitin 1973 në Shkup. Në atë poemë ka episode interesante të konflikteve, por edhe të respektit mes njerëzve të fiseve shqiptare dhe maqedonase, që jetonin së bashku në trevat e Ohrit e Manastirit. Profesori amerikan Graham W. Reid që e ka përkthyer atë poemë, në vitet 1970-të ka dhënë leksione për 8 vjet rresht për gjuhën angleze në Universitetin e Shkupit.
Poema “Skënderbeu” e Prliçevit vazhdon të mbetet në greqisht, bullgarisht dhe maqedonisht (ndoshta edhe në gjuhë të tjera, por nuk kemi informacion për këtë), por jo në shqip. Në shenjë miqësie ndaj shqiptarëve, në kohën kur Shqipëria komuniste kishte hyrë në rrugën pakrye të vetizolimit politik e kulturor, Graham W. Reid përzgjodhi një fragment nga poema “Skënderbeu” e Prlicevit për t’u përfshirë në një botim antologjik të poezisë maqedonase, e përkthyer në anglisht prej tij. Në shënimin që bën për këtë fragment, ai shprehet kështu për heroin tonë kombëtar:
“Skënderbeu (Skanderbeg, Iskander, ose Alexander Bej), emri i vërtetë i të cilit ishte Gjergj Kastrioti (1405-1468), udhëhoqi kryengritjen e shqiptarëve kundër turqve në vitin 1443, dhe me ndihmën e venedikasve dhe të napolitanëve, mbrojti pavarësinë e Shqipërisë për më shumë se 20 vjet. Sot ai është heroi kombëtar i Shqipërisë, ndërsa shembulli i tij legjendar është parë kurdoherë me simpati edhe në radhët e maqedonasve” (Shih: Reading the Ashes. An Anthology of the Poetry of Modern Macedonia, ed. Milne Holton and Graham W. Reid, Pittsburgh University Press, PA 1977).
Poema “Skënderbeu” ekziston sot si origjinal e botuar në greqishten moderne, dhe e përkthyer nga origjinali në maqedonisht, prej Mihail D. Petrushevski, e botuar në 1974 në Shkup (Makedonska Kniga, Skopje 1974). Ajo pret prej afro 145 vjetësh të përkthehet në shqip nga dora mjeshtërore e një përkthyesi nga greqishtja (origjinal) ose nga maqedonishtja, siç e meriton figura legjendare e heroit tonë kombëtar, si dhe në shenjë respekti ndaj poetit të shquar maqedon Grigor Prlicev.
Për arsye të njohura historike, deri më sot emri dhe vepra e Prliçevit nuk njihen ose njihen fare pak nga shqiptarët. Për këtë kanë shkruar një numër mjaft i kufizuar autorësh shqiptarë, vetëm rreth 35 vjet më parë dhe kryesisht për botime në revista të specializuara akademike, dhe në gjuhë të huaj. Disa prej tyre janë: Spiro Çomora, “Skanderbeg dans la poesie de Grigor Prliçev”, Studia Albaniaca, vol. 1, 1968; Androkli Kostallari, “La figure de Skanderbeg dans la literature mondiale”, Studia Albanica, vol. 5/1, 1968; Petraq Pepo, “Za poemota Skanderbej od Grigor Prliçev, Nova Makedonia”, 25.05.1971; Petraq Pepo, Koço Bihiku, Studia Albanica, vol 11, 1974.


*Autori është ekspert në Qendrën Rajonale të MARRI-t (për Migrimin, Azilimin, Refugjatët dhe Politikat e Vizave), pranë Ambasadës sonë në Shkup, Maqedoni



Poema “Skenderbeu” e poetit maqedon Grigor Perlivevi është përkthyer në shqip nga Spiro Çomora dhe është botuar dy herë, në fillim në ish-Jugosllavi dhe në Maqedoni, në vitet 1970-të dhe në vitin 1998 (1000 kopje). Eshtë për të ardhur keq që kjo vepër poetike për heroin tonë kombëtar njihet fare pak ose aspak në Shqipëri. Do të ishte bukur ta lexonte çdo shqiptar në Shqipëri. Tema kryesore e poemës është ballafaqimi i ushtrisë së Skënderbeut, i historisë, vlerave, moralit dhe fesë, që ai përfaqësonte si Gjergj Kastriot dhe i krishterë, me Ballaban Pashën dhe çfarë përfaqësonte ky pasha turk me origjinë shqiptare ( jepet në poemë një kontrast i plotë midis bukurisë fizike shqiptare dhe shpirtit të deformuar nga edukata osmane). Aty e sheh se poeti Perlicev e ka shkruar atë poemë me 3494 vargje si të ishte një shqiptar, duke folur me shumë simpati për Shqipërinë, malet dhe njerëzit e saj, fatosin e saj Skënderbe etj. Ndoshta Perlicevi fliste edhe shqip, meqenëse ka qenë edhe mësues në Tiranë dikur në vitet 1850-1860.

19/03/2005
shekulli
usertype:1 tt= 0
Amantin
Share to: Facebook Twitter MSN linkedin google yahoo 9# 



Rank:Diamond Member!

Score:625
Posts:625
Registered:07/10/2012
Time spent: 23 hours

RE:Eseistike Letrare
(Date Posted:14/10/2012 02:20)

Kur “të gjithë” i dhuronin vargje Enver Hoxhës

nga Shekulli



Kur “të gjithë” i dhuronin vargje Enver Hoxhës


Nga Dritëro Agolli, Ismail Kadare e Xhevahir Spahiu, deri te Bardhyl Londo, Natasha Lako e Dhimitër Shuteriqi


Belina Budini


TIRANË – Naive apo të sinqerta? Furçe regjimit, apo bindje të kohës? Dikur pompoze e të rëndësishme, sot butaforike e të harruara. Poezitë e indoktrinuara, kushtuar Partisë Komuniste dhe Enver Hoxhës, prej vitesh kanë përfunduar në kosh e pak nga pak po fshihen nga kujtesa e njerëzve. Për mirë apo për keq! Autorët duhet të jenë lehtësuar nga pesha e tyre në ndërgjegje. Në rastin më të mirë i kanë lënë pas me gjithë kohën. T’u rikthehesh sot, është edhe zbavitëse. Jo vetëm për t’u zbavitur, kërkuam disa syresh. Jo nga ato poezitë e botuara ashtu “rastësisht” në libra, revista e gazeta letrare të kohës, por vargjet e zgjedhura enkas nga vetë poetët e shkrimtarët për t’ia dhuruar Enver Hoxhës. Me firmën e autorit poshtë vargjeve dhuratë për Enverin, në përvjetorin e 70-të të ditëlindjes, pra në vitin 1978. Të shkruara bukur, me dorë, dhe të organizuara në formë libri luksoz për kohën, me kapakë plastikë, libri-dhuratë që ruhet në Arkivën e Shtetit, përmban vargje nga 21 autorët më autoritarë të asaj periudhe në Shqipëri. Të gjitha janë vargje ideologjike, të zgjedhura nga vetë autorët që kanë nëshkruar poshtë tyre. Vargjet janë organizuar në rend alfabetik sipas emrave të autorëve. Libri-dhuratë përmban 23 fletë, ku fleta e parë përmban dedikimin në emër të Lidhjes së Shkrimtarëve, 21 fletë përmbajnë vargjet e poetëve dhe një fletë, fleta e fundit është bosh. Nuk mungon asnjë fletë e ndërmjetme, pra asnjë autor. Libri i lidhur ka qenë pjesë e fondit personal të Enver Hoxhës, të cilin ai e ka kaluar vetë për ruajtje në Arkivin e Partisë e mandej në atë të Shtetit.

Dedikimi

Në dedikimin e fletës së parë shkruhet tekstualisht: “Në emër të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve, të gjithë poetëve të Republikës, që tashti janë aq të shumtë, se Shqipëria jonë e shtrenjtë është vendi i ëndrrës më të bukur të njerëzimit, se në Atdheun tonë socialist poezi ka kudo, siç e keni theksuar Ju, shoku Enver, udhëheqësi dhe mësuesi ynë i dashur, Ju urojmë nga thellësia e zemrës të na rroni sa malet për të mirën e Partisë, të popullit, të idealit të pavdekshëm komunist të Marksit, Engelsit, Leninit dhe Stalinit. Jetë të gjatë, shëndet të plotë, përherë gëzime në familjen tuaj.”

Vargjet
Nuk janë poezi të plota, por fragmente poezish të botuara më parë ose të hartuara enkas për t’ia dhuruar ish-diktatorit për ditëlindjen e tij të 70-të. Pjesa më e madhe kushtuar Partisë. Në pak vargje fjala parti përmendet 29 herë dhe aludohet për të dhjetëra herë të tjera. Fjala Enver dhjetë herë, pa përmendur plot fjalë të tjera të përsëritura si turbinë, komunist, 16 tetori yt, tunel, lavdi, hekurudhë, krom e bakër, internacionale, Stalin, Marks, Engels, pushkë, teserë, komitet, shok, kushtrim, punë, ushtar, ballë, krenari, uzinë, çelik, djersë, lapidar... Me një fjalor të tillë kaq jopoetik në vetvete, janë ndërtuar të 21 fragmentet poetike!

Autorët
Nga të përkëdhelurit e regjimit deri tek ata që sot janë 180 gradë në kah tjetër. Sipas rendit alfabetik autori i parë është Adem Istrefi me poezinë e tij “Emri yt, Parti”. ‘Komunist’ është titulli i fragmentit të dytë poetik, dhuruar Enver Hoxhës, me autor Agim Gjakovën. Aleks Çaçi është autori i tretë që i dhuron ish-diktatorit vargjet “Ashtu, Myzeqe”. Nuk mungojnë vargjet për partinë të Andrea Varfit me titullin “Një ditë nëntori”. Edhe Bardhyl Londo i këndon partisë në vargjet me titull “Ti je zemra, Parti”. Autori i gjashtë në rend alfabetik është Dritëro Agolli me poezinë e tij të njohur “Komunistët”. Pa u ndarë nga partia, Dhimitër Shuteriqi ka dhuruar vargjet “Lavdi për ty, Parti”. Fatmir Gjata ato internacionalet e “Dimri i dyzet e katrës”. Fatos Arapi dhuron poezinë e tij “Alarme të përgjakura”. I dhjeti në rend alfabetik, Ismail Kadare dhuron fragment nga poezia e tij për partinë me titull “Shqiponjat fluturojnë lart”. “Gjirokastër” është poezia e Luan Qafëzezit për 16 tetorin e ditëlindjes së Enver Hoxhës. Llambro Ruci i ka blatuar ish-diktatorit vargjet “Drita e udhës”. Partisë vazhdon t’i këndojë Llazar Siliqi në poezinë “Mesazhi”. Ndoc Gjetja bën poezi me titull “Çast nga pranimi në Parti”. Ndërsa Ndoc Papleka për “Enveri midis nesh”. Natasha Lako përsërit katër herë në katër vargje fjalën parti në poezinë me titull ‘Këngët e rinisë”. Edhe Spiro Dede i ka dhuruar një poezi të titulluar “Krenari” ku shkruan “Ç’nder i madh të jesh shqiptar/ të jesh ushtar i Enver Hoxhës”. Një “Meditim nga uzina e çelikut” i dhurohet Enver Hoxhës nga Sulejman Mato. Një tjetër autor i kësaj rëndësie, Vehbi Bala, shkruan vargjet me titull “Shqipëri” ku sigurisht e ka fjalën për “Zemër, mendje e vegjëlisë, Parti e Punës/ prijëse e shqype e Shqipërisë...”. Xhevahir Spahiu i 20-ti poet në rend alfabetik, i kushton ditëlindjes së partisë vargje me titull “Ditëlindja e madhe”. Autorja e fundit është Xhuljana Jorganxhi me vargjet “Parti e vendit tim”. Në pamundësi për t’i botuar të gjitha, po botojmë vetëm disa prej tyre, ato të autorëve më të njohur, jo vetëm dje, por edhe sot, si dhe disa nga vargjet më zbavitëse të autorëve që sot janë rikthyer në anonimitet.


Ti je zemra, Parti

Vargje të Bardhyl Londos


30 vjet të kam folur me fjalë biri
dhe fjala gjithë dashurinë për ty s’e ka thënë
30 vjet zemra ime ka rrahur për ty
dhe prapë gjithë dashurinë s’e ka nxënë

30 vjet ka folur për ty gurgullima e gjakut
dhe prapë ka shumë të të thotë gjaku im i nxehtë
S’më mjaftokan, jo, 30 vjet që të jem biri yt
S’më mjaftokan bile as dy jetë

Komunistët

Vargje të Dritëro Agollit


Për Enver Hoxhën këngë thur tërë jetën
Se nëna ime bukë i dha me dhallë;
Me të në dhomën pa tavan ne fjetëm
Na puthi ne fëmijëve mu në ballë
Na puthi ne, fëmijët e rreckosur
Në tymin e kandilit e të pishës,
Të zverdhur prej rigonit e prej gjizës
Dhe pa në sytë tanë vetëtima,
Dhe pa ata që sot ngrenë turbina

Lavdi për ty, Parti

Vargje të Dhimitër Shuteriqit


Çaje tynelin me vërtik
Malin e Shqipërisë
Edhe vërsho tej, në të ik,
Hekurudh’ e rinisë
Sos janë male vetëm gur;
Po janë krom e bakër plot,
Thesare plot.
Mbi male sot jam zot,
I lirë e lavdiplotë.
Lavdi për ty, Parti!

“Dimri i dyzet e katrës”

Vargje të Fatmir Gjatës


Kishin ikur zogjtë shtegtarë
E kish ardhur një dimër i marrë
Qefinin kish hedhur mbi male
Dimri i zi, i kuq e i bardhë!
Po ne këndonim Internacionalen,
Këngë për Stalinin dhe Enverë
Dhe si lulet rriteshim në pranverë...

“Alarme të përgjakura”

Vargje të Fatos Arapit


Dhe erdhi Partia ndër shtëpitë tona
Bashkë me baballarët,
Bashkë me vëllezërit e lodhur
Prej pune
Mbi hasër të vjetëve
U ul te qoshja.
Maleve, qyteteve,
U lëshon kushtrimin
Partia e halleve,
Partia e derteve:
-Në këmbë, o të shtypur, e ju, të munduar

Shqiponjat fluturojnë lart

Vargje të Ismail Kadaresë


Ku t’i kërkoj rrënjët e tua, Parti?
Si një rrap madhështor mbi këtë vend të lashtë
Ke mbirë ndanë udhës ku shkojnë shtrëngatat
Ato rrahin të të shkulin,
Por ti veç vaditesh
Prej shqotës së tyre
Dhe mes shqotave rritesh.

“Çast nga pranimi në Parti”

Vargje të Ndoc Gjetes


Kur po plotësoja autobiografinë
Me shkrim të pastër dhe të bukur.
Më dukej sikur hidhnin valle gërmat dhe firma
Nën ritmet e zemrës sime të lumtur.

Pastaj kur më dhanë për herë të parë
Teserën e Partisë shokët e komitetit,
Më dukej sikur mbaja në dorë
Tërë peshën e shqetësimet e planetit.

Enveri midis nesh

Vargje të Ndoc Paplekës


Sot Shqipëria s’ka dy milionë,
Por dyqind milionë...
Tha plaku nga Valbona-
Këtu edhe toka qet zjarr,
Edhe guri qet zjarr,
Edhe ahu qet zjarr,
Edhe pushka qet zjarr,
Edhe zemra qet zjarr,
Po të japë kushtrimin
Enveri.

“Këngët e rinisë”

Vargje të Natasha Lakos


Parti,
Mijëra mëngjese kam hapur sytë
Dhe kam gjetur dritën tënde.
Parti;
Mijëra ditë fjalën e parë e kam këmbyer me ty;
Parti;
Në mijëra ditë më bëre trime,
Parti;
T’u bëftë dita një mijë!

“Meditim nga uzina e çelikut”

Vargje të Sulejman Matos


Nga konturet e hekurta të kësaj uzine
Dëgjoj këngën e hekurit si ngjitet lart,
Për një këngë të tillë ëndërruam në shekuj,
Kur na munguan armët dhe luftuam me sfurqe,
Kur na mungonte plori i parmendës.
Kjo tokë e vaditur me djersë dhe me gjak
E ruajti këtë këngë thellë në gji
Për këto ditë të bardha, ditët e Partisë.

Ditëlindja e madhe

Vargje të Xhevahir Spahiut


Shtëpi e varfër,
Sup më sup me shoqet,
Dalë nga të çarat e dheut,
Dalë nga dhembjet e popullit.
Në strehët e saj
Erërat frynin,
Të thëllimta.
Akull.
Komunistët çelnin shtegun e një ere të re.
Çelnin në mes të shekullit
Shekullin.

Parti e vendit tim

Vargje të Xhuljana Jorganxhi


Ne mal përmbi këto male
E ngritëm Shqipërinë,
Plot dritë e sotmja jonë,
Më të bukura ditët vijnë
Dhe dora shtrëngon dorën
Dhe bëhet grusht i fortë,
Të gjithë rreth Partisë
Rreth shokut Enver Hoxha
usertype:1 tt= 0
Amantin
Share to: Facebook Twitter MSN linkedin google yahoo 10# 



Rank:Diamond Member!

Score:625
Posts:625
Registered:07/10/2012
Time spent: 23 hours

RE:Eseistike Letrare
(Date Posted:14/10/2012 02:21)

këto nga Milosao

Llambro Ruci

Llogoret



Malin e zbukuruam

Me brezare e vetullore

Me hare gjelbërim e mbushëm.

Dhe pranë rrënjëve

Vumë një llogore,

Ku mbështesim zemrën e çelën degët,

Të zbresë i plotë dielli,

Ku mbështesim kokën e armët

E hapet i pastër qielli


Sulejman Mato


Mbi tokën dibrane binin lule të bardha



Mbi tokën dibrane binin e binin lule të bardha

Shkëlqenin nën dëborë,

Rrugët,

Pemët e çatitë...

Era lajmin e gëzuar shpërndante fshatrave të dëmtuara

Po vinte udhëheqësi i madh i partisë.


Shikoni:

Vjen një diell, i qeshur,

Mbi dëborë,

Vet Enveri.

Gjëmojnë vallet rrugëve, buçet daullja.

Dëbora papushim i bie mbi supe dhe flokë

Sikur malësorët e mirëseardhin

Me lule të bardha.

Vjen si një diell mes shtegut të bardhë,

Hyn në shtëpitë e dëmtuara dibrane,

Hyn...

Dhe dhomat mbushen plot me dritë.

Malësorët dëgjojnë fjalët e udhëheqësit të madh,

E u ngrohen zemrat

E u ndritin sytë.

Para shtëpive të rrënuara ndali Sekretari

Të bisedojë

Me dibranët e dëmtuar prej tërmetit.

Ju rrëzua shtëpia malësorit,

Iu lëkundën arat dhe pemët,

Por nuk iu lëkund dot besimi i madh

Që ruante në zemër për Partinë dhe Enverin.

Ndali Sekretari

Për një çast

Mbi dëborë

Të dëgjojë zhurmën e çekiçave që ngrenë shtëpitë,

Të dëgjojë këngët e brigadave vullnetare

Që erdhën këtu

Në ndihmë të malsisë.

Ndali Sekretari

Mbi bardhësinë e dëborët

Të shikojë ditët e bardha të Shqipërisë.


Vallja e solidaritetit

“Dëgjoni... në Dibër, mbi dëborën e bardhë, bie daullja”

Bjeri daulles!

Të gjëmojnë vallet

Kjo është vallja e solidaritetit, mbas pune,

Rrotullohen në valle gjithë ngjyrat e krahinave.

Vallet zgjaten si tinguj lahute

Çelin plot ngjyra si zambakë mbi dëborë

Vallet hapen si fletët e petaleve.

Bjeri daulles!

Të dëgjosh krisma pushkësh,

Krismat që i nisën bijtë në luftime

Krismat e përzjera me vaje e kuje

Krismat që na sollën përjetë lirinë...

Bjeri daulles!

Kur dëgjohen gjëmime

Zbret malësori nga malet kreshnike

Heq nga balli shaminë e kuqe,

Dhe futet në valle.

Bjeri daulles;

Daullexhi,

Çaje lëkurën e daulles sate!

Listelin lëviz në këtë ritëm të ri

Malësorë dhe vullnetarë lëkunden në valle,

Bora e shkrifët kërcet nënë këmbë,

Nën ritëm daullesh vallzon malësia.

Bjeri daulles,

Në vallen e madhe

Ka zbritur sonte e gjithë Shqipëria.



Klara Kodra


Drita e zemrës sate

Fuat Çelës




“Jo”! iu përgjigje zërit

që një ditë

të pati thënë:

“Do të rrish në errësirë”.

Jo.

Errësira është

Të strukesh në një kënd,

I huaj,

I largët,

Për botën e madhe,

Çdo ditë të gjen më të fortë

Midis shokësh.

Si nënë krenare,

Partia me ty flet.

Kazma jote, bashkë me tokën,

Ngurrimin në çdo zemër,

Fort godet.

Ta ndjejmë zërin.

Ti na thërret pranë

Që me zemrën shigjetë,

Të grisim çdo perde nate;

Që të ndajmë me ty dritën e syve tanë,

Që të ndash me ne dritën e zemrës sate.



Qazim Shemaj

Armikut të klasës



E di që sot ta prisha gjumin

Ti bëra trutë llurbë.

As pesëdhjetë metra larg shtëpisë

Traktori im po të bën zhurmë

Ti ngrihesh ndenjur, pëshpërit

Ke frikë se dëgjon muri:

“të rëntë flaka, më shurdhove,

i rënçin eshtrat kush të pruri”.

Unë e di se ç'ke në zemër

Edhe pa t'i dëgjuar

Ka tridhjetë e pesë vjet e ca

Që shkon me të mallkuar,

Se çdo mundim të vete kot

Ta kthesh prapa kohën tënde.

Unë as rigonin s'të besoj

Dhe as një kokërr lëndë

Kur nesër të pastroj traktorin

Siç bëj me të për çdo ditë,

Ti do të vish si për kureshtje

Të fshehësh qoftë një vidë.

Por unë kufinë ta kam vënë,

E di kufinë tek thana?!

“pa mos m'u qas se më bën vapë

atje, përtej, tek brana”.
usertype:1 tt= 0
Amantin
Share to: Facebook Twitter MSN linkedin google yahoo 11# 



Rank:Diamond Member!

Score:625
Posts:625
Registered:07/10/2012
Time spent: 23 hours

RE:Eseistike Letrare
(Date Posted:14/10/2012 02:22)

nga Milosao

Ndoc PAPLEKA
Cingërimë në prill

(Fragment)


****

Po të sjell lule, shoku Enver!

Krahu më mpihet prej tyre si të ishin

prej plumbi.

Do të doja që gjaku im të rridhte nga

krahu në to,

Që të mbeteshin përherë të freskëta.



***

Një varr. Mbi pllakën e mermertë:

Enver Hoxha.

Nuk është e vërtetë: nuk ka asnjë varr

që ta mbajë Enver Hoxhën.

Nuk ka varr për mendimet dhe idealet e tij:

Enver Hoxha ecën nëpër rrugët e rruzullit

si udhërrëfyes i viteve.

Enver Hoxha thërret: Rroftë komunizmi!

Me zërin

e një komunisti që pushkatohet në Kili.

Enver Hoxha flet për kundërrevolucionin me punëtorët

e kantiereve të Gdanskut.

Enver Hoxha shtrëngon dorën me rritësit e ullinjve

në luginat e Greqisë.

Enver Hoxha prin në demostratë me komunistët danezë.

Enver Hoxha bën planin e një revolucioni të ri

me proletarët e botës...



Mujo BUÇPAPAJ



Shoku Enver




Hapësirë, dritë që na rrethon

Që rrjedh në ne. Që

këndon pastaj në gjeth e bar,

Në gur dhe dru. Diell

Që shndërron në sofrat tona

erën dhe udhën

stinën dhe kohën.



Në përbetim të qartë bese dhe njeriu,

Në besë të shkruar mbi faqe të dheut

nis e sos prej gjakut tonë.



Përbetimi ynë dhe përbetimi i gurit

Që gdhend emrin tënd,

Përbetimi i hapësirës që shumëfishon

Të gjithë tingujt e tu të qartë,

Përbetimi i dheut

Që ruan përmasat prej njeriu tokësor,

të thjeshtë si komunist.



Demir GJERGJI



Kjo ditë kuq e zi




Kjo ditë - fjongo zie

Në gjoksin e prillit!



Enver Hoxha është shtrirë dhe hesht.

Gjëmimet e tokës mban vesh.



Kjo ditë - fjongo zie

në gjoksin e prillit.

Shkëmbi nën borën e dimrit

ngrohet nga lotët

E shkrin.

Dhe ngrihet shkëmb më këmbë sërish,

Monument për Enver Hoxhën.

Kjo ditë -fjongo zie.

Në gjoksin e prillit.



Dheun nën lulet e barin e njomësht

Gjallon me rrahjet e zemrës së Tij.

E rrënjët e trungut të moçëm

Tendosen prej dhimbjes dhe ecin.



Kjo ditë - kuq e zi

Në zemër të prillit.

Në degët që mbajnë flamurin

Më yllin që ndrit dhe shqiponjën,

Në sythat e rinj të kurorës

Betime dhe epose çelin.



Kjo ditë - kuq e zi

në zemër të kombit!



Fatmir ALIMANI



I pavdekshmi




Befas çdo njeri i gjallë u bë poet

Nga dashuria e madhe për ty, Enver!



Dhe për herë të parë në botë

Mijëra vargje u dërguan me telegrame të gjata,

Për ty, Enver!



Lumenj të rinj krijuan vargjet

E u bë një det i ri,

Dhe loti e krenarie

Për ty, Enver!



Paj, kot e ke moj vdekje e mjerë,

Ti s'e mban dot kryetrimin shtrirë,

Ai gjithë jetën jetoi në këmbë,

Ai gjithë jetën jetoi

Si kështjellë.



Si të besojmë se nuk do të grumbullohemi buzë rrugës

E nuk do të presim të të shohim Ty,

Kur shkon sërish në Kongreset e Partisë,

Kur shkon sërish midis punëtorëve,

Kur ngjitesh në skenë në koncertet e Majit.



Ti ishe i pastër si kristali

Ti ishe i bukur si pranvera

Ti ishe i drejtë siç është populli

Ti ishe i qeshur si bukuria

Ti ishe i dashur siç është nëna

Ti ishe përtëritës si puhia e mëngjesit

Ti ishe i rreptë si stuhia

Ti ishe vetë madhështia

Bir të madh të ka Shqipëria.
usertype:1 tt= 0
Amantin
Share to: Facebook Twitter MSN linkedin google yahoo 12# 



Rank:Diamond Member!

Score:625
Posts:625
Registered:07/10/2012
Time spent: 23 hours

RE:Eseistike Letrare
(Date Posted:14/10/2012 02:22)

 
Poezia eshte marre nga libri: “MESUESI DHE ARTI”, shkruar nga Ismail Kadare dhe
botuar nen perkujdesin nga Shtepia Botuese “Naim Frasheri”, Tirane 1953, fq.
49-53




LAMTUMIRA E FUNDIT



Kurora dhe kurora pa mbarim,

Kurora gjithe lule, gjithe yje;

Dhe syte te perlotur me trishtim

Dhe pamje e rende zije.



O shoke! Per te fundit here sot,

Babane po percjell turm’ e pasosur

Me dhembje te kulluar e me lot,

Me zemer te plagosur.



Dhe ja tani, mes heshtjes, ne eter,

Nje ze i njohur, qarte po degjohet.

Ne emer tone sot, shoku Enver,

Perpara tij betohet.



Ne gjysme – shtiz flamuret era tund,

Gjemime topash ndihen ne hapesire;

I jep Stalinit turma e pafund,

Te fundit lamtumire.



Pra, lamtumire mik i madh, baba!

Cdo zemer sot i thone lamtumire.

Se bashku me Leninin krah per krah

Aty ka per t’u shkrire.



Pushon tashti Aty ne qetesi,

Por, jo! Ay nuk vdiq! Vazhdon te rroje!

Dhe fjal’ e tij e urte perseri

Perpara do na coje!
usertype:1 tt= 0
Amantin
Share to: Facebook Twitter MSN linkedin google yahoo 13# 



Rank:Diamond Member!

Score:625
Posts:625
Registered:07/10/2012
Time spent: 23 hours

RE:Eseistike Letrare
(Date Posted:14/10/2012 02:23)

Ismail KADARE:

FJALIMI I ENVER HOXHËS MË 3 TETOR 1974


Fjalët e tij ikin larg, n'eter fluturojnë,
Ku dimrat mbi pullaze shtetesh brerojnë kudo,
Ku nën retë e mëdha monumente e kupola çohen
Kolona me fjalë latine e hieroglife gdhendur mbi to.

Bronc e rituale parlamentesh, formula pompoze.
Fjalë gjëmimtare për lirinë, të tingullta e të mëdha,
Por me gjithë kupolat e jehonën solemne broncore
Bota pavarësinë më të rrallë se uraniumin e ka.
Ndaj kur një fjalë e gjallë për të
çan mes sarkofagësh të vdekjes.
Një fjalë e gjallë për lirinë,
bota vë veshin për përgjim
Ndaj kur midis qiellit memorial të kësaj vjeshte
Fjalët e Enver Hoxhës ndeshin,
bubullimat mënjanohen me nderim.
usertype:1 tt= 0
Amantin
Share to: Facebook Twitter MSN linkedin google yahoo 14# 



Rank:Diamond Member!

Score:625
Posts:625
Registered:07/10/2012
Time spent: 23 hours

RE:Eseistike Letrare
(Date Posted:14/10/2012 02:24)

Sami Frashëri dhe gratë, meditim mbi gjysmën tjetër

Sami Frasheri, nder studiuesit me te famshem shqiptar, ka shkruar edhe kete broshure per te cilen flitet me poshte e cila fatmiresisht qenka perkthyer edhe ne shqip. Uroj qe sa me shume shqiptare ta lexojne kete liber, sepse aty mund te gjenden shume pergjigje per problemet e guas dhe paragjykimet ndaj fese Islame ne kete çeshtje.




Alma Mile (Gazeta "Shekulli")



Që atëherë kanë kaluar shumë kohë, por në thelb problemet janë po ato. Gruaja vazhdon të përbëjë gjysmën e popullsisë së botës, të trajtohet pak a shumë në të njëjtën mënyrë dhe të vuajë nga të njëjtat komplekse. Prej shek.XIX, Sami Frashëri ngre zërin. Eshtë i sigurt se nuk mund t’i zgjidhë problemet, por edhe nuk mund të heshtë. “Gratë”, kështu titullohet libri i shkruar nga mendimtari Sami Frashëri, botuar nga Shtëpia Botuese “Logos A”. Eshtë një libër i shkruar me dashuri, ku në momente të caktuara, shkrimtari e poeti, dalin mbi mendimtarin. Në fakt ai e quan broshurë dhe ka pasqyruar në të pozicionin e gruas, kryesisht asaj muslimane, jo vetëm në Turqi, ku u shkrua libri, por edhe Shqipëri e gjetkë, duke i shtuar kësaj panorame dhe mendimet e tij, përparimtare për kohën kur është shkruar, mbi mënyrën se si ajo duhet trajtuar, mbi arsimimin, rolin që duhet të zërë në familje e shoqëri, etj. Në një kohë kur gruaja ende trajtohej si një mall tregu, Frashëri e quan atë bazën e shoqërisë. Në libërthin e tij, ai e quan shoqërinë një grumbullim familjesh, ndërkohë që përkufizimi i tij për këtë të fundit është “Familje do të thotë grua” (fq. 17). Në mënyrë të prerë e quan të prapambetur mendimin e shumicës, sipas të cilit edukimi, apo arsimimi për gruan është i dëmshëm. “Mjerisht edhe sot ka shumë prej atyre që, të mësuarit dhe të edukuarit të grave e shohin të dëmshëm. Sipas mëtimeve të këtyre njerëzve, dituria e grave qënka e dëmshme dhe shkak grindjesh në shoqërinë njerëzore! Kur bën faj një mashkull i paditur, ia quajnë paditurisë së tij, pasi nga i dituri nuk mendohet të dalë një faj i tillë. Përse nuk e përdorin këtë rregull edhe për gratë?”. Në mënyrë të argumentuar ai sjell për lexuesin arsyet përse një grua duhet të jetë e arsimuar. Sipas tij, prej gjendjes së grave varet edhe ajo e shoqërisë, pasi gruaja, nëna, është edukuesja e brezave, ndërkohë që janë një mori mjeshtërish që gruaja mund të bëjë, që nga ato që lidhen me dhuntitë që i ka dhënë Zoti, tek mjekësia. Përveçse të brishta, për të gratë nuk janë qënie inferiore në krahasim me meshkujt, madje ai u vesh atyre disa cilësi që burrat nuk i kanë. “…gratë për mendje e zgjuarsi nuk mbesin pas meshkujve, ndoshta e kanë më të madhe mendjemprehtësinë dhe janë më shpejt të kuptueshme”. Për të mbështetur idetë e tij, ai përmend edhe figura të njohura të artit dhe historisë, si zotësinë dhe suksesin e shkrimtares Zhorzh Sand, adhurimin dhe vlerësimin që filozofi Kant kishte për nënën, apo Bonapartin, i cili ka thënë “E ardhmja e një fëmije është në dorë të nënës”. Në këtë broshurë, pa mundur të shkëputet nga feja, si një mysliman i mirë, ai i kundërpërgjigjet të gjithë atyre që ua veshin problemet e gruas, fesë myslimane. Duke cituar Kur’anin ai sqaron pozicionin që Islami i ka caktuar gruas, madje ai sjell si shembuj edhe gra të njohura të historisë islame, si Aishja, apo Fatimeja të cilat kanë marrë pjesë edhe në vendimarrje politike e luftëra. Ai përcjell ndër të tjera problemin e poligamisë e cila aplikohet ndër myslimanët. Ai shprehet kundër martesës së burrit me shumë gra dhe radhit një mori të këqijash që rrjedhin prej kësaj, por e justifikon në raste të veçanta. Një tjetër çështje është edhe ferexheja. Frashëri paraqit atë që thuhet në Kur’an për këtë çështje, ndërkohë që të gjitha mënyrat e tjera të të veshurit, si mbulimi i fytyrës, gishtave, papuçet e verdha, e të tjera si këto, i konsideron si të krijuara nga vetë njerëzit. “Kur’ani urdhëroi mbulesën e flokëve, të krahëve e të kofshëve e pjesëve të tjera të shtatit”, ndërsa më vonë shton: “Secila prej popullsive islame, për mbulesën e perçes së grave ka trashëguar nga mbeturinat e zakoneve dhe të ceremonive të kohëve paraislamike, të cilat nuk përkojnë me shprehjen e sheriatit për çështjen” (fq 52). Sot, pas njëqind e ca vjetësh, ndonjë prej mendimeve të tij mund të jetë jashtë mode, por në kompleksin e tij, ky libër duhet lexuar pa dyshim nga politikëbërësit.

Arsimimi
Edukata si një pemë
“Edukata që u jepet meshkujve është si një pemë që mbillet për të bërë hije, ndërsa të edukuarit e grave është si të mbjellësh një pemë që bën edhe hije, edhe fryte; mirësia i vjen shoqërisë njerëzore nga vetë edukata e saj, e fryti janë fëmijët e rritur me edukatë.”

Familja
Si planetët rreth diellit
“Familje do të thotë grua….Ajo është shtylla e familjes dhe njëherësh është qendra e saj. Anëtarët e tjerë gjenden rreth saj si planetët rreth diellit – siç varen prej diellit planetët dhe si i ndrit dielli ata, ashtu dhe pjesëtarët e familjes janë të lidhur me ndjenjën e saj.”

Shoqëria
Shpëtimi nga egërsia
“Gruaja është themeli i shoqërisë njerëzore, është shtylla e moralit të përgjithshëm, ajo është lulishtja e njerëzimit e, duke hyrë në lidhjen e shenjtë që ndërton familjen, e ka shpëtuar njeriun nga egërsia, duke e çuar në udhën e qytetërimit”

Martesa
Për të mos shëmbëllyer me dhentë
“Po t’u njihet e drejta meshkujve që të marrin shumë gra, kishte për të qenë një padrejtësi e madhe, duke shembëllyer njerëzit me pulat e dhentë. Martesa për njerëzit nuk është vetëm për të kryer një nevojë të natyrshme dhe për vazhdimin e breznisë, pasi ka edhe dy shkaqe të tjera kryesore e të shenjta: njëri është dashuria, tjetri është vullneti i formimit të familjes”
usertype:1 tt= 0
Amantin
Share to: Facebook Twitter MSN linkedin google yahoo 15# 



Rank:Diamond Member!

Score:625
Posts:625
Registered:07/10/2012
Time spent: 23 hours

RE:Eseistike Letrare
(Date Posted:14/10/2012 02:25)

Ismail Kadare-Ese per ballkanin

Ismail Kadare: Ese për kohërat
http://www.pressonline.com.mk/WBStor...E60A275095.jpg
Poshtërimi në Ballkan




Në rastin e poshtërimit pyetja shtrohet: si ka qenë e vërteta në përgjithësi? Kanë qenë shqiptarët viktima të poshtërimit apo dhe vetë ata kanë poshtëruar të tjerët? E njëjta pyetje shtrohet për racizmin: kanë qenë ose më saktë, a janë shqiptarët racistë apo jo? Pyetje të tjera lidhen natyrshëm me të parat: kanë qenë shqiptarët të shtypur, shtypës, apo të dyja bashkë? Historia ballkanase në përgjithësi, e me të bashkë, historia shqiptare, duhet të zhvishen sa më parë nga madhështitë e rreme hijerënda, apo nga idilet rozë, po aq të rreme. Ajo duhet të pastrohet nga pluhuri që mbulon të vërtetën, nga pudra që përpiqet të mbulojë turpin, nga joshja për cubnitë dhe nga krejt kultura e krimit e paraqitur si kulturë heroike. Vetëm kjo shpëlarje do ta ndihmojë Ballkanin të kthjellojë në fillim ndërgjegjen, e fill pas asaj mendësinë e vet. Gadishulli ynë, më shumë e më ngutshëm se kurdoherë ka nevojë sot për të vërtetën. Popujt e Ballkanit nuk duhet të kenë frikë nga e vërteta, sepse pavarësisht nga prapësitë që kanë bërë me shumë zell, ka gjasë të kenë megjithatë, një bilanc të përgjithshëm pozitiv



Lobi nr 177-178, 22 Korrik 2004



1.


Poshtërimi i popujve është një dukuri e njohur në histori. Poshtërimi, pararendësi i racizmit, bën pjesë në shenjat e sigurta që paralajmërojnë përgatitjen e një zezone. Populli i shenjuar për keq pret me ankth stuhinë e së keqes. Zezona mund të vonojë me stinë, me vite, disa herë me shekuj, por një ditë ajo do të arrijë. Pritja më e gjatë e së keqes u ka ndodhur hebrenjve. E shpërndarë në tre mijëvjeçarë u duk se ajo po shterohej, po shfryhej gradualisht nga shekulli në shekull. Por nuk ndodhi ashtu. As përndjekjet e përsëritura, as shpërnguljet, as pogromet mizore, nuk e shuan asnjëherë armiqësinë kundër hebrenjve. Dhe kjo vazhdoi gjer në mesin e shekullit XX, kur krimi arriti kulmoren e vet me Holokaustin. I kryer nga nazistët, krimi ka qenë në të vërtetë me përmasa planetare. Spërkatja e tij ka njollosur ndërgjegjen e shumë popujve, ndërgjegje ende e pashqyrtuar plotësisht. Poshtërimi mund të duket në pamje të parë si një e keqe banale, një farsë keqkuptimi kulturor, një sëmundje e kapërcyeshme. Për të hequr dorë nga çdo ngushëllim i tillë duhet të kuptojmë se gjenocidi kundër hebrenjve, ashtu si çdo gjenocid, ka nisur pikërisht me poshtërimin. Poshtërimi i popujve sjell dy të këqija madhore. E para, e çon popullin viktimë drejt katastrofës. E dyta, e egërson viktimën duke ia shtrajtuar karakterin gjer në atë shkallë sa ta shtyjë drejt shkërbimit të xhelatit të vet. Si rrjedhojë e kësaj, klima e një rajoni, e një kontinenti apo e një epoke mund të helmohen disa herë në mënyrë të pakthyeshme. Poshtërimi mund të jetë i njëmendtë apo i shpikur. Ka raste në histori kur vende apo regjime janë hequr si të poshtëruar, për të përligjur kundërsulmin, e më pas krimet e tyre ndaj të tjerëve. Vetë ky fakt dëshmon fuqinë e lemerishme të poshtërimit, këtij mekanizmi që mund të shërbejë si thikë me dy presa në jetën e popujve.



2.

Në tetor të këtij viti në Shqipëri ndodhën tri ngjarje, në vështrim të parë, të rëndomta, në një shqyrtim më të thellë, kuptimplote. Në kulmin e fushatës së zgjedhjeve vendore, njerëzit që e ndiqnin fushatën në TV u befasuan nga shpërthimi i pezmit antishqiptar në krahinën e Himarës. Shqiptarë dhe grekë, ose më saktë zuzarë të dy kombeve, të kapluar nga një mllef primitiv me fjalë, me gjeste, me ulërima, dëshmuan pa ndonjë arsye mosdurimin e tyre kundër vendit që quhet Shqipëri dhe popullit që e banon këtë vend, shqiptarëve. Zyrtarë grekë dolën të përzier në këtë histori. Mefshtësia e autoriteteve shqiptare për të mbrojtur dinjitetin e vendit nga poshtërimi u gjykua përulëse. Heshtja e vëzhguesve ndërkombëtarë, e dyshimtë. Pothuajse në të njëjtën kohë vazhdonte një tjetër histori aspak e denjë: çështja e prejardhjes së Nënë Terezës. Që ballkanas kokëtrashë, sipas një tradite të njohur që u mohon shqiptarëve çdo personazh të fismë, duke i lënë veç banditët, hajdutët dhe brashnjarët, pra, që ballkanas xhelozë të shpallnin se shenjtorja nuk ishte me zanafillë shqiptare, kjo nuk ishte ndonjë befasi. Por, që intelektualë shqiptarë ta bënin këtë me një zell edhe më të madh, kjo ishte natyrisht dhe befasuese dhe e trishtuar. Me një nënqeshje qesëndisëse, me një kinse sipërani, që pas mendjes së tyre e jep veçimi prej kombit që të ka pjellë, këta dijsa kërkuan të talleshin me opinionin shqiptar që kërkoi të ripohonte as më pak e as më shumë, atë të cilën Nënë Tereza, e bashkë me të, gjithë bota e kishte shpallur prej vitesh: prejardhjen e saj shqiptare. Fill pas kësaj, për një çudi të madhe, këta dijsa, që pak më parë ishin tallur me “nënëterezistët shqiptarë”, që e kishin quajtur përmendjen e prejardhjes si tregues së një mendësie parake, romantiko-nacionaliste, katundareske, groteske e të tjera si këto, u bënë befas seriozë, e nisën të zhbironin arkivat për të gjetur shi atë që e kishin përçmuar, zanafillën e shenjtores. Por këtë herë, sipas tyre, tani pa qesëndi e pa përqeshje, Nënë Tereza na paskësh një prejardhje, por ajo ishte maqedonase, vllahe, madje, sipas një indiani, ndoshta cigane. Me fjalë të tjera, Nënë Tereza mund të kishte çdo kombësi, veç jo atë shqiptare. Një ngjarje e tretë ndodhi pa dalë muaji tetor. Në një emision televiziv, ku flitej për pakicat kombëtare, disa përfaqësues të këtyre pakicave mezi e përmbajtën mllefin antishqiptar. Veçanërisht të egër ishin dy prej tyre: përfaqësuesi i pakicës maqedonase (një burrë me emër mysliman, që fliste, kushedi pse, në emër të maqedonasve të krishterë), dhe tjetri, që e quante veten si zëri i pakicës “egjiptiane”, ata që populli racist shqiptar, sipas tij, i quante me përçmim “jevgj”, e që gjithmonë sipas tij, ishin ngulur në këtë vend në kohën e faraonëve, rrjedhimisht shumë shekuj përpara vendësve. Është vështirë të besohet që pakicat etnike, në emër të të cilave flitej në TV, do të dëshironin vërtet të përfaqësoheshin prej këtyre tipave. E para, sepse do të ishte paksa e çuditshme që maqedonasit e krishterë do të pranonin një zëdhënës me emër e mbiemër turko-mysliman. E dyta, sepse as maqedonasit e as të quajturit “egjiptianë”, që jetojnë prej shumë kohësh në Shqipëri, nuk do të pranonin një harbim të tillë dhe një mungesë të plotë lojaliteti ndaj vendit dhe popullit, midis të cilit jetojnë. Lojaliteti ndaj vendit që u jep strehë dhe i mbron pakicat, njëlloj si shtetasit e vet, është kriteri i parë, i detyrueshëm në çdo demokraci evropiane për këto pakica. Si të mos mjaftoheshin me shkeljen e lojalitetit, përfaqësuesit e mësipërm, shkuan gjer atje sa të kërkonin shpalljen e Shqipërisë si vend shumëkombësh!



3.

Tre incidentet e mësipërme, ndonëse të rëndomta në dukje, dëshmuan qartë për një hovzim të ndjeshëm të një klime antishqiptare në gadishull. Në rastin e Himarës, fyerjet kundër Shqipërisë, kundër flamurit dhe simboleve të saj shtetërore, shoqëruar kjo me valëvitjen e flamurit dhe simboleve greke, dëshmuan haptas për një program të vjetër, të nxjerrë nga varri, në mos për shpërbërjen e Shqipërisë, për shkëputjen e një cope të saj. Në rastin e Nënë Terezës, u shpalos një program tjetër: shpallja tërthorazi e popullit shqiptar si popull që s’mund të ketë modele pozitive, e aq më pak modele sublime si Nënë Tereza. Duke i lënë këtij populli vetëm monopolin e modeleve negative: banditëve, mafiozëve, horrave, shkretanëve të çdo ngjyre, praktikisht i programohet mbyllja e çdo shtegu drejt përparimit. Atij i lihet hapur vetëm një shteg: atij që çon në fillim në greminën morale, e pastaj thjesht në greminë. Rasti i tretë, ai i bisedës televizive të 25 tetorit, hedh projektin e ri, sipas të cilit shqiptarëve nuk u përket veçse një copëz e Shqipërisë, ndoshta pjesa më e vogël e saj. Thënë shkurt, ky është projekti i vjetër i copëtimit të vendit, rishfaqur me një kostum të ri: vend shumëkombësh. Këta shembuj, shoqëruar me dhjetëra të tjerë, nuk janë as të rastit, as të shkëputur nga një fundajë e tërë në këtë fillim shekulli. Në ndërrimin e mijëvjeçarëve, për herë të parë në gadishull, populli shqiptar u shfaq i lirë, në pothuajse krejt shtatin e tij. Në vend që të pritej në mos me gëzim, së paku me atë lojalitet, që shkakton ai që mbërrin më vonë, në logun ku sivëllezërit e tjerë bashkëvuajtës si ai kanë mbërritur ndërkaq, në vend pra që të pritej me mirëkuptim, ndodhi shpeshherë e kundërta. Më kot rilindasit shqiptarë u ranë kambanave dhe dhanë shenjat paralajmëruese se nuk po del nga mjegulla një përbindësh, por një popull që kërkon lirinë, ato kambana nuk u dëgjuan dhe ato shenja nuk u panë. Liria e një populli u përftua si diçka kërcënuese, diçka dëmtuese për të tjerët. U krye kështu një gabim fatal, nga ata që historia nuk i fal kurrë: u krijua iluzioni fatkeq, se Gadishulli Ballkanik mund të gjejë lirinë e vet, duke ndryrë, duke varrosur brenda barkut të vet, lirinë e njërit prej popujve më të vjetër të tij. Keqkuptimi vazhdoi gjatë. Dhe bashkë me të një tragjedi shumëaktëshe, për të sjellë vetëm një nga shembujt, atë që luhej mu përpara syve të verbër të Evropës. Tam-tamet e festivaleve, të forumeve e të profkave pseudoliberale e mbuluan për një kohë të gjatë atë që gjithsesi nuk duhej të mbulohej: dramën e një populli që vuante si në mesjetë në Jugosllavi: shqiptarëve të Kosovës. Ishte pa dyshim turpi më i madh i Evropës së pasluftës dhe njolla më e rëndë në ndërgjegjen e saj. Për fat të mirë Evropa dhe gjithë qytetërimi perëndimor u zgjuan më në fund. Ata e ndëshkuan Jugosllavinë duke shënuar në historinë e njerëzimit luftën e parë të një grupi popujsh të bashkuar për arsye kryesisht morale. Kohët e fundit, po krijohet përshtypja se ky ngadhnjim i ligjeve sublime të të drejtave dhe lirisë mbi çdo ligj tjetër, po vihet prapë në dyshim. Një frymë mohimi, e njohur në historinë njerëzore pas ngjarjeve të mëdha, një ndjesi pendimi për atë që u bë, spikat aty-këtu herë më qartë, herë më turbullt në kontinentin evropian. Ndonëse në Hagë vazhdon gjykimi dhe dënimi i krimit, një simpati e heshtur për të gjëllon andej-këndej. Si shoqëruese e kësaj ndjesie, vjen nervozizmi dhe mosdurimi ndaj atij që u bë shkaktar për atë bombardim të gjatë e të kobshëm në Ballkan: popullit shqiptar. Shenjat e një prej flamave më të vjetra të botës, racizmit, po shfaqen, këtë herë, kundër shqiptarëve. Tre shembujt që u përmendën në krye të kësaj sprove nuk janë veçse shenjëza të rastit midis një sfondi të madh. Por shpesh janë pikërisht shenjat e rastit, e sidomos ato që nuk u vunë re, që paralajmërojnë ngjarjet.



4.

Në të gjitha acarimet ballkanike poshtërimi ka pjesën e vet. Ai lidhet me viktimizimin, një nga pasionet kryesore të ballkanasve. Zakonisht të gjithë hiqen viktima, madje xhelatët më fort se të tjerët. Në rrethana të tilla çështja e poshtërimit dhe bashkë me të ajo e viktimizimit, janë tepër delikate në këtë zonë të Evropës. Rrjedhimisht, rënia e kambanës për poshtërim kërkon një përgjegjësi të lartë morale. Një kushtrim të rremë nuk e ndan veçse një hap nga thirrja për krim kundër tjetrit. Në këto kushte, ngritja e çështjes së poshtërimit të shqiptarëve, e bën të detyrueshme një shqyrtim gjakftohtë të kësaj dosjeje, bashkë me pyetjet themelore që ajo shtron. Disa nga këto pyetje tepër bezdisëse, historia shqiptare ashtu si dhe historitë e gjithë popujve të tjerë ballkanikë, në rastet e tyre, nuk ka guxuar t’u japë përgjigje të saktë. Pyetjet janë sa të thjeshta aq dhe monumentale, të tilla që nuk lënë shteg për bishtnim. Në rastin e poshtërimit pyetja shtrohet: si ka qenë e vërteta në përgjithësi? Kanë qenë shqiptarët viktima të poshtërimit apo dhe vetë ata kanë poshtëruar të tjerët? E njëjta pyetje shtrohet për racizmin: kanë qenë ose më saktë, a janë shqiptarët racistë apo jo? Pyetje të tjera lidhen natyrshëm me të parat: kanë qenë shqiptarët të shtypur, shtypës, apo të dyja bashkë? Historia ballkanase në përgjithësi, e me të bashkë, historia shqiptare, duhet të zhvishen sa më parë nga madhështitë e rreme hijerënda, apo nga idilet rozë, po aq të rreme. Ajo duhet të pastrohet nga pluhuri që mbulon të vërtetën, nga pudra që përpiqet të mbulojë turpin, nga joshja për cubnitë dhe nga krejt kultura e krimit e paraqitur si kulturë heroike. Vetëm kjo shpëlarje do ta ndihmojë Ballkanin të kthjellojë në fillim ndërgjegjen, e fill pas asaj mendësinë e vet. Gadishulli ynë, më shumë e më ngutshëm se kurdoherë ka nevojë sot për të vërtetën. Popujt e Ballkanit nuk duhet të kenë frikë nga e vërteta, sepse pavarësisht nga prapësitë që kanë bërë me shumë zell, ka gjasë të kenë megjithatë, një bilanc të përgjithshëm pozitiv. Që të kthehemi te pyetjet e vështira, lidhur me poshtërimin, mund të thuhet pa frikë se shqiptarët nuk kanë pse të qahen e të hiqen si viktima të gjithëhershme. Në pjesën më të madhe të rrugëtimit të tyre historik, ata jo vetëm që nuk kanë qenë të poshtëruar, por, për fat të keq, shpesh kanë marrë pjesë në poshtërimin dhe shtypjen e të tjerëve. Prania shqiptare në gadishull ka qenë tepër e fuqishme, por ne duhet të kemi kurajon të themi se kjo prani ka qenë e tillë po aq për të mirë sa edhe për të keq. Për të mirë kur nuk e ka ulur kryet ndaj trysnisë otomane, kur ka bërë luftë për lirinë e vet ose për lirinë e fqinjit të tij: popullit grek. Për të keq, kur feudalët, vezirët, pashallarët, guvernatorët mizorë shqiptarë u kanë shkaktuar fatkeqësi popujve të tjerë, aty ku kanë sunduar ose u ka rënë rruga e marshimit. Në qoftë se në baladat popullore greke shqiptarët përmenden aty-këtu, si pushtues ose sundues, kjo s’ka pse të na duket propagandë qëllimkeqe, por dëshmia epike e një epoke.



5.

Lidhur me çështjen edhe më delikate, atë të racizmit, ne përmendim shpesh me të drejtë prirjen filosemite dhe mbrojtjen e hebrenjve prej shqiptarëve. Krenaria jonë për këtë është legjitime, madje në kushtet e ringjalljes së antisemitizmit sot, kjo krenari e ripohon me kurajo këtë program moral. Ndërkaq, duhet thënë se, prohebreizmi shqiptar nuk mund të shërbejë as si alibi, as si pasaportë që u jep shqiptarëve të drejtën të shpallen si një popull që nuk e njeh racizmin. Thjesht e me plot gojën mund të themi se, për fat të keq, si shumë të tjerë, populli ynë ka qenë dhe mbetet i prekur nga kjo sëmundje e rëndë. Është e vërtetë se racizmi i tij është i atij lloji që mund të quhet “i tensionit të ulët”. Është po aq e vërtetë se historia shqiptare nuk njeh as pogrome, fushata, psikoza e programe raciste, por kjo s’do të thotë se shqiptarët në këtë fushë, janë engjëj. Racizmi tradicional kundër romëve (emërtimet jevg, magjyp, gabel, janë disa nga dëshmitë sipërfaqësore të tij), ka qenë dhe vazhdon të jetë i pranishëm në jetën shqiptare. Në shumicën e rasteve nën një petk bablok e tolerance të dyshimtë nga ana e shqiptarëve, pjella e ndjenjës së superioritetit. Në ndonjë rast të rrallë, me goditje ndëshkuese, si në luftën e Kosovës. Racizmi kundër fqinjëve, kryesisht sllavëve (emërtimet shkja, shkinë, me nder grek, shule etj.), shpesh i ndërsjellë, shoqëruar për fat të keq me goditje hakmarrëse, si në Kosovë vazhdon t’i sjellë një dëm të ndjeshëm çështjes shqiptare. Racizmi kundër turqve (halldup, anadollak, turkoshak etj.), pjesërisht i shpjeguar nga pushtimi, pa rigjallërim, më tepër mbetje folklorike. Së fundi, racizmi antiitalian, (breshkamadh, pepino etj.), përsëri shpjeguar nga pushtimi, e sidomos nga periudha e paspushtimit italian, pa goditje hakmarrëse, përkundrazi me sjellje fisnike ndaj ushtrisë së mundur italiane. Një racizëm i vonë, i mbetur në shpërgenj, ishte ai kundër kinezëve, i vetmi, me sa duket, me prejardhje politike, mosmiratim i një miqësie groteske, që u fik, për fat të mirë, bashkë me maoizmin, pa lënë asnjë gjurmë ndaj komunitetit kinez, që jeton sot në Shqipëri. Mundësi racizmi jep prania e UNMIK-ut në Kosovë, sidomos ndaj nëpunësve me prejardhje afrikano-aziatike, mbi të cilët mund të bien fare pa të drejtë përçmime të vjetra, ose mllefe të reja, me zanafillë të sotme. Shtresimi racist është një ndër më të vjetrit e më tinzarët në natyrën njerëzore. Ai zë vend vit pas viti e shekull pas shekulli sa që mëton të ngjasojë me lidhjet fisnore e ato të gjakut, në kahun negativ, natyrisht. Për t’u kthyer te poshtërimi, pavarësisht nga shembujt e mësipërm, në një bilanc përfundimtar, mund të thuhet se shqiptarët, ndryshe nga ç’mendohet, jo vetëm që nuk kanë qenë viktima, më shumë se të tjerët, por përkundrazi shpesh kanë qenë të favorizuar. Bazuar ose jo në të vërtetën, ata kanë patur shpesh një nam të mirë, të ngjyrosur me romantizëm. Prejardhja e tyre ilire dhe e gjuhës shqipe kanë qenë të pranuara gjerësisht. Një simbol mbretëror planetar si ai i shkabës dykrenore, ndonëse i lakmuar kudo, i është njohur vetëm flamurit të tyre, me zemërgjerësi, madje i përforcuar me shprehjet: “vend i shqipeve” dhe “bij të shqipeve”, të dyja të krijuara, me sa dukej, prej evropianëve. Gjatë diktaturës gjysmëshekullore komuniste, ndërsa regjimi fitoi përçmimin e gati gjithë botës, kombi shqiptar i mbyllur si në zhguall prej këtij regjimi, mbeti përgjithësisht i paprekur. Për ironi të fatit, kur regjimi komunist ra, fillimisht në Shqipëri e pastaj në Kosovë, shqiptarët bashkë me lirinë njohën edhe poshtërimin masiv. Të vënë nën projektorët e gjithë botës, shqiptarët treguan, për fat të keq, një fytyrë tepër zhgënjyese, që i ngazëlleu pa dyshim kundërshtarët e tyre tradicionalë, aq sa i dëshpëroi mbrojtësit e tyre. Prapësia shqiptare arriti kulmin në vitin e zi 1997, turpin dhe lemerinë e të cilit shqiptarët, elita politike e kulturore, bashkë me turmat që vuri në lëvizje, nuk kanë ende guximin moral për ta zbërthyer e për ta dënuar. Ky refuzim shpjegon një pjesë të shthurjes morale dhe të ëndrrave makabre që ende projektohet nga ato ngjarje në kohën e tanishme. Vetëposhtërimi që shqiptarët i bënë vetvetes, ajo pabesi në përmasë të madhe, që do të sillte rrëzimin e turpshëm të shtetit, u hapi rrugë fantazmave të vjetra në gadishull, një nga të cilat kishte qenë zhbërja e Shqipërisë. Kishte vite që, falë diktaturës së saj proverbiale, Shqipëria shkëlqente, siç thuhet, me mungesën e saj. Kishte pushuar së qeni faktor, me fjalë të tjera, ajo vetë kishte njëmendësuar projektet e hershme antishqiptare. Tani që diktatura, kjo gardiane e vetasgjësimit shqiptar kishte rënë, rolin e saj duhej ta merrte dikush tjetër. Shqiptarët e dalë në liri, ngjanin të rrezikshëm. Në prag ishin ngjarjet e Kosovës, pas të cilave të tjerë shqiptarë do të dilnin në liri. Duhej bërë diçka e ngutshme që ky dallgëzim të frenohej. Përrallat për rrezikun islamik, që kinse bartte populli shqiptar, nuk pinin ujë. E po ashtu thirrjet mallëngjyese të Serbisë, që Evropa t’u jepte rolin e kamxhikut në emër të kinse mbrojtjes së krishtërimit. Surpriza e keqe, prirja vetëvrasëse e shqiptarëve, tërbimi i një pjese të tyre kundër atdheut, nxiti, me sa dukej kurajon e qarqeve të vjetra antishqiptare. Një strategji tjetër, gjysmë e re, gjysmë e hershme doli në dritë: të goditej jo më regjimi, por ai që përbënte thelbin e çështjes, vetë kombi shqiptar. E kjo gjë nuk mund të kryhej pa ndihmën e asaj pararoje që shfaqet zakonisht në kësi rastesh: falanga e rimohuesve.



6.

Goditja ose më saktë shkulja e themeleve të kombit dhe identitetit shqiptar, vënia në dyshim e krejt historisë së tij, mohimi i shenjave dhe i vlerave, përbaltja e modeleve, përçmimi i gjuhës, këto e të tjera si këto, nuk mund të kryheshin pa një keqkuptim të rëndë, që vitet e fundit, thirret në skenë, sa herë që dikush ka nevojë për çoroditje dhe alibi. Është fjala për dy nocione aq shumë të përfolura sot: patriotizmin dhe nacionalizmin. Loja me to, mjegullimi, shfrytëzimi me dredhi, duke përdorur dy kute, kanë lënë shteg për spekulime të pafundme. Dihet se si nacionalizmi agresiv është maskuar shpesh me lajlelulet e patriotizmit, por po ashtu patriotizmi natyral është fshikulluar pa të drejtë si nacionalizëm i keq. Ndonëse të ndryshme si nata me ditën, një qasje e kthjellët ndaj kësaj dukurie, na lejon të mendojmë se ashtu si dashuria me urrejtjen, që qëllon të përkiten në një pikë, ashtu dhe atdhetarizmi me nacionalizmin kanë, për fat të keq, një pikëtakim të turbullt. Është pikërisht kjo zonë që nxit keqkuptimet e rënda, shpesh të qëllimshme. Në Evropën e sotme, ndonëse gjëkund nuk shprehet qartë, nënkuptohet përdorimi i dy kuteve për këto dy nocione. Ndërsa pranohet heshturazi një lloj nacionalizmi te disa vende të mëdha e të stabilizuara, duke u pagëzuar si patriotizëm, e njëjta ndjesi, në të tjera vende, damkoset si nacionalizëm. Shpallja si “mite nacionaliste” e gjithë modeleve shqiptare, që nga Kastrioti e Nënë Tereza, zëvendësimi i këtyre modeleve me të tjera, shumica poshtëruese: figura pashallarësh mizorë që i shërbyen jo lirisë por robërisë, rebelime të hapura proturke, si ai i Haxhi Qamilit, pashallarët e kuq, që e zëvendësuan flamurin otoman me atë panbolshevik, figura mafiozësh e monstrash politikë që valëvitin sot një flamur të tretë, atë të korrupsionit, e kështu me radhë, gjer te emblema e fundit, atë që duhet t’i fshijë të tjerat e të kthehet në shenjë identifikimi të këtij populli: anije të mbushura me refugjatë, që e braktisin vendin. Siç shihet, asgjë ndërtuese nuk ka në këtë tablo të re që i propozohet botës shqiptare. Në të ka vetëm kaos, mbrapshti dhe braktisje. Që qarqeve të ndryshme në Ballkan, u intereson kjo gjendje gjysmënokdauni në të cilën ka rënë vendi ynë, (rivaliteti ekonomik për dikënd, statusi i Kosovës për dikë tjetër, e kështu me radhë), kjo merret me mend, por që rimohues shqiptarë marrin pjesë, madje me shumë zell, në këtë sulm kundër vendit të vet, kjo është vërtet dëshpëruese. Përveç iliricitetit dhe figurës së Kastriotit, si mite çoroditëse dhe burim kryesor i fatkeqësisë shqiptare u shpallën tezat e rilindasve.



7.

Cilat kanë qenë, në të vërtetë, “mitet” e rilindasve shqiptarë? I pari dhe mbi të gjitha, përveç Kastriotit, ishte miti i flakjes së pushtimit turk, bashkë me otomanizmin oriental. Pastaj vinin me radhë miti i zgjimit të ndërgjegjes kombëtare. I ruajtjes së tërësisë truallsore të Shqipërisë. I orientimit perëndimor e i modelit zviceran. I harmonisë fetare dhe i harmonisë midis Veriut dhe Jugut. I kultit të gjuhës shqipe. Edhe në kishte mite, që tingëllonin naive, si ai i Shqipërisë Zonjë të rëndë të dikurshme, e katandisur më pas me rrecka, ose i prejardhjes pellazge, ose i sublimit të virtyteve e bukurisë shqiptare, këto e të tjera si këto, nuk i prishin punë askujt. Kryesorja ishte që, në këtë program nuk kishte urrejtje, e aq më pak tmerre, si ato të pastrimit etnik, që ishin formuluar ndërkaq në disa nga programet e fqinjëve tanë. Për çudi, rimohuesit tanë, aq të vëmendshëm për t’i gjetur njolla Rilindjes së vendit të vet, nuk kanë vërejtur asnjë të keqe në mitet që paralajmëruan tragjedinë e fundit në Ballkan: “Kosova djep i Serbisë”, “ku jeton qoftë edhe një serb është Serbi”, etj., etj. Edhe kur flakët morën qiellin dhe bota e tërë u rrëqeth nga masakrat e Kosovës, ata prapë nuk panë asgjë dhe vazhduan t’i binin kambanës kundër “kombëtarizmit shqiptar”. Shkrimtari, që më së shumti e barti në shekullin 20 mitologjinë rilindase, ishte Gjergj Fishta. Sipas logjikës së rimohuesve tanë, Fishta ka bërë një gjë të keqe. Mirëpo ata, tani për tani, nuk guxojnë ta prekin atë. Ata vazhdojnë të zhyten thellë e më thellë në mashtrim dhe hipokrizi kur ngulin këmbë që “mitet” shqiptare i transferoi në shekullin tonë Enver Hoxha. Kinse kritika e tyre për shefin komunist, është, në të vërtetë, lavdërimi më i madh për të. Ne e dimë mirë ç’bëri Hoxha me programin rilindas. Ne e dimë mirë se si psikozën kundër otomanizmit e ktheu në psikozë kundër kapitalizmit. Programin properëndimor, në të kundërtën e tij. Modelin zviceran, në model sovjetik e kinez. Harmoninë fetare, në ndalim të gjithë besimeve. Mitin e virtyteve të shqiptarit, në mit “të njeriut të ri”, të kundërt me të parin. Së fundi, mitin e Zonjës së rëndë të dikurshme, tani me rrecka, në mitin e Zonjës gjithmonë me rrecka, tani, Shoqe e nderuar. Ç’i propozohet sot Shqipërisë, si këmbim për mohimin e “miteve rilindase”? Në radhë të parë vetëposhtërimi. Kënga e kukuvajkës, fryma mohuese për gjithçka. Shkurt, mitit të atdheut, me të gjitha ngarkesat kundërthënëse, që ai ka marrë, në historinë e gjithë popujve, i kundërvihet miti i vendit të pamundur, thënë ndryshe, të mallkuar. Mëkati më i pafalshëm i rimohuesve është se, me transformimin që i bëjnë së keqes shqiptare, nga regjimi komunist tek kombi shqiptar, ata, dashur padashur, bëhen mbrojtësit e këtij regjimi. Me alibinë që i bëjnë kështu diktaturës, ata nxisin një pyetje të përçudur: ç’të bënte i gjori regjim komunist me këtë popull, që gjithçka të tij: historinë, kulturën, mendësinë i kishte pasur të prishura në themel?



8.

Polemika për Nënë Terezën, në vjeshtë të këtij viti, tregon se gadishulli ynë jo vetëm vazhdon të prodhojë histori, siç është thënë, por krahas historisë, uzina e tij shpik ose mohon zanafilla, injoron ose fabrikon pakica të paqena, përgjysmon ose dyfishon popuj, pjell mburrje qesharake faraonike ose perandorake. Polemika, si çdo prodhim i provokacionit qëllimkeq, ka qenë e panevojshme. Në çdo provokim të këtillë ka një dozë pabesie. Skema është e njohur: hedhja në publik diçka të pavërtetë. (Në këtë rast, është pritur vdekja e Nënë Terezës, që të thuhet se ajo nuk është shqiptare.) Natyrisht që do të ketë reagim, siç ka reagim në kësi rastesh. Pas reagimit, gjendet dikush që thërret: ç’është ky reagim? Përse ky reagim? Bërtitësit shkojnë më larg: ç’është ky patriotizëm, ky kinse patriotizëm, ky nacionalizëm? Për çudi gjithë mllefi i bërtitësve nuk drejtohet kundër provokatorit që hodhi në opinion një mashtrim, por kundër atyre që i thanë “jo” mashtrimit. Bërtitësit vazhdojnë të ngulin këmbë se s’duhej të kishte reagim për një gjë që dihet. Ndërkaq, ata bëjnë sikur nuk e dinë që pa atë reagim, mashtrimi për Nënë Terezën do të zinte vend në trajtën e një shtatoreje prej bronzi në një shesh të Romës. Të nervozuar, disa nga bërtitësit e hedhin më në fund maskën: ç’punë kanë shqiptarët me Nënë Terezën? Ajo i përket gjithë njerëzimit. Ky pohim ka qenë edhe thelbi i provokimit. Dy pyetje shtrohen tani disi më qartë: e para, është apo jo e nevojshme shpallja e prejardhjes së njeriut? E dyta: kanë apo s’kanë punë shqiptarët me Nënë Terezën? Për pyetjen e parë, dihet se tre janë informacionet bazike që jepen në krye të çdo lajmi për çdo personalitet: dita e lindjes, prejardhja, dita e vdekjes. I mirë ose i keq, ky është tani për tani zakoni i njerëzimit. Për Nënë Terezën nuk do të kishte përjashtim. Ndër mijëra lajme, që njoftuan vdekjen e saj, u dhanë të sakta lindja, vdekja dhe prejardhja shqiptare e saj. Në morinë e pafund të informacionit që shoqëroi vdekjen e saj, zërat e vetmuar që u ngritën për të thënë se Nënë Tereza nuk ishte shqiptare, por sllave, cigane ose vllahe, ishin një pikë ujë në oqean. E megjithatë, ishte kjo pikë ujë në oqean, që u kap prej provokatorëve në Tiranë, për të ngritur një zhurmë kundërshtuese. Njerëzit që reaguan kundër këtyre zërave, u fshikulluan në mënyrë të pabesë si “bojaxhinj” të Nënë Terezës, domethënë si falsifikatorë, si mbulues, si përçudnues të saj. Pas kësaj deklarate, do të donim të dinim se a do të kishte guxim provokuesi ta çonte mendimin e tij gjer në fund, për të thënë se në këtë histori, kryebojaxhia, pra, kryefalsifikatorja qenkësh vetë Nënë Tereza, meqenëse ka qenë ajo, që e ka shpallur përpara botës prejardhjen e saj shqiptare? Dhe për të mbyllur këtë paragraf të trishtueshëm do të duhej të bënim pyetjen: në qoftë se ata që pohojnë përkatësinë shqiptare të Nënë Terezës do të quheshin “bojaxhinj”, ç’emër duhej t’u vinim atyre që i gjetën asaj një tjetër prejardhje tjetër, atë vllahe? Kurthi i prejardhjeve mbetet nga më të larmishmit në Ballkan. Prejardhja si mburrje. Prejardhja si fyerje. Prejardhja e padurueshme prej tjetrit. Prejardhja e mohuar. Prejardhja e fshehur. Prejardhja e nxjerrë befas si thikë nga mënga, e kështu me radhë. Keqkuptimi për prejardhjet është pjesë e atij gramshaleshi të madh që përbën “ballkanizmin”, në kuptimin më të keq të fjalës. Ai lidhet me një varg keqkuptimesh të tjera, shpesh dramatike, siç është ai i statusit të pakicave. Si kudo në botë, pakicat kanë qenë e do të jenë të pashmangshme në Ballkan. Çështja është nëse ato do të lozin rolin e urave bashkuese apo të greminave ndarëse. I kanë luajtur të dyja gjer më sot, më hershëm atë të urave, më vonshëm atë të greminave. Nga qartësia e Kushtetutës së Evropës së Bashkuar për këtë problem do të varet një kthjellim i mëtejshëm i një prej burimeve të së keqes në Ballkan.



9.

Popujt e gadishullit tonë kanë dhënë e kanë marrë gjerësisht me njëri-tjetrin për shekuj me radhë. Krahas ndikimeve kulturore, zakonore, gjuhësore, ballkanasit kanë këmbyer lëndë njerëzore, në masë të ndjeshme. Lënda njerëzore e ardhur nga një popull tjetër, është zakonisht faktor gjallërimi dhe shëndoshjeje. Historia e ka pranuar se ç’pasurim sjell kjo përzierje, ky metisash, dhe ç’varfërim shkakton e kundërta. Shembulli amerikan, si ngadhënjim i përzierjes mbetet më i qarti gjer më sot. Shqiptarët, si gjithë të tjerët, i janë nënshtruar këtij ligji. Ata kanë dhënë, dhe duke dhënë, kanë shëndoshur popujt e tjerë, sidomos fqinjët, me gjindjen e tyre. Nga ana tjetër ata kanë marrë, dhe gjithaq janë shëndoshur prej të tjerëve. Në shëmbëllim të krushqive mbretërore, që janë përpjekur të luajnë një rol zbutës, një rënie të trysnisë midis shteteve, këto dhënie-marrje midis popujve e kanë luajtur pa dyshim një rol të tillë, madje, me sa duket, më të ndjeshëm se krushqitë monarkike. Megjithatë, si në rastin e gjithë krushqive edhe ato, nga kahu pozitiv, ka qëlluar të kthehen në të kundërtën. Provokimet nuk kanë nevojë gjithmonë për sheshe ku të shpallen. Ato mund të fillojnë pa bujë, si shkrepsja modeste, që i vë zjarrin një turre drush. Ato mund të nisin në trajtë sprovash akademike, në trajtë veshjesh, apo thashethemesh të kafeneve. Prejardhjet, janë rrafsh i parapëlqyer për acaruesit. Të thuash se nëna e Gjergj Kastriotit është me prejardhje joshqiptare, është një gjë e zakonshme. Kryezotët shqiptarë, ashtu si një pjesë e feudalëve ballkanas, për arsye të ndryshme, qoftë edhe për të imituar mbretërit, merrnin gra të huaja. Me këtë rast, fyerja e shqiptarëve për prejardhjen e nënës së heroit, që ka gjasë të ketë qenë malazeze, është e papërligjur. Rasti rëndohet kur vjen puna e shpalljes me bujë, në një gazetë me tirazh të madh, se ati i Skënderbeut, Gjon Kastrioti ka qenë gjithashtu serb. Provokimi mban erë që larg, nga që bazohet thjesht mbi një mashtrim. Nga disa shkresa të vjetra serbe ku emri i Gjon Kastriotit figuron si Ivan Kastrioti, u hidhka poshtë një e vërtetë e dëshmuar nga mijëra dokumente të tjera në dhjetëra gjuhë, e në dhjetëra vende. Në këto dokumente emri i Gjon Kastriotit natyralizohej, në shumë raste, sipas gjuhës me të cilën përpilohej dokumenti. Kështu, Gjoni i Kastriotëve, në gjuhë të ndryshme ishte Zhan, Xhon, Johan, Huan, Ivan, Xhovani etj. Këta emra mund ta bëjnë atë francez, anglez, gjerman, spanjoll, serb ose italian, aq sa ç’mund ta bëjë shqiptar emri i shqiptarizuar Gjon Papën e Romës, Gjon Palin e Dytë. Zelli për provokim dokumentohet nga që nga gjithë prejardhjet e mundshme, parapëlqehet ajo që acaron, ndonëse pa të drejtë, shqiptarët. Them, pa të drejtë, sepse çfarëdo prejardhjeje që t’i ngjitësh Kastriotit, serbe, greke, spanjolle apo kineze, asgjë nuk e ndryshon asnjë grimë identitetin e tij shqiptar. Loja me prejardhjet është, jashtë çdo dyshimi, një nga kotësitë foshnjarake ballkanike. Por kjo nuk do të thotë aspak se provokimi vetë, mund të quhet foshnjarak. Një provokim është gjithmonë serioz në të keqen e tij, e sidomos në gadishullin tonë. Shumë tmerre kanë ndodhur në historinë e botës të nxitura nga ngjarje që ngjajnë fëminore: një lëvizje e gabuar e dorës në një tempull, një krehje flokësh, një tatuazh a një deklarim i pakujdesshëm. Shqiptarët nuk janë aspak të mbrojtur nga ethe të tilla. Shembulli i prejardhjes të hamendësuar joshqiptare të Migjenit është një nga më kuptimplotët. Ajo ka qenë për një kohë të gjatë tabu. Të thuhej se Millosh Gjergj Nikolla ishte me zanafillë joshqiptare, me sa dukej malazeze, kjo merrej si fyerje. Në të vërtetë, jo vetëm nuk ka asnjë fyerje, por ka qenë nder për botën shqiptare që mundi të magjepste e ta bënte të vetin një nga talentet më të mëdhenj të kohës. Rasti i Migjenit tregon se universi shqiptar bashkë me gjuhën shqipe, ai univers e ajo gjuhë që ne e kemi bërë zakon ta shkelim me këmbë, ka fuqi thithëse e integruese tepër të fortë. Migjeni, për nga prejardhja, për nga studimet, e për nga gjuha, mund të ishte një shkrimtar jugosllav. Vendi fqinj mund t’i jepte atij hapësirë e mundësi, në dukje, më të madhe se Shqipëria e sertë, e varfër dhe kryeneçe. Por ai, jashtë çdo përfitimi, madje kundër tij, e bëri zgjedhjen e vet. Ajo zgjedhje ishte rrënjësore, e sinqertë, e plotë. I dashuruar “tragjikisht”, siç shkruan, pas botës së shqiptarëve (ka gjasë që viset e Perëndimit, për të cilat ai kishte gjithashtu një “dashuri tragjike”, iu dukën më të kapshme nëpërmjet Shkodrës së shqiptarëve sesa zonës sllave), Migjeni nuk e kujtoi kurrë zanafillën e vet. Do të mjaftonte kjo që, në qoftë se dikujt duhej t’i mbetej hatri (në këtë gadishullin tonë hatërmbetës), këta do të ishin malazeztë e jo shqiptarët. Askush nuk ka të drejtë t’i kërkojë askujt pohimin apo mohimin e prejardhjes së vet. E drejta e pohimit është po aq e ligjshme sa ajo e mohimit. Ndryshe nga Migjeni, një tjetër shkrimtar shqiptar me prejardhje të huaj, Sterjo Spasse, nuk e mohoi asnjëherë zanafillën maqedonase. Shkrimtar i shquar në dy regjime të ndryshme, mbretëror dhe komunist, i qortuar në të parin si tepër pesimist (romani “Pse?”), e në të dytin si tepër optimist (realizmi socialist), Spasse përjetoi fatin e shumicës së shkrimtarëve shqiptarë, fat të kushtëzuar nga disa faktorë, përveç njërit: atij që lidhej me prejardhjen. Në të dy kohët, mbretëroren dhe komunisten, askush nuk ia kujtoi kurrë maqedonësinë, rrjedhimisht, prej saj ai s’pati asnjë të keqe, ashtu siç nuk pati asnjë të mirë. Është rasti të thuhet këtu se, ndërsa s’kemi të drejtë të mohojmë e të shkulim prejardhje, aq më pak kemi të drejtë të detyrojmë dikënd ta mbajë atë me dhunë, si tatuazh, si yll të Davidit në setër, sipas zakoneve naziste, apo si damkë hekuri të skuqur, sipas dokeve mesjetare.



10.

Zemërimi kundër zanafillës shqiptare u përligj në një mënyrë shtihane, se kinse zhurma për Nënë Terezën ishte e tepruar në Shqipëri dhe se ajo po shfrytëzohej prej klasës politike shqiptare për kapital, moral etj., etj. Ata që e njohin pak a shumë gjendjen në Shqipëri, e dinë fare mirë se klasa politike shqiptare as që do t’ia dijë për Nënë Terezën, se veshët e shqiptarëve, nga mëngjesi në darkë janë të shurdhuar nga klithmat e një panairi politik rraskapitës: Nano-Meta, Meidani-Berisha, Votat e vjedhura, KQZV-të, VKQZ-të, Mocion besimi, Mocion mosbesimi etj., etj. Midis kësaj zallahie shterpë, çdo tërheqje e vëmendjes prej gjërash më të epërme, do të ishte jo vetëm e dobishme për shëndetin moral të kohës, por do të ndihmonte për të parë se, sa e mjerë është gjithë kjo rrumpallë, që ka gëlltitur jo vetëm politikën, por edhe pjesën dërrmuese të shtypit shqiptar. Ç’të keqe, pra, do të kishte prania më e ndjeshme e Nënë Terezës, e frymës së saj, në botën tonë shqiptare, të mbushur me mosdashuri, me nerva dhe urrejtje? Antinënëterezistët tanë i mërzit fakti që populli shqiptar, pothuajse unanimisht, e ka shpallur adhurimin e tij për Nënë Terezën. Ky popull është akuzuar vitet e fundit si tepër i ashpër, shkatërrimtar, egërshan. Ka një pjesë të së vërtetës në këtë fajësim. Nisur qoftë edhe nga kjo, ç’të keqe ka në qoftë se populli shqiptar, me zgjedhjen e kësaj embleme morale shpall prirjen e tij për të bërë një ndreqje, një qortim, një zbutje brenda vetes? A nuk i kërkohet sot gjithë Ballkanit një program i ri moral, thelbin e të cilit e përbën zëvendësimi i urrejtjes me frymën e mirëkuptimit? I gjithë ky zell për mënjanimin e Nënë Terezës bëhet edhe më i pafalshëm, kur kujtojmë se ka patur një kohë të errët, kur regjimi komunist e kishte përjashtuar shenjtoren krejtësisht nga Shqipëria. T’i bësh jehonë, qoftë edhe pa dashur këtij qëndrimi çnjerëzor, është mëse e habitshme. Argumenti i fundit në dosjen Nënë Tereza është edhe më absurdi: frika se mos krenaria për prejardhjen shqiptare të shenjtores, ripërtërit tek ne mitin e hershëm të superioritetit të racës shqiptare!!! Është vërtet për të lënë mendjen, siç thuhet. Se kur na paska dalë ky rrezik i ri në këtë vend, kjo mbetet një nga kureshtitë e mëdha se gjer ku mund të shkojë fantazia njerëzore. Në fundajën e një rënie morale të paparë, ku vetëposhtërimi, shkelja e vetvetes, humbja e çdo besimi, kanë arritur në atë pikë, sa që shpesh janë të huajt që përpiqen të na sjellin në vete, duke thënë: kini besim në veten tuaj!, të flasësh për rrezikun që vjen nga kompleksi i superioritetit të racës, është si të pështysh mbi një gur varri. E meqë është fjala për modelin e Nënë Terezës, ky model shelbues, që është, veç të tjerash, edhe i përvujtnisë, jo vetëm nuk mund të nxisë të kundërtën te shqiptarët, por na jep shkas të besojmë se një nga arsyet e adhurimit është pikërisht prirja për t’u ndarë edhe me këtë cen: kreninë e tepruar e boshe. Nënë Tereza, si ikonë e mbarë planetit të njerëzve, është veçanërisht e tillë për popullin shqiptar, falë lidhjes së gjakut. Është kjo lidhje që kthehet vetvetiu në një pakt, në një shkollë të tërë emancipuese, në një lajm të mirë, për një kohë të re. Të ngresh moralin e përmbysur të një njeriu është ndërkaq diçka e madhe. Të ndihmosh për të ngritur moralin e një populli të tërë është përtej sublimes. Për të kuptuar se kjo nuk është as metaforë poetike e as një përkryerje, që ndodh në sfera të larta, të parrokshme për njeriun e thjeshtë, le të kujtojmë qindra mijëra mërguesit e sotëm shqiptarë, ata që fati nuk u ka ecur, siç kanë shpresuar, dhe që të shpërndarë anekënd, ditë e natë përballen me mungesat, ankthet, poshtërimin. As shteti shqiptar, as pasaporta shqiptare nuk i mbrojnë dot, përkundrazi, ua ndërlikojnë jetën. Le të kujtojmë dramën kolosale, atë dramë me të cilën nuk merret askush, të mijëra e mijëra fëmijëve të këtyre mërguesve, të cilët shkojnë çdo mëngjes në shkollat e huaja, me zemër të dridhur se mos dikush u thotë me pezm: ti je shqiptar! E pra, këtyre mërguesve të harruar, që u qëllon të përfundojnë në burg me faj e pa faj, e këtyre fëmijëve që gjymtohen psikikisht që në mëngjesin e jetës, u vjen befas në ndihmë ikona e shenjtores. Është ajo dhe vetëm ajo, që u jep kurajon t’i thonë me vete policit, gjykatësit ose mësuesit: ju vendin tim e shpërfillni, por lavdi Zotit është një shenjtore që ju e nderoni: Nënë Tereza. Ajo është nga vendi im. Do të mjaftonte vetëm kjo arsye e thjeshtë njerëzore, midis arsyeve të tjera të mëdha, që të rreshtte zhurma kundër pranisë së Nënë Terezës në Shqipëri. Zelli që ushqen këtë zhurmë, na bën të mendojmë se ata që i bezdis kjo prani, në të vërtetë është vetë populli shqiptar që i bezdis. Siç u tha më lart, vendi i vetëm ku zanafilla e Nënë Terezës zgjoi kundërshtime e polemika, ishte Shqipëria. Në këtë rast, nuk ka si mos të na shkojë mendja te dy testamentet që i ishin lënë popullit shqiptar lidhur me shenjtoren. Porosia e asaj vetë, që ajo të mos ndahej më kurrë nga Shqipëria. Porosia e Enver Hoxhës, që ajo të mos i qasej kurrë Shqipërisë. Populli shqiptar nderoi testamentin e parë, atë të shenjtores. Provokatorët shqiptarë nderuan të dytin, atë të diktatorit.



11.

Prodhimi me tepricë i historisë në Ballkan, sipas thënies së njohur të Çurçillit, nuk mund të kryhej pa një sërë uzinash ndihmëse, ato që përgatitën lëndët e nevojshme, për departamentin kryesor. Trysnitë etnike, mitet vrastare, përçudnimet e historisë, e gjer te provokimet e te helmet më banale, janë disa nga nënprodhimet e domosdoshme që uzina e madhe të mos pushojë së nxjerri tym. E tymtarët e saj, për fat të keq, kanë qenë e mbeten ndotësit më të këqinj të gadishullit. Nisur nga kjo, është e kuptueshme që Evropa e Bashkuar, në portat e së cilës ballkanasit kanë zënë radhën për të hyrë, vigjilon, mbikëqyr, jep këshilla e dërgon kërcënime, që gadishulli të harrojë fantazmat ngatërrestare të tij, të rishikojë historinë e dhunuar, të heqë dorë nga dufet e vjetra, shkurt të evropianizohet. Në fillim të shekullit 21, një trysni e re po rreket të buthtojë mu në mes të kryeqytetit të Shqipërisë, Tiranës: acarimi midis shqiptarëve e vllehëve. Është ende e dobët, e parëndësishme dhe pa të ardhme, e megjithatë, si çdo helm, e ka aftësinë që edhe në sasi të paktë, të dëmtojë rëndshëm. Për një kohë të shkurtër, kjo trysni, ndonëse kryekëput e shpikur, arriti të provokojë rrjedhojën më të keqe në kësi rastesh: shenjat e para të racizmit shqiptar kundër pakicës vllahe. Thelbi i asaj që ka ndodhur është ky: në fillim të shekullit 21, për herë të parë në kronikën historike shqiptare, janë bërë përpjekje, për të krijuar një trysni të paqenë, të panjohur gjer më sot, të ngjashme me krijimin artificialisht të qelizave kanceroze, në një laborator studimor. Për të sajuar një trysni është e domosdoshme gjetja e tharmit. E tharmi i çdo trysnie etnike është persekutimi. Pra, fabrikimi i një trysnie është baraz me fabrikimin e një persekutimi. Në këtë kah, çështja shtohet thjesht dhe qartë: a ka patur ose a ka trysni midis shqiptarëve dhe pakicës vllahe? Thënë ndryshe: ka patur ose ka persekutim të vllehëve prej shqiptarëve? Opinioni i përgjithshëm shqiptar i përgjigjet me një “jo!” të madhe kësaj pyetjeje. Opinioni i përgjithshëm vllah, madje edhe vetë provokatorët (paradoksi do të shpjegohet më poshtë), i përgjigjen praktikisht me një “jo!” edhe më të madhe.

Atëherë përse kjo zhurmë? Përse bie kambana? Për kë fabrikohet helmi?


Përgjigjet janë dy. Sipas studiuesit shqiptar, Albert Ramaj, kjo çështje, si shumica e çështjeve të dyshimta në Ballkan, ka një prapavijë politike: krijimin e një pakice etnike vllahe, me qendër Maqedoninë, për të relativizuar atje statusin e shqiptarëve si popull i dytë. Sipas një mendimi më të përgjithshëm, e gjithë kjo s’është veç një çështje biznesi. Meqenëse Këshilli i Evropës, me të drejtë, e mbron pakicën vllahe, si pakicë e rrezikuar, disa “liderë” të kësaj pakice duan me çdo kusht të provokojnë persekutimin, mundësisht racizmin, nga që kështu, mendojnë ata, edhe përfitimet do të jenë më të mëdha.

Këto janë hamendje, të cilat, për t’u bërë të besueshme, kanë nevojë për të vërtetën, atë që del nga faktet. Problemi vllah nuk ka ekzistuar në Shqipëri, për arsyen e thjeshtë se vllehët janë konsideruar qytetarë shqiptarë, njëlloj si shqiptarë, rrënjës (autoktonë) si ata, me të njëjtat të drejta si ata, me të njëjtat detyra, me të njëjtin fat. Kjo s’do të thotë se nuk njihej zanafilla e tyre vllahe ose arumune. Por kjo prejardhje nuk ka dhënë gjer më sot asnjë shenjë dallimi ose ndarjeje. Prania vllahe në Shqipëri është quajtur prani tipike shëndoshjeje, martesat me shqiptarë kanë qenë pa kurrfarë kufizimi, pjesëmarrja e vllehëve në çëshjet kombëtare, politike e kulturore të kombit shqiptar ka qenë e plotë, në të gjitha kohërat dhe regjimet. Fjalë të bukura, vizion rozë? Kurrsesi.

Ajo çka u tha më lart, dëshmohet katërcipërisht nga vetë shkrimet e nxitësve të provokacionit. Një kundërthënie e madhe i përshkon fund e krye këto shkrime. Nga një anë, me një krenari të ligjshme përmenden në to gjithë veprimtarët me prejardhje vllahe, që punuan e luftuan për Shqipërinë, që nga poetët e misionarët, gjer te martirët që derdhën gjakun për të, e nga ana tjetër, në të njëjtat shkrime, ngrihet ankesa për përçmim e persekutim. Këto dy pohime nuk mund të qëndrojnë bashkarisht. O njëri, o tjetri bie. Për fat të mirë, bie i dyti, përçmimi, sepse i pari është i dëshmuar historikisht.

Pohimi i parë e përjashton të dytin, sepse as historia, as natyra njerëzore këtu në Ballkan nuk japin shembuj që, një pakicë e shtypur të punojë me kaq përkushtim, madje të flijohet, për një komb të huaj, e për më tepër shtypës. Për fat të keq, nxitësit e grindjes kanë shkuar larg. Sipas kanuneve ballkanike, janë përpjekur ta projektojnë grindjen në thellësi të mijëvjeçarëve, aty ku, sipas tyre, stërgjyshërit e të dy palëve janë ndeshur egërsisht. Është thënë edhe më lart se zgjedhja e një prejardhjeje, të qenë apo të paqenë, të vërtetë apo gjysmë të vërtetë, është një hobi nga e cila popujt nuk ndalen dot. Ajo mbetet e pafajshme përderisa nuk ushqen një qëllim të errët. Ajo bëhet e fajshme përderisa nxit pikërisht qëllimin e keq. Mëtimi për një lidhje të popullsisë vllahe me latinitetin (ndonëse ky latinitet nuk është i qartë për ata vllehë që e quajnë veten të lidhur me helenët), është krejtësisht punë e tyre. Kur ky mëtim nis e pezmatohet, me ngarkesë konfliktuale, për të ushqyer një provokim të sotëm, ai bëhet i dënueshëm. Një kapardisje vllahe, e ndikuar, me sa duket, nga kapardisja proverbiale shqiptare, duke u ndezur nga kujtimet e Romës antike, kujton se do t’u japë zemër të vetëve, duke kujtuar sipëraninë e Romës (si të thuash, stërgjyshërve të vllehëve), ndaj ilirëve, (me demek katragjyshërve të shqiptarëve). Nuk përmendet vetëm lufta midis tyre, së paku në shtyp, por ajo vazhdon kafeneve, bashkë me ngazëllimin për humbjen e ilirëve (me demek të shqiptarëve!).

E gjithë kjo do të mbetej një episod grotesk, nga ata që vetëm gadishulli ynë fantazist është i aftë të pjellë, sikur të mos pasohej nga një helm i rrezikshëm, helmi klasik që qëndron në bazë të çdo racizmi: superioriteti i një race. Në shtyp, e zezë mbi të bardhë, është shkruar se vllehët qenkërkeshin superiorë ndaj shqiptarëve. Është, me sa duket, kjo ide e helmët, ajo që nxiti reagimin e ashpër racist shqiptar. Provokimi ia kishte arritur qëllimit. Për herë të parë, në trajtë të egër, cinike, u shfaqën në shtyp cilësime përbuzëse për vllehët, kërraba vllahe, çobanëria, bejte për mushkat, si simbole të nomadizmit etj. Ishte e trishtueshme që të përçmoheshin kështu elemente baritore, ato që nuk turpërojnë asnjë popull e që kanë qenë rrënjët e jetës, sidomos për vetë shqiptarët e për gjithë ballkanasit, që nga kohërat homerike e gjer më sot.

Racizmi, qoftë edhe i provokuar, është kryekëput i dënueshëm. Ndërkaq, po aq i dënueshëm është provokimi i tij. Racizmi ndaj shqiptarëve, i ushtruar sot gjerësisht në një vend si Greqia, anëtare e BE-së, është krejtësisht i kundërkohshëm. Proselitizmi i dhunshëm, ndërrimi i emrave, i fesë, fyerjet, keqtrajtimet, burgimet me shkak e pa shkak, e gjer te tortura.
usertype:1 tt= 0
Amantin
Share to: Facebook Twitter MSN linkedin google yahoo 16# 



Rank:Diamond Member!

Score:625
Posts:625
Registered:07/10/2012
Time spent: 23 hours

RE:Eseistike Letrare
(Date Posted:14/10/2012 02:26)

Perandoria otomane - janë Shtetet e Bashkuara të Mesjetës




Bisedë nga Thierry Fabre


Ismail Kadare, a jeni ai që mund t’ju quajmë mjë shkrimtar ballkanik? A përfaqëson Ballkani ndonjëgjë të veçantë për ju?
Jam shkrimtar, por unë jam kundër etiketës përshkrimore ballkanike, skandinave ose jemenite.Unë mendoj se letërsia është diçka homogjene dhe unike në botë. Shkrimtarët formojnë nje familje shumë të bashkuar dhe shumë të ndryshme në të njëjtën kohë. Mendoj se unë i përkas kësaj familjeje.

A është ky rajon një hapësirë referimi për ju?
Sigurisht, vepra ime lindi në Ballkan dhe ndoshta nuk do të mund të ekzistonte pa të. Është një burim, po përtej tij, unë jam një shkrimtar. Shkrimtarët nuk kanë qenë pjesë të regjimeve dhe të partive.

Po Ballkani si një vend imagjinar, sa i rëndësishëm është për ju?
Ekziston një kontradiktë mes Ballkanit si realitet konkret dhe Ballkanit imagjinar, që është një tërësi shumë më e fuqishme.

Me këtë përfytyrim ushqeheni?
Mendoj se letërsia e madhe evropiane ka lindur në gadishullin ballkanik.

Për shembull, kë keni në mend?
Shkrimtarët e antikitetit. Është e vërtetë që ka pasur zbulime madhështore në botën para grekëve të lashtë, si krijimi i konceptit të skëterrës nga egjiptianët. Por mendoj se grekët, domethënë ballkanasit e lashtë, kanë zbuluar gjënë më të madhërishme në botë: brerjen e ndërgjegjes. Brerja e ndërgjegjes në botë është shfaqur goxha më vonë. Ka nja katër a pesë mijë vjet, jo më shumë... Pa këtë koncept, nuk do të kishte letërsi. Brerja e ndërgjegjes u zbulua nga dramaturgjia greke: besoj se ka ekzistuar edhe para Eskilit. Te Homeri nuk gjejmë mënyra konkrete, por të gjitha poemat homerike kanë lindur prej saj. Çfarë janë poemat homerike? Njëfarë faljeje karshi Trojës. Një poet grek i ka kënduar fajit të lashtë të grekëve për të larguar të keqen. Në këtë mënyrë, lindi letërsia klasike greke...

Në veprën tuaj, duket qartë një përngjasim i madh mes letërsisë suaj dhe asaj greke. Mos vallë përtej Ballkanit ka një dimension mesdhetar, që për ju është i vlefshëm?
Sigurisht, por të dyja janë tepër të ndërthurura. Është mëse e natyrshme.

A ka po kështu, dhe një dimension mysliman?
Jo mysliman, por një dimension perandorak: romak, bizantin dhe otoman njëkohësisht. Ky dimension perandorak ka filluar qysh tre mijë vjet me persët... Letërsia ka filloi në kohën e zhvendosjes së ushtrive të gadishullit ballkanik drejt Orientit; më pas ndodhi zhvendosja e ushtrive romake, bizantine, turke... Nga Perëndimi në Lindje dhe nga Lindja në Perëndim...

Shkrimtarët kanë pasqyruar kronikën... Ju flisni për perandori. Cili është vizioni juaj për perandorinë otomane? Çfarë është për ju? Një armik që deshi të shtypte Shqipërinë?
Shumë më e ndërlikuar se kaq. Nga pikëpamja letrare, mendoj se është perandoria më e bukur e njerëzimit. Është mjaft paradoksale, por mendoj se për letërsinë është një minierë ari. Nuk mund të gjejmë perandori tjetër aq të pasur në subjekte...

Po kështu, ju e keni vazhduar këtë linjë me Kasnecët e shiut dhe me personazhin e Skënderbeut...
Jo vetëm unë. Kështu ka bërë edhe Kazanzaqis, Ivo Andriç gjithashtu. Nuk mund të imagjinohet kurrë vepra e tij pa këtë perandori...

Si e ka ushqyer perandoria otomane veprën tuaj?
Është një perandori shumë e kompletuar. Ajo përfshinte gjithë racat njerëzore, gjithë fetë, gjithë konfliktet, gjithë fatet. Ajo zotëronte mekanizmin më të përsosur burokratik të të gjitha kohërave. Në këtë perandori, ju mund të gjeni të gjitha perandoritë, përfshi dhe Rajhun e Tretë apo perandorinë sovjetike... Modelet janë të gjitha në perandorinë otomane. Ishte si Shtetet e Bashkuara në Mesjetë. Në këtë perandori shumë të errët e të tmerrshme, hera-herës, gjejmë po kështu shenja të një tolerance të madhe...

Për shembull, pas vitit 1492, kur çifutët u dëbuan nga Spanja, ata gjetën strehim në perandorinë otomane...
Jo vetëm çifutët... Perandoria otomane ndoqi një politikë nacionale, ndonjëherë shumë më inteligjente se të vendeve të tjera dhe perandorive të tjera...

Por me Shqipërinë marrëdhëniet kanë qenë shumë konfliktuale. Shqipëria doli kundër kësaj perandorie otomane...
Shqiptarët kanë pasur një marrëdhënie tepër të veçante me këtë perandori. Në fillim, përgjatë një shekulli, ka pasur një konflikt të përgjakshëm me Shqipërinë... Por pas kësaj, ata gjetën një lloj modus vivendi, sepse perandoria otomane e kuptoi më në fund shpirtin e shqiptarëve dhe në përgjithësi, të ballkanasve. Ajo kuptoi se mënyra e paqtimit ishte dhënia e privilegjeve...

Shumë shqiptarë u përfshinë në elitën e perandorisë otomane...
Në përgjithësi, shqiptarët kanë qenë më të privilegjuarit... Çifutët dhe grekët po kështu, por jo si shqiptarët. Gjatë kësaj kohe, marrëdhëniet kanë qenë disi të dykuptimta.

Por kjo perandori ka lënë gjurmë, veçanërisht në islamizimin e një pjese jo të pakët të popullsisë...
Në fillim, gjithë shqiptarët kanë qenë të krishterë. Kanë qenë një nga popujt e krishterë më të lashtë, fill pas Italisë. Në fillim ka qenë katolik dhe më pas, nën ndikimin e Bizantit, një pjesë e Shqipërisë u bë ortodokse. Islami është më i vonë. Ka qenë një fenomen disi i përgjithshëm për gjithë Ballkanin... të krishterët që filluan të bëheshin myslimanë, përveç shqiptarëve, boshnjakëve, edhe grekët vetë... Kjo bëhej për arsye praktike, civile. Kjo nuk ishte pasojë e detyrimit apo e masakrave, siç e shohim shpeshherë në filma, por pasojë e arsyeve praktike, ekonomike, politike dhe shoqërore... Për shembull, po të doje një vend të rëndësishëm në kryeqytet, një nga kushtet ishte të ndërroje fenë. Nuk mund të bëheshe ministër po të ishe katolik a ortodoks... Shqiptarët e morën shumë lehtë këtë çështje në fillim. Në përgjithësi, princët dhe prijësit e tyre u konvertuan të parët. Ata ndërruan emrat e krishterë në emra myslimanë. Si të ishin duke luajtur komedi, duke menduar se kjo nuk ndryshonte asgjë.

Kjo marrëdhënie me qytetërimin islamik, a pati ndikim në Shqipëri në leximin e teksteve, në përfytyrime, në poezi?
Islami pati shumë pak ndikim në kulturën shqiptare. Ai ndikoi në jetën e përditshme në disa zakone, veshje, në disa zakone shtëpiake; në kuzhinë, në administratë. Por ama jo në letërsi.

Çfarë dini për kulturën arabe? A ka ndonjë të përbashkët mes jush?
Në Shqipëri, është shumë pak e njohur. Më tepër njoh letërsine perse. Për shembull, Omar Khajamin, i cili në Shqipëri ka qenë i përkthyer, fshehurazi, nga anglishtja. Në Shqipëri ka pasur një rrjedhë islamike, por që ka qenë shumë më e dobët krahasuar me letërsinë tradicionale të krishterë shqiptare. Kjo letërsi islamike, nga një anë, ishte dhe e prapambetur, thjesht me disa vjersha të vogla sentimentale, por jo më shumë...

A nuk keni dijeni për poezinë e madhe arabe, për vepra madhështore?
Te ne nuk janë përkthyer kurrë.

Me ç’kuptojmë, të krijohet përshtypja se përherë ka identitete të shumëfishtë. Së brendshmi jemi katolikë dhe nga jashtë myslimanë. Kemi përshtypjen se në universin ballkanik ka përherë lojëra personaliteti shumë të ndërlikuara, me shumë fytyra...
Kjo ndodh në të gjithë Ballkanin, sepse ne kemi ndryshuar dhe shumë herë realitet. Ja dhe një arsye për të cilën feja është e dobët në shumë zona ballkanike. Në Shqipëri ka tre fe. Kur një vend i vogël ka tre fe, ato dobësohen... Por gjëja e mirë është se nuk ka pasur armiqësira mes besimeve. Shqiptarët mbërritjen e islamit nuk e morën seriozisht. Dy fetë më të hershme u treguan shumë mikpritëse karshi fesë myslimane, pa bërë aspak bujë e skandal. Ato e pranuan.

A është pasojë e komunizmit fakti që filloi të shkatërrohej shpirti religjioz?
Jo, kjo ka ndodhur më parë. Nga ana e vet, feja myslimane u tregua shumë tolerante, që do të thotë se myslimanët shqiptarë nuk përfituan kurrë nga statusi i tyre.

A ju duket se ka përparuar ky realitet i shumëfishtë i Ballkanit, a shkon drejt përpjekjeve për t’u përgjithësuar?
Në shekullin XX, me daljen nga perandoria otomane, popujt ballkanikë u bënë shovinistë. Më parë, ata ishin më tolerantë, më shpirtgjerë, më të emancipuar. Por kjo nuk ndodhte ngase më parë ata kishin armik të përbashkët perandorinë otomane. Shqipëria ka qenë e qeverisur nga një pasha shqiptar. Kufijtë nuk kanë qenë shumë të saktë. Kishte shkëmbime ekonomike dhe kulturore më të natyrshme atëherë.

Po sot, a jemi vallë dëshmitarë të një regresi?
Mendoj se mbi të gjitha, ka interesa të klasave egoiste. Mes tyre ka një armiqësi të tmerrshme, mes popujve ballkanikë. Më parë, kjo nuk ekzistonte. Të gjithë e kanë nxitur urrejtjen në mënyrë artificiale.

A mendoni se do të dalë ndonjë gjë, duke pasur parasysh atë çka po ndodh sot, sidomos në Bosnje?
Mendoj se e keqja nuk është aq e rëndë sa u duk në fillim. Urrejtja nuk është e pamundur të mos zvogëlohet. Por mjafton vetëm që njëra nga palët të lëshojë pe e para... Ka shumë shembuj nga e kaluara. Në Shqipëri dhe në Ballkan në përgjithësi, të rinjtë e kanë harruar tashmë armiqësinë me Turqinë. Kjo armiqësi nuk ekziston më. Vështirë se mund të kthehet më. Turqit dominuan në Ballkan për gjashtë shekuj me radhë. Ishte një dominim shumë i ndërlikuar, nganjëherë tolerant, e herë të tjera i përgjakshëm, i tmerrshëm... Ata e kanë harruar. Kjo do të thotë se ata janë në gjendje të harrojnë, por për këtë duhet të drejtohen nga një forcë. Ky mund të jetë roli i intelektualëve ballkanas, me ndihmën e Evropës, natyrisht....

A prisni ndonjë gjë prej tyre, ndonjë mesazh?
Ka nevojë. Një shkrimtar shqiptar si unë mund të jetojë absolutisht edhe pa urrejtje. Në qoftë se shihni veprat e mia, do të vini re se urrejtja aty mohohet në mënyrë absolute. E keni lexuar, me sa më thoni, Kasnecët e shiut. Atë e kam shkruar njëzet e pesë vjet më parë. A keni gjetur aty gjurmë urrejtjeje? Personazhi kryesor është një pasha turk, armik i shqiptarëve. Këtë e kam përshkruar në mënyrë paqësore. Nuk ka qenë e përllogaritur kështu. Romanin tim të parë Kopshte të kujtimeve* e kam nisur në moshën njëzet e pesë vjeç. Ishte historia e një gjenerali që erdhi në Shqipëri, një armik zyrtar i Shqipërisë, një pushtues gjatë Luftës së Dytë Botërore. Edhe atë e kam përshkruar në të njëjtën mënyrë, pa urrejtje.

A mund të luajnë njerëzit e kulturuar të Ballkanit një rol drejtues? Keni qenë të pranishëm në ndonjë iniciativë?
Ajo që është më trishtuese është se intelektualët serbë janë mes përgjegjësve kryesorë për atë çka ndodhi në Ballkan.

Me të drejtë, është një luftë letrare, një epope e ngritur në madhështi që çon në fillimin e betejës, duke ndërsyer kryqin e ortodoksisë kundër islamit...
Mendoj se është një njollë e zezë në historinë e kulturës. Nuk dua të mbaj anën e kulturës së vendit tim, por në këtë pikë, kultura shqiptare është shumë superiore. Gjëra të tilla te ne nuk keni për të gjetur kurrë. Fatmirësisht... Nuk duhet harruar se ne kemi qenë në një situatë armiqësie me Jugosllavinë përgjatë 40 vjetëve. Gjurmë të tilla urrejtjeje nuk kam parë në letërsinë greke apo bullgare... Është mëse e mundur të ngremë një kulturë shumë të emancipuar, shumë njerëzore në këtë gadishull ballkanik. Më gëzoi shumë fakti që, kohët e fundit, shkrimtarë serbë e kanë kuptuar këtë më në fund.

A ka ndikuar në veprat tuaja ky shpërthim në Ballkan apo jeni përpjekur të izoloheni?
Shkrimtaria nuk ka të bëjë fare me këtë që thoni. Është një punë artistike.

Është një realitet që kapërcen kohën?
Është një realitet më vete.

Marrë nga revista “Qantara” - Cultures en mouvement, botim i Institutit të Botës Arabe
* Titulli i botimit frëngjisht të “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” – shën. përkth.
Përktheu nga frëngjishtja: Norel ZAIMI

usertype:1 tt= 0
Amantin
Share to: Facebook Twitter MSN linkedin google yahoo 17# 



Rank:Diamond Member!

Score:625
Posts:625
Registered:07/10/2012
Time spent: 23 hours

RE:Eseistike Letrare
(Date Posted:14/10/2012 02:27)

Ethem Haxhiademi

--------------------------------------------------------------------------------

gazeta 55

---------


Me rastin e 101‑vjetorit të lindjes së shkrimtarit Ethem Haxhiademi
mesazhe që nuk mënojnë të vijnë, sërish, tek lexuesi



Nga Tomor Plangaric



Ekzistojnë arssye jo të pakta që hera‑herës fama e shkrimtarit, artistit, filozofit apo studiuesit të mos kushtëzohet nga vlera e veprës dhe mesazheve që përçohen, por nga tregues të tjerë jashtëletrarë, jashtartistikë, jashtëshkencorë e, më së shumti, jointelektualë. Në këto raste, gjithsesi, më tepër se vetë krijuesit, dëmet prekin lexuesit, që privohen nga përvetësimi i vlerave të përftuara, prekin lexuesit që mbeten të mangët në mjediset që, megjithatë, i kanë krijuar ato vlera.

Ndaj procesi i leximit, rileximit, shqyrtimit dhe rishqyrtimit, madje edhe vlerësimit nuk është i fundëm, por tejet dinamik, me të papritura dhe befasira. Në këto raste vepra letrare dhe autorët nuk mënojnë së lëshuari mesazhe, pavarësisht nga koha e burimit fillestar të emetimit. Ndaj pas shuarjes së kureshtjes së ligjshme që lind kur bie në kontakt me një vepër jo shumë të njohur, e për më tepër të harruar a të ndaluar, në mënyrë po aq të ligjshme ngre krye kërshëria që të shtyn ta vësh atë vepër në sistemin e kulturës së përvetësuar dhe të shtresuar në vetëdije, t’i gjesh vend mes veprave që rezonojnë më shumë a më pak me paraqëlqimet e tua. Por më tej, në plan më të gjerë sociokulturor, pasi fillon të bësh lexime e rilexime të saj, të hulumtosh dhe përqasësh, kërkon t’i gjesh vend veprës në sistemin e përgjithshëm të vlerave letrare kombëtare. Në leximin e parë, të dytë a të tretë vendi të duket herë tepër i gjerë e herë tepër i ngushtë. Duke synuar objektivitet për veprën përkatëse, mund të mos gjesh vend, por në të kundërt, kur sheh që ajo zë vend mirë në sistemin e vlerave letrare, e përforcon strukturën e këtij sistemi, padyshim, në këtë rast, lumturohesh. Këtë fat, të rastit të dytë të ofron vepra e Ethem Haxhiademit, dramaturgjia, por edhe lirika e tij.

Kjo vepër është e njohur nga një brez i vjetër lexuesish tek të cilët kënaqësia estetike që ajo i ka sjellë, sidoqoftë, ka qëndruar e kyçur, e ndrydhur dhe disi e mjegulluar diku thellë në vetëdije; është e panjohur ose e njohur pjesshëm, jo nga leximi i drejtpërdrejtë, por nga interpretimet e ndryshme të të tjerëve, tek një brez i mesëm lexuesish, tek të cilët ndjehet një farë dyshimi dhe indiference artistike; po synohet të njihet, por në mënyrë tejet fragmentare dhe shumë herë të papërshtatshme nga brezi më i ri i lexuesve që, kujtoj, duhet të kenë edhe kërshërinë më të madhe për të zbuluar vlerat.

Padyshim, vlerësimi a rivlerësimi është tepër kompleks, me përbërës kulturorë, letrarë, gjinorë, llojorë etj. Shkenca jonë letrare, dhjetëvjeçarin e fundit, po e vë në vendin e duhur dhe të merituar këtë shkrimtar, që i sjell vlera letërsisë kombëtare, si dhe nder plejadës së krijuesve në fushën e letrave.

Ethem Haxhiademi u lind në Elbasan më 8 mars 1902, në një familje me tradita patriotike dhe kulturëdashëse. Kaloi një jetë të mbushur me shqetësim intelektual dhe krijues, me pozicione sociale dhe politike të udhëhequra nga parimet e nacionalizmit dhe humanizmit. Është ndër krijuesit më në zë të dramatikës a të tragjedisë shqiptare, duke vënë gurë themeltarë në të, por që i mbylli tetëmbëdhjetë vitet e fundit të jetës së tij në një mënyrë tragjike, në ferrin e burgjeve të diktaturës, ku edhe vdiq më 1965. Mori formim të gjithanshëm intelektual dhe kaloi në rrugë të pashkelura në artin tonë dramatik.

Pas mbarimit të shkollës qytetëse të Elbasanit, mbaron studimet e mesme në Leçe të Italisë e Insbruk të Austrisë (1919‑1923) dhe studimet e larta në Berlin e Vjenë (1924‑1928), duke u diplomuar në shkencat politiko‑juridike. Pasi kthehet në atdhe kalon nëpër një karrierë administrative me zigzake, por në një rrugë të suksesshme letrare e krijuese.

I papajtueshëm me kompromiset e paprincipta administrative, ai i qëndron besnik bindjeve të tij, duke mos toleruar dhe duke qenë i vendosur të përballojë pasojat. Ai krijon korpusin e tij letrar, duke synuar vlerat artistike dhe ngritjen në art të virtytit njerëzor, dhe jo duke i shërbyer politikave të kohës apo të ditës. Ky qëndrim i shkaktoi zigzaket në jetën administrative në vitet 30‑40, dhe, më tej, burgosjen në vitin 1946, bashkë me shumë intelektualë të tjerë, që në mënyra të ndryshme s’u pajtuan me regjimin komunist. Për Haxhiademin orientimi politik duhej të përcaktohej nga zgjidhja e çështjes Kombëtare dhe e qëndrimit humanist në marrëdhëniet mes njerëzve dhe qeverisjes së tyre.

Ka filluar të shkruajë e të botojë qysh në moshë të njomë në revistat dhe gazetat e kohës. Boton në to shkrime të ndryshme të natyrës historike, kulturore, enciklopedike dhe letrare. Krijimet më të hershme i botoi në revistën “Kopshti Letrar”. Në këto shkrime të hershme dalin në pah disa nga treguesit e interesave dhe prirjeve të Haxhiademit, që do të kultivoheshin më tej dhe do të merrnin status të vërtetë artistik në tragjeditë e tij dhe krijimet poetike.

Spikat interesi i tij për historinë e antikitetit dhe personalitetet e asaj periudhe, aftësitë e tij për të ngritur në art dukuritë reale të cilat ai i përjetonte në ankth apo gëzim, me dhimbje apo dashuri.

Më 1922 përkthen dhe boton “Bukoliket” e Virgjilit. Më 1924 shkruan në Berlin tragjedinë “Ulisi”, më 1926 shkruan në Vjenë tragjedinë “Akili” dhe më 1928 shkruan në Lushnje tragjedinë “Aleksandri”. Të tria tragjeditë i boton në Tiranë më 1931. Më vonë shkruan dhe boton tragjedinë “Pirrua”, 1934, “Skënderbeu”, 1935, “Diomedi”, 1936 dhe “Abeli”, 1938. Më 1937 përgatit për botim vëllimin poetik “Lyra”, që e boton më 1939. Në vitet e burgut shkruan romanin “Jeta e njeriut” dhe dramën “Koha e premtueme”, vepra ende të panjohura.

Vepra e Haxhiademit, me kufij të gjerë kohorë dhe hapësinorë, evokon të kaluarën e hershme e të vonë, si një këndvështrim i të vërtetave të gjithëkohshme.

Gjeografia artistike e tragjedive të Haxhiademit rrok hapësira të gjera, duke u shtrirë në kufij ndërballkanikë. Sipas natyrës së tragjedisë klasike, subjektet e antikitetit, lashtësisë apo mesjetës, bile edhe ato të prehistorisë biblike vihen në funksion të një problematike e cila gjen rrezonim me dukuritë, idetë dhe problematikën që karakterizon realitetin e kohës. Përmes tragjedive të tij Haxhiademi synoi të krijojë realitete artistike të cilat do të ishin të përvetësueshëm estetikisht prej lexuesit dhe përmes këtij përvetësimi estetik, ato do të bëheshin më dinjitozë në marrëdhëniet me njëri‑tjetrin, me kombin, me shtetin, me traditën e tyre, me moralin që trashëgojnë dhe kultivojnë për të ardhmen. Këto synime ai i arriti përmes nivelit cilësor të krijimtarisë së tij, si asnjë tjetër në dramatikën shqiptare. Ndaj, në tragjeditë e tij, mesazhet janë komplekse. Ato vijnë qoftë nga oborret mbretërore të antikitetit, nga sofra e hyjnive apo gjysmëhyjnive, nga mesjeta apo shekulli XV, nga mbretërit ilirë apo shqiptarë, nga mitologjia greke apo ajo biblike. Le të kujtojmë këtu vetëm titujt e tragjedive: Ulisi, Akili, Aleksandri, Pirroja, Skënderbeu, Diomedi, Abeli. Mesazhet lindin dhe nisin të përçohen nga përplasja artistikisht, përmes veprimit dramatik në tragjedi; ato janë të kapshëm, të pranueshëm dhe të dëshiruar nga publiku dhe lexuesi i thjeshtë. (Analiza e këtij korpusi letrar të fushës së dramatikës dhe e vle

Regjistrin e lartë të organizimit të mesazhit në tragjedi (të kushtëzuar nga vetë lloji letrar), Haxhiademi do ta bëjë akoma më të kuptueshëm e më të pranueshëm përmes krijimtarisë së tij poetike, që, si dhe tragjeditë, shfaqet me pamje tepër interesante.

Leximi dhe vlerësimi i veprës poetike të E.Haxhiademit nga kuota e epokës së tanishme, kuotë e cila bart në vetvete edhe evoluimin e mjeteve shprehëse poetike nga njëra anë, dhe, në përputhje me to, një tërësi treguesish që formësojnë një qëndrim, një ndjesi dhe një matës të caktuar për vlerat poetike, nga ana tjetër, e bën disi të ndërlikuar qëndrimin ndaj lirikës së Haxhiademit. Për më tepër, në poezi ai priret të jetë sa më origjinal dhe, pas tij, ato rrugë që ai u nis në poezi s’para u shkelën, pasi u konsideruan të gabuara, të shtrembëra, realiteti artistik që ato zbulonin antikombëtar, antipopullor etj. Kështu që me kodin e tij artistik lexuesi nuk është fort i familjarizuar. Ky kod i shfaqet atij në mënyrë të pandërmjetshme, ballazi. Nga kjo pikëpamje ky kod është sa afër, aq edhe larg lexuesit. Sidoqoftë, lirika e Haxhiademit është e endur me dashurinë dhe dhimbjen njerëzore, është e formësuar mirë, me një sistem harmonioz mjetesh dhe teknikash poetike dhe si e tillë ajo i ka të mbrujtura vlerat që shpërthejnë kufijtë kohorë. Ndaj edhe sot do të rrezonojë në shpirtin e lexuesit.

Lirika e tij shkruhet kryesisht në fillim të viteve ’30, në horizontin e të cilëve ndihej ende qartë jehona e idesë kombëtare, sipas formësimit që ajo mori gjatë Rilindjes, por e amplifikuar në mënyra dhe profile të ndryshme gjatë periudhës së Pavarësisë, nga njëra anë (kujto veç të tjerash pas Rilindjes Mjedën, Asdrenin e më së fundi Fishtën e ndonjë tjetër), dhe, nga ana tjetër, në një kohë kur po ravijëzohej një problematikë e ashpër sociale, që po kushtëzonte prirje të reja të arkitekturës letrare, një drejtim të ri letrar. Vepra poetike e Haxhiademit strukturohet e ndikuar pikërisht nga ajo çka jehonte në horizont si vlerë, por që kërkonte ridimensionim, dhe që vërtet po ridimensionohej si një ide shumëpërmasore. Në këtë kontekst kulturor e artistik Haxhiademi do të kërkonte rrugën e tij. Ajo do të projektohej e strukturohej me veçanësinë e drejtimit të talentit të tij, formimit intelektual e artistik të tij, predispozicionit, ndjeshmërisë dhe aftësisë krijuese.

Ai i ndërgjegjësonte prirjet e tij në fushën e letrave, ndaj në skenën e letërsisë shqiptare donte të luante rolin e tij sa më dinjitoz. Për atë ishte e rëndësishme të sillte kontribut për letërsinë tonë, pavarësisht se në këtë skenë do të ishte aktor i planit të parë apo jo.

Ndaj më 1937 përmbledh në një vëllim krijime poetike të shkruara në rrjedhë të viteve, modeste në sasi, por tepër pretenduese për universin artistik që ofrojnë. Siç thekson autori në parathënien që përcjell vëllimin “një punë e pakët, por e kujdesëshme, qi besoj se do t’i vlejë mjaft literaturës s’onë të varfën”. Vëllimi botohet më 1939, nën titullin “Lyra”. Ai përmbledh 10 krijime: “Galatés”, shkruar më 1927; “Nymfat e Shkuminit”, 1933; “Nata e zezë”, 1934; “Naim Frashërit”, 1934; “Prej së largu”, 1934; “Asaj”, 1934; “Lufta e dragojve me kuçedrën”, 1934; “Andrra e jetës”, 1935; “Koha e kalueme”, 1935; “Kanga shekullore 1912‑1937”, botuar më 1937.

Duke lexuar këtë vëllim dhe duke u nisur nga pohimi i njohur se “Bota e shprehur në poezi është bota e poetit, ashtu si e ka ai, si e mendon ai, por në një formë të pranueshme për të tjerët, sociale”, mund të arrijmë në konkluzionin se kemi të bëjmë me një poet me ndjeshmëri të spikatur, entuziast dhe idilik ndaj vlerave historike dhe mendësive popullore.

Realiteti artistik në poezinë e Haxhiademit dimensionohet në dy plane kryesore:

Njeriu me dashurinë dhe, sidomos, me dhimbjen e tij. Në këtë aspekt, që kap pjesën më të madhe të territorit dhe hapësirës së realitetit të tij artistik, gjëllin ndjesia për vajzën, gruan, nënën, vëllain, babain, mikun, poetin, patriotin, atdheun, bukurinë, shëmtinë, tmerrin, frikën, dhimbjen, fatkeqësinë, mëshirën, errësirën, dritën, gazin, shpresën, embëlsinë, hidhërimin.

Lidhur ngushtë me këtë univers njerëzor, në dritëhijet e të cilit përplasen fate dhe jetë njerëzish, si një ngushëllim ose pamje më e qartë, krijohet një univers i dytë, me qenie dhe jetë konvencionalisht jotokësore, por në kufijtë e këtij realiteti artistik tepër reale dhe vepruese. ‑ Universi i nimfave, shtojzavalleve e qenieve të tjera mitologjike. Si për kontrast të fortë, e të plotë edhe ky univers i dytë merr dritëhijet e të parit. Duke abstraguar poetikisht, këto dy universe sikur shkrihen, i humbasin kufijtë, ngërthehen në gëzimet, shpresat dhe tragjeditë reciproke.
Në këtë mjedis artistik të krijuar nga autori përqasja klasike e mira , e keqja, drita, ërresira, gëzimi‑dëshpërimi, jeta‑vdekja vjen me një ngjyrë tepër shqiptare, e kapshme dhe artistikisht e realizuar. Nga Galatési, nëna, Sofija, Naimi, babai, nimfa, Parceja, Atropja, kuçedra etj., si personazhe, nga konceptet qëndrore jeta, vdekja, trupi, shpirti, natyra, njeriu, atdheu, patriotizmi, dashuria, hidhërimi është endur një tekst poetik që bëhet shprehës jo vetëm i një mendësie të përgjithshme, por, sidomos, edhe i një mendësie shqiptare, popullore, lokale.

Mesazhet që vepra e Haxhiademit ofron, lirika e tij, por sidomos dramatika nuk reshtin së emetuari vlera, për të cilat vetëdija estetike e lexuesit ka nevojë. Në raste përvjetorësh, duke i bërë homazh kontributeve, ne kemi mundësinë, gjithashtu, të kujtohemi edhe për vlerat që na mungojnë.


Et'hem Haxhaidemi u kthye në atdhe në vjeshtën e vitit 1928. Mbas studimeve të mesme në Leçe të Italisë dhe Insbruk të Austrisë, mbas atyreve të larta në Berlin e Vjenë, vinte me diplomën e shkencave politiko‑juridike në xhep. Veç kësaj, në valixhe ose në njërën nga baulet e librave duhej të kishte edhe tufëzën e poezive kushtuar një vajze të quajtur Galatea, përkthimin hekzametrik të Bukolikeve të Virgjilit dhe dy tragjedi që ëndërronte t'i botonte me të gjetur mundësinë. Në Shqipëri, më parë se botuesit, e prisnin zyrat e administratës së lartë civile të Mbretërisë. Emri i tij hynte në listat e nomenklaturës së Ministrisë së Punëve të Brendshme: nënprefekt në Lushnjë, mandej në Shijak, Sarandë, Gjirokastër. Në Lushnjë shkruan tragjedinë e tretë, në Gjirokastër të katërtën, të pestën dhe të gjashtën. Kur i bëhen gjashtë libra të botuar, më 1936 pushohet nga puna si "antizogist"; një pushim që vijon deri më 1939‑n. Tragjedia e botuar më 1938 do të jetë e shtata, por edhe e fundit. Një vit më mbas mbledh në një vëllim, Lyra, poezitë e shkruara ndër vitet 1927‑1937. Nëpunësi dramaturg, pa ndonjë dyshim, e kishte kuptuar statusin tragjik të krijuesit, madje në përgjithësi atë të intelektualit, në Shqipërinë e kohës. Ja se çfarë shkruante te Lyra:

"Në nji kohë si kjo e jona, me u marrë njeriu me poezi a me çdo art tjetër të bukur asht nji punë e kotë, nji mundim i pafrytshëm. Artisti apo shkrimtari shqiptar, qi t'u bajë ballë nevojave të jetës, duhet ma përpara të merret me ndonji punë tjetër, me ndonji punë qi ep bukë, siç flitet këtu në Shqipní, dhe për mjeshtrin qi i flet zemra të punojë nëpër orë pushimi ose të lajë mangut gjumin e natës. Me fjalë të tjera, të bajë nji sakrificë dhe nji sakrificë të madhe. Të rrijë pa dëfrime jete, të rrijë pa prehje e qetësi, të rrijë ma në fund edhe pa gjumë, për të krijue diçka të bukur dhe artistike. Epoka e jonë materiale të tillë njerëz i quen të sëmundë. Dhe deri diku asht e drejtë. Mundimi i vazhdueshëm duhet të pjelli në fund frytin e shpërblimit. Pse me u mundue me mjellun në kopshtin e jetës pemë qi nxjerrin gjithmonë lule dhe nuk lidhin kurrë as ndoji kokërr të vogël?"

Ndonëse nga viti 1939 i ofrojnë përsëri funksion në administratë, kësaj radhe si drejtor i Drejtorisë së Komunave të Shqipërisë, duket se është periudhë dilemash të mëdha. Madje më 1943 vjen edhe për të një ndërkohë "ilegaliteti". Por për Haxhiademin, si specialist i politologjisë dhe njëherësh krijues, është edhe periudha ndoshta më interesante e jetës. Me krahun profashisht e ndajnë mjaft gjëra. Me krahun nacionalist e tërheq një prirje atdhetare. Me krahun komunist e afron lufta për çlirimin e vendit. Ndërkohë që me nacionalistë e ndan politika e kompromiseve dhe përçarjeve në klane, edhe me komunistët e ndan kthesa fatale që lufta e tyre po merr.

* * *

Te dy tragjeditë e para, Uliksi dhe Akili, dramaturgu ishte përpjekur ta hiqte velin e ekuilibrit e të ataraksisë me të cilin i kanë mëveshur këto subjekte autorët klasikë. Heronjtë e tij delnin në një dritë më të ashpër, porse më reale. Damari i një mendësie shqiptare ndihej i fortë ndër ta. Në një kuptim, të dyja këto tragjedi paraqitnin reminshenca të dukshme të ndjenjës tragjike të hakmarrjes shqiptare. Tri tragjedi të tjera, Aleksandri, Pirrua dhe Skënderbeu u shkruan në Shqipëri: përkatësisht në Lushnjë më 1928, në Gjirokastër më 1934, po në Gjirokastër më 1935. Edhe subjektet e tyre qenë nxjerrë prej "historisë kombëtare", si shënohej edhe në parathëniet e tyre. Nga Uliksi dhe Akili tek Aleksandri, Pirroja dhe Skënderbeu shikohet si është zhvendosur interesi i autorit ndaj figurave që bënte heronj të tragjedive të veta. Si shkrimtar, por jo vetëm si shkrimtar, e shprehur kredon e tij krijuese me vargjet: "Se n'veprat e kaluëme do t'mbështetet/ Nji komb qi ka vendos gjithnji të mbetet".

Tragjedia e tij e parafundit ishte Diomedi (1936), ndërsa e fundit Abeli (1938). Mbas tragjedive të intrigave politike, të hakmarrjeve e tradhtive konbëtare, ç'përfaqësonin këto dy të fundit? Subjekti i Diomedit ishte një shkartisje lënde nga mitologjia greke dhe ajo ilire. Mbas një kryengritjeje të popullsive ilire, Dauni mbret i Iliresë ikte dhe vendosej në Itali së toku me disa besnikë. Në Itali ngrinte qytetin e Daunisë dhe formonte një shtet më vete. Me prishjen e Trojës vinte në mbretërinë e Daunit edhe Diomedi me të vëllain, Alainin. Në një luftë që i shpallte Daunit popullsia fqinje e mesapëve, Diomedi i ndihmonte me armë e ushtri sa mund të thuhet se vetëm falë tij mbreti ilir ia arriti të delte fitimtar. Si shpërblim për ndihmën, Dauni i propozonte Diomedit të bënin krushqi duke i dhënë atij për grua bijën e vet, Evipen. Mirëpo Evipeja, fshehurazi, dashurohej me Alainin, vëllain e Diomedit. Këta të dy, për t'ia prishur planin mbretit, i shtinë këtij në vesh se Diomedi po kurdiste një komplot për ta rrëzuar nga froni. Dalngadalë Dauni fillonte t'i besonte intrigës. Atëhere ai jo vetëm që e tërhoqi propozimin për t'i dhënë Diomedit bijën për grua, por shpallte se Evipen do t'ia jepte atij që do të vriste Diomedin. I verbuar nga pasioni, Alaini shkonte dhe e vriste të vëllain në gjumë, mandej vinte e i kërkonte Daunit të bijën për grua, simbas fjalës, por Dauni nuk pranonte të bënte dhëndër vrasësin e vëllait dhe e përzente atë.

Një dimension i ri, pra, ndërkallej në indin e tragjedive të shkrimtarit: vëllavrasja politike. Ky dimension do të merrte dukje më të qartë të tragjedia tjetër, Abeli. Tek Abeli, si për ilustrim më të efektshëm të këtij dimensioni, lënda nxirrej nga një burim edhe më i lashtë: nga Testamenti i Vjetër: mëkatit të vëllavrasjes i kundërvihej mallkimi i vëllavrasjes simbas Biblës: "Dhe qofsh i mallkuar mbi tokë që hape gojën për të pirë gjakun e tët vëllai dhe e prite këtë gjak me duart e tua./ Kur të mbjellësh arën, mos të sjelltë kurrë prodhim. Pa vend e trevë bredhsh ti më gjithë botën...". Ç'parandjenjë tragjike të ketë qenë ajo që e shtynte Haxhiademin t'i jepte fund heptalogjisë së tij tragjike me këto dy "tragjedi vëllavrasëse", sidmos me Abelin?

Thonë që kritika, jo rrallë, është e prirur të zbulojë në veprat letrare profeci që as autorëve nuk u kanë rënë në mend. Por, çfarë do të thënë që autorit t'i bjerë diçka në mend? Sa të sigurtë jemi që, në rastin e krijimit, mund të flitet për burime të vetëdijes apo të nënvetëdijes? Më 1936‑n, kur botohej Diomedi, në Europë qe ndezur një qendër zjarri: Lufta e Spanjës. Aty qe ngritur vërtet vëllai kundër vëllait. Mbas botimit të Abelit, edhe Shqipëria do të niste të bëhej arenë e një lufte të re. Ajo që do të quhej Luftë Nacionalçlirimtare një ditë, kur të vendosej në dritën e vërtetë, do të ndahej dy pjesësh: luftë çlirimtare dhe luftë vëllavrasëse. Si do të kuptohej atëherë mallkimi i Haxhiademit: "Qofsh i mallkue, i poshtun, ti për jetë,/ Prej nesh edhe prej zotit të vërtetë/ Zemra e jote kurr mos paft gëzime,/ N'mjerimin tand ne gjetshim ngushullime./ Ti qi na dhe për pleqëni kët tmerr,/ Të bift n'vend t'grunit n'arën tande ferr./ Jo vetëm ti por dhe fëmijët tuëj/ Mënin e madhe paçin të gjithkuëj//Paçin bashk'me urrejtjen e njerzís,/ Mallkimet e Krijuësit të Gjithsís"?

* * *

Të shumtët e teoricienëve të tragjedisë e pranojnë metaforën simbas së cilës heroi tragjik duhet të ndodhet tipikisht në majë të rrotës së fatit. Kjo përcakton pozitën e tij të ndërmjetme: mes shoqërisë njerëzore në tokë dhe shoqërisë hyjnore në qiell. Ose mes "mbarëhyjnores" dhe "mbarënjerëzores", simbas emërtimit të Northrop Fray‑t. Tek Abeli në rrotën e fatit ndodhen të mbërthyer, në pozita të ndryshme, dy protagonistët: vëllezërit Kain dhe Abel. Kur hapet tragjedia, rrota e fatit ka filluar lëvizjen e vet të pashmangshme, duke tërhequr teposhtë Kainin. Sikurse e pohon edhe vetë, subjektin Haxhiademi e ka nxjerrë prej kalesës së famshme të Testamentit të Vjetër, kreu IV i Librit të parë të Moisiut, ku për djemtë e Adamit dhe Evës rrëfehet: "Edhe Adami njohu gruan e vet Evën, edhe ajo u ngjit me barrë edhe lindi Kainin edhe tha: Unë fitova një mashkull me Zotin./ Edhe ajo vazhdoi në këtë mënyrë dhe lindi Abelin, vëllain e tij. Edhe Abeli u bë bari, Kaini nga ana e tij bujk./ Por ndodhi që, mbas zakoneve të asaj kohe, Kaini i solli fli Zotit prej pemëve të arës./ Ndërsa Abeli i solli prej qengjave të tufës së vet dhe prej bulmetit të tyre. Edhe Zoti pa me sy më të mirë flinë e Abelit./ Ndërsa Kainin dhe flinë e tij nuk e pa me sy të mirë. Nga kjo Kaini u zemërua tepër edhe u vrenjt në fytyrë./ Ndaj Zoti i foli Kainit: Pse zemërohesh ti? Edhe pse vrenjtesh në fytyrë?/ Po qe se ti beson, të duan. Po qe se nuk beson, faji qëndron para derës dhe të pret ty: por ti sundoje atë./ Mandej Kaini i foli të vëllait, Abelit. Edhe kur qëlloi që u gjendën në arë, u ngrit Kaini kundër të vëllait edhe e vrau./ Mandej Zoti i foli Kainit: Ku është yt vëlla, Abeli? Ai u gjegj: Nuk e di. Pse, unë do ta ruaj tim vëlla?/ Por Zoti foli: Çfarë bëre? Zëri i gjakut të tët vëllai më thërret nga dheu!"

Në traditën europiane ky motiv i vëllavrasjes është përdorur dendur, por, me sa mund të vështrohet konkretisht prej tragjedisë së Haxhiademit, marrja aty e motivit është bërë drejtpërsëdrejti, pa ndërmjetësi të ndonjë vepre tjetër. Mund të burojë së këndejmi edhe ai farë gjenuiniteti, ndonjëherë deri në naivitet, që e karakterizon veprën. Në parathënien e botimit (1938) autori shënonte: "Me këtë pjesë, në të cilën luejnë njerëzit ma të parë të botës, desha të ngas nji plagë shoqnore. Dashnija vëllaznore nuk rrjedh nga afërimi i gjakut, sikundër besojnë të gjithë, por, mbas pikëpamjes sime, nga edukata e prindërvet". Analiza, pra, nis nga familja. Dimensioni familjar, që shfaqet, përkon me parimin kristian, me sa duket të transmetuar prej judaizmit, simbas të cilit Mbretëria e Qiellit fillon në familje.

Në skenën 1 të aktit I çështja kryesore që rrihet është ajo e fatalitetit njerëzor për të kaluar nga bjerja në bjerje. Adami dhe Eva, autorët e së parës bjerrje, diskutojnë të brengosur për harmoninë e prishur mes njerëzve, për paqen e thyer. Skena shfaqet vërtet tronditëse, po të përfytyrohet se ka të bëjë me agimin e historisë njerëzore, kur Zoti biblik sapo pati nisur të realizonte botën e tij ideale dhe diçka tragjike ndodhi: njerëzit e parë e humbën Zotin. Burri i parë dhe gruaja e parë dështuan në realizimin e potencialit të tyre dhe transmetimi i "Zotit të humbur"do të vajojë për mbasardhësit, duke filluar prej djemve të tyre.

Lufta mes Kainit dhe Abelit zhvillohet në disa rrafshe. I pari është ai fizik: Kaini e kërcënon të vëllain se do ta vrasë. Po më i rëndësishmi del rrafshi shpirtëror e mendor, me të cilin lakmon të merret tragjediani. Si e këtillë, lufta shdërrohet në një luftë ideologjike. Ideologjia e Kainit është urrejtja. Ai është xheloz dhe ziliqar për të vëllanë. Çdo fjalë, çdo veprim i tij e acaron deri në urrejtje. Shkaqet e kësaj urrejtjeje, me sa duket, kalojnë përtej diferencimit prindëror, së paku siç është trajtuar në vepër. Homeri përdor një shprehje jashtëzakonisht të rëndësishme për teorinë e tragjedisë kur e bën Zeusin të flasë për Egjiptin si për një hyper moron, d.m.th. superfat, përtejfat. Kaini e quan veten punëtor dhe Abelin parazit, e padit se ai u prish mendjen prindërve me fjalë të bukura në dëm të të vëllait, se është hipokrit etj. "Unë të rrita", i thotë ai të vëllait ( II, 2), prandaj e shpall të mosmiradijshëm.

Ideologjia e Abelit është dashuria. Nuk është fjala për dashurinë në kuptimin e saj të banalizuar nga përdorimi i përditshëm. Abeli e vlerëson të vëllain më lart se veten, duke thënë: "Kaini shumë ma tepër se unë vlen" (I, 3). Nga shkallët nëpër të cilat ngjitet ajo, mund të kuptohet se dashuria e Abelit është dashuri e "një lloji të ri". Në bisedimin vetëm për vetëm me Adamin, pra ndërsa Kaini nuk është i pranishëm (III, 1), Abeli ngulmon pranë t'et që prindërit duhet ta duan Kainin më shumë se atë vetë. Në të njëjtën skenë ai vendos edhe një hierarki jo të zakontë duke i caktuar të vëllait vendin e parë në dashurinë e tij, ndërsa prindërve vendin mbas të vëllait.

Nuk është e vështirë të vërehet se Abeli, me sjelljet dhe arsyetimet e tij, synon të instaurojë një botëkuptim të ri, në themel të të cilit qëndron dashuria vëllazërore. Që ky paraqitet si një botëkuptim i ri, na e dëshmon edhe Adami kur thërret: "Ti, bir, të duesh më shum se ne tyt vlla?/ Çudi kjo bot'ma t'madhe s'ka me pa!" (III, 1). Ky botëkuptim i ri, si çdo botëkuptim që sapo nis të instaurohet, mund të mos ngjajë fort racional. Vërtet, ai ende nuk është plotësisht i kuptueshëm, deri në fund i shpjegueshëm. Është gjithsesi i mëveshur me një mjegullnazë të nënvetëdijes, përderisa edhe sjellësi i tij pohon: "Pse vllan ma tepër due, nuk e kuptoj" (III, 1). Këtu qëndron edhe tragjiciteti i heroit, të cilin rrota e fatit ka filluar ta marrë përpjetë.

Botëkuptimi i ri, simbas të cilit urrejtjen tjetrit duhet t'ia luftosh duke e dashur sa më shumë, ka një përkim të dukshëm me modernitetin kristian. Shprehet Abeli: "T'randoj mbi tê ma tepër dashunija,/ Do t'i zmadhohet zelli dhe fuqija". Sa përket këtë botëkuptim, Abeli mund të përfillet si një pararendës i Jezu Krishtit. Po të kujtohet se motivi i vëllavrasjes i përket historisë së judainjve, shihet se në kontekstin historik ai bën kalimin në historinë e krishterizmit. (Kur bëj këtë ndarje, e kuptoj historinë judaike duke nisur me Abrahamin dhe duke përfunduar me Jezu Krishtin, ndërsa historinë e krishterë duke filluar me Jezuin e duke mbaruar me ardhjen e dytë të Mesisë.) Në këtë mënyrë, mbas dimensionit familjar, shfaqet një dimension tjetër: ai kombëtar.

Nëse historia judaike është historia e përgatitjes së një kombi për të pritur Zotin, historia e krishterë është histori e dështimit të kombit përkatës në këtë pritje. Lufta mes Kainit dhe Abelit është ajo që përjetësisht e largoi njeriun nga Zoti. Dhe, si për t'i vajtur në fund paraleles mes Abelit e Jezuit, mund të thuhet se vdekja e Abelit paraqitet fatalisht e pashmangshme. Ashtu sikurse, po ta ndjekësh hap mbas hapi jetën e Jezuit, bindesh se për të zgjidhje tjetër, veç kryqit, nuk ka. Simbas ligjeve antike të tragjedisë, heroi tragjik duhet të përfundojë me vdekje. Në një subjekt ku protagonistë janë njerëzit e parë të botës ke të drejtë të bësh pyetjen se cili vallë pati qenë i vdekuri numër një i kësaj bote. Përgjigjja është gjithaq tragjike. I vdekuri numër një i familjes së parë njerëzore është pjella më e njomë e kësaj familjeje. Pra, në njëfarë mënyre, vdekja nis nga fundi. Për më shumë, kjo vdekje e parë në histori të njerëzimit përurohet si një vëllavrasje.

* * *

Dimensioni i ri futet tani këtu: ai botërori. Dhe, prej këtij çasti, në historinë njerëzore mund të flitet për luftë‑kain dhe luftë‑abel. Ashtu si nuk mund të ketë harmoni në familje pa dashurinë e vëllait ndaj vëllait, ashtu nuk mund të ketë harmoni në një komb mes bashkëkombsve, nuk mund të ketë paqe në botë, nëse njerëzit nuk e duan njeri‑tjetrin vëllazërisht.

Në kohën kur e shkruante Haxhiademi Abelin, njerëzimi kishte dalë nga një luftë e pashembullt vëllavrasëse, ku qenë përfshirë 16 kombe dhe, si përfundim, qenë vrarë ose plagosur jo më pak se 30 milionë njerëz. Ishte quajtur me të drejtë katastrofa më e madhe që pati njohur Europa. Mbas saj, liderët e botës e kishin ndier nevojën e konsolidimit të një paqeje të përbotshme dhe patën krijuar Lidhjen e Kombeve. Si ia doli të pajtonte rreth dymbëdhjetë grindje territoriale, kjo Lidhje vajti drejt falimentimit të saj pikërisht prej paaftësisë fatale për të zgjidhur krizat e rënda politike. Nuk kishin kaluar as 20 vjet mbas katastrofës së parë, kur një gjakderdhje tjetër i kanosej njerëzimit : Lufta civile e shpërthyer në Spanjë. Ideologjia‑kain e ngritur kundër ideologjisë‑abel pati shkaktuar një luftë vëllavrasëse në kuptimin më të saktë të fjalës: në Spanjë luftonin vëllai kundër vëllait, ati kundër birit, biri kundër atit.

Ashtu siç kishte dy lloje ideologjish dhe dy lloje luftërash, mund të përfytyroheshin tani edhe dy lloje revolucionesh: revolucion‑kain dhe revolucion‑abel. Në Shqipërinë e viteve 37‑38 ndeshja mes dy ideologjive kishte filluar. Kalimthi po përmend se ideologjia‑kain në ato vite nuk përfaqësohej vetëm prej krahut komunist, por edhe prej një pjese të krahut të intelektualëve të rinj simpatizues të "diktaturës së ndritur", mbas modeleve hitleriane e musoliniane. Kurrgjë për t'u habitur që në këtë pjesë të këtillë të bënte pjesë edhe vetë Enver Hoxha me shkrimin "Z. Attaturk ase Mustafa Qemali", botuar në gazetën Illyria (7 mars 1936). "Përmes diktatorëve të kohrave tona fytyra e Mustafa Qemalit është fytyra më kurioze e më origjinale. Nuk mban vendin e parë si Hitleri, Mussolini a Stalini etj.". Nga ana tjetër, ideologjinë‑abel mund ta hasje asikohe te përfaqësuesit e "neoshqiptarizmës". Frymëzimin filozofik të kësaj lëvizjeje mendore e përbënte sistemi pozitivist i Komte‑it dhe i Durkheim‑it dhe rekomandimet e saj kryesore kishin të bënin me zhvillimin e shoqërisë nëpërmjet ideve, krijimin e një solidariteti shoqëror nëpërmjet harmonisë sociale, lavrimin e kulturës dhe edukatës si themel real për arritjen e një uniteti kombëtar. "Rendi kolektiv", që predikonin "neoshqiptarët" parakuptonte ideale të përbashkëta, të cilat nuk kishin asnjë lidhje me konceptin e një "lufte klasash"

Pozita e Haxhiademit si intelektual në këtë luftë ideologjish shpallet edhe nëpërmjet tragjedisë Abeli. Ideologjia‑abel, e mbrojtur në të, e lidh autorin me "neoshqiptarët". Kur analizonin shkaqet e mbrapambejtjes, të konflikteve sociale dhe të përçarjes kombëtare, këta nuk i gjenin ato te "raportet social‑ekonomike", sikundër do të mësonte materializmi dialektik, por në mendësinë e njeriut shqiptarsi qenie sociale, në mungesën e një edukate të shëndoshë familjare etj., prej të cilave edhe shqiptari, si gjithë popujt e botës, nuk ka qenë i privuar. Edhe Haxhiademi, tek Abeli, rrënjët e "plagëve shoqnore" i kërkonte e i zbulonte tek edukata familjare.

* * *

Në një klimë të tillë çartjeje kombëtare dhe acarimi ndërkombëtar, në prag të një vëllavrasjeje e gjakderdhjeje të re, një shkrimtar tragjik predikonte ideologjinë e dashurisë së pakufi, të çintersuar. S'thuhet dot në ka pasur të drejtë ndokush, në atë kohë, ta quante këtë "anakronizëm". Por mund të thuhet se në botën e sotme, duke iu kthyer kësaj ideologjie, filozofia moderne e ka emërtuar me termin e ri Headëing ose Zotizëm. Dimensionet tani shtjellohen në mënyrë zbritëse. Për të gjetur shkaqet pse paqja në botë, tani e njëzet shekuj, ka qenë kaq e brishtë kalohet nga niveli botëror tek ai kombëtar, nga kombëtari te familjari, nga familjari tek individuali. Ngjan, pra, si një rinovim i ideologjisë simbas së cilës çdonjëri prej nesh mund të jetë potencialisht pikënisje e paqes. "Dashuria ‑ thotë një mendimtar bashkëkohor ‑ është e vetmja gjë që, kur investohet plotësisht, kthehet tërësisht. Kur investoni dashuri të vërtetë, nuk ka kurrfarë kamate. Një investim dashurie 100 për qind ka për të dhënë një interes 120 për qind. Ata që japin dashuri të vërtetë duken sikur bëhën gjithnjë më të varfër e më të mjerë, por rezultati përfundimtar është e kundërta". Të ndërtuar mbi një dhënie‑marrje të këtillë, është e përfytyrueshme lehtë se si do të ishin një familje, një komb, një botë.

Por ja që, në kontrastim me këtë ideal të bukur, ideologjia‑kain është aty, tani dymijë vjet, e pamposhtur, e pangadhënjyer. Nga tragjedia e Haxhiademit ngre krye vëllai që i shpall të vëllait: "Mos më thërrit ma vlla, se m'ke anmik!" (IV, 1). Dhe është një njeri që lumturinë e jetës e gjen pikërisht në këtë mllef, në këtë shfryrje: "Nuk dëshiroj t'më duesh, ma mirë m'urrej,/ Se kështu në zemrën time prehje gjej". Nëse ideologjia që përpiqet të instaurojë Abeli ngjante e papërkryer, me atë mjegullnazën e nënvetëdijës, ideologjia e Kainit, përkundrazi, është e strukturuar mirë, e ndërtuar deri në fund, madje duket e institucionalizuar si një doktrinë. Pa e lidhur në mënyrë rastësore me doktrinën marxiste, ‑ ndonëse ka studiues që këtë doktrinë në ideologjinë‑kain e përfshijnë, ‑ nuk mund të mos vihet re se tragjedia e Haxhiademit sugjeron diçka në këtë drejtim.

Si thelb të ideologjisë së tij, Kaini ngre çështjen e njeriut i cili ha në kurriz të njeriut që punon, të parazitit që jeton në limonti, ndërkohë që punëtori heq e vuan. Simbas parimit marxist, të gjitha konfliktet në këtë botë ("lufta e klasave" më e rëndësishme ndër to) kanë zënë fill me ndarjen e punës dhe shfrytëzimin e njeriut prej njeriut. Duke kallëzuar pikërisht këtë padrejtësi, në skenën 1 të aktit II Kaini shfren: "Si mos t'më dridhet buza kur të flas,/ Si mos t'më zi mue truni sa t'pëlcas,/ Kur shoh përtacin qi s'kap gja me dorë?" Të vështrohen shkrimet e Marxit. Jo ato tek ai merret me analizat e ekonomisë politike, por ato në të cilat, së toku me Engels‑in, ndërton taktikën dhe strategjinë e luftës së proletariatit, kësaj klase nga natyra me prirje hostile, të zgjedhur simbas tyre prej historisë për një mision të lartë. Ky mision është ndëshkimi i padrejtësisë: figurativisht përmbysja e atyre që s'punojnë prej atyre që punojnë. Proletari i Marx‑it duhet të bëhet vrasësi dhe njëkohësisht "varrmihësi" i dikujt. Përpos një pjese të madhe të letrave drejtuar Engel‑sit, sidomos Manifesti paraqitet si një tekst i mbrujtur me një mllef hakmarrës të pashok. Madje, ka të ngjarë, të jetë shembulli më i përkryer i retorikës së destruktivitetit modern. Të kujtohen rufetë që hedhin Marx‑i dhe Engel‑si, fyerjet që lëshojnë, sharjet e rënda, urrejtjen që derdhin mbi "shfrytëzuesit"dhe "filisteizmin borgjez". Dhe të bëhet krahasimi. Ka mundësi që te Kaini të ndeshet arketipi i përdorur nga doktrinarët e "luftës së klasave": "Mos më thërrit ma vlla, se m'ke armik,/ Ti qysh prej kohe ke prish paqen time,/ Ti shkaku je qi un ma s'kam gëzime,/ Ti qe qi m'bane jetën mue të zezë,/ Dhe rroj si mos ma keq e pa ndonj'shpresë" ( IV, 1). Thelbi subversiv i kësaj ideologjie është, siç kuptohet, zgjidhja e gjetur për t'i dhënë fund gjendjes: vëllavrasja. Këtë denoncon Haxhiademi në tragjedinë, duke qënë i bindur se një familje që ka për rregullator urrejtjen, në vend të dashurisë, nuk mund të bëhet gur themeli për harmoninë shoqërore, as për paqen kombëtare.

Ajo që në kohë paqeje në shoqërinë shqiptare të viteve '30 ziente e ndrydhur, në kohë të luftës do të shpërthente duke prurë mbas vetes një varg aktesh të trishtueshme. Revolucionet si ai që ngjau në Shqipëri krahasohen me valët e rrëmbyera që, së toku me vlerat më të larta, nxjerrin përfaqe edhe pasionet më të ulëta, fundëritë më neveritëse të natyrës njerëzore.

Ç'mund të bëjë në këtë mes shkrimtari? Ai është i pafuqishëm ta ndryshojë rrjedhën e historisë, e cila nuk përgatitet në laboratorët e tij. E kanë krahasuar vërtet me një perëndi të vogël. Por të mos harrohet se as Zoti dhe as Mesia nuk mund ta ndreqin botën me një të kërcitur të gishtrinjëve. Të qe kështu, do ta kishin bërë prej kohësh. Si Zoti, ashtu edhe Mesia, kanë në dorë mallkimin. Këtë armë e ka trashëguar edhe shkrimtari. Ja mallkimi që i lëshon Zoti Kainit në Tekstin e Shenjtë: "Edhe qofsh i mallkuar mbi tokë, që hape gojën për të pirë gjakun e tët vëllai edhe e prite këtë gjak me duart e tua./ Edhe kur të mbjellësh arën, mos të sjelltë kurrë prodhim. Pa vend e vatër bredhsh ti në botën mbarë". Ndërsa ja mallkimi i shkrimtarit ( V. 3): "Qofsh i mallkue, i poshtun ti përjetë,/Prej nesh edhe prej Zotit të vërtetë;/ Zemra e jote kurr mos paft gëzime,/ N'mjerimin tand ne gjetshim ngushëllime;/ Ti që na dhe për pleqëri kët tmerr,/ Të bift n'vend t'grunit n'arën tande ferr;/ Jo vetëm ti, por edhe fëmijët tuej,/ Mënin e madhe paçin të gjithkuj,/ Paçin bashk me urrejtjen e njerëzís/ Mallkimet e Krijuesit të Gjithësís!"

* * *

Për Abelin e Haxhiademit mund të thuhet se është shkruar si një profeci pozitive. Marrja e pushtetit prej komunistëve në Shqipëri, më 1945, u duk sikur punonte në këtë kah. Për vetë autorin 1945‑a është viti kur në Tiranë krijohet Lidhja e Shkrimtarëve dhe ai është njëri ndër pjestarët e parë të saj, si dhe anëtar i Komitetit Drejtues; zgjidhet njëkohësisht kryetar i degës së Lidhjes për Elbasanin. Në Shkollën Normale, nga 1946 më 1947, jep gjuhën shqipe. Por më 1947 ka filluar "gjahu i shtrigave" dhe Abeli, për autorin e saj, duket sikur funksionalizohet në profeci negative. Haxhaidemi arrestohet, i konfiskohen librat e bibliotekës dhe të gjitha dorëshkrimet. Tani e tutje do t'i duhet të paguajë gjer edhe për nacionalizmin e tij: "Armik i Popullit". Skeda e dënimit nuk është kushedi sa origjinale, ajo është e ngjashme me skedat e dënimit të të Vinçenc Prennushit, Mitrush Kutelit e plot të tjerë. Vetëm që në të nuk shpjegohet se i cilit "popull". Haxhiademi, me siguri, ka qenë në gjendje t'i përgjigjej kësaj pyetjeje, përderisa vetë pati shkruar në mars të vitit 1937: "Drama e Ibsenit Armiku i Popullit e shpreh mjaft mirë botën shqiptare kundrejt Punëtorit të Muzavet". Dënimi jepet me vdekje. I falet jeta, sikurse thuhet, në sajë të do ndërhyrjeve "intelektuale": Aleksandër Xhuvani, Omer Nishani etj. Gjashtë muaj para plotësimit të dënimit, vdes në burgun e Burrelit më 17 mars 1965, në moshën 65‑vjeçare.

Për dramaturgjinë e tij, me siguri, do të shkruhet më gjerë e më thellë, si në historinë e dramaturgjisë shqiptare, ashtu dhe në atë të letërsisë. Sepse do të tregoheshim mosmirënjohës në bëfshim sikur harrojmë që Haxhiademi krijoi tragjedinë shqiptare në kohën kur një tragjedi të tillë thuejse nuk kishte; që e ngriti dramën shqiptare në një nivel europian. Mbasi, me gjithë kontributin e vlefshëm që mund të kenë sjellë në themelet e dramaturgjisë kombëtare autorë si Zef Harapi, Foqion Postoli, Haki Stërmilli apo një Helenau, asnjëri syresh nuk la një vepër dramatike të konsoliduar si Haxhiademi: një heptalogji tragjike në vargje, të pashoqe edhe sot ditën në letrat shqipe. Mbas gati gjashtë dhjetëvjeçarësh, këto vepra dramatike mund të bartin peshën e një "anakronizmi" apo "vjetërsie", çfarë është e natyrshme t'ua ketë dhënë koha edhe këtyreve, ashtu dhe shumicës së krijimtarisë së asaj periudhe. Porse vetë autori i tyre duket i sigurt e i qetë për punën e tij kur, në një ritual horacian të tipit "Exegi monumentum", shpallte: "Këtyre u kujtoj pra qi godita/ Ca përmendore posi piramida"

Prej bisedash me ish‑të dënuar politikë si ai, mësohet se gjatë kryejes së dënimit Haxhiademi ka punuar një kohë të gjatë në "repartet e përkthimit". (Në dy‑tri burgjet kryesore të Sqhiëprisë socialiste, siç ka pasur "reparte rrobaqepësie", "reparte këpucarie", "reparte zdrukthtarie" etj., paskësh pasur edhe "reparte përkthimtarie".) Ku vallë të kenë përfunduar frytet e një pune të tillë gati njëzetvjeçare të një njohësi aq të mirë të greqishtes së vjetër, latinishtes, gjermannishtes, turqishtes, të një intelektuali të dalluar për kulturën klasike? Nga dëshmitë del që në burgun e Burrelit ai të ketë shkruar edhe një roman, që ka qarkulluar fshehurazi, kapituj‑kapituj, mes të burgosurve. (Të mos ketë qarkulluar edhe mes operativëve, hetuesve?) Romani titullohej Jeta e njeriut dhe ndonjë ish‑i dënuar është rrekur edhe të riprodhjojë pjesë të tij. Gjithsesi, e vështirë mbetet të gjykohet se si vallë mund të qe ky roman i një tragjediani. Po nga ish‑të burgosur të Burrelit kam mësuar për një dramë që kishte filluar të shkruante shkrimtari vitin e fundit të jetës. Ëndërronte ta vinte në skenë vetë, me shokët e burgut. Ata nuk dinë me thënë në e mbaroi apo jo. Dikush e mban mend me titullin Koha e kalueme, dikush tjetërsi Koha e premtueme. Ç'të ketë dashur të thotë me të, prej terreve të rënda të burgut, vitin e fundit të jetës, dramaturgu gjashtëdhjetëvjeçar? Të ketë qenë një tragjedi me Diomedë e Alainë, Abelë e Kainë, Uliksë e Telegonë? Apo një dramë intrigash politike, pasionesh për hakmarrje, tradhtish kombëtare, vëllavrasjesh? A u pati qëndruar besnik autori ideve që kishte propaguar dikur tek Abeli?

Pyetja më joshëse, gjithsesi, do të ishte: Ku do të ndodhej Shqipëria, po qe se shqiptarët do të kishin ecur nëpër ravën e çelur prej "ideologëve të dashurisë"? Po qe se ata do të kishin dëgjuar zërin e shkrimtarëve si Haxhiademi? Hamendje të tilla, mjerisht, mbeten thjesht kureshtje. Ato janë në thelb ahistorike, përderisa vendosen në të kundërtën e fakteve. Prej historisë mund të nxehet, për shembull, çfarë tregon Taciti për çmenduritë e Neronit. Suetoni, nga ana e tij, thotë se perandori Kaligula, në një shpërthim pezmi, paskësh klithur: "Ah, si nuk ka populli romak një grykë të vetme...!" Tragjike, apo jo? Por a mund të përfytyrohet tjetërsoj historia e Romës? Historia është ashtu siç e bëjnë popujt. Dhe të thurrësh hamendje post festum do të thotë që elementit real t'i imponosh elementin moral.

Në kësi rastesh, as Zotit s'ke pse i bie në qafë me të tepërt. Për të ndrequr shoqërinë njerëzore njerëzit janë bashkautorë me Zotin. Për të ndërtuar "botën ideale" janë përgjegjës edhe ata. Shkrimtari, në këtë mes, nuk mund veçse të japë pjesën e vet të autorësisë: duke u bërë predikues i një ideologjie të dashurisë në prag të shpërthimit të një lufte‑kain. Duke ngulmuar në besimin që ideologjia‑abel duhet të fitojë. Tekstet e Shenjta flasin edhe për anën ngadhënjyese të kësaj lufte: në një tjetër motiv, nga Libri i Jakobit, Isaja do që të vrasë të vëllanë, Jakobin. Së fundi, pajtohen. Pra, mundësia e pajtimit njeriut i është dhënë. Ia ka predikuar këtë edhe shkrimtari në tragjedinë e vet, ndërkohë që e ka ulur Kainin përfund dhe heroin e botëkuptimit të ri e ka ngritur në majë të rrotës së fatit.

1991‑1993
Aurel Plasari
gazeta 55
usertype:1 tt= 0
Amantin
Share to: Facebook Twitter MSN linkedin google yahoo 18# 



Rank:Diamond Member!

Score:625
Posts:625
Registered:07/10/2012
Time spent: 23 hours

RE:Eseistike Letrare
(Date Posted:14/10/2012 02:28)

Themeluesit e bajronizmit ne shqiperi
Dua te kumtoj dicka parake, duke sfiduar parimin e kronologjise. Jetet vetiake te poeteve strukturohen nga kronologjia (hapjen dhe mbylljen e jetes fizike). Arti ndonese ka koordinata dhe nuk mund te shpetoje nga rroba e kalendarit, megjithate nuk i nenshtrohet parimit te kronologjise. Meqenese tema per nje nderlidhje te bajronizmit me Shqiperine eshte tejet konkrete dhe e qarte une dua te leviz ne kah te kundert te kohes, per te krijuar nje lloj zanafille me te kryehershme te vete dukurise letrare artistike, te quajtur konvencionalisht bajronizem. Qellimi eshte qe te nderlidh tri rrafshet e bajronizmit, rrafshi anglez, ate boteror dhe ate shqiptar. Ky trinitet tematik eshte i nderthurur mrekullisht, por jo pa nderlikime te vetekuptueshme. Duhet te kumtoj se lidhjet e shqiptareve ne mesjeten e hershme me kulturen e Anglise jane shume pak te studiuara. Milan Shuflai na thote se ne qytetin e Raguzes ne shek.XIII ekzistonte nje statuje, qe perfytyronte mbretin Artur, te famshmin e kaloresve zodiakore te Tavolines se Rrumbullaket. Studiuesi Kole Luka thote se edhe ne antroponimet e shqiptareve, jo vetem ne Raguze por edhe ne vise te tjera te Shqiperise se Veriut, ndeshen emra te eposit poetik anglez, gje qe mund te shpjegohet me levizjet e medha dhe itineraret e shqiptareve ne Ballkan dhe ne Shqiperi. Akoma me skajshem dua te them se ne vitin 1108 nje kalores anglez i quajtur Robert Monteforti, nenduke i normaneve dhe i anglezeve u largua me 1107 nga Anglia, erdhi ne Apuli te Italise dhe vdiq ne Ballsh te Shqiperise mbas nje viti. Arkeologu austriak Kamilo Prashniker, ka gjetur gurin e varrit te tij ne Ballsh me nje poezi epitafike ne latinisht me vargje leonid. Ne kete poezi thuhet "ketu eshte varrosur Robert Monteforti, i hijshem ne trup, trim ne arme, burre bujar, nenduke e normaneve, qe ne krye te tyre dhe te te gjithe anglezeve, ne moshen me te bukur te rinise e braktisi boten,(dunque inventutis dives floreret in annis deseruit mundun), duke kerkuar varrin e Zotit, vdiq ketu i ri, kur Dielli lindi per te katerten here ne yllesine e peshores. Te dhente o Robert, Mbreti i Parajses gezimet e veta". Duket sikur kemi sipas thenies biblike "ai ishte shume me perpara se sa te lindte" nje motiv bajronian. Ky Robert Monteforti eshte nje arketip i Bajronit, ai e ka braktisur Angline si Bajroni, aventura e tij eshte teresisht ne trojet shqiptare, ku ka qene edhe Bajroni, ka vdekur i ri si Bajroni dhe per me teper eshte varrosur ne Shqiperi. Kjo eshte shume e cuditshme per te treguar ne shekuj ate instinkt tipologjikisht anglez, te kombit ishullor, qe sic e ka verejtur Borgesi eshte "Largimi neper det". Natyrisht nuk mund te flasim per nje bajronizem tipik, per me teper se vete Bajroni ka lindur 6 shekuj me vone, por hollesite e mjedisit dhe analogjite jane teper ndihmuese dhe horizonthapese. Nese Horaci thonte "Carpe diem", cka ka te beje me gezimin dioniziak epikurist te shijimit te jetes, edhe prirjet poetike antike te "neveritjes se jetes" te pikellimit kozmik, jane si nje magme, si nje nebuloze shume me perpara se sa te lindte Bajroni dhe te farketohej formula kulturore dhe shpirterore e bajronizmit. Te flasesh per bajronizmin nuk eshte e lehte. Me sakte nga te gjithe eshte shprehur per kete veshtiresi tipologjike poeti yne Fishta. Fishta ka shkruar: "Edhe fjalet jane sende, thote Bajroni, e nje cirke e vogel melani a se mereqepi i ri si nje cirke vese mbi nje mendim ban me mendue mija e mija ndoshta miliona njerez". A nuk jemi duke menduar te gjithe se bashku per Bajronin dhe bajronizmin sot? Jemi 200 vjet me pas kur Bajroni botoi kenget e para te kryevepres se tij, ku permend Shqiperine dhe shqiptaret. Bajroni eshte nje emer emblematik. Ai i perket nje kulture te madhe ku kane depertuar motivet shqiptare gjate shekujve. Keshtu teologu filozof Beda Venerabilis, te cilin e citon Bogdani tek "Ceta e profeteve", permend te krishteret ne Iliricum Sacrum. Me 1596 poeti anglez Edmund Spenser ne kryevepren poetike "Mbreteresha e zanave" ben nje shtegtim moral ashtu si Bajroni beri nje shtegtim gjeografik me vone. Spenser paraqet te 12 virtutet morale te etikes se Aristotelit ne trajtat e heronjve alegorike, qe kryejne aventura te ndryshme. Konica citon vargje te Spenserit, ku permenden shqiptaret. Ne kengen e dyte te kryevepres se Spenserit spikasin dhe vargjet "dhe menget te varura prapa, ne menyre shqiptare". Shekspiri eshte i pari, qe permend emrin e Ilirise te "Komedia e gabimeve" si dhe jep nje peizazh te perfytyruar te brigjeve te Epidamnit. Ai rikonstruktoi ne menyre te lire motivet e komedise se Plautit "Menehmet", subjekt komik dhe grotesk, i shtjelluar ne Epidamn, ne Durresin tim. Edhe poeti vizionar Bllejk, permend Albanine si dhe nje figure kabalistike, qe ai e quan Albion Kadmi, si nje figure para Adamit biblik. Dihet se Kadmi i Tebes shtegtoi tek enkeleasit, u be mbret i tyre dhe lindi ne brigjet e Ohrit djalin e quajtur Ilir, emri i te cilit u be eponim i ilireve te lashte. Ne te vertete poezia e Bllejkut, pa perjashtuar edhe ate te Bernsit, paraqesnin paradokse kronologjike, keto poezi te te dy autoreve shtjelloheshin ne prag te romantizmit, por shume motive te tyre jane quajtur dhe si pasromantike. Bllejku dhe Bernsi mund te shpjegojne disi vete Bajronin. Por Bajroni arriti te krijoje artin e tij boteformues ne imagjinaten e rebelimit si rrallekush ne bote. Ai erdhi ne Shqiperi per te mos u larguar kurre prej saj ne te gjitha kuptimet. Kryevepra e tij "Cajd Harold", pati ngjizje midis pershtypjeve dhe mbresave edhe te shqiptareve. Letrat e tij derguar nenes dhe miqve shpjegojne shume elemente laboratorike te konceptualitetit te romanit poetik bajronian. Kohet e fundit studjuesi arvanitas Etien Toshek, ka bere nje permbledhje te detajuar te ketyre letrave, qe flasin per Bajronin si shqiptarofil i madh. Bajronizmi u be nje stil, menyre shpirterore e te menduarit ne shekullin e XIX. Bajroni qe nje nga maget e medhenj te romantizmit evropian. Sindroma e romantizmit eshte e ndikuar nga levizjet kalodoiskopike te Evropes ne kete shekull. Revolucioni francez u be heraldika shpirterore e lirise. Zbulimi nga Herder mbi pasurine kolosale te poezise popullore te popujve qe gjithashtu nje adrenaline artistike. Poezia u mbiquajt "Gjuha amtare e races njerezore". Poetet u bene apostolues te lirise dhe te principeve te medha te romantizmit. Malli romantik projektohej ne lartesi te dyfishte: jeografikisht priret nga lindja, ne pikepamje te kohes nga mesjeta. Ky nentekst i fundit perben kontrastin midis klasicizmit dhe romantizmit, sepse klasiekt anonin nga bota antike. Ky eshte nje kontrast artistik por edhe fetar, pa perjashtuar edhe ate laik. Klasiket adhuronin paganizmin politeist greko-romak, kurse ringjallja e mesjetes nga romantiket lidhej edhe me adhurimin e katolicizmit dhe te simboleve te tij si p.sh. te Shatobrian, apo te eksazes mistike te Lindjes si p.sh te Novales. Romantiket angleze si Bajroni dhe Shelli, pa mohuar Kitsin kishin karakteristike ndrrimin, zhvilluan nje kozmopolitizem luftarak, pa kompromis, duke i dhene nje permase kozmike romantizmit. Romantizmi francez, zoterohet nga lufta per idene e lirise dhe te drejtave te njeriut. Romantizmi gjerman ka konfliktin e jetes se perbrendeshme te individit, dramen e njeriut kundrejt mjedisit. Getja i madh, duke mbeshtetur filozofine e Herderit per kulturat popullore si nje vllazeri universale, shpiku termin "Letersia boterore", ku perkatesia etnike e poeteve nuk kishte rendesi absolute. Getja, qe admiroi Bajronin, megjithate qe ai qe tha "klasike une quaj te shendoshen, romantike te semuren". Ne te vertete Fausti, i Getes eshte i ravizuar si nje kryehero romantik. Nje dyzine te tille kontradiktash ka edhe Hamleti i Shekspirit. Te ngjajshem dhe te vecante jane dhe heronjet poetike te Miskevicit, Pushkinit, De Rades dhe Naim Frasherit. Jane studjuar dallimet midis romantizmit te De Rades dhe Naim Frasherit. Me te drejte eshte thene qe ndikimi bajronian eshte i lexueshem. Le te vijme tani tek sendezimi dhe konkretizimi i bajronizmit ne Shqiperi. Kete teme e ka studjuar nga pikepamja bibliografike miku im Afrim Karagjozi. Duke mos perseritur argumentet e tij te regjistruara qarte, une do te kumtoj disa zbulime vetiake te mijat, per bajronizmin tek shqiptaret, si nje nenshtrese, ap substrat poetik inkadeshent dhe i pavdekshem. Themeluesit, kjo fjale duhet vene ne thonjza e bajronizmit ne Shqiperi jane te shumte dhe per fat te mire spikasin ata te elites letrare shqiptare. I famshem ne kete hulli eshte De Rada. Romani i tij poetik "Kenget e Milosaos" ka nje bajronizem, ku mungon dimensioni i shtegtimit, perkundrazi, brenda konceptit te ngujimit te identitetit Milosao vdes ne luften per liri dhe poezia epigramatike e fundit te Milosaos, ku rrezohet hija e lisit na kujton vete vdekjen e Bajronit ne Misolongj. De Rada sikur shkruan per kete vdekje te dyfishte dhe hija qe rrezohet duhet te jete patjeter hija profetike e Lisit te Dodones. Te shumte jane shkrimtaret shqiptare qe kane shkruan per Bajronin. Sami Frasheri, Kullurioti, Jani Vreto, Faik Konica, Dora d'Istria, Zef Serembe, Domeniko Mauri, Asdreni, Kadare, Agolli, etj., jane mbeshtetur tek figura ndricuese pishtarmbajtese e Bajronit. Te tjere studjues me emer e kane trajtuar bajronizmin tek shqiptaret me legance dhe erudicion si Gustav Majer, Xhozefina Knor, Zef Arapi dhe vecanerisht Fan Noli. Nga Fan Noli kemi dhe kete shqiperim:

Sa i tmerruar per vdekje eshte zemerimi i tyre

Aq e sigurte eshte miqesia e tyre

Kur mirenjohja dhe trimeria i shtyn te derdhin gjakun

Sulen pa frike kudo qe t'i shpjere prijsi.


Po ndalem konkretisht tek disa fragmente te Cajd Haroldit, qe lidhen me Shqiperine. Bajroni permend Aleksandrin e Madh te Maqedonise, ai i beson Gibonit, qe e quan Aleksandrin e Madh si dhe Pirron e Madh te afert me origjinen shqiptare. Ne kengen e IV-te Bajroni permend episodin kur Aleksandri i Mdh vret ne pije e siper mikun e tij me te ngushte, Klitin ilir, episod i treguar nga Rrufus. Ne Kengen e I, Bajroni permend kroin e Kastalise prane Orakullit te Delfit, te lidhur me nje tjeter orakull pellazgjik te Zeusit pellazgjik sipas Homerit ate te Dodones. Per me teper Bajroni flet dhe per krua tjeter profetik ne rrezen e lisit te Dodones, mbeshtetur mbi "Eneiden" te Virgjilit, Kenga e III, vargu 466. Ne menyre me te detajuar, duhet te ndalem ne ndikimin e Bajronit te vepra e Naim Frasherit. Te poema "Bageti e Bujqesi" jane dy copeza, qe te kujtojne vargje te vecante te Bajronit te imituara deri ne hollesi nga Naim Frasheri. Keshtu Bajroni ne Kengen e II te Cajld Haroldit ka dhe keto vargje: "T'u ngjitesh fill maleve pa shtigje, neper kopete qe s'dijne c'eshte vatha, s'eshte vetmi por meshe me natyren". Po ne kete Kenge te II Bajroni pershkruan nje peizazh malor, ku "udhetari gostitet dhe nuk iken i merzitur, kur di t'i cmoje mire hiret e Natyres". Si dhe me poshte shenon: "ne skerka dhite po gjermojne krende, dhe duke ruajtur grigjen e shperndare, bariu djalosh me gunen krahevet, rri pshtetur mbi nje gur a shkon ne strofkull, e pret shtrengaten jeteshkurter te pushoje". Nuk dua te zgjatem dhe te tregoj vargjet analoge te "Bageti e Bujqesi". Bajroni ka ndikuar posacerisht tek Mjeda dhe Gjergj Fishta. Te dy keta poete shqiptare jane mahnitur nga "Kenga e lamtumires", qe ka Bajroni ne pjesen e pare te "Cajld Haroldit". Edhe Mjeda edhe Fishta kane ruajtur ritmin dhe detajet e klithmes se lamtumires bajroniane nga Anglia. Fishta eshte ndikuar me shume se sa Mjeda sepse perdor edhe strofen me 8 vargje te Bajronit, te quajtur "Otava Rima". E cuditeshme eshte qe ne Kengen e IV te "Cajld Haroldit", Bajroni permend me admirim dhe Xhorxh Washingtonin. Te njejtin motiv per Xhorxh Washingtonin e perdor dhe Mjeda te poema "Liria". Ndikimi i Bajronit tek De Rada eshte akoma me i madh dhe i vecante. Ne shenimet autobiografike te De Rades, thuhet se poeti arberesh e ka shkruar poemen e tij "Odisea" gjate kohes qe lexonte poemen "Korsari" te Bajronit. Edhe Milosao eshte nje hero bajronian, por ajo qe nuk eshte thene ne studimet mbi De Raden, eshte se Serafina Topia ne romanin poetik eponim eshte nje figure bajroniane, por feminile. Heronjte romantike pra dhe bajroniane jane mashkullore, here here te vrazhde dhe i mungon respekti ndaj feminitetit, madje jane te prirur edhe per inceste dhe homoseksualizem. De Rada ka krijuar personazhin e paperseritshem te Serafina Topias, nje intelektuale e ditur dhe e holle e ngjajshme me Ana Komnenen e Bizantit ne shek.XI. Nje personazh te tille femeror pervec De Rades ende nuk e ka krijuar letersia shqipe. Ky eshte nje motiv emancipimi i pashembullt. Themeluesit e bajronizmit ne Shqiperi mund te klasifikohen ne dy lagje: lagja e pare ka te beje me shkrimtare dhe publiciste shqiptare, qe e kane permendur Bajronin, apo kane botuar pjeserisht framente te vogla te krijimtarise se tij. Lagja e dyte perfaqesohet kryesisht nga perkthyesi i mrekullueshem Skender Luarasi, i cili ka perkthyer kryevepren e plote te Bajronit dhe mund te quhet me plot gojen "Qytetar Nderi i Bajronizmit Shqiptar". 200 vjet pas botimit te "Cajld Haroldit" nga Bajroni ne shqiptaret mund te meditojme per nje mirenjohje me te madhe ndaj tij. Bajroni eshte padyshim talenti me i madh evropian, qe shkroi mrekullisht per shqiptaret, por dhe i pari he deri me sot i vetmi, qe krijoi formulen konceptuale per karakterin tipologjik te shqiptareve, te cileve "nuk u mungojne virtutet, vec t'i kishin me te arrira". Kemi te bejme me nje sinteze analitike dhe nje simbol shpjegues, qe e ruan vleren kuptimore edhe sot, ndoshta edhe per te ardhmen, pa mohuar procesin progresiv te emancipimit tone kombetar dhe shoqeror. Bajroni nuk mund te harrohet nga shqiptaret sepse i deshi shqiptaret, kur shume pak personalitete, qene te bindur per kete gje. Shqiptaret nuk mund ta harrojne Bajronin sepse eshte e pamundur te harrojne vetveten. Amen!

DR.MOIKOM ZEQO / Gazeta "Koha Jone"
usertype:1 tt= 0
Amantin
Share to: Facebook Twitter MSN linkedin google yahoo 19# 



Rank:Diamond Member!

Score:625
Posts:625
Registered:07/10/2012
Time spent: 23 hours

RE:Eseistike Letrare
(Date Posted:14/10/2012 02:29)

Kultura shqiptare e viteve 30

Rruga e modernitetit dhe koha e artë e letërsisë shqiptare
(Kultura shqiptare e viteve 30)




nga Robert Elsie




1. Rruga e modernitetit



Për gati një gjysmë shekulli pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, shkrimtarë dhe intelektualë shqiptarë vazhduan të frymëzoheshin nga iderat dhe nga idealet e Rilindjes Kombëtare të shekullit nëntëmbëdhejtë. Rryma kryesore e letërsisë shqiptare deri në Luftën e Dytë Botërore ishta ajo e shkollës shkodrane të Gjergj Fishtës - një shkollë kreative, inovative por njëkohësisht tradicionale. Fishta solli në Shqipëri një rrafsh cilësor më të lartë, rrafshin e letërsisë të cilën vendet më të zhvilluara të Evropës kishin patur që nga gjysma e dytë e shekullit nëntëmbëdhjetë. Kjo ishte një hap jashtëzakonisht i rëndësishëm duke marrë parasysh konsolidimin e vonuar të Shqipërisë si shtet dhe në zhvillimin e saj të ngadalshëm politik dhe kulturor.
Në vitet tridhjetë, kultura shqiptare hyri në një fazë tjetër. Rrymat kryesore të letërsisë shqiptare filluan me kohë të humbnin kontakt me realitetet e shtetit të pavarur shqiptar. Idera nga jashtë u futën në vend dhe një stad më i lartë i arësimimit të intelektualëve ia hapi derën zhvillimit kulturor më të shpejtë. Për një dhjetëvjetësh, letërsia dhe kultura shqiptare lulëzuan si kurrë më përpara, fillimisht në Shkodër, dhe më vonë në Tiranë dhe në mbarë vendin.
Rrugën e modernitetit, d.m.th. rrugën drejt Evropës morën dy poetë të brezit tjetër, dy njerëz nga jashtë rrethanave të njohura letrare që u shkëputën nga traditat e letërsisë shqiptare dhe që ia dhanë kulturës shqiptare vendin e saj në Evropën bashkëkohore: Migjeni dhe Lasgush Poradeci.
Migjeni (1911-1938) i kishte të gjitha kushtet paraprake për tu bërë poet: një mend kureshtar dhe kërkues, një natyrë depresive pesimiste, dhe një seksualitet të shtypur, të parealizuar. Më interesant nga të gjitha është ky aspekt i fundit. Erotizmi kurrë nuk ka qenë tipar i dukshëm i letërsisë shqiptare. Zor të gjesh një autor shqiptar në poezi ose në prozë i cili i ka shprehur me shkrim impulset dhe dëshirat e tija intime. Migjeni e bën pjesërisht, por në mënyrë të paditur. Thuhet se deri në vdekjen e tij në moshën njëzet e gjashtë, poeti ka mbetur i virgjër. Poezia dhe proza të tija janë plot me figura grash, shpeshherë prostituta të mjeruara, për të cilat Migjeni tregon edhe mëshirë edhe një interes seksual të hapur. Janë sytë e përlotur dhe buzët e kuqe që përmenden. Pjesët e tjera të trupit nuk përshkruhen kurrë. Për Migjenin, seksi ishte vuajtje:

Ato dy buzë të kuqe
Dhe dy lote të mija
Qenë shenjat e dhimbjes
Kur më vrau bukurija
Kur më zû dashunija
E më dogji rinija.


Pasioni dhe dëshira epshore janë të gjithandejshëm në poezinë e Migjenit. I gjejmë përshkrime të intimitetit trupor, por shpeshherë me neveri dhe hidhërim. Për Migjenin edhe seksi është mjerim, si në

Poemën e mjerimit:

Mjerimi tërbohet në dashuni epshore.
Nepër skâje t'errta, bashkë me qejë, mijë, mica,
Mbi pecat e mbykta, të qelbta, të ndyta, të lagta
Lakuriqen mishnat, si zhangë, të verdhë e pisa,
Kapërthehen ndjenjat me fuqí shtazore,
Kafshojnë, përpijnë, thithen, puthen buzët e ndragta,
Edhe shuhet ûja, dhe fashitet etja
N'epshin kapërthyes, kur mbytet vetvetja,
Dhe aty zajnë fillin të mârret, sherbtorët dhe lypsat
Që nesër do linden me na i mbushë rrugat.


Sa larg u largua letërsia shqiptare nga folklorizmet dhe artificialitetet e Çajupit, të Asdrenit, bile edhe të Fishtës! Edhe pse nuk arriti të botojë një libër, poezitë e Migjenit kishin një sukses të menjëhershëm. Migjeni i hapi rrugën letërsisë moderne. Por kjo rrugë mbeti e hapur për një kohë tepër të shkurtër. Tamam në vitin e botimit të Vargjeve të Lira u shpall fitorja e Stalinizmit.
Çfarë ndihmes do të kishte bërë Migjeni, po të kishte jetuar më gjatë? Në fund, kjo çështje mbetet hipotetike, sepse zëri i tij individualist i protestës së vërtetë sociale do ta kishte pësuar të njëjtin fat si ai i shumicës së shkrimtarëve të talentuar të viteve dyzet. Të paktën, vdekja e herët e Migjenit na e la shkrimtarin të paprekur.
Fakti se Migjeni vdiq i ri e vështirëson mundësine e një vlerësimi kritik të krijimtarisë së tij. Në përgjithësi Migjeni admirohet dhe lexohet shumë, por nuk ka mbetur pa kritik. Mjaft lexues qenë të zhgënjyer nga proza e tij, dhe gjerësia e veprimtarisë poetike të tij nuk është aq që ta shpallim poet universal. Arshi Pipa ka shprehur dyshime në çfarë masë Migjeni dinte shqip tamam: Pipa thotë kështu: "I lindur shqiptar në një familje me prejardhje sllave, dhe pastaj i rritur në rrethana kulturore sllave, ju kthye Shqipërisë dhe gjuhës e kulturës shqiptare vetëm kur ishte i rritur. Gjuhën e shtëpisë e kishte serbokroatishten dhe në seminar mësoi rusishten. Ai s'dinte shqip mirë. Shkrimet e tij janë plot me gabime orthografike, edhe nga më të thjeshtat, dhe sintaksi i tij nuk është normal për një shqiptar. Vërejtja mbi italishten e Italo Svevo-s është akoma më e vërtetë për shqipen e Migjenit1." Kritikë letrarë stalinistë të Shqipërisë së pasluftës e shpallën Migjenin në mënyrë mjaft të përciptë pararojën e Realizmit Socialist me gjithë se nuk ishin në gjendje ti trajtojnë disa aspekte të jetës dhe të krijimtarisë së tij, siç janë pesimizmi i tij shopenhauerian, simpatitë të tij me Perëndimin, seksualitetin e tij, dhe elementin niçean në poemën Trajtat e mbinjeriut. Edhe pse këta kritikë e vlerësuan veprimtarinë e Migjenit si pasojën e Shqipërisë zogiste të paraçlirimit, ka dalë tepër e qartë kohët e fundit se pas dyzet e gjashtë viteve të diktaturës së proletariatit, Kangët e pakëndueme të poetit janë akoma më aktuale se kurrë.
Rrugën e modernitetit mori edhe një poet krejt tjetër. Lasgush Poradeci (1899-1987) shikohet nga disa kritikë si poeti më i madh i shekullit njëzet. Megjithatë është mjaft e vështirë ta caktojmë pozitën e tij në letërsinë shqiptare. Poradeci nuk kishte shumë gjëra të përbashkëta me shkrimtarët e tjerë të kohës: me Asdrenin, Fan Nolin, Migjenin. Lasgushi i solli letërsisë shqiptare një diçka të rrallë: një misticizëm panteist i cili krijoi një urë midis gjendjeve shpirtërore të ekzistencës tokësore dhe burimeve qiellore të energjisë krijuese.
Lasgush Poradeci ishte një prodhim eklektik i kohës dhe një paradoks në letërsinë e Evropës juglindore. Rexhep Qosja e shprehu kështu: "Lasgush Poradeci ndien si romantik, mendon si klasiçist, asht i vetmuem dhe hermetizuem shpirtnisht si simbolist dhe i kujdesshëm e fanatik ndaj formës së vargut si parnasist2." Me ngritjen e Stalinizmit në Shqipëri, penda e shquar e Lasgushit filloi të shteret. Edhe pse u lavdërua fshehtazi nga shumë kritikë, ky estet romantik kurrë nuk e gëzoi aprovimin e dogmatistëve marksistë. Ata nuk e kuptuan veprën e tij. Poeti vetë tha: "Më mirë ta thyej lapsin se sa të shkruaj si duan ata." Fusha kryesore e veprimtarisë së poetit në periudhën socialiste ishte atëherë përkthimi letrar, ai liman i sigurtë për heretikët letrarë.
Temat kryesore të poezisë të Lasgushit janë të njohura. Ai i donte fjalët dhe shprehjet arhaike si dhe neologjizmat dhe gjuhën që buronte në poezinë popullore të Shqipërisë së Jugut. Mitrush Kuteli, i cili botoi vëllimin Ylli i zëmrës, tha: "Lasgushi është poeti shqiptar, i vetmi poet shqiptar, që mendon, flet e shkruan vetëm shqip3." Por në të njëjtën kohë, Lasgush Poradeci është edhe një artist evropian. Ai bashkon sensualitetin e shprehjes së Sharl Bodler-it (1821-1867), filosofinë estetike të formës dhe elegancën e dalluar të Shtefan George-t (1868-1933), filosofinë dhe humanitetin e Naim Frashërit me pavdeksinë kosmografike të mjeshtrit të tij Mihai Eminesku-t (1850-1889). Shkencëtari Eqrem Çabej (1908-1980) fliste për poetin "të cilin Shqipëria do t'ia falë njëherë botës4." Me gjithë se poezia e Lasgushit nuk përkthehet kollaj, Çabej mund të ketë të drejtë.
Veprimtaria e Lagushit ishte e habitshme, e mahnitëse për ato vite. Me Lasgushin, koha e nacionalizmit romantik, e ushqyer nga një mori poetësh të cilësive të ndryshme të Rilindjes Kombëtare u zhduk përfundimisht. Lasgush Poradeci vdiq në varfëri në Tiranë me 12 nëntor 1987.


2. Kulmi letrar i viteve 30


Brënda një periudhe prej pesë vitesh në mesin e viteve tridhjetë, u realizua një hap i madh përpara në fushën e letërsisë. Në poezinë, Lasgush Poradeci botoi përmbledhje lirike të mahnitshme: Vallja e yjve, Constancë 1933, dhe Ylli i zemrës, Bukuresht 1937; Migjeni, i sëmurë rëndë nga tuberkulozi, arriti ta dërgonte vëllimin e hollë Vargjet e lira, Tiranë 1936, në shtyp para se vepra e tij të ndalohet dhe se poeti vetë të vdesë; dhe Gjergj Fishta paraqiti versionin përfundimtar të epikës së pashoqe Lahuta e malcís, Shkodër 1937, me tridhjetë këngë. Në fushën e prozës shqiptare u botuan: romani nihilist Nga jeta në jetë - Pse!?, Korçë 1935, nga Sterjo Spasse; përmbledhja e dytë e tregimeve të Ernest Koliqit, Tregtar flamujsh, Tiranë 1935; romani i mirëpritur i kritikës sociale, Sikur t'isha djalë, Tiranë 1936, nga Haki Stërmilli; dhe vëllimi i parë i tregimeve të Mitrush Kutelit, Nete shqipëtare, Bukuresht 1938. Edhe Migjeni i botoi njëzet e katër skiza të mprehta nëpër gazetat e ndryshme brënda pesëvjeçarit 1933-1938 dhe e mbaroi dorëshkrimin e pabotuar, Novelat e qytetit të veriut, 1936. Në fushën e dramës, Etëhem Haxhiademi e mahniti publikun e kulturuar me tragjeditë klasike të cilat, edhe pse nuk ishin gjë e re nga përmbajtja, e treguan një finesë të padëgjuar dhe të paparë në skenën shqiptare.
Aq shpejt sa letërsia, u zhvillua edhe zhurnalizmi, i cili që nga koha e Rilindjes, vazhdoi të luante në rol themelor në afirmimin e kulturës kombëtare. Nga moria e gazetave javore dhe mujore nacionaliste jetëshkurtra që dolën në qytete të ndryshme të Ballkanit, u zhvillua një zanat zhurnalistik me cilësi që i shërbeu përhapjes së informacionit, qoftë politik, kulturor ose letrar. Me gjithë strukturat primitive që zotëroheshin akoma në kohën e Ahmet Zogut (1895-1961), të bërë tashme Zogu i Parë, Mbreti i Shqiptarëve, shtypi u zhvillua në mënyrë liberale. Botuesit, po të kishin kujdes të mos kritikonin familjen mbretërore dhe politikën e jashtme të mbretit, mund të botonin si të donin. Cenzura ekzistoi, si në çdo diktaturë, dhe herë pas here gazeta u mbyllën, por situata kurrë nuk ishte aq e tmerrshme se sa në periudhën pas 'çlirimit'.
Në krahasim me vendet e tjera në vitet tridhjetë dhe dyzet, relativisht pak libra u botuan në Shqipëri. Kjo ishte rezultat i mungesës së zhvillimit ekonomik si dhe i analfabetizmit të lartë. Leximi i librave mbeti argëtim për një pakicë shumë të vogël meshkujsh. Një rritje e dukshme në prodhimin letrar, bile lulëzimi i kulturës së shkruar në Shqipëri varej atëherë shumë nga revistat dhe gazetat letrare të kohës të cilat i ofruan shumë shkrimtarëve të rinj një mundësi botimi dhe përhapën vepra dhe idera në tërë vendin.
Revistat katolike të Shkodrës, si Hylli i Dritës (1930-1944) i Gjergj Fishtës, Zâni i Shna Ndout (-1944), dhe Leka (1929-1944), vazhduan të luanin një rol të rëndësishëm në përhapjen e ideve. Për komunitetin mysliman doli në Tiranë revista Zâni i naltë (1923-1938) e cila informoi lexuesin mbi kulturën islame në Shqipëri dhe në Lindjen e Mesme.
Por kishte edhe shumë revista të mira jofetare që ndihmuan në afirmimin e kulturës së shkruar të kohës. Revista mujore liberale Minerva (1932-1936) u botua në Tiranë ndër të tjerët nga Tajar Zavalani (v. 1976), artisti Odhise Paskali (1903-1985), Nebil Çika (v. 1944) dhe Stefan Shundi (1906 - ca. 1944). Shumë prej këtyre zhurnalisteve bashkëpunuan në revistën kulturore Illyria (1934-1936) në të cilën Migjeni botoi prozën dhe poezinë e parë. Një hap i madh përpara u realizua me revistën Përpjekja Shqiptare (1936-1939) e Branko Merxhanit (v. 1976). Për përhapjen e iderave të të majtës progresiste kishte edhe revista dyjavore ABC (1936) të Petro Markos dhe Bota e Re (1936-1937) komuniste të Korçës. Më vonë dolën revista mujore Shkëndija (1940-1943) e themeluar nga Ernest Koliqi, Fryma (1944), Revista letrare (1944) dhe Kritika (1944).
Me kohë, kultura e kësaj periudhe filloi të tregonte gjurmët e polarizimit midis Lindjes dhe Perëndimit. Shqipëria ishte prekur fillimisht shumë pak nga iderat dhe idealet e Revolucionit të Tetorit në Rusi, me gjithë se një sasi e vogël figurash intelektuale e kishin vizituar Bashkimin Sovjetik në kohën e Stalinit: Fan Noli (1882-1965), i njohur më vonë si Peshkopi i Kuq, shkrimtari Haki Stërmilli (1895-1953), poeti rebel Sejfulla Malëshova (1901-1971) dhe Tajar Zavalani. Padrejtësitë sociale në Shqipëri, të theksuara akoma më shumë nga një diktaturë gati bizantine, si dhe ngritja e Italisë fashiste mbushën mendjen e shumë intelektualëve të viteve tridhjetë që të interesoheshin për komunizmin sovjetik, ose të paktën për ndonjë lloj socializmi, për të luftuar kundër varfërisë dhe shfrytëzimit të masave fshatare. Polarizimi i ideologjive u theksua akoma më shumë me fillimin e Luftës Civile të Spanjes në vitin 1936. Shkrimtarët Petro Marko (1913-1991) dhe Skënder Luarasi (1900-1982) dhe një kontingjent shqiptarësh u nisën për në Katalonjë për ta marrë pjesë në Brigadat Ndërkombëtare. Idera socialiste zhvilloheshin në Shqipëri, por në të njëjtën kohë zhvilloheshin edhe idera fashiste.
Një figurë mjaft interesante e kulturës shqiptare të viteve tridhjetë ishte Branko Merxhani, botuesi i revistës Përpjekja Shqiptare që nga tetori i vitit 1936. Merxhani e kishte të qartë se vendi i tij ishte i pazhvilluar në çdo drejtim, edhe intelektualisht, dhe bëri thirrje për një rilindje shpirtërore të cilën ai e quajti Neoshqiptarizmi. Kjo rrymë intelektuale hyri në shoqërinë shqiptare afër vitit 1928, me gjithë se rrënjët i kishte në Rilindjen Kombëtare të shekullit nëntëmbëdhjetë. Duhej tani në Shqipërine e pavarur një identitet kombëtar, një vetëdijë shqiptare për ta nxjerrë miletin nga errësira dhe injoranca. Shqipërine e quajti një qënie e kufizuar së jashtëmi dhe e pakufishme së brëndshmi. Së bashku me shkrimtarin fashist Vangjel Koça (1900-1943), Merxhani e paraqiti Neoshqiptarizmin në vitin 1929 në gazetën gjirokastrite Demokratia dhe në vitin 1930 në revistën Neo-Shqiptarizmi. Neoshqiptarizmi e kishte për bazë nacionalizmi ideologjik. Në formën e mirëfilltë ishte një lëvizje kulturore dhe jo politike. Në fjalët e Merxhanit: "Politikë s'ka! Vetëm kulturë!" Me kohë, Neoshqiptarizmi u bë një kundërpeshë ideologjisë më të politizuar socialiste dhe internacionalizmit të majtë. Edhe pse ishte një krijim shqiptar, Neoshqiptarizmi duhet shikuar ne suazën e ideologjive nacionaliste të tjera të Evropës së viteve njëzet dhe tridhjetë: hellênikótêta greke, kryesisht nën diktaturën e gjeneralit Joanis Metaksás (1871-1941) të viteve 1936-1940, italianità italiane në kohën e Duçes italian Benito Musolini (1883-1945), dhe hispanidad në Spanjen fashiste të gjeneralit Fransisko Franko (1892-1975). Ngadalë ngadalë ato u bashkuan për të krijuar fashizmin evropian, i cili e solli një diktaturë brutale dhe panjerëzore kudo në Evropë.
Shkrimtarë shqiptarë të viteve tridhjetë u tërhoqën, u mahnitën nga Perëndimi dhe u përpoqën ta zbulojnë rolin e Shqipërisë në Evropë. Kjo ishte një temë kryesore në shtypin letrar të kohës. Një sasi e madhe intelektualësh kishin qenë jashtë vendit dhe kishin parë shoqerinë perëndimore. Duke ardhur nga vendi të cilin, sipas shprehjes së njohur, "e don Zoti sepse u ndryshua aq pak që nga koha e krijimit të botës", ata ishin të tërhequr, por gjithashtu të çorientuar, të tmerruar me gjendjen e Shqipërisë.
Fjala Perëndim në Shqipëri kishte një kuptim disi të paqartë duke qenë se vendi perëndimor më afër Shqipërisë ishte Italia fashiste e Musolinit. Me 7 prill 1939, diskutimi intelektual mbi rolin e Shqipërisë në Evropë u bë i tepërt pasi trupa italiane pushtuan Durrësin, Vlorën dhe Shëngjinin për ta kolonizuar gjithë Shqipërinë.
Është puna e historianëve për të vlerësuar në çfarë masë përqafimi kulturor italian i Shqipërisë dhe më vonë pushtimi drejtëpërsëdrejti politik i vendit ishin një fitim ose një humbje kulturore në atë fazë të zhvillimit. Shumë shpejt erdhi një luftë botërore. Polarizimi i ideve evropiane të Lindjes së Re dhe të Perëndimit të Ri, d.m.th. të komunizmit dhe të fashizmit, solli me vete konfrontimin përfundimtar në Shqipëri, si dhe kudo tjetër në Evropë, gjatë të cilit vendi ju nënshtrua vullnetit të pamëshirëshëm të ekstremistëve politikë dhe ushtarakë, dhe gjatë të cilit shkrimtarë dhe intelektualë të të gjitha krahëve politike u detyruan të përgjunjeshin.
Nuk e teprojmë kur themi se jeta intelektuale dhe kulturore shqiptare kishte arritur një kulm nga mesi i viteve tridhjetë deri në gjysmën e parë të viteve dyzet. Për herë të parë ekzistonte në Shqipëri një letërsi moderne bashkëkohore me cilësi. Kombi shqiptar qe arritur në moshë.
Kjo periudhë, një lloj kohe e artë, solli një lulëzim, por një lulëzim tepër të shkurtër në hije të katastrofës e cila do të shfaroste gati gjithë prodhimtarinë letrare dhe kulturore për më shumë se njëzet vjet. Edhe një herë në historinë e kulturës shqiptare burbuqet e letërsisë u mblodhën. Edhe një herë rrënjët e bimës u prenë.
usertype:1 tt= 0
Amantin
Share to: Facebook Twitter MSN linkedin google yahoo 20# 



Rank:Diamond Member!

Score:625
Posts:625
Registered:07/10/2012
Time spent: 23 hours

RE:Eseistike Letrare
(Date Posted:14/10/2012 02:30)

Romani shqiptar numeron 500 tituj ne 130 vjetorin e tij

Nga Robert Elsie




1872
Romani ne turqisht i Sami FrasheritTaassuk-u Tal'at Fitnat, Stamboll. (Dashuria e Talatit me Fitneten).
Pergjithesish ky merret si romani i pare turqisht, njeherazi si romai i pare i shkruar e botuar nga nje shqiptar, (180 faqe).


1890
Pashko Vasa; Bardha de Temal (Bardha e Temalit) Pashko Vasa kete roman e botoj ne Paris, ne gjuhen frenge, me pseudonimin Albanus Albano.
Bardha e Temalit, edhe pse jo shqip, eshte, pas prozes shumete shkurter te Sami Frasherit, romani me i vjeter i shkruar e i botuar nga nje shqiptardhe padyshim romani mei vjeter me teme shqiptare.

1914
Zef Mati Harapi;
"Pushka e tradhetarit"
Shkoder.

1921
Foqion Postoli
"Per mbrojtjen e atdheut"
Tirane

1923
Mehdi bej Frasheri
"Nevruzi"
Tirane

1924
Foqion Postoli
"Lulja e kujtimit"

1929
Llambi Dardha
"Kthimi i Skenderbeut ne Kruje"
Korce

1935
Sterio Spasse;
"Nga jeta ne jete"-"Pse"
Korce

1936
Haki Stermilli;
"Sikur te isha djale"
Tirane

1944
Stejo Spasse
"Aferdita"

1954

Fatmir Gjata
"Permbysja"
Tirane

1955
Kin Dushi
"Udha e Velanit", Tirane

Sterjo Spasse
"Aferdita perseri ne fshat, Tirane


1957
Sinan Hasani
"Rrushi ka nise me u pjeke", Prishtine

1958
Martin Camaj
"Diella", Rome

Adem Demaci
"Gjarpri i gjakut", Prishtine

Petro Marko
"Hasta la vista", Tirane.

1959
Ali Abdihoxha
"Nje vjeshte me stuhi", Tirane

Fatmir Gjata
"Keneta", Tirane

1960
Ernest Koloqi
"Shija e bukes se mbrume", Rome

Petro Marko
"Qyteti i fundit", Tirane

Azem Shkreli
"Karvani i bardhe", Prishtine

1963
Ismail Kadare
"Gjenerali i ushtrise se vdekur", Tirane

1965
Shqefqet Musaraj
"Para agimit"(ne dy vellime), Tirane

Jakov Xoxa
"Lumi i vdekur", Tirane

Nazmi Rrahmani
"Malesorja", Prishtine

1966

Kapllan Resuli
"Tradhetia", Tirane

Nazmi Rrahmani
"Malesorja", Prishtine

Dhimiter Xhuvani
"Tuneli",Tirane

1968

Ismail Kadare
"Dasma", Tirane


1969

Nazmi Rrahmani
"Tymi i votres se fikun", Prishtine

Hivzi Sulejmani
"Femijet e lumit tim", Prishtine

1970

Dritero Agolli
"Komisari Memo", Tirane

Sabri Godo
"Ali Pashe Tepelena", Tirane

Elena Kadare
"Nje lindje e veshtire", Tirane
(i pari roman i botur nga nje grua ne Shqpieri)

Ismail Kadare
"keshtjella", Tirane

Dhimiter Xhuvani
"Perseri ne kembe", Tirane

1971

Ismail Kadare
"Kronike ne gure", Tirane

Teodor Laco
"Toke e ashper", Tirane

Jokov Xoxa
"Juga e bardhe", Tirane

Ramiz Kelmendi
"Heshtja e armeve", Prishtine

Anton Pashku
"OH", Prishtine


1972

Teki Dervishi
"Pirgu i larte", Prishtine

Frederik Rreshpia
"Zeri i larget i kasolles", Tirane

1973

Dritero Agolli
"Shkelqimi dhe renia e shokut Zylo",Tirane

Nazmi Rrahmani
"Toka e pergjakur", Prishtine

1974

Rexhep Qosja
"Vdekja me vjen prej syve te tille", Prishtine

Zejnullah Rrahmani
"Zanoret e humbura", Prishtine

1975

Dritero Agolli
"Njeriu me top", Tirane

Skender Drini
"Shembja e ishujve", Tirane

Ismail Kadare
"Nentori i nje kryeqyteti", Tirane

Teodor Laco
"Perballimi", Tirane

Ramiz Kelmendi
"Shtate persona ndjekin autorin", Prishtine

1976

Sabri Hamiti
"Njeqind vjet vetmi", Prishtine

1978

Martin Camaj
"Rrathe", Mynih

Skender Drini
"Midis dy koheve", Tirane

Ismail Kadare
"Muzgu i perendive te stepes", Tirane

Ismail Kadare
"Prilli i thyer",Tirane

Ismail Kadare
"Ura me tri harqe", Tirane

Nazmi Rrahmani
"Rruga e shtepise sime", Prishtine

Zejnullah Rrahmani
"Sheshi i unazes", Prishtine

1979

Murat Isaku
"Plaget", Tirane

Ismail kadare
"Kush e solli Doruntinen?", Tirane

1981

Teki Dervishi
"Herezia e Dervish Mullates", Prishtine

Elena Kadare
"Bashkeshortet", Tirane

Ismail Kadare
"Nenpunesi i pallatit te enderrave",Tirane

Mehmet Kraja
"Moti i madh", Prishtine

Nasi Lera
"Gjaku i prillit", Tirane

1982

Jusuf Buxhovi
"Shenimet e Gjon Nikoll Kazazit", Prishtine

1983

Musa Ramadani
"Ligatine", Prishtine

1984

Mico Kallamata
"Asnjanesia e Zotit Lulo", Tirane

Mehmet Kraja
"Udhezime per kapercimin e detit", Prishtine

1985

Vath Koreshi
"Rruge per larg", Tirane

Ndoc Papleka
"Gjaku i tokes", Tirane

1986

Diana Culi
"Rrethi i kujteses", Tirane

Fatos Kongoli
"Ne te tre", Tirane

Mehmet Kraja
"Semundja e enderrave", Prishtine

Ymer Shkreli
"Rapsodi Kosovare, Prishtine

1987

Martin Camaj
"Karpa", Rome

Skender Drini
"Njerezit dhe deti", Tirane

Teodr Laco
"Te gjithe lumenjt rjedhin", Tirane

1988

Valter File
"Nata e kuajve te bardhe",Tirane

Sabri Godo
"Ujrat e qeta", Tirane

Ismail Kadare
"Koncert ne fund te dimrit", Tirane

Dhimiter Xhuvani
"Shpirtin nuk e shes", Tirane

1989

Jusuf Buxhovi
"Libri i te mallkuarve", Prishtine

Petro Marko
"Nata e Ustikes", Tirane

Neshat Tozaj
"Thikat", Tirane

Dhimiter Xhuvani
"E nesermia e nje gruaje", Tirane

Prec Zogaj
"Vonesa", Tirane

1990

Kico Blushi
"koka e prere", Tirane

Diana Culi
"Dreri i trotuareve", Tirane

Sabri Godo
"Koha e njeriut", Tirane

Ismail Kadare
"Dosja H", Tirane

TEODOR KEKO
"Loja", Tirane

Mehmet Kraja
"Net bizantine", Prishtine

Teodor Laco
"Pushimet e kolonelit", Tirane

1991

Diana Culi
"Rekuiem", Tirane

1992

Adem Istrefi
"Lemeria", Tirane

Fatos Kongoli
"I humburi", Tirane

Mehmet H Myftiu
"Shkrimtari", Tirane

Qerim Pllana
"Legjenda e dasmes", Prishtine

Zejnullah Rrahmani
"Udhetimi arbdhetar", Prishtine

Hysen Sinani
"Nje burre si ky", Tirane

1993
Mimoza Ahmeti
"Arkitrau", Tirane

Pjeter Arbnori
"Muzgujt e mesjetes", Tirane

Arif Demolli
"Te gjalle e te vdekurit e nje femijerie", Prishtine

Nasi Lera
"Ngjallja e diktatorit", Tirane

Ymer Shkreli
"Azgal", Prishtine

Dhimiter Xhuvani
"Jete ne arkivol", Tirane

Rexhep Zllatku
"Plagoma", Shkup

Prec Zogaj
"Pa histori", Tirane
usertype:1 tt= 0
Amantin
Share to: Facebook Twitter MSN linkedin google yahoo 21# 



Rank:Diamond Member!

Score:625
Posts:625
Registered:07/10/2012
Time spent: 23 hours

RE:Eseistike Letrare
(Date Posted:14/10/2012 02:30)

edhe te tjere nga Askushi:



''Trendafili ne gote'', Dritero Agolli

''Trashja'', Rexhep Qosja

''Porosia e Madhe'', Rexhep Qosja

''Shpella e Pirateve'', Petro Marko

''Komisari Memo'', Dritero Agolli

''Ura me tri Harqe'', Ismail Kadare

''Pashalleqet e Medha'', Ismail Kadare

''Keshtjella'', Ismail Kadare

''Prilli i Thyer'', Ismail Kadare

Musa Ramadani
"Zezona"- Prishtinë

Teodor Laco
"Lendina e lotëve" - Tiranë

Elvira Dones
"Ditë e bardhë e fyer" - Elbasan

Elvira Dones
"Yjet nuk vishen kështu" - Elbasan(Sejko)

Brunilda Zllami
"Cmimi i përjetësisë" - Tiranë

Dritero Agolli
"Arka e djallit" - Tiranë

Helena Kadare
"Një grua nga Tirana" - Tiranë

Murat Isaku
"Përroi vërshues" - Prishtinë

Jakov Xoxa
"Lulja e kripës" - Tiranë

Sabri Godo
"Skënderbeu" - Tiranë

Sabri Godo
"Ali Pashë Tepelena" - Tiranë
usertype:1 tt= 0
<<Previous ThreadNext Thread>>
Page 1 / 1    
New Topic New Poll
Sign Up | Create | About Us | SiteMap | Features | Forums | Show Off | Faq | Help
Copyright © 2000-2018 Aimoo Free Forum All rights reserved.

Get cheapest China Wholesale,  China Wholesale Supplier,  SilkChain 丝链to be a retailer is easy now.
LUFFY LUFFY LUFFY
LUFFY LUFFY LUFFY LUFFY LUFFY