Dear members

New Aimoo has already launched. You are now visiting the old version of Aimoo. In old Aimoo, you can only view, but can`t post, reply and do other operations. To access new Aimoo, please contact the forum owner to submit a forum migration(http://old.aimoo.com/newaimooapplication.cfm) or contact the Aimoo administrator on Facebook. 

Welcome to visit the forum on new Aimoo: http://www.aimoo.com
Close it  
User Name  Password
Forumi Amantin
Make a donation click here. Your support will help us remove ads and upload local images, etc.
Title: Bashkim Shehu
Forumi Amantin   Letërsia shqipe
Hop to: 
Views:106     
New Topic New Poll
<<Previous ThreadNext Thread>>
Page 1 / 1    
AuthorComment
Amantin
 Author    



Rank:Diamond Member!

Score: 625
Posts: 625
Registered: 07/10/2012
Time spent: 23 hours

(Date Posted:14/10/2012 03:01)
Share to: Facebook Twitter MSN linkedin google yahoo

BASHKIM SHEHU


-Ka lindur në Tiranë në vitin 1955.
-1975-1979 Ka kryer studimet e larta pranë Fakultetit
të Historisë dhe Filologjisë në Universitetin e Tiranës, dega Gjuhë-Letërsi.
-1979-1981 Ka punuar si skenarist në Kinostudion "Shqipëria sot".
-1981-1991 Gjatë kësaj periudhe, ka qenë tetë vjet në burgjet e diktaturës komuniste, si edhe një vit e gjysmë internim.
-1991 Me ndryshimet demokratike që ndodhën në vendin tonë lirohet nga burgu.
-1991-1992 Rikthehet të punojë si skenarist në Kinostudion "Shqipëria sot".
-1992-1995 Shkon të jetojë në Budapest, ku përveçse merret me krijimet e tij, ai ndjek një kurs pasuniversitar për sociologji në Institutin e Shkencave Sociale e Politike pranë Universitetit të Budapestit.
-1995-1997 Kthehet përsëri në Tiranë, ku vazhdon të merret me krijime dhe përkthime.
-1997 Viti i trazirave, gjatë të cilit ai largohet përsëri nga Shqipëria. Me ndihmën e Parlamentit Ndërkombëtar të Shkrimtarëve, vendoset në Barcelonë, ku vazhdon të jetojë edhe sot.
-2001-2006 Vazhdon të punojë si këshilltar për Europën Lindore në Qendrën e Kulturës Bashkëkohore të Barcelonës.

Botime:

ROMANE:
"Vjeshta e ankthit", roman autobiografik, Tiranë 1994, Lublanë 1994, Prishtinë 1997.
"Gostia", roman, Tiranë 1996, Prishtinë 1997.
"Rrëfim ndanë një varri të zbrazët", roman autobiografik, Prishtinë 1997, Tiranë 1998.
"Rrugëtimi i mbramë i Ago Ymerit", roman, Prishtinë 1995, Tiranë 1996. "Rrethi", roman, Prishtinë 2000.
"Orfeu në Zulululandën e Re", roman, 2003.
"Udhëkryqi dhe humnerat", roman, 2003.
"Gjarpri dhe heronj të tjerë", roman, 2004. "Angelus Novus", roman, 2005.

TREGIME DHE NOVELA:
"Një kohë tjetër", tregime, Tiranë 1977.
"Idhulli prej tymi", tregime, Prishtinë 1996.
"Letër nga çmendina në vitin 2000", tregime, Prishtinë 1998.
"Mallkimi, ose mbi mosqenien e autorit", tregime, Tiranë 2001.
"Mulliri që gëlltiste shpirtra", novelë, 2004.




AL MIRAJ MOGUT
(tregim)





Çudi sesi këto fjalë m'u tiposën në tru, për t'u shndërruar shumë shpejt në diçka si namatisje. Al miraj mogut. Këtë shprehje në gjuhën katalane e dëgjova kalimthi një ditë prej ditësh nga më të zakonshmet në një nga rruginat e Lagjes Gotike, mes mijëra fjalësh që m'i kapte veshi, në spanjisht, katalanisht, anglisht, frëngjisht, gjermanisht dhe në të gjitha gjuhët e tjera që mund të dëgjosh në një ditë vere në Barcelonën e dyndur me të huaj nga të katër anët e botës. Në këtë labirint gjuhësh, bëra të gjej shtegdaljen duke hamenduar se duhej të ishte shprehje vendase dhe prandaj do të pyesja ndonjë të njohur vendas. Natyrisht, sadoqë për çudi, kjo qe shndërruar ndërkaq në namatisje, duke u përsëritur ashtu vetvetiu pareshtur brenda meje, e mua kjo ma nxiste kureshtjen për t'ia mësuar kuptimin. Ishte vetëm kureshtje, sepse kuptimi s'kishte rëndësi. Nuk qe hera e parë që ndonjë fjalë më tiposej në tru, kot së koti në dukje, dhe pastaj po kështu më përsëritej për njëfarë kohe. Mirëpo tani ishte tjetër gjë. Tani kjo tingëllonte për mua gati si formulë magjike, si thënie e tejjetëshme, apo si urdhër që gurronte së brendshmi, thellash të panjohura, e jo thjesht togfjalësh që vinte së jashtmi nga goja e një kalimtari të rastësishëm e gjithsesi të panjohur. Gjithsesi. Al miraj mogut.
Pyeta, pra, një mikun tim vendas çfarë do të thoshte. Dhe ai më shpjegoi se ishte në pasqyrën që lëviz. Ai, i habitur, më pyeti pse. Kot, ia ktheva, e kam dëgjuar rastësisht, nuk di pse më ka lënë mbresë, duke e mbyllur me kaq bisedën. Pra, ishte një shprehje sadokudo e rrallë në përdorimin e përditshëm, ndonëse do të më rastiste ta dëgjoja për së dyti e së treti, dhe gjithherë prej të panjohurish, të cilëve, madje, as fytyrën nuk do të arrija t'ua shihja, siç nuk ua kam parë fytyrat më së shumti lexuesve të mi të mundshëm. Nuk di kur ndodhi kjo përsëritje për herë të dytë e të tretë, apo mos vallë nuk ka herë të tretë, dhe as të dytë ndoshta, po vetëm se ishte një shajni e imja e përsëritur. Sidoqoftë, koha e përsëritjes më bëhet shumë e shkurtër, për aq sa është një shprehje tejet e rrallë, siç thashë, po edhe më bëhet shumë e gjatë, shumë më vonë sesa kur e dëgjova herën a parë, pra, gjermësa tashmë prej kohësh kjo shprehje kumbonte vazhdimisht brenda meje. Dhe, mbas të tilla përsëritjeve, do të endesha vazhdimisht rrugëve duke vërvitur shikimin majtas e djathtas për të proftasur së paku njërin që të hapte gojën e ta thoshte, mirëpo askush nuk do ta thoshte më.
Kuptimi i saj për të tjerët, siç thashë, nuk do të kishte rëndësi për mua asnjëherë. I kisha dhënë sakaq, ndonëse jo mesaduket qysh në krye, një kuptim të vetin, sipas kumbit që kishin fjalët. AL miraj mogut, fluturim dhe rënie. Pjesa e parë, al miraj, çka unë e ndjeja si një fjalë të vetme, ishte vrull, kërcim nga lartësia, dhe ishte fluturim dalldisës në qiellin e paanë, pezull në ajër. Pjesa e fundit, mogut, ishte rënie, rënie e beftë dhe e menjëhershme.
Al miraj mogut.
Ja, ballkoni në katin e shtatë, në qiellin e shtatë, ashtu i zgjatur e i përhedhur para, a thua synon të shkëputet vrulltazi nga ballina e ndërtesës, në këtë mbasdite me një diell verbues, dhe parmaku me gdhendje zbukurimore të një bimësie të dendur, të harlisur, prej një bote tjetër, dhe përtej tij hapësira për t'u hedhur me një tundim të pashmangshëm tashmë. Kërcim në zbrazëti, fluturim, koha është ndalur tashmë dhe unë qëndroj pezull. Dalldisje, apo diçka si dehje, së lartmi të gjitha gjërat kanë një pamje të tjetërllojtë, ashtu të vogla, aq sa të kaplon njëfarë ndjenje dhembshurie për gjithçka. Kurorat e pemëve anash trotuareve i shquaj të parat pasi jam mësuar sakaq me dritën verbuese të diellit, befas rruzulli i tij shumë pranë fytyrës sime dhe më duken ato për habi të stërbukura, s'i kam parë ndonjëherë nga lart, së paku jo nga kjo lartësi, ngase gjithherë, e gjithherë e më shumë, kam pasur aq frikë të vështroj poshtë nga ballkoni ose dritarja, porse tani jo, tani s'kam frikë dhe i vështroj atje poshtë dhe më bëhen si duar të gjelbra fëminore, ngritur e zgjatur drejt reve hollake dhe drejt meje dhe miqësisht më përshëndesin. Pastaj shquaj makinat e panumërta që mbushullojnë rrugën time dhe mblidhen e mblidhen grumbull diku dhe ndalen. Sepse dhe koha dhe gjithçka është ndalur. Luzma njerëzish janë grumbulluar aty poshtë dhe më vështrojnë të palëvizshëm. Unë jam në ajër ndërkaq dhe e ndiej se vazhdoj të ngrihem, sikur diçka më shtyn së poshtmi. Çatitë dhe tarracat më të larta matanë rrugës, dhe më tej kullat dhe kupolat e kishave dhe kambanoret, më bëhen fare pranë, por kjo nuk është për t'u çuditur, se kështu duken gjithmonë edhe po t'i shikosh nga dritarja ose ballkoni, ku e ku më pranë sesa po ta përshkosh qytetin duke ecur atje poshtë më këmbë. Sidoqoftë, ndërsa koha është ndalur, unë vazhdoj e vazhdoj të ngrihem, dhe me sa duket jo thjesht nga hovi i vrullit të parë të hedhjes së vetvetes në zbrazëti. Shpresoj të arrij kësisoj gjer në majën e kodrës së Monzhuikut përkundruall dhe atje të zbres, të ulem butë, pa përplasje. E pse jo? Vështroj sërishmi poshtë, luzmën e njerëzve që sa vjen e zmadhohet, njerëz që ngrenë dorën, ndoshta për të përshëndetur, ose për të mbrojtur sytë nga dielli. Të gjithë ndjekin ashtu fluturimin tim dhe midis tyre duhet të ketë patjetër tashmë gazetarë, fotoreporterë, kameramanë të kanaleve të ndryshme televizive, gati-gati e ndiej praninë e syve të rrumbullt prej qelqi të kamerave atje poshtë, gati-gati i paraprij kohës së ndalur dhe qysh tani i shikoj njoftimet mbi fluturimin e jashtëzakonshëm, të paparë, të pabesueshëm të shkrimtarit mysafir të largët në qytetin e Barcelonës, e shikoj veten tashmë nëpër foto dhe ekrane, së poshtmi, si nëpër pasqyra zmadhuese, ndërsa interesimi i lexuesve dhe i të tjerëve që s'më kanë lexuar sa vjen e rritet, për këtë që po ndodh, që po shkruaj tani, e që do të shkruaj më tej, shumë e shumë herë më i madh interesimi sesa për ato që kam shkruar, që i kam lënë mbrapa, ta harruara në vetminë e dhomës sime të angësht. Ja, po fluturoj përmbi qytet, po shkëputem nga labirinti i këtij qyteti, mesaduket vazhdoj të ngrihem, sepse sytë më lëbyren nga dielli dhe më puliten vetvetiu qepallat, paskam shkuar përtej Monzhuikut, mesaduket, sepse shikoj detin që poshtë me je duhet të jetë, një syprinë e madhe e pjerrët, një pasqyrë e shumëfishuar pafundësisht në valëzat e tij ku dielli thërrmohet. në regëtima të drithshme, ndaj dhe m'u lëbyrkan sytë dhe qepallat më puliten drithërueshëm. Ja, tani sytë m'u mësuan, tek vazhdoj të gjendem pezull në ajër ndërsa koha e ndalur aq gjatë po fillon të lëvizë, nuk shoh më detin tani, që m'u mësuan sytë, po pasqyra sërishmi është atje poshtë, një sy që më shikon, luzma e njerëzve që më ndjekin me sy të shqyer dhe që hapet paksa duke lënë aty në mes një zbrazëti në trajtë syri dhe në mes të këtij syri të madh, tejet të madh, është vizatuar përmbi trotuar një siluetë në trajtën e një njeriu të dergjur, të shkapetur aty, mbi trotuar, ku unë bie me një zhurmë të shurdhët. Mogut.

Barcelonë, gusht 1997
usertype:1
<<Previous ThreadNext Thread>>
Page 1 / 1    
New Topic New Poll
Sign Up | Create | About Us | SiteMap | Features | Forums | Show Off | Faq | Help
Copyright © 2000-2018 Aimoo Free Forum All rights reserved.

Get cheapest China Wholesale,  China Wholesale Supplier,  SilkChain 丝链to be a retailer is easy now.
LUFFY LUFFY LUFFY
LUFFY LUFFY LUFFY LUFFY LUFFY