User Name  Password
Forumi Amantin
Make a donation click here. Your support will help us remove ads and upload local images, etc.
Title: Aleksandër Stavre Drenova -Asdreni-
Forumi Amantin   Letërsia shqipe
Hop to: 
Views:109     
New Topic New Poll
<<Previous ThreadNext Thread>>
Page 1 / 1    
AuthorComment
Amantin
 Author    



Rank:Diamond Member!

Score: 625
Posts: 625
Registered: 07/10/2012
Time spent: 23 hours

(Date Posted:14/10/2012 04:46)
Share to: Facebook Twitter MSN linkedin google yahoo

Aleksandër Stavre Drenova -Asdreni-

Aleksander Stavre Drenova edhe i njohur si Asdreni lindi më 11 prill 1872 në Drenovë, Shqipëri; vdiq më 1947 në Drenovë. Ka qenë një poet, publicist, patriot dhe demokrat shqiptar.
Lindi më 11 prill 1872 në Drenovë në një familje të varfër fshatare. I mbetur jetim u detyrua të braktiste shkollën e mesme dhe të mërgonte në Rumani më 1889. Bëri punë të ndryshme dhe kaloi një jetë me shtrëngime. Mori pjesë gjallërisht në përpjekjet e kolonisë së shqiptarëve të Bukureshtit në luftën për çlirimin kombëtar dhe u shqua si veprimtar i saj. Nisi të shkruante poezi dhe publicistikë nga fillimi i shek. XX. Në krijimet e para poetike, të cilat i përmblodhi në lïbrin "Rreze dielli" (1904), Asdreni vijoi traditat e poezisë së Naim Frashërit, lartësoi dashurinë për atdheun, nxiti bashkatdhetarët të rreshtoheshin në luftën për çlirim nga zgjedha turke. Vepra më e rëndësishme e Asdrenit, "Ëndrra e lotë" (1912) shquhet për pasurinë e motiveve, frymën demokratike dhe nivelin e denjë artistik. Në krijimet e këtij vëllimi poeti demaskoi ashpër pushtuesit e huaj, i këndoi heroizmit të masave popullore në kryengritjet e armatosura të viteve 1911-1912, fshikulloi parinë frikacake dhe oportuniste, e cila iu resht detyrës ndaj atdheut («Zëri i kryengritësve», «Krerëve tradhëtorë», «Çpërblimi»). Te ky vëllim u përcaktuan tiparet themelore të krijimtarisë së Asdrenit: fryma luftarake, karakteri demokratik, interesimi për problemet shoqërore, notat e ligjërimit të gjallë. Ajo shënoi një hap në kalimin nga romantizmi te realizmi në letërsinë shqiptare. Në krijimtarinë e Asdrenit motivi i luftës për çlirim kombëtar u ndërthur me idenë e luftës shoqërore, në shumë vjersha gjeti pasqyrim pakënaqësia e njeriut të thjeshtë ndaj shoqërisë borgjeze të kohës.
Ngjarjet që pasuan shembjen e shtetit të lirë kombëtar shkaktuan tek poeti një dëshpërim të thellë, që u shpreh në krijimet e periudhës 1914-1920 («Shqipëria më 1914» etj.). Në gjysmën e parë të vitit 20, nën ndikimin e lëvizjes demokratike, poezia e Asdrent përjeton një hov të ri. Në një sërë veprash të kësaj kohe poeti shprehu aspiratat e masave popullore për drejtësi shoqërore. Në heroin e poemës "Burri i dheut" (1920), Asdreni mishëroi përfaqësuesin e vegjëlisë që derdhi gjakun më 1920 për dëbimin e pushtuesve italianë dhe për një të ardhme më të mirë. Në këtë periudhë poeti shkroi një radhë vjershash të rëndësishme. si «Hymni i festës», «Fisnikët e Shqipërisë», «Republika shqiptare», në të cilat demaskoi forcat e vjetra shoqërore dhe antipatriotike, që përvetësuan frytet e sakrificave të masave popullore në luftën për çlirim dhe nisën të sundojnë vendin sipas interesave të tyre. Dështimi i Revolucionit Demokratikoborgjez të Qershorit 1924 e forcoi frymën e pesimizmit dhe të fatalizmit në krijimtarinë e Asdrent (Psallme murgu, 1930, dhe një varg krijimesh poetike të viteve 30). Herë-herë poeti u përpoq të çlirohej nga ndikimet moderniste: në poemën «Trashëgimi» (1935) kritikoi qeverinë për krizën ekonomike e cila në atë kohë kishte përfshirë thuajse mbarë rruzullin. Vëllimin e vet të katërt Kambana e Krujës nuk e botoi dot me gjallje. Në vjershat e viteve të fundit të jetës përshëndeti ngadhënjimin e revolucionit popullor në Shqipëri.

Tituj të veprave

Rreze dielli (1904)
Ëndrra dhe lotë (1912)
Psallme murgu (1930)
Kambana e Krujës (1937 )


Dua

Mbi bar dua të prehem,
të këndoj, të dëfrehem,
të shoh rreth bagëtinë,
kur hanë dhe pinë;

të shoh fushat e blerta,
bimët kur i fryen era,
njerzit kur punojnë
dhe çupat kur këndojnë!

Ah, dua dhe lulet,
kur i shfaqin pekulet,
dhe fluturat që venë,
mbi to dua të jenë;

bilbili t'ia thotë
nën diellin e ngrohtë.

Dua dhe Shqiperinë,
se atje kam shtëpinë,
kur rrija nepër ferrat
edhe lozja me sheqerrat;

për këtë kam dëshirë
dhe s'dua më mirë,
atje dua të shkoj,
sa të jem e të rroj!

Lulekuqja


Lulekuqja e mjera
Asgjekundi s’ka shtepi
E shkon jeten n’arrati
Ajo s’eshte si te tjera
S’ka stoli!

Fushes, kodres, del vetiu
Veres ngrohet, dimrit ngrin
Vete shkunde, vete mbin
Dhe, kur skuqe, vjen veriu
Dhe e perfshin

Neper kembe gjith’ e shkelin,
Vend ne kopshtet ajo s’ka
Dore ndihme kurrre s’pa;
As e mbjellin, as e vjelin
Shkoi u tha…

Po vec ngjyra e saj si zjarri,
Si nje yll qe xixellon
Tere bota e imiton
Eshte shenje per se mbari
Nga shikon

Ajo ngjyre kur ze shfaqet
Mbreti frone shkon e le
Njerez rober fare s’sheh
Vjen e drejta del ne faqet
Si Zot je

Ajo ngjyre nd’ato flete
Eshte shpresa qe tregon
Nje te ardhme q’enderron
Eshte flamuri yne vete
Qe valon!

KTHIME


Kur te pashe me s'te lashe,
T'u afrova e s'tu ndashe
Dhe me ze t'embel te thashe:
"Sa te dua o moj vashe!"
edhe ne gjunje te rashe,

T'u luta gjersa u vrashe
Po nga zemera psheretita
U treta, u lebetita,
Se asnje fjale s'te qita,
Gjersa shpresen far' e ngrita

Se m'u merzit sa te prita,
Aq sa u ngrys edhe dita.
Vetem pastaj une u zgjova
Dhe mendjen time nderrova
Kur zemeren ta kuptova

Dhe ika e te harrova,
Nga tere mundimet shpetova
Si dhe shpirtin e qetova.
Pastaj ti mbremanet heret
Me vjen rrotull si nje shqerre

Si nje fytyre ne vere
Dhe me lutesh aqe here
Po tashti shëko te tjere
S'e ste dua moj e mjere

DASHURO!


Shëko lisi si me flet
Fjale t'embla si me ushton,
Deget unj e me therret
Dashuro, se koha shkon!

Maj' e plepit gjithënje,
Kur tunt kryet me qorton,
Perpjek flete me çon ze
Djale ç'pret e s'dashuron!

Er' e malit me nje ushtim
Dhe mburimi qe kullon,
Gjithe me thone plot gezim:
Dashuro, se koha shkon!

Kopeshtit vasha qe po pret
Si zog pylli qe kendon,
Buzeqeshur me therret,
Djale ç'pret e s'dashuron!

Mua zemera gjith me rreh
Brenda gjaku me valon
Ma ndes mallin me ve re
Dashuro, se koha shkon!

Çdo gje rrotull me pyet
Djale ç'pret e s'dashuron
Ditet shkojn, jeta shket
Dashuro, se koha shkon!

NJE ORE LUMTESIE


Hena ndrinte porsi argjent
Kur nde kopshtije bashke vinim
Dhe me doren mbi krahun tend
Te ndihnja mbi bar te rrinim.

Ah, sa embelsire ndjeva
Kur doren ma zgjate
Atthere fare me s'e msheva
Miredashjen zemres sate.

Lulet na çonin nje ere
Shume te embel e te pelqyer
Edhe zefiret nga here
Na kujtonin pa kursyer.

Rrezet qe na pergezonin
Kur ishim te perqafuar
Dashurine na e shtonin
Me nje mall te pa rrefyer.

Sa fjal' t'mbla me thoshe
Kur perkedheleshim te dy
Dhe me syçkat bukuroshe
Me benje te mos ndahem nga ty.

Po dyshimi nuk me linte
te te besonj se ti me do
Si hena qe rrezet mshifte
Dhe i çonte ku desh ajo.

Veç athere kupetova
Se je zemer plot meshire
Dhe veten time e ngrova
Kur me puthe me deshire.

I dashur Atdhè


Me vite jam larguar,
i dashur Atdhè,
por nuk të kam harruar,
se shumë i ëmbël je.


Kjo zemra më këndon
për ty, o Shqipëri,
por prapë më lëngon,
se je në varfëri.

Të fala të dërgoj,
këndej ku jam Atdhè,
gjithnjë po të kujtoj,
se birin tënd më ke

Flutura


O flutur e vogel e kraheshkruar,
sa e kendshme qenke ne tu dukur,
kudo ti qe shkon duke fluturuar,
s'ka gje me te pelqyer, s'ka gje me te bukur!

Flutur, ti kur vjen, gjithe gazment sjell,
natyra qesh dhe bota eshte ne gezim
se ti, vogelushe, dimrin e percjell
dhe ne na mbush zemrat me mall pa mbarim!

Gjethi me ty ka shije kur bleron,
si dhe pylli ku eshte ne lulezim,
kur lehte si pupel mbi to qendron
dhe fletet e mallshme i puth me defrim!

Fluturo, bukuroshe, na pergezo,
perkedhelna me ate embelsire,
sic perkedhel lulet kur qendron mbi to,
dhe fushes kur me lodra i jep hir!

Himni i Flamurit

Rreth flamurit të përbashkuar,
Me një dëshirë me një qëllim,
Të gjithë Atij duke u betuar,
Të lidhim besën për shpëtim.

Prej lufte veç ai largohet,
Që është lindur tradhëtor,
Kush është burrë nuk frikohet,
Po vdes, po vdes si një Dëshmor.

Në dorë armët do ti mbajmë,
Të mbrojmë Atdheun në çdo vend,
Të drejtat tona ne s'i ndajmë,
Këtu armiqtë s'kanë vend.

Se Zoti vet e tha me gojë,
Që kombe shuhen përmbi dhè,
Po Shqipëria do të rrojë,
Për të, për të luftojmë ne.

O flamur, flamur, shenj' e shtrenjtë
tek ti betohemi këtu,
pë Shqipërin, atdheun e shtrenjtë,
për nder'edhe lavdimn e tu.

Trim, burrë quhet dhe nderohet
atdheuet kush iu bë therror.
Përjetë ai do të kujtohet
mbi dhe, nën dhe si një shenjtor!

Vjeshta


U zhduk vapa,shkoi vera,
dhe bilbili me s’kendon.
erdhi vjeshta me te tjera,
syri yne qe i shikon
teret koha hapen ret
ngjyra plumbi perseri
duket prap tjetr jete
qe natyra nderron tashti
era fryen fletet bien
pemet zhvishet si nga mot
mali ,fusha me s’ka hijen
qe e kishte gjer ne sot.
bukurite jane zhdukur shiu e bryma zuri vend
bari lulet kopshti i bukur
u ndryshuan ne cdo kend.
por e mire eshte vjeshta
sepse bujku gjithmon punon
per te vjelur sot ka vreshta
neser arat po leron.
njerezit ne cdo ane
posa ngrihen ne mengjez
neper fusha cdo gje kajn
rendin mbledhin me kujdes.
Pra me pune gjith te rrojme
se vec puna ne na vlen
sepse ndryshe s’trashegojme
veren tjetr qe po vjen.

usertype:1
<<Previous ThreadNext Thread>>
Page 1 / 1    
New Topic New Poll
Sign Up | Create | About Us | SiteMap | Features | Forums | Show Off | Faq | Help
Copyright © 2000-2019 Aimoo Free Forum All rights reserved.

Get cheapest China Wholesale,  China Wholesale Supplier,  SilkChain 丝链to be a retailer is easy now.
LUFFY LUFFY LUFFY
LUFFY