User Name  Password
Forumi Amantin
Make a donation click here. Your support will help us remove ads and upload local images, etc.
Title: Zogu -Pro dhe Kunder-
Forumi Amantin   Historia shqiptare
Hop to: 
Views:1055     
New Topic New Poll
<<Previous ThreadNext Thread>>
Page 1 / 1    
AuthorComment
Amantin
 Author    



Rank:Diamond Member!

Score: 625
Posts: 625
Registered: 07/10/2012
Time spent: 23 hours

(Date Posted:17/10/2012 04:38)
Share to: Facebook Twitter MSN linkedin google yahoo


Meqe eshte hapur nje debat mediatik per meritat dhe te keqijat e Zogut po hap kete teme te sillni fakte pro dhe kunder Zogut, foto, video, shkrime, esse, artikuj, kritika, libra, dokumente... etj.

Rregullat e temes:

1) Sharje, fyerje, ofendime mes anetareve nuk do tolerohen.
2) Sillni vetem shkrime...
3) Kjo teme nuk ka per qellim as nxirrjen e Zogut, as ngritjen e idhullit te te ashtuquajturit Mbret i Shqiptareve ne piedestal.
4) Pra kjo teme le te jete nje pasqyre e drite-hijeve se figures se Zogut, me te erretat kongjill, gjysme te erretat, zonen gri, mjegullen, agimin, dhe shkelqimin nese ka pasur nje te tille.

Shkrim te mbare!
usertype:1
Amantin
Share to: Facebook Twitter MSN linkedin google yahoo 1# 



Rank:Diamond Member!

Score:625
Posts:625
Registered:07/10/2012
Time spent: 23 hours

RE:Zogu -Pro dhe Kunder-
(Date Posted:17/10/2012 05:07)

MARREVESHJA PASHIÇ - A. ZOGU PER ANEKSIMIN E SHQIPERISE





Monday, 30 April 2012




Historia siç ka qënë dje e jo siç po e kullandrisin sot:
Nikolla Pashiç


Ahmet Zogu



Gusht, 1924...

1. Shqipëria impenjohet t'i bashkohet Jugosllavisë me bashkim personal.
2. Kryetari shtetit shqiptar do të jetë AhmetZogu, që më vonë do të njoh dinastinë Karagjorgjeviq.
3. Qeveria Jugosllave, megjithë mjetet diplomatike dhe ushtarake, do të njoh Ahmet Zogun si kryetar shteti...dhe i atribuon menjëherë një kontribut vjetor të shtetit.
4. Ministria e Luftës Shqiptare do të anulohet dhe Shqipëria heq dorë që të ketë një ushtri Kombëtare.
5. Shqipëria do të mbajë një xhandarmëri aq të fortë sa të mbaj qetësinë e brendshme të vendit për të ndaluar e shfarosur çdo lëvizje të ngritur kundër Ahmet Zogut dhe kundër regjimit të vendosur prej tij.
6. Në këtë xhandarmëri do të bëjnë pjesë edhe oficerë rus të ish ushtrisë të Gjeneralit Vrangel që tashti ndodhet në Jugosllavi. Qeveria Jugosllave do të mbajë atë xhandarmëri me mjete financiare dhe armë.
7. Në xhandarmëri mund të hyjnë për të shërbyere dhe oficerët jugosllavë dhe të tjerë që qeveria Jugosllave do të pranojë në interes të dy vendeve.
8. Midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë do të stabilizohet një bashkim doganornë bazë të së cilës akordohet liri e plotë e importimeve dhe eksportimeve të mallrave të dy vendeve. Edhe transiti nëpërmes kufijve të dy vendeve do të jetë i lirë për ushtarët e dy vendeve.
9. Përfaqësuesit e jashtëm Jugosllavë do të ngarkohen edhe për interesat e Shqipërisë, e cila heq dorë që të mbajë zyra diplomatike dhe konsullata të sajajashtështetit.
10. Qeveria shqiptare duhet të deklarojë pranë Konferencës të Ambasadorëve në Paris që tërheq pretendimin e saj për sovranitetin mbi Manastirin e Shën Naumit dhe Lokalitetet e Vermoshit e Kelmendit që mbeten në zotërimin e Jugosllavisë.
11. Kisha Ortodokse Shqiptare do të tërhiqet nga Patriarku i Kostandinopojes dhe të bashkohet Hierarkisë Ortodokse të Beogradit, kështu dhe Myftinia Myslimane Shqiptare do të varet nga ajo Jugosllave.
12. Qeveria shqiptare do të heqë dorë nga një politikë ngushtësisht kombëtare dhe nuk do të interesohet për elementin shqiptar jashtë kufijve të veta. Ajo impenjohet veç kësaj që të mos pranojë në tokën e saj kosovarët dhe elemente të ditur dhe të dyshimtë dhe segmentet e tyre kundërshtare të politikës jugosllave.
13. Për çdo koncesion që Shqipëria do të bëjë vendevetë tjera, ajo është e detyruar të marrë pëlqimin nga Jugosllavia.
14. Në qoftëse Jugosllavia është në luftë me Bullgarinë dhe Greqinë,Qeveria Jugosllave,do të ketë të drejtën të rekrutojë në Shqipëri një ushtri prej 25mijë vullnetarëshme qëllim për t´i përdorur në frontin bullgaro-grek. Në rast gjendje lufte midis Italisë dhe të Greqisë kundrejt Shqipërisë, ushtria, jugosllave do të ketë të drejtë të okupojë gjithë tokën shqiptare për t'i siguruar kështu Shqipërisë gjithë tokën e saj nga invadimi eventual italian ose grek.
15.Qeveria Shqiptare nuk mund t´i deklarojë luftë asnjë shteti pa pëlqimin preventiv të Jugosllavisë.
16. Ky traktat është sekret dhe nuk mund të zbulohet e të shtypet pa pëlqimin e dy palëve"


Nga libri Sh. Hysit

Nje nga veprimet e para pas ardhjes se Ahmet Zogut ne pushtet me bajonetat serbe, armiqeve te Shqiperise, ishte ekzekutimi i kundershtareve, nder keto edhe nje prift atdhetar qe nuk e duronte despotzmin anadollak zogollian, Dom Gjon Gazulli te cilin e vari me 5 mars 1927. Se sa demokrat ishte Ahmet bej Zogolli e tregon kjo pamje renqethese qe e tmerroi dhe e stepi popullin shqiptar.

Postuar nga Kolec Traboini/Ora e Shqypnise
usertype:1 tt= 0
Support us

Create free forum and click the links below and your donations will make a difference here.

www.dinodirect.com

A Huge Online Store for Various Cool Gadgets, Accessories: Laser Pointer, Bluetooth Headset, Cell Phone Jammer, MP3 Players, Spy Cameras, Soccer Jersey, Window Curtains, MP4 Player, E Cigarette, Wedding Dresses, Hearing Aids, eBook Reader, Tattoo Machines, LED Light Bulbs, Bluetooth Stereo Headset, Holiday Gifts, Security Camera and Games Accessories and Hobby Gadgets.  
Amantin
Share to: Facebook Twitter MSN linkedin google yahoo 2# 



Rank:Diamond Member!

Score:625
Posts:625
Registered:07/10/2012
Time spent: 23 hours

RE:Zogu -Pro dhe Kunder-
(Date Posted:17/10/2012 05:08)

ÇATIN SARAÇI PER AHMET ZOGUN: "Vrases dhe hajdut!"




Monday, 30 April 2012



Unë Çatin Saraçi, të akuzoj ty Ahmet Zogu si tradhtar të atdheut tënd, si vrasës e hajdut …
Kujtimet e diplomatit dhe ish mikut të ngushtw të Zogut, Catin Saraçi, për vite të tera ishte pranë tij. E përshkruan si njeri brenda të cilit triumfoi përfundimisht e liga. Kurthet, intrigat, vrasjet, përfitimet e frikshme në ryshfete të padëgjuara dhe shitja e një vendi, në rrëfimin e rralle të Saraçit:
Ahmet Zogu, i kurorëzuar me vone mbret i Shqipërisë me lejen e Musolinit, lindi rreth vitit 1893. Asokohe Shqipëria ishte province turke dhe turqit nuk e kishin me detyrim regjistrimin e lindjeve në asnjë vis të perandorisë. Ndërkohë që të krishterët shqiptare regjistroheshin në librin e kishës, krahina e Zogut nuk e njihte këtë lloj regjistrimi sepse ishte kthyer en bloc në fenë muhamedane në vitin 1851. Kur mbushi tete vjeç, Zogu u dërgua në Kostandinopoje ku kreu shkollën fillore dhe mësoi turqisht në mejtep. Gjate gjithë jetës se tij, Zogu ka kryer vetëm këto tri klase shkolle: Nga Shqipëria kishte marre me vete një tutor, Abdurrahman Krosi (Lale Krosi), njeri krejt analfabet, bëmat dhe krimet e të cilit nuk lënë pa prekur as njerëzit e familjes (dihet se cyti vrasësit e të vëllait). Saraçi saktëson se ngaqë nuk e mësoi kurrë gramatikën e shqipes, Zogu nuk ia ka shkruar kurrë njeriu asnjë letër me dorën e vet, por i ka diktuar ato.

Në vitin 1917, kur ndodhej në Vjene me studime pas një burse të qeverise austriake, ndodhi dhe takimi i pare i Catinit me Ahmetin. Atëherë Austria ndihmonte në arsimim një grusht shqiptaresh të spikatur, pasi kishte plane për këtë vend të vogël. Ndërsa mbi dy të tretat e Shqipërisë ndodheshin nen pushtimin austriak, 70 kryetare fisesh u nisen në Vjene t’i paraqesin nderimet Kajzerit, mes tyre dhe Zogu. “Me lanë përshtypje të thelle fjalët patriotike që dilnin nga goja e një muhamedani shqiptar”, thotë për Zogun Saraçi. Takimi i dyte tre vjet me vone në Tirane, e bindi Saraçin se një njeri me entuziazëm të tille i duhej Shqipërisë, ndaj “u betova ta ndihmoj me mish e me shpirt”. Dhe viti 1920 e gjen Shqipërinë me këtë pasqyre politike: Klasa sunduese ishin bejlerët, ndërsa Zogu ishte në opozite, i përkrahur nga rinia.
“Ai ishte tipi ideal për udhëheqje, po të kemi parasysh se asnjë katolik nuk mund ta reformonte vendin pa shkaktuar një konflikt serioz fetar”. Saraçi vuri re se si kryeministër, Zogu mori disa reforma drastike duke tronditur keqaz doket kanceroze aziatike: I ktheu varrezat muhamedane në parqe, u dha mundësinë grave myslimane të merrnin iniciativën në duar, ndaloi me ligj poligaminë, fete nuk duhej të përziheshin në punët e shtetit. “Atëherë vendosa të predikoj për të në zonën e Shkodrës, ku Zogu njihej shume pak”, thotë Saraçi, duke shtuar se qyteti i tij i lindjes ishte de fakto kryeqytet për Shqipërinë e vogël. Por këtu mbarojnë përshtypjet e tij të mira për Ahmetin, i cili të vetmen histori që kishte mësuar edhe në detajet më të hollësishme, ishte ajo e Napoleon Bonapartit.
Ja si e përshkruan Catin Saraçi situatën e nxehte të viteve 1922-1924, e papërsëritshme në historinë shqiptare qofte dhe për faktin se mes vrasjesh e betejash politike, mori jete foshnja e parlamentarizmit shqiptar: Shefqet bej Verlaci ishte kryetari i shtetit skeletik shqiptar. Çifligari me i madh i vendit me mbi 40 mije ha toke të punueshme në Shqipërinë e jugut pa llogaritur sipërfaqet e shitura, ai kishte gjithmonë njerëz të gatshëm për ta ndjekur. Zogut i duhej kjo force, ndaj në 1923-shin fejohet me vajzën e Verlacit. Pas kësaj, ky i fundit i jep gjithë votat e përkrahësve në parlament dhe stabilizon situatën e dobët financiare të dhëndrit duke i paguar rreth 18 mije paunde (Saraçi flet gjithmonë me monedhën britanike). Një vit me vonë, Zogu kryeministër plagoset nga Beqir Valteri dhe si i pamundur për disa jave, ia delegon pushtetin vjehrrit. Ndërkaq, thurr planin me ndihmën e përhershme të Lale Krosit dhe kryen shpagimin e gjakut duke vrare Avni Rustemin, pa llogaritur ndoshta se me këtë do të ndizte revolucionin. I lutet vjehrrit ta ndihmoje në konflikt me të holla e njerëz, por Shefqet beu që nuhat rrezikshmërinë e situatës, rreket për kompromis me kryengritësit nga frika e humbjes se pasurisë. “Atëherë ne morëm rrugët dhe u larguam, ndërsa kur Zogu hyri pas gjashte muajsh triumfator në Tirane, e la mënjanë Vërlacin, duke ia kthyer edhe 10 mijë paundet e dhëna nga ish vjehrri pas fejesës”.
Sa për përgatitjet e rikthimit, përveç faktit të njohur se Ahmet Zogu u ndihmua nga kryeministri serb Pashic me të holla (250 mije paunde) e njerëz, duke i falur në këmbim Jugosllavisë kullotat e pasura të Vermoshit dhe Shën Naumin, Saraçi nënvizon se ajka e ushtrisë se “Legalitetit” ishin rreth 500 oficere bjelloruse nga mbeturinat e Vrangelit që u thyen nga Ushtria e Kuqe, eksperte në luftimet frontale dhe në armët automatike. Këta udhëhiqnin rreth 5 mije shqiptare të Kosovës, të cilët marshuan drejt një kundërshtari po aq të forte, por të pajisur keq. Dinakëria e Zogut inicioi edhe një lëvizje mashtruese për qeverinë e Fan Nolit. Ai bashke me shpurën e vet, bene një udhëtim çoroditës nga Beogradi në Vjene e në Prage, për të dhëne idenë e ikjes. Në Vjene gjeti dhe bukuroshen Francy, e cila për ca kohe me pas, jetoi si mantenute në Tirane, ku pat ardhur me dy valixhe të vogla dhe u largua me dy kamionë plot baule të reja dhe një dore të mirë parash.
Hapat e pare të Ahmet Zogut pas fitores? “Shpallja e vetes president e më pas mbret me bekimin e Italisë, eliminimi sistematik i armiqve politike dhe marrja e masave për t’u rrethuar gjithmonë e me tepër nga një bande njerëzish injorante e analfabete që e lëvdonin ore e çast, kryenin çdo porosi dhe vidhnin pa pushim shtetin”. Të cilët përshkruhen kështu nga Zogu në një rrëfim intim: “Ky është cirku im. Ajo çfarë ata dine ose ndjejnë nuk më intereson hiçfare. Për aq kohe sa i nënshtrohen kamxhikut tim dhe nuk hedhin vickla, unë jam i kënaqur me ta dhe i mbaj”.
Megjithatë, me Catin Saraçin dhe Jak Kocin, Ahmet Zogu do të ruante një marrëdhënie të veçantë. E kërkonte mendimin dhe këshillën e tyre, paçka se shume here dëgjonte prej tyre kritika. Por sipas Saraçit, dy ishin synimet e tij të fshehta dhe finale: Të pasurohej sa me shpejt dhe sa me shume, dhe të shtypte e poshtëronte çdo atdhetar e patriot me mjetet e pushtetit. Nga ana tjetër, Zogu nuk hezitoi aspak ta vinte vendin nen zgjedhën e ekonomike italiane me Traktatin e pare të Tiranes, me dekretin për krijimin e Bankës Kombëtare të Shqipërisë me kapital italian (duke ia nënshtruar fqinjit të madh gjithë jetën ekonomike e financiare në vendit), me firmosjen e borxhit prej 50 milionë franga ari në këmbim të ndërtimit nga italianet të porteve e rrugëve strategjike që do përgatisnin pushtimin e Shqipërisë po prej tyre, me Traktatin e dyte të Tiranes etj.
Dhe vijojnë dëshmitë tronditëse të Catin Saraçit: Ahmet Zogu jo vetëm që ka marre mite (ryshfet), por në çdo rast ishte ai vete që përcaktonte sasinë që i duhej. I pajisur me pasaporte diplomatike dhe dokumente extra, tutori i moshuar i Zogut largohej nga vendi me kamionë të ngarkuar me valute, i shoqëruar nga roje të armatosura. Këto udhëtime kryheshin rregullisht kurdoherë që Zogu kishte hedhur nënshkrimin mbi ndonjë akt të ri, ndërsa itinerari i rëndomtë ishte: Durrës-Bari, e prej andej në Gjeneve të Zvicrës. Sapo paratë siguroheshin në një banke të huaj, përcillej urdhër me shkrim që të transferoheshin në një vend edhe më të sigurte se i pari. “Për rrjedhoje, pjesa me e madhe e këtyre parave gjendet në Lloyd’s Bankë të Londrës. Unë vete me dorën time, kam shkruar një sere urdhrash të kësaj natyre si dhe i kam ardhur në ndihme tutorit analfabet për të mbërritur në kufi në Zvicrën”, shkruan Catin Saraçi. I cili shton se si tutori Lale Krosi, edhe Zogu, i kishin thënë se në ato kamiona ndodheshin dokumente shtetërore me rendësi jetike, “çka unë fillimisht e besoja”. Dhe paratë shtese përfitoheshin në njëmijë mënyra, përveç rrogës zyrtare prej 35 mije paundesh në vit. një shembull: Rrogat e 5 mije mercenareve që e sollën në pushtet, vileshin rregullisht në çdo fundmuaji nga Zogu, pavarësisht se ata ishin larguar shume heret nga Shqipëria. një tjetër shembull i paskrupulltësisë: Zogu-Saraçit, “Catin, ne jemi vend bujqësor pa këmbë kapitalisti, ndaj e kam fjalën të hapim negociata me sovjetiket dhe t’ua përmbushim kërkesat që nuk arritën të realizojnë përmes Fan Nolit. Por me një kusht: Sovjetiket të me paguajnë në dorë 300 mije paunde…” Saraçi nuk e kreu kurrë një negociate të tille, por Zogu kish nevoje për para. Trilloi një histori sikur prijësit e Veriut po rebeloheshin se nuk qenë paguar për ndihmën që i dhanë dhe kërkoi nga italianet 200 mije paund. Por dhe kur i mori paratë, nuk shpërndau asnjë kacidhe.
Shembulli i fundit për sa u përket parave, sepse të tilla Saraçi ka shume, vjen pas krijimit nga italianet të Bankës sonë Kombëtare. Myfit bej Lobohova “gjysme çerkez e gjysme shqiptar”, ishte në atë kohe i falimentuar, dhe dihej nga të gjithë se ky ministër Financash kishte lënë peng gjithë pasurinë për 80 mije luigje ari. “Mbasi statuti i Bankës u miratua, Myfiti jo vetëm që lau gjithë borxhet e veta, por i tepruan para edhe për të blere një alamet pallati në Rome dhe nisi të japë para me interes”. Dhe kur Saraçi merr vesh në Rome se Zogu për këtë rast special kishte përfituar 5 milionë franga ari, niset për Tirane ku pas një bisede të gjate me Zogun, dëgjon nga ky i fundit se kishte marre vetëm dy milionë?!
Një pjese të veçante Catin Saraçi i kushton në dorëshkrimet e veta, eliminimit që Zogu u beri kundërshtarëve të vet. Vrasja e Luigj Gurakuqit në vitin 1925 në Bari të Italisë nga djali i tezes (Balto Stambolla, emrin Saraçi nuk e përmend) i paguar nga Zogu, ndodhi kur vete Catini ishte në Bari, ku sapo kishte marre detyrën e konsullit. Shume zëra ia atribuojnë organizimin e vrasjes vete Catinit, por ja çfare thotë ai: “Ironia është se vrasësi, një dite me pare me takoi në zyrën time duke me thënë se kishte ardhur për të kryer një vepër të madhe patriotike. E njihja mire që nga koha e shkollës, që një aventurier e burracak i pashoq, prandaj dhe nuk e mora mundimin ta lajmëroja udhëheqësin e opozitës, me të cilin vijoja ta mbaja ende marrëdhënie të mira personale. një vit me pare kisha mundur t’i shpëtoja jetën viktimës po në Bari, ndaj ai vete dhe familja me patën shprehur mirënjohjen. Asokohe mendoja se vete Zogu nuk ishte i lidhur direkt me këto gjema”. Pas eliminimit të Gurakuqit, Saraçi niset urgjent për në Tirane, ku gjen Zogun dhe kunatin e tij Ceno Beg Kryeziun (me serb nga vete serbet) shend e vere. Historia vazhdon me vrasjen e Bajram Currit po nga trupat e Ceno Begut, në fakt ushtare serbe të maskuar. Sa i përket Zogut, Saraçi thekson se që kur Bacë Bajrami mori malet me 500 vete, Ahmeti e dinte se nuk kishte ç ’ti bënte sado ushtare të niste, ndaj vendosi ta linte në fatin e vet. Por misionin do ta përmbushte kunati Ceno Beg atëherë ministër i Brendshëm, “ndoshta”, thekson Saraçi, “si pjese e marrëveshjes që ishte bere me Pashiçin për të vrare luftëtarët e Kosovës”. Ironikisht, Ceno Begu e pa me sy shume të keq afrimin e Zogut me Italinë, sepse atij po i minohej misioni projugosllav. një oficer shqiptar i rrëfen Saraçit se Ceno ishte shprehur në rreth të ngushte për “tradhtinë e Zogut ndaj miqve që e ndihmuan”. Catini ia shtie në vesh Ahmetit dhe pas kësaj Ceno Begu ballafaqohet koke me koke me Zogun. Rezultati: Ftohja përfundimtare, aq sa Ceno filloi të ruhej me roje të armatosur nga frika e kunatit. Më pas largohet nga Shqipëria drejt Pragës si ambasador, por me 14 tetor 1927 qëllohet për vdekje në kafe Passage nga studenti shqiptar 23 vjeç, i quajtur Alqiviadh Bebi prej Elbasani. Vrasësi nuk tregoi asgjë, por Catini vjen nga Vjena në Prage për të asistuar bash në deklaratën e vëllait të Cenos, Gani beg Kryeziu, që sapo kishte ardhur nga Beogradi, para kufomës se byrazerit: “Zogu ka për ta paguar këtë një dite”.
Catin Saraçi flet për shume çështje të errëta apo të ditura të jetës se Zogut. Flet dhe për personazhin enigmatik Jak Koci, “një nga mendjet me të zhdërvjellëta të vendit tone, ndonëse makiavelist e ndjekës fanatik”. Treshja Zogu-Koci-Saraçi kishin rene dakord për punët e tyre të ardhshme t’i ndanin fitimet 20%-Jaku, 10%-Catini dhe pjesa tjetër, Ahmeti. Por Zogu gjithmonë i fshihte përfitimet për të mos u lënë pjese dy aventuriereve të tjerë, çka inicioi edhe një sherr mes Jakut dhe Zogut. Sa për martesën e famshme të Ahmet Zogut, ajo nisi si dëshirë për t’u martuar me bijën e mbretit Viktor Emanueli III, kërkesë që i gajasi hierarket e larte fashiste dhe mikun e ngushte të Saraçit, nënsekretarin fashist për Kolonitë Alessandro Lessona, një mik i ngushte i Musolinit. Ky i fundit i raporton Duçes se “maloku analfabet na dashka nuse të larte”, vijon një refuzim dëshpërues për Zogun, pastaj kohe me vone nisin tratativat që bitisen me princeshën hungareze Aponnyi.
Libri që përftohet prej shkrimeve të Catin Saraçit, është i papërfunduar ndërsa shënimet e fundit duhet të jene aty rreth vitit 1940. Në fakt, disa prej temave që ai nuk i shtjelloi dot, janë tejet intriguese: Zogu si oficer austriak, Zogu i internuar në Vjene, Vrasja e Esat pashës, Vrasja e Avni Rustemit, Gjithë Shqipëria kundër Zogut, Zogu merr 250 mije sterlina për grushtin e shtetit, Veprat kriminale të motrave të Zogut, Lessona na dorëzon 5 milionë lira të mbyllura në valixhe, Mita e dyte prej 10 milionë frangash ari, Revolta e pare kundër Zogut, Vrasja e Hasan Prishtinës, Kriza e parë nervore e Zogut etj etj. për Aurel Plasarin, autorin e parathënies se librit, është për të ardhur keq që këto çështje nuk u shtjelluan. Por konkluzioni i këtij libri, paçka se të pambaruar, është i vete Saraçit: Mustafa Qemali, ishte shqiptari që shpëtoi kombin turk, ashtu si Ahmet Zogu, një mendësi anadollake që shkatërroi Shqipërinë.
“Unë Catin Saraçi, të akuzoj ty Ahmet Zogu si tradhtar të atdheut tënd, si vrasës e hajdut. Shqipëria ka pare pushtues edhe me të fuqishëm se këta të sotmit. Do të ikin edhe këta, por emri yt s’ka për të figuruar gjëkundi. Synimi i kësaj letre është të të paralajmëroje për here të fundit të mos ngatërrohesh më me Shqipërinë, ndryshe do të detyrohem t’u tregoj diçka me shume francezeve dhe anglezeve. Bankënotat false që më dhe si dhe letrat e tua të fundit, po i ruaj si dokument i pandershmërisë sate…

Catin Paskal Saraçi, London, 21 A.Stratford Rd.”

Pergatitur nga: Alqi Kociko
Ora Shqypnise
usertype:1 tt= 0
Amantin
Share to: Facebook Twitter MSN linkedin google yahoo 3# 



Rank:Diamond Member!

Score:625
Posts:625
Registered:07/10/2012
Time spent: 23 hours

RE:Zogu -Pro dhe Kunder-
(Date Posted:17/10/2012 05:09)

“S’jam zogist, por Zogut t’i jepet ajo që i takon”



Shtator 13th, 2012


TIRANE- Deputeti Pandeli Majko reagon pas debatit te madh qe ka shkaktuar deklarata e tij e fundit per Ahmet Zogun, duke theksuar se ne ’2002 dhe më pas ishte qeverisja socialiste ajo që hapi dyert për familjen mbretërore dhe dhënien e një statusi ligjor për të…Nuk kam dëgjuar “psherëtima” nga askush në atë kohë se po “rehabilitojmë vrasësit apo kolaboracionistët”….”
Dy dite me pare, pas deklarates se Majkos, reaguan ashper deputeti i PS-se Erjon Brace dhe historiani e politikani i njohur, Paskal Milo. Ne intervistat e tyre, botuar ne “Panorama”, pak dite me pare, Milo e cilëson gafë deklaratën e Pandeli Majkos rreth aktit të largimit nga Shqipëria të Mbretit Zog në prill të vitit 1939.



ZOGIZMI IM…



Në shtyp ka dy ditë që po lexoj historinë time si “zogist”…Kush më njeh përfshi dhe zogistët e dinë që nuk jam i tillë! Ajo që më vjen keq, është se ky debat po vjen brenda llogjikës së lojës së kryeministrit aktual me historinë e Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Ky debat filloi me deklarimin tim se largimi i mbretit Zog nga Shqipëria ishte akt juridik që zyrtarizoi pushtimin e Shqipërisë… Ironikja, është që kjo ishte thjesht një përsëritje e asaj që kam thënë edhe më parë! Duket se jemi në një situatë të “re”…! Pas kësaj pashë, që sipas disave, i kisha dalë në mbrojtje me këtë deklaratë një tradhëtari, hajduti, vrasësi dhe ku dihet cfarë tjetër…
Si të mos mjaftonte kjo, Kryeministrit Berisha deklaroi se “i paska ardhur keq” që unë mund të bëhem “kurban” i mbretërisë”!?
Në vendin tonë gabimet përsëriten pasi nuk ka kujtesë historike të ndërtuar në principe të qarta. Ajo që ka ndodhur është “kokëngrënia” dhe ndërtimi i të vërtetave të njëanëshme të cilat prodhojnë keqpërdorimin e politikës mbi faktet dhe historinë.
Unë nuk jam historian! Por, di që Partia Demokratike e nisi rrugëtimin e saj si “Noliste”…U vendos edhe një bust i peshkopit patriot Fan Noli, për këtë arsye, midis godinës së Akademisë së Shkencave. Sot ai bust është lëvizur!…
Shpresoj që media ta ketë ende në arkivë mospranimin e familjes mbretërore dhe Leka Zogut në aeroportin e Tiranës kur ai u kthye në vendlindje pas vitit 1992! Sigurisht urdhërin për këtë e dha dikush që ka kthyer mendjen sot!…
Në 1997, të gjitha partitë politike, përfshirë edhe republikanin Godo, ishin të pranishme për t’ja uruar mirëseardhjen Leka Zogut në Shqipëri në një nga sallat e Hotel Rognerit. Unë isha aty me vendimin e Kryesisë së PSSH për të përfaqësuar qëndrimin miratues të saj. Në atë takim mungonte vetëm një parti. Kjo ishte Partia Demokratike.
Kush e propozoi referendumin për monarkinë si një cështje ende e hapur në tavolinën e partive në 1997? Një gjë është e sigurtë që PD dhe presidenti i kohës ishin në pozitat e atij që “e pranoi” atë…
Mendoj se pavarësisht se cfarë ndodhi pas zgjedhjeve të 1997-ës me përplasjet përpara zyrave të KQZ-së mes policisë dhe turmës ku ishte edhe Leka Zogu i veshur ushtarak, cdokush që kuptonte “lojën” politike të atëhershme e dinte se kush ishte “mjeshtri” i këtij kurthi….
Në 2002 dhe më pas ishte qeverisja socialiste ajo që hapi dyert për familjen mbretërore dhe dhënien e një statusi ligjor për të…Nuk kam dëgjuar “psherëtima” nga askush në atë kohë se po “rehabilitojmë vrasësit apo kolaboracionistët”…
Dikush nga LSI paska deklaruar se është me Luigj Gurakuqin dhe jo me Zogun! Me sa di, anëtarë të kësaj partie mbanin nga krahu në zbritjen nga avjoni nënën mbretëreshë në 2002…Për të mos diskutuar pastaj faktin që po bashkëqeverisin…me legalistët!
Në këtë histori tragjikomike ka një lojtar të vjetër që bën herë “mbrojtësin” e herë “sulmuesin”. Ky është Sali Berisha! Ai e ka ditur se duke ngritur “lart” figurën e Zogut në të vërtetë absolute të historisë shqiptare do të zgjojë nervozizmin e shqiptarëve të cilët mendojnë se 100 vjet shtet nuk është vetëm kaq! Ai e di këtë! Doktori dinak e di se kjo lojë për “pronësinë” e historisë nxjerr të fituar sidomos atë. E lodhur nga qeverisja, pas 22 vjetësh histori politike me ulje dhe ngritje, pyetja therrëse për PD-në është se cfarë profili partie është ky grupim njerzish që qeverisin Shqipërinë aktualisht?
Ambjenti social i qeverisjes aktuale shqiptare është produkt i poskomunizmit dhe dyzimit të tij. Ajo me sjelljet e fundit ndaj të vërtetave të historisë shtetformuese të Shqipërisë na fton të vazhdojmë jetën e dyfishtë, që mendon ndryshe dhe flet ndryshe. Ky proces vjen e ngjizur nga një kulturë “konvertimi” e cila është bërë virusi më domethënës i krizës së tranzicionit të shoqërisë shqiptare. Kjo kulturë është baza e një imoraliteti politik që të bënte dje nga komunist në demokrat dhe nga opozitar në pushtetar sot, pa respektuar asnjë kod etike apo vullnet politik të votuesve. Kulti i maskarait politik po kthehet aktualisht në moral!
Unë ja vlerësoj “teknikën” politike Sali Berishës ndaj nuk dua të replikoj me askënd tek zërat e shqetësuar për “zogizmin” tim… Qetësisht ftoj të ngrihet cilindo në nivelin e pjesmarrësve të Konferencës së Pezës dhe fondamenteve të nisjes së LANC-it ku legalistët ishin pjesë integrale deri në Shtabin e Përgjithshëm të saj. Komunistët i pranuan legalistët si partnerë ndryshe nga Balli Kombëtar derisa ndodhi divorci i njohur. Partinë Komuniste mund ta akuzosh për shumë gjëra, por në bashkëpunimin me kolaboracionistët ajo ka pasur më shumë se “vijë të kuqe”…
Ky debat i nisur ka kuptim! Ai padyshim do të ndjellë “korbat” e cdo ane por padyshim ata nuk janë problemi por rezultat i tij. Problemi që ngacmon aktualisht ndërgjegjen e cdo shqiptari është raporti me të vërtetën në historinë tonë kombëtare.
Unë hyj tek njerzit që refuzoj të pranoj që në 100 vjet shtet jemi drejtuar nga një hajdut dhe kolaboracionist (!) dhe nga një diktator i dyshuar për homoseksual(!)…Unë besoj tek gjakftohësia që koha na këshillon të vlerësojmë me qetësi. Ahmet Zogut t’i jepet ajo që i takon duke ja vlerësuar aktet dhe analizuar gabimet. Enver Hoxhës po ashtu. Dhe pa dyshim edhe për cilindo tjetër nesër, duke krijuar keshtu “simfoninë” e munguar të historisë sonë kombëtare dhe paqen me të kaluarën tonë të përbashkët…

Unë nuk jam historian. Jam vetëm një njeri që kujtoj se para zgjedhjeve të 2009 në një sallë të mbushur plot me të rinj e të reja të FRESSH-it, në pallatin e kongreseve, midis duartrokitjeve u deklarua se pjesëmarrës si i ftuar ishte edhe princi…nipi i Ahmet Zogut! Mua, nuk e fsheh më janë mbushur sytë. Nipi i armikut tonë zyrtar të historisë politike të vjetër dhe të re ishte aty.
Një histori që miqtë e mi të Legalitetit ma kanë treguar vetë thotë se në vitet 60-të kur Enver Hoxha prishi marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik, legalistët në emigracion u organizuan e dolën edhe me deklarime se në se Shqipëria sulmohej ata do të vinin dhe të bëheshin “ushtarë të Enver Hoxhës”… Kjo është padyshim vec gjuhë shqiptarësh.
Gabimet shqiptare të historisë janë të lidhura me luftën për pushtet. Aty shfaqen difekte dhe probleme të cilat nxisin qeveritarët të bashkëpunojnë edhe me kundërshtarët historikë të shqiptarëve. Kjo ka ndodhur dhe ndodh!
Përvjetori i 100-të i shtetformimit ka një vlerë të madhe për të kuptuar nga vimë dhe ku jemi duke shkuar.
Eshtë e provuar jo vetëm në politikë por edhe më gjerë se urrejtja krijon një identitet më të qartë se sa universalizmi i dashurisë. Unë shpresoj tek dyta dhe historia e shkrujtur jo nga politikanët.
Shpresoj që teksti i saj të hedhë rrënjë ngadalë për të shpëtuar brezat që vinë nga modeli i kokëngrënies dhe papërgjegjshmërisë kombëtare të cilat nuk janë cilësi të shqiptarëve por padyshim të qeverisjeve të tyre.
Duke mirëkuptuar cilindo që ka mendim të ndryshëm shpresoj se kur shikoni fotografinë e dorëzimit të kurorës mbretërore të Shqipërisë në Romë për mbretin italian ju vjen padashur pyetja edhe inatcore – “Po pse ai mbreti “hajdut” iku dhe nuk është këtu?!”…. A duhej të rezistonte më shumë? A duhej të vritej? A duhej…. Pyetjet janë shumë! Përgjigja ime është e thjeshtë. Megjithatë, ai nuk qëndroi si kolaboracionist zyrtar për të na turpëruar historikisht! Ahmet Zogu pavarësisht gjithë rezevave të mia ndaj veprimtarisë së tij, në atë moment kuptoi kohën dhe vendosi! Kjo nuk e bën hero, por padyshim nuk e bën atë as tradhëtar!
usertype:1 tt= 0
Amantin
Share to: Facebook Twitter MSN linkedin google yahoo 4# 



Rank:Diamond Member!

Score:625
Posts:625
Registered:07/10/2012
Time spent: 23 hours

RE:Zogu -Pro dhe Kunder-
(Date Posted:17/10/2012 05:09)

Berisha: Do kthehen eshtrat e Zogut, varrezë mbretërore në Tiranë



Kryeministri: T’ja lëmë kryetarit të Bashkisë të hapë një konkurs për të ngritur një shqiponjë, që të bëhet simbol i Tiranës




Kryeministra Berisha tha sot në mbledhjen e Komitetit për 100-vjetorin e Pavarësisë, se shumë shpejt në vend do të ngrihet një varrezë mbretërore dhe do të kthehen në atdhe eshtrat e Mbretit Zog. Ndërkohë ai ka folur edhe për një vepër tjetër veç monumentit të Pavarësisë, që sipas tij duhet ta ngrejë bashkia e Tiranës ndërsa hodhi idenë e gjetjes së shqiponjës së përdorur në monumentin e 25 vjetorit i cili u shkatërrua nga diktatura.

Kryeministri Berisha e ka ndalur vëmendjen e tij tek monumenti i pavarësisë, për të cilin sic tha ai, ekspertët kanë përzgjedhur 5 më të mirat, ndërsa njëri monument prej të pestëve pritet të shpallet fitues mbledhjen e ardhshme në mbledhjen e radhës. Kreu i qeverisë deklaroi gjatë mbledhjes se, përveç monumentit të Pavarësisë, Bashkia e Tiranës duhet të hapë edhe një konkurs për përzgjedhjen e një shqiponje, pasi siç tha ai, Tirana do ta ketë shqiponjën simbol të saj. “Bijtë e shqipes do ta duan shqiponjën diku, po le t’ja lëmë kryetarit të Bashkisë të hapë një konkurs për të ngritur një shqiponjë, që të bëhet simbol i Tiranës. Ai që ishte para tij nuk ngriti asgjë….”, komentoi Berisha.

Ndërkohë sa i përket varrezës mbretërore dhe eshtrave të mbretit Zog kryeministri tha:

“Rikthimi i eshtrave të Mbretit Zog duhet të realizohet patjetër, brenda një afati sa më të shkurtër. Kjo duhet të shoqërohet me ndërtimin e varrezave të familjes mbretërore, i ka pasur ato. Mbi këtë familje është kryer një akt makabër, është minuar varri i nënë së Ahmet Zogut për fajin e vetëm që i dha Shqipërisë një burrë që bëri gjithçka për të ndërtuar një shtet”, tha Berisha. Në kuadër të 100-vjetorit të shtetit shqiptar në këtë komision u fol edhe për kthimin e eshtrave të shumë figurave të tjera me rëndësi në historinë e kombit.

Vendimi për përzgjedhjen e projektit fitues për monumentin e 100 vjetorit të Pavarësisë u shty për javën tjetër, ndërsa kreu i Qeverisë tha se në mbledhjen e sotme u miratua plani i veprimtarive që do zhvillohen gjatë vitit të 100 vjetorit të Pavarësisë.

Ndërkohë është njoftuar monumenti që ka marrë më shumë pikë dhe që mund të jetë i përzgjedhuri për tu ndërtuar. Juria ka vlerësuar projektin e Visar Obrija dhe Kai Roman Kiklas (Kosovë, Gjermani).

Monument qe pershtatet me nje shesh dhe ambient urban jo shume te madh dhe qe i ben qytetaret te afrohen me te”. Keshtu e kane vleresuar anetaret e Komitetit per 100 vjetorin e Pavaresise, bocetin qe eshte perzgjedhur i pari mes 5 pretendenteve ne gare dhe qe u kurorezua si fituesi i nje gare te gjate.

Boceti më i mirë mes 5 finalistëve, qe do te jete edhe monumenti i 100 vjetorit te Pavaresise, qofte me vleresimin e jurise, qofte edhe me votat e publikut ne nje votim te hapur eshte ai me bashkautorë Visar Obrija dhe Kai Roman Kiklas (Kosovë, Gjermani).

Bëhet fjalë për projektin që merr nxitje nga banesa tradicionale shqiptare. Dy artistët sjellin një variant të hapur të saj, brenda së cilës do të gdhenden me laser shqiponja dhe Deklarata e Pavarësisë.

“Ka estetike bashkekohore, bashkepunon me qytetaret, kerkon qytetarin ta pershkoje e kjo ehste shume e rendesishme dhe ideja e hapjes eshte per nje vend te izoluar qe i hapet botes, eshte mesazhi me i rendesishem”- ka thene ministri i Kultures, Aldo Bumci.

“Bijte e shqipes do te donin shqipen diku, por le t’ia lene kryetarit te bashkise te hape nje konkurs per te bere nje shqiponje qe te behet simbol i Tiranes. Ai qe ishte nuk ngriti asgje, shpendau nje kartoline, jo per vleresimin artistik apo per njohurite qe ka per artin dadais, po sepse eshte dadaist ne politike”- tha Berisha, duke akuzuar Ramen.

Boceti

Projekti i propozuar nga bashkëpunimi mes dy arkitektëve nga Mynihu frymëzohet nga banesa tradicionale shqiptare. Për autorët, banesa shqiptare ka shërbyer si shtëpi dhe fortifikim njëherësh, duke u bërë simbol kombëtar i qëndresës në shekuj. Për të shprehur idenë e pavarësisë, ata sjellin një ndërtesë të hapur e cila paraqitet si dy gjysma kubi ku njëra gjysmë mban çatinë dhe tjetra platformën. Kjo strukturë është menduar e lartë, e gjatë dhe e gjerë prej tetë (8) metrash dhe njerëzit mund të kalojnë lirisht përmes hapjes së saj. Në faqet e brendshme anësore të monumentit do të ketë elemente të vizatuara me laser, si: Deklarata e Pavarësisë, simboli kombëtar i shqiponjës dhe figura njerëzore. Hapja e banesës simbolizon çlirimin e kombit shqiptar dhe kapërcimin nga izolimi drejt lirisë dhe pamjen nga e ardhmja.
usertype:1 tt= 0
Amantin
Share to: Facebook Twitter MSN linkedin google yahoo 5# 



Rank:Diamond Member!

Score:625
Posts:625
Registered:07/10/2012
Time spent: 23 hours

RE:Zogu -Pro dhe Kunder-
(Date Posted:17/10/2012 05:10)

Eqrem bej Vlora: Ju rrefej personalitetin e Ahmet Zogut



nga: Nga Eqrem bej Vlora,
Shkëputur nga libri 'Kujtime





Në vitin 1923 Partia Konservatore e bejlerëve arriti një fitore të plotë, ndonëse të fundit! Po t’i kishte kuptuar më mirë ndryshimet e ndodhura dhe të kishte pasur më shumë frymën e kastës, me këtë fitore ajo do të kishte siguruar, madje në një mënyrë të padiskutueshme, udhëheqjen në Shqipëri edhe për disa dhjetëvjeçarë të tjerë.

Më 26 nëntor të vitit 1923, kur u shpallën zgjedhjet për Asamblenë Kombëtare legjislative, im atë dhe miqtë e mi ngulën këmbë që të vija edhe unë kanditaturën. Formova atëherë, pa entuziazmin më të vogël, ekipin tim me persona të kallëpit konservativ, të cilëve iu ecte fjala dhe kishin njëfarë peshe në krahinën e Vlorës. Dhe më dukej si gjëja më e natyrshme në botë që këto zgjedhje t’i fitoja sërish njëzëri. Miqtë, po edhe armiqtë me mendësi konservative, më mbështesnin pa rezerva. Më tej doli qartë edhe një herë se shumica e popullit nuk donte t’ia dinte për parullat e fryra të ekstremit të majtë. Për të pasur sukses, mua nuk m’u desh të harxhoja asnjë fjalë, të investoja asnjë lek, nuk pata nevojë të kurdisja asnjë komedi propagandistike. Më zgjodhën mua dhe grupin tim thjesht, sepse nuk mund të mendohej që të zgjidhej njeri tjetër përveç beut dhe, sepse prej meje pritej një Zot e di se çfarë. Por domethënës ishte fakti se ai grusht zgjedhësish të shkallës së dytë (në rrethin e Vlorës ata ishin 75), të zgjedhur drejtpërdrejt nga populli nuk ma dhanë votën e tyre.

Ata ishin rekrutuar nga radhët e shtresës së mesme dhe ishin njerëz që kishin parë sa e sa të mira nga shtëpia jonë. Ndërmjet tyre ishte edhe një fshatar imi, ortodoks nga fshati Poro. Kureshtar, e thirra një ditë në shtëpi dhe e pyeta përse nuk donte të ma jepte votën. “Ti je bej denbabaden, i përkëdhelur prej Zotit dhe kësmetit. Ti nuk më ke bërë kurrë të keqe e megjithatë unë nuk do të votoj për ty, se dua që të marrësh vesh edhe ti, njëherë, sa të dhëmb kur nuk bëhet dëshira dhe vullneti yt!” Unë nuk i mbajta mëri fshatarit për këto fjalë të çiltra dhe të hapura, ndonëse edhe krejt arkaike dhe nuk i mora në mënyrë tragjike. Por, pa dashur, m’u kujtua përgjigjja e atij fshatarit grek që, në një gjyq të kurdisur kundër Alkibinës, u shpreh për dëbimin e tribunit të popullit, pa e njohur fare atë.

Kur e pyetën pastaj, përse votoi kundër këtij bashkëqytetari të nderuar, fshatari i ndershëm u përgjigj: “E di që ai meriton vetëm lëvdata dhe mirënjohje! Por po bëhen ama kaq e kaq vjet që dëgjojmë vetëm ditirambin e tij! Mjaft më! Të mësojë edhe ai njëherë si shijon kur të shajnë!” Më vonë unë mësova se rebelimi vetjak I fshatarit tim kishte një motiv mjaft prozaik: një saraf nga Narta, një përfaqësues i klasës së re në ngjitje të pazarit, i kishte premtuar një zgjatje afati për larjen e borxhit, me kusht që të votonte kundër meje.

Dhe për ta bindur xhelatin e tij se po i qëndronte besnik ujdisë, fshatari i mirë kishte dashur ta bënte publik opozicionin e tij. Fundja nuk rrezikonte shumë – të gjithë e dinin që “beu i zvetënuar” nuk merrej me këso hakmarrjesh të vogla. Gjatë këtyre zgjedhjeve, krahu gjoja demokratik në Tiranë dhe në mbarë Shqipërinë u përpoq të siguronte fitoren e kandidatëve të tij, duke përdorur mashtrimet, shpifjet dhe dhunën më të pabesueshme (me ndihmën edhe të xhandarmërisë).

Dhe më kot! Në Shqipërinë e Jugut u zgjodh vetëm një pjesë e vogël e tyre (21 nga të 102 deputetët). Por propaganda e shfrenuar midis nëpunësve shtetërorë dhe në rrethet e klasës së mesme ishte kaq e zhurmshme, e paturpshme dhe e bezdisshme (ata kishin njerëzit e tyre në të gjitha zyrat qeveritare dhe në ushtri), saqë një njohës I sipërfaqshëm i çështjeve shqiptare do të krijonte përshtypjen se gjithë Shqipëria do të votojë për ta. Ndërsa Partia Konservatore e bejlerëve që luftonte në heshtje, me këmbëngulje dhe me stilin e vjetër, arriti një fitore të plotë, ndonëse të fundit! Po t’i kishte kuptuar më mirë ndryshimet e ndodhura dhe të kishte pasur më shumë frymën e kastës, me këtë fitore ajo do të kishte siguruar, madje në një mënyrë të padiskutueshme, udhëheqjen në Shqipëri edhe për disa dhjetëvjeçarë të tjerë.

Por sqima dhe kapadaillëku, mënyra e saj e veprimit, mungesa e shpirtit organizues, paaftësia për të përshtatur mendësinë dhe mënyrën e jetesës, bënë që ata të lëshojnë pe (1923) përpara disa qindra poterexhinjve, të maskuar prapa një etikete demokratike, ndërsa vetëm pak më vonë, kur fati ua dha edhe një herë në dorë pushtetin (1925), ndihmuan të hipë në shalë një diktator nga klani i tyre, një njeri që as mendonte fare të ruante interesat e tyre. Bejlerët ishin degraduar, veçse jo në kuptimin që mendonte klasa e mesme.

Ata nuk ishin as cuba dhe as tiranë, por ata nuk ushtronin më asnjë funksion. Më tej ata nuk ishin në gjendje të mbronin as interesat e tyre vetjake, as interesat e tyre kolektive, ata jetonin me një të kaluar tashmë të kapërcyer. Shumica e tyre ishin varfëruar dhe, për më tepër, ishin edhe të paarsimuar, popullariteti i tyre kishte rënë, ata ishin bërë të huaj për vendin ose për shkak të sjelljes së tyre demokratike, ose se, për shkak të pamundësisë për të mbajtur në këmbë “derën e madhe”, kishin bërë kaq shumë lëshime, saqë tani me shumë vështirësi mund të quheshin si “primi inter pares”. Ndërsa shqiptari atë që do ta njohë si udhëheqës kërkon ta shohë “të madh”.

Çfarë personaliteti kishte kryeministri Zogu
Si filloi ngritja e Ahmet bej Zogut

Në krahasim me bejlerët e tjerë, Zogu nuk kishte mjete, madje mund të themi, ishte i varfër. Por kishte gjëra të tjera që nuk i kishin ata: ishte më I zgjuar, më trim, më energjik, më serioz, më bindës dhe më popullor se ata.

Dhe më 1923/1924 i tillë mund të ishte në Shqipëri vetëm një bej – Ahmet bej Zogu. Ndaj edhe përreth tij u mblodhën të gjithë ata që kërkonin udhëheqje dhe përfitim. Në krahasim me bejlerët e tjerë, Zogu nuk kishte mjete, madje mund të themi, ishte I varfër. Por kishte gjëra të tjera që nuk I kishin ata – ishte më i zgjuar, më trim, më energjik, më serioz, më bindës dhe më popullor se ata. Atij i duhej të luftonte që, së pari, të afirmohej mes sërës së vet, pra për diçka që të tjerëve u kishte rënë nga qielli. Ndaj edhe meritat e tij ishin më të mëdha, kurse sukseset më të përligjura dhe më të çmueshme.

Në fund të vitit 1923, kur ne deputetët e Asamblesë Kombëtare Legjislative u mblodhëm në Tiranë, ai ishte kryeministër dhe pa dyshim, personaliteti më i rëndësishëm në Shqipëri. Se ç’përfaqësonte ai në të vërtetë, asnjëri nga ne nuk e dinte mirë, por paraqitja e tij ishte aq bindëse, rrezatonte aq epërsi dhe ai vetë besonte aq fort në misionin dhe në të ardhmen e vet, saqë ishte e vështirë t’I shmangeshe fuqisë tërheqëse të personalitetit të tij. Por, po këto veti e kishin çuar deri në pikën e vlimit edhe urrejtjen e zilinë e ish-bashkëpunëtorëve të tij demokratë. Tirana e atëhershme ishte një fshat, ndonëse në rritje, me të gjitha të këqijat dhe kërkesat e një selie. Ardhja e menjëhershme e disa qindra vetëve, disi me pretendime, e keqësoi edhe më tepër ngushticën, edhe më parë, të ndjeshme, të strehimit. Zoti Vianxoni, hotelieri italian që mbante në Vlorë “Hotel Albania” kishte improvizuar në dy shtëpi tiranase një si pension evropian. Pajimi i tyre është vështirë të përshkruhet, sepse konceptet evropiane nuk mjaftojnë për të pasqyruar një primitivitet të tillë.

Dhe neve, deputetëve të Asamblesë Kombëtare, që të shoqëruar nga trimat tanë, shkonim rëndë-rëndë nëpër rrugët e baltosura e plot gropa për në vendin e mbledhjes, na dukej vetja si ca burra të mëdhenj shteti dhe udhëheqës, edhe pse në thelb, nuk ishim e shumta veçse ca kryepleq fshatrash që kapardiseshim si misërokë. Kjo ishte fusha ku zhvillohej gara midis pothuajse gjithë pjesëmarrësve të panairit politik në Tiranë, ndërkohë që Ahmet Zogu, i mbrojtur nga autoriteti i shtetit dhe i trimave të vet në shtëpinë e tij apo në zyrë, vriste mendjen seriozisht për mjetet dhe rrugët që mund ta çonin përpara ngjitjen e tij, por edhe që të konsolidonin idenë e shtetit dhe organizimin e tij. Kjo punë i duhej lënë atij! Kur kësaj I vë përbri veprimtarinë e kundërshtarëve të tij, intrigat e përhershme, spicat dhe paralizimin e bisedimeve në Asamble, atëhere nuk të habit edhe zhvillimi i mëtejshëm I ngjarjeve.

Tirana në atë vjeshtë dhe dimër të 1923/24-s nuk të ofronte, siç vazhdojnë të besojnë edhe sot disa fantastë, pamjen e një qendre liberale, demokratike, por në rastin më të mire të një çerdheje mjerane intrigash, ku nga mëngjesi në darkë zhvillonin punët e tyre të errëta llafazanët dhe cubat armëvringëllitës. Ata pak që kishin koncepte të tjera për konkurrencën demokratike, rrinin mënjanë dhe vështronin nga larg me neveri, duke dashur të mos ndyenin duart në këtë lojë. Midis tyre isha edhe unë. Unë nuk kasha asnjë dyshim se kujt duhej t’ia jepja votën, apo cilën anë duhej të mbështesja – për këtë bindjet e mia konservatore ishin tashmë të pjekura – por shpesh kisha ndjesinë se me botëkuptimin, parimet dhe kulturën time, unë qëndroja më afër grupit të urryer demokratik, sesa grupit konservativ, i cili me mungesën e tij të plotë të qëllimeve, më dukej krejt i huaj.

Për më tepër që fati ma kishte caktuar edhe karrigen pranë grupit demokratik. Unë rrija në një bankë me peshkopin ortodoks, Fan Noli, njeri shumë I kulturuar dhe simpatik, udhëheqës i Partisë Demokratike, me të cilin më hahej muhabeti për mrekulli. Këtë e patën zbuluar shpejt ca spiunë demokratikë dhe e kishin diskutuar në një mbledhje partie. Por një udhëheqës tjetër i tyre, Luigj Gurakuqi, një shqiptar I shkolluar dhe i jashtëzakonshëm i asaj kohe, i shprehu me këto fjalë të qëlluara dyshimet e tij: “Si mund të jeni kaq budallenj dhe të besoni se Eqrem beu mund të kalojë ndonjë ditë në anën tonë?

Si mund të besoni se ai, përparimet e rëndomta të të cilit në shkallën e ulët të gjimnazit i njoftoheshin vazhdimisht telegrafisht të jatit nga Ministria e Jashtme p. dhe m. në Vjenë, do të bëhet, befas, demokrat? Ai është aristokrati më i shkolluar dhe më i regjur nga të gjithë: po të ishte nevoja, qoftë edhe kundër pikëpamjeve të veta, ai do të bashkohej edhe me djallin, mjaft që të na kundërvihej neve!”

Ky zjarr i kryqëzuar komplimentesh të dyanshme, nuk do të kishte qenë, megjithatë edhe aq i rrezikshëm, të mos kishte kaluar grupi demokratik në disa veprime të një natyre tjetër. Paladinëve të mendësisë demokratike u kishte rënë në kokë për poste dhe ofiqe zyrtare; me demokraci ata nënkuptonin artin për të zënë një post drejtues dhe për ta përdorur atë pastaj, sipas qejfit. Por meqenëse kjo ishte e pamundur me rrugë legale parlamentare (sepse ata nuk mund të shpresonin kurrë për shumicën në parlament), ata kërkonin t’i arrinin qëllimet e tyre me mënyra jolegjitime dhe të dhunshme, ndër të cilat, më e para, ishte mënjanimi i kundërshtarit që u dukej më i rrezikshëm, Ahmet Zogut.
usertype:1 tt= 0
Amantin
Share to: Facebook Twitter MSN linkedin google yahoo 6# 



Rank:Diamond Member!

Score:625
Posts:625
Registered:07/10/2012
Time spent: 23 hours

RE:Zogu -Pro dhe Kunder-
(Date Posted:17/10/2012 05:11)

Ahmet Zogu dhe Mustafa Kruja ndihmuan hebrenjtë



“Rrno për me tregue” zbulon disa familje që kanë strehuar hebrenjtë në Shqipëri



Në “Rrno për me tregue” të gazetarit Nebil Çika i ftuar eshte Skënder Kosturi. Ai është një nga pinjollët e familjes Nosi të Shqipërisë. Krahas arritjeve që kanë bërë në fushat e ndryshme, ata kanë ndihmuar edhe me strehimin e hebrenjve në Shqipëri gjatë periudhës 1939-1946.Por kush i shpëtoi hebrenjtë në të vërtetë? Kjo është një pyetje për të cilën opinioni publik shqiptar nuk ka ende një përgjigje të qartë. Për 45 vjet të diktaturës komuniste ky akt fisnik i shqiptarëve u fshi nga historia zyrtare për shkakun e vetëm se pjesa më e madhe e hebrenjve ishin shpallur kriminelë lufte e armiq të shtetit komunist, duke pësuar fatin e shumë hebrenjve të tjerë jashtë Shqipërisë, që nuk mundën ta kishin mbrojtjen e tyre. Sot, për fat të keq, vazhdon i njëjti trajtim historik i kësaj çështjeje nga politika dhe historiografia zyrtare, që me termin komunist “populli” vazhdojnë të deformojnë opinionin mbi të vërtetën e shpëtimit të hebrenjve në Shqipëri. Pa dyshim që populli shqiptar ka meritën e tij në këtë akt fisnik, por një pjesë e popullit, kryesisht elita politike zyrtare e kohës si dhe familjet që i strehuan hebrenjtë, kanë privilegjin të ndihen me të nderuar e të evidentohen me emra në këtë akt demonstrimi të besës dhe fisnikërisë. Pa dyshim që meritën më të madhe të shpëtimit të hebrenjve në Shqipëri e kanë qeveritë e kohës nga viti 1939 deri më 1944. Kjo vërtetohet edhe nga dokumentet, që tregojnë politikën dhe veprimet në mbrojtje të hebrenjve të të ashtuquajturës “qeveri kolaboracioniste”.

Dëshmia e Johana Neuman, hebreje e strehuar në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore:

Ne erdhën në Shqipëri në mars të vitit 1939, por në prill vendi u pushtua nga Italia. Konsulli i SHBA-ve në Tiranë u largua për në Napoli, kështu që ne nuk mundëm të merrnim viza për në SHBA. Në fillim jetuam në Durrës. Atje kishte rreth 60 hebrenj austriakë. Në fillim jetonim të gjithë bashkë, por më pas vendosëm të merrnim me qira një banesë në Shkozet të Durrësit. Kur mbreti Zog u bë me djalë, më 5 prill 1939, nga gëzimi vendosi të na jepte të gjithë ne hebrenjve shtetësinë shqiptare. Pra, ne do të ishim bërë shtetas shqiptarë, nëse Shqipëria nuk do të ishte pushtuar. Fqinjët në Shkozet na sillnin pilaf, kadaif, bakllava dhe gjëra të tjera të mira, por na ftonin që të shkonim bashkë me ta në xhami. Mendoj se koncepti i besës dhe kanunit u demonstruan gjatë atyre viteve, kur ne u pritëm krahë hapur nga të gjithë. Ne kishim shumë miq shqiptarë, qofshin qytetarë të thjeshtë apo zyrtarë të qeverisë dhe që të gjithë bënin çmos për të na ndihmuar. Kur u ktheva në Izrael, unë u thashë atyre se Shqipëria ishte një vend me një milion banorë dhe pjesa më e madhe e tyre ishte analfabet. Një vend që nuk shquhej si i pasur apo vend intelektual, por nga niveli moral ishin shumë lartë. Nga ana tjetër, Gjermania ishte një vend me shumë intelektualë, si historianë, muzikantë, kompozitorë, por që ra poshtë në nivelin që e dimë të gjithë. Familja Pilku u ekspozua komplet për shkakun tonë. Gjermanët mund ta kishin zbuluar se ishin hebrenj dhe mund ta kishin pësuar. Nuk mund të gjenden fjalë për të përshkruar të gjithë ata njerëz që shpëtuan hebrenjtë kundrejt çdo çmimi. Këtu përfshihen edhe ata njerëz që ishin në qeverinë e ashtuquajtur “kukull” të Mustafa Krujës. Ata e dinin shumë mirë që ne ishin hebrenj dhe nuk na dorëzuan te gjermanët.

Dëshmia e Marko Manehamit, hebre i strehuar në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore:

Kur isha i strehuar në familjen e Vasil Nosit në Elbasan, erdhi një oficer nazist. Ata donin të më merrnin e të më vrisnin, pasi mendonin se kisha vrarë një toger gjerman. Vasili iu përgjigj duke i thënë se, nëse do të më vrisnin mua, atëherë të vrisnin të gjithë familjen tij. Ai i tha ushtarit se më kishte strehuar në shtëpi duke më dhënë besën dhe nuk mund ta thyente atë. Oficeri këmbëngulte se duhej të më merrte me vete, pasi kishte urdhër që të më arrestonin. Vasili iu përgjigj përsëri duke e kundërshtuar atë. Po atë natë ai më mori dhe më strehoi në një hotel në Elbasan. Unë u strehova për një muaj e gjysmë në një hotel në Elbasan, pasi nuk mund të strehohesha në vende të tjera. Te hoteli vinte motra e Vasilit, Adelina, babai i tij, doktor Nosi, dhe më sillnin ushqimin derisa u çlirua Shqipëria. Kur shoh pamjet e hotelit të Elbasanit, ndiej se është vendi që më ka lindur për të dytën herë.

- Zoti Kosturi, do të doja ta fillonim intervistën nga historia e familjes suaj. Siç u pa në insertin që transmetuam, ju i përkisni një familjeje nacionaliste dhe që keni kontribuar në mbrojtjen e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Mund të na thoni diçka më tepër lidhur me këto fakte?

Skënder Kosturi – Inserti që ju transmetuat është pjesë e një dokumentari të transmetuar në Izrael në vitin 1994. Në të janë trajtuar shtatë raste, ose shtatë dëshmi të hebrenjve që janë shpëtuar në Shqipëri, ku midis tyre janë edhe dëshmitë që ju transmetuat. Jeta e Markos (hebreu që dha dëshminë) është tepër e dhimbshme. Atij i kanë vrarë dhe zhvarrosur 64 njerëz nga familja e tij jashtë kufijve shqiptarë. Markoja ishte diplomuar për kimi. Kur po e dërgonin në kampin e përqendrimit në Maqedoni, ai kërceu nga treni dhe nuk e di se si shpëtoi. Nga aty ai shkoj në Cërrik, ku punonte si topograf dhe po bënte hartat e një latifondisti elbasanas. Pas pak kohësh ai mbetet i papunë dhe kërkon ndihmë për të jetuar. Njerëzit e rekomanduan te daja im i madh, Vasil Nosi. Vasali, pasi takon Markon, e merr në punë te fabrika e alkoolit që kishte në pronësi. Ai ishte i sigurt aty, pasi fabrika ishte jashtë rrethimit ushtarak që ishte në Elbasan dhe vazhdoi punën si kimist, pasi ishte shumë i zoti. Por këtu filluan edhe fatkeqësitë për Markon. Pak kilometra larg fabrikës ku punonte, po bëhej një dasmë. Nga kureshtja ai vajti të shihte dasmën shqiptare, por aty ishte dhe një nënoficer gjerman. Ata kishin filluar të komunikonin me njëri-tjetrin në gjermanisht, pasi Markoja e dinte atë gjuhë. Më vonë ai e kishte vrarë nënoficeri gjerman, pasi i kishte treguar një foto ku qentë e ushtrisë gjermane ushqeheshin me trupat e fëmijëve hebrenj. Ai e shtyu ushtarin dhe e hodhi në lumin Shkumbin. Meqë ushtari nuk u kthye më në garnizon, një toger i gestapos së bashku me ndihmësin e tij dolën duke kontrolluar të gjithë burrat që ishin në qytet. Sapo panë Markon, ata e arrestuan, pasi e kishin kuptuar që ishte izraelit. Kur e morën, ai arriti t’u thoshte disa punëtorëve të tjerë që të njoftonte Vasilin se e kishin arrestuar. Këtu fillojnë koincidencat e çuditshme. Vasil Nosi kishte bërë një shkollë për kimi në Austri dhe shoku i tij gjatë viteve të studimit kishte marrë gradën “nënkolonel”. Ai ishte në Elbasan kur arrestuan Markon. Daja im i kërkoj atij që ta lironin atë dhe ai ashtu bëri, ashtu siç dëshmoi ai. Vasili e strehoi te hoteli i llixhave në Elbasan, atje ku është edhe sot. E dërgoi atje pasi ishte një zonë tërësisht e shkretë, pa asnjë njeri. Ai qëndroi atje derisa u largu edhe ushtari i fundit gjerman.

- Por Markoja strehohet edhe në Tiranë, si ndodhi ky kalim i tij nga një qytet në tjetrin, pasi lidhet edhe me familjen tuaj?

- Krahas Markos në fabrikën e alkoolit u strehua edhe Lef Nosi. Ai nuk u largu nga Shqipëria as më 1924, pasi ishte me regjimin e Nolit dhe as më 1944. Kur ai u strehua në fabrikë, gjendja filloi të tensionohej, pasi ishte e rrezikshme, sepse mund të zbuloheshin që të dy. Madje, në një letër që Marko Manehami më ka dërguar mua më 1994 thoshte se për nëntë muaj ata kishin luajtur si macja me miun me Sigurimin e Shtetit. Në fund ata vendosën që Lefi të dorëzohej, por me një kusht që atij t’i falej jeta. Këtë gjë mendonin ta bënin nëpërmjet Nako Spirus, një familje që kishte lidhje me familjen tonë. Por, meqë Nako Spiru nuk ishte në Shqipëri, pasi ndodhej në një delegacion në Moskë, ata vendosën që ta strehonin në Tiranë. Dajat e mi e marrin Markon dhe Lefin dhe i çojnë në Tiranë. Por rrugës patën një problem, pasi te Pallati i Brigadave kishte postbllok. Një shok i dajës tim të vogël mundësoi kalim nëpërmjet arave që ai kishte në zonën përreth. Pasi kaluan këtë pengesë, Lefi strehohet te familja e një mësueseje shkodrane që jetonte në Tiranë. Lefin do ta merrte në besë një nga pinjollët e familjeve më të vjetra të bajraktarëve në Shqipëri. Ai e theu besën dhe e dorëzoi te forcat e Sigurimit të Shtetit. Mirëpo Markoja duhej të ikte në Palestinë. Ai udhëtonte me një pasaportë të Kombeve të Bashkuara. Njerëzit në port i thanë që të priste në vaporin me të cilin do të nisej të nesërmen. Markoja u kërkoi oficerëve që të darkonte me dajat e mi atë natë, që të takohej me ata para se të ikte. Kur dy dajat e mi dhe Markoja po hanin darkë te hotel “Dajti”, arrestohen nga forcat e “sigurimit. Miku tjetër që ishte në tavolinë me ata, Xhemal Farka, tha se nuk do t’i linte vetëm dhe se do të shkonte me ta, edhe pse nuk kishte ndonjë urdhër arresti për të. Dajat e mi u dënuan dhe u liruan pasi kryen dënimin, ndërsa Xhemal Farkën e pushkatuan për disa akuza të tjera që kishte mbi të. Në këtë kohë Marko Manehami u burgos dhe nuk kishte asnjë njeri në Shqipëri. Por ai nuk ishte i vetëm. Gjyshja ime e konsideronte atë si djalë të tij. Ajo na dërgonte pako çdo dy javë, pasi ishim shtatë të burgosur. Markoja bëri një pjesë të dënimit, rreth 2 vjet, ndërsa dajat e mi u dënuan njëri 4 vjet dhe tjetri 6. Këta u dënuan për arsyen e Lefit. Vasili vdiq gjatë punës së detyruar që i kishin dhënë. Pra, Markoja nuk pranoi të largohej nga Shqipëria më 1946, por u largua më 1990. Ai punoi në Shqipëri si pedagog.

- Pas rënies së diktaturës ju ikët në Izrael. Ju ishit grupi i parë që shkuat atje?

- Faktikisht, nuk isha unë. I pari që iku ishte Refik Ruseli. Kur vajti ai, për çdo person që kishte strehuar një izraelit mbillej një pemë në një pllakë. Por meqë këta bëheshin shumë, u ndërtua një pllakë ku u vendon emrat e personave që strehuan çifutë gjatë periudhës së Luftës së Dytë Botërore. Të njëjta pllaka ndodhen edhe në Uashington. Ndërsa delegacioni ku isha unë ishim të përfaqësuar nga 14 veta, të cilët përfaqësonim 14 familje. Çudia më e madhe e izraelitëve ishte fakti se si kishte mundësi që të gjithë hebrenjtë që u strehuan në Shqipëri u shpëtuan, kur ne ishim një vend mysliman. Atëherë unë u detyrova t’i thosha shprehjen se “shtëpia është Zotit dhe e mikut”. Na kanë pritur me nderime të jashtëzakonshme.

- Si është bërë e mundur shpëtimi i hebrenjve dhe shmangja e kontrolleve gjermane në atë periudhë?

- Familjet që i strehuan çifutët kishin edhe mundësi ekonomike, por kishin edhe reputacionin. Fakti kryesor është se në Shqipëri nuk ka pasur kontrolle nga Gestapoja për gjetjen e çifutëve. Një miku im historian, Shaban Sinani, ka gjetur një dokument të një mbledhjeje të qeverisë naziste gjermane. Në të shkruhej se në Shqipëri nuk kishte kontrolle nga Gestapoja dhe se çështja e hebrenjve në Shqipëri është një çështje e brendshme e qeverisë Shqiptare. Pra, edhe pse ne ishim një vend i pushtuar nga nazistët, përsëri kishim një lloj reputacioni tek ata. Këtë e them pasi në vendon tonë ishte një qeveri kukull. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me shtete të tjera, si Danimarka.

- Por ngjarjet që kanë ndodhur në Shqipëri janë krejt ndryshe nga popujt e tjerë. Në Danimarkë janë shpëtuar vetëm hebrenjtë që ishin me origjinë daneze dhe jo të tjerët, ndërsa në Shqipëri janë strehuar hebrenj nga të gjitha vendet.

- Kur isha në Izrael, kam takuar dy vëllezër që ishin strehuar në Shqipëri. Kuptohet që në periudhën që ata kishin qenë këtu, kishin qenë shumë të vegjël, të cilët dëgjonin për Shqipërinë ende për problemet ekonomike. Shumë të revoltuar, ata më pyesin se pse e kishim shkatërruar vendin. Unë u habita dhe nuk fola. Pastaj ata ma shpjeguan arsyen pse më pyetën aq të revoltuar. Ata ishin hebrenj nga Kroacia. Kur kishin filluar bombardimet në Kroaci, i kishte vdekur babai. Këta dy fëmijë së bashku me nënën e tyre u nisën më këmbë për të gjetur strehim dhe shkojnë në Shkodër. Kur kalojnë kufirin dhe hyjnë në Shqipëri, shikojnë se kishte paqe dhe jo luftë. Ishte një bollëk relativ kundrejt vendeve që ishin në luftë. Atyre u kishin bërë përshtypje fëmijët shqiptarë, të cilët, pa pyetur se nga ishin apo se nga vinin, i kishin marrë dhe kishin filluar të loznin me ta. Këta u integruan menjëherë. Një detaj interesant që më thanë ishte se nuk kishin parë asnjëherë napolon floriri. Një nga vëllezërit punonte në bankë dhe kishte parë vetëm çeqe dhe para kesh. Në Shkodër ata kishin parë tregtar të luanin tavllë me napolon floriri. Ai u kishte thënë fëmijëve të tij: “Ekziston një vend në botë që quhet ‘Shqipëri’ dhe ekziston një qytet që quhet ‘Shkodër’. Ajo është parajsa.” Fëmijët e tyre mezi prisnin që të shihnin këtë vend. Ai ishte i irrituar për faktin se Shqipëria ishte e rrënuar ekonomikisht. Diçka tjetër që më bëri përshtypje ishte se në grupin tonë në Izrael ishin edhe dy pleq. Ata kishin marrë një kopje të Kuranit në shqip dhe ia dhuruan Mullait të Jerusalemit. Kjo më bërë përshtypje, pasi në hierarkinë e myslimanëve Mullai është personalitet shumë i lartë, pasi ndodhet në Jerusalem, në qytetin e shenjtë. Kjo ceremoni u bë shumë e madhe. Ishin të pranishëm edhe shumë televizione. Në Izrael na u desh shumë kohë që t’u shpjegonim atyre se ne kishim strehuar hebrenjtë jo se janë një popull që gëzon një simpati të veçantë, por se ky është zakon i shqiptareve. Kush do që të ishte në nevojë, ne do ta ndihmonim. Por personat që i kanë ndihmuar nuk janë shumë, janë rreth 80 veta që e gëzojnë këtë status. Problemi është se pse emrat e këtyre personave nuk bëhen publikë, ose të ngrihet një obelisk. Këtë gjë e them pasi këta njerëz kanë nderuar Shqipërinë në arenën ndërkombëtare.

Zoti Kosturi, krahas certifikatave që shteti Izraelit ka dhënë për ju nuk duket se ka bërë ndonjë bashkëpunim politik me Shqipërinë. Izraeli është ende një shtet që nuk e ka njohur Kosovën. Nga informacionet që kam unë, certifikata të tilla janë shpërndarë për popullin shqiptar që jeton në Kosovë. Njohja e Kosovës do të ishte shpërblimi më i madh që mund t’i bënin popullit Shqiptar.

- Izraeli ka probleme me Palestinën. Unë nuk jam as historian dhe nuk dua të bëhem as politikan. Por jam i sigurt se këto çështje do të zgjidhen. Unë them me bindje shumë të madhe se populli izraelit ka një simpati shumë të madhe për popullin shqiptar. Ne kemi një problem tjetër shumë të madh tonin. Ne krenohemi më shumë se ç’duhet me ngjarje të tilla. Strehimi i hebrenjve është për t’u krenuar, por jo ta kthejmë në një çështje politike, ku njëri të mburret më shumë se tjetri. I vetmi institucion që vërteton këto punë është organizata izraelite që merret me këtë punë.

- Nga një studim që unë kam bërë rezulton se mbi 90% e mbrojtësve të hebrenjve, persona zyrtarë dhe jozyrtarë, përfunduan në burgjet komuniste, pse mund të ketë ardhur kjo?

- Kjo lidhet me faktin se pjesa më e madhe e familjeve që i strehoi hebrenjtë ishin familje me reputacion dhe kishin influencë. Komunizmi i luftoi ato familje, pasi idetë e komunistëve binin ndesh me aspiratat e këtyre familjeve.

- A e dinte organizata izraelite se çfarë fati kishin pasur këta njerëz në këta 50 vjet komunizëm si pasojë e strehimit të hebrenjve?

- Kur ne dolëm nga aeroporti i Tel-Avivit, na prisnin rreth 200 njerëz. Pothuajse të gjitha familjet që ishin strehuar në Shqipëri kishin ardhur për të na pritur në aeroport. Madje, njëri nga hebrenjtë i nxori shokut tim, Edi Toptanit, një palë llastiqe që ky ia kishte dhënë në fëmijëri dhe kishin shkruar ne dy krahët e saj emrat e tyre. Pra, hebrenjtë kishin jetuar si vëllezër me familjet shqiptare.

- A jua kanë njohur meritat komunistët për strehimin e hebrenjve?

- As që bëhet fjalë. Gjatë kohës së diktaturës unë kam mbajtur lidhje me Markon, i cili jetonte në Tiranë dhe kishte tri vajza. Ai ishte i vetmi person që më bënte të ndihesha më shumë krenar se çdo herë tjetër për gjestin fisnik që kishte bërë familja ime.

- Si ndiheni kur meritat e ndihmës ndaj popullit hebre i merr i gjithë populli shqiptar dhe jo familjet që e kanë bërë këtë gjë?

- Nuk është se mërzitem. Familjet që i strehuan hebrenjtë e bënë pasi e ndienin të nevojshme t’i ndihmonin dhe jo që të krenoheshim më mbrapa. Sigurisht që, kur shquhen emrat, ndihem mirë, por mund të them se në Kuvendin e Shqipërisë gjatë ceremonisë për holokaustin personi që ishte ulur përbri Kryeministrit ishte kushëriri im, i cili kishte ardhur posaçërisht nga Kanadaja për këtë aktivitet. Mendoj se historia duhet thënë ashtu siç është në dokument.

- Në historinë shqiptare vazhdojnë të konsiderohen ende këta emra si kolaboracionistë me nazistët. Në intervistën që u dha në fillim të emisionit, një nga të mbijetuarat në Shqipëri tha “gjoja qeveria kukull”. Duket se ata janë më të qartë se ne për historinë tonë…

- Ata e kanë më të qartë këtë pjesë të historisë, pasi në Shqipëri ka ndodhur një fenomen i çuditshëm. Në qoftë se do të lexojmë raportin e Enver Hoxhës në Kongresin e Parë, ai flet për historinë e Shqipërisë, por pa lidhje. Më pas e gjithë historiografia shqiptare luftoi që të vërtetonte ato fjalë që kishte thënë ai. Një fakt historik që di unë është se ushtria gjermane ka marrë një hua te qeveria shqiptare dhe ministri i Financave i asaj periudhe u dënua për këtë ngjarje. Por si mundet që ushtra e një pushtuesi të marrë kredi? Pushtuesi grabit atë që do dhe ikën. Duhet bërë një rishkrim i historisë, pasi shumë gjëra që janë shkruar janë bërë gabim. Historia duhet shkruar nga historian të tjerë dhe jo nga ata që e kanë shkruar një herë, pasi ata nuk mund të lëpijnë atë që kanë pështyrë.

- Në historiografinë zyrtare shqiptare ka pak, për të mos thënë aspak, material për këtë akt fisnik që familja juaj dhe familjet e tjera shqiptare kanë bërë. Si mund ta argumentoni këtë?

- Vendosja e shkrimeve u bën një nder shqiptarëve. U bën nder jo vetëm familjeve shqiptare, por gjithë popullit, pasi kanë një fakt më shumë që të krenohen. Unë jam i bindur se cilido popull të trokiste në familjen e shqiptarëve do të gjente ndihmën e kërkuar.
usertype:1 tt= 0
Amantin
Share to: Facebook Twitter MSN linkedin google yahoo 7# 



Rank:Diamond Member!

Score:625
Posts:625
Registered:07/10/2012
Time spent: 23 hours

RE:Zogu -Pro dhe Kunder-
(Date Posted:17/10/2012 05:12)

Akuza: Ahmet Zogu vari priftin intelektual më 1927

2012-03-12

Gjergj Erebara

•Akuza: Ahmet Zogu vari priftin intelektual më 1927




Studiuesi Fritz Radovani kundërshton rehabilitimin e figurës së mbretit me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë


Ndërsa qeveria shqiptare po organizon festime me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë dhe Kryeministri Sali Berisha jep udhëzime për “historianët” për rehabilitimin e figurës së Ahmet Zogut, Fritz Radovani, studiues nga Shkodra, që aktualisht jeton në Australi, mendon se në fakt, një rehabilitim i tillë mund të lërë në harresë krimet që Zogu i kreu në emër të kapjes dhe ruajtjes së pushtetit.

Ndryshe nga historia e komunizmit, ku njerëzit janë gjallë dhe plagët janë të freskëta, vrasjet e kryera në kohën e Zogut nuk janë më aq të freskëta. Por ky nuk është një argument për Radovanin, i cili sjell në vëmendje një ngjarje që shumë rrallë haset nëpër librat e historisë: dënimin me vdekje dhe varjen e priftit intelektual dom Gjon Gazulli.

“Historianë e politikanë, pikërisht me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë, po flasin për nevojën e rishikimit të figurës së ‘mbretit’. Për t’u ardhur në ‘ndihmë’, para shkrimit për një prej veprave të tij ‘të lavdishme’, mendova ta ilustroj me këtë”, shkruan Radovani, duke paraqitur foton e Gazullit të varur.

Gjatë javëve të fundit, Kryeministri Sali Berisha ka kërkuar herë pas here rishkrimin e historisë dhe ka ofruar komente lavdëruese për figura të ndryshme historike.

“Ne u detyrohemi shumë burrave të mëdhenj të kombit si, Sulejman Delvina, Fan Noli, Luigj Gurakuqi, Ahmet Zogu, por në mënyrë të veçantë në përpjekjen për konsolidimin e një shteti shqiptar, një personalitet i jashtëzakonshëm i historisë sonë kombëtare ka meritat e mëdha dhe ky është mbreti i parë i shqiptarëve, Ahmet Zogu”, tha Berisha më 17 janarin e shkuar, ndërsa çelte festimet për 100-vjetorin e Pavarësisë.

Zogu e shpalli veten kryeministër dhe president njëherësh në vitin 1925 dhe mbret të shqiptarëve në vitin 1928. Ardhja e tij në pushtet, përmes forcës së armëve, u shoqërua me ekzekutime të shumta të atyre që konsideroheshin si konkurrentë të mundshëm. Por ndërsa vrasjet e Luigj Gurakuqit e Bajram Currit u kryen në valën e parë të përplasjeve, dom Gjon Gazulli u arrestua në vitin 1927.

Gazulli ishte zgjedhur deputet në vitin 1923 dhe i përkiste opozitës fanoliste. “Ai u angazhue përkrah Luigj Gurakuqit, Avni Rustemit, Fan Nolit, Bajram Currit, atë Gjergj Fishtës, atë Anton Harapit, Hasan Prishtinës, në atë krah që asht quejtë në histori ‘opozita’, pse i ishte kundërvu ‘popullores’ së Ahmet Zogut, dhe në zgjedhjet politike të vitit 1923 dom Gjoni u zgjodh deputet”, shkruan Fritz Radovani.

Në nëntor të vitit 1926, pati një kryengritje jetëshkurtër në Malci. Nuk duhen rrethanat, por në përfundim të kryengritjes, prifti mësues dom Gjon Gazulli u arrestua, iu nënshtrua një gjyqi të shkurtër dhe u dënua me varje.

“Ky ishte Ahmet Zogolli i Matit, që dënonte me tre vjet burg atentatorin e tij Beqir Valteri, ndërsa çonte në litar meshtarin dom Gjon Gàzulli, pa i provue asnjë faj”, shkruan Radovani.

Dom Gjon Gàzulli, dom Nikollë Gàzulli, dom Lekë Dredha u arrestuan në Kalivare më 28 dhjetor 1926. Gjyqi, një ndër farsat më të neveritshme të Zogollit, akuzoi dom Gjonin dhe shokët e tij se: 1) Kishte organizuar kryengritjen; 2) Kishte shpërnda armë ndër male; 3) Kishte pre telin e telefonit. Ai u dënua me vdekje dhe u var më 5 mars 1927. “Katër orë pas varjes, një telegram i Zogut njoftonte se i falte jetën”, thotë Radovani.

I vëllai, dom Nikollë Gàzulli, u dënua me burg të përjetshëm, por u amnistua pas 4 vjetësh burg. Ai shkroi studime gjuhësore mbi shqipen deri sa regjimi komunist e ekzekutoi në vitin 1946.

Vrasjet politike në Shqipëri nuk janë kryer pothuajse kurrë për çështje dallimesh në parime. Pushtetarët kanë qenë gjithmonë makiavelistë. Rehabilitimi i një figure historike dhe zhdukja e krimeve që ka bërë për të kapur dhe mbajtur pushtetin rrezikon ta kthejë vrasjen si një veprimtari normale në skenën politike shqiptare.
usertype:1 tt= 0
Amantin
Share to: Facebook Twitter MSN linkedin google yahoo 8# 



Rank:Diamond Member!

Score:625
Posts:625
Registered:07/10/2012
Time spent: 23 hours

RE:Zogu -Pro dhe Kunder-
(Date Posted:17/10/2012 05:13)

Berisha: Mauzoleum për Zogun, njeriu që ndërtoi shtetin shqiptar



29 Gusht, 2012 | Postuar në: Aktualitet,Kryesore,Politika | Shkruar nga: TemA Online



Gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë, kryeministri Berisha ka thënë se në Tiranë do të ngrihet edhe një mauzoleum për “Familjen Mbretërore”. Sipas Berishës, Ahmet Zogu ka qenë njeriu që ka ndërtuar shtetin shqiptar, por është fshirë nga historia nga ana e regjimit komunist. Ai ka thënë se po përpiqet që të nxjerrë në dritë të vërtetat e mëdha të fshehura.

“Enver Hoxha urdhëroi dhunimin e varrit të nënës së Mbretit Zog, për fajin e vetëm se i kishte dhënë Shqipërisë birin që ndërtoi shtetin. Për këtë arsye do të ndërtohet nja mauzoleum, i cili do të jetë më i madh se sa ishte varri i nënës së tij, sepse aty do të prehet Mbreti vetë, Mbretëresha Geraldinë, Leka i Parë dhe bashkëshortja e tij. Pra, do të jetë një varrezë mbrëtërore.

Ka një keqkuptim. Në gjithë përpjekjen tonë, ne nuk bëjmë gjë tjetër veçse përpiqemi të nxjerrim në shesh të vërtetat e mëdha. Nëse një figurë e varrosur nga historia, nxirret në dritë, kjo nuk do të thotë se harrohen figurat e tjera apo kalohet në idealizma.

Në historinë tonë kemi pasur qëndresa, tradhtia, pasi në fund të fundit, atë që ia kemi bërë vetes ne shqiptarët, nuk na e ka bërë kush. Ndaj dhe nuk duhet parë kjo si një përpjekje për të ngritur një figurë dhe për të ulur jo. Por, e vërteta ishte se Ahmet Zogu ishte një figurë e ndaluar në historinë shqiptare.

Tjetër punë se “Zonja e Zezë”, bashkë me një gazetën e saj, vjell vrer përditë kundër historisë së vërtetë dhe kundër vendit, përveç të shoqit dhe vetes së vet, të cilët duhet ta kishin vendin në Gjykatën e Hagës. Kjo është e vërteta”, tha Berisha.

Tema
usertype:1 tt= 0
Amantin
Share to: Facebook Twitter MSN linkedin google yahoo 9# 



Rank:Diamond Member!

Score:625
Posts:625
Registered:07/10/2012
Time spent: 23 hours

RE:Zogu -Pro dhe Kunder-
(Date Posted:17/10/2012 05:13)

Zogu i kërkoi Titos 8000 kosovarë për rrëzimin e Hoxhës

NGA: AURON TARE



TIRANE-Dokumenti i sotëm që vjen nga Arkivat e Deklasifikuara Amerikane dhe që vazhdon të sjellë informacion mbi bashkëpunimin e ish-Mbretit Zog me liderin e njohur komunist jugosllav Tito, ofron detaje të reja mbi bisedimet që bëheshin në pranverën e 1952-it midis dy palëve.

Dokumenti është një raport ditor i hartuar për drejtuesit e lartë të OPC, Drejtoria e famshme e CIA-s që merrej me Operacionet Klandestine dhe tregon disa detaje mjaft interesante. Fatkeqësisht, ashtu si edhe në dokumente të tjera të dala nga ky arkiv, emrat e personazheve amerikanë të OPC janë të fshirë dhe në këtë mënyrë e kemi paksa të pamundur për të kuptuar dinamikën e zhvillimeve brenda Drejtorisë së OPC, e cila drejtonte Operacionet Klandestine kundër Shqipërisë. Megjithatë, nga dokumenti i botuar sot, shikojmë se amerikanët kanë pasur mjaft interes për të vëzhguar negociatat e ish-Mbretit shqiptar me liderin komunist të Jugosllavisë, Tito. Nga burime agjenturore të rrjetit amerikan në Turqi, ata informohen mbi përbërjen e delegacionit të Zogut, i cili përbëhet nga një turk me emrin Tozani, Irfan Bej Ohri, një pasues i njohur i Zogut si dhe ish-Konsulli i Mbretërisë, Avni Dërhalla, i cili gjatë Luftës së Dytë Botërore ka qenë i rekrutuar nga Shërbimi Sekret Britanik me mision informimin e britanikëve mbi mërgatën shqiptare të Turqisë. Nëse Avni Dërhalla ka pasur akoma në këtë periudhë lidhje me Shërbimin Britanik apo jo, nuk ka ndonjë të dhënë të saktë për të gjykuar nëse britanikët ishin në dijeni të këtyre negociatave.

Megjithatë, surpriza më interesante e këtij dokumenti është fakti se sipas burimit të amerikanëve, delegacioni shqiptar i Zogut ka qenë i autorizuar për t'i kërkuar Titos armatosjen dhe përgatitjen ushtarake të 8000 kosovarëve me të cilët Zogu shpresonte të hynte në Shqipëri. Ideja e Zogut për krijimin e një ushtrie private me kosovarë nuk ishte e re. Dihet se Zogu kishte ardhur në fuqi me ndihmën jugosllave edhe në të kaluarën. Megjithëse faktorët politikë ishin shumë të ndryshëm, përsëri Zogu shpresonte në një aleancë me komunistët jugosllavë për t'u rikthyer edhe një herë në Fronin Shqiptar. Dokumenti i botuar sot, tregon qartë idenë dhe kërkesat që ish-Mbreti shqiptar kishte ndaj Titos, por fatkeqësisht nuk kemi një dokument i cili sjell mendimin e Titos mbi këto kërkesa. Pavarësisht kësaj, një analizë e kujdesshme mund të na bëjë të besojmë se Tito nuk mund të ketë qenë shumë i gatshëm për të përmbushur dëshirat e ish-Mbretit shqiptar edhe pse një forcë paraushtarake kosovare e rekrutuar nga Tito, do të ishte një garanci e madhe për një qëndrim pro jugosllav të Mbretit shqiptar nëse ai vinte në pushtet. Elementi kosovar, i njohur për problemet e shumta që i sillte faktorit serb në pushtet, do të ishte një problem i madh për Titon nëse ai do të dërgohej me mision rrëzimin e pushtetit të Enver Hoxhës. Përfshirja e amerikanëve në këtë mision i komplikonte edhe më shumë gjërat, pasi Tito do ta kishte të vështirë për të kontrolluar rrjedhjen e ngjarjeve në Shqipëri nëse ky mision në fjalë do të kishte sukses. Në këtë mënyrë, forcat kosovare të armatosura dhe të përgatitura prej tij, mund të sillnin probleme nëse Zogu vinte në pushtet dhe mbështetej nga amerikanët për t'u ringjitur në fronin e lënë bosh pas ikjes së turpshme të 1939-ës. Në rast se Zogu do të vinte në pushtet dhe do të garantonte një Shqipëri projugosllave lidhja e tij me amerikanët si sponsorizuesit kryesorë të kësaj aventure do ta bënte atë më të paqëndrueshëm në marrëdhëniet me jugosllavët. Përvoja historike e marrëdhënieve të Zogut me jugosllavët për ndihmën që ata i kishin dhënë për të ardhur në pushtet, nuk ishte shumë pozitive dhe me sa duket për të garantuar besnikërinë e Zogut ndaj jugosllavëve, Tito i kërkon Zogut përfshirjen në qeverinë e ardhshme të një numri personash të njohur si besnikë të çështjes jugosllave. Se kush ishin ata dhe se çfarë kërkoi Tito në shkëmbim të kërkesës së Zogut, do ta lexojmë në numrin e ardhshëm, i cili do të sjellë surpriza të reja me botimin e dokumentacionit të deklasifikuar nga Arkivat Amerikane.
Dokumenti
Memorandum për: Zv.Drejtorin e Koordinimit të Politikave, SE
Lënda: Progres-raporti ditor për të mërkurën, 28 maj 1952
BGFIEND: Një kabull nga ( ) na këshillon se ( ) Sekretari i BGFIEND shkoi në Romë në 27 maj për të bashkëbiseduar me ( ) për shkëmbimin e informacionit midis ( ) dhe ( ) IN 46418
Një kabull prej ( ) raporton informacionin e mëposhtëm nga Tozani nëpërmjet një burimi turk: Takimi midis përfaqësuesve të Mbretit Zog dhe atyre jugosllavë, do të mbahet jo më shpejt se 28 maji dhe ndoshta edhe pak më vonë.
Përfaqësuesit e Zogut janë Safet Lutfi Tozani, Irfan Bej Ohri dhe Anvi Dërhalla. Ata janë instruktuar që të përpiqen që të marrin nga Tito premtimin për të armatosur dhe trajnuar 8000 shqiptarë në Jugosllavi.
Nëse kjo nuk është e mundur përfaqësuesit e Zogut duhet t'i sugjerojnë Titos nëse është e mundur që këta shqiptarë të armatosen dhe trajnohen nga amerikanët jashtë Jugosllavisë.
Përfaqësuesit e Zogut janë të autorizuar që t'i garantojnë Titos se nëse këta shqiptarë në Jugosllavi do të armatosen dhe trajnohen sa më shpejt, regjimi shqiptar do të rrëzohet në shtator të 1952-it.

(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)
usertype:1 tt= 0
Amantin
Share to: Facebook Twitter MSN linkedin google yahoo 10# 



Rank:Diamond Member!

Score:625
Posts:625
Registered:07/10/2012
Time spent: 23 hours

RE:Zogu -Pro dhe Kunder-
(Date Posted:17/10/2012 05:14)

INTERVISTA/ Pëllumb Xhufi: Ahmet Zogu, më mirë rob se dezertor



18 Shtator, 2012
nga: TemA Online





Pëllumb Xhufi ka shumë punë sot me shtypin shqiptar. Historiani e politikani i njohur merr thuajse çdo ditë kërkesa nga gazetat dhe televizionet, për të komentuar ngjarje historike apo debate të caktuara rreth tyre. Dhe 100 vjetori i Pavarësisë e ka nxitur në maksimum diskutimin rreth figurave, ngjarjeve e zhvillimeve historike të së shkuarës. Në këtë intervistë Xhufi replikon me ish-kryeministrin Majko, analizon rolin dhe vendin e Zogut në historinë e shekullit të shkuar dhe komenton procesin e rishikimit të historisë dhe përgatitjet për përvjetorin e Pavarësisë.

Nga Skënder Minxhozi, Java

Zoti Xhufi, si e konsideroni daljen më të fundit publike të politikanit të lartë socialist Pandeli Majko, në mbrojtje të Ahmet Zogut. A është e saktë të futet edhe ky qëndrim në procesin e rivlerësimit të historisë që po debatohet me forcë këto kohë, apo është një lajthitje e momentit?

Sigurisht , deklaratat e zotit Majko nuk janë ato të një njeriu të informuar, megjithatë nuk mund të trajtohen si një “lajthitje”, dhe si të tilla të arkivohen. Pandeli Majko është një personazh publik, një përfaqësues në zë i së majtës, ish-kryeministër, dhe në këtë kuptim fjalët e tij rëndojnë. Mesa di, zoti Majko nuk u është përgjegjur deri më tani grishjeve të zotit Berisha, për t’u përfshirë edhe ai në aksionin e ‘rishkrimit” të historisë. Nuk e ka bërë këtë as kur Kryeministri ka vjellur vrer ndaj figurave madhore të historisë sonë kombëtare dhe të së majtës historike, si Fan Noli, Qemal Stafa etj.

Por ja, papritur, ai futet në debatin e provokuar nga Berisha, mbi rolin e mbretit Zog, duke magjepsur këtë të fundit e duke shushatur gjithë të tjerët. Nëse zoti Majko, pas kryeministrit, paska zbuluar një vokacion zogist, do kishte qenë më e udhës të ishte shprehur për disa merita përgjithësisht të njohura e të pranuara të Zogut, siç ishte roli për konsolidimin e shkollës kombëtare, për krijimin e një administrate të rregullt, për vendosjen e rendit pas vitesh anarkie (autor i së cilës ishte shpesh vetë Zogu), e përshtatjes së një legjislacioni të përparuar (paçka se ligjin, në fund të fundit, e bënte Lalë Krosi).

Pra, me rezervat e duhura, arritje të tilla lidhen padyshim me regjimin e mbretit Zog. Problemi është se zoti Majko ka vendosur t’i befasojë të gjithë, madje edhe vetë zotin Berisha, duke zbuluar virtytin pikërisht aty ku ndodhet vetëm vesi: merr në mbrojtje (edhe në veshjen e juristit!) aktin më të turpshëm e burracak të Ahmet Zogut, atë të ikjes së tij nga Shqipëria në 7 prill 1939, pasi kishte çarmatosur e demotivuar ushtrinë dhe popullin e vet dhe pasi kishte plaçkitur edhe florinjtë e arkës së shtetit. Zoti Majko, me sigurinë e zakonshme, arsyeton se ikja e Zogut ishte i vetmi akt juridik, që do mund të vërtetonte se Shqipëria ishte vend i pushtuar! Çudi, e para herë që dëgjoj që “ikja” qenka një akt juridik i domosdoshëm dhe i pazvendesueshëm për të “çertifikuar” pushtimin! Në këtë llogjikë, Zogu do ishte treguar më i mençëm, në rast se s’do kishte ikur, por do i kishte pritur italianët në Pallatin Mbretëror e do nënshkruante me ta “aktin juridik” të pushtimit, njëlloj sikurse nënshkroi aktin e martesës, nën “çertifikimin” sovran të Kontit Ciano. Në fund të fundit, s’kishte pse t’ua linte këtë nder “armiqve” të tij, Shefqet Verlacit e Mustafa Krujës me shokë. Sigurisht, do trajtohej si rob lufte. Por si ish-ministër i mbrojtjes, zoti Majko duhet ta dijë që në kohë lufte vlerësohet shumë më tepër luftëtari që bie rob, sesa luftëtari që dezerton. Më tej, njëlloj si zoti Berisha kur shan të gjithë Toptanët për të shpëtuar Esadin e tij, edhe z. Majko i shan nga pak të gjithë mbretërit e Evropës, për të shpëtuar Zogun e tij. Në fund të fundit, thotë ai, të gjithë mbretërit e Evropës “ia mbathën”.

Jo, zoti Majko! Mbretërit, princët dhe kontët e vërtetë të Evropës, kanë qenë në ballë të ushtrive e të popujve të tyre, sa në Luftën e Dytë Botërore, aq edhe në Luftën e Parë e në të gjitha luftrat. Kështu ua donte ndera dhe sëra. Nuk di të rrëfej ndonjë “bëmë” të jashtzakonshme të mbretërve të Evropës. Por, kam mësuar diçka për mbretëreshën e Hollandës, Vilhelminën, nga ditari i mbretit të Anglisë, Xhorxhi VI. Ky rrëfen se çdo natë, gjatë operacionit nazist për pushtimin e Hollandës, kjo zonjë i prishte gjumin për t’i kërkuar armë, avionë e ushtarë, e bindur se populli i saj do ta mposhtte agresorin. Nuk pranoi të largohej nga Hollanda, deshi të flijohej bashkë me ushtarët e fundit të saj, dhe do ishte flijuar vërtet, sikur një komando angleze mos ta kishte evakuuar gati me dhunë në Angli. Ç’të them tjetër, z. Majko më detyron të flas mirë edhe për “armiqtë tanë historikë”! Mbreti i Jugosllavisë, Pjetri, ishte vetëm 17 vjeç, kur hodhi poshtë diktatin e Hitlerit dhe pranoi plot dinjitet sfidën e një lufte të pabarabartë e të pashpresë, që i kushtoi popujve të Jugosllavisë viktima e shkatërrime të pafundme. Luftë e kotë? Mund të jetë e tillë nga këndvështrimi “kolaboracionist” i historisë, apo nga botëkuptimi i atij personazhi të Gjergj Fishtës sonë, i cili pasi mbaroi lufta mburrej se i kishte bërë gjëmën pushtuesve të huaj, “duke ua shitur kokrrën e petullës për 10 groshë”! Por gjesti i atij mbreti ende të mitur motivoi luftën e popullit të vet, dha një provë dinjiteti e morali, që i shërbeu Jugosllavisë sa fitimi i 10 luftrave ballkanike.

Ç’të them për sjelljen gjatë luftës së dytë botërore të mbretërve, princërve e drejtuesve të Anglisë, Belgjikës, të vetë Greqisë: kryeministri i kësaj të fundit, Korizis, e përcolli nga zyra tragjedinë e vendit të tij, dhe në çastin e mbramë, kur ushtari i parë gjerman hyri në Athinë, i dha fund jetës me një të shtënë revolveri. Larg qoftë, nuk dua të them që Zogu duhet të kishte vrarë veten, sado që thellë-thellë ndjej vetëm simpati për gjeste të dëshpëruara, por dinjitoze, si ai i kryeministrit grek. Prej mbretit tonë do kisha pritur, të paktën, t’i mbahej fjalës që kishte dhënë në prag të agresionit fashist: të kishte mbathur opingat e të mbante ndezur ndonjë vatër të vogël rezistence, diku në malet e Shqipërisë, qoftë vetëm një muaj, qoftë vetëm një javë. Nuk ka legjitimim më të mirë për një vend të pushtuar, sesa lufta për çlirim.

Por Zogu nuk ishte prej atyre që luftonin. Përfaqësonte kulturën ikanake të krerëve tradicionalë shqiptarë, që në vështirësinë më të parë ia mbathnin dhe kërkonin strehim politik sa në Serbi, Mal të Zi apo Greqi, nga ku përdoreshin kundra vendit e popullit të tyre. Të tjerë burra ishin ata që i dolën zot Shqipërisë gjatë Luftës II Botërore. Por, me sa duket, me ta z. Majko nuk i ka marrëdhëniet të mira. Ndryshe nuk do mund të shpjegohej, se përse ky drejtues i së majtës shqiptare preket keq kur i kritikojnë Ahmet Zogun “ikanak”, dhe nuk bëzan fare kur Kryeministri anatemon të rënët e Luftës, Qemal Stafën, Heronjtë e Vigut, Vojo Kushin me shokë, kur përdhos vetë Luftën Antifashiste Nacional- Çlirimtare. Mesa duket hesht, sepse është duke reflektuar edhe për këtë moment të historisë sonë. Le të presim, me ankth, përfundimet e këtij reflektimi.



Ka pasur një listë figurash historike për të cilat duket se ka një ofensivë të vërtetë “sponsorizimi” në kuadër të përvjetorit të Pavarësisë. Ahmet Zogu është ndër të parët e kësaj liste. Si e shihni këtë operacion mediatik që ka ndërmarrë qeveria dhe historianë dhe media pranë saj?

Fushata e rishikimit të historisë, e shpërthyer me furi nga vetë Kryeministri Berisha, është një fushatë krejtësisht politike, e dhunshme, konfuze e qesharake njëherësh. Kujtoni vetëm ç’thoshte z. Berisha para 15 vjetësh për Zogun e për Fan Nolin. I pari ishte një “satrap”, i dyti një vigan i lirisë. Mirëpo sot, zoti Berisha ka ndërruar mendje dhe na mëson se Fan Noli, Hasan Prishtina e Luigj Gurakuqi me shokë, ishin “bashibozukë” dhe “puçistë të poshtër”, që i ranë në qafë të urtit Zog, “demokratit më të madh të Ballkanit” , mirëpo ky reagoi mirë: u kthye (nga? si? me kë? me çfarë?) dhe ua rrëmbeu pushtetin që e kishte fituar “me zgjedhje të lira e të drejta”.

Sipas Berishës së kohëve të para të tranzicionit, i ndjeri ish-Presidenti Alia meritonte respekt për të kaluarën e tij si “komandant i njësiteve të mëdha partizane” dhe si një komunist liberal, që “i toleroi” zhvillimet demokratike. Por më vonë, zoti Berisha zbuloi se ish-presidenti, që e lançoi në politikë dhe që ia la presidencën paqësisht e butësisht, na qënkesh krimineli më i madh i planetit. Ndaj, i sajoi atij një burgim të parë, dhe në prag të 90-vjetorit i përgatiti edhe një burgim të dytë, nga i cili ish-presidentin e shpëtoi vetëm vdekja. Historia e “vlerësimit” të Ramiz Alisë, gjithsesi nuk mbaron këtu. Sot që ai s’është më dhe nuk mund të thotë ndonjë gjë të pakëndshme për zotin Berisha, ky na zbuloka që zoti Alia paska qenë shpirt njeriu, “sepse në vitin 1991 nuk pranoi të dergojë tanket tek studentët”! Një herë thotë që Lufta Nacional Çlirimtare ishte luftë e lavdishme, pastaj zbulon se ishte “luftë civile” e pastaj-pastaj rizbulon tek ajo faktorin “që i bashkoi shqiptarët me koalicionin antifashist, që e shpëtoi Shqipërinë nga coptimi i mëtejshëm dhe që vuri në rend të ditës çështjen e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë”! A ka burrë që ta marrë vesh këtë “interpretim berishian” të historisë? A ka historian, sado vullnetmirë, që ta ndjekë pas Kryeministrin në kuturisjet e tij?

Ndërkohë, në mes të këtij konfuzioni të qëllimshëm, rrëzohen monumente të vjetër e ngrihen monumente të rinj, grisen tekste të vjetër e shkruhen tekste të rinj, shuhen emra të vjetër e shkruhen emra të rinj. Dhe fëmijët tanë mësojnë se heronjtë shqiptarë të Luftës II Botërore janë individë si Isa Toska, Preng Previzi, Halil Alia e të tjerë shqiptarë-mercenarë, që e kanë shkrepur pushkën vetëm për të vrarë shqiptarë dhe vetëm kundrejt pagesës. Unë e them vazhdimisht: ajo që do të ushqejë kryeministri dhe shpura e tij laramane, është të gjallërojë instiktet dhe veset më të këqia të shoqërisë shqiptare, një stil e filozofi jetese, që udhëhiqet nga parimi i heshtjes, i “laissez-faire”, i përshtatjes, i bubrrimit, i mercenarizmit e kolaboracionizmit.

Ky gjak i keq është injektuar tek politika dhe politikanët, dhe po përhapet me shpejtësi në çdo pore të shoqërisë shqiptare. Në një atmosferë të tillë të korruptuar nga politika, në këtë vend kanë kaluar gjëma të pathëna e të padëgjuara: është shitur Shqipëria “me një euro”, janë shitur toka, deti, qielli e madje edhe varret e shqiptarëve, mu ashtu siç kanë bërë Esat Pashë Toptani dhe vetë Ahmet Zogu. Ja përse sot bëhen akoma më të padurueshme e të patolerueshme “lajthitjet” e politikës opozitare, si ato që përmendëm më sipër, ndërkohë që pritet që ajo të luajë rolin e vet si barrikadë e fundit përkundër marrisë së një pushteti të marrë e të korruptuar.



Si vlerësoni përgatitjet e deritanishme për festimin e 100 vjetorit të Pavarësisë? A i bashkoheni edhe ju mendimit se, ashtu si në raste të tjera festash historike, do të kemi edhe kësaj rradhe dy ceremoni: njërën në Tiranë dhe tjetrën në Vlorë?

Për fat të keq, festimet për këtë 100-vjetor unikal paralajmërohen të bëhen në frymën e filozofisë së përçarjes. Festimet do të zhvillohen në dy skenarë të ndryshëm, me pjesmarrje e sigurisht edhe me repertor kundërthënës. Zoti Berisha dhe qeveria kanë paralajmëruar që ky 100 vjetor do të jetë 100-vjetori i Zogut: do ngrihen monumente, do shpiken mauzolera, do hapen ekspozita e do këndohen hymne për atë dhe për “ikanakët” e tjerë të historisë sonë. Hë për hë, për figura si Fan Noli, Hasan Prishtina, Bajram Curri, Luigj Gurakuqi, Dom Kaçorri, Avni Rustemi e të tjerë, do të heshtet.

Por nesër edhe atyre do u kthejnë përmbys monumentet dhe varret. Në këto kushte, nuk ka fare rëndësi se çdo të bëhet dhe si do të jenë festimet e paralajmëruara në Vlorë. Ato nuk do të mundin të kompensojnë apo të neutralizojnë mungesat, idhtësinë dhe frymën revanshiste që po i jep kësaj ngjarjeje të madhe qeveria e Tiranës.

Mjerisht, ajo që do të ndodhë paskëtaj, do të jetë një ndarje e përçarje akoma më e madhe e shqiptarëve mes vedit. Dikush e do, dikush e mbjell, dikush po e nxit me cinizëm e ligësi edhe në këtë përvjetor të papërsëritshëm të historisë së tyre.
usertype:1 tt= 0
Amantin
Share to: Facebook Twitter MSN linkedin google yahoo 11# 



Rank:Diamond Member!

Score:625
Posts:625
Registered:07/10/2012
Time spent: 23 hours

RE:Zogu -Pro dhe Kunder-
(Date Posted:17/10/2012 05:18)






 
 
usertype:1 tt= 0
Amantin
Share to: Facebook Twitter MSN linkedin google yahoo 12# 



Rank:Diamond Member!

Score:625
Posts:625
Registered:07/10/2012
Time spent: 23 hours

RE:Zogu -Pro dhe Kunder-
(Date Posted:17/10/2012 05:19)



HASAN PRISHTINA VRARE NGA ZOGU NE SELANIK, GUSHT 1933


usertype:1 tt= 0
Amantin
Share to: Facebook Twitter MSN linkedin google yahoo 13# 



Rank:Diamond Member!

Score:625
Posts:625
Registered:07/10/2012
Time spent: 23 hours

RE:Zogu -Pro dhe Kunder-
(Date Posted:17/10/2012 05:20)

Willy Kamsi: Duan ta zhdukin Gurakuqin nga historia e Shqipërisë

24 Korrik, 2012 | Postuar në: Aktualitet,Kryesore,Sociale | Shkruar nga: TemA




Për shmangien e Gurakuqit ankohet edhe ambasadori i parë i Shqipërisë në Vatikan pas rrëzimit të komunizmit




Është folur këto ditë për një reagim të një numri intelektualësh shkodranë lidhur me injorimin që i është bërë Luigj Gurakuqit në serinë e nderimeve të përgatitura për disa personalitete të politikës e të kulturës shqiptare me rastin e 100 vjetorit të shpalljes së pavarësisë. “Reagim i disa intelektualëve shkodranë”, thuhej në lajm, por nuk jepeshin emra, duke provokuar kureshtje, e tek-tuk dyshime.

Nuk dihet nëse Willy Kamsi është pjesë e këtij grupi, por është e sigurt se ai ka të njëjtin shqetësim, gjë që na e bën me dije me anë të një shkrimi me titull ‘Kush don ta zhdukë Luigj Gurakuqin nga historia e Shqipërisë’, të publikuar në Mapo. “Në këtë vit jubilar nuk përmendet fare emri i Gurakuqit”, thotë Kamsi në fillim të artikullit, dhe më poshtë bën një listë kontributesh “të krahut të djathtë të Ismail Qemalit”:

“Veprimtaria e tij politike e atdhetare nis që kur, ende student, është ndër bashkëpunëtorët më të zellshëm të revistës “Albania” të Faik Konicës. Merr pjesë në Kongresin e Manastirit për Gjuhën shqipe (1908). Është drejtori i parë më 1909 i Shkollës Normale të Elbasanit. Më 1911 merr pjesë me Ismail Qemalin në Kryengritjen e Malësisë së Madhe, nën drejtimin e Dedë Gjo’ Lulit, dhe harton Librin e Kuq të Gërçes me kërkesat e malësorëve ndaj Perandorisë Osmane. Dhe ishte vetëm 32 vjeç. [Në rrethanat e] ngritjes së Flamurit në Vlorë gjejmë përsëri në rolin kryesor Luigj Gurakuqin, i cili harton e shkruen me dorën e vet tekstin që lexohet në dokumentin e Shpalljes. Të mos harrojmë edhe më vonë luftëtarin, me të tjerë atdhetarë, për mbrojtjen, në kohën e princ Ëied-it, të Shtetit Shqiptar (1914), kur mbet i plagosur, apo kontributin duke qenë Drejtor i Drejtorisë së Arsimit (1916-1918) në vitet e Luftës së Parë Botërore, duke hapur me qindra shkolla, ku mësimet jepeshin në gjuhën shqipe, duke themeluar gjithashtu Komisinë Letrare të Shkodrës. Ai u përpoq të bashkonte Veri e Jug, të krishterë e myslimanë, gjuhë gege e toske. Dhe kështu u bë faktori kryesor në afrimin e shqiptarëve për një qëllim të vetëm: Bashkimin Kombëtar me synim Pavarësinë Kombëtare. Si të harrohet koha që qe ministër i Financave në qeverinë e Nolit dhe, si i tillë, kur e vranë, nuk i gjetën në xhep veçse 400 lireta. O tempora! O mores!”
usertype:1 tt= 0
Amantin
Share to: Facebook Twitter MSN linkedin google yahoo 14# 



Rank:Diamond Member!

Score:625
Posts:625
Registered:07/10/2012
Time spent: 23 hours

RE:Zogu -Pro dhe Kunder-
(Date Posted:17/10/2012 05:21)

Pse e përbaltin Luigj Gurakuqin?!


Nga Ben Andoni



Nëse në komunizëm figura e tij ishte pashmangshmërisht e shquar, në vitet e fundit, nderimi për të është bjerrë ndjeshëm. Për fat, nderimi që i është bërë më parë, mjafton disi për tu justifikuar para tij. Megjithatë, në këtë 100 vjetor, ai është harruar krejtësisht nga zyrtarët e shtetit shqiptar. Pse? Ka aq shumë ‘argumente’ për këtë..

Luigj Gurakuqi është një personazh që në vitet e fundit ka ngjallur shumë e shumë diskutime. Megjithatë, ndryshe nga shumë figura të shekullit të shkuar, që sot po amplifikohen si me urdhër për 100 vjetorin e Pavarësisë, për të heshtet. Shumë nga njerëzit që e lakojnë sot figurën e tij e lidhin harresën me përkatësinë katolike, ku kuptohet se gishti i fajtorit bie indirekt tek përkatësia myslimane e qytetit. Të tjerë, e kanë më të ‘thjeshtë’: Ky antizogist pati fundin që meritonte?! Për fatin e tij të keq, e vrau djali i tezes së tij, që një ditë para se të vrasë, i drejtohet Çatin Saraçit, konsullit shqiptar në Bari, mikut të ngushtë të Ahmet Zogut: “Ironia është se vrasësi, një ditë më parë, më takoi në zyrën time duke më thënë se kishte ardhur për të kryer një vepër të madhe patriotike”. ‘Vepra patriotike’ e tij do jetë e pashembullt. Do i ndërronte jetën e derimëatëhershme Luigj Gurakuqit. U pretendua se vrasësi, Balto Stambolla, u ekzekutua më 1944 nga Avdi Kasella dhe Zymber Loshi në Peqin, me vendimin e gjyqit të LNÇ-së, si armik i popullit. Një akt i drejtë, për të treguar se ata që kishin vrarë duhej të vriteshin. Ndërkohë nga Fric Radovani kemi një dëshmi tjetër interesante: “Mbas okupacionit italian të Shqipnisë, me ardhjen Kryeministër të z. Mustafa Kruja, Ky i kërkoi qeverisë italiane, që i dënuemi për vrasje Baltjon Stambolla, me vazhdue dënimin në Shqipni. Qeveria italiane asht kenë dakord dhe e ka sjellë Baltjonin në Durrës, prej ku, një makinë e policisë e ka marrë dhe e ka dërgue në Fieri, gjoja ‘për siguri’, larg Shkodrës. Atje ka ndejë në një shtëpi ku ruhej nga tre-katër policë shqiptar. Një ditë, gjoja se desht me u arratisë, policët e kanë gjuejtë dhe i kanë shprazë një automatik me fishekë në bark. E kanë lanë disa orë pa e çue në spital, mbasi kështu kishte porositë Mustafa Kruja, që Baltjoni mos të vritej në çast, por të vuente nga dhimbjet e mënershme që shkakton arma kur shprazet në bark. Afro 2 – 3 ditë mbas gjuejtjeve Baltjoni ka vdekë nga infeksioni, tue vërritë nga dhimbjet. Atdhetari Mustafa Kruja i ka tregue ngjarjen babës tem Kol Radovanit, se: “Ia bana kështu Baltjonit, se ia kishe kaq e gja borxh mikut tem Luigj Gurakuqit!”. (Këtë dëshmi ma ka tregue Nana eme, Viktoria Radovani dhe Profosor Gasper Ugashi, të cilve, aso kohe, ua ka tregue Kola, Baba i em.)



Pakënaqësia

Në vitet që do të kalonin, gishti i fajtorit do të shkonte vetëm tek një personazh, Ahmet Zogu. Edhe pse sot biografët e ndryshëm dhe apogjetët e tij e mbrojnë dhe e hedhin poshtë aktin, vrasja i mbeti atij. Çatin Saraçi, konsulli ynë dhe miku i atëhershëm i ngushtë i Zogut, mendohet se kishte kohë që bënte gjurmimin e hapave të tij në Itali. Edhe pse ky i fundit lan duart si Pilati dhe më vonë do të jetë edhe një nga demaskuesit më të mëdhenj të mbretit shqiptar. Luigj Gurakuqi ngjalli shumë xhelozi me kulturën e tij të gjerë. Harton draftin e Pavarësisë Kombëtare, hartoi dokumentacionin e delegacionit kryesor shqiptar në Konferencën e Paqes më 1919-1920, drejtoi me sukses shkollën e parë shqipe, e cila do të vendoste një standard për sistemin e mëvonshëm të arsimit shqiptar, duke e drejtuar kah arsimit laik etj.

Do të ishte edhe një nga bashkëpunëtorët kryesorë të Nolit për ta larguar Zogun, duke qenë me gjithë mend pesha kryesore e qeverisë së tij. Gurakuqi, me staturën e tij arriti të merrte votat dhe të myslimanëve në Shkodër dhe të ishte vital në politikën e kohës, por, në ditët tona, kur po rehabilitohet krejtësisht mbreti Zog, armiku i tij me të gjithë meritat, duket se ka realisht pak vend për të. Dhe, kur mendon se Gurakuqi mori nderim maksimal nga komunistët, atëherë beteja e nderimit quhet e humbur. Si për ironi të fatit, varri i tij, në cep të varrezave të dëshmorëve, në të dalë të Shkodrës, gjendet ndanë Migjenit dhe Vasko Pashës, dy personazheve të tjera po aq të përfolur në këto kohë dhe po kaq të lënë në harresë. Dekori vazhdon me plehrat e qytetit, që e rrethojnë varrezën e madhe, ku prehet nxënësi i De Radës. “Kam pas nderin-shkruan - me qenë afritë prej Plakut të nderuem Jeronim De Rada. Tue u-gjetë përpara t’amblit kangatar të Milosaut, të Skanderbeut Pafanë, tue ndie qortimet e këshillat e tija, tue ndigjue zanin e tij të fikët, qi bahej ma i plotë..., e tue pa syt e tij të mekun kah ndezeshin e shkëlqeshin, tue përmendë Shqipnin, unë gjith përmallue, nuk mujta me u ndalë pa lëshue, bashkë me dy pika lot, nji të puthun të nxehtë mbi at dorë qi punoi sa e sa kohë për Atdhe...!”



Ndryshe për të

Por, ky njeri që do të shquhet fillimisht prej penës së tij, vërtetë s’është i zakontë për bashkëkohësit, shumica e të cilëve kanë mangësi të theksuara kulturore. Ka shkruar, ishte artist, ishte i shkolluar dhe, më shumë akoma, aspiron një shtet normal. Historianët kanë shumë për të shkruar dhe për të hulumtuar, por në këtë kohë figura e tij nuk ngjall aq shumë! Të frikësuar, dhe shpesh konjukturalë, historianët e kanë të vështirë të zbardhin realitete të shumëllojta, ashtu si ishte jeta e tij. Sejfi Vllamasi, përmes kujtimeve të tij, hedh vështrimin më ndryshe për të, përmes thënieve. E përflet se ka sherre me Faik Konicën dhe se ky i fundit e akuzon publikisht për proitalian. Figura e Luigjit lulëzon në politikën kaotike të vendit, ndërsa i duhet të përfaqësojë Shqipërinë në Konferencën e Paqes, e cila përbëhet me disa grupe në Paris. “Pjesa që udhëhiqej nga Turhan Pasha, shpirti i së cilës ishte Luigj Gurakuqi, ndiqte një politikë proteksioniste për proteksionin e Italisë, ndërsa Konica dhe Turtulli janë për politikë kombëtare”, pohon Vllamasi. Është kaq e egër kjo luftë, dhe me kaq pakuptim, saqë një patrioti i njohur, Fuat Dibra, që ka harxhuar shumë pará, në një letër që i dërgon Hasan efendi Bekteshit në muajt e parë të vitit 1919, e akuzon rëndë Luigj Gurakuqin, mes të tjerëve, si përgjegjës për politikën pro italiane që ndiqej nga qeveria e asaj kohe: “Zoti, këtë njeri të mallkuar e ka krijuar për të zezën e këtij vendi”, e citon atë Vllamasi... Gurakuqi është gjithnjë e më shumë në politikën shqiptare dhe kjo do të thotë se është angari. Në tollovitë që ndodhin në politikën e kohës, thuhet se i bëjnë një atentat të pasuksesshëm, kurse Luigj Gurakuqi del hapur kundër Partisë Popullore, që inkurajon Shoqërinë Britanike dhe mbron gati hapur interesin italian. “Ai i shmangej përgjegjësisë direkte, që është cilësia më kryesore e një burri shteti”, shkruan Vllamasi.

Në këtë hulli rrëmuje, që është vendi, Gurakuqi mundohet të orientohet sa më pastër. Shumica e politikanëve të kohës, jo vetëm nuk kanë ngritje, por, në më të shumtën e herës, manifestojnë interesa të vendeve, ku kanë shtyrë jetën para shpalljes së Shqipërisë. Ai, vetë, harxhon energji të pafundmë për të ngritur një strukturë, që, sipas tij, mund t’i shkojë shtetit shqiptar. Por, s’është e thënë t’ia dalë. Zhgënjimin e parë të madh do ta ketë nga njeriu që i ka shërbyer më shumë. “Gurakuq kemi bërë shumë gabime”, do i thotë Noli në Brindizi pas Revolucionit të ‘24, në një kohë kur ata nuk mund të vinë dot më në Shqipëri. Por, është vonë. Burri endet në zgrip të mbijetesës në Bari, duke menduar për të ardhmen, teksa një plumb i merr jetën, duke e dërguar tani e tutje në nderimin kolektiv të shqiptarëve. Edhe Vllamasi, që ka shkruar keq, në fund thyhet: “Dy raste kishte që të tregonte burrninë, në Konferencën e Paqes, kur ishte shpirti i politikës proteksioniste dhe e dyta kur ishte më Nolin. Por ishte i zgjuar dhe me kulturë, dhe me cilësirat e thjeshta të një profesori dhe sekretari të mirë”. Vetëm se shqiptarët, sot e kësaj dite, kinse po mëdyshohen për këtë patriot, që duhet vlerësuar për të mirat e shumta të tij...
usertype:1 tt= 0
<<Previous ThreadNext Thread>>
Page 1 / 1    
New Topic New Poll
Sign Up | Create | About Us | SiteMap | Features | Forums | Show Off | Faq | Help
Copyright © 2000-2019 Aimoo Free Forum All rights reserved.

Get cheapest China Wholesale,  China Wholesale Supplier,  SilkChain 丝链to be a retailer is easy now.
LUFFY
LUFFY