User Name  Password
Forumi Amantin
Make a donation click here. Your support will help us remove ads and upload local images, etc.
Title: Qytetet e Shqiperise
Forumi Amantin   Gjeografia shqiptare
Hop to: 
Search Tags: qytetet shqiptare
Views:137     
New Topic New Poll
<<Previous ThreadNext Thread>>
Page 1 / 1    
AuthorComment
Lyhnida
 Author    



Rank:Silver Member

Score: 55
Posts: 55
From: Albania
Registered: 07/10/2012
Time spent: 0 hours

(Date Posted:07/10/2012 06:38)
Share to: Facebook Twitter MSN linkedin google yahoo

Vlora, Qyteti i 2 deteve dhe i jetës së natës

...ku bashkohet Adriatiku me Jonin


Atje ku dallga përplaset dhe thërrmohet pas shkëmbit dhe kthehet pas e fuqishme, tek Uji i Ftohtë pranë tunelit të famshëm, poshtë të cilit derdhen prej shekujsh ujërat e kristalta të burimeve fantastike, mes prehërit të gjelbër të qeparisave dhe pishave halëshumta, vezullon në mënyrë drithëronjëse qyteti i Vlorës.

Rrallë ndodh që në një hapësirë të vogël gjeografike të gjenden tërë këto elementë natyrorë që e shndërrojnë vendin në një parajsë tokësore.
Gjiri i mrekullueshëm, laguna e Nartës, mali i Llogarasë, grykat e lumit Vjosë, gadishulli i Karaburunit, ishulli i Sazanit dhe ai i Zvërnecit.
Rrallë ndodh që në bregun e një qyteti të takohen dy dete krejt të ndryshëm – Adriatiku me plazhet e gjata me rërë dhe pyje pishe dhe Joni me brezare agrumesh, ujëra kristali, shkëmbinj dhe plazhe të bardha ekzotike.


Kjo ndodh vetëm në Vlorë.
Kush viziton Vlorën dhe nuk u çudit nga bukuritë e saj!
Edhe këtë vit Vlora mbetet një nga qytetet bregdetare më të lakmuara. Shumë pushues nuk kanë hezituar të vijnë në qytetin e bukur për shumë arsye. Për Rivierën e mrekullueshme, ujin e kristaltë, historikun e qytetit, komoditetin e hoteleve, ushqimet e freskëta si dhe pa harruar netët ekzaltuese në diskot e pafundme.
Pa ekzagjeruar... në Vlorë mund të gjesh një Parajsë Tokësore.

Pushime mahnitëse
Të kalosh pushimet në qytetin e Vlorës sot, është me të vërtetë mahnitëse, pasi Vlora të ofron të gjitha kushtet dhe resurset e saj të pafundme. Nuk janë të paktë ata pushues që sapo kanë prekur bukuritë e Vlorës, plazhet e mrekullueshme, rërën e nxehtë, relievin e thyer dhe peisazhet mahnitëse, kanë vendosur të mos i ndahen më këtij qyteti.
Vija bregdetare e Vlorës është tërësisht e pastër me ujërat e detit të kristalta, sidomos në zonën e Plazhit të Ri, Ujit të Ftohtë e më tutje, pasi burimet e ujërave të të ëmbël i japin kësaj hapësire më tepër pastërti dhe siguri, veç bukurive që nuk kanë të krahasuar dhe që kush ka qenë aty dhe i ka shijuar, vështirë se mund të ndahet lehtë nga kjo parajsë e mrekullueshme.
Vlora ka plazhe të bukura e të shumëllojshme. Plazhi i Zvërnecit është krejtësisht i virgjër, plazhet unikale të Jonufrës, Radhimës dhe Orikumit, gjithçka është e prekshme dhe pronë e të gjithë pushueve. Vlora me gjirin e hapur, me portin dhe plazhet e rrethuar me male, është një vend i rëndësishëm historik dhe fillimi i Rivierës Shqiptare.

Hotele fantastike gjatë bregdetit
Janë të shumtë hotelet dhe që shtohen nga vitit në vit duke rritur në mënyrë të ndjeshme kapacitetet pritës në Vlorë, i cili ka qenë shumë i ulët disa vite m parë. Kjo ka bërë që çmimet për natë të jenë konkuruese dhe më të ulëta se Saranda, por disi më të larta se Durrësi. Ato variojnë nga 30 mijë lekë në 80 Euro, sipas cilësisë dhe largësisë nga deti. Disa më të njohur prej tyre janë Hotel Vlora International, Pavarësia, Hotel Liro, Ambasador, Paradise, Grand, etj.
Shtrirja e vendeve të pushimit fillon brenda qytetit të Vlorës dhe vazhdon drejt Skelës, plazhit të Ri, Ujit të Ftohtë, Jonufër, Radhimë, Tragjas dhe Orikum, pa llogaritur këtu Llogaranë, Dhërmiun dhe Himarën. Në të gjithë këtë vijë bregdetare, janë marrë masa që sivjet të pushojnë dyfishi i turistëve që pushuan gjatë vitit të kaluar, duke shtuar numrin e shtretërve, cilësinë e ushqimit si dhe suke kontrolluar çmimet e këtyre shërbimeve.
Të shumta janë edhe restorantet që përshkojnë bregun e mrekullueshëm, disa të thjeshtë, disa me dizajn bashkëkohor, ku gatimet e detit janë specialiteti kryesor. Çmimet variojnë dhe në përgjithësi nuk janë ët lira. Ndaj është mirë gjithmonë të pyesni më parë për çmimet atje ku mungojnë menutë. Ka dhe shumë restorante që ofrojnë prodhime deti dhe çmime shumë më të pranueshme, por nuk ka një informacion të saktë mbi to e mënyra më e mirë për t’i mësuar është t’i referohesh banorëve të zonës.

Fluksi i turistëve
Turistët vijnë jo vetëm nga zona të ndyshme të Shqipërisë, por edhe shqiptarë të Kosovës e Maqedonisë. Në ndihmë të tyre janë vënë edhe disa agjenci private me zyra në Tiranë dhe në Vlorë. Të shumtë janë edhe turistët e huaj të nxitur nga fama e bregdetit shqiptarë si dhe nga sekretet e fundit për të zbuluar në Europë. Hotelet kanë një arkitekturë funksionale, nuk janë me shumë kate, por ndërtimi i tyre të lejon të shijosh pamjen fantastike të detit, oborret e tyre janë te rrethuara me pemët karakteristike të zonave dhe disa prej tyre edhe për pishinat. Që kur ushtarët italianë hapën tunelin e Ujit të Ftohtë në vitin 1941, e quajtën këtë zonë “Bel Vedere” dhe aty filloi frekuentimi, jo vetëm i ujrave që buronin poshtë barkut të malit dhe që italianët ndërtuan aty të parin ujësjellës të Vlorës, por edhe të plazheve magjepsës që shtrihen poshtë hotelit të sotëm. Tashmë për turistët ofrohen dhoma të kategorive të ndryshme dhe suitat nuk janë më diçka e panjohur.

Mbrëmjet në Vlorë, të paharruara
Magjia e këtij qyteti të thith fuqishëm të shkosh pranë tij pa hezitim. Turistët kalojnë netë të paharruara në mjediset e hoteleve, ku dita dhe nata të sjellin të papritura të këndshme. Mbrëmjeve në verandat dhe ballkonet buzë detit mund të dialogosh me detin dhe yjet lart në qiell, apo të soditësh së largu Vlorën, ose mund të zgjedhësh të përfshihesh në zhurmën e një qyteti, nëpër diskot e baret e shumta ku nata mund të sjellë takime të reja romantike. Ushqimi në Vlorë të kthehet në pasion, kjo për shkak të produkteve të freskëta dhe të gatuara mirë që nuk kushtojnë shumë. Një pjatë me makarona me fruta deti, për shembull kushton sot 450 lekë, por edhe çmimet e ushqimeve të tjera janë të leverdisshme. Pra të kalosh pushimet në Vlorë, do të thotë t’i gëzohesh detit të kthjelllët, ajrit të pasur me aroma pemësh bregdetare, ushqimit të freskët dhe gjithçkaje që mund t’i falë një vendi natyra bujare.

Netë ekzaltuese në diskot verore
Diskot dhe klubet e natës vijnë e shtohen çdo vit në qytetin e bukur bregdetar. Duket se shumë prej turistëve zgjedhin këtë qytet vetëm për argëtimin dhe relaksin e pafund që të jep jeta e natës.por nëse dikur të rinjtë prisnin natën për të kërcyer, tashmë provokohen tradita dhe eksperienca të reja, siç janë Party Beach që bëjnë klube të ndryshme buzë detit. Kështu, pa mbërritur akoma në Jonufër dëgjohet muzika dance e cila të fton të jesh pjesë e shumë të tjerëve që argëtohen në “Coco Bongo”, një nga diskot më të bukura verore. Mund të përmendim dhe shumë të tjera si Kavaliero në plazhin Kristal, san Tropez, Bliss, Pink Sunset, Itarus, Mojito, e shumë të tjera, të cilat gjenden gjithmonë të mbushura.
Ndonëse është fillimi i sezonit turistik, pronarët e pubeve dhe diskove verore kanë nisur konkurencë të fortë mes tyre, duke shpejtuar të vendosin reklamat në vendet më të dukshme.
Janë pikërisht emrat e këngëtarëve që ata tërheqin më shumë, ndaj pronarët e lokaleve verore nuk hezitojnë të shpenzojnë për të sjellë emrat më të dëgjuar si dhe ata që kanë hitet më të bukura.
Sipas administratorëve të lokaleve të natës, DJ apo performuesit që kanë mbërritur këtë fillim sezoni janë kryesisht nga Rumania. Kjo për faktin se ata kanë nxjerrë hite shumë të preferuara për të rinjtë, por nuk kanë munguar edhe emrat shqiptarë apo të huaj nga shtete të tjera. Këtë vit fluksi i të rinjve apo familjarëve që frekuentojnë diskot dhe pubet është më i madh se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke shijuar kështu orë të paharruara nën shoqërinë e të ftuarve specialë, këngëtarëve, DJ-ve të huaj apo balerinave kubiste.

Sport, Turizëm, Ekologji
Një nga atraksionet e fundit të sporteve alternative që mund të gjeni në Vlorë është krahas surfit, kanoes, etj, edhe fluturimi mbi qytet, i cili mundëson jo vetëm adrenalinë dhe një eksperiencë spektakolare, por edhe një panoramë të rrallë dhe të veçantë të Vlorës. Vetëm në këtë mënyrë mund të shijohet mrekullia natyrore e zonës në tërë dimensionet e saj.
Auron Rrokaj, përkthyes në profesion, ka disa vite që ushtron pasionin e fluturimit në ajër dhe prej një viti ai ka themeluar Eagles Aero Klub duke u dhënë mundësinë edhe shumë të tjerëve të provojnë këtë kënaqësi, jo vetëm duke ndjekur kurse mësimi, por edhe për të fluturuar dyshe. E si ndodh gjithmonë në të tilla aventura, janë të huajt që e frekuentojnë më shumë ajrin e Vlorës. “Vijnë nga vende të ndryshme vetëm për të fluturuar, një pasion që e kanë shumë të apasionuar pas sportve alternative” – thotë Auroni. Në vend të dytë janë shqiptarët që jetojnë jashtë e më të paktë të tjerët. “Fluturimi i lirë është spektakolar, na tregon Auroni, bën të mundur realizimin e një ëndrre, nuk ka shpenzime të mëdha , mësohet lehtë. Për ta realizuar mjafton një kodër e një erë e lehtë e ngjall emocione të pashlyeshme. Për të gjitha këto arsye i tërheq të rinjtë e jo vetëm ata. Edhe pse kryhet në mënyrë individuale, ka kënaqësi më të madhe kur kryhet në shoqëri. Adrenalina që shkakton shkëputja nga toka, qetësia e qiellit, lundrimi i botës nga lartësia, pavarësia nga liria në qiell, shpirti i garës të tërheq në praktikimin e këtij sporti e hoby çlodhës, argëtues, edukues, të shëndetshëm.
Një kontribut të veçantë Auroni ka dhënë për fotografimin e problemeve ambientale të Vlorës, që nga ndërtimet pa leje buzë detit, nga kanalizimet e ujrave të zeza që ndotin ambientin, duke i kthyer ato në një debat qytetar dhe politik. “Nga ajri nuk mund të fshihet dhe të mbulohet asgjë”, thotë ai.
www.eagles-sky.com

Botuar në revistën Shqip (Nr.108) - www.shqip.al

 

usertype:2
<<Previous ThreadNext Thread>>
Page 1 / 1    
New Topic New Poll
Sign Up | Create | About Us | SiteMap | Features | Forums | Show Off | Faq | Help
Copyright © 2000-2018 Aimoo Free Forum All rights reserved.

Get cheapest China Wholesale,  China Wholesale Supplier,  SilkChain 丝链to be a retailer is easy now.
LUFFY LUFFY LUFFY
LUFFY LUFFY LUFFY LUFFY LUFFY LUFFY