User Name  Password
Forumi Amantin
Make a donation click here. Your support will help us remove ads and upload local images, etc.
Title: Viktimat në diktaturë dhe demokraci - Kush do të paguajë?!
Forumi Amantin   Enciklopedia
Hop to: 
Views:43     
New Topic New Poll
<<Previous ThreadNext Thread>>
Page 1 / 1    
AuthorComment
Amantin
 Author    



Rank:Diamond Member!

Score: 625
Posts: 625
Registered: 07/10/2012
Time spent: 23 hours

(Date Posted:14/10/2012 01:49)
Share to: Facebook Twitter MSN linkedin google yahoo

Viktimat në diktaturë dhe demokraci - Kush do të paguajë?!


Gjatë diktaturës komuniste
veçori e qeverisjes komuniste ishte vendosja në vend e asaj që quhej “diktatura e proletariatit”.



Gjatë 50 vjet diktaturë në Shqipëri:
u ekzekutuan për motive politike 5037 burra dhe 450 gra;
u dënuan me burgime 16.788 burra dhe 7367 gra;
u internuan 48.217 burra dhe 10.792 gra;
u dëbuan nga qytetet kryesore dhe nga zonat kufitare 11.536 familje;
u pushkatuan apo vdiqën në burgjet shqiptare 64 shtetas të huaj, ndërsa u burgosën 1215 burra dhe 38 gra te huaja.
95 kosovarë që ndodheshin në Shqipëri u pushkatuan.
Në vend u ngrit një sistem burgjesh të niveleve të ndryshme si në Gjirokastër, Tepelenë, Vlorë, Korçë, Berat, Elbasan, Durrës, Tiranë, Burrel, Shkodër, Peshkopi, etj.
Metodat e torturimit nga organet e MPB-së ishin të shumta, si:
jeleku i torturës,
dëmtimi i organeve gjenitale,
kamxhiku dhe druri,
lënia pa ushqim e në këmbë për ditë të tëra,
përdorimi i rrymës elektrike deri në humbjen e ndjenjave,
varja në qafë e zinxhirëve me peshë të rënda,
varje prej krahësh e mbushja e gojës me kripë,
dërgimi gjoja për pushkatim ose varje,
djegia e trupit me cigare,
futje me kokë poshtë në fuçi me ujë,
thyeje e kockave dhe shkulje e mishit me darë,
futja në ujë të ftohtë të dënuarve dhe lënia të lagur në dimër,
pakësimi hap pas hapi i ushqimit,
përdorimi i lëndëve kimike për dëmtimin e sistemit nervor,
lidhja me pranga duar e këmbë për një kohë të gjatë,
përdorimi i zgjojeve të bletëve, etj.
Veç këtyre ndaj të pandehurit ose të dënuarit përdorej edhe një terror tjetër si privimi i personit nga gjumi e nevojat e tjera personale, kërcënimet për familjen, etj, poshtërimi.
(te dhena te nxjera nga Arkivat e Shtetit dhe te Ministrise se Brendshme nga studiuesi dhe historiani Kastriot Dervishi )
Kujt i kërkuam llogari dhe cili pagoi?


Humbjet njerëzore dhe fatkeqesite gjate periudhes se tranzicionit 1991-2008:
1. Nga perpjekjet per tu larguarr ilegalisht nga shqiperia qofte nepermjet kufirit tokesor ashtu edhe ate detar llogariten rreth 1500 vitima;
2. Vetvrasjet nga depresioni apo deshperimi si rjedhoje e varferise apo edhe shkaqeve te tjera sociale 743 persona;
3. Burgosje ne shtetet fqinje si Greqia, Italia, Gjermania etj, kryesisht per shperndarje te lendeve narkotike, vjedhje dhe kercenime fizike rreth 8500 perona;
4. Te vrare qofte aksidentakisht, qofte qellimisht ne periudhen e krizes se 97-98 rreth 3400 persona;
5. Te vdekur nga aksidentet rrugore kryesisht nga perplasaja me makina rreth 2500 persona;
6. Vrasje per motiva te dobta nga zenka banale dhe ne gjendje te dehur apo depresive rreth 1200 persona;
7. Vrasje per hakmarrje gjoja sipas kanunit dhe larje hesapesh rreth 1200 persona;
8. Shtimi i vdekjeve nga semundje kancerogjene si rrjedhoje e ndotjes se ambjentit nga gazrat helmues, nga streset dhe ankthet, nga mungesa e sherbimit shendetesor etj ;
Po per te gjitha keto kujt duhet ti kerkojme llogari dhe cili duhet të paguajë?!
usertype:1
<<Previous ThreadNext Thread>>
Page 1 / 1    
New Topic New Poll
Sign Up | Create | About Us | SiteMap | Features | Forums | Show Off | Faq | Help
Copyright © 2000-2019 Aimoo Free Forum All rights reserved.

Get cheapest China Wholesale,  China Wholesale Supplier,  SilkChain 丝链to be a retailer is easy now.
LUFFY LUFFY
LUFFY