User Name  Password
Forumi Amantin
Make a donation click here. Your support will help us remove ads and upload local images, etc.
Title: Plani i vendosjes së monumenteve për 100 vjetorin
Forumi Amantin   Enciklopedia
Hop to: 
Views:42     
New Topic New Poll
<<Previous ThreadNext Thread>>
Page 1 / 1    
AuthorComment
Amantin
 Author    



Rank:Diamond Member!

Score: 625
Posts: 625
Registered: 07/10/2012
Time spent: 23 hours

(Date Posted:17/10/2012 05:26)
Share to: Facebook Twitter MSN linkedin google yahoo

Plani i vendosjes së monumenteve për 100 vjetorin:



Ismail Qemali te vila e Mehmet Shehut në Bllok, Hasan Prishtina te Kafe Flora...
Ama, Zogu mu mes bulevardit përballë Skënderbeut! Xhufi: “Vesi përballë Virtytit”


Shqiptarja.com shfaq planifikimin e vendosjes së monumenteve të etërve të pavarësisë në Tiranë. Në këtë intervistë, të marrë nga Dhurata Hamzai me drejtorin e Galerisë së Arteve Rubens Shima, merret vesh se busti i Ismail Qemalit i punuar nga Odhise Paskali do të vendoset tek lulishtja përballë Rognerit. Bëhet fjalë për një cep lulishteje bri ish-vilës së Mehmet Shehut.
Monumenti i Hasan Prishtinës, që po punohet nga Artan Peqini, pritet të vendoset te trotuari i Kafe Florës, ndërsa ai i Zogut në fund të Blv Zogu i Parë, me fytyrë nga Skënderbeu.
Por historiani Xhufi e konsideron si vënie përballë të vesit me virtytin, të satrapit përballë heroit.
“Po rrëzojnë monumentet e heronjve të historisë dhe po ngrenë ato të tradhtarëve, të Esad Pashë Toptanit, dhe vetë Ahmet Zogut. Pra, për 100 vjetorin e shtetit Shqiptar po vënë për fat të keq po promovohet filozofia e denigrimit të Ismail Qemalit e Skënderbeut. Zoti Berisha po na kthen në 100 vjetorin e Zogut!” e mbyll Pëllumb Xhufi prononcimin për shqiptarja.com.
usertype:1
<<Previous ThreadNext Thread>>
Page 1 / 1    
New Topic New Poll
Sign Up | Create | About Us | SiteMap | Features | Forums | Show Off | Faq | Help
Copyright © 2000-2019 Aimoo Free Forum All rights reserved.

Get cheapest China Wholesale,  China Wholesale Supplier,  SilkChain 丝链to be a retailer is easy now.
LUFFY LUFFY
LUFFY