User Name  Password
Forumi Amantin
Make a donation click here. Your support will help us remove ads and upload local images, etc.
Title: Natën mes 25 dhe 26 gushtit 1992, ushtarë serbë i vunë flakën Bibliotekës Kombëtare të Bosnjës
Forumi Amantin   Enciklopedia
Hop to: 
Views:42     
New Topic New Poll
<<Previous ThreadNext Thread>>
Page 1 / 1    
AuthorComment
Amantin
 Author    



Rank:Diamond Member!

Score: 625
Posts: 625
Registered: 07/10/2012
Time spent: 23 hours

(Date Posted:07/10/2012 16:36)
Share to: Facebook Twitter MSN linkedin google yahoo

Natën, 25-26 gusht 1992, serbët i vunë flakën Bibliotekës Kombëtare të Sarajevës
Natën mes 25 dhe 26 gushtit 1992, ushtarë të serbëve të Bosnjës i vunë flakën Bibliotekës Kombëtare në Sarajevë. U shkatërruan rreth tre milionë libra dhe shumë dokumente origjinale qindravjeçarë.


"Unë nxitova për në bibliotekë dhe ndihmova në përpjekjet për shpëtimin e këtyre thesareve, por për fat të keq arritëm të shpëtonim vetëm një pjesë të vogël", tregon Dubravko Lovrenovic, historian dhe sot ministër i Kulturës në qarkun e Sarajevës. "Sot, 20 vjet më vonë, Bosnje-Hercegovina nuk është më si më parë. Me shkatërrimin e bibliotekës kombëtare vendi dhe qyteti kanë humbur një pjesë të rëndësishme të identitetit të tyre kulturor."
Ishte nata mes 25 dhe 26 gushtit 1992. Bosnje-Hercegovina ndodhej në luftë, kryeqyteti Sarajevë ishte rrethuar nga ushtria e serbëve të Bosnjës nën komandën e Radovan Karaxhiçit dhe gjeneralit Ratko Mlladiç. Ndërtesa madhështore e Bibliotekës Kombëtare në qendër të Sarajevës nuk kishte asnjë lloj rëndësie ushtarake. Megjithatë ajo u vu me qëllim në shënjestër të goditjeve të artilerisë serbe. Pjesërisht artileria e pozicionuar përreth qytetit qëlloi madje me granata zjarri. U qëllua edhe mbi punonjësit e zjarrfikësit që përpiqeshin të shuanin zjarrin.


Gazetarja Mirela Huković-Hodžić





Triumfi i barbarisë






Biblioteka Kombëtare u dogj plotësisht, 80 për qind e inventarit të saj ra pre e flakëve. U shkatërruan rreth tre milionë libra si dhe qindra dokumente origjinale nga koha e Perandorisë Osmane dhe monarkisë austro-hungareze. Ishin dëshmi të historisë qindravjeçare të Bosnjes dhe të identitetit të një shoqërie multikulturore. Shkatërrimi i Bibliotekës Kombëtare që në fillim të luftës së Bosnjes u bë simbol i një prej synimeve më të rëndësishëm të saj: shkatërrimit të identitetit kulturor të një populli. Madje u gjet edhe një fjalë e re për këtë: kulturocid.
Ndërtesa madhështore ishte ndërtuar në fund të shekullit të 19-të nga një arkitekt austriak, kur Bosnje-Hercegovina ishte pjesë e Austro-Hungarisë. Fillimisht ajo është përdorur si bashki dhe ende sot njerëzit në Bosnje e quajnë "vijecnica" - "bashkia". Pas Luftës së Dytë Botërore në të u vendos Biblioteka Kombëtare dhe Universitare.




Regjisori dhe kritiku i teatrit Gradimir Gojer




Gazetarja Mirela Huković-Hodžić studionte filizofi dhe në bibliotekë lexonte veprat e Aristotelit, Hegelit dhe Kantit. Asaj i kujtohet fare mirë dita kur u dogj biblioteka: "Lufta kishte kohë që kishte filluar dhe ajo ishte e tmerrshme, po kur pashë të digjej Vijecnica, mbeta pa fjalë nga tmerri." Në atë moment ajo e kuptoi se kush ishte qëllimi i luftës: "Të këputeshin përgjithnjë fijet që na lidhin, të zhdukeshin njëherë e mirë të gjitha gjurmët e bashkëjetesës së popujve dhe kulturave të ndryshme."
Shkatërrimin e bibliotekës regjisori boshnjak i teatrit Gradimir Gojer, e sheh si triumf të barbarisë dhe të vdekjes ndaj një modeli të bashkëjetesës mes myslimanëve, ortodoksëve, katolikëve dhe hebrenjve, që ka karakterizuar për shekuj me radhë jetën në Bosnje-Hercegovinë.




Vijecnica - kantier ndërtimi edhe 17 vjet pas luftës


"Kur shkatërrohet dëshmia e një bashkëjetese, bëhet përpjekje edhe për të zhdukur kodin qytetar të një shteti multietnik", thotë Gojer.
"Shkatërrimi i matricës së bashkëjetesës"
Biblioteka Kombëtare në Sarajevë u dogj dy ditë me radhë, ditë në të cilat mbi Sarajevë fluturonin "zogj të zinj", shkruante atëherë shkrimtari Valerijan Zujo: "Janë fletët e djegura nga libri i madh për ngritjen dhe rënien e Bosnjes dhe Sarajevës."
Por nga hiri i Bibliotekës Kombëtare lindi qysh gjatë luftës edhe ndërgjegjësimi se trashëgimia multikulturore është diçka që duhet mbrojtur. "U bënë përpjekje për të shkatërruar matricën e bashkëjetesës. Por kjo pati sukses vetëm për një farë kohe, pasi ndërgjegja për historinë tonë nuk ishte fiksuar vetëm në dokumente, por jeton edhe tek njerëzit që banojnë këtu", thotë Gradimir Gojer.



Kantieri i përjetshëm



Si vizitor në Sarajevën e ditëve tona habitesh që ky monument kombëtar nuk është rindërtuar ende, edhe 17 vjet pas luftës. Ndërkohë që në kryeqytetin e vendit pas luftës u ngritën, thuajse brenda natës shumë ndërtesa të reja dhe të mëdha, kryesisht me ndihmë financiare nga jashtë,"Vijecnica" vazhdon të jetë një kantier i përjetshëm.
Kur kërkon shpjegime për këtë, një palë i referohet problemeve shumë të komplikuara teknike të ndërtimit. Ndërsa pala tjetër fajëson administratën joefektive, e cila merret në radhë të parë me vetveten. Gradimir Gojer ankohet se rindërtimi i Bibliotekës Kombëtare bëhet temë e politikanëve vetëm në fjalime: "Asnjë nga qeveritë e pasluftës nuk ka qenë e ndërgjegjësuar për rëndësinë e bibliotekës në të ardhmen e vendit". Por ai shpreson që kjo të ndryshojë së shpejti dhe që të lindë një ndërtesë e cila "të jetë sërish dëshmi e kodit kulturor të Bosnje-Hercegovinës". Sipas planeve të administratës së qytetit rindërtimi i Bibliotekës Kombëtare duhet të përfundojë deri në prill 2014.

(nga Dojce Vele, shqip)
usertype:1
<<Previous ThreadNext Thread>>
Page 1 / 1    
New Topic New Poll
Sign Up | Create | About Us | SiteMap | Features | Forums | Show Off | Faq | Help
Copyright © 2000-2019 Aimoo Free Forum All rights reserved.

Get cheapest China Wholesale,  China Wholesale Supplier,  SilkChain 丝链to be a retailer is easy now.
LUFFY LUFFY
LUFFY