User Name  Password
Forumi Amantin
Make a donation click here. Your support will help us remove ads and upload local images, etc.
Title: Kazanova
Forumi Amantin   Enciklopedia
Hop to: 
Views:65     
New Topic New Poll
<<Previous ThreadNext Thread>>
Page 1 / 1    
AuthorComment
Amantin
 Author    



Rank:Diamond Member!

Score: 625
Posts: 625
Registered: 07/10/2012
Time spent: 23 hours

(Date Posted:07/10/2012 16:46)
Share to: Facebook Twitter MSN linkedin google yahoo

KAZANOVA - filozof dhe njohës i mirë i grave
(1725-1798)



Mbi dyzet vite të jetës i kaloi nëpër shtretërit e grave të panumërta, të rangut e moshave të ndryshme dhe ai beson se është njohës i mirë i jetës dhe dashurisë...




A i mungon letrave të përkthyera në gjuhën shqipe ky "sevdalli maskara"?

Në memoaret e dashnorit të madh e mondan, Xhakomo Kazanova, paraqitet një tabllo e paharruar e shekullit 18. Në mbi 5000 faqe përshkruan Kazanova, të gjithë ato që përjetoi gjatë dyzet vitesh. Paraqitja haptas, pa kurrfarë kompromisi, njihet si më e pashembullta në historinë e letërsisë evropiane. Memoaret na ofrojnë një jetë të larmishme, jo të zakonshme, gjurmët e së cilës përshkojnë tërë Evropën. Si oficer paradash, violinist teatri, gjysmë kriminel i lirë, e luan sallonesh, paraqesin vetëm disa situata të jetës së tij. Aty përshkruhen njerëz, vende dhe shoqëri, si dhe personalitet e njohura si Frederiku i Madh, Volteri dhe madam Pampodur, paraqiten me përpikshmëri, deri në detaje. Kështu, zhvillohet në brendi të syrit të lexuesve një pamje fascinuese e jetës politike dhe shoqërore, e kohës së rokokosë.
Në gjuhën shqipe mund të numërohen me gishta shkrimet mbi Xhakomo Kazanovën dhe atë shumë shpesh në formë të shtrembëruar, patjetër të mitizuar. Duke analizuar figurat letrare të një sfondi të specifikuar për kohën e ndodhive, Kazanova bie në fazën e zhvillimeve të shpejta teknike e shoqërore, sidomos e theksuar me ndërrimin e roleve të gjinive. Në kohën e emancipimit të femrës, mashkulli luftonte për kompensimin e identitetit të figurës së gjinisë së fortë, pra, për të fituar siguri dhe identitet.

A i mungojnë me të vërtetë letrave të përkthyera në gjuhën shqipe, memoaret e këtij "sevdalliu maskara", si haset shpesh te ne?

Vetë kopertinat e memoareve janë të praruara, me fjalë të mëdha por të një formati të vogël.

Çka është, pra, dashuria?


Në pikëpamjet e Xhakomo Kazanovës, "dashuria është një stoli e vendosur në xhepin e vogël të jelekut të qejfliut". Por ai beson se është një njohës i mirë i jetës dhe dashurisë, i fatit dhe barnave, i ushqimit, i skllavërisë dhe artit, pra, tërë këto ky i njeh sikur se xhepin e jelekut të vet; "për aktin e dashurisë, nevojitet patjetër iluzioni".
Pikëpamjet e Kazanovës, janë në të shumtën e rasteve, po aq të pashije sikur se paragjykimet e tij të paskrupullta, si p.sh: " Në Poloni, gratë në përgjithësi janë të shëmtuara".





Arthur Japin: Kazanova me sytë e dashurisë së parë




"Pse duhet dikush të heqë dora nga jeta vetëm për dashurinë?" Luçia ishte vetëm katërmbëdhjetë vjeçe kur e pyeste plot habi konteshën e Montrealit, teksa ajo i fliste për sallonet e Venecias si një arenë beteje. Në Pasiano, ndonëse bijë e një shërbyeseje, Luçia kishte qenë e lirë. Kjo, deri sa ditët e saj të qeta u trazuan nga Xhiakomo Kazanova. Nuk duhen shumë fjalë për ta përshkruar këtë personazh të 1700-s. Aventurier, shkrimtar, agjent sekret italian, historia e tij lundron në ato të vërteta që ai ka lënë të shkruara. Kujtime që kanë grishur vazhdimisht imagjinatën e shkrimtarëve, regjisorëve, artistëve, për ta sjellë e risjellë këtë personazh, për ta vënë para gjykimit të kohëve moderne. Në këto të thëna është ndalur edhe shkrimtari holandez Arthur Japin. Kazanova i vetëtreguar e shtyu drejt romanit "Me sytë e Luçias", sjellë në shqip nën titullin "Shëmti e përkryer" nga “Skanderbeg Books”. Më shumë sesa personazh, Kazanova në këto faqe është veçse shkaku që të çon në një tjetër karakter. Është Kazanova, zbuluar përmes dashurisë së tij të parë. Një grua, në jetën e një aventurieri, nuk duhet të ishte më shumë se një numër në historitë e shpenguara të pasionit. Në fakt Luçia ishte më shumë. Ajo ishte shkaku që i diktoi rrugën e jetës Kazanovës dhe anasjelltas. Ai ishte shkaku i një drame dashurie për Luçian. Në kujtimet e tij Kazanova i kushton disa faqe Luçias, njërës nga të dyja gratë me të cilat kishte gabuar. Arthur Japin, me fjalët e rimarra të Kazanovës, rindërton një tjetër histori të treguar pak, atë të Luçias. Amsterdam, 1758. Këtu zë fill rrëfimi. Në një lozhë teatri, fshehur pas velit të një prostitute klasi, Galathi de Pompinjak do të ritakonte të shkuarën. Nuk e njohu. Në atë çast ai ishte veçse zoti Seingalt, një kandidat i mundshëm, të cilit mund t'i falte trupin. Asgjë më shumë. I ishte dashur shumë të fitonte atë pozicion, të ndihej e lakmuar nga burrat, të fitonte mbijetesën e të ruante sekretin e saj. Ishte stërvitur të mos e përziente shpirtin. Në fakt Galathi nuk ishte e sigurt nëse e kishte më. Kishte parë të zhgërryheshin mbi trupin e saj marinarë që zbrisnin në port të etur, burra që qelbeshin erë, pleq që merrnin guximin t'i hidhnin një sy fytyrës së saj plot vraga. Kishte provuar rrugën, sallën e anatomisë ku trupi i saj lakuriq këqyrej me kureshtje nga studentët e ku pas këtij riti, në sallën e zhveshjes profesori zhytej mes këmbëve të saj. Kishte provuar godinat e fëlliqura ku bëhej seks dhe vitrinën e shtëpisë së prostitucionit në Amsterdam, ku burrat paguanin dy grosh për të këqyrur dhimbjen e atyre grave që i krahasonin me pelat. Gjithçka deri sa vuri një vel. "Shpesh më kanë akuzuar pse e fsheh veten pas një veli, por në të vërtetë është e kundërta. Unë fsheh botën. Kam vënë një perde përballë saj. Përmes atij veli të dantelltë dhe të mëndafshtë, çdo gjë duket më miqësore... Veli pati edhe një efekt tjetër të rëndësishëm, te klientela. Burrave iu pëlqen të hamendësojnë. Ata do të preferonin më mirë të kërkonin sesa të ishin të sigurt. Çdo grua mund të ta thotë se ia ushqen më shumë zjarrminë të dashurit duke i treguar konturin e thimthit të gjoksit poshtë një cope të tendosur, sesa t'ia nxjerrësh menjëherë të gjithin". Kjo që rrëfen është Galathi de Pompinjak. Këtë identitet ajo, Luçia do ta përdorte për të hyrë në sallonet e mëdha vjeneze përkrah Xhiakomos, bashkëshortit të saj të ardhshëm, të cilin e priste një karrierë e shkëlqyer. Kontesha u tregua bujare. I vuri në dispozicion mësuesin De Pompinjak. Do ta bënte një zonjë të denjë për në sallonet vjeneze, ku bukuria dhe finesa e një femre ishin armët e para të një mashkulli. Xhiakomo kishte mbërritur në Pasiano për dasmën madhështore të vajzës së konteshës së Montrealit dhe iku prej andej me premtimin se do të kthehej në pranverë për t'u martuar me Luçian. Atëherë ai ishte një djalosh 17-vjeçar. Fare pranë lumturisë së tyre, Luçia do të lëngonte me javë të tëra në shtrat nga lija, sëmundje që kapi së pari mësuesin e saj. E lidhur nga duart dhe këmbët, në përpjekje për të ruajtur hiret femërore, teksa prifti po i bënte predikimet e fundit Luçia hap sytë. “Edhe pas këtyre viteve, ende e kam të vështirë të përshkruaj atë gjë të shpërfytyruar që pashë në pasqyrë. Mjafton të them që nuk e njoha veten”. Luçia e kishte vendosur. Do të sakrifikohej për lumturinë e Xhiakomos. Me një femër plot vraga në fytyrë as që mund t’u afrohej salloneve vjeneze. Sajoi historinë e një tradhtie në kthim të Xhiakomos, e pa pas perdeve të largohej, ndërsa vetë nisi një rrugëtim pa kthim si shërbyese, shoqëruese e pastaj si prostitutë. Arthur Japin përshkruan gjithë këtë histori me ftohtësi klinike. Në rrugëtimin e saj Luçia e vuri shpesh në dyshim zgjedhjen e bërë. Dashuria tragjike e Xhiakomos dhe Luçias kaloi shpeshherë në dyshimet filozofike të marrëdhënieve burrë-grua, bukuri e jashtme dhe e brendshme, arsyes apo intuitës, imagjinatës apo realitetit. Në ritakimin me Xhiakomon në lozhën e operës atë ende e brente dyshimi. Foli gjatë me të, u takuan, bënë dashuri, sërish pa e hequr velin. Ai nuk e kuptoi asnjëherë se Galathie ishte Luçia e tij, kur ajo i tregoi fytyrën e vërtetë në një shtëpi prostitutash. Me keqardhje Xhiakomo u largua nga fytyra plot vraga, por jo nga ajo e fshehur pas velit. Luçia vendosi sërish t’i largohej. Udhëton drejt Nju Jorkut me zotin Xhemisën, një plak që e njihte fytyrën e saj me vraga, një plak që pranoi edhe fëmijën që po rritej brenda Galathisë. Xhiakomo nuk e mori vesh asnjëherë të vërtetën. Arthur Japin e gjeti dhe ndërtoi historinë e Luçias nga arkivat, nga takimet me prostitutat dhe nga përshkrimet e shtëpive publike të Amsterdamit.



Publikohen kujtimet, ja sa femra ka patur aventurieri Kazanova



Paris, 18 shkurt, NOA - Të gjithë e njohin historinë e Kazanovës, djaloshit që ia kushtoi jetën epsheve dhe femrave, por askush nuk e di me saktësi deri më sot se cili ka qenë numri i atyre me të cilat ai ka patur lidhje. Kjo citohet vetëm në një libër i cili përmbledh dorëshkrimet origjinale të historisë së jetës së Xhakomo Kazanovës, realizuar nga ai vetë.
Eshtë biblioteka e Firences, e cila më në fund ka arritur që të sigurojë dokumentet e tjera, të cilat janë të gjitha mbi 3.700 faqe të shkruara nga vetë Kazanova midis viteve 1783-1789.
"Historia e jetës sime" është sigurisht libri më i famshëm i Kazanovës ku rrëfen me sinqeritet maksimal aventurat e tij fisnike, aventurat në Evropë dhe udhëtimet e gjata ku takoi edhe shkrimtarët e mëdhenj të kohës së tij duke përfshirë Volterin dhe Rusoin, por edhe Mozartin, kompozitorin e famshëm si dhe krerët e lartë politikë siç ishte Frederiku II i Prusisë dhe Katerina II e Rusisë.
Në këto dorëshkrime përfshihen edhe shthurjet e tij në shtrat me 122 gra, mes tyre edhe një murgeshë që "doli nga rruga e Zotit" sa u njoh me të.
Nuk dihet saktë se çfarë çmimi paguhet për dorëshkrimet, por gjithë puna është vlerësuar ndërmjet shumës 5-20 milionë euro.
Kjo në fakt, flet vetëm për një pjesë të jetës së Kazanovës, pasi të tjera dorëshkrime personale të shkruara prej tij hedhin dritë mbi dhjetëra histori të tjera erotike...
usertype:1
<<Previous ThreadNext Thread>>
Page 1 / 1    
New Topic New Poll
Sign Up | Create | About Us | SiteMap | Features | Forums | Show Off | Faq | Help
Copyright © 2000-2019 Aimoo Free Forum All rights reserved.

Get cheapest China Wholesale,  China Wholesale Supplier,  SilkChain 丝链to be a retailer is easy now.
LUFFY LUFFY
LUFFY