User Name  Password
Forumi Amantin
Make a donation click here. Your support will help us remove ads and upload local images, etc.
Title: Festa e birrës në Bavari
Forumi Amantin   Enciklopedia
Hop to: 
Views:80     
New Topic New Poll
<<Previous ThreadNext Thread>>
Page 1 / 1    
AuthorComment
Amantin
 Author    



Rank:Diamond Member!

Score: 625
Posts: 625
Registered: 07/10/2012
Time spent: 23 hours

(Date Posted:14/10/2012 01:36)
Share to: Facebook Twitter MSN linkedin google yahoo

Festa e birrës në Bavari


Ngrini gotën!


A do ta vizitojnë më shumë se 7 milionë njerëz Oktoberfest këtë vit? Kjo do të thyente rekordin e festivalit më të madh popullor në botër, i cili zhvillohet në Mynih nga 22 shtatori e deri më 7 tetor. Festimi i rrëmujshëm por relaksues mbahet në atë që vendasit e quajnë „Wiesn“ ose livadh.



Pikëzat e para


Tradicionalisht, kryebashkiaku i Mynihut është i ngarkuar me hapjen zyrtare të Oktoberfest, duke goditur me çekiç fuçinë e parë të birrës dhe duke bërtitur „o´zapft is!“ (festa u hap!). Kryetari aktual i Bashkisë, Christian Ude, ka shumë eksperiencë në hapjen e rubinetëve të fuçive të birrës. Ai mban këtë post që nga viti 1993.
usertype:1
Amantin
Share to: Facebook Twitter MSN linkedin google yahoo 1# 



Rank:Diamond Member!

Score:625
Posts:625
Registered:07/10/2012
Time spent: 23 hours

RE:Festa e birrës në Bavari
(Date Posted:14/10/2012 01:42)

A është kjo Angie?


Oktoberfest është një vend për t'u vizituar dhe ku mund të shohësh shumë personazhe të famshëm, të cilët shfaqen gjatë aktivitetit 16-ditor. Nëse shfaqet ose jo kancelarja Angela Merkel veshur me një fustan të tillë tipik të Oktoberfest, kjo mbetet për t'u parë.

Një zgjedhje e vështirë


Në Bavari, „Dirndl“ përkthehet „vajzë e re", por termi përdoret gjithashtu për t'iu referuar fustaneve tradicionale bavareze. Veshjet, të cilat dikur visheshin nga gratë fermere, konsistojnë në një bust, fund, përparëse dhe bluzë me mëngë të fryra.

Zgjedhje personale


Dirndl thotë shumë për femrën që e vesh atë. Nga pamja leopard tek ky drindl i bardhë me përparëse të kuqe, praktikisht asgjë nuk është e pamundur. Këtë vit janë në modë ngjyra gri e errët, e gjelbra, e kuqja e theksuar dhe roza e zbehtë.


Prerje e pamëshirshme


Gratë mund të zgjedhin të veshin pantallona lëkure. Por meshkujt 'duhet' patjetër të kenë veshjen tradicionale bavareze. Vizitorët me eksperiencë të Oktoberfest e dinë se ja vlen që të bësh palestër para festivalit të birrës, jo vetëm për të qenë në gjendje të ngresh krikllat gjigandë të birrës por edhe sepse pantallonat e lëkurës, nxjerrin në pah çdo mangësi trupore.

Mos u rruani!


Një bavarez i vërtetë mban një kapele tradicionale dhe mjekër. Kapelet tipike bavareze, gjithashtu të njohura për turistët, janë të bëra nga shajak leshi dhe shpesh të zbukuruar me një pupël ose me qime të derrit të egër. Në „Wiesn“ mund të gjesh lloje të ndryshme modelesh.

Nderi i gjahtarit!


Jo vetëm çdo mashkull bavarez duhet të mbajë mjekër, por ai duhet të mbajë edhe kapele. Kjo e fundit është tradicionalisht e bërë nga lëkura e shpinës së dhisë së egër. Vite më parë, kapelja tradicionale bavareze shërbente si status-simbol i gjahtarëve, pasi cilësia e presë së tyre mund të tregohej në kokat e tyre.


Ofertë e madhe zbavitjesh


Në Oktoberfest, karuselët dhe vagonët rrotullues janë po aq të rëndësishëm sa dhe birra. Vizitorët e guximshëm mund të bien nga lartësi marramendëse në shpejtësi të frikshme, ose mund të bëjnë një xhiro me karuselin historik rrotullues, që natyrisht duhet të përputhet me veshjet tuaja. Ne rekomandojmë që të shijoni këto xhiro para se të pini birrë, dhe jo anasjelltas.


Punë për muskujt e krahëve!


Të punosh si kamarier në Oktoberfest është një punë që nuk mund t'a përballojë kushdo. Shërbyesit duhet të kenë një dozë të shëndetshme force, këmbëngulje dhe zhdërvjelltësi për t'ia dalë mbanë në ditët e gjata. Birra e fermentuar që është veçanërisht e përgatitur për Oktoberfest ka një përmbajtje alkooli më të lartë se birra e zakonshme.


Pa fat!



Ata që mbërrijnë shumë vonë duhet të rrinë në këmbë ose të presin jashtë. Në total, në çadrat e Oktoberfest janë në dispozicion 107 mijë vende. Gjatë ditëve të pikut, si për shembull gjatë fundjavave, është thuajse e pamundur të gjesh ndonjë qoshe nëse nuk keni rezervuar më parë, ose të prisni në radhë për një kohë të gjatë.


I preferuar jashtë vendit

Për shkak të popullaritetit që kanë, Oktoberfest janë të përhapur në mbarë botën, duke përfshirë këtu edhe Guangzhou në Kinë. Për të vendosur cili Oktoberfest është më i mirë, duhet të ndërmerrni një tur në të gjithë botën që të bëni krahasime.

Autor: Karin Jäger / Elona Elezi | Redaktor: E. Xhani
teksti dhe fotot jane marre nga sajti i DW ne shqip!


(Message edited by Amantin On 14/10/2012 01:44)
usertype:1 tt= 0
<<Previous ThreadNext Thread>>
Page 1 / 1    
New Topic New Poll
Sign Up | Create | About Us | SiteMap | Features | Forums | Show Off | Faq | Help
Copyright © 2000-2019 Aimoo Free Forum All rights reserved.

Get cheapest China Wholesale,  China Wholesale Supplier,  SilkChain 丝链to be a retailer is easy now.
LUFFY LUFFY
LUFFY