User Name  Password
Forumi Amantin
Make a donation click here. Your support will help us remove ads and upload local images, etc.
Title: 7 mrekullite e botes antike
Forumi Amantin   Enciklopedia
Hop to: 
Views:44     
New Topic New Poll
<<Previous ThreadNext Thread>>
Page 1 / 1    
AuthorComment
Amantin
 Author    



Rank:Diamond Member!

Score: 625
Posts: 625
Registered: 07/10/2012
Time spent: 23 hours

(Date Posted:09/10/2012 07:58)
Share to: Facebook Twitter MSN linkedin google yahoo

7 mrekullite e botes


Shtate mrekullite e botes, njihuni me mire me historine e se bukures ...


Megjithese shume njerez e dine ekzistencen e 7 mrekullive te botes, vetem disa prej tyre mund ta emertojne kete liste. Kjo liste eshte shkruar rreth shek II p.e.s. Referenca e pare ne lidhje me kete ide eshte gjetur ne Histori te Herodoti, shek V p.e.s. Dekada me vone, historianet greke shkruan per monumentet me te madherishme te kohes. Callimachus i Cyrenes (305p.e.s-240p.e.s), kryebibliotekar i Alexandria Mouseion, shkroi "Permbledhje e mrekullive neper bote". Gjithçka dime per kete permbledhje eshte vetem titulli, sepse ajo u dogj ne zjarrin qe i ra bibliotekes. Lista perfundimtare eshte plotesuar gjate mesjetes. Lista permbante 7 monumentet me mahnitese te botes antike, disa prej te cilave pothuaj u zhduken gjate mesjetes. Te tjera as qe nuk "jetonin" me. Midis referencave me te vjetra rreth listes kanonike jane gdhendjet e artistit hollandez Maerten van Heemskerck (1498-1574) dhe Johann Fischer von Erlach me vepren “Histori e Arkitektures”. Sot, evidencat arkeologjike zbulojne disa prej mistereve qe rrethonin historine e ketyre mrekullive prej shekujsh. Per ndertuesit e tyre, 7 mrekullite ishin nje celebrim i fese, mitologjise, artit, fuqise dhe shkences. Per ne, ato pasqyrojne aftesine e njeriut per te ndryshuar ambjentin duke ndertuar konstruksione madheshtore, njera prej te cilave i qendron kohes edhe ne ditet tona.

Shtate mrekullite e botes

1-Statuja e Zeusit
2-Kolosi i Rodit
3-Tempulli i Aferdites
4-Kopshtet e Babilonise
5-Piramida e Gizeh
6-Mauzoleumi i Halicarnasos
7-Fari i Aleksandrise

Statuja e Zeusit

Ne tempullin kushtuar zotave ne qytetin grek te Olimpit, statuja u be ne vitin 462 para Krishtit nga skulptori me i mire i Greqise, Fidis, ne fildish dhe ar. Ajo eshte e punuar me tekniken krisoelefantine. Zeusi paraqitej i ulur ne nje fron te bere me te njejtat materiale si dhe statuja qe paraqiste perendeshen Victoria

Kolosi i Rodit
Vendndodhja gjeografike e Rodit ishte e privilegjuar per te tregtuar me Greqine. Azia dhe Egjipti fale kesaj e shnderruan ne qendren tregtare me te madhe te Mesdheut Oriental. Mbreti Demetri i Poliarcetes, i njohur per eksperiencen ushtarake sidomos neper rrethinat, aq sa ne te ardhmen ushtaraket do t’i referoheshin teknikes se tij duke e emertuar "Poliarcetica", vendosi te sulmoje Rodin. Qyteti i rezistoi dhe Demetri u detyrua te terhiqej. Per te festuar kete triumf, qyteti vendosi te ndertonte nje monument per kujtim te Helios, zoti i diellit, ne port. Punimet i udhehoqi Cares Lindos. Ne fillim statujen e veshen me hekur dhe siper me pllaka bronzi. Me ne fund, kur statuja perfundoi, kishte jo me pak se 32 m lartesi. Fama e saj solli udhetare nga e gjithe bota antike per ta pare. Me Kolosin e Rodit ne ate kohe ishin 5 mrekullite e botes qe ishin ngritur mbi faqen e tokes, numer qe erdhi duke u rritur. 56 vjet me vone nga ndertimi i tij ne 223 para e.s., nje termet e shembi Kolosin. Banoret e Rodit ndoqen keshillat e nje orakulli dhe vendosen t’i lene pjeset e tij atje ku rane nga termeti. Dhe keshtu u be gjate 90 vjeteve deri ne 654 para e.s., kur myslimanet moren copat e bronzit si plaçke lufte. Madhesia e statujes ishte e tille saqe anijet kalonin mes kembeve te tij. Kolosi i Rodit nuk ka nevoje per mitifikim, sepse u deshen me shume se 2000 vjet kur njeriu arriti te bente diçka me madheshtore.

Tempulli i Aferdites
Qyteti i Efesit, ne breg te Detit Jon dhe ne grykederdhjen e lumit te vogel Meandro. Ne shekullin VI para e.s., ky qytet ka qene gjithmone qendra e kultit te Aferdites, e quajtur me vone Diana nga romanet. Flitet per perendeshen e natyres dhe kafsheve te egra dhe paraqitet e shoqeruar nga nje sorkadhe dhe e armatosur me hark dhe shigjeta. Nga antikiteti ekziston nje tempull i dedikuar perendeshes. Por ne shekullin VII para e.s., qyteti pesoi nje sulm nga cimeret. Edhe pse qyteti rezistoi, tempulli u dogj dhe u shkaterrua. Gjithçka ishte ne duart e mbretit te Lidias, Kreso. Po, eshte i njejti qe ka shpikur disqet e çuditshme prej metali te quajtura "kreseidas". Asnje nuk e di se ku do ndalojne keto shpikje moderne.... por Kreso ishte nje mbrojtes i shenjteve dhe artisteve dhe ai propozoi te ngrihej nje tempull i ri i Artemises , me i mire se i pari. Per kete u be nje thirrje publike ku u kerkohej te gjithe qytetareve qe te dhuronin para per tempullin e ri. Me ne fund tempulli u ngrit. Llogariste 127 kolona te mrekullueshme nga 20 m lartesi, diçka e jashtezakonshme per kohen, gjithashtu permbante dhe skulptura te Eskopes. Ky tempull shkelqeu qytetin e Efesit gjate dy shekujve. Pa dyshim vjen tragjedia: ne vitin 356 para e.s., bariu Erostrato e shkaterroi tempullin duke e ndezur thjesht per fame. Pa dyshim qe ky pionier i fames e arriti ate qe kerkonte, prove eshte qe ende i kujtohet emri edhe sot. Por ne ate kohe arriti diçka me shume se fama: duke u treguar te gjithe njerezve qe per çudi Escopa ka nje Erostrato dhe qe mrekullite e ndertuara nga njerezit duhet te jene te mbrojtura nga vete njerezit. Kjo histori ka nje epilog: kur rreth 20 vjet me vone, Aleksandri i Madh pushtoi qytetin e Efesit, degjoi historine e tempullit dhe zbuloi qe tempulli ishte shkaterruar ne te njejten dite qe kishte lindur ai. Kjo koinçidence e beri qe ta rindertonte tempullin gjate kohes qe ishte ne Efes, duke u perpjekur te krijonte nje qeveri demokratike. Edhe pse mbaroi, tempulli (behet e treta here me kete rindertim) nuk e rimori kurre te shkuaren e tij te shkelqyer.

Kopshtet e Babilonise
Kjo mrekulli ka qene e ndertuar ne Babiloni, i quajtur Babel ne Bibel, ne brigjet e lumit Eufrat. Perveç emrit te tij, qyteti figure neper analet e historise neper mijera vjet eshte pare me ndertime te reja dhe shume bashkekohore, ndersa pas me shume se 100 vjetesh gjaksoret asiriane i shkaterruan deri ne themel. Por ne fund, babilonasit i shkaterruan komplet asirianet dhe e rindertuan qytetin. Po flasim per shekullin VI para Krishtit, kur qeverisi mbreti Nabucodonosor II, me i famshmi i te gjitheve me kete emer. Perveçse nje luftetar i madh, Nabuscodonosor ishte edhe nje arkitekt i madh. Por diçka nuk shkon mire ne kete qytet madheshtor. Trishtimi i Amytis, gruas se Nabucodonosor. Ajo ishte nje princeshe qe ishte krijuar neper male dhe ky qytet e trishtonte. Ky trishtim e merziste mbretin. Ai nuk mund t'ia lejonte vetes qe te arrinte te fitonte betejat, te bente ndertime madheshtore dhe te mos arrinte te bente te lumtur gruan e tij. Princesha ndiente mungesen e maleve dhe kodrave dhe nuk ngelej gje vetem qe t'ia ndertonte ato. Ai zgjodhi ndertuesin me te madh, Acaso. U zgjodhen gure te medhenj, sepse tullat e zakonshme nuk do t’i qendronin dot lageshtires. Keshtu filluan te ndertohen tarraca te shkallezuara, ne te cilat depozitohej toke (dhe) e domosdoshme per t'u mbjelle peme, lule, shkurre etj. Ndertuan gjithashtu edhe nje makine qe transportonte uje nga nje pus deri ne kopshtet qe t’i ujisnin. Ne pak kohe, filluan te rriten dhe bile disa prej tyre kaluan dy here muret e qytetit. Nabucodonosor arriti te krijonte nje mal te mbuluar me gjelberim. Mbi kopshtet ekziston gjithashtu nje legjende qe percakton daten e ndertimit ne fund te shekullit XI para Krishtit. Sipas kesaj legjende, eshte mbreteresha Shammuramat, e quajtura Semiramida nga greket, e cila ndertoi kopshtet. Semiramida qeverisi mbreterine asiriane si trashegimtare e djalit te saj, Adadnirari III, qe nga vdekja e mbretit Shamsidad V dhe per me shume kur ndertoi kopshtet pushtoi Indine dhe Egjiptin. Perfundon jeten e saj duke u vetevrare nga dhimbja kur zbulon nje komplot kunder saj nga i biri. Ne vitin 539 para Krishtit, persianet pushtuan Babilonine dhe kjo provokoi renien. Popullsia filloi te pakesohej dhe kur Aleksandri i Madh vizitoi qytetin (rreth 320 para es), pjesa me e madhe e Babilonise ishte rrenuar. te lidhur ne krahun e djathte dhe ne te majten skeptrit, rreth tij ishin skulptura te ndryshme te heronjve mitologjike. Skulptura kishte lartesi prej 14 m. Sipas historianeve te autorizuar, ishte me e bukura skulpture dhe riprodhimi i saj njihet vetem ne monedha te takuara ne shekullin XIX. Jetoi rreth 1000 vjet (me shume se te gjitha mrekullite e tjera) derisa disa fanatike kristiane te mbreterise te Teodosit II e dogjen, por ajo nuk u shkaterrua totalisht. Zhdukja totale ndodhi ne shekullin VI dhe nuk ngeli asnje gjurme e saj si pasoje e termeteve. Statuja ka sherbyer per shume vjet per te kurorezuar fituesit e olimpiadave greke

Piramida e Madhe e Gizes

Eshte e vetmja mrekulli qe nuk ka nevoje per pershkrim prej poeteve apo historianeve te hershem. Eshte e vetmja mrekulli qe nuk ka nevoje per spekulime persa i perket pamjes, madhesise dhe formes se saj. Eshte me e vjetra dhe e vetmja ende "gjalle" midis te gjitha mrekullive. Vendndodhja: ne qytetin e Gizes, qytet varreze e Memphis-it te lashte dhe sot pjese e Kajros se Madhe, Egjipt. Ne kundershtim me besimin e zakonshem, vetem Piramida e Madhe e Khufu (Keops), jo te trija Piramidat e Medha, eshte ne maje te listes se mrekullive. Monumenti u ndertua prej faraonit egjiptian Khufu i Dinastise se Katert rreth vitit 2560 p.e.s per te sherbyer si varr per te. Tradita e ndertimit te piramidave filloi ne Egjiptin antik si nje sofistikim i idese se nje platforme qe mbulonte varrin mbreteror. Mendohet te jete ndertuar per nje periudhe 20-vjecare. Megjithese nuk dihet se si blloqet perberese jane sistemuar, jane propozuar shume teori. Prania e tyre gjithmone ka stimuluar mendjen e njeriut. Kur Napoleoni pushtoi Egjiptin ne vitin 1798, krenaria e tij u shpreh me ane te thenies: "Soldats! Du haut de ces Pyramides, 40 siècles nous contemplent". (Ushtare! Nga majat e ketyre piramidave, 40 shekuj jane duke na veshtruar). Kur u ndertua, Piramida e Madhe ishte 145.75 m (481 ft) e larte. Me kalimin e viteve, humbi 10 m (30 ft) prej majes se saj. Renditej si struktura me e larte ne toke per 43 shekuj, e mposhtur per lartesi ne shek XIX. Çdo faqe eshte perpikmerisht e orientuar sipas pikave te horizontit, veri, lindje, jug, perendim. Struktura permban rreth 2 milione blloqe guri, secili peshon me shume se 2 tone. Thuhet se jane mjaftueshem gure ne 3 piramida per te ndertuar nje mur 3 m te larte, 0.3 m te gjere qe te rrethoje Francen.

Mauzoleumi i Halicarnasos
Viti 352 para e.s.. Mrekullite e botes, qe ne kete kohe ishin kater, pakesohen ne 3, sepse Erostrati djeg tempullin e Artemises. Por zhvillimi eshte duke ardhur: nje mrekulli e re do te ndertohet, me shume koincidenca me tempullin e Artemises dhe do te duket si nje veper e bere me magji per te kompensuar humbjen. Jemi ne Halicarnaso, ne Caria, nje shtet ne Azine e Vogel. Behet fjale per nje qytet te rendesishem, qe llogariste dhe nje fabrike nga ato te disqeve te çuditshme te metalit te shpikura nga Creso qe prodhojne para. Qyteti shfaq shkelqim. Por tani qyteti eshte ne zi , Mausolo vdiq. Çfare varri mund te ishte i denje per nje mbret te tille? E veja e tij, Artemisa, merr vendimin qe te mos kursehet ne shpenzime. Eshte tamam sikur i gjithe qyteti ta dinte qe kurre me nuk do kthehej nje epoke aq e mrekullueshme si ajo e Mausolos , prandaj njerezit u vune ne dispozicion te demonstronin mirenjohjen dhe t’i benin nje varr, me specialin e historise, aq sa i dha emrin mauzoleumeve te ndertuara me vone. Filluan punimet: arkitektet Satiros dhe Piteos ndertuan nje podium kenddrejte mbi te cilin ngrihej nje kolone e rregullit jonik. Mbi kete nje piramide e shkallezuar. Dhe ne maje nje statuje. Bashkesia e te gjitha ketyre arrinte lartesine marramendese prej 50 m. Por kjo nuk ishte e gjitha. Skulptoret me te mire te Greqise te asaj epoke bene statujat dhe mozaiket: Briaxis, Timoteo, Leucastes dhe famozi Scapo. Por kjo mrekulli do te ishte ajo qe duroi me pak ne kohe nga te gjitha. Sapo kaluan 16 vjet, me 334 para e.s., Aleksandri i Madh shkaterroi qytetin. Ai qe dha urdher per rindertimin e tempullit te Artemises tregon tani anen e tij shkaterrimtare. Edhe pse vite me pas mbreterit e Egjiptit qe moren Carian e rindertuan Halicarnason, qytet qe eshte edhe ne ditet tona (sot quhet Bodrum), nga mauzoleumi ngeli vetem legjenda.

Fari i Aleksandrise
Egjipt, viti 280 para e.s. Qe kur Aleksandri i Madh i liroi egjiptianet nga dominimi persian, lidhjet mes grekeve dhe egjiptianeve u forcuan aq shume sa mbreti i tyre,
Ptolomeu II, ishte me origjine greke. Ky bashkepunim i grekeve dhe egjiptianeve ishte me i dukshem ne kryeqytet, Aleksandri. Themeluar prej Aleksandrit te Madh ne vitin 332 para e.s., ky qytet i zhvilluar u be vatra me e rendesishme e kultures helene.
Por kete here mrekullia nuk do te jete nje tempull, as ndonje lloj tjeter monumenti ose ndertese, por nje kulle. Kjo kulle do te sherbente per te udhehequr anijet e shumta qe mberrinin ne brigjet e Aleksandrise. Mbreti vendosi te ndertonte nje kulle qe te identifikonte vendin dhe qytetin nga shume larg. Per kete perdoren ishullin e vogel te Faros, perballe portit. Arkitekti Sastro drejtoi punimet, qe, sa me shume ecnin jepnin nje pamje te mrekullueshme. Kur perfundoi, kulla ishte me shume se 120 m. Ne maje te saj kishte pasqyra metalike per te treguar pozicionin e saj diten, duke reflektuar driten e diellit dhe naten per mungese te drites ndizej zjarr (vater).
Kjo mrekulli do te rezistonte shume, rreth 1600 vjet deri ne shekullin XIV, kur termetet do ta shembnin. Emri i mrekullise ishte "Kulla e Farit" dhe i linte mbrapa te gjitha ndertimet e bera deri ne ate kohe qe kishin per qellim te udhehiqnin anijet.
usertype:1
<<Previous ThreadNext Thread>>
Page 1 / 1    
New Topic New Poll
Sign Up | Create | About Us | SiteMap | Features | Forums | Show Off | Faq | Help
Copyright © 2000-2019 Aimoo Free Forum All rights reserved.

Get cheapest China Wholesale,  China Wholesale Supplier,  SilkChain 丝链to be a retailer is easy now.
LUFFY
LUFFY