Owners, please ensure your forums are locked to non members and anonymous. Check that everyone needs to leave a message when applying to join.

Close it  
User Name  Password
Forumi Amantin
Today | Join | Member | Search | Who's On | Chat Room | Help | Shop | Sign In | | | | | Follow Aimoo_Com on Twitter
Make a donation click here. Your support will help us remove ads and upload local images, etc.
Title: Tregime per femije
Forumi Amantin   Këndi i vogëlushve
Hop to: 
Search Tags: tregime
Views:156     
New Topic New Poll
<<Previous ThreadNext Thread>>
Page 1 / 1    
AuthorComment
Lyhnida
 Author    



Rank:Silver Member

Score: 55
Posts: 55
From: Albania
Registered: 07/10/2012
Time spent: 0 hours

(Date Posted:07/10/2012 09:59)
Share to: Facebook Twitter MSN linkedin google yahoo

 Andrea Petromilo (Letërsi për fëmijë)


ANDREA PETROMILO


Andrea Petromilo lindi në fshatin Palasë të krahinës së Himarës, në rethin e Vlorës, më 1 dhjetor 1949. Në vitin 1956 familja e tij vendoset në qytetin e Vlorës, ku prej shumë vitesh( menjëherë pas çlirimit të vendit!) i ati punonte si drejtues i veprave industriale. Aty ai kreu shkollimin fillor, shtatëvjeçar e të mesëm. Në vitin 1967 nis studimet universitare pranë Insitutit të Lartë Bujqësor Kamëz- Tiranë ( sot Universiteti B.), në degën Agronomi, të cilën e përfundon me sukses në vitin 1972. Emrohet si agronom në rrethin e Mirditës, në kooperativën bujqësore Kurbnesh. Transferohet në rrethin e Vlorës në vitin 1976 dhe caktohet specialist në kooperativën bujqësore Kuç. Në vitin 1978 nis punën si mësues specialist në shkollën e mesme bujqësore “ Qani Nuredini “ Sevaster .Në vitin 1984 kryen studimet pas universitare për teori drame pranë Insitutit të Lartë të Arteve –Tiranë ( sot Akademia e Arteve të Bukura), të cilin e përfundon me sukses duke e mbrojtur me dramë “ Dashuria më e madhe”. Orientimi për tu emruar pranë teatrit dramatik të Vlorës nuk përfillet , kështu që vazhdon të punoj si mësues specialit pranë shkollës së mesme bujqësore “ Fitore” – në zonën e Novoselës. Në vitin 1991 detyrohet të emigroj në Greqi si emigrant ekonomik ku jeton edhe sot e kësaj dite. Vazhdon të bashkëpunoj me gazetën e prëditëshme “ Shekulli” , gazetën e përjavshme “ Drita”, me revistën periodike Universi i librit shqiptar”. Në vitin 2000 punon për një periudhë të shkurtër si K/redaktor i gazetës “ Zëri i emigrantit”. Në vitin 2003-2004 boton revistën e tij për fëmijë( botues dhe K/redactor) “ Valëza e Kaltër”.
Krijimtarinë gazetareske e publiçistike e ka zhvilluar krahas krijimtarisë letrare qysh në rininë e hershme. Kur ishte ende në klasën e gjashtë boton një vjershë në gazetën “ Pionieri”( më pas revistë me të njëjtin emër).Dhe vetëm kaq. Mungesa e një rrethi letrar nuk nxiti vijimin e krijimit.Megjithatë kurrë nuk iu largua botës së leximit. Përveç librave që blinte( në bibliotekën e tij personale gjënden libra që mbajnë datimin e viteve 1957-58-59 me firmën e tij dhe shënime të tjera , kur ai ende ishte 8-10 vjeç!), por ishte dhe frekuentues i rregullt i bibliotekës së qytetit. Vitet e shkollës së mesme janë ato që përcaktuan të ardhmen drejt krijimtarisë letrare. Hartimet ishin krijime të mirfillta. Kur ishte ende në vitin e dytë të shkollës së mesme “ Avni Rustemi” paraqitet me krijmet poetike në këndin letrar. Por “ guximi” për të nisur krijimet e tij në organe të ndryshme të shtypit s’ishte pjekur ende. Duhej nxitje, por ai qëndronte vazhdimisht i mbylur në veten e tij, në pasionin që mbruhej dhe ciklononte ëndrrën krijuese. Kurrë nuk kërkoi ndihmesën e dikujt tjetri që në atë periudhë kishte hedhur hapa në botën e letrave ( e mira apo e keqja e tij?!).
Megjithatë në shtator të vitit 1967 nis me postë reportazhin e parë në gazetën “ Zëri I Rinësë” I cili botohet. ( U thye akulli?!) Një muaj më vonë ,në gazetën “ Sporti Popullor” ,boton tregimin “ Ditari i një atleti”. Qysh atëhere nis bashkëpunimin me një sërë organesh të shtypit të përditshëm e atij periodik. Boton në gazetat “ Zëri I Rinisë”, “ Bashkimi”, “ Puna”, “ Sporti Popullor”, “ Zëri I Vlorës” , në reviatat “ Pionieri”, “ Fatosi”, “ Shqiptarja e re”, ,” Yllkat”, “ Bujqësia Socialiste”, , në buletinet “ Teatri” , “ Skena e fëmijve”….Boton me firmën e vet dhe me pseudonimin Irena Petro.
Në vitet e studentit është aktivist për botimin e gazetës “ Studenti I Bujqësisë” dhe boton me pseudonimin Ansoi Milo. Në konkursin e pare letrar ,që organizohet midis krijusve të Insitutit , fiton çmim me tregimin “ Xheku” . Ndërkohë nis të bashëpunojë shumë me Radio Tiranën me materiale publicistike e letrare për emisionin e fëmijve, heroizmin e popullit në shekuj( radiodramatizime) , teatri në mikrofon, ( radidramatizimet “ Me shpatë e grisëm fermanë”, “ Djali i maleve të vetëtimës” etj.. e më pas bashkpunon me Televizionin Shqiptar me telereportazhet dhe emisionin e përrallës gjer në vitin 1991 vit që detyrohet të emigroj. Në vitin 1976- 97 përgatit për botim librin me tregime për të ritur “ Tek cepi i shkallëve një vajzë”, i cili aprovohet për botim , por burgosja e redaktorit bënë që libri të tërhiqet dhe të humbasi . Në vitin 1979 boton dramën “ Midis shkokësh”, që pasohet me botimin e dramave “ Fjalë burri” , “Dalina” dhe “ Një premtim” në vitet 1980 - 1981.Ndërkohë janë botuar disa tregime në revistat “Pionieri” e “Fatosi”. Pranohet kandidat i Lidhjes së Shkrimtarëve e Artistëve të Shqipërisë, e më pas anëtar i saj. Në vitin 1984 kinostudioja “Shqipëria e re” xhiron me skanarin e tij filmin multiplikativ me metrazh të mesëm “ Dallëndyshja u kthye përsëri”Po në vitin 1984 boton librin me tregime “ Ishim bërë trima” dhe librin me përralla “ Bufi që donte të bëhej piktor”. Në vitet e mëpasme lëvron dramën ( vë në skenë me trupat amatore mbi dhjetë drama)dhe tregimin . Botohen librat me tregime “ Si u bëra trim”, “ Një yll nga qielli”, “Pranverë pa xixëllonja”, “ Qielli i murrëtyer i së djeles”, “ librin me përralla “ Si u mbyll kënga në kafaz”, librat me gjëza “ Trak e truk” dhe “ Kush e gjen”, librin me tregime për të ritur “ Gjimnazistja e shthurrur”, romanin “ Kohë rebele”, novelën”Një e vërtetë si në përrallë”, , përgatit dhe boton librin me krijimtarinë letrare të fëmijve të shkollave 9- vjeçare “ Oazet e kaltra”( mbledhës, redaktor dhe botues!)
Për krijimtarinë letrare është vlerësuar me çmime kombëtare e në shkallë rrethi me librin me gjëza “Trak e truk”, dramat “Një premtim”, “ Agimi e një dite të re”, “Vështrim i kthjelltë”, “ Dashuria më e madhe” etj…
Pas viteve 1995 është redaktor i një sërë librash poetik e të prozës së shkurtër e të gjatë.
Tashmë është në process krijues për romanin “ Vajza që pushtoi qiellin”, librin me fabula “ Shqiponja dhe brumbulli”, novelën “ Retë hedhin shi” ( titull provizor), një libri me përralla etj…


Fabula nga Andrea Petromilo




Dhelpra dhe dëbora



Diku në një shkurë dhelpra kish gjetur një shteg të ngushtë ,që s’i binte në sy të zotit të shtëpisë , të cilit i rrëmbente ndonjë pulë , zogëz a kaposh sa herë donte të shijonte mishin e tyre, nga oborri ku ato kullosnin… Përpiqej i ngrati njëri ta shtinte në kurth, por ishte e kot. Dhelpra si dhelpër s’futej kollaj në grackë. Pa bëri dhe njëzetekatër orë roje , por s’ia gjeti dot anën. Dhelpra zinte shtegun dhe vëzhgonte prej andej. Kur shikonte se nuk e kërcënonte gjë, zbriste dhe bënte punën e vet.
Një ditë prej ditësh ra borë e madhe , që shtroi tej e tej vendin. Dhelpra u nis për të bërë zakonin. Po agonte.U var poshtë shtegut dhe nisi të vëzhgoj. Nuk pipëtinte gjë. As gjah nuk po shikonte e as të zotin. Do kthehem në mbrëmje para se të bjeri muzgu, mendoi.U kthye andej nga kish ardhur. I zoti i shtëpisë ndoqi gjurmët dhe shpejt e shpejt ngriti lakun në hyrje të shtegut . I kënaqur se i dha karar hallit, u ul pranë oxhakut pa e vrarë mëndjen.
Aty nga mbrëmja dhelpra ,sa u fut në shteg, ra në lak. Në fillim s’e kuptoi se ç’po i ndodhte. Ajo gjë që e kish mbërthyer , s’po e lëshonte. Nisi të turfullonte: –Ah, kush të më ket spiunuar? Do t’ia marr shpirtin....
-Kot akërrohesh, moj ndrikullë,-ia ktheu dëbora.
-Aaa, domethënë se, ti ma ngrite kurthin!-u skërmit dhelpra.
-Jo, moj ndrikullë, këmbët e tua që shkelën mbi mua,-e qesëndisi dëbora dhe ra në heshtjen e saj.




Hajduti dhe lepuri



Hajduti , ngaqë e ndiqnin, në vrap e sipër u fut të fshihej në një ferrë. Lepuri , që ndodhej aty, u befasua dhe i tronditur u struk akoma më thellë. Kur pa se njeriu s’kish qëllim të keq për të, iu afrua e i foli me zë të ulët:
-Ç’paske që dridhesh më keq se unë, lum miku?
Hajduti në çast u rrëqeth gjer në majë të flokut, por shpejt u mundua të përqëndrohej.
-Ç’të kem,- ia pati hajduti,- më ndjekin. Duan të më kapin. Veç , po e hodh kësaj here, të betohem, që s’bëj më!
-Aha, të kuptova,- ia ktheu lepuri. – Dhe unë kështu kërkoj të bind veten, megjithatë jeta ime shkon duke u fshehur ferrave e duke u dridhur. Sa mbaroj së ngrëni të mbjellat në një kopësht , hidhem tek tjetri. Ata punojnë e unë i gjej gati.Ata më ndjekin të më vrasin, unë … siç më sheh… Ja, që kështu më pëlqen e s’heq dorë.
usertype:2
Amantin
Share to: Facebook Twitter MSN linkedin google yahoo 1# 



Rank:Diamond Member!

Score:625
Posts:625
Registered:07/10/2012
Time spent: 23 hours

Tregime per femije
(Date Posted:07/10/2012 10:12)

Fabul nga Andrea Petromilo



Luani dhe lepuri


Një lepur ra preh i një luani. Lepuri dridhej i tëri, ndërsa luani i thosh se nga çasti në çast do ta shqyente.
-Mos më shqyej! Jam gati të të shërbej deri në fund të jetës sime, veç më ler të jetoj,- i lutej lepuri.
Luani,që ëndërronte të kishte një shtëpi si mbret që ishte, u mendua dhe pranoi të mos e shqyente lepurin.
-Mirë,- i tha,- do më ndërtosh një shtëpi të bukur, që ta kenë zili të gjithë.
Lepuri u gëzua. Pa e bërë të gjatë nisi nga puna për të ndërtuar shtëpinë e luanit. Nuk kaloi shumë kohë dhe shtëpia ishte gati; pa i bëri dhe një gardh që rrethonte shtëpinë; pa i shtroi dhe një rrugëz me kalldërëm , pa…i mbolli gjithëfarsoj lulesh….
Kafshët e tjera e pyesnin lepurin se si mund të jetonte me luanin, por ai u përgjigjej se i kish dhënë besën se do ta mbronte gjersa ta kish jetën, ashtu siç po i shërbente e do t’i shërbente dhe ai.
Luani kënaqej me punët që bënte lepuri. Kaluan kohë dhe kur gjithçka kish marrë fund, luani i gëzohej shtëpisë dhe nuk dilte shëtitje. Vinin miqtë e tij dhe ai u mburej .Por një ditë e kish marrë uria dhe s’kish ndërmend të delte jashtë.
-Siç e sheh punët e mia kanë mbaruar, - i tha luani lepurit të gjorë. Bëri ç’bëri e mbrëtheu lepurin dhe e kullufiti.

(Message edited by Amantin On 07/10/2012 10:25)
usertype:1 tt= 0
Support us

Create free forum and click the links below and your donations will make a difference here.

www.dinodirect.com

A Huge Online Store for Various Cool Gadgets, Accessories: Laser Pointer, Bluetooth Headset, Cell Phone Jammer, MP3 Players, Spy Cameras, Soccer Jersey, Window Curtains, MP4 Player, E Cigarette, Wedding Dresses, Hearing Aids, eBook Reader, Tattoo Machines, LED Light Bulbs, Bluetooth Stereo Headset, Holiday Gifts, Security Camera and Games Accessories and Hobby Gadgets.  
Amantin
Share to: Facebook Twitter MSN linkedin google yahoo 2# 



Rank:Diamond Member!

Score:625
Posts:625
Registered:07/10/2012
Time spent: 23 hours

RE:Tregime per femije
(Date Posted:07/10/2012 10:13)

Fabul nga Andrea Petromilo
Marazi i bufit



Një ditë bufi iu lut bilbilit:
-O, miku im, rrojmë kaq pranë njëri tjetrit, a s’po më bën një nder?
- Pse jo, në se mundem?-iu përgjigj bilbili me dashamirësi.
-Ti je kaq i vogël dhe këndon kaq bukur.Unë nuk mundem të këndoj si ti. A nuk të vjen pak keq që jam pjestar në familjen e madhe të shpendëve dhe nuk këndoj si ju? A i ke dëgjuar kafshët e tjera të pyllit se si më shajnë?- iu qa bufi.
Bilbilit i erdhi keq .Pasi u mendua pak ia ktheu:
-Ah, - miku im,-fatkeqësia jote më pikëllon,po si mund të të ndihmojë unë për këtë?
Bufi i kënaqur nga përgjigja e bilbilit , ia priti aty për aty:
- Kam menduar diçka. Ti të fshihesh poshtë krahëve të mi dhe të këndosh. Unë do lëviz sqepin tim sipas avazit tënd dhe herë pas here do ndërhy me zërin tim të vërtet. Ata që do më dëgjojnë do ta besojnë se unë paskam mësuar të këndoj bukur.
Bilbili s’ia prishi qejfin mikut të tij. U fsheh nën krahët e bufit dhe nisi të këndoj.Bufi hapte e mbyllte sqepi e gjerë dhe kur kujtohej lëshonte ndonjë klithje.Kaloi aty pranë lepuri, ndaloi për një çast, tundi kokën i çuditur dhe shkoi tutje pa thënë asnjë fjalë. Edhe kafshëve të tjera që kaluan poshtë degëve ku ia thoshte këngës bufi u bëri përshtypje zëri i tij kaq i bukur dhe s’donin tu besonin veshëve. Megjithatë , krejt të habitur, bënin më tej pa thënë asnjë fjalë. Mëllënja, kish zënë vend në një degë përballë dhe sa s’pëlciste nga zilia. „ Si është e mundur!.... Si është e mundur!’’-fliste me vete, pa guxuar ta pyeste. ‘Unë jam krejt e pa vlerë.Me zërin tim bëhem akoma më e shëmtuar nga ç’jam’’.
Ndërkohë që mëllënja mendonte kështu, po kalonte dhelpra. Ajo qëndroi një çast, dhe e befasuar ngriti kokën lart.
-Çudi, o buf,- nisi t’i flas, -paske filluar të këndosh kaq bukur!?
Bufi me sedrën e përkëdhelur e tërë mëndjemadhësi, harroi që ishte duke kënduar , iu përgjigj :
-E, pra, kur punon dhe di përse punon, do vjel frutat e saj….
Dhelpra e pa me habi dhe pasi kuptoi se bufi diçka kish kurdisur i tha me qesëndi :
-Edhe kur flet me mua këndoke ?
Mëllënja që kish ndjekur gjithë bisedën qeshi me të madhe .
- Ja ç’na qënka, - tha dhe rrahu krahët e shkoi tutje . Si llafazanja e pyllit që ishte, tashti kish me se të merrej.Bufit i mbeti fjala në grykë. Dhelpra vuri buzën në gaz, tundi bishtin leshtor e shkoi në punë të vet. Bilbili, që të mos turpërohej, rrëshqiti nga ana tjetër dhe u fsheh nëpër fletishte.Bufi mbeti aty si buf.
usertype:1 tt= 0
Amantin
Share to: Facebook Twitter MSN linkedin google yahoo 3# 



Rank:Diamond Member!

Score:625
Posts:625
Registered:07/10/2012
Time spent: 23 hours

RE:Tregime per femije
(Date Posted:07/10/2012 10:14)


Fabul nga Andrea Petromilo


Ministri dhe zogu



I tejngopur nga dreka e majme, ministri u ul të pushonte nën hijen e një peme. Një zog mbjati fluturimin pikërisht në një degë të kësaj peme, mbi kokën e ministrit. Ndërsa ministri fërkonte barkun nga kënaqësia që i sollën gjellët e shijshme dhe mishi i pjekur, ngriti kokën lart dhe foli me vete që të mos e dëgjonte‘lukunia’që e shoqëronte.
``O zot, ja ç’do të thotë të jesh ministër!``
Në çast zogu lëshon një glasë dhe i bie ministrit në majë të hundës.Ministrit i shkrepi rufe inati, kërceu përpjetë në këmbë dhe iu shkreh zogut :
-Ah, që s’ta di emrin, se, për nder, do të të çfarosja me soj e sorollop.
Zogu qeshi me të madhe.
-Ç’na the,- ia ktheu me qesëndi zogu.-Edhe emrin po t’ma dije, s’ta kisha frikën . Unë nderin tënd të dhurova në majë të hundës.
usertype:1 tt= 0
Amantin
Share to: Facebook Twitter MSN linkedin google yahoo 4# 



Rank:Diamond Member!

Score:625
Posts:625
Registered:07/10/2012
Time spent: 23 hours

RE:Tregime per femije
(Date Posted:07/10/2012 10:15)

Andrea Petromilo - tregim për fëmijë



VAJZA QE RENDTE PAS FLUTURES



Olga e vogel ende s’i ka mbushur te gjashte vjecet.Vjen imcake, keshtuqe , ata qe e njohin e therrasin ‘’cironke’’. Ajo s’e kupton se cdo te thote cironke, ama qesh me kete nofke. Ne fytyre eshte e zbehte, pasi thuajse gjithe diten rri brenda ne apartamentin e saj. Per te kujdeset guvernantja Gezil, e cila eshte nje grua rreth te dyzetave. Olgen ajo e meson anglisht dhe kompjuter. Deri tashti ne kompjuter Olga di te beje vizatime te ndryshme.Lojrat mete dashura per te jane kukllat. Rrallhere ajo del perjashta ne kopshtin qe ndodhet perpara pallatit, gjithmone nen kujdesin e guvernantes Gezil. Kur prinderit shkojne per vizite tek te afermit , apo duan te kalojne mbremjen ne ndonje taverne, ata marrin me vete dhe Olgen me guvernanten. Tashme , besoj se kuptoni perse vajza e vogel eshte imcake, e zbehte dhe e ploget. Pra, Olgen fare pak e sheh dielli dhe kurre s’i eshte dhene mundesia te vrapoj neper lendina apo gjetke. Dhe shok e shoqe nuk ka, pasi nuk shkon ne kopesht qe te njihet e te luajne se bashku. Ajo luan vetem me guvernanten Gezil, e cila eshte nje mesuese e mire, por kurre nje shoqe e mire per te.
Nje dite babai i solli ne shtepi nje balon te madh, me nje bisht te gjate dy here sa shtati i Olges . Ne skeletin e tij me ristela te holla ishte lidhur nje spango e bere topth .
-Neser eshte dita e balonave ,- i tha babai i saj. Dhe ti, Olga, tashti qe u rite pak mund te hedhesh balonin tend. A te pelqen?
-Shume...shume,-u gezua ajo.
Olga kish pare ne televizion , ne diten e festes se balonave, se si shume femije, me prinderit e tyre , shkonin ne livadhe , apo ne ane te detit dhe hidhnin balonat, qe fluturonin lart...lart ne qiell. Por ajo kurre s’kishte shkuar atje, pasi prinderit e saj ishin shume te zene me punet e tyre.
-Dhe, a e di, Olga, kam blere dy toptha me spango qe ti t’i lidhesh njeri pas tjetrit, qe baloni yt te ngrihet shume me lart se i te tjereve.
Oh,- ia beri vajza e vogel, - po sikur te me rrembej baloni me vete e te ngjitem ne qiell?!
-Babi , mami dhe guvernantja Gezil qeshen.
-S’do te leri babi te te rrembej. Pastaj , ti je e fort.
-Une jam cironke , nuk peshoj fare. A nuk me thote keshtu dhe halla?
-Perseri je me e fort dhe me e rende se forca e balonit,- e qetesoi babi.
E nesermja u gdhi dite e bukur, me diell dhe frynte ere e lehte, fare e lehte. Olga , prinderit dhe guvernantja Gezil, hypen ne veture heret ne mengjes qe te ishin nder te paret ne livadhet e Likovit. Rruga deri atje nuk ishte shume e gjate, mbante vetem nje ore. Olga mezi priste qe te arrinte atje. Here pas here kthente koken dhe shikonte balonin e saj , qe ndodhej ne anen e djathte te ndenjses se pasme.
Livadhi i Likovit ishte teper i gjere, me bar te shkurter, te gjelber. Perqark ngrihej pylli i dendur me dushqe dhe dru te tjere. Shume pak njerez kishin ardhur atje. Ende ishte heret. Ajo ,ne televizion , kish pare se ky livadh mbushej plot e perplot me njerez , me femije, qe gezonin per balonat e tyre. Olga doli e para nga makina. Guvernantja Gezil , e ndihmoi te nxirte balonin . Te gjithe u aktivizuan qe ta benin gati balonin per ta ngritur. Spangon e mbante Olga, e cila dukej shume e lumtur. Ndersa baloni ngrihej...ngrihej si nje shqiponje , me ate bisht te gjate qe vertitej sa andej -kendej perpara syve te Olges kaloi nje flutur e bukur me ngjyra te mahnitshme. Vajza u habit. C’ishte ajo qe rahu krahet para syve te saj dhe fluturoi me tej duke bere dredha?!
-C’ishte ajo gje kaq e bukur?- pyeti kureshtare te atin Olga.
-Flutur,-iu pergjigj guvernantja Gezil. Dhe i spjegoi shume gjera per to.
Flutura u rikthye, u vertik disa here aty rrotull dhe u ul diku me tej. Olga i dha spangon guvernantes Gezil dhe rendi per te kapur fluturen. Sapo Olga u ndodh prane saj, ajo u ngrit me levizje te cregullta , sikur te donte te luante me vajzen. Here ngrihej e here ulej flutura, dhe Olga here rendte e here behej gati per ta kapur ate ...Sa po e lodhte vajzen kjo flutur dredharake. Me docka te hapura , me gishtrinjte e bere si pince e gatshme per te grackuar ate insekt te cuditshem, qe po e mundonte kaq shume, Olga thuajse po i vinte verdall krejt livadhit. Babi i Olges po kenaqej me lojen e re te cupes. Ne nje cast ajo rreshqete rezohet. Gjunjte iu gervishen. Dhe pellembet e vogla iu zhgryene iu bene krejt te gjelbra. O sa po i dhembnin. Ajo s’mund t’i duronte dot dhimbjet, keshtu qe nisi te qaj. Drejt saj , te shqetesuar, vrapuan guvernantja Gezil e me pas babi e mami.
-Mos qaj! Mos qaj!Te lutem! Shpejt do kaloj,-i thoshte guvernantja Gezil.
-Ti duhet te luash me balon, shpirt,- i thoshte babi. - Ti s’mund te rendesh se je ende e vogel.
Por nderkohe, kur ende lotet i redhnin neper faqe, flutura u rikthye dhe , si per inat, erdhi e u ul fare prane Olges. Vajza, sa e pa, u shkeput nga duart e babit dhe u sul drejt saj. Harroi te qante ne cast dhe rendi e rendi perseri. Dhe qeshte e gezohej kur zhgenjehej nga lodrimi i insektit. Tashme balonin ,qe ishte lartuar kaq shume dhe qe e mbante guvernantja, e kishte harruar. Ajo vazhdonte te vraponte pas flutures, e dersitur, por pa ndjere lodhjen. Madje nuk u rezua me. Vec fluturen nuk mundi ta kapte, pasi sic i tha babit, ishte dinake, dredharake dhe ileqare.
-Mos e shaj, -i tha i ati, -se ajo , moj bije, te mesoi te vraposh, ate qe une e kisha harruar. A nuk u kenaqe keshtu?
-Vajza tundi koken dhe qeshi e lumturuar.
usertype:1 tt= 0
Amantin
Share to: Facebook Twitter MSN linkedin google yahoo 5# 



Rank:Diamond Member!

Score:625
Posts:625
Registered:07/10/2012
Time spent: 23 hours

RE:Tregime per femije
(Date Posted:07/10/2012 10:16)

Andrea Petromilo - tregim për fëmijë
GULJEMI NE QYTEZEN E NEMUR





Qyteza ishte e vogel, teper e vogel, e ngritur diku ne nje skaj te qytetit malor Terpin. Ne fakt ajo s’perbente nje qytez te vertet, por Guljemi keshtu e enderonte dhe keshtu deshironte ta quante mes femijve te tjere sa here mblidheshin te fusha e futbollit qe e kishin sajuar mes barakave. Femijet e tjere e degjonin Guljemin , jo vetem se ishte pak me i ritur se ata,( ishte vetem shtate vjec), por se dinte te fliste bukur , si nje burr i pjekur.
Qyteza e tyre ishte e cuditshme. Ne vend te pallateve kishte disa baraka te stergjatura, qe u thoshnin kapanone, te ndara ne kthina jo me teper se pese metra katrore secila. Ne cdo kthine banonte nje familje. Mes derrasave ndarese ( ajo konsiderohej faqe muri!), mbeteshin hapesira nga ku mund te komunikoje mjaft mire me komshijte. Megjithate , sic thoshte Guljemi , ato ishin shtepite e tyre, packa se nuk ishin pallate , packa se ato kishin nje cezem te perbashket diku jashte, packa se banjot (WC-te) ishin nje per te gjithe, dhe ato ne nje skaj tjeter te qytezes, packa se nuk kishin dyqane....
‘’ Pse , a nuk ka qyteza te tilla te varfra ne bote’’? - i pyeste Guljemi shoket.
‘’ Ka’’.,- i pergjigjeshin ata njezeri.
‘’ Megjithate kjo e jona eshte e nemur,thote nena ime’’,-mbyllte biseden Guljemi , teper i merzitur.
Dhe ata ulnin kokat te menduar. Ndoshta nuk e dinin kuptimin e vertet te asaj fjale, por sigurisht e ndjenin qe ishte fjale e rende, pasi askurkush nuk afrohej brenda atij gardhi qe rrethonte barakat. Njerezit e qytezes diten e kalonin aty, ne sheshin qe hapej mes barakave. Ata ishin te denuar. Perse?C’kishin bere? C’kishte bere Guljemi?Kaq i vogel , c’gabim mund te bente aq sa ta denonin?...Pyeste veten Guljemi , por kurre nuk mund t’i jepte vetes pergjigje. Nenen nuk donte ta merziste me pyetje qe do t’i’a zhurisnin shpirtin me shume. Por nje dite, pasi e kishte bluar mire e mire se si do ta hapte biseden e kish pyetur:
‘’Perse ndodhemi ketu nene’’?
Ajo solli koken andej nga rinte Guljemi, krojti paksa zerin sikur t’i kish mbetur nje hale ne gryke, rregulloi jaken e bluzes se vjeter sikur pikerisht ajo ta bezdiste dhe vijoi te paloste ato pak rroba te hedhura ne divan, qe sapo i kishte mbledhur nga teli ku ishin te nderura. Por Guljemin e mundonte sekreti , qe ata banonin ne qytezen e nemur. Prandaj donte ta zbulonte ate pa e lenduar nenen. Po si , si? Perse ajo heshti?
‘’ Perse, nene’’- persedyti ai, tashme me nje ze me te vagelluar, sikur t’i fliste vetes .
Ajo la menjeane rrobat dhe iu ul prane. Pellemben e reshkur ia kaloi neper floke.
‘’Se babai ka bere nje gabim te rende, bir. Ate e quajne tradhtar se iku nga ky vend e shkoi gjetke. Gabimin e tij duhet ta pesoj dikush. Dhe ata jemi ne’’- sqaroi ajo.
Pas atyre fjaleve Guljemi donte te pyeste perseri e perseri, por e kuptoi se do ta merziste me teper nenen, prandaj heshti. I hodhi nje veshtrim te shpejt si t’i thoshte ‘’ me fal, nene’’ dhe doli perjashta te luante. Ajo nuk levizi nga kanapeja. E mbyti ngasherimi. Lotet , pa kuptuar,i rridhnin faqeve. E mundonte shume fati i te birit. Ishte i zgjuar dhe i matur. Ia kuptonte brengen. Femijen e plagosin endrat, dicka e ngjajshme me ftomen, qe pa i kushtuar rendesi, duket sikur kalon , por ne mushkri i ka lene gjurmet.
‘’ Nene, kur do shkoj ne shkolle’’ e kish pyetur nje here.
‘’Ah, more bir, ne shtator, pas tete muajsh’’ ish pergjigjur ajo.
‘’ Dhe une do dal prej kesaj qyteze te nemur’’?
‘’Po. Ti do dalesh prej ketej. Une atehere do mbetem vetem’’.
Guljemit i kishte mbetur fjala ne buze.
‘’ Do vijne dajot te te marrin’’ kish vazhduar ajo.
‘ ‘’ Jo , nene, une do ri me ty. S’te le vetem’ e kish nderprere Guljemi.
‘’Harrove sa deshire kishe te beheshe mesues, bir? Pa mbaruar shkollen s’mund te behesh’’.
Nena e dinte se i biri nuk do te behej kurre mesues, se ai ishte i denuar. Se babai i tij me nje grusht te rende e kishte shembur endren qe ndertonte Guljemi. Ajo s’do t’i’a thoshte asnjehere kete te fshehte. Le te shpresonte i biri se nje dite do te behej mesues. Te femija shpresa eshte nje fare lumturie, qe mplikset me endren e i jep energji, i bejne syte te shkrepetijne, mendimit i zgjeron rrugen, vullnetit i jep kurajon...
Guljemin e binden fjalet e nenes. Ashtu sic hyri me vrap ne kthinen e vet, ashtu edhe doli per te vazhduar lojen e lene ne mes . Duheshin dhe tete muaj dhe atehere ai do ishte i lire, me shume shok,qe ndoshta ata s’do ta mesonin kurre sekretin e jetes se tij. S’do dinin qe babai i tij paskish bere nje gabim te rende. Dhe ishte ende dimer. Ditet ishin te ftohta, te lageshta ne Terpinin malor. Ne kthinat, permes hapesirave te derrasave te paputhitura mire, era vershellente si te ishin mijra bilbila diku jashte e dikush , me bulci te fryra, shfrynte e shfrynte papushim, si te mos i shterej fryma dhe syte te mos i xixerroheshin nga maramendja. Neten te ftohtit behej akoma me i hidhur. Bataniet e vjeteruara , qe mbuloheshin , nuk te ngrohnin . Guljemi ngjishej pas nenes , zinte nje vend e nuk levizte. Dhe ajo e pushtonte gjithe naten ne kraharorin e vet, ndjente te mpihej e nuk i prishte qetesin te birit.
Nje prej mengjezeve Guljemi u gdhi me kolle, qe sa vinte e i shtohej.Pastaj i hypi temperatura. Nena e ferkoi me raki e vaj. Aty nga dreka i dha aspirine qe te pinte. Here pas here i ziente caj dhe ia jepte qe t’i ngrohej paksa gjoksi.Por Guljemit nuk i pushonte. Ajo po ia shkallmonte gjoksin. Te nesrmen nena shkoi ne polici dhe u tha se kish djalin shume semure dhe se duhej ta conte ne qytet apo diku me larg qe ta vizitonte te mjeket. Ata i hodhen ca veshtrime te ashpra, .
‘ Kur te vij shefi do t’i’a themi kerkesen tuaj’’ iu pergjigjen me vrazhdesi.
‘’ Kur vjen shefi’’? pyeti ajo.
‘’ Pyet per aq sa te takon te dish’’ ia kthyen ata me ton te prere.
Dhe ajo iku. Kaloi nj dite... Kaloi dhe dita e dyte... Guljemi po behej gjithnje e me keq. Nena nxitoi perseri ne polici. Po te largohej pa leje nga qyteza , atehere denimi behej me i rende.
‘’ Djalin e kam shume semure’’ nisi t’u thoshte.
‘’ Shporru! Akoma s’jeni shuar!? Iu akerrua nje polic i ri.
Dhe ajo iku duke qare. Guljemin e gjeti te digjej nga temperatura dhe ethet e benin te dridhej i teri.
‘’ Uje,... uje...’’ peshperiste ne agoni Guljemi.
‘’ Te te jap caj nena’’ i lutej ajo . Dhe ndizte here pas here ca shkarpa qe ta ngrohte cajin ne nje tenxhere te vjeter. Kur ra nata ajo i zjeu perseri caj, qe t’i njomte paksa buzen Guljemit. Kerkoi permes territ te gjente kutine e sheqerit. Sheqeri kish mbaruar. Ajo kruajti , me lugen e vogel, fundin e kutise, por ishte e kot. Me se do ta embelsonte cajin? Zgjoi komshinjte, por dhe te ata s’gjeti.
‘’Pi pak, shpirt’’!iu lut dhe u perpoq t’i ngrinte koken.
Guljemi hapi buzet e reshkura.
‘’ Eshte i hidur , nene’’peshperiti.
‘’ Pie se te bene mire, bir’’
Ai piu nje gllenke. Oh, sa i hidhur qe ishte!
‘ Nuk mundem nene’’.
Pas pak e kapiti gjumi. Nena e mbeshtolli ne gjoks. Aty ne te gdhire ajo ndjeu se duart qe kish mbeshtjellur trupin e te birit iu akulluan , si te preknin nje cope metali te braktisur diku jashte mes ngricave.
U ngrit e trembur. Preku trupin e te birit gjithandej... U alarmua. I preku fytyren, i vuri buzet ne faqe, i hapi syte... Oiiiii....Oiiii....
Zeri , si nje piskame lebetitese, corri ajrin e lagesht te atij buzemengjezi dimri. Guljemi kishte vdekur.Endra e tij kish mbetur pezull, e ngrire nga klima e ashper e qytetit malor , Terpin, Do vinte pranvera te shkrinte?...
usertype:1 tt= 0
Amantin
Share to: Facebook Twitter MSN linkedin google yahoo 6# 



Rank:Diamond Member!

Score:625
Posts:625
Registered:07/10/2012
Time spent: 23 hours

RE:Tregime per femije
(Date Posted:07/10/2012 10:18)

Viron Kona (Letërsi për fëmijë)
VIRON KONA


Viron Kona u lind më 1950 në Vlorë. Ka kryer studimet e larta në Universitetin e Tiranës për Gjuhë - Letërsi shqipe. Për shumë vite ka punuar në organe të larta të shtetit si dhe mësues dhe drejtor në disa shkolla 8-vjeçare dhe të mesme të kryeqytetit. Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë që nga viti 1982. Autor i 18 librave me tregime, novela dhe romane për të rritur dhe fëmijë, midis të cilave përmendim: “Etje që shuhej”, “Pëllumbat”, “Mos m'i zbukuroni plagët”, “Pulëbardhat përbindëshe”, “Ujkonja”, “Bubulinoja Çamarrok”, “Dëshira e fshehtë e Bubulinos”, “Pyesni Bubulinon”, “E fshehta e pyllit”, “Dëgjoma zemrën Budapest”, “Dardi, Dardi në gadishullin e vetëtimave”, “Drithërima e yjeve”, etj. Viron Kona është fitues i 6 çmimeve për gjininë e tregimit në shkallë vendi dhe i vlerësuar nga studiuesit dhe kritika për nivelin e lartë të krijimtarisë së tij letrare dhe artistike.




TRIMERITE E BUBULINOS




Gjatë ditës Bubulinoja tregohej shumë trim. Rrëmbente shpatën prej druri, shtizat e gjata, përdorte si mburojë ombrellën e babait ose të mamit dhe, duke nxjerrë gjoksin përpara, vërtitej nëpër dhoma duke thërritur:
- Jam Hektori, jam Aleksandri, jam Skënderbeu! Dil, or Akil, të ndeshesh me mua në fushën e betejës!?
- Dhe duke vringëlluar shpatën si Don Kishoti, sytë i shkreptinin nga trimëria dhe heroizmi. Mjerë Baronesha dhe Pisika se ç`hiqnin nga shpata dhe shtizat e tij. Por armët e Bubulinos nuk kursenin as karriget, jastëkët, kukullat, gërvishtnin muret. Veç në mbrëmje:
- Bubulino, shko e më merr pakëz pantoflat në dhomën e gjumit, - i thotë babi dhe shton: - Kujdes, mos rrëzohesh, se llampa është e djegur.
Bubulinoja i afrohet dhomës së gjumit dhe befas ndal këmbët. Pastaj hedh një hap dhe ndalon. Në dhomë është errësirë e madhe dhe diçka po lëviz atje poshtë dollapit të rrobave. Ai ka frikë të futet në dhomë. Qëndron një copë herë të gjatë, pa mundur të bëjë dot një hap përpara.
- Bubulino, i gjete pantoflat? - vjen zëri i babit nga kuzhina.
Vogëlushi s`përgjigjet. Ndjen që pranë i afrohet si me magji gjyshja. Zhurma poshtë dollapit të rrobave vazhdon. Gjyshja mban vesh një copë herë dhe buzëqesh. Janë ato shejtankat, Pisika jonë dhe Bianka e komshiut, ajo bukuroshja që s`la zogj pa ngrënë. Ato luajnë me pantoflat se u duken si bishta miu. Gjyshja i merr pantoflat dhe ia jep vogëlushit:
- Shpjerja babit, - i thotë ajo.
Bubulinoja ia shpie pantoflat babit, por sepse i mban sytë përdhe. I vjen turp që u tregua frikacak dhe pyet veten se ku i shkuan gjithë ato trimëri, ato beteja të rrepta me kundërshtarë imagjinarë, ato dyluftime me lavdi! Jo, ai s`duhet të ketë më frikë! Dhe, Bubulinoja pret me padurim mbrëmjen e ditës tjetër, që të shkojë vetëm në dhomën e errët të gjumit dhe t`i sjellë mamit apo babit diçka, që ata do t`ia kërkojnë. Por ditën tjetër, llampa elektrike u rregullua.
usertype:1 tt= 0
Amantin
Share to: Facebook Twitter MSN linkedin google yahoo 7# 



Rank:Diamond Member!

Score:625
Posts:625
Registered:07/10/2012
Time spent: 23 hours

RE:Tregime per femije
(Date Posted:07/10/2012 10:20)


Hamdi Meça (Letërsi për fëmijë)


 
HAMDI MEÇA
(1952)


Hamdi Meça, ka lindur në një familje të vjetër krutane, në Krujë, me tradita atdhetare e kulturore. Mësimet e para dhe të mesme i mbaroi në qytetin e lindjes ndërsa studimet e larta, për gjuhë e letërsi shqipe i kreu në ish Institutin e Lartë Pedagogjik të Shkodrës (sot Universiteti "Luigj Gurakuqi"). Në fillim, për dy vjet rresht punoi mësues në fshatin më të largët të rrethit të Krujës (Picrragë), në shkollën tetëvjeçare "4 dëshmorët" dhe më pas, qysh nga viti 1977, mësues i gjuhës e i letërsisë shqipe në shkollën e mesme "Skënderbeu" të qytetit të Krujës. Tani punon pranë drejtorisë arsimore të këtij rrethi. Me letërsi nisi të merret qysh në fillim të viteve 70, kur ishte nxënës në shkollën e mesme, duke botuar krijime poetike e ndonjë shënim për librat në gazetat e revistat letrare dhe në organet për fëmijë: Qysh atëherë e gjer më sot Hamdi Meça ka ngelur një bashkëpunëtor i "Pionierit" (sot "Filizat"), "Fatosit", "Mrekullisë", "Sirenës së vogël, "Rilindjes për fëmijë" etj dhe emri i tij është i pranishëm në periodikun letrar e artistik, e herë pas here edhe në periodikun publicistik, me vjersha, poema, fabula në vargje e në prozë, përralla, përshkrime, skica, reportazhe etj.
Librin e parë poetik për fëmijët e ka botuar në vitin 1976. Ai mbante titullin "Ben, Ben, kapiten". Më pas botoi edhe këto përmbledhje poetike "Dhelpra dhe bletët" (përrallë në vargje, l976), "Lule shqiponjat krutane" (poemë, 1976), "Ketri trim" (poemë-përrallë, 1977), "U rrita moj nënë" (vjersha, 1977), "Gjuha mëmë", poemë, 1978), "Nëna me zemër sa liria" (triptik poemash, 1980), "Ra ylberi përmbi shkollë" (vjersha, 1980),
"Besa e flamurit" (vjersha dhe poema, 1984), "Zogj mbi tela" (vjersha, 1986), "Një shportë me pranverë" (vjersha, 1986). Në dallim nga krijimet poetike, që janë konceptuar e shkruar për fëmijët, fabulat e përrallat që ka shkruar e botuar gjer tani autori u drejtohen edhe fëmijëve edhe të rriturve. Në fushën e fabulës ka botuar përmbledhjet: "Pishtar' i xixëllonjës " (1988) e "Laraska pa bisht" (1991). Po në prozë autori ka botuar për fëmijët edhe novelën-legjendë "E bukura e dheut" (1994).
Jeton në Krujë.




Tri gjërat e thjeshta të plakut

Fabula





Njeriu nje jete ka dhe ajo nuk i kthehet kurre me per se dyti. Edhe plaku i motshem, nje jete pati, mbushi njeqind vjet dhe vdiq.
Po tregojne se, para se t'i shuheshin qirinjte ne gropat e syve, u tha djemve aty prane shtratit te lamtumires:
-Bijte e mi, njeriu eshte mysafir ne kete bote. Prandaj, po ua le me goje qe, kur te bujtni ne shtepine e tjetrit per mik, mbani me vete tri gjera te thjeshta: nje meter, nje gur kandari dhe nje gjilpere.
Ankth.
-Perse nje meter, baba?! - foli djali i pare, ose gishti i madh i dores, sic e quante plaku, pasi qe me i madh ne moshe se vellezerit dhe dotne vend te vecante ne qoshen e vatres.
Plaku i hodhi nje veshtrim te zgjuar.
-Qe te matesh vendin kur rri mes te tjereve, biri im.
Ankth.
-Perse nje gur kandari, baba?! - foli djali i dyte, ose gishti i gjate i dores, sic i thoshte i ati, pasi qe me i gjati ne familje dhe bente punet me te renda.
Plaku i hodhi nje veshtrim te matur.
-Ta peshosh fjalen tende para se ta thuash, biri im.
Ankth.
-Perse nje gjipere, baba?! - foli djali i trete, ose gishti i vogel i dores, sic e quante babai, pasi qe me i vogli ne moshe dhe trajtohej gjithkund "pas te tjereve".
Plaku i hodhi nje veshtrim te mencur.
-Para se te thumbosh tjetrin me fjale, ta provosh ne veten tende me pare, ne te dhemb apo te djeg, biri im.
Dhe per te fundit here plaku foli gjuhen e memes:
-Dhe tani, bijte e mi, trupin tim ia fal tokes dhe mendjen time jua le juve...

1989, 1995



Zemra e njeriut



Vjeshta po i keput te gjitha gjethet e zverdhura. Vec gjethen e ndezur te henes nuk e shkeputka dot. Se hena nuk eshte gjethe.
Nje nga pashallaret e sulltan vdekjes, Termeti, me nje callme reje te verdhe ne koke e me nje hungerime gjeme te lemerishme nga goja, iu hakerrua ores ne kullen e kryeqytetit.
-He, moj dhe ti, se me shurdhove veshet, tik-tak e tik-tak, nate e dite e dite e nate! A e di, se une te ndaloj qe nga ky cast?
Dhe ia plasi se qeshures si i shastisur duke leshuar ca cifla pshtype qe qielli me nje shami reje e fshiu shpejt.
Ora, pasi i ra me pare kembanes: "Ding-dong" e "Ding-dong", dymbedhjete here, tha:
-Mua mund te me ndalesh menjehere qe nga ky cast, mor termet i madh, po eshte nje ore e vogel, qe zotrote, zor se mund ta ndale ndonjehere...
-E kush na qenka kjo ore qe une s'e ndalokam dot?! - bertiti termeti me zerin e tij gjemues.
-Zemra e njeriut. - tha ora e kryeqytetit. - Ajo qe prej miliona vjetesh troket e troket ne gjithe boten...


(Message edited by Amantin On 07/10/2012 10:26)
usertype:1 tt= 0
<<Previous ThreadNext Thread>>
Page 1 / 1    
New Topic New Poll
Sign Up | Create | About Us | SiteMap | Features | Forums | Show Off | Faq | Help
Copyright © 2000-2014 Aimoo Free Forum All rights reserved.

Energy efficient LED lights, bulbs, lighting fixtures and flashlights from Lighting EVER. Better lighting, Better sense.
LUFFY LUFFY LUFFY LUFFY LUFFY LUFFY LUFFY
LUFFY LUFFY LUFFY LUFFY LUFFY LUFFY