User Name  Password
Forumi Amantin
Today | Join | Member | Search | Who's On | Chat Room | Help | Shop | Sign In | | | | | Follow Aimoo_Com on Twitter
Make a donation click here. Your support will help us remove ads and upload local images, etc.
Title: Objekte arkeologjike
Forumi Amantin   Arkeologjia shqiptare
Hop to: 
Views:663     
New Topic New Poll
<<Previous ThreadNext Thread>>
Page 1 / 1    
AuthorComment
Lyhnida
 Author    



Rank:Silver Member

Score: 55
Posts: 55
From: Albania
Registered: 07/10/2012
Time spent: 0 hours

(Date Posted:07/10/2012 06:48)
Share to: Facebook Twitter MSN linkedin google yahoo


Objekte arkeologjike te paleolitit ne nje vendbanim te zbuluar ne Lushnje 3500 vjecare

 

Gjurmët më të hershme të banimit të territorit të Shqipërisë janë zbuluar në Xarë (Sarandë) dhe në Gajtan (Shkodër) të cilat i takojnë epokës së paleolitit (rreth 100.000 vjet më parë).
Interesi për vlerat arkeologjike të Shqipërisë nis qysh në shek. XIX kur studiues të gjeografisë historike iu kushtuan lokalizimit dhe identifikimit të të dhënavenga burimet antike.Kështu është i pari që viziton Shqipërinë francezi Pouqueville (F.C.H.L. Pouqueville, Voyage dans la Grèce, comprenant la description ancienne et moderne de l'Epire, de l'Illyrie grecque etc. Paris 1820-21, v.5) Anglezi Martin Leake, nga shëtitja që bëri në Shqipërinë e Jugut deri në Apoloni, botoi një përshkrim të hollësishëm të rënojave të objekteve arkeologjike që i ranë në sy (W.M. Leake, Travels in northern Greece, London 1835, v. 4). Më vonë arkeologu francez L. Heuzey vizitoi Shqipërinë dhe në studimin e tij u ndal kryesisht mbi Durrësin e Apoloninë (L.Heuzey. H. Daument, Le mission archéologique de Macèdoine, Paris 1876). Në fillim të shek. XX vizitoi Apoloninë dhe rrethinat e Vlorës balkanologu C. Patsch. Ai është i pari që zbuloi qytetin e Amantias dhe më pas botoi një studim të hollësishëm mbi antikitetet që pa në Bylis, Klos, Berat etj. (C. Patsch, Das Sandschak Berat in Albanien, Wien 1904). Gjatë Luftës së parë botërore erdhën në Shqipëri arkeologët austriakë C. Praschniker e A. Schober të cilët filluan kërkimet nga veriu i Shqipërisë në drejtim të jugut dhe i kushtuan vëmendje edhe monumenteve e qendrave arkeologjike ilire (C. Praschniker-A. Schober, Archäologische Forschungen in Albanien und Montenegro, Wien 1919; C. Praschniker, Muzakia und Malakastra, Wien 1920).Më 1924 një mision arkeologjik francez, nën drejtimin e Leon Rey, fillon gërmimet sistematike në Apoloni, të cilat vazhduan deri më 1938 dhe rezultatet u botuan në revistën Albania (L.Rey, Albanie, Revue d'archéologie, Paris 1925-1939, në 6 vëllime). Një mision tjetër arkeologjik italian më 1926 filloi gërmimet në qytetin antik të Foinikes dhe më vonë në Butrint. Në fillim misioni u drejtua nga L. Ugolini e më pas nga Markoni e Mustili (L. Ugolini, Albania antica, Roma 1927-1942, 3 vëll.); D. Mustili, La civilta preistorica dell'Albania, Roma 1940).Pas Luftës së dytë botërore deri më 1990 kërkimet e studimet arkeologjike u bënë nga arkeologë shqiptarë. Më 1948 u krijua në Tiranë Muzeu Arkeologjik-Etnografik, më pas u krijua Sektori shkencor i kërkimeve arkeologjike, nga i cili më 1976 u formua Qendra e Studimeve Arkeologjike dhe më 1991 Instituti i Arkeologjisë. Gjatë këtyre viteve veç muzeut qendror arkeologjik dhe pavionit arkeologjik në Muzeun Historik Kombëtar, u ngritën edhe muze të profilit arkeologjik në Durrës, Apoloni, Butrint dhe Korçë, të cilët ruajnë objekte me vlera unikale.Vitet 1991-1999 përbëjnë një etapë të re për arkeologjinë shqiptare, atë të bashkëpunimit me arkeologë të huaj. Janë realizuar ose vazhdojnë veprimtarinë projekti shqiptaro-grek në Butrint, projekti shqiptaro-amerikan në Shpellën e Konispolit (Sarandë) dhe në zonën Apoloni-Bylis, projekti shqiptaro-francez në Apoloni dhe në vendbanimin prehistorik të Sovjanit (Korçë) dhe projekti shqiptaro-anglez në Butrint. Gjatë vitit 2000 janë duke u hartuar edhe projekte të tjera për kërkime në Durrës, Bylis e qendra të tjera arkeologjike.Rezultatet e kërkimeve, gërmimeve e studimeve arkeologjike, mëse njëqindvjeçare, të bëra në Shqipëri, mund t'i përmblidhnim në të gjitha periudhat, si parahistorike dhe historike. Gjurmët më të hershme të banimit të territorit të Shqipërisë janë zbuluar në Xarë (Sarandë) dhe në Gajtan (Shkodër) të cilat i takojnë epokës së paleolitit (rreth 100.000 vjet më parë). Periudhës së paleolitit të vonë (30.000-10.000) vjet, i takojnë një numër më i madh vendbanimesh (Xarë, Konispol, Shën Marinë, Kryegjatë, Rrëzë Dajti, Gajtan etj) të cilat mbulojnë gjithë territorin e Shqipërisë së sotme. Gjatë epokës së neolitit (7000-3000 p.e.s) territori i Shqipërisë ka qenë shumë më i banuar, gjë që e dëshmojnë me dhjetra vendbanime të zbuluara, të cilat kanë qenë ngritur në fusha pjellore, në taraca lumore dhe në shpella. Banesat e tyre ishin kasolle të thjeshta të lyera dhe të shtruara me baltë. Në Dunavec e Maliq janë zbuluar banesa të ngritura mbi hunj (palafite) të cilat kërkonin një teknikë të lartë të ndërtimit të banesave. Por në jetën e banorëve neolitikë vend qendror zinte bujqësia dhe blegtoria si edhe përgatitja e prodhimi i enëve prej balte.

Bota Sot

usertype:2
Amantin
Share to: Facebook Twitter MSN linkedin google yahoo 1# 



Rank:Diamond Member!

Score:625
Posts:625
Registered:07/10/2012
Time spent: 23 hours

RE:Objekte arkeologjike
(Date Posted:18/10/2012 14:46)

Mbreti Agron në Tiranë, e Mbretëresha Teutë në Prishtinë. Pse jo?


 


 

Nga: Fahri Xharra

“Të ndezim një qiri për Historinë tonë . T`a ndricojmë ate.” - Jani Tane

Historia njerëzore në Shqipëri, fillon në periudhën paleolitike, afërsisht nga 100,000 në 10,000 p.e.s. Mjetet e punës të gjetura bashkë me ato të detit Jon, tregojnë se një qytetërimi i lashtë ka ekzistuar pranë Tiranës, në këmbët e malit të Dajtit. Në kohë më të vona, rreth 5000 p.e.s, një vendbanim në zonën bregdetare jugore, ka lënë mbetje kasollesh, enë prej argjile dhe mjete pune. Qytetërimi i njohur si Vendbanimi i Cakranit ka lënë gjithashtu vazo të zbukuruara me motive të pikturuara me qenie njerëzore. Këta njerëz ishin ilirët e lashtë, një grup i lirë fisesh të Mesdheut, të cilët janë paraardhësit të popujve të Romës dhe Greqisë klasike. (Marylee Knowlton: Shqiptarët pasardhës të ilireve të lashtë)

Kurse këte studim në vazhdën e studimeve për ne dhe paraardhësit tonë ilirët nga Manja Raduloviç (1936-), Kryetare e Keshillit Muzikor te ASHA Malit të Zi,si dhe anëtare e Amzës së Malit të Zi , e cila në librin e saj” Instrumentet Muzikore Ilire”shkruan : “ Fiset Ilire, në hapësirën e sotme të Malit të Zi- Labeatet, Dokleatet , Enhelejt, Ardejt.Autariatet se bashku me fiset tjera Dalmate në veri dhe të ato të Shqipërisë në Jug ,ia arrijnë që në fund të shek.V (pr.k ) të formojnë deri më atëherë organizimin më të zvilluar shtetror Ilir. Mbretëria Ilire (Illyricum Regnum), bëhet faktori politik më i madh i kohës në këto anë, e posqerisht në gjysmën e shekullit të 3-të (pr.k.) ku ne fron hypi Mbreti Agroni, fytyra më e rëndësishme në mesin e 15 mbretërve Ilir.

Mermer i gdhendur Ilir ne muzeu e Podgoricës

Kurse Mbretëresha Teuta ,gruaje dytë E Mbretit Agron, ruhet si emri më i shënuar i historisë së Ilirëve. Të gjitha këto i vërtetojnë varret Ilire ne vendin Gostilje. por pasaqërisht nekropoli i Budvës me një vazhdimësi të gjatë të një mijëvjeqari-gjetja e përkrenares Ilire të shek. VI ose V (pr.k.) deri te stolitë e luksit të arit që e spjegojnë civilizimin Ilir.

Ne, shqiptarët a jemi krenar që jemi trashëgimtarë të një kultura të gjatë historike e të lashtë ?

Historija e jone e meshefur e bastardhuar dhe e harruar përditë e më teper po ndriqohet. Duhet përgëzuar të gjithë ata që po e japin kontributin e tyre në dokumentimin e saj të drejt. Nga “Thënje për shqiptarët”i shkëputa këto: William Power: Shqipëria, streha e një prej racave më të vjetra, më të pastra e më të hershme të racave europiane, mund të bëhet një shtet i vërtetë menjëherë sa ajo ta dëshirojë ta vërë në jetë këtë gjë. (Nga William Power, 1926)

Nga autori Henry Neville Hutchinson (1900), në librin ”Living races of mankind” shkruhet: Ashtu si turqit janë të ardhurit e fundit në trojet e Ballkanit, po ashtu të nënshtruarit e tyre shqiptarë, janë banorët më të vjetër fare të atij rajoni, madje pa përjashtuar as Helenët. Ata janë pasardhës të drejtpërdrejtë të popullsisë iliro-pellazge të cilët sigurisht që paraprinë ardhjen e grekëve, dhe duhet të konsiderohen si vendasit e vërtetë të gadishullit. Në kohët parahistorike zotërimet e tyre duket se zgjeroheshin nga Danubi i Ulët deri në Mesdhe, dhe të gjitha grupet rrethuese ishullore.

Në” The history of the manners and customs of ancient Greece”, (Volume 1) autori James Augustus St. John (Botues: R. Bentley, 1842) thuhet: “Nuk duhet të mohohet se një pjesë e mirë e teorisë së mësipërme është e ngritur mbi konkluzione e hamendësime. Megjithatë, ajo mbështet pjesërisht në fakte, të cilat një historian nuk duhet t’i refuzojë.

Fisi pellazgjik i cili u shfaq më së pari dhe u bë i fuqishëm në Epir, një vend që nuk ndahet nga Greqia, ishte ai i Kaonëve, vendbanimi kryesor i të cilëve ishte Himara, në këmbët e maleve Keraune. Një studiues i panjohur, për hir të së vërtetës, i quan ata barbarë, por duke qenë se nëpërmjet studiuesve më autoritarë, dimë se ata ishin Pellazgë, kjo tregon vlerën e shprehjes së shkrimtarëve të më vonshëm. Fise të tjera të njohura si të vjetra në Epir, dhe të gjithë pellazgjikë, ishin Tesprotët, Molosët, Perrhebejt dhe Dolopët, malësorët më të ashpër që banonin të dy shpatet, lindor dhe perëndimor, të Pindit.”

George Rawlinson, ne vitin 1880 ,ne librine tij “ Një doracak i historisë së vjetër shkruan: “Epiri, vendi më i madh pas Thesalisë, kishte formën e një drejtkëndëshi, me një gjatësi shtatëdhjetë milje nga veriu në jug, dhe rreth pesëdhjetë e pesë përmesi. Ai përbëhej nga një varg malesh të larta, degëzuar e spërdredhur prej Pindit, me lugina të ngushta mes tyre, përgjatë rrjedhave të krojeve të shumta. Ndarjet kryesore ishin në lindje, Molosët; qytete kryesore, Dodona, Ambrakia; në veri-perëndim, Kaonia; qytetet, Finiq, Butrint, Kestria; në jug-perëndim, Tesproti, qytetet, Pandosia, Kasope, dhe në kohë më të vona, Nikopoli. Epiri, gjatë periudhës së vërtetë historike, ishte ilir dhe jo grek.

Karakteristikat e Periudhës Pellazgjike apo para-Helene: 1. Koha e paqes, epoka e artë e poetëve.2. Përdorim kryesor i agrikulturës.3. Arkitekturë e madhe dhe ornamente të imëta.4. Religjion i thjeshtë, pa emra për Perënditë e veçanta. 5.Faltore/Hijerore kombëtare në Dodonë.

1. vathët e artë. 2. Briu i artë inekropolit të Donja Gostiljës afër Podgoricës. 3 Tumuli Gruda e Vogël afër Tivatit i ruante kapset për flokë,nga shek i 20të (pr.k) ( Ruhen Ne Muzeun Bregdetar të Kotorit.)

4. Stoli të Bronzit nga lokaliteti i Lisijevo Polje (shek 6 pr.k . Polimski Muzej Berane) 5. Perla Bronzit e te njejtës kohë nëMuzeun e Beranes6. Vat hi Bronzit Fshati Lužac koafër Beranes Polimski muzej, Berane. 7.Stoli Ilre nga varrezat mbretërore Ilire në lokalitetin e Lisijevo Polje.afer Berane.(Shek. 6 pr.k. Polimski muzej Berane)

Pra, nëse në botë flitej e shkruhej drejt për ne, neve nuk na mundësohej të kishim qasje në këto shkrime. Arsyet ishin të ndryshme ,por të gjitha me një qëllim : “shqiptarët ,nuk guxojnë të shkollohen ,janë raca më e zgjuar e Ballkanit dhe nëse ata e njofin të kaluarën e tyre,paraqesin rrezik.”

Vitët kalojnë, kohërat ndryshojnë dhe një rizgjim kombëtar është më se i nevojshëm. Ne nuk guxojmë të mbesim peng i të mëshefurit të së vërtetës për ne. Ne duhet historinë tonë ta qesim në pozita më të favorshme ,dhe ndriqimi i saj me njohjen e saj me pranimin e saj, me mburrjen tonë për të kaluarën tonë, do të na bënte më të preferuar nga ana botës së civilizuar, dhe në të njejtën kohë do t`i thyenim hundët e fqnjëve të cilët na kanë pruar në këtë gjendje të alivanosjës kolektive shqiptare. Si t`ia bëjmë?

Një pallat, apo muze, apo kështjellë, apo vend-të rikujtimit historik për Ilirët të ndërtohej në Tiranë ,me emrin e mbretit Agron; ndërsa një tjetër në Prishtinë me emrin e Mbretëreshës Teuta. Me këto dy fortifikata, do të forconim pozitën tonë të trashëguar historike. Me këto do ta bindim Europën dhe Botën e civilizuar se me të vërtetë e pranojmë të kaluarën tonë, rrënjet tona.

Bashkësitë Islame si në Prishtinë ashtu edhe në Tiranë, udhëhiqen nga shqiptarët e vendit. Të gjithë ata, dhe i tërë “xhemati” i tyre është shqiptarë. Duke u nisur nga vetëvetja të gjithë janë shqiptarë ,përveq disave që vetëm flasin shqip. Por edhe ata në fund të fundit janë shqiptarë. S`kanë ku shkojnë, të gjithë janë shqiptarë. Të gjithë jetojmë në shtetet tona shqiptare, të udhëhequr nga shqiptarët.

Me të madhe është duke u kërkuar e premtuar për një xhami “ të madhe” në Prishtinë ,dhe poashtu një xhami “ të madhe” në Tiranë. Sa janë të mëdha ato? Çfarë emri dë bartin ato?

Zakonisht, xhamitë janë ndërtuar nga turqit në emër të ndonjë pushtuesi apo në emër të ndonjë pasaniku ,i cili ka dashur të bëj emrin e tij të pavdekshëm me një objekt fetar. Po këto dy objekte në Prishtinë dhe në Tiranë kujt do t`i dedikohen? Nuk e besoj që nga fetarët tanë e meriton ndonjeni që xhamitë të mbajnë emrin e tyre. As nga ata të Shqipërisë e as nga ata të Kosovës.

Paramendoni ,sikur Bashkësitë Islame të Kosovës dhe të Shqipërisë ,të vendosnin që parat e këtyre objekteve të planifikuara të shpenzohen për ndertimin e jë diçkaje të madhe në Tiranë me të gjitha karakteristikat e Mbretërisë së Mbretit Agron dhe një diçkaje të madhe të Mbretërshës Teuta në Prishtinë.

Së pari pjekuria shqiptare do të vërtetohej,Pastaj do ia kalonin historikisht të gjitha institucioneve shtetërore në të dy shtetet shqiptare dhe së treti do i kopnin të gjithë ndjellakqijtë e kombit si dhe të gjithë armiqtë e hapur dhe të mëshefur të Shqipërisë dhe të Kosovës së re. Me këte, komuniteti musliman shqiptarë do ta kalonte provimin historik duke paraqitur veten se janë një pjesë e pandarë e këtij kombi, dhe se do të dukumentonin se edhe ata mendojnë dhe veprojnë shqip.

Nga që pamë më lartë, të huajtë e ndershëm, shkenca e vërtetë na e sqaron historinë tonë, rrënjët tona.

Por pso jo Bashkësitë Islame të Kosovës dhe Shqipërisë mos të ndeznin qirin për historinë tonë të përbashkët? Pse mos të jenë edhe ato pjesëmarrëse në ndriçimin e saj?

8. Siringa me e vjeter Ilire shek Vi pr.k. e gjetur ne fshatin Vaç afër Lirisë në Sloveni 9. Fragment i diskut me lampë E gjetur në Sutomore . Muzeu i trshegimisëmalazeze në Tivar. 10. Iliri me fyell, fragment guri shek III pr.k. fshati Jelenak dhe muzeu i Danilovgradit.

13. Nje iinstrument zhurme . Qendra e Hulumtimeve Arkeologjike ne Podgoricë, 14. Briri Shek. XIX 15. Halkat e fshatit Komini afër Plevles. shek III Muzeu i Plevles.16. Vathet e artë nga nekropola Ilire e Budves (shek i IV pr.k.) 17. Gjetje afer fshatit Momishiq -Podgoricë (shek. III pr.k. Muzeu Podgoricë )18. Këmbanat e bronzit të gjetura ne rrethinen e Beranes shek. III. (Polimski muzej, Berane.) 19. Këmbanëa e bronzit e gjetur afër fshatit Komini shek III (.Zavičajni muzej, Pljevlja.)

usertype:1 tt= 0
Support us

Create free forum and click the links below and your donations will make a difference here.

www.dinodirect.com

A Huge Online Store for Various Cool Gadgets, Accessories: Laser Pointer, Bluetooth Headset, Cell Phone Jammer, MP3 Players, Spy Cameras, Soccer Jersey, Window Curtains, MP4 Player, E Cigarette, Wedding Dresses, Hearing Aids, eBook Reader, Tattoo Machines, LED Light Bulbs, Bluetooth Stereo Headset, Holiday Gifts, Security Camera and Games Accessories and Hobby Gadgets.  
Amantin
Share to: Facebook Twitter MSN linkedin google yahoo 2# 



Rank:Diamond Member!

Score:625
Posts:625
Registered:07/10/2012
Time spent: 23 hours

RE:Objekte arkeologjike
(Date Posted:18/10/2012 14:51)

Gërmimet rreth “Rozafës”, gjendet mbishkrim i shekullit 1 p.e.s

Publikuar më 22/09/2011
22/09/2011 Konsiderohet si materiali i parë i shkruar i periudhës së pushtimit të Shkodrës nga romakët

SHKODER- Gërmimet e fazës së parë të projektit arkeologjik që përfshin territorin rreth kalasë “Rozafa” kanë filluar të nxjerrin në pah gjurmët e para të qytetërimit të lashtë, të shumëpërfolur nga specialistët për këtë zonë, por ndërkohë brenda territorit të kësaj kalaje legjendare janë gjetur disa mbishkrime që mendohet t’i përkasin periudhës së shekullit të parë para erës sonë.

Mbishkrimi

Sipas specialistëve dhe drejtuesve të Parkut Arkeologjik Shkodër, njëri prej këtyre shkrimeve vlerësohet si më i rëndësishmi, pasi mendohet të shënojë dhe materialin e parë të shkruar që i përket periudhës së fillimit të pushtimit të Shkodrës nga romakët dhe fillimin e rënies së perandorisë Ilire. Për më tepër gjetja e këtij mbishkrimi është vlerësuar tepër pozitivisht nga specialistët e arkeologjisë, pasi është një ndër elementët e rëndësishëm tregues të vlerave të mëdha historike që gjenden në thellësi të territorit të kalasë “Rozafa”. “Shenjat e para të mbishkrimit i kemi parë gjatë një pune për pastrimin e ujëmbledhësit në kala. Në pamje të parë dukej një shkrim tepër interesant. Me ardhjen e ekspeditës arkeologjike u bë i mundur shterimi i ujit të ujëmbledhësit dhe krijimi i një pamje më të qartë të saj. Gjatë pastrimit të territorit u vu re se bëhej fjalë për një shkrim shumë të veçantë. Shkrimi mendohet se i përket një periudhe kohore, maksimumi të shekullit të parë. Është një akt juridik që përshkuan pak a shumë kolonizimin romak dhe rënien e perandorisë ilire të periudhës së Augustit. Ky mbishkrim dhe katër të tjerë që janë gjetur aty kanë kaluar për një ekspertizë më të saktë të institutit të arkeologjisë në Francë. Është e rëndësishme gjetja e këtij mbishkrimi pasi prej kësaj periudhe të shekullit të parë, para erës sonë dhe të shekullit të parë të erës sonë nuk kemi pasur dokumente të mirëfillta. Ky është një shkak i mirë për gërmime dhe studime”, ka sqaruar Nikolin Shati, drejtor i Parkut Arkeologjik Shkodër. Ndërkohë, për sa u përket gërmimeve të ekspeditës arkeologjike pranë kalasë “Rozafa” drejtori Shati bën të ditur se projekti ka hyrë në ditën e dhjetë, ndërsa gërmimet kanë vetëm tre ditë që kanë filluar në tri pika të ndryshme përreth kalasë. Që në gërmimet e para kanë filluar të duken shenjat e para të qytetërimit të lashtë kryesisht në pjesën afër restorant “Legjendës”, zonë ku pritej të dilnin këto shenja në thellësi jo shumë të madhe. Shkodra është themeluar rreth shekujve V-IV p.e.r. Kalaja është e vendosur mbi një kodër në hyrje të qytetit në një lartësi 130 metër. Në afërsi të kësaj kalaje, rrëzë kodrave të Tepes, në anën jugore, zbulimet e hershme arkeologjike fillojnë nga Bronzi i hershëm (2000 p.e.r).ndërtimi i kalasë mendohet të ketë filluar në shekullin V - IV p.e.r. Kalaja u ndërtua me gurë ciklopikë, të puthitur pa llaç. Në vitin 181 p.e.r. bëhet Kryeqytet i Mbretërisë së Ilirisë, me sundimtar Gentin, dhe kishte një shtrirje të madhe në pjesën veriore. Gjatë shekullin II p.e.r. në kalanë e qytetit zhvillohen luftërat me Romën dhe në vitin 168 pushtohet nga Roma dhe bëhet një nga qendrat e njësive administrative të Perandorisë Romake. Me reformat e Dioklecianit bëhet qendër krahinore. Mbishkrimi i gjetur brenda kalasë mendohet se i përket pikërisht kësaj periudhe.infoarkiv


(Message edited by Amantin On 20/10/2012 11:07)
usertype:1 tt= 0
Amantin
Share to: Facebook Twitter MSN linkedin google yahoo 3# 



Rank:Diamond Member!

Score:625
Posts:625
Registered:07/10/2012
Time spent: 23 hours

RE:Objekte arkeologjike
(Date Posted:18/10/2012 15:04)







(Message edited by Amantin On 20/10/2012 11:09)
usertype:1 tt= 0
Amantin
Share to: Facebook Twitter MSN linkedin google yahoo 4# 



Rank:Diamond Member!

Score:625
Posts:625
Registered:07/10/2012
Time spent: 23 hours

RE:Objekte arkeologjike
(Date Posted:18/10/2012 15:11)

Qyteti i fortifikuar dhe skela përmenden prej Çelebiut, ku sipas tij “në perëndim të fshatit Zvërnec, në një shkëmb në buzë të detit gjendet kështjella e Jengjeçit, prej së cilës ruhen vetëm rrënojat e mureve dhe një liman shumë i madh. Me gurët e tyre, Sulltan Sulejmani ndërtoi fortesën e Vlorës.
 

Triporti, një vendbanim i hershëm i periudhës së paleolitit

 



Gëzim Llojdia

Frymëmarrja e fundit e këtij qyteti nuk është regjistruar në memorien shekullore, por gjykohet se nga shekulli III pas Krishtit, të ketë ndalur “ora” e këtij qyteti dhe ekzistenca e vet qytetit. Trandjet historike, me gjithë gjatësinë e shekujve, kanë datime. Shekujt IV-V si në të gjitha qytete antike, që ka Vlora si Olympia, Cerja dhe Triporti të ketë si bazë zhvillimin e jetës duket pikërisht në këta shekuj si dhe të ketë dominuar në të gjitha zhvillimet historike, qytetare, ekonomike, në zonën e vet.

Mjegullinat me gjithë cirnosjen e tyre kanë si epilog harresën. Qytetërimet historike që kanë mbajtur peshë, megjithëse shekujt që i kanë kaluar përmbi supe kanë qenë të gjatë, kanë lënë si gjurmë, dëshmi. Koha nuk i zhbëri, dyshimet janë aty në brendinë e tokës. Në të vërtetë Triporti u gjet vonë. Muret e tij mbetën nën errësirën e kohës dhe nën valëzimin e ujërave të detit.

Triporti është një rrip toke, (shkruan në planin e zhvillimit të saj Komuna Qendër) në formë istmi, që shtrihet për 8 km në veriperëndim të Vlorës, midis lagunës së Nartës në lindje dhe detit në perëndim. Relievi i këtij rripi toke krijohet nga kodrina te ulëta që shkojnë deri në 80 m.

Në të kaluarën, lidhja e lagunës së Nartës me detin realizohej nga tri hyrje, nga të cilat sot funksionon vetëm një. Në pjesën më të gjerë e më të lartë të Triportit gjendet fshati i Zvërnecit, në pjesën jugore të të cilit janë zbuluar mbetje te një porti antik. Krahas kësaj, zbulimet në Triport kanë nxjerrë gjurmët e një vendbanimi të shek VII.

Novruz Barjami, historian pranë DRMK Vlorë, tregon shkurtimisht zbulimin që kishte bërë një qytetar. Fjala ishte për një punishte, sipas tij, atelie për prodhimin e veglave. Zbuluesi i kësaj punishteje ka rënë rastësisht në gjurmët e tij. Tri vite në kërkim të ateliesë, sepse zbuluesi aty nga viti 2009 solli 5-6 mostra, të cilat përbëheshin nga gurë stralli.

Mostrat e gjetura ishin të vogla, por që shquanin punimin nga dora e njeriut prehistorik. Zbuluesi pasi mësoi se bëhej fjalë për një vendbanim të hershëm u zhduk, duke mos treguar koordinatat e vendit ku kishte gjetur gurët e strallit. Ai ishte me profesion peshkatar dhe dihej zona ku ai gjuante.

Ramë në gjurmët e kësaj vendndodhjeje prej vitit 2009, për 3 vjet kemi identifikuar rreth 10 mijë objekte, të cilat janë: Objekte prej stralli si: maja heshtash, kuase, limoç, thika. Nga 10 mijë objekte ishin si vegla, ushta gjysmë të punuara, mikluese (bërthama), gurë të testacuar. Këto të fundit, sipas tij janë vegla prej stralli, bronzi dhe kocke, edhe disa copa qeramike.

Cilat janë koordinatat e këtij vendbanimi dhe a përfshihet ky në hartën e Triportit?

Vendbanimi shtrihet në sheshpushimet mes tri kodrave të Triportit, mes të cilave njihen me emërtimin Putanja, Portonova etj. Kohët kanë zbuluar objekte, të cilat paraqesin interes sepse janë të punuara në gurë të veçantë, siç është guri i kafenjtë. Besohet dhe ndoshta supozohet se kjo mund t’i takojë një periudhe më të hershme.

Çfarë përbën ky zbulim në tërësi?

Autori mendon se kemi të bëjmë me një vendbanim të hapur prehistorik, që i ka fillimet e tij jo më vonë se paleoliti i mesëm.

A mundet të jetë vendbanim me përmasa të mëdha?

Duke u nisur nga shumëllojshmëria e veglave, punimi i tyre dhe numri i madh i gjetjeve tregohet për një vendbanim me përmasa të mëdha. A ekziston një lidhje midis këtij vendbanimi dhe atyre të konfirmuara më parë për gjetjet si në Shkodër, Xarë, Durrës? Gjetjet e këtij vendbanimi në Triport të Vlorës konfirmojnë tezën se i gjithë bregdeti ka qenë i banuar. Nga zonat e eksploruara në Zvërnec janë 3 vendbanime, të cilat janë ndarë në zona (A,B,C). Dëshmia e kësaj gjetjeje sjell në kujtesë vërtetësinë se këto gjurmë janë vazhdimësia e jetës nga paleolitit i mesëm deri në bronz. Kodra e Triportit ndodhet pranë Zvërnecit, ku janë zbuluar gjurmë të periudhës qytetare, të cilat janë në vazhdim të shekullit II.

Triporti në syrin e Apolon Baçes

Në skajin verior të Gjirit të Vlorës, në Triport gjendet një varg i ulët kodrinor, që vazhdon prej veriut në jug dhe shtrihet deri në buzën e detit. Në veri të tij gjendet liqeni i Nartës, në perëndim dhe në jug deti, ndërsa në lindje gjendet një truall rreth 1 km i gjatë dhe 0.5 km i gjerë.

Qyteti i fortifikuar dhe skela përmenden prej Çelebiut, ku sipas tij “në perëndim të fshatit Zvërnec, në një shkëmb në buzë të detit gjendet kështjella e Jengjeçit, prej së cilës ruhen vetëm rrënojat e mureve dhe një liman shumë i madh. Me gurët e tyre, Sulltan Sulejmani ndërtoi fortesën e Vlorës.

Fakti që muret e kalasë së Vlorës janë ndërtuar me blloqe të thyera të periudhës antike, na shtyu të vëzhgojmë më me kujdes zonën e mësipërme. Gjurmët që u gjetën nga sondazhet treguan se linja e mureve ndiqte kodrën në 2/3 e lartësisë së saj, duke rrethuar një sipërfaqe prej 3 ha.

Blloqet e murit, identike me ato që qenë përdorur në kalanë e Vlorës, janë dëmtuar në mënyrë sistematike edhe më vonë, duke shërbyer si gurore për ndërtimet që kryheshin përreth. Megjithëkëtë, poshtë pasqyrës së ujit dhe në pjesët e saj të fillimit ruhen ende gjurmë, të cilat së bashku me disa sondazhe dhe një skicë të K. Paçit, na japin mundësinë që të rindërtojmë në vija të përgjithshme planimetrinë e saj.

Bankina nis në rrëzë të kodrës, vazhdon në vijë të drejtë për 650 m, duke qenë kështu një nga më të mëdhatë e kohës. Kjo gjatësi jepte mundësi të ankoroheshin shumë anije. Trualli ndërmjet dy vargjeve kodrinore që përmendëm më sipër, është i mbushur me gjurmë ndërtimi dhe fragmentesh qeramike. Togjet me skarcitete dëshmojnë për praninë e punishteve në afërsi të shpatit të kodrës së fortifikimit.

Lind pyetja: nëse Kanina, qytet bregdetar, në një zonë të përshkruar prej korrentesh të fuqishme ekonomiko–politike i ka shpëtuar vëmendjes së historianëve dhe gjeografëve antikë?

Siç dihet, në këtë zonë përmendet vetëm një qytet me emrin Amantia, me koordinata që përkojnë mjaft mirë me ato të Kaninës. Pozita e tij e kushtëzuar nga lidhja e njëkohshme me detin, në një zonë të përshtatshme për qëndrimin e anijeve dhe hinterlandin Amantin dëshmon mjaft mirë se këtu kemi të bëjmë me një qytet amant.

Zhvillimi i Amantias në shek. IV-III p.e.s dhe kthimi i saj në një nga qendrat më me rëndësi të bregdetit të poshtëm të Adriatikut, sigurisht që kërkonte një qendër buzë detit për kryerjen e tregtisë detare, qendër që sipas nesh ishte pikërisht Kanina. Vetë emri mendojmë se do të ketë mbetur i fshehur nën emrin e fisit dhe qytetit mëmë Amantie. Për sa i përket qendrës tjetër, Straboni, ndërmjet Orikut dhe Apolonisë në bregdet vendos Bylliakin, ndërsa Ptolemeu pas Apolonisë rreshton Aulonën (qytetin me rrënojat e Triportit) është jashtë dyshimit, pasi asnjë qendër tjetër nuk i përgjigjet më mirë përkufizimit të Ptolemeut.

Por në këtë zonë, siç e pamë më sipër, gjendet vetëm një qytet bregdetar, ai në Triport, e duke u nisur nga kjo, Tomashek hedh mendimin se ndoshta Aulona fillimisht ka qenë Bylisi. Ky supozim na duket i drejtë, pasi një qytet i vetmuar, pa lidhja të forta me hinterlandin, si ekonomike ashtu edhe ushtarake do të qe eliminuar me kohë prej Apolonisë fqinje, e cila duhet të ndiente mirë konkurrencën e saj tregtare.

Identifikimi i qytetit të Kaninës në periudhën e vonë antike mendojmë se mund të arrihet në sajë të listave të Prokopit. Ndërmjet fortifikimeve të ndërtuara në Epirin e Vjetër, ai përmend dhe njërin me emrin Kionin. Qenia e Kaninës pikërisht në kufirin midis dy Epireve (siç kuptohet nga burimet, ndarja tradicionale kalonte midis Ujit të Ftohtë dhe Rradhimës) na lejon të supozojmë se ajo mund të jetë vënë gabimisht në Epirin e Vjetër.

Kështjella e Sofës, mendojmë se si në kohën antike, ashtu dhe në atë antike të vonë quhej Tragjas, emër të cilin e gjejmë te Stefan Bizantini për një krahinë të Epirit (tragasai) të njohur për nxjerrjen e kripës, pra në buzë të detit, emër që ruhet dhe sot e kësaj dite për fshatin ngjitur kështjellës. Për sa i përket Aulonës dhe Orikut, ata vazhdojnë të ruajnë dhe sot trajtën e vjetër.


Gjykimi i Neritan Cekës

Një qytet tjetër, prapë në Gjirin e Vlorës, më pak i njohur, por shumë i rëndësishëm, ishte dhe Triporti, i zbuluar nga Karl Paç në vitin 1904, një mur i çuditshëm që zgjatet nga kodra në drejtim të bregut. Ka ngjallur gjithmonë diskutime, pasi ishte një rrugë që lidhte qytetin e vogël në kodër me pjesën tjetër, duke menduar se ka patur një lagunë, apo mund të kishim një skelë. Gjatë gërmimeve të viteve ‘70 u sqarua se ishte një murr rrethues, që jep idenë e një vendbanimi shumë të madh, një qyteti të rëndësishëm.

Mungesa e ekspeditave arkeologjike

Të dhënat flasin se ekspeditat arkeologjike të viteve ’50-’70 gërmuan në sitet arkeologjike të rrethit të Vlorës, duke nxjerrë në pah qytetet kryesore të periudhës së antikitetit”. Në këtë kohë u zbuluan Amantia, Oriku, Olympia, Cerja, Triporti dhe mjaft monumente të tjera. Pas viteve ’80 gërmimet, siç rezultojnë të dhënat, kanë qenë më të pakta. Pas viteve ’90 u shuan fare ekspeditat arkeologjike.

“Ndriçimi, që u hapi udhë gërmimeve arkeologjike, ishte ngritja e parqeve arkeologjike, të cilat sollën si rezultat afrimin e ekspeditave arkeologjike në rrethin e Vlorës. Mirëpo edhe kjo rreze dritësimi zgjati fare pak. Viti 2011 rezultoi me asnjë ekspeditë arkeologjike ndër sitet kryesore që ka rrethi i Vlorës. Ka qytete antike apo qendra të fortifikuara si Olympia, Cerja, Triporti, që kërkojnë gërmime.

Vetë fakti i zbulimit të rastësishëm të një vendbanimi tregon se ekzistenca e ekspeditave arkeologjike për të zbuluar vendbanime të reja është harruar tashmë në qarkun e Vlorës.

04.08.2012
usertype:1 tt= 0
Amantin
Share to: Facebook Twitter MSN linkedin google yahoo 5# 



Rank:Diamond Member!

Score:625
Posts:625
Registered:07/10/2012
Time spent: 23 hours

RE:Objekte arkeologjike
(Date Posted:21/10/2012 01:16)

Bylis, gjendet një shtatore e shekullit IV-V para Krishtit

 

Gjatë gërmimeve shpresohet të gjendet edhe koka e “luftëtarit”
Një shtatore e rrallë e përmasave të mëdha u zbulua dje në qytetin antik të Bylisit. Kanë qenë punonjësit e një firme e cila po punon për rikonstruksionin e rrugës hyrëse që të çon në Parkun Arkeologjik Bylis, ata që kanë nxjerrë në dritë këtë zbulim të rrallë. Punimet janë ndërprerë menjëherë, ndërsa specialistë të këtij parku, të njoftuar nga punonjësit kanë shkuar në vendin ku doli në dritë kjo shtatore. Shtatorja është në gjendje shumë të mirë, e ndërtuar me përbërje guri gëlqeror. Ajo paraqet një trup pa kokë, me një veshje luftëtari. Drejtori i Parkut Arkeologjik Bylis, Bashkim Vreka, pohoi se për këtë zbulim do të kryhen studimet përkatëse për të përcaktuar saktë periudhën së cilës ajo i përket, si dhe elementë të tjerë përbërës. “Ky zbulim ka ndodhur gjatë punimeve për rikonstruksionin e rrugës që të çon në Bylis, ku rastësisht ka dalë në dritë një skulpturë. Është një shtat me madhësi natyrale prej guri. Është një punim shumë i mirë, mjaft interesant. Është një skulpturë e periudhës helenistike, që i përket shekullit katër ose tre para Krishtit”, - tha Vreka. Sipas tij, kjo shtatore është e një luftëtari, sepse janë dy simbole të rëndësishme në shtatore; një mburojë dhe një sëpatë. Nga kjo skulpturë nuk është gjetur koka, që duket që është një shkëputje e hershme në Antikitet. “Ndoshta gjatë gërmimit që do të bëhet përreth mund të jetë edhe shansi i mirë që mund të gjendet edhe koka. Kemi të bëjmë me një skulpturë interesante, të rrallë në llojin e vet jo vetëm për Bylisin, por edhe me gjerë, pasi është një skulpturë e plotë, e llogaritur për t’u parë nga të gjitha anët, pasi është punuar në të gjitha anët e saj. Pra, është një luftëtar ose një perëndi në pozicionin ulur dhe të jep mundësi të mendosh që ke të bësh me një perëndi, nga pozicioni. Studimet që do të vijojnë do ta zbardhin më tej atë, pasi këto janë përshtypjet e para, ku skulptura ende nuk është pastruar nga dherat që e mbulonin”, - sqaroi prof.as Bashkim Vreka.
Në Bylis ka buste, por kemi pak trupa. Ky është trupi i dytë që gjendet, dhe ajo që është me rëndësi lidhet me faktin se kemi të bëjmë me një skulpturë të punuar me gurë gëlqerorë që është dhe material i zonës. “Kemi të bëjmë me një punë të mjeshtërve të Bylisit, dhe kjo ia shton më shumë vlerat dhe njëkohësisht pasuron gjetjet arkeologjike që vijnë nga Bylisi. Në këtë drejtim, edhe pse ajo është gjetur në rrugën e Bylisit, ne kemi lënë porosi se gjatë punimeve mund të gjenden edhe vepra të tjera arti, ashtu si u gjet edhe sot kjo shtatore”, - theksoi Vreka.
Ndërkohë, ai shtoi se ky zbulim i rëndësisë së veçantë tregon se në të njëjtin vend mund të ketë edhe statuja të këtij lloji, duke përfshirë edhe kokën e shtatores së zbuluar.
Rreth dy vjet më parë, një ekspeditë arkeologjike zbuloi gjatë gërmimeve të saj një shtatore të përmasave të mëdha në brendësi të qytetit antik të Bylisit, në një vilë romake.

Prof.as Bashkim Vreka sqaroi se edhe ajo përbën një zbulim të rrallë arkeologjik dhe vlerë për historinë e këtij vendi.
usertype:1 tt= 0
<<Previous ThreadNext Thread>>
Page 1 / 1    
New Topic New Poll
Sign Up | Create | About Us | SiteMap | Features | Forums | Show Off | Faq | Help
Copyright © 2000-2014 Aimoo Free Forum All rights reserved.

Get cheapest China Wholesale,  China Wholesale Supplier,  to be a retailer is easy now.
LUFFY LUFFY LUFFY LUFFY LUFFY LUFFY LUFFY
LUFFY LUFFY LUFFY LUFFY LUFFY